Tellallët e Urrejtjes (Vazhdim)





ardian_ndreca1“Studiuesi” Kastriot Myftaraj ka gëzuar prej kohësh mbështetjen dhe promovimin e disa figurave të njohura të jetës publike shqiptare e së fundmi listës që kemi përmendur më parë këtu në këtë faqe i shtohet edhe Ardian Ndreca, Kryeredaktor i Revistes Hylli i Dritës.

Le të kujtojmë famën e Kastriot Myftaraj, bëma që i kemi përmendur edhe më parë. Me rastin e masakrës në Norvegji kjo është ajo që shkroi Kastriot Myftaraj pasuar nga shënimi ynë:

 “Atentatet e 22 korrikut të këtij viti në Norvegji, janë simptomë e shqetësimit të pjesës së përgjegjshme të shoqërisë norvegjeze për shkak të rrezikut ndaj të cilit e kanë ekspozuar stoltenbergianët Norvegjinë. Stoltenbergianët, kolaboracionistët islamikë, janë ata që po i detyrojnë qytetarët normalë norvegjezë të shtresës së mesme, si Anders Behring Breivik, autori i atentatit në kampin rinor në Utoya, që të ndërmarrin veprime të dhunshme të dëshpëruara. Por Anders Behring Breivik nuk është një terrorist, por një antiterrorist. Kampi rinor në Utoya i Partisë Laburiste të Stoltenberg ishte një qendër e indoktrinimit të të rinjve norvegjezë me idetë disfatiste të multikulturalizmit dhe të tolerancës religjioze, me theks tolerancën ndaj Islamit. Prandaj, kampi rinor në Utoya ishte një kamp i përgatitjes së agjitatorëve dhe propagandistëve terroristë të cilët do të shpërndaheshin më pas për të manipuluar mendjet e norvegjezëve. Prandaj atentati ndaj kampit rinor në Utoya është një aksion antiterrorist. Edhe atentati ndaj selisë së qeverisë norvegjeze është i tillë, se Stoltenberg e ka shndërruar atë në një qendër të kolaboracionizmit me invadorët islamikë të Norvegjisë”.

 

K. Myftaraj vetëm pak javë më më parë në shkrimet e tij ka celebruar genocidin në Sebrenicë, ka bërë thirrje të hapura për dhunë kundër muslimanëve shqiptarë dhe po mbron haptas nazizmin, por në shoqërinë tonë këto nuk përbëjnë asnjë asnjë alarm. Në një kohë kur bota shpreh solidaritetin e vet me dhimbjen e popullit norvegjez, ky agjitator i urrejtjes nderon terroristin Breivik si hero, promovon aktin e tij si normal dhe të moralshëm, dhe quan ata të rinj që u vranë brutalisht – ndër të cilët dhe një vajzë shqiptare – si terroristë. Shkrimin e tij Myftaraj e përfundon duke përkujtuar se edhe në Shqipëri ka “kuislingë proislamikë”, të njëjtë në fajësi me viktimat norvegjeze:

“Stoltenbergianët, ose kolaboracionistët e islamikëve ekzistojnë edhe në Shqipëri, dhe ata janë jo vetëm shqiptarë, të cilët deklarojnë se janë ateistë dhe laikë, por që postulojnë tolerancën ndaj Islamit, duke i ndarë muslimanët praktikues në radikalë dhe të moderuar”.

Tragjedia e Oslos dëshmon për lidhjen e drejtëpërdrejtë të kësaj lloj propagande ekstremiste dhe dhunës e terrorizmit të Breivik. Marc Sageman, një ish-funksionar i CIA-s dhe konsulent për terrorizmin, citohet nga gazeta The New York Times me datë 25 korrik të thoshte për autorët dhe literaturën e urrejtjes që ka frymëzuar Breivik, se “ata dhe shkrimet e tyre janë infrastruktura prej nga doli Breivik. Kjo retorikë nuk është pa koston e vet.”

Terroristi Breivik në manifestin e tij kërkon dhe ndarjen e Shqipërisë dhe deportimin e muslimanëve shqiptarë, e raportuar kjo në disa media shqiptare. Nderimi si hero i Breivik nga K. Myftaraj është dhe mbështetje e këtyre qëndrimeve shprehimisht antishqiptare. Faqet ekstremiste shqip në internet, si zakonisht, kanë riprodhuar edhe shkrimin e rradhës së Myftarajt, për një auditor më të gjerë ndjekësish.

Lavdërimi dhe përligjia publike në shtypin shqiptar e vrasjes së njerëve të pafajshëm, cilësimi i viktimave adoleshente të Oslos si terroristë, është një turp dhe sfidë për gjithë shoqërinë shqiptare. Heshtja ndaj këtij turpi na shëmton të gjithëve.

Ky është studiuesi që promovon e citon Ardian Ndreca, e para tij Prec Zogaj e Kico Blushi. Ekuivalentët e Myftarajt në botë shënohen e trajtohen si ekstremistë, por jo tek ne, tek ne ekstremistët kanë zaptuar debatin publik. Mediat që i promovojnë mbajnë të njëjtën përgjegjsi si tellallë të urrejtjes, dhunës dhe ekstremizmit.

Comments

  • Thote Ndreca (fare paturpesisht): Logjika e ndasive çon sot në përftimin e nji teorie multi-identitare që kunorzohet në idenë mjerane të lindjes së kombit kosovar. Kjo ide, që s’ka asnji bazë shkencore, asht kundërshtue me mprehtësi gjykimit prej studjuesit Kastriot Myftaraj në sprovën me titull “Terrorizmi historiografik: kritikë librit të Nathalie Clayer…”.

    a kuku per keta intelektuale qe bejne lojra kaq te pacipta promovimi njerezish te diskredituar vetem e vetem pse keta te fundit jane anti-muslimane.
    Dikush ka pas thene qe financuesi dhe mbeshtetesi kryesor i K Myftarajt eshte Albert Nikolla i Caritasit…

    • Mos me thashetheme Arnaut. O vertetohet dicka, ose nuk thuhet fare. Nuk duhen perdorur keto hapesira per llafe pa baza. Thote ky , thote ai dhe ja keshtu eshte krijuar gjithe kjo atmosfere mbytese qe mundeson abuzues si Kastriot Myftaraj

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *