indexNë Athinë është ndaluar një këngë e kompozitorit Manos Hacidakis me titull ‘Kemal’ nën akuzën se i shërben propagandës islamike.

 

Pasi një mësuese shkolle në Greqi u dha nxënësve  të klasës së 5të për të lexuar vargjet e këngës së kompozuar nga Hacidakis për një djalë të ri të quajtur Kemal që ai e kish takuar në New York në 1968.

 

Shkolla mori ankesa se po bëhej propagandë islamike nëpërmjet këngës ‘Kemal’ dhe arsyetimi për këtë bazohej në faktin se fjala ‘Allah’ përmendej tre herë në këngë.

 

Vetë mësuesja njoftoi në mediat sociale se ishte thirrur për tu paraqitur në zyrën e drejtorit të shkollës pas një ankese të një prindi. Mund të lexoni tekstin e këngës në anglisht e mund të dëgjoni këngën duke klikuar këtu.

 

 

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *