Mediat dhe çuni i bukur i Emirateve





emiratimanA e mbani mend fotografinë e këtij djalit nga Emiratet? Mediat perëndimore dhe disa media shqiptare raportuan lajmin se ky djalë u përjashtua nga policia fetare e Saudisë pasi femrat po binin në dashuri me të e konsiderohej si rrezik për moralitetin e mbretërisë. Lajmi u njoftua pa kërkuar verifikim të lajmit. Por me sa duket lajmi ishte i rremë. Lexojmë në Arab News:

Muajin e kaluar media perëndimore raportuan se një burri nga Emiratet ju kërkua të largohej nga një festival në Rijad (kryeqyteti saudit) meqënëse ishte “shumë i pashëm” dhe kërcënonte të hutonte femrat saudite. Historia ishte e fabrikuar por mbeti në lajme për javë. Ky lajm solidifikoi perceptimet se Arabia Saudite është një vend i ngurtë dhe i prapambetur.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *