Tortura në ligjin islam





Po lexoja një artikull të një studiuesi të Universitetit të Harvard, Baber Johansen, (Signs as Evidence: The doctrine of Ibn Taymiyya and Ibn Qayyim al Jaëziyya on Proof) për doktrinën ligjore të Ibn Tejmijes dhe Ibn Kajim (Zoti tregoftë mëshirë për të dy) dhe ndesha në këtë pasazh që vendosa ta përkthej (në një përkthim të lirë e jo të menduar si përkthim akademik). Pasazhi është interesant për faktin se flet për toturën në doktrinën e shkollave Suni dhe të bën të mendosh për realitetin ligjor të shumë vendeve muslimane sot.

Shkruan Johansen:

tumblr_m8ypkwENlQ1rb2th4o1_500Pikërisht ngase fjala e dëshmitarëve dhe palëve të tjera është ngahera ‘informacion ambig,’ zgjedhja e lirë e përmbajtjes nga ata që flasin në gjykatë dhe njohja dhe pranimi i pasojave legale janë kushte të nevojshme për vlefshmërinë.

Të katër shkollat juridike të Sunizmit kanë formuluar doktrinën e tyre të evidencës dhe të torturës në bazë të principit që tortura juridike nuk është një mjet i ligjshëm dhe i besueshëm për të përcaktuar të vërtetën e fakteve.Një konfesim i marë me forcë është i papranueshëm dhe i pavlefshëm.

Vetëm Malikitë devijojnë nga nga ky princip i përbashkët.Qysh prej shekullit të nëntë, shumë prej juristëve të tyre të rëndësishëm justifikuan aplikimin e torturës në bazë të reputacionit të të akuzuarit. Doktrina e tyre përbën një referencë të rëndësishme të doktrinës që formëson subjektin e këtij artikulli.

Qëndrimi dominant i shkollave të tjera të Sunizmit është që tortura është e papranueshme në gjykatën e kadiut. Një kadi që nxjer një konfesim duke përdorur forcë dhe ekzekuton të akuzuarin në bazë të atij konfesimi i nënshtrohet sipas Hanefive talio dhe sipas një doktrine strikte e probabilisht asnjëherë të aplikuar, dënohet ai vetë me vdekje.

Përgjatë tre-cerekut të parë të shekullit të trembëdhjetë, kjo përbënte një dallim të madh midis ius commune evropiane dhe doktrinës klasike të ligjit Suni. Teksa ius commune, qysh prej fillimit të shekullit të trembëdhjetë e më tej njohu torturën juridike si një instrument për investigimin juridik të rasteve, doktrina dominante e ligjit klasik islam gjykon torturën juridike si mëkat dhe shkatërrim kriminal i besueshmërisë së dëshmisë, një akt që i pamundson kadiut, gjykatësi që aplikon normat e fikhut, përdorimin e elementit më të rëndësishëm në bazë të të cilit ai mund të bazojë gjykimin e tij.

Teksa torutura e dëshmitarëve luajti një rol të rëndësishëm në ligjin romak dhe praktikën ligjore evropiane të mesjetës së vonshme, tortura e dëshmitarëve është e panjohur në doktrinën legale islame.

 

 

Comments

  • Pershendetje Admin,

    Pasazhi i perkthyer eshte shume interesant dhe tregon per epersine e Ius-it islam mbi ius commune e asaj kohe. Do ishte me teper interes sikur te kishim mundesi te pakten ta lexonim ne anglisht dicka me shume. Perkthimi ne shqip do te kerkonte shume pune.

    Te falenderoj e pune te mbare

    • Faleminderit Toni. gjithsesi perkthimi nuk kishte per qellim te sillte ndonje krahasim midis dy sistemeve ligjore. Per te bere nje gje te tille do duhej me shume se nje paragraf dhe do duhej nje qasje ca me komplekse se sa ne evidentime epersie.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *