Rënia e Shkodrës





images (2)Kërkoi historinë Jozefina Topalli dhe e ashtu ndodhi. Pas 23 qershorit 2013 do të mbahet mend si lidershipi shkodran që i dorëzoi bastionin antikomunist të majtës. Memoria e këtij qyteti fisnik kujton edhe një dorëzim të ngjashëm pararendës, të ndodhur në vitin 1924, kur Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi bashkëpunuan me Fan Nolin, por ishte një e majtë që as vetë nuk e dinte se ishte e tillë. Atë që Enver Hoxha arriti me burgje, internime, pushkatime e fshirje tradite dhe memorie, udhëheqja e Topallit e arriti me konsensus kolektiv, duke e detyruar qytetin ta ndëshkojë PD-në. E natyrisht fituesi do të ishte antagonisti: jo aq për meritën, sepse 4 mandate kishte dhe po aq mori, se sa për rrjedhjen e votëbesimit tek aleatët e PS-së.

Rezultati flet vetë

E majta: 11.788 vota PS-ja ose 27,98 %, 5.620 vota LSI-ja ose 13,34 %, 690 vota Partia Mendimi i Djathtë Liberal, 645 vota Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë; e djathta: 17.225 vota PD-ja ose vetëm 40,88 %, 1.579 vota PR-ja, 920 vota FRD-ja. Këto janë partitë që kalojnë kufirin 1 % në Bashkinë Shkodër.

U votua etika?

Deputeti i vetëm i partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, Mark Frroku, është vëllai i Arben Frrokut të akuzuar për vrasjen e kryekomisar Arben Lamaj. Dyzetepesë vota më shumë ka marrë aleati i tij Mustafa Lici, kryetari i partisë Mendimi i Djathtë Liberal. Dihet që Lici, i cili ka qenë prej disa vitesh pjesë koalicionit të djathtë të Bashkisë Shkodër, është i ngujuar pasi familjes së tij i atribuohet vrasja e një “kolegu” nga top-lista e të fortëve të qytetit. I njëjti person e shiti ndërtesën e ngritur për partinë e vet në një lulishte publike të Shkodrës si studio televizive të TV1 Channel, media private e neo-deputetit të LSI-së, Agron Çela. Ky i fundit nuk është i ri në zaptimin e lulishteve publike: i vetmi hotel me pesë yje i Shkodrës, pronë e familjes, ngrihet mbi lulishten kryesore të qytetit, ndërkohë që, fjala bie, kryebashkiaku aktual, Lorenc Luka, nuk i kthen Myftinisë së Shkodrës as lulishten/pronën përreth xhamisë kryesore të qytetit, por, në të kundërt, ai dhe paraardhësit e tij gjejnë hapësira publike për të mbjellë, përballë xhamisë dhe në oborrin e saj, monumentet e Luigj Gurakuqit, Nënë Terezës dhe Pellumb Pellumbit. Mbetet mister se si do ta respektojë qytetarin një person i cili qytetarit i merr pronën e përbashkët. Nuk po komentojmë pastaj të shumëpërfolurin apo rilindësin Tom Doshi.

Atëherë, përse kjo rënie?

Faktorët janë kompleks. Një pjesë janë shpjegues të mundshëm në rang kombëtar, një pjesë janë specifik shkodran.

1. Së pari, arroganca e pushtetit dhe modeli autoritar. Mbase shkodranët mund t’ia “bëjnë hallall” Berishës këtë qasje, për karizmën e tij, por Topalli nuk përfaqësonte prej kohesh shkodranët ose të paktën përfaqësonte vetëm një pjesë të tyren, megjithëse edhe kjo është e diskutueshme pasi kryeparlamentarja nuk ka fituar as në zonën e vet. Duke imituar liderin Berisha, Topalli e shndërroi Parlamentin në oborr shtëpie, ku mund të sillej e të fliste sipas dëshirës. Ndërsa pushtetin lokal dhe qendror, të aplikuar në qytetin e Shkodrës, e kishte nën kontroll të padiskutueshëm. Siç u pa, gabohej rëndë. Topalli krijoi bindjen se Shkodra, qyteti i devotshëm i PD-së, ishte pronë e kësaj partie ose, më mirë, e llumit i cili u ngurtësua pa u turbulluar – përveçse, dhe pjesërisht, gjatë drejtimit të bashkisë nga Bahri Boriçi – për 23 vite.

Ajo përfaqëson/te disa rrathë përkatësie sociale në Shkodër. Këtë ia vë në dukje analisti dhe drejtori i Mapo-s, Artur Zheji, në një artikull të 2011, kur Topalli rrëshqiste drejt vetëkënaqësisë në debatin e shëmtuar me presidentin e republikës, Bamir Topi. Shkruante Zheji: «Jozefina është gege […] dhe e manifeston me mendjemadhësi legjitime krenarinë e saj, për këtë dialekt hyjnor, të persekutuar përdhunisht për 50 vjet. Kjo gjuhë e Skënderbeut, e Nënë Terezës, e Buzukut apo Marin Barletit […] e at Zef Pllumit, e Koliqit, e legjendës Gjergj Fishta». Fjalët e Zhejit janë replikë ndaj artikullit të Henri Çili ku ndër të tjera themeluesi i Mapo-s shkruante se Topalli «i brendashkruhet një politike lokale që lidhet me Shkodrën, Veriun, ish- të përndjekurit, katolikët apo  […] një familje e madhe shkodrane me traditë». Përtej faktit se në këtë analize-replike mes Zhejit dhe Çilit i pari – sidomos pas indulgjencës kishtare si pasojë e skeçit Llakaj-Bajko mbi Gjon Palin II – bën detyrën e gardianit e për rrjedhojë analiza duket oborrtare, duhen vëne re shtresat që përfaqëson/te Topalli. Duke hequr përfaqësimin e Shkodrës dhe Veriut në rang kombëtar, në një zonë më të ngushtë ngelet feja e saj, shkodraniteti dhe persekutimi. Madje për Zhejin gjuha e Topallit është vetëm katolike.

2. E këtu dalim tek arsyeja e dytë, që është tërësisht shkodrane: polarizimi fetar i qytetit. Çili kishte të drejtë kur e quante Topallin «anti-elektorale». E forcuar nga devocioni shkodran ndaj PD-së, Topalli harroi që Shkodra as nuk është pronë e një feje partiake e as e një feje hyjnore: duke frakturuar ekuilibrat me arrogancën e Topallit, PD-ja i fali Shkodrën të majtës.

3. Arsyeja e tretë, ose kalimi nga votuesi idealist i viteve ’90 dhe i fillim viteve 2000, përmes votuesit militant, deri tek degjenerimi me votuesin mercenar, lidhet ngusht me arsyen e dytë. Në Shkodrën e Jozefina Topallit, për të gjetur punë në administratën publike të kontrolluar nga pushteti lokal dhe qendror, erdhi një kohë që CV-ja e kandidatit, përveç parave (mercenarizmi), duhej të përmbante tre kushte: 1.injoranca, reale ose jo,  pasi vetëm kështu eprori mund të drejtojë i patrazuar; 2. të qenurit banorë të qytetit, por jo shkodranë, sepse i “huaji” vuan kompleksin e inferioritetit, është më i bindshëm dhe nuk ka një klan pas vetes; 3. feja, natyrisht e kryeparlamentares.

4. Arsyeja e katërt është hipokrizia deri në nivelet e talljes apo krijimi i imagjinatës publike me ‘sikur: sikur po punojmë, sikur kemi etikën e duhur, sikur kemi plane afatgjata, sikur po ndërtojmë infrastrukturën e domosdoshme sociale, sikur po investojmë për arsimin, e kështu me radhë.

Le të marrim dy shembuj. I pari lidhet me administratën publike, konkretisht me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Shkodrës, e drejtuar prej vitesh nga Atrida Ferketi. Mbase bindja e opinionit mbarë qytetar që drejtoresha Ferketi shet vende pune në arsim me euro (5-7 mijë) është një legjendë metropolitane, por nuk na intereson fakti se sa opinioni i cili është në gjendje të drejtojë votën. Jo vetëm që lidershipi i PD-së në Shkodër nuk mori masa për ta mënjanuar këtë opinion, jo vetëm që e sfidoi votuesin me indiferencën ndaj korrupsionit në arsim, por e lejoi Ferketin të ndërtojë një pallat të shëmtuar në një rrugë pedonale, përkrah Muzeut Historik të Shkodrës (një shtëpi dykatëshe, tipike qytetare).

Edhe nëse duket ‘sikur’ po punojnë për kulturën me promovimin e zonave pedonale, në dekadën e fundit Shkodra e ka humbur plotësisht fizionominë e saj. Është shëmtuar nga pallatet asimetrike në të gjitha aspektet.

Mirëpo, kur elita drejtuese me rroga administrate ngre pallate, e kjo vazhdon për dy dekada, do të thotë që forca politike nga e cila buron kjo administratë e konsideron elektoratin e vet si turmë barngrënësish: pra, «çfarëdo të bëjmë ne, këta budallenjtë janë besnikë të partisë». Kjo është mënyrë e mirë për ta humbur votën.

Shembulli i dytë vjen nga ekuilibri i përfaqësimit social. Edhe këtu është përdorur metoda ‘sikur po i përfaqësojmë’. Topalli ishte e bindur se me koktejet tip Voltana Ademi, që vijonte teorikisht eksperiencën (bashkiake) e Artan Haxhit, dhe me qytetarët myslimanë “dem baba dem”, tip Astrit Bushati, kishte vendosur ekuilibrat. Persona të tillë, që populli i quan “pa tëmth”, kanë aftësi thjesht të kurojnë interesat personale, duke mos rrezikuar asnjëherë “filantropinë” e liderit, në këtë rast Topalli. Nga njëra, me këta “kolegë”, Topalli ka siguruar vazhdimësinë e patrazuar të lidershipit të saj në qarkun e Shkodrës, e nga ana tjetër ka krijuar iluzionin sikur përfaqësohet i tërë elektorati i PD-së së qytetit. Në teori përfaqësimi është realizuar, por në praktikë nuk është ndjerë, dhe, duke qenë se vota është fenomen praktik, pikërisht mosndjesia reale tek masa i ka barasvlerësuar zgjidhjet Bushati, Troshani, Ademi e Spahija me talljen ‘sikur’. Topalli ka pasur kohën dhe mjetet për ta nuhatur përfaqësimin tallës. Nëqoftëse nuk është në gjendje për kaq pak, nuk e kuptojmë çfarë i duhet PD-së.

5. Një arsye është mungesa e konkurrencës. Tetë vite pushtet qendror dhe dy dekada pushtet lokal, për më tepër kur postet në administratë janë transformuar në kolltukë privatë të dhënë me qera nga partia, detyrimisht kanë zbehur çdo iniciativë. Nuk është rastësi që fushata elektorale e PD-së në Shkodër ka qenë mjaft e zbehtë. Kjo parti vinte në zgjedhje e sigurt për fitoren, sepse pas dy dekadave mendonte që tashmë e kishte privatizuar pushtetin, që delegimi ishte teori e vlefshme vetëm për Perëndimin.

 

Mund të themi se Jozefina Topalli e humbi betejën elektorale në të gjitha frontet. Në një qytet ku e djathta është e shenjtë, ta detyrosh votuesin drejt alternativave të tjera nënkupton se udhëheqja, së paku, ka qenë katastrofike. Gjithashtu u dëshmua se ku të shpien personat e shtyrë në politikë, ata që postin nuk e fitojnë, por u jepet nga lart. Siç bie faji i dështimit të PD-së mbi Berishën, rënia e Shkodrës bie mbi të emëruarën Topalli. Nëse PD-ja kërkon demokraci, rinovim, shtysa për ardhje në pushtet, një nga figurat që duhet të kuptojë pensionimin e karrierës politike është Jozefina Topalli.

Comments

  • Ketu prej New-Yorkut po mendoj..Po athua shkodra paska zbatua thenjen e JUGAXHINJEVE qe : -Per inad te sime-vjeherr po shkoj e flej me Mullinxhin…

    • Sigurisht, pas shprehjes se materializuar prej LIDERES; “………………, se te thote babe”.

  • Deshtimi i Jozefines vjen sepse e ka kuptu politiken, jo me punu per popullin qe e voton, por me punu,per me dite me i thur poezi te bukura Berishes.

  • E kuptoj politiken tuaj te hapur dhe respektin (sipas meje absurd) ndaj lirise se fjales, se ketu kam pare edhe njerez t’ju shajne edhe ju si e-zan. Po do ishte mire se paku te reagonit ndaj komenteve si dy te paret. Nuk nderojne asnje faqe keto komente, po tuajen jo qe jo

  • Po perse o Branko. A mos thua se prandaj Elektorati ka vajtur te burri i nanes e nuk ka i dha voten te Djathtes ÇUDI !?

  • Cfare thua o admin se Topallin per pak e beme presidente. A mos po thua se nuk do ishte ajo nje presidente gjithperfshirese dhe gjithperfaqesuese???

  • Duket se autori hun tek ata islamokomuniste te cilet ishin mesuar qe per pesedhjete vjet te kenaqeshin me genocidin ndaj katolikeve dhe ishte mesuar qe te mos shihte asnje katolik ne drejtim te puneve. Duket keshtu se perndryshe nuk duhej te thoshte se te punesuarit duhej te kishin fene e Jozefines. Ai duhet ta dije se vetem ne tatime jane me shume se 95 % myslimane, madje shumica edhe praktikante duke e perdorur pushtetin ne tatime per dallime fetare. Per te verifikuar kete fakt, le te shohe statistikat e gjobave. Nje shembull tjeter mund ta shihni edhe tek bashkia si nga te punesuarit, po ashtu edhe nga statistikat e perfitimeve nga buxheti i bashkise nepermjet tenderave apo sherbimeve. Shkeputja e pushtetit nga njerezit dhe arroganca e pushtetareve te tipit Ferketi apo Luka eshte nje realitet qe pd duhet ta analizoje me realizem, por nese e futsni kete ne hulline fetare atehere katoliket do te kene shume argumente dhe te drejte qe te kerkojne shumecka qe atyre po ju privohet per kete shkak. Kjo sgurisht nuk do ti sherbeje as pd dhe aq me pak Shkodres. Katoliket kane qene jane dhe do te jene tolerant sepse sic edhe historia ka treguar, ata e kane dashur dhe do ta duan gjithmone Shkodren dhe Shqiperine si askush tjeter.

    • Na i sill te lutem statistikat e gjobave dhe te tenderave. Do te lutesha edhe per nje sqarim tjeter: na thuaj nje, vetem nje, monument shqipari shkodran mysliman qe politika e PD-se i ka kushtuar ne Shkoder. Nese nuk ka mysliman, nuk e di nga te dalin 95% ne tatime…
      Ne pritje te tyre, doja te nenvizoja qe ajo per te cilen ti akuzon artikullin ne fakt bie mbi ty.
      Qe ne etiketen “islamokomunsite” te promovuar nga Zef pllumi e Ardian Ndreca, per te mos shkuar me tutje, je teresisht paragjykues.
      E duke i thene tjetrit islamokomunist nuk deshmon shume tolerance katolike shkodrane. Gjithmone nese Ndreca e Pllumi nuk jane gjirokastrit.

      Keto ishin disa arsye te mundshme te deshtimit Topalli. Po aq i deshtuar eshte edhe Astrit Bushati. Pelqehen apo jo.

      Edhe meqenese ke aq konfidenca bashkikake sa te merresh me statistika, po te bej nje lutje te dyte: thuaji Lorencit se mos e spastron oborrin e Xhamise se Madhe te Shkodres nga bustet. Keshtu do te shijojme pak tolerance.

      • Admin, mos fol ma se e prish!
        Ndersa Kelmendit, kur flet per tolerancen, t’i pergjigjet vetem kesaj pyetje: Perse Keshilli Bashkiak i Shkodres nuk i kthen pergjigje pozitive kerkeses se perseritur te Myftinise Shkoder qe sheshi kryesor i qytetit, aty ngjitur me xhamine e Madhe, te marre emrin: “Sheshi Harmonia”, sikurse e ka deklaruar disa here publikisht vete Myftiu i shkodres?

    • Zotni Kelmendi… Ti ngatrron me dashje ose jo nji detaj me shum randësi. Tatimet emnohen prej Mini Fin, e falë zotit deri aty nuk ka mrrit “zonja”, jo për gja por kjo ka kênë në administrimin e Bodes.
      Nuk po zgjatem ma se mendimi âsht i cekët e nnuk vlen përgjigje ma shum….
      Mos t’hijm me rrjeshtu drejtorët e drejtorive rajonale merradhë se nuk e di se ku dalim…
      Pastruesa e shofera ke pas me shumicë, kjo âsht e vërtetë!!!!

    • O Kelmendi! Shume i fryre qenke! Po me thuj kush ka marre tendera pervec mark gjekes keto vitet e fundit nga bashkia. Me thuj se a ka ndonje gjuhadoles ne moshe madhore qe nuk asht ne administrate. Me thuj se pse vetem 1/8 e qytetit (gjuhadoli) ka marre investime sa dhjete fishi i pjeses tjeter te qytetit. Sa per tatime keni markun e para tij keni pase gjovalinin, gjoken (drite paste) etj. Sipas teje ne tatime qenkan vetem 4 katolike kurse nja 100 praktikant mysliman qe i merrkan ne qafe bizneset katolike, a jeton ne shkoder apo ku? apo je prej atyre qe sdo qe myslimanet as te ekzistojne? Thirri mendjes se jemi ne shekullin e 21 dhe deshte apo s’deshte ti duhet ta pranosh bashkejetesen.

  • Shkodren e humbi Zonja Kryetare dhe e fitoj Kolera e Kuqe.

    Pak me i/e permbajtur
    Gjeni pseudonime me prezantuese

  • Edhe nje here e-zani, nese nuk doni te filtroni komentet, keni si minimum detyre morale te distancoheni nga ato. Nuk po flas per fe, po flas per minimum qytetarie. Pseudonime dhe komente fyese per pjese te caktuara te popullates jane te turpshme

    • Ti mund te kesh perceptimin tend, qe e respektoj, por nuk mendoj se deri tani mungon qofte edhe nje minimum qytetarie. Nese ka njerez qe shkruajne me ashper, apo perdorin shprehje popullore per te ironizuar nje situate shoqerore, nuk me duket ndonje tejkalim i cdo norme qytetarie. Natyrisht, do te parapelqenim nje nivel sa me te permbajtur te menyres se te shprehurit, por nuk mund ta imponojme me detyrim ate qe duam. Midis asaj qe do te donim dhe asaj qe tolerojme ka gjithmone nje diference dhe, mendojme se mosperputhja e kufirit te tolerances midis nesh dhe teje eshte dicka normale. Une mendoj se me shume tolerance sjell me shume njerez qe diskutojne dhe kjo i sherben debatit. Por te lutem trego pak tolerance ndaj tolerances sone.
      Nuk besoj gjithashtu se eshte e nevojshme qe pas cdo komenti te rikonfirmojme vazhdimisht se fjalet e komentuesit nuk jane edhe qendrimet e blogut.
      Megjithate te falenderoj per nderhyrjen, qe besoj se, te pakten i ben me te ndergjegjshem komentuesit per te qene me te kujdesshem.

      • Me mire ta kete gabim nje anonim si “Jugaxhiu nga veriu” sesa nje kolektiv si e-zani qe ne krye te faqes ka shkruar ‘bismilah’. Po qe se gjykimi im eshte i gabuar, s’ka gje, por nese tekstet ketu (tuajat apo te komentatoreve) nuk e mbajne etikisht peshen e ‘bismilahi-t”, kjo me duket e rende. Sikur per asgje tjeter, por qofte vetem per pjesen qe kam tek ‘bismilahi” si rob i Zotit do vazhdoj te kerkoj qe te denohen apo te censurohen terma si ‘jugaxhi’ apo ‘mocalor’ e te tjera si dalin neper ca komente. O ‘bismilah’ , o ‘mocalor’, te dyja nuk rrijne bashke. Liria e fjales behet qesharake para bismilahi-t. Po ta hiqni ate fjale nga ballina e faqes, nuk kam asgje per te thene, sic nuk kam asgje per te thene kur shoh kudo neper faqe gazetash e forumesh shqiptare fyerjet e ndyra kunder kosovareve, verioreve, grekeve, muslimaneve etj. Une besoj se liria e fjales se keqe nuk mund te justifikohet as tek anonimet qe shkruajne ketu, me shpjegimin qe ata nuk jane redaksia e nuk mbani pergjegjesi per ta. Kritika eshte kritike, fyerja eshte fyerje, dallimi eshte i qarte, besoj. Robi i Zotit, per hir te Zotit, nuk lejon te fyhet askush, askund. Kaq e keni ne dore te beni per te miren e te gjitheve, te edukoni shembullin e mire, dhe kaq mund ta beni. Por sigurisht qe e dini vete dhe sido qe te veproni, do ju respektoj, se nuk kam besim te patundur qe c’po them eshte interpretimi final. Mbase qasja ime eshte e tepert dhe mbase ju keni qellim te tregoni cilet jane zerat e vertete qe vijne nga popullata. Nuk e di a ia vlen barra qerane, po gjithsesi, konsiderojeni te pakten se edhe une kam te drejte te llap po aq sa ata qe po kritikoj. Gjithe te mirat e pune te mbare.

        Je i mirepritur.
        Dhe me duket se sygjerimi yt u miratua ne praktike.
        Sidoqfte, vija e kufirit mes lirise dhe censures eshte perhere e brishte, pertej fjales ‘bismil-lah’.

  • Ka thane shkodrani: “ne daç me mallku ken thuji te hift vedi n’ qejf”. E pa dyshim kjo mbetet absolutisht e sakte per ish-perfaqesuesen e Shkodres, e cila ne takimin me studentet e Universitetit Luigj Gurakuqi gjate fushates u duk se e kishte humbur pak toruan kur u shpreh se shkencetaret, filozofet e psikologet me te medhenj jane te varfer dhe nga varferia luftojne per t’u bere dikushi.

    Tani, te themi te drejten edhe nje njeri medioker, e jo me nje studiues i ketyre fushave, do ta kuptonte gabimin shkencor qe kjo zonje ben kur konstaton kete fakt, duke ofenduar inteligjencen e intelektualeve qe ishin aty prezent, per kuriozitet, mbase te sforcuar, e jo te stimuluar nga prania e saj. Imagjinoni Aristotelin duke hap kanal per me fitu buken e gojes paradite e pasdite duke thurur teori qe do t’i mbeteten njerezimit si perla. Apo Jungun e Frojdin duke ulerit me mbush furgonat “Hajde per Viene” dhe pas pune duke pyetur veten se ku ndodhet Pavetedija apo çfare eshte Arketipi….

    Hallall ish-nenkryetare. Ke bere Bingo ate dite….me dijen tende. Ose nuk din ose ban sikur nuk din. Mendoj se ne dyja rastet keq je…

  • Ne Shkoder, sipas Besi Bekteshit : “religjioni tashmë në mënyrë të trashë, pa model krahasues dhe normal, është bërë një detyrim artistik, politik, sportiv, letrar, akademik, model i zbërdhylur i madh punësimi. (…) Tanimë nga trashëgimia e viteve të fundit të diktaturës, u formua idea e balancës idiote dhe të jashtë ligjshme religjionare. Ka prishur shumë në Shkodër kjo punë edhe pse njerëzit poshtë në fakt as që kanë probleme të tilla. Largimi i më tepër se 40% e familjeve qytetare nga Shkodra dhe ardhja e më tepër se 20.000 familjeve nga zonat rurale, prishi ekzistencën e demografisë urbane qytetare (…). Nuk i integroi kush, dhe nuk i detyroi kush, që të sillen si në qytetin multi religjionar, i cili kishte dekada që sillej kështu. Tashmë si në parti dhe në vende pune (…) bëjnë balancime idiote politike dhe në punë. Biles kur ju thoshe se “boll se po ekzagjerohen me fe” të bënin ateist!! Nuk kishte më rëndësi në Shkodër që të gjendej një djalë i mirë për drejtor por shikohej se çfarë religjioni duhet të kishte, për të balancuar numrat! Dikur bëhej vetvetiu në saj të trashëgimisë dhe dijenisë për aftësitë, tani as që futeshin dijenitë dhe aftësitë, as morali, teknicieni dhe profesionali, dhe as rekordet personale, por religjioni në balancim! Absolutisht të gjithë krahët politikë kështu. Imagjinoni kur vinin njerëz sidomos nga drejtimet e larta në Tiranë, dhe duke ju a bërë kokën sallatë në Shkodër dhe deri në Tiranë, kërkonin njëherë “një mysliman të mirë, dhe një herë tjetër një katolik të mirë” për kandidim! Biles doli moda e marrjes në drejtim të njerëzve të kryqëzuar si prind njëri mysliman dhe tjetra katolike, ose të martuar me religjione të ndryshëm. E ulën pazarin ku nuk shkonte më, duke ardhur në modele paaftësie kolosale, dhe mos shërbimi për qytetin.

    Një ndikim të keq kanë pasur dhe një dorë të vjetrish, që e dinin shumë mirë se kujt ishte faji dhe normalisht i viteve të muzeut ateist. Ato bënin biografi religjionare (si dikur komunistët biografi politike) gjithë ditën për njerëzit. Më e bukura është se disa prej tyre ose janë dëshmitarë në gjyqet e mëdha të Shkodrës kundra religjionit, ose kanë qenë aktivistë dhe me firma kundra fesë, por tashmë të konvertuar në besimtarë të lartë. Po, por bënin njësoj biografi si në kohë të PPSH-së, por kësaj rradhe me religjion. Kjo gjë e tipit “këtë mos e futni në këtë punë se janë bërë shumë katolik, ose këtë vajzën mos e emëroni këtu se janë shumë mysliman” dhe etj., etj., e bënin përditë!! Gjëra që nuk bëjnë vaki në pjesën absolute të madhe të Shqipërisë. Pra Shkodra përveç atyre jo normale që ka Shqipëria, mund ti shtojmë pa frikë edhe këtë. Por edhe pse mund të jetë administruar nga njëri krah politik, këtë sëmundje për fat të keq e ka pasur edhe krahu tjetër po politik në Shkodër. Kurse njerëzit hanin e pinin bashkë, shkonin në dasma bashkë, punonin dhe bënin qejf bashkë, i zinte uji bashkë, i lagte shiu bashkë dhe mbeteshin mbrapa ekonomikisht bashkë.

    – See more at: http://sot.com.al/opinione/eksperimenti-n%C3%AB-shkod%C3%ABr-me-muzeun-ateist#sthash.KFbXLGew.PaGGS7nD.dpuf

  • do tju them dy fjale vellezer,ne ne Kosove e kemi nji shprehje :Shkodra eshte zemra e shqiptarise dhe zemra e ISLAMIT.e gjysherit tone kur dojne me i mesu nipat me dasht Shqiperine e permendin Shkodren per keto dy aresye. Me nder tju them po kjo … e teproi, mjaft ishte per te tia pastronte tubin sales apo ndonjerit nga drejtuesit e PD, harroi ajo veten saqe doli e shau muslimanet kur tha une nuk e flas gjuhen e Haxhi Qamilit por te fishtes etj…. ,e e teproi edhe me teper qe nga 11 kandidate tete i renditi prej fese se Katolike. Edhe e fitoi prej treve te xhatin themi ne ,Te lumte SHKOder… Rrofte Shkodra, Rrofshin burrat e ndershem te saj.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *