I nderuar Z. Greca,

 

boston-vatraPo ju shkruaj këtë letër për të shprehur shqetësimin tim të thellë rreth disa shkrimeve të botuara në gazetën Dielli kohët e fundit, të cilat janë shumë shqetësuese për nga gjuha jo-profesioanle që përmbajnë. Po u referohem shkrimeve të mëposhtme nga Gjon Keka, por ka edhe shkrime të tjera problematike nga Fahri Xharra, etj.

Z. Greca, unë deri kohët e fundit kam qenë zv. Sekretari i Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane në NY e NJ, dhe deri dje do u kisha shkruar si zyrtar i këtij institucioni. Sot po u shkruaj thjesht si qytetar shqiptaro-amerikan, mbështetës i Vatrës dhe misionit të saj historik, i cili ndihet shumë i çuditur dhe i zhgënjyer nga gjuha e adoptuar nga hapësirat mediatike të Vatrës nëpërmjet artikujve të botuar në gazetën Dielli.

Z. Greca, si e shpjegoni ju gjuhën e këtyre artikujve, që mua dhe rrethit tim shoqëror e familjar na duket kaq shqetësuese? Çfarë do të thotë «doktrine e huaj diabolike sulltaniste»? Si e kuptoni fragmentin e Kekës «për ta vendos një çerdhe të sulltanizmi për t’i dhënë imazh oriental-islamiko-politik sipas ideologjisë së tyre të errët e demoniake vendit»? Ju duken të pranueshme fjalët «ata në brendësinë e tyre kanë shpirtin e errët të sulltanizmit dhe ideologjisë së saj islamike», «mbetjet sulltaniste e bizantine»?

Artikulli i Fahri Xharrës, pastaj, hyn në një dimension racist. Ai i referohet studimeve të një konteksti ku racizmi ishte normalitet. Vendi ku jetojmë na ka mësuar se të gjithë njerëzit janë njëlloj, përtej formës së kafkës, ngjyrës së trupit dhe origjinave.

Këto artikuj unë i lexova teksa po shfletoja gazetën Dielli në ambientet e Xhamisë Shqiptare në Garfield NJ, ndërsa po rrija me disa miq. Teksa lexoja këto shkrime të Kekës me zë, të gjithë mbetën të befasuar, jo aq nga autori, se tashmë është i afirmuar në nxitjen përçarjes dhe mllefit, se sa tek altoparlanti i Vatrës që i shpërndan këto përgjithësime dashakeqe. Të gjithë ne i interpretuam këto sulme ndaj «mbetjeve sulltaniste» dhe «ideologjisë islamike» si sulme të qarta ndaj besimit të shumicës së shqiptarëve dhe vetë kësaj shumice. Në Shqipëri nuk ka minoritet turk, e as grupime “sulltaniste”. Edhe minoritetet e vogla turke në Maqedoni e në Kosove nuk përzihen në debatet identitare të shqiptarëve, e në diskutimet rreth heronjve tonë kombëtarë.

u3_DielliMainLogoZ. Greca, ne si bashkëkombës shqiptarë mysliman, e shqiptaro-amerikane, jemi dhe kemi qenë gjithmonë mbështetës të Federatës pan-shqiptare Vatra si organizatë në të cilën deri tani jemi ndjerë të përfaqësuar. Kemi kontribuar tek Vatra aktivisht duke dhuruar para e kohë, duke marrë pjesë në aktivitete, duke mbështetur misionin tuaj kombëtar me gjithë zemër. Por këto shkrime të Diellit na shtyjnë të mendojmë se diçka e mbrapshtë po ndodh me Vatrën. Duket sikur tek Vatra po depërtojnë nga individë me frymë sektare, kryesisht anti-islame, por edhe raciste, që vetëm se mund t’ia nxijnë imazhin historik gazetës Dielli duke e perçarë Vatrën në dëm kombit tonë

 

Si mbështetës të Vatrës, si shqiptarë, si qytetarë amerikan, si mysliman, ne kërkojmë shpjegim nga ju, si kryeredaktori i gazetës Dielli dhe nga drejtuesit e Vatrës për frymën përçarëse, ofenduese dhe krejtësisht të papranueshme të këtyre shkrimeve.

 

Sinqerisht,

Armir Taraj

New York, NY

 

Comments

  • Duke qene se kjo leter e hapur eshte derguar edhe ne adrese te Diellit nga une dhe disa miqte e mij qe ndajne te njejtin shqetesim rreth retorikes ekstremiste te Diellit, do ishte mire qe kryeredaktori i Diellit te pergjigjej vete meqe shqetesimi eshte shume serioz. Por gjasat jane qe z. Greca te mos jete fort i hapur ndaj leximit te blogjeve “islamike”, prandaj pergjigjen e tij ne adrese time po e postoj une, duke qene se shqetesimi ishte publik, dhe pergjigjen e konsideroj gjithashtu publike.

    Pergjigja e tij me poshte me duket fare e papershtatshme (dhe ketu nuk po flas per faktin qe as emrin nuk ma lexon sic duhet) dhe nuk i pergjigjet fare shqetesimit tone. Ju si mendoni?

    “Zoteri Tahir! E para ju falenderoj per mesazhin qe me percillni. Se dyti do te doja qe komentet t’i beni po aty ku ajne botuar shkrimet e autoreve me te cilet ju nuk ndani te nejtat mendime. Ne kendveshtrimin tone artikujt qe ju citoni qe kane per autore bashkepunetoret tane ne Kosove dhe Tirane, nuk kane per qellim te luftojne Islamin, por ekstremizmat qe nuk jane karakteristike per shqiptaret. Dhe rryma te tilla nuk mungojne. Gjithesesi nese ju doni t’i botojme ne faqet e Diellit opinionet tuaja, ne jemi te gatshem.
    Ne mirekuptim
    Editori i Diellit
    dalip Greca”

  • Nese edhe ju jeni te shqetesuar rreth retorikes ekstremiste te Vatres nepermjet organit te saj zyrtar Diellit, ju ftoj te coni dhe ju nje leter ankese te shkurter ne adrese te tyre tek: Gazeta Dielli ;

    faleminderit

  • Pavaresisht letrave tona, vazhdojne perlat tek Dielli. Ja nje pasazh nga Fahri Xharra e botuar sot, qe citon Kastriot Myftarajn:

    Por edhe atëherë e edhe sot ,mos ishte/ është kjo një: I tillë është rasti i “bamirësit” musliman Hajredin Hoxha, i njohur si Dine Hoxha, me emrin e të cilit njihet xhamia që është në fillim të Rrugës së Kavajës në Tiranë, për shkak se ai dhuroi truallin për ndërtimin e saj në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar.

    Studiuesi shqiptar nga Kosova, Halim Purellku, vitin e kaluar ka botuar një libër, për të cilin ka përdorur ndër të tjera edhe të dhëna të nxjerra nga arkivat e Beogradit. Në këtë libër jepen fakte se Dine Hoxha ishte agjent i paguar i Beogradit. Sipas arkivave serbe Dine Hoxha ka marrë para dhe armë nga serbët në disa raste. (Halim Purellku, “Zona e pushtimit jugosllav në Shqipëri: 1918-1921”, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë 2012, f. 118-120).

    Halim Purellku jep edhe referencat e plotë nga arkivat e Beogradit në serbisht. Referencat që dhashë më lart janë vetëm disa prej atyre që jep Halim Purellku. Në 1920, kur dibranët i dhanë ultimatum duke e kërcënuar me asgjësim, Dine Hoxha bëri sikur i shkëputi lidhjet me serbët, por koha tregoi se kjo nuk kishte qenë e vërtetë.

    Është sa ironike aq edhe domethënëse që xhamia e njohur si më radikale islamike në Shqipëri, çka është ajo e Rrugës së Kavajës, është vepër e një agjenti serb! Kështu i donte dhe i do demonologjia e Serbisë shqiptarët, radikalë islamikë, ashtu që serbët t’ ia paraqesin shqiptarët Europës si rrezik të madh.

    Dine Hoxhës tashmë i kanë bërë edhe një këngë lavdëruese, por që nën dritën e të dhënave arkivore fiton një konotacion sarkastik: “O kush është Dinia gjithkush e di e/Burrë i mençur zemërstuhi e”. Tashmë gjithkush e di se cili është Dine Hoxha: agjent i Serbisë, falë pareve të së cilës u tregua bamirës dhe na la në mes të Tiranës xhaminë radikale.(Kastriot Myftaraj)

    See more at: http://gazetadielli.com/sikur-tishte-dija-gjalle/#sthash.vXqeXhtX.dpuf

  • Keshilla e pare qe mendoj se i duhet bere Diellit, eshte kujdesi per te treguar nje minimum profesionalizmi, pike se pari, madje edhe shume me pak, nje minimum shendeti mendor, e njerezilleku. Nese nje gazete qe pretendon te mbaje emerin e Diellit, denigron duke iu referuar per fakt Kastriot Myftaraj, ajo ka rreshqitur ne suaza te psikopatise mediatike, qe e ben aq pa vlere, sa edhe per te mbeshtjelle buken.

  • Armir ty bravo qe reagon e me kete tregon se nuk ke humbur shprese tek shqiptaret. Ti kthehemi ekstremizmit. Ekstremismi sic adresohet ne artikujt ne fjale nuk qellim te adresoje ekstremizmin por te beje propagande dhe me kete rast propaganda ‘kunder ekstremizmit’ behet duke sjelle si autoritet Kastriot Myftarajn qe celebron vrasjen e viktimave te Oslos dhe genocidin e Sebrenices.

  • Edhe dicka, heres tjeter qe shkon ne New jersey tek xhamia vlen tu hoxhallare e keshillit qe nuk meritojne pozicionin qe kane mare se keto reagime duhet te ishin isntitucionale, per me teper qe keto xhami qe ti permend nuk kane munguar as te mbeshtesin Vatren financiarisht.

    • e biseduam me hoxhen e xhamise faktin se duhet te ishte vertet xhamia si institucion qe te reagonte, por sic mund ta dish, xhamia ka nje hoxhe te mire por nje bord jo-funksional qe nga njera ane i dhurojne Vatres $100,000 por nuk jane ne gjendje te dallojne se kur u cenohet besimi e identiteti i tyre nga vete gazeta e kesaj organizate, te cilen ndoshta as marrin mundimin ta lexojne, pervec ndonje numri ku ata vete permenden ne ndonje shkrim si personalitete te komunitetit 🙂

      • Me vjen keq po kur nuk I mbush mendjen bordit te xhamise pse kerkon ti mbushesh mendjen qeverise. E hoxhen per ti shpjegu keto pune xhematit e kemi e jo te dorezohemi pa u bere as perpjekja

        • Qeveria ndoshta interesohet per qytetaret se fundja na perfaqeson. Bordi i xhamise fatkeqesisht se ke perfaqeson e se kush i voton nuk e di. Prap se prap e gjith kjo pune sikur me nxjerr nje eeehhhh… te madh nga gjoksi.
          Institucione perfaqesuese nuk kemi por shyqyr qe kemi qoshen tone te vogel tek Ezani ku te bisedojme e debatojme.

  • Ndoshta duhet te reagojme edhe tek qeveria shqiptare e tek avokati i popullit derisa Vatra se fundmi mori $100,000 nga parate e taksapaguesve shqiptare nepermjet kryeministrit Berisha me rastin e 100-vjetorit te saj si organizate. Jam i sigurt qe Berisha e Totozani nuk do lejonin kurre qe parate e taksapaguesve shqiptare te shkonin per te financuar retorika te tilla urrejtje-nxitese, apo e kam gabim?

  • Drita e di se jemi akoma ne 1912…..ska faj s’ka ec hic kalendari ndaj Armir une mendoj qe me mire se sa shkrime te hajrit tek e-zani apo kudo tjeter te mos lodhesh te shkruash letra personave qe as i marrin parasysh. Jam me idene qe nuk e ben me te mire nje njeri nese jeton jashte ne Amerike apo kudo. Mendoj qe shqiptaret qe jetojne ne amerike se pari duhet te dalin nga ato kater mure ne te cilat ane vendos ikonat e trashegimise iliro-pellazge qe vazhdon me ate kristiane edhe te jetojne si njerez te lire jashte paragjykimeve dhe legjendave qe farketojne ne ate gazete.

    Fakti qe kjo gazete pre informacion nga lloj lloj njerezish nga Shqiperia dhe kosova pa bere nje fare filtri tregon se sa te emancipuar jane diaspora.

    Ne fund edhe pse veprimi jot eshte per tu lavderuar pergjigja e Dalipit eshte per te ardh keq sepse duket qe eshte perifrazimi i shprehjes “me ka cu baba me la gojen”.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *