Bekimi i qeverisë së Edi Ramës





Rrok Mirdita

E-Zani

Hyrjen e partizanëve në Shkodër At Zef Pllumi, tek Rrno për me tregue, e përshkruan si realitet të dyzuar: nga njëra anë pjesa katolike e qytetit, që, sipas klerikut të përvuajtur, u mbyll nëpër shtëpia, dhe nga ana tjetër pjesa myslimane e tëra në festë. Partizanët për Pllumin ishin sinonim i komunistëve dhe kush i priste krahëhapur, siç nënvizon ai, automatikisht identifikohej me ideologjinë. Aludimi është i qartë, por premisa e gabuar, sepse populli nuk festoi ardhjen e partizanëve/komunizmit se sa mbarimin e luftës. Fundja, nuk është për t’u turpëruar mirëpritja e partizanëve, sepse Shqipëria u rendit përkrah vendeve fituese, ashtu siç nuk është për t’u krenuar me pritjen e fashistëve apo me bashkëpunimin, që pas Konkordateve, të fashizmit dhe nazizmit me Selinë e Shenjtë.

Nuk e dimë si do ta shpjegonte At Zef Pllumi faktin që shumica e pjesëmarrësve në kryengritjen e parë antikomuniste shqiptare ishin, me logjikën e tij, ata të cilët edhe festuan hyrjen/ardhjen e partizanëve/komunizmit në Shkodër. Mjafton ky fakt për t’ia përmbysur aludimin.

Italianët thonë: «chi di spada ferisce, di spada perisce». Ja, Shkodra e tij, sot i përqafoi pasardhësit natyrorë të komunisteve, partinë që merr vota nostalgjike me listë të ngurrtë, pikërisht (edhe) nga “ana e heshtur” e qytetit të vitit 1944. Ironia është se sponsori financiar i PS-së në Shkodër, Tom Doshi (nga “ana e heshtur”), nuk e hoqi dot nga goja emrin e At Zef Pllumit gjatë takimeve elektorale. E kishte zgjedhur si frymëzues! Por ky është një detaj.

I vetmi deputet kristian-demokrat, teorikisht promovues i vlerave të krishtera, është aleat i PS-së dhe, akoma më ironike, Frroku ka marrë 4.154 në rrethin e Shkodrës, me zona që shkojnë nga 8.5 % në Temal, 10 % në Velipojë, 10. 16 % në Shalë (Dukagjin), 11.7 % në Vau i Dejës, 15 % në Guri i Zi, 28.95 % në Vig-Mnelë, 37 % në Pult (Dukagjin) e deri 52 % në Shllak (Dukagjin). Brenda në qytet ka marrë rreth 645 vota, përkundër 278 votave të kristian-demokratit aleat të Berishës, Nard Ndokës, dhe asnjëra nga këto vota nuk është marrë në qendra votimi të ngritura nga ato lagje që At Zef Pllumi i shikonte “në festë” në 1944. E vërteton trendi i lagjeve të qytetit, ashtu si ai i rrethit: partia e Frrokut ka arritur gati në votë plebishitare në Dukagjin.

Devijimi majtas i votës së vlerave kristian-demokrate, gjithmonë nëse vota nuk është vjedhur – e ne duam të besojmë lëvdatat ndërkombëtare për këto zgjedhje, duam të besojmë akademizmin e Ilir Metës, patriotizmin e Edi Ramës dhe altruizmin e Sali Berishës – përbën një tregues të pjesshëm nëse nuk analizojmë llogoren intelektuale të kryesuar nga Ardian Ndreca, Agron Gjekmarkaj, Mark Marku, ndonjë mall importi si Ndue Ukaj, e deri tek i rëndomti Kolec Traboini, apo disa dalje publike zinxhir, me listë, pas shkarkimit të gjeneral Sandër Lleshit.

Traboini, në artikullin e botuar tek Gazeta Sot, për të sintetizuar lidershipin e Berishës sjell një tregim me turq, jeniçerë, pushtues, dhunues, barbarë orientalë, e stereotipa të tjerë të kësaj natyre. Për koincidencë, kësaj here tek Panorama, një shkallë me lart se Gazeta Sot, Gjekmarkaj e krahason Berishën me «Muhamet Aliun» e Egjiptit. Janë të pafund artikujt që e “duan” Berishën si despot oriental, sikur perëndimi nuk ka njohur despotizëm dhe “doktrina pagabueshmërie”. Sipas Spartak Ngjelës, këtë opinion e ka pasur edhe at Zef Pllumi. Turku Berisha iku!

Tek analiza e Gjekmarkajt tërheq vëmendjen propozimi se «Rama mund të zgjedhë disa modele, por mund t’i kthehet edhe historisë së tij personale, kur si ministër i kulturës krijoi një bord jashtë politikës dhe administratës me në krye At Zef Pllumin, të pasuar nga Aurel Plasari dhe intelektualë të tjerë të shquar që prodhonin politikë kulturore dhe monitoronin vendimet e Ministrisë së Kulturës». Si të thuash: i kërkojmë Ramës ndonjë prift me veladon ose ndonjë tjetër me kostum e kollare. E pra, përfaqësues të tillë ka pasur me bollëk në PD-në e “turkut” Berisha. Ishte Berisha që nuk shkonte: tepër “turk”.

Por bekimi vjen nga “kollarja” e ‘Hylli i Dritës’, padyshim pena më kritike mes “kollareve”, ndaj Berishës. Fillimisht Ardian Ndreca e shndërron kryeministrin e ardhshëm në “kalorës”: «ma në fund Edi Rama e çliroi të djathtën prej uzurpatorit plak». Mirë Edi Rama na qenka “Atleti i Krishtit”, por sikur janë paradoksale dy gjëra: e para, statusi i kalorësit që i jepet pinjollëve të ish Partisë Komuniste për të shpëtuar të djathtën; e dyta, mosha e tepërt e drejtuesit nuk duhet të shqetësojë një rrogëtar të strukturave fetare, pasi Ati i Shenjtë i ka për traditë ca vite mbi Berishën, dhe askush nuk beson që shteti, të cilin ai drejton, udhëhiqet politikisht me frymë të shenjtë e jo nga një elitë akoma më e moshuar. Nga faqet e Mapo-s vjen bekimi i Ramës:

«Tashti do të shohim se çka do të jetë në gjendje me ba Edi Rama, i cili hyn për herë të parë në parlament dhe s’ka drejtue kurrë nji qeveri. Berisha asht mundue me e paraqitë në fushatën e fundit si nji zero. Unë s’e kam takue kurrë Edi Ramën dhe nuk e di nëse asht me të vërtetë nji zero. Di vetëm se edhe në qoftë nji zero ka lanë mbrapa vetes shumë zero të mirëfillta dhe ka mbërrijtë me vu përpara vetes realitetin e votave të shqiptarëve. Por edhe në qoftë nji zero, e këtu me vjen ndër mend nji shprehje e Theodor Lessing-ut i cili në vitin 1925, me rastin e zgjedhjes së Hindenburg-ut shprehej: “Ma mirë nji zero sesa nji Neron”».

Nuk mund të mos shkaktojë kureshtje fakti që drejtuesi i ‘Hylli i Dritës’ vëren komunizmin tek Berisha, dhe me komunizmin Ndreca, ashtu si mësuesi i tij At Zef Pllumi, kupton fenë islame, ndërsa nuk i duket komunist, p.sh., Ismail Kadareja, apo lideri aktual i partisë dhe i elektoratit të ricikluar komunist në PS. Ndrecën nuk duhet ta shqetësojë shumë anëtarësimi apo jo në parti, pasi Kadare ishte komunist i rangjeve më të larta se Berisha, por rritja e rolit të Turqisë në trevat shqiptare, një faj për të cilin ai ka tentuar të “demaskojë” Berishën, në forma nga më të ndryshmet, pse jo edhe duke e pritur Ramën si çlirimtar. Për llojin e Ndrecës një influencë turke do të thotë edhe fuqizim nga jashtë i faktorit mysliman në trevat shqiptare, do të thotë plotësim i nevojave ekonomike të strukturave myslimane me xhami, medrese e shoqata kulturore. E vërteta është se lloji i Ndrecës historikisht ka ndjekur interesat fetare, ndërsa bindjet politike, laike dhe nacionaliste kanë qenë dekor në funksion të fesë.

Sidoqoftë, askush nuk e ka iluzionin që Rama është idealist, ndaj pragmatizmi i tij kërkon faturë. Le të shohim në vazhdim se cili është çmimi që Rama i detyrohet prapavijës së Ndrecës.

 

Comments

  • E-zani me cudisni me saktesine e informacioneve mbi Shkodren! Nje bravo e madhe per ju, se ne pergjithesi analizat qe po verejme keto dite ne mediat e tjera jane shume siperfaqesore dhe pa pike lidhjeje me realitetin.

  • z. Mit’hat Bej Frashëri ka thënë: Mallkuar dita kur këmba e turkut shkeli Ballkanin ! hiqni syzet me gjyra religjize. te nderuar zotni te e-zani, ju jeni turq apo shqiptar? kalofshi e mir, mos i fusni shum mish dhije= thon shkodrant edhe mysliman shqiptar edhe ata te krishtere, edhe ata me prejardhje gjenetike nga muhaxhiret e turqise pas pushtimit te kalase e qytetit te shkodres , duke debuar popullaten e shkodres te krishtere dhe sjelle kolonet turq fiks ne vitin 1472. n.q.s. ke problem me kristian demokratet qe votuan pkdsh, fol shkoqur ata prap pkdsh do votopine ose ndonje tjeter qe mundet tu besojne perparimin, mos i bjer anes e anes, ne fun dte fundit nje parti ska ne dore vecse te beje perpjekjet per demokratizm te shoqerise, pkdsh besojme se do punoje per kete qe shum te tjere genjyen deri me tani.

    • Si gjithmone, eshte bere kulture e injorances tone kolektive qe te mos komentohen fjalet por altoparlanti.
      Turq apo kinez, eshte problemi yne. Lexuam disa analiza dhe nje votim, mbase edhe gabuam, por nderkohe ju ftojme
      te gjykoni mbi veprimet e faktoreve te sipercituar nga ne, e jo mbi pesona te veçante e aq me pak mbi origjinat, se
      pastaj nuk e imagjinojme ku mund te dalim.

      Do te donim te shpresonim seriozisht ne rilindjen, por nje parti qe ka per lider nje person te akuzuar per vepra te renda penale dhe qe zevendesi i tij, aktualisht neo-deputet, kerkon te behet minister per t’i zhbllokuar vellait vendin, nuk le hapesire per shprese. Do te thuash, eshte solidaritet gjaku apo vellazeror. Dakord. Por, pikerisht ketu qendron deshtimi teorik. Pra, shpesa ka lindur e vdekur.

      Sa per kultur, 26 jane familjet myslimane te Shkodres se vitit 1485, ndersa te krishterat jane me shume. Nuk eshte
      keq per per nje pushtues aq barbar!

      Emrat e te krishtereve jane:
      Marti i biri Popit, Dabzhivi, Gjurko i biri i Rados, Gjoni, Tanush Brosebi, Gjon Thana, Stepani, Dabzhiv Saviqi, Goja Ermeni, Nikolla i biri i Bogdanit, Sharofeti i biri i Velojes, Nikolla Prishli, Dimitri i vjerri i Josifit, Nikolla i biri i Veljanit, Nenko i biri i Miços, Petri i biri i Kalzes, Vuka i biri i Hlajinit, Petri i biri i Hlajinit, Juvaçi i biri i Vaskos, Andrija Brosebi, Radaçi i biri i Miles, dhe popi Stepan.
      Duke u nisur nga antroponimia mund te gjykosh ose te hamendesosh sa jane shqiptar dhe sa jane sllav. Keto jane te krishteret shkodrane post-1472. Neqoftese myslimanet aktual te ketij qyteti duhet te turperohen nga emrat islam te 26 familjeve te para myslimane te qytetit te vitit 1492, siç po tenton te tregosh ti me nje tolerance mbreselenese, nuk e dime se cfare duhet te bejne te tjeret.

      Per saktesim: muhaxhir dhe kolon nuk jane sinonime. Ose njera ose tjetra: mos i shto mish dhie.

      Kur kerkohet nga te tjeret respekt, duhet deshmuar gatishmeria e zoterimit te ketij virtyti, por kur e akuzon kundershtarin si ‘gjak i huaj’, ia ke mbyllur rruget diskutimit dhe respektit reciprok. Ne e postuam kete me nder-komentin tend jo per respekt, se sa per deshmi te injorances, te stereotipave, te deshtimit te (kunder)argumentit dhe te logjikes se llojit tend.

      Edhe dicka,
      kaq e rendesishme ishte origjina sllave sa qe edhe vete Pjeter Bogdani ne raportet e tija nuk ngurron te manipuloje origjinat per te shpikur nje lidhje me Stefan Dushanin. Ec e merre vesh kete ceshtjen e origjines etnike dhe atdhedashurise…

  • Admin mos komento me shume te lutem se per ate qe ka mendje te shendoshe e kupton, e per ate qe sheh bardh e zi s’e kemi ndermend me u ul e me vajtu per te.

    • Admin nje kompliment i sinqert ne pergjigjen me te sakte dhe me me kultur qe kam lexuar kohet e fundit,megjithese pergjigja juaj zotrise ne fjale ska nevoj per shtesa nese me lejoni desha te shtoja dhe dicka per Mit’hat Frasherin qe ka cekur shoku parafoles.A jeni i sigurte qe Mit’hat Frasheri i ka then vertet keto fjale? Informohuni me sakte,nga i ka then ato fjale nga sixhadet e viles qe i kishte ofruar Sulltani,apo nga zyra e nderuar ku kishte respektin e qeverrise se Sulltanit,apo ne prag vdekjeje nga helmi qe dyshoet se vinte nga dora Ruse?

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *