Gjeneralë dhe fushata





SanderLleshiÇështja e tre gjeneralëve të shkarkuar, e cila ka zhurmuar më shumë rreth identitetit fetar të njërit prej tyre, po bëhet përditë e më interesante.

Kështu, në gazetën “Panorama” vijojnë replikat midis z. Ndriçim Kulla, botues e publicist i njohur, njëkohësisht këshilltar në Presidencë, dhe gjeneralit Sandër Lleshi, lidhur me pretendimet për persekutim fetar të këtij të fundit. Sot, në pjesën e dytë të replikës së tij me gjeneralin, z. Kulla ka parë të arsyeshme të shpjegojë dhe arsyet e profilizimit të vet në botimin e trashëgimisë intelektuale të klerit katolik. Me këto botime ai pretendon se po ndjek një këshillë të pavërtetueshme të At Anton Harapit, për t’i shërbyer “asaj pjese të shqiptarëve që ua kishte cenuar më shumë shpirtin koha osmane”. Kështu, duke pranuar se pjesa e shqiptarëve jokatolikë paskan “shpirtin e cënuar” (!) dhe qenkan nevojtarë për literaturë katolike për t’u shëruar, në pozita fundamentalisti katolik në fakt po bie z. Kulla në këtë mes, gjithë duke pretenduar se po qorton shfaqje të teprimeve fetare tek të tjerët. Për t’u legjitimuar si kritik i teprimeve politizuese të një besimtari katolik, z. Kulla e ka parë të arsyeshme, jo vetëm të tregojë miqësitë e tij me klerikë të lartë katolikë, jo vetëm të numërojë gjithë autorët katolikë që ka botuar, por ka justifikuar edhe shprehje të papranueshme supremacie fetare. Rrethi është vicioz, pasi aktorë si z. Kulla, me dashamirësinë, pasionin, apo në raste të tjera, me oportunizmin e tyre, mundësojnë prej vitesh një dogmë pabarazie kulturore-simbolike midis shqiptarëve të prejardhjeve të ndryshme fetare, dhe pastaj shqetësohen kur kjo merr forma politike.

Para pak ditësh shtypi publikoi një letër mbështjetje të arqipeshkvit m. Rrok Mirdita, z. Sandër Lleshi, në të cilën kreu katolik shpreh shqetësimin për zërat që interpretojnë shkarkimin e gjeneralit si të lidhur me përkatësinë e tij fetare. “Nuk dëshiroj të besoj se Presidenti i Republikës ka vepruar nën presionin e ndonjë grupi ekstremist që të sulmon për shkak të identitetit tënd katolik – nënvizon arqipeshkvi Mirdita, në letrën e tij drejtuar gjeneralit.

Grupi ekstremist të cilit i referohet letra e klerikut, duket se është Forumi Shqiptar i Kanadasë i cili paradokohe i kërkonte Presidentit të Republikës dhe autoriteteve të tjera të larta shtetërore të ndëshkojnë sipas ligjeve gjeneralin Lleshi për një opinion të tij, botuar në shtypin e përditshëm me rastin e katërvjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO, opinion i konsideruar nga ALFORCAN si i papajtueshëm me natyrën laike të shtetit, po sidomos të forcave tona të armatosura apo të vetë NATO-s. Në opinionin e tij të botuar, ushtaraku i lartë ka përdorur thirrjen “Haleluja!” për të shprehuar gëzimin që Shqipëria tashmë është pjesë e NATO-s, një aleance perëndimore që më në fund e nxorri vendin nga “kufiri i lindjes”, që ndante “Bizantin ortodoks me Romën katolike, në vijën që ndante Perandorinë Osmane me Perëndimin, në vijën që ndante Perandorinë Komuniste me Perëndimin.”

Sipas interpretimit të Forumit Shqiptar të Kanadasë kjo nuk është asgjë më pak se “gjuha e kryqëzatave”.

Kjo gjuhëështë aq e rrezikshme, saqë do të mund të klasifikikohej edhe si vepër penale e parashikuar nga Neni 73 i Kodit Penal Ushtarak. Sipas këtij neni: “Kur ushtaraku gjatë kryerjes së detyrës shtetërore bën dallime mbi baza origjine, seksi, gjendjeje shëndetësore, bindjeje fetare, politike, të përkatësisë së një etnie, kombësie, race apo feje të caktuar, që shprehen në krijimin e privilegjeve të padrejta ose në refuzimin

e një të drejte ose përfitimi që buron nga ligji, dënohet me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në pesë vjet.”

 

Së treti, gjuha dhe fryma e shkrimit të z Lleshi bien ndesh edhe me Statusin e Forcave të Armatosura pjesë e të cilës ai vetë është. Sipas Nenit 16/d të Statusit të Ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë specifikohet që ushtaraku i FA të Republikës sonë duhet “të ushtrojë të drejtën e besimit dhe veprimtarisë fetare, jashtë territorit të repartit ose institucionit ushtarak dhe pa uniformë ushtarake”. Duket

qartazi qe z. Lleshi këtë detyrim ligjor e ka lënë mënjanë.”

 

Në dallim thelbësor me mënyrën si formulon shqetësimin arqipeshkvi Rrok Mirdita, Forumi Shqiptar i Kanadasë nuk duket se ka sulmuar identitetin katolik të gjeneralit, dhe aq më pak nuk ka bërë thirrje që ai të ndëshkohet pse është katolik. Letra e Forumit Shqiptar të Kanadasë citon vazhdimisht parimet e laicitetit, Kushtetutën e Shqipërisë, ligjet në fuqi apo dokumentat kushtetues të NATO-s, dhe përpiqet ta bazojë akuzën e vet ndaj gjeneral Sandër Lleshit pikërisht mbi këto parime e dokumente.

Nëse është i drejtë apo jo interpretimi i ligjit dhe fjalëve të gjeneralit prej Forumit të Kanadasë, këtë le ta zgjidhin juristët e këtij forumi apo të forumeve të tjera, shtetërore ose jo, vetëm se nuk duhet harruar në asnjë çast që çdo qytetar apo grup qytetarësh, në Shqipëri ose Kanada, gëzojnë të drejtën të formulojnë shqetësimet e tyre e t’ua adresojnë autoriteteve shtetërore në vendet e tyre apo kudo. Formulimet mund të jenë të gabuara apo të sakta, tendencioze apo objektive, po në asnjë rast kjo nuk pengon nga ushtrimi i të drejtës së fjalës dhe të mbrojtjes së interesave me ligj. Kërkesat nuk mund të delegjitimohen dot as prej faktit se pas tyre qëndrojnë individë të përfolur apo të njohur për opinione të diskutueshme apo kontroversiale, pasi gjithë shtetasit janë të barabartë para ligjit, deri kur e shkelin atë. Shtetet demokratike kanë ekspertizën e duhur të dallojnë midis kërkesave qytetare ato që janë të drejta apo jo, serioze apo jo, dhe mosmarrëveshjet e mundshme i shkojnë për zgjidhje palëve të treta.

Kështu, nëse Forumi i Kanadasë ka të drejtën e vet të shprehet, duke interpretuar si shkelje ligji opinionin e një ushtaraku – dhe për këtë të mbajë gjithë përgjegjësinë morale a ligjore – po ashtu edhe arqipeshkvi Mirdita ka të drejtë të shqetësohet kur një gjeneral deklaron se e kanë shkarkuar pse është besimtar. Informacioni që kleriku i lartë ka mbi ngjarjen, i cili shpie dhe në shqetësimin e tij të kuptueshëm, duket se bazohet me mirëbesim në pohimet e vetë gjeneral Sandër Lleshit për shkaqet e shkarkimit të tij. Nga mediat nuk bëhet e qartë nëse letra e klerikut i adresohej vetëm gjeneralit si qytetar e besimtar, apo edhe publikut, por na duhet të besojmë se kemi të bëjmë me një komunikimi privat, pastoral, dhe jo politik, aq më pak paraelektoral.

Gazeta MAPO, në një intervistë me gjeneralin është përpjekur të hedhë më shumë dritë mbi ngjyresat fetare të gjithë kësaj afere.

Ju flisni për një predispozitë fetare ndaj jush, por nuk mund të mos vësh re një predispozitë fetare në krahun tuaj gjithashtu. Dy katolikë kanë reaguar për shkarkimin tuaj: Ardian Ndreca e Mark Marku. Të mos harrojmë se janë shkarkuar edhe dy gjeneralë të tjerë: Abaz Lleshi dhe Dhori Spirollari…

Unë nuk kam folur për ndonjë predispozitë fetare ndaj meje, për arsyen e thjeshtë se unë jetoj si pjesë integrale e një shoqërie ku bashkëjetojnë mrekullisht qytetarë të besimeve të ndryshme nën diellin e përbashkët të shqiptarisë së vërtetë. Unë kam privilegjin e një jete të kaluar mes miqsh të rrallë të të gjitha besimeve. Ajo që unë kam vënë në dyshim publik është koincidenca fatkeqe mes një propozimi ilegal dhe të një vendimi ilegal. U takon autorëve të shpërndajnë terrin që qëndron pas këtij vendimi. Fakti që kundër këtij vendimi kanë reaguar edhe dy katolikë duket mëse normal. Më shumë se për gjeneral Sandër Lleshin është folur për tre gjeneralët”.

 

Sipas këtij prononcimi të gjeneralit, kemi të bëjmë me “koincidenca fatkeqe”, që “vënë në dyshim” lidhjen midis një letre nga Kanadaja dhe shkarkimit të tij, pra nuk kemi të bëjmë me ndonjë provë, bile as me ndonjë bindje të patundur të gjeneralit se e kanë shkarkuar pikërisht prej kësaj letre.

Gjeneral Sandër Lleshi ka një CV të pasur profesionale dhe akademike, dhe sigurisht që e di mirë ç’do të thotë të jesh ushtarak dhe gjeneral. Ai është betuar për të mbrojtur rendin kushtetues të Republikës, dhe nëse në republikën tonë shkelen parime thelbësore si ajo e barazisë së shtetasve, lirisë së besimit, apo nëse qytetarët persekutohen për shkak të përkatësive fetare, ushtaraku ka detyrë të plotësojë betimin e tij duke ndërmarrë gjithë hapat e domosdoshëm për të mbrojtur kushtetutën e vendit. Në të kundërt, një ushtarak i lartë nuk mundet të akuzojë eprorët e tij për shkelje të parimeve kushtetuese, bazuar në hamendje, dyshime apo koincidenca “fatkeqe”. Si ushtarak, po edhe si qytetar patriot, ai nuk mund ta lerë pezull një akuzë kaq të rëndë, me potenciale përçarëse e destabilizuese për shoqërinë.

Në një intervistë të dhënë muaj më parë, kur disa aktorë politike propozuan kandidaturën e tij për President të Republikës, gjenerali Lleshi deklaroi për publikun mënyrën si e kupton ai dinjitetin e ushtarakut të lartë:

 

kur një gjeneral thotë ‘po’, duhet kuptuar ‘po’; kur një gjeneral thotë ‘jo’, duhet kuptuar ‘jo’; dhe kur një gjeneral thotë ‘ndoshta’, ai nuk është më gjeneral”.

 

Sipas përkufizimit të vet të saktë për gjeneralin, z. Sandër Lleshi duhet t’i shkojë deri në fund vërtetimit të pohimit të vet, meqë një ushtarak i lartë nuk mund të alarmojë shoqërinë bazuar në dyshime dhe ndoshta.  Po qe për ndoshta, ministri Arben Imami, i dekoruar me çmimin ndërkombëtar për paqe “Papa Bonifaci i VIII” (një çmim që sipas faqes së Ministrisë së Mbrojtes, jepet “nën kujdesin e Vatikanit” nga Akademia Bonifaciana), nuk duket personi më i përshtashëm për t’u akuzuar për dashakeqësi fetare ndaj gjeneral Sandër Lleshit. Megjithatë, nuk ka dyshim se ka plot qytetarë shqiptarë që sistematikisht ndëshkohen nga shteti për shkak të identitetit fetar. Rastet e diskriminimit fetar e gjinor në refuzimin e të drejtës së besimtareve muslimane për t’u arsimuar apo punësuar në shërbim publik, për shkak të mbajtjes së shamisë, janë të panumërta në dy dekadat e fundit.

Një “koincidencë fatkeqe” tjetër që duhet të kishte vënë re gjenerali, para se të shprehte me kaq këmbëngulje dyshimet e veta në publik, është se deklarata e tij përkon me një fushatë papërgjegjshmërie me terma fetare e krahinore që po lëvron shumëkush sot, në tribuna mitingjesh e media, në prag të zgjedhjeve. Një “haleluja” entuziazmi në një shkrim që interpreton NATO-s nën prizmin e “përplasjes së qytetërimeve”, nuk është gjëja më e mençur që presim nga përfaqësuesit e ushtrisë tonë, po aq më pak nuk presim prej atyre që u kemi besuar mbrojtjen e vendit, t’u japin zë teorive të konspiracionit “fetar” gjatë fushatave elektorale.

Comments

  • Krahu radikal i kishes katolike ne Shqiperi duket qe eshte armiqesuar me Berishen dhe ka terhequr edhe arqipeshkvine ne fushate. Letra e arqipeshkvit Rrok Mirdita drejtuar gjeneral Llleshit, per persekutimin e katolikeve nga shteti, eshte sinjalizim i qarte per vota katolike kunder Berishes.

    Dikur radikalet katolike ishin grumbulluar rreth shtepise botuese 55 dhe institutit Alcide de Gasperi te Fahri Balliut. Me institutin e Balliut u organizuan konferenca e simpoziume te politikave katolike ne Shqiperi, me mbeshtjetjen e kishes, ambasades italiane. Ne gazeten 55 u botua Oriana Fallaci dhe aty i botonte opinionet e veta edhe fondamentalisti Ardian Ndreca. Ndreca e lavderonte me artikuj Fahriun si studiues te madh, po sa u prishen filloi ta fyente Fahriun po me artikuj, si njeri te pavlere.
    Grupi radikal i prishih pazaret me Berishen pasi ky i fundit, sado qe eshte pervers e servil i me te fortit, nuk mund ta shkaterroje partine e vet duke e vene ne sherbim ekskluziv te radikaleve katolike, sepse humb vota. Prandaj edhe radikalet kane braktisur Berishen per Ramen. Kjo nuk do te thote se nuk ka me katolike ne PD, perkundrazi. Por po te vereni jo vetem shtypin, po edhe preferencat ne Facebook, numri i radikaleve katolike qe mbeshtesin PS-ne eshte ne rritje. Ata e quajne Berishen islamik dhe kerkojne te quajne mekat fetare votimin e tij nga te krishteret. Kete propagande kane perdorur gjate fushates edhe bandite te njohur qe kandidojne per PS ne veri, te cilet haptas kerkojne vota ne emer te solidaritetit katolik kunder Berishes.

    Sot ne vend te gazetes 55, radikalet perdorin kryesisht gazeten MAPO, apo edhe Tema per lojerat e veta te dyfishta. Qellimi i tyre eshte shkaterrimi i te djathtes shqiptare, ne menyre qe ne germadhat e saj te ngrihet e djathta ekstreme katolike qe nuk e ngriti dot grupi radikal, ne masken e emrit musliman te Fahriut, me institutin Alcide de Gasperi.

    Ja nje pjese nga aktiviteti i dites se sotme per fushaten katolike pro PS.

    http://mapo.al/2013/06/20/ceshtje-te-idiotesise/

    http://www.gazetatema.net/web/2013/06/20/a-ka-demokraci-ne-shqiperi/

  • Kam nje pershtypje tjeter.

    Deisti Berisha etiketohet si “islamik” nga ekstremi katolik per ta frikesuar nga ndeshkimi i votes se 10%. Ne kete menyre Berisha detyrohet te negocioje duke bere leshime te majme per kete 10%, ndersa i ndikuar nga frika e njollave fetare i trajton muslimanet si kurban i pakices. Keto jane zgjidhur jo per ta kafshuar, por thjesht per pazarlleqe me anatema.
    Megjithate me pelqen dhe i falenderoj, sepse po nxjerrin ne pah te gjithe llogoren, te cilen, ne fakt, e njohim prej kohesh, por kishte ngelur ne nivele akuzash hipotetike. Tani rreagojne njeri pas tjetrit, me emra (Ndreca, Paloka, Uka, etj.) dhe me media (Mapo, Tema, ResPublica, etj.). Eshte kuiroze si rehabilitojne ne llogore kolaboracioniste te fashizmit vetem e vetem nga bindja fetare, dhe nga ana tjeter firmosin peticione. Jane te njejtit qe ne zinxhir firmosin peticione historiberje, qe ne zinxhir reagojne ndaj influences turke, ndaj Berishes…
    Thjesht po dalin publikisht ne aksion, jo me skutave, pas presbiterit. Dhe po dalin me agresivitet, kunder doktrinave te tyre fetare, kunder vullnetit te Koncilit te II, pa dorashka, shpesh pa etike, plot hiokrizi.

  • o vllezer njeri prej ketyre ishte kandidati i LSI per president dhe PD e shkurtoi kur Meta iku tek PS.Ska lidhje fare fetare.Lexoni intervisten e sales tek sokol balla.

    • Kurse Sander Haleluja ishte kandidat per president i Ismail Kadarese, i mbeshtetur nga PS. Vetem kjo prove do te mjaftonte per te pare se si po shkojne punet. Fundamentalistet nuk jane te kenaqur me koncesionet qofte dhe te vogla qe Berisha u ben muslimaneve, prandaj me ne fund kane braktisur kampin e tij. Ne nje kohe kur gjithe Uropa po perfshihet nga levizjet e djathta identitare profashiste qe po ua veshtiresojne jeten muslimaneve, keta tmerrohen qe ne Shqiperi e Kosove si minimum ndertohen xhami e ka ezan. Ne si besimtare sigurisht qahemi per gjuhen e padrejte te pabarazise fetare qe perdorin krere te shtetit, tekste shkollore, apo pse perjashtohen nga shkollat vajzat e mbuluara etj. po fondamentalistet kane kriter tjeter per diskriminimin e muslimaneve, nuk jane te kenaqur me kaq pak. Po t’i shohesh, vijne nga zona te thella pa diversitet fetar, dhe kete fryme monizmi qe njohin, ate duan edhe ta zyrtarizojne ne Shqiperi.

      Dikur ishte gazeta 55 qe perfaqesonte krahun katolik te PD-se, po me braktisjen qe i bene radikalet, kjo detyre ka kaluar tek MAPO, por tashme ne pozita kercenimi

      Ja dhe sot

      http://mapo.al/2013/06/21/frrok-gjini-si-kristiandemokrat-dhe-si-fitues/

  • Ishte kandidati edhe i Ismail Kadarese. Ai qe shkroi nje liber kunder Schmitt-it, per te na bindur se Skenderbeu ishte Atleti i Krishtit, qe Kadare e konsideron si historian, qe Mark Marku ia ben parathenien e librit, qe sot flet perçarte per persekutime, qe edhe Marku i del ne mbrojtje, qe ky i fundit do te na tregoje historine sipas peticionxhinjve, ku, rastesisht, na qenkekan Uka, Ndreca, Kadare dhe e gjithe llogorja e “shqiptareve te vertete”, e atyre qe shumicen e konsiderojne “tradhtare”, sepse “trashegimtare” e Perandorise Osmane. Nje gjeneral qe shperthen ne “Haleluja”, qe mbeshtetet nga Kadare, qe mbrohet nga Hylli i Drites, nga institucionet e Kishes, nuk eshte thjesht kandidat i trafiqeve te Ilir Metes.

  • E meqenese jemi ne teme…
    Kadare i kerkoi Bashes te pranonte humbjen. Kuriozisht Ardian Ndreca bente thirrje nga media si Tema per te mos votuar Bashen. Me vone, gjithmone Ndreca, nuk heziton ta kundershtoje Bashen, jo aq ne poziten e kryebashkiakut, sa ne ate te rivalit te Jozefina Topallit.
    Por Ndreca e ka edhe me Shpetim Idizin:

    “In extremis nji i tretë, Nishani, zgjidhej president me votat e partisë e vet, të nji konsorciumi aferash siç asht LSI-ja dhe të nji grupimi sharlatan si ai i Idrizit. Për ketë të fundit, jam i bindun se ka ma shumë mundësi që të ringjallet nesër prej vorrit Akil këmbëshpejti sesa çamët të marrin pronat e tyne falë pulatikës së Idriz efendisë”.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *