06Në valën e fushatës elektorale, kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka thënë:

“Detashmenti i PS në mediat shqiptare vazhdon të shpërndajë shpifje për këtë çështje. Kompleksi i z. Rama që për 11 vite nuk e bëri Xhaminë, vendosi të mos e bënte Xhaminë ka dalë në sipërfaqe si vaj mbi ujë. Xhamia ka marrë leje nga KKT. Bashkia e Tiranës do e mbështesë Komunitetin Mysliman në çdo fazë, që nga faza e gërmimeve, punimeve të nëndheshme, parkimit e deri tek faza e ndërtimit të Xhamisë dhe këtë nuk e fut dot në thes asnjë, me asnjë lloj shpifje”- tha Basha.

Sipas tij, gjithe sa thuhen janë shpifje totale, të marketuara, të prodhuara nga makina propagandistike e Rames që për 11 vjet zgjodhi të mos e ndërtojë Xhaminë “dhe që lind nga paragjykimet që ky njeri ka për Komunitetin Mysliman, por jo vetëm”.

Gazeta Mapo raporton përgjigjen e Partisë Socialiste ndaj deklaratës së kryebashkiakut:

Ndërkohë  Partia Socialiste nëpërmjet faqes së saj në rrjetin social facebook akuzon kreun e PD-së Sali Berisha dhe kryebashkiakun Basha se për disa vota më shumë po fryjnë  ndarje të shqiptarëve në bazë të fesë e krahinave. “Në dëshpërim e sipër për humbjen e sigurt që i pret në 23 qershor, Saliu, Luli e gjithë c’vinë poshtë Saliut e Lulit, po përpiqen t’i fryjnë dasive fetare e krahinore. Për ca vota më tepër po përpiqen t’i ndajnë shqiptarët në myslimanë e të krishterë, në veriorë e jugorë. Prandaj ky vend ka nevojë për Rilindje, që të clirohet nga disa sharlatanë që për interesat e tyre të ngushta politike nuk hezitojnë të sulmojnë në mënyrën më të paskrupullt as harmoninë dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve. Në 23 qershor shqiptarët do ta ndëshkojnë Saliun edhe për këtë turp të radhës! Rilindje”, thuhet në deklaratëne  PS-së.

Xhamia nuk ka 11 vjet që pengohet të ndërtohet, por njëzet dhe kjo bën përgjegjës sa opozitën socialiste për periudhën kur ishte në pushtet po aq sa dhe maxhorancën e PD-së që është po aq përgjegjëse. Por mbi të gjitha xhamia është tempulli që kërkojmë si vend ku të falemi e të pasurohemi shpirtërisht, është vend ku njerëzit mblidhen në përpjekje të reformimit të vazhdueshëm shpirtëror si individë e si bashkësi. Xhamia nuk është kartë elektorale dhe është fyese të përdoret si e tillë.

Ka patur edhe një tjetër evokim të fesë këto ditë të ethshme elektorale dhe ka të bëjë me pretendimin absurd të gjeneral Lleshit se është liruar nga detyra pas një letre të dërguar presidentit një organizatë ‘integraliste’ në Kanada e njohur si Forumi Shqiptar i Kandasë.

Lajmi është raportuar si i mirëqënë sidomos nga mediat e majta të cilat e kanë marrë deklaratën e gjeneralit si të mirëqënë. Vlen të pyesim nëse vërtet këto media besojnë se ankesa e një forumi të padëgjuar gjer më sot solli lirimin e gjeneralit. Vetë nuk e besojmë, por besojmë përpjekjen e tyre pa pikë etike profesionale që kërkon të portretizojë Berishën e PD-në si ‘islamik’ e si të motivuar nga konsiderata fetare. Këtu, zyrat propagandistike të PS-së, apo si quhen zakonisht, ‘mediat e majta’ janë përgjegjse për të njëjtën gjë për të cilën akuzojnë PD-në, dhe fjalët e tyre drejtuar PD-së do u shërbenin më së miri dhe vetë atyre:

Për ca vota më tepër po përpiqen t’i ndajnë shqiptarët në myslimanë e të krishterë, në veriorë e jugorë. Prandaj ky vend ka nevojë për Rilindje, që të clirohet nga disa sharlatanë që për interesat e tyre të ngushta politike nuk hezitojnë të sulmojnë në mënyrën më të paskrupullt as harmoninë dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve.

Gazeta Shqip jepte rreth kesaj ngjarjeje artikulli më analitik nga të gjithë. Evald Zoto, si të tjerët, e merr të mirëqënë pretendimin e gjeneral Lleshit e më pas vihet të sqarojë se nuk është cënuar laiciteti nga përdorimi prej gjeneralit të ‘halelujah’ se ka qenë në shenjë gëzimi dhe termi ka origjinë bibliko jezuite, ashtu si termi salaam.

Më pas autori vihet të zbulojë se kush qëndron pas Forumit Shqiptar të Kanadasë dhe një suprizë e paparë na del se autori zbulon se pas këtij forumi (klonim forumesh të ngjashme) është (mbaj frymën se do habitesh o lexues):

“Drejtues të kësaj kompanie janë tre individë: Ilirjan Shehu, Ergys Shehu dhe Olsi Jazexhi. Ilirjan dhe Ergys Shehu rezultojnë nga një kërkim në internet si nënshtetas shqiptarë të datëlindjeve 1979 dhe 1985 dhe banues në Durrës. Olsi Jazexhi nuk gjendet në listat zgjedhore të publikuara nga Ministria e Brendshme shqiptare, gjë që të bën të besosh se ndoshta nuk është nënshtetas shqiptar. Emrat e drejtuesve të Forumit, me përjashtim të Ergys Shehu, janë tepër të njohura në forumet mediatike me tematikë islame, dhe po aq sa të famshme dhe kontroversiale. Qoftë Ilirjan Shehu dhe më së shumti Olsi Jazexhi janë autorë të shkrimeve në shumë forume islame por edhe në gazetat online. Nga një vështrim i shpejtë i shkrimeve të tyre dhe përmendjes së tyre në shkrimet e të tjerëve nuk është e qartë cilës rrymë të fesë islame i përkasin, pasi më së shumti kritikojnë rrymat fetare të Islamit, si dhe një numër të madh figurash kryesore të shtetit shqiptar, por edhe figura politike shqiptare në rajon, kryesisht për qëndrime të tyre fetare. Nga ana tjetër, kundrejt tyre drejtohen kritika dhe akuza të panumërta në lidhje me aktivitetin e tyre mediatik. Gjithnjë nga një vështrim i shpejtë, shprehjet e këtyre dy individëve në shkrime në internet nuk dallohen për tolerancë në aspektin qytetar apo fetar.”

Në këtë faqe jemi lodhur duke folur për Jazexhiun dhe nuk meriton më shumë vëmendje përvec se ti njihet merita që me artikujt e fundit pro Asadit e kundra muxhahedinëve sirianë i ka sfiduar mjeranët shqiptarë që nuk dinë tani te cili sekt ta fusin.

Comments

  • Ai gjenerali i ushtrise se Kadarese paturpsisht thoshte se qe nga koha e Skenderbeut, hyrja ne NATO eshte hera e pare qe shqiptaret jane ne nje aleance perendimore. Alelujah pastaj!

    Kur osmanet dhe francezet u bashkuan kunder Rusise, ne luften e Krimese, Kapidani i Mirdites, si gjeneral i Sulltanit, u nderua me nje shpate te arte nga Franca per trimeri. Po kjo eshte vetem barcalete, qe po e permendim se ka franceze ne aleance me mirditoret osmane brenda. Edhe sot gjenerali mirditor Lleshi eshte ne te njejten aleance me pasardhesit e ushtrise osmane dhe franceze, bashkerisht ne NATO.

    Aleanca e vertete perendimore moderne, zyrtare e shqiptareve eshte ajo e Esad Pashes me Antanten fitimtare ne Luften e Pare Boterore, po ajo qe nuk mundet te kete paturpesine nje gjeneral ta fshehe, eshte aleanca ANTIFASHISTE e shqiptareve, me Bashkimin Sovjetik, Angline dhe Ameriken, e cila e rradhiti Shqiperine me fitimtaret pas Luftes se Dyte.

    Nese Bashkimi Sovjetik ia ul piket perendimore aleances antifashiste, pse nuk ia ul Turqia NATO-s sot? Apo pse nuk ia ulin serbet e malazezet e bullgaret piket perendimore aleances se Skenderbeut?

    Dhe sigurisht qe katolikofili i njohur Arben Imami, ai qe pretendon se nuk na ka pushtuar Italia me 1920, nuk e ka liruar gjeneral Lleshin nga detyra pse qenka shqetesuar per laicizmin Forumi Kanadez. Kerkon gjeneral Lleshi te na binde se e paskan hequr nga puna turqit, po turku nuk i harron kurre heronjte e vet mirditore qe luftuan ne shekuj per sulltanin, qe nga Moreja e Krimeja, deri ne Portat e Vienes.

    • Eshte e qarte qe tek artikulli i vet gjenerali si perfaqsues i FA ka perdorur pak si shume entuziazem fetar e pak si shume evokim kufijve tip Huntigton. Po kjo nuk eshte cfare e ben qesharake kete mesele, se sa pretendimi se letra e nje forumi paska bere qe zv shefi i shtabit te lirohet nga detyra.

      p.s. jepini forumit nje liste me emra zyrtaresh qe nuk i keni qef se nje leter Nishanit dhe hopa, hiken ata.

      • Ne fakt jam dakort me forumin e Kanadase ne kete rast sepse edhe mua me duket se artikulli i Lleshit ne ate kohe ka shkelur haptazi laicitetin e shtetit. Cudi qe s’reagon kurrkush ne raste te tilla nga shoqeria civile shqiptare. A nuk ka ne Shqiperi ndonje lige qytetare te mbrojtjes se laicitetit???

        • Arnaut mund te jesh apo mos jesh dakort me forumin kjo nuk eshte ceshtja ketu. Pretendimi se zv shefi i shtabit pushohet se shkrujti nje leter ky forumi nga Kanadaja eshte qesharak, pretendimi se katoliket diskriminohen ne punesim ne Shqiperi per shkak te fese eshte qesharak. Tjeter grup fetar, sic u tregua ne historine absurde nga spitali i Burrelit, eshte ai grup qe diskriminohet ne punesim ne Shqiperi.

        • Ja dhe gjenerali ne interviste:
          http://mapo.al/2013/06/08/sander-lleshi-shkarkuesit-me-kujtonin-kandidat-te-ps-dhe-fondamentalist-katolik/

          T’ia fillojmë me fenë, për t’u munduar t’i shpalosim të gjithë elementët e, le të themi enigmës: ju jeni shprehur në konferencën e shtypit se dyshoni të jeni shkarkuar edhe për atë se jeni katolik, duke përmendur një letër të Forumit Shqiptar të Kanadasë. Si erdhi kjo ‘përplasje’?

          Më datë 8 prill, në gazetën “Sot” është botuar kërkesa e forumit që përmendët ju, në të cilën i kërkohej Presidentit të Republikës, Ministrit të Mbrojtjes e shumë autoriteteve të tjera të vendit që të dekretonin lirimin tim nga radhët e FA-së, si dhe të nisnin procedimin penal për kinse një artikulim ekstrem katolik që ata kishin konstatuar tek artikulli im NATO, Aleanca jonë, të botuar në gazetën “Panorama” po më datë 1 prill të këtij viti. Pas këtij propozimi të errët, unë i jam drejtuar zyrtarisht ministrit Imami dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjunkshi, me kërkesën që të urdhëronin investigimin e prapavijës së këtij sulmi provokues. Shkresa ime mbeti pa përgjigje. Në vend të saj mbërriti Dekreti i lirimit. Ndodhi ajo që kërkohej nga Kanadaja. Ky është fakt i njohur tashmë botërisht. Unë i jam drejtuar publikisht Ministrit të Mbrojtjes dhe Presidentit të Republikës që të shprehen rreth kësaj koincidence fatkeqe. Për çudi, ata vijojnë edhe sot të heshtin rreth kësaj pyetjeje, ndërkohë që faqe të shumta interneti, simotra me ato të forumit në Kanada, po festojnë suksesin e propozimit të tyre. Mendoj se është detyrim minimal që Ministri i Mbrojtjes dhe Presidenti të distancohen nga organizata të tilla të errëta dhe të mos lejojnë që në imazhet e institucioneve të shtetit shqiptar të dekorojnë faqe interneti me përmbajtje skandaloze.

          Unë vetë lutem që mes propozimit për lirimin tim të ardhur nga Kanadaja dhe propozimit të ministrit Imami me të njëjtin objekt, Presidenti Nishani të jetë vënë në lëvizje vetëm nga Imami, anipse kundër ligjit. Gjithashtu jam i bindur të pohoj se faktori vendimtar që ka motivuar ministrin Imami për të propozuar dhe Presidentin Nishani për të dekretuar lirimin tim, kanë qenë në radhë të parë qëndrimet e mia shumë kritike lidhur me kursin dhe praktikat e drejtimit të FA-së nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjunkshi dhe ministri Imami. Profili im profesional e kulturor dhe të gjitha tiparet identitare që sendërtohen aty, kanë luajtur një rol të dorës së dytë në këtë vendim krejtësisht të paligjshëm.

  • Nderkohe Forumi Shqiptar i Kanadase kenaqet qe u lirua gjeneral Lleshi http://www.albforcan.org/2013/05/30/shkarkohet-gjenerali-per-te-cilin-protestoi-forumi-shqiptar-i-kanadase/

    dhe shqetesohet per sulmin e kishes katolike http://www.albforcan.org/2013/06/07/arqipeshkvi-rrok-mirdita-akuzon-dhe-keqinterpreton-padrejtesisht-forumin-nderhyn-ne-mbrojtje-te-gjeneralit-te-shkarkuar-lleshi-arqipeshkvi-mirdita-leter-gjeneralit-lleshi/

    Tani kontroversia si furtune e krijuar ne nje gote uji nga Olsi me shoket e tij ka mundesine te ushqeje vetveten dhe te na bezdise veshet edhe ca kohe.
    Cudia ne kete rast per mendimin tim eshte tek paturpesia me te cilen gjeneral Lleshi fut fene ne kete mes thjesht per presion ndaj qeverise, kur ai e di sh mire se askush nuk ia vershellen ketij forumi te Kanadase dhe se shkarkimi me siguri i ka arsyet tjeterkund (ndoshta ndonje prishje pazaresh me Lleshit e Imamit per shitjen e pronave te ushtrise).
    Rrok Mirdita ndoshta thjesht kryen detyren se kur nje ushtarak i larte del e thote se me kane shkarkuar per shkak se jam katolik, atehere kreu i katolikeve ka per detyre qe minimalisht te reagoje e te kerkoje sqarim.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *