Gëzuar e për shumë vjet.





314560_217267025002036_461767175_nTë dashur miq, lexues e dashamirës të kësaj faqeje, mirënjohës ndaj Zotit që arritëm të jemi pjesëmarrës në këtë muaj agjërimi, ju urojmë përzemërsisht një muaj të begatë afrimi me Zotin, një muaj edukimi të vetes dhe reflektimi, një muaj solidariteti me njerëzit përreth nesh dhe një muaj përkujtimi të misionit tonë si halife të Zotit në tokë.

Agjërimi na kujton se është privimi i dëshirave dhe jo bindja ndaj orekseve ajo që na shpie drejt natyrës së engjëjve, është disiplinimi i kafshës brenda secilit prej nesh, ajo që na bën njerëz, halife të Zotit në tokë. Ky është një muaj ku shtohen lutjet e natës, recitimi i Kuranit, adhurimi në xhamitë – në shtëpitë e Zotit. Por mos harrojmë se i dashuri ynë, i dërguari i Zotit, Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të na tregoi se Parajsa i premtohet atij që përhap përshëndetjen e paqes, që ushqen nevojtarët dhe që falet në orët e natës.

Nga këto tre dimensione të jetës së besimtarit, një ka të bëjë me adhurimin personal – falja natën, ndërsa dy të tjerat kanë të bëjnë me marrëdhëniet tona me të tjerët: përhapni përshëndetjen e paqes dhe ushqeni nevojtarët. Le të përpiqemi që dedikimin ritual personal ta përkthejmë në të qenit proaktivë në marëdhëniet tona me komshinj e kolegë, me të afërt e me njerëz që mund të mos i njohim.

Në dritaren e faqes tonë, ku zakonisht sjellim video nga autorë të ndryshëm, kemi postuar në këtë fillim Ramazani një leksion nga Abdul Hakim Murad i Universitetit të Cambridge. Në ditët që vinë do sjellim edhe video të tjera të ngjashme e jeni të lutur të vizitoni përsëri e të na kujtoni në lutjet tuaja. Edhe njëherë, përzemërsisht, për shumë vjet ky Ramazan.

Comments

  • Ju falenderoj nga zemra jo vetem per urimin po dhe per faktin qe jeni nje website i nivele te larta akademike dhe ju ndjek shume shpesh. Do doja te fakt qe te shikoja me shume artikuj por e kuptoj qe kjo kerkon kohe dhe angazhim shtese.
    Dhe nje here faleminderit nga zemra, e selam aleikum

  • Agjerim te mbare e te pranuar te gjithe besimtareve. Zoti u dhente nur ne zemrat tuaja.
    Lus Zotin per paqe ne Siri, Egjipt, Palestine, Afganistan, Pakistan, Irak e kudo qe muslimanet po kalojne kohera fitneje.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *