Të krijosh “Xhihadin”





Boston-Marathon-Bombers-Tamerlan-TsarnaevMilitantizmi autodidakt i Tamerlan Tsarnaev dhe triumfi i politikës mbi shkrimin religjioz

Nga ASMA AFSARUDDIN

 

Javën e kaluar, përmes burimeve të investigimi rus, u raportua se kur ishte në Rusi vitin e shkuar kishte shfaqur “një interes të madh për xhihadin”. Ani pse miqtë dhe familjarët e tij u munduan që ta largonin nga këto bindje militante, thuhet se ai u influenca shumë nga lëvizja radikale me retorikë selefiste e cila është shumë lehtë e aksesueshme sidomos në internet.

Ky përshkrim përputhet tërësisht me profilin e tij religjioz që na paraqitet prej shtypit – duket se ai ka filluar të jetë më i ndërgjegjshëm për identitetin e tij si mysliman, duke filluar të falë namazin dhe të lerë alkoolin. Duke pasur parasysh origjinën e tij Çeçene dhe interesin e tij mbi Islamin radikal dhe narrativat e tij, fjala “xhihad” ishte më se e mjaftueshme për lexuesit e gazetave, për t’i bashkangjitur dhunën e tij dhe vëllait të tij në Boston.

Fundja, a nuk janë të gjithë meshkujt praktikantë myslimanë persona potencialë që mund të kryejnë një xhihad ndaj jo myslimanëve, duke qenë se kjo e fundit është një dispozitë esenciale e besimit të tyre?

Perceptime të tilla në shoqëri mbi xhihadin predikohen shpesh herë mbi supozimet se a) xhihadi është i pamëshirshëm, i përgjakshëm dhe që kryhet nga myslimanët (en masse) kundër jo-myslimanëve (en masse) derisa Islami të përhapet në gjithë botën apo deri në fundin e botës – cilado që të ndodhë e para; dhe b) kur myslimanët argumentojnë duke pohuar se xhihadi ushtarak është një xhihad vetëm mbrojtës dhe ka konditat e tij ndërsa ai i brendshmi është jo i dhunshëm dhe merret me natyrën e brendshme të njeriut dhe se ky është i përhershëm, mësohemi që t’u përgjigjemi se ata (myslimanët) po fshehin qëllimisht natyrën e vërtetë të xhihadit dhe religjionit të tyre.

Nuk janë vetëm faqet e internetit anti-islamike që përhapin mendime të tilla sepse edhe media kryesore në publikimet e tyre kanë një kontribut të rëndësishëm në formimin e një pikëpamjeje të tillë. Websitet e militantëve islamikë dhe literatura e botuar përforcojnë ide të tilla për myslimanët. Burime më të sofistikuara do t’i referohen këtij termi në të shumtën e rasteve si një xhihad i “madh” dhe i “vogël” – apo ai shpirtëror ndaj atij fizik – duke i dhënë rëndësi atij të parit. Gjithsesi mendimi se myslimanët si bashkësi duhet të vazhdojnë përpjekjen e tyre ndaj jo-myslimanëve në mënyrë të tillë që të përhapin realitetin e myslimanëve ndërsa respektojnë të drejtat e njeriut është një mendim i mbështetur pak a shumë nga shumica e specialistëve myslimanë. Megjithatë, pohimi se myslimanët si një ymet duhet të vazhdojnë xhihadin ushtarak kundër jo-myslimanëve, në mënyrë që të zgjerojnë territorin e tyre duke respektuar kodet humanitare të sjelljes kundër civilëve, është më shumë ose më pak e pranuar madje edhe nga shumë specialistë të Islamit. Teksti që ofrohet si provë për një veprim të tillë është pozicionimi i tillë fetar i periudhës së mesjetës, që shpeshherë e rekomandon një veprim të tillë si një detyrë fetare për çdo udhëheqës mysliman, duke përcaktuar gjithashtu edhe mënyrën se si duhet të fillohet një betejë e tillë.

Pikërisht këtu duhet të shohim më thellë. Duke privilegjuar më së shumti literaturën ligjore mbi pjesët e tjera të literaturës – veçanërisht literaturën ekzegjetike të Kuranit dhe trajtesat etike – qendrimet tona mbi xhihadin na shtyjnë në konkluzionin se është një obligim kolektiv ushtarak që bie mbi çdo mysliman që ka aftësi fizike për t’i shërbyer shtetit dhe religjionit. E po kështu për shkak të kuptuarit se ne quajmë ligj islamik gjithçka që mendohet se është derivuar drejtpërdrejt nga Kurani dhe hadithi, e një gjë e tillë (si xhihadi) quhet një obligim i mandatuar nga vetë islami.

Por nëse vendosim syzet e historisë do të shohim se kemi një pamje krejtësisht tjetër. Konotacionet e hershme të xhihadit kanë të bëjnë me përballimin e padrejtësisë, rezistencës jo të dhunshme ndaj sjelljeve të dhunshme.

Pikërisht pasi emigroi nga qyteti i tij i lindjes, Muhamedit iu dha leja për të luftuar për vetëmbrojtje në bazë të  ajetit Kuranor 22:39-40. Myslimanët pasi u persekutuan dhe u dhunuan fizikisht në mënyrë publike për shkak të praktikimit të religjionit të tyre u dëbuan nga shtëpitë e tyre padrejtësisht, por ata u lejuan që të luftojnë në vetëmbrojtje nëse ato do të sulmoheshin. Rekursi për një luftë mbrojtëse iu lejua myslimanëve, jo për hir të religjionit se sa për hir të ruajtjes së jetës dhe pronës së tyre, e po kështu edhe të atyre jo-myslimanëve që jetojnë në tokën e myslimanëve dhe që vuajnë nga persekutimi Kuran 22:39-40.

Po  kështu Kurani 8:61 i kujton myslimanëve se, nëse kundërshtari tërhiqet drejt paqes, po të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe myslimani. Një tjetër ajet (Kuran 2:190), në mënyrë të qartë, i ndalon myslimanët që të sulmojnë të parët. Sipas, eksegjetëve të hershëm të cilët këmbëngulnin se myslimanët mund të sulmonin pasiqë ata janë sulmuar – pa patur nëse apo mbase – e duhet të ulnin armët e tyre kur të tjerët i ulnin.

Madje disa të tjerë kanë qenë të mendimit se ajetet që flisnin për luftën ishin të aplikueshme vetëm për gjeneratat e para të myslimanëve që ishin bashkëkohës së Muhamedit që njihen si Shokët e tij, përderisa referencat historike për të cilat kanë zbritur ato versete kuranore janë ato të një periudhe armiqësie me paganët arabë të Mekës.

Gjithsesi botëkuptime të tilla provojnë një farë qëndrimi armiqësor në ndodhinë e Empire Building e në disa qarqe u ndje e nevojshme, e deri diku e dobishme, që të promovohej xhihadi ushtarak si një aktivitet i vlerësuar nga ana religjioze. E pikërisht kjo ndodhi deri diku pas vdekjes së Muhamedit, gjatë fundit të shekullit të shtatë dhe fillimit të shekullit të tetë të erës sonë.

Shkollarë me mendime agresive filluan që në fundin e shekullit të shtatë të copëzonin realpolitikën, duke e paraqitur si një idiomë religjioze zgjerimin e territorit dhe tentuan që të krijonin imperativa teologjike për të luftuar në shërbim të perandorisë (ngjarjet e fundit në Amerikë po na tregojnë se sa e fuqishme është një narrativë e till pseudo-teologjike që mund të jetë në shërbim të shtetit). Ndaj shohim shumë eksegjetë të periudhës së vonë të cilët, bashkë me juristët, filluan të bëjnë një shpjegim të ndryshëm ndaj urdhëresës që përmend sulmin në Kuran 2:190 duke preferuar që të kuptojnë ajetin si një urdhëresë që vjen në fazën e një lufte për vetëmbrojtje pa vendosur ndonjë kufizim tek ushtria myslimane në fushëbetejë.

Kjo ulje e toneve nga ana e eksegjetëve të mëvonshëm sikundër ajo e literaturës ligjore mbi luftën dhe betejat, duke i vendosur ato vetëm në kuadrin vetëmbrojtës, tregon një triumf të realizmit politik ndaj literalizmit të shkrimit.

Disa shkollarë të viteve të fundit kanë vazhduar të diskutojnë kooptimin e xhihadit në shërbim të Realpolitikës. Debatin më të madh këta e kishin me dijetarët e legjislacionit të cilët i akuzonin për mungesë të respektimit të Islamit, duke qenë se ata nuk e njohin si casus belli agresionin nga kundërshtari për t’u vetëmbrojtur, duke e quajtur këtë të fundit si një veprim jo etik dhe moralisht të palejuar.

Këto konkluzione revizioniste për sa i përket trajektores historike të xhihadit kanë implikime të thella për periudhën bashkëkohore. Së pari, hedhin dritë mbi shumëllojshmërinë e kuptimeve të xhihadit, që janë prevaluese në literaturën fetare dhe sfidojnë botëkuptimin monolitik dhe reduktiv të termit. Së dyti, ato e përcaktojnë atë si mbrojtës dhe e limitojnë natyrën e luftës në Kuran, të paktën nga komentet e eksegjetëve, moralistëve dhe teologëve moralë. Së treti, na japin mundësi që të kontekstualizojmë një pozicion legal që legjitimizon aktivitetin ofensiv ushtarak si një përgjigje ndaj rrethanave politike – që nuk është e thënë të jenë normative për t’u zbatuar nga një mysliman.

Bazat e perspektivës islame mbi paqen dhe betejën janë të ngjashme me konceptin modern ndërkombëtar të shpalljes së luftës dhe paqes. Juristët klasikë myslimanë dhe literatura e tyre në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe artit të qeverisjes kanë arritur që të zbehin këto metoda paralele në një masë të konsiderueshme duke qenë se realizmi politik më së shumti se etika dhe morali kanë filluar të jenë arsyeja e veprimeve të tyre.

Konsultimi me një repertor më të gjerë dhe burime më të shumta të jep mundësinë që të shohësh perspektiva të shumta mbi lejueshmërinë e aktivitetit ushtarak dhe të jep mundësinë që të kuptosh më së miri arsyet historike mbi transformimin e xhihadit mbrojtës që përmendet në Kuran në një betejë të madhe perandorake me kalimin e kohës. Një proces i tillë i rigjallërimit do t’ i lejojë myslimanët që t’i rikthehen në normat bashkëkohore të mbrojtjes, luftës së limituar dhe të gjurmojnë një udhë më të preferuar si ajo e paqes si një imperativ moral të përcaktuar nga vetë tradita fetare.

Mbi të gjitha, do t’i japë mundësi të gjithëve që të sfidojnë pikëpamjet e mbrojtura nga literatura ekstremiste që prodhohet nga grupet ekstremiste islame dhe ato islamofobe të cilët militantizmin e maskuar si një betejë të shenjtë kozmike e konsiderojnë si parësor, duke i dhënë një kuptim të vetëm termit multivalent arab “xhihad”.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *