Shkarkimi i Irfan Salihut i gabuar





maxresdefault_173347Lexojmë në gazetën Express se:

Burime të Express kanë thënë se BIK ka marrë vendim që ta shkarkojë hoxhën Irfan Salihu, por që sipas të njëjtave burime kjo nuk do të ndodh për momentin për shkak të disa procedurave nëpër të cilat duhet të kalojë kjo gjë.

Aktualisht BIK me në krye Naim Tërnavën është duke ndërmarrë masa mbi kompetencat që ka, rreth fjalëve që hoxha ka përdorur duke komentuar dhe fyer femrën shqiptare në një video të shkarkuar në youtube.

Kështu i ka thënë Express Grupit të Grave Deputete gjatë një takimi që ato kishin me myftiun e Kosovës Naim Tërnava.

“Ne sot patëm një takim me zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës, më saktësisht me myftiun Tërnava. Gjatë bisedës me të ai na tregoj letrën ku kishin kërkuar deklaratë me shkrim nga hoxha i Prizrenit”, ka thënë Kryetarja e Bordit të Grave Deputetet, Teuta Sahatqiu për Express.

Në një postim të mëpërparshëm shkruajtëm se pse besojmë se retorika e hoxhës është e dëmshme dhe në kundërshti me etikën fetare. Por shkruajtëm gjithashtu se reagimi politik është i egzagjeruar. Tani shkohet më tej dhe i bëhet presion BIK që të shkarkojë imamin. Kjo është e gabuar.

Imami në fjalë do kthehet nga përfaqsuesi i retorikës së dënueshme maskiliste në viktimë të presionit politik mbi lirinë e shprehjes fetare. Grupet e interesit nuk kërkuan dialog me imamin, nuk kërkuan që me këtë rast të hapej një dialog më i gjerë në shoqërinë kosovare për marëdhëniet ndër-gjinore, por vunë diktatin politik për të ndëshkuar imamin i cili, edhe pse në një retorikë të gabuar, është në të drejtën e tij të lirisë së shprehjes të garantuar nga kushtetuta e Kosovës.

Epo mirë u shkarkua hoxha, po pastaj? Cfarë e ndalon hoxhën në fjalë të ulet ngeshëm përballë një laptopi e të shkarkojë ligjëratat e tij në youtube, pa patur nevojë fare për xhaminë? Në të kundërt tani do ketë edhe aurën e imamit të persekutuar për qëndrimet e tij. Atëherë kush ishte qëllimi i këtyre grave politikane: Të imponojnë qëndrime apo të nxisin një debat emancipues rreth marëdhënieve gjinore? Në këtë mesele, krahu më ekstremist e më imponues del pikërisht ky formacion politikanesh.

Gabimi tjetër është i BIK-ut që u përgjigjet të tilla presioneve. Edhe më tutje BIK do humbasë autoritetin e vet si institucion fetar duke u treguar i dobët para politikës. Ndoshta për BIK nuk ishte dhe ndonjë presion i madh se hoxha në fjalë ka qenë i pezulluar dhe më parë e duket se kryesia e BIK nuk e ka dhe fort qef. Por është lëvizja e gabuar të shkarkohet imami si presion i politikës. Kjo dëmton BIK, kjo dëmton kauzën e respektimit të të drejtave të femrave dhe kthen një imam me gjuhë të rëndë e paragjykuese në viktimë të diktatit politik.

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *