Besnik SinaniGazeta Koha Ditore në Kosovë e më pas Tema në Tiranë kanë botuar këto ditë një artikull të z. Baton Haxhiu ku autori sjell në vëmendjen e publikut shqetësimin që rrjedh nga retorika e disa figurave fetare të Kosovës. Ky shqetësim nuk është i ri për publikun dhe median kosovare, por mënyra se si është trajtuar vazhdon ti kontribuojë konfuzionit se me cfarë kemi të bëjmë.

Shkruan: Besnik Sinani*

Nuk ka studiues seriozë sot të Islamit në Perëndim që mos ketë refuzuar dualitetin: Islam i mirë vs. Islam i keq, për arsyen e thjesht se këto prezantime reduktive nuk na thonë në fakt asgjë për fenomenin që adresojnë. Por ky nuk është problemi kryesor në mënyrën se si po trajtohet problemi i ‘Islamit të keq’ në Kosovë.

Z. Haxhiu flet për ‘Islamin radikal,’ ‘xhihadistët,’ ‘wahhabist-ët,’ thotë se ‘Islami radikal është i qartë!’ dhe drejton gishtin nga Shefqet Krasniqi, si ilustrim i gjithë këtyre të ligave. Gjithësa thotë autori është përsëritje e sa është thënë më parë për figura fetare si Shefqet Krasniqi, por problemi qëndron në faktin se termat përdoren për të qartësuar koncepte e për të identifikuar fenomene. Këto terma janë pikantë, por nëse hedhim sytë nga përdorimi që i bëhet atyre prej studiuesve do shohim që përdorimi i z. Haxhiu është keqinformues. Kushdo të jenë problemet me retorikën e Shefqet Krasniqit, ajo nuk përkon me karakteristikat qoftë të ‘Islamit radikal,’ të ‘xhihadizmit’ apo të ‘wahhabist-ëve.’

Ndërkaq është e mirënjohur nga studiues të ‘wahhabist-ëve’ apo të Arabisë Saudite si qendra e tyre, se nuk është e vërtetë që nuk pranojnë ndarjen e fesë nga shteti: në fakt ‘wahhabist-ët’ predikojnë mos-marrjen me politikë dhe bindjen ndaj autoriteteve shtetërore. (Shiko për shembull studimet e Madawi Rasheed të Kings College, Londër).

Më tej z. Haxhiu, këtë mos-njohje imagjinare të ndarjes së fesë nga shteti e identifikon njëkohësisht si të burojë nga ‘themeluesi i Islamit’ si dhe të jetë ‘ide fashiste’ dhe kjo nuk i kontribuon aspak kthjelltësisë për atë që po shkruan, por i kontribuon gjuhës së urrejtjes fetare duke quajtur idetë e ‘themeluesit të Islamit’ si ide ‘fashiste.’

Këto lloj shkrimesh do të shtojnë dozën e tensionit mediatik dhe në të kundërt me qëllimin e medias për të informuar publikun ato i shërbejnë në fakt keqinformimit. Ato i shtohen dhe legjitimojnë një retorikë dezinformuese kundra Kosovës që kërkon të krijojë frikëra për Kosovën si bazë e marshimit anti-evropian të radikalëve të al-Kaidës. Nëse kjo do ishte e vërtetë, do të ishte mungesë përgjegjësie mos-ngritja e alarmit, por kjo nuk është e vërtetë dhe është për të ardhur keq që gazetarë kosovarë i kontribuojnë kësaj propagande dashakeqase ndaj Kosovës.

Por kjo nuk do të thotë që retorika e udhëheqësve fetarë si Shefqet Krasniqi nuk është problematike si formë e një konservatorizmi dhe reaksioni moralist, që në vend të sjelljes së vlerave fetare në sferën publike – çfarë mund të jetë qëllimi i predikuesve si z. Krasniqi – kanë shërbyer të margjinalizojnë diskursin fetar dhe t’i bëjnë të ndjehen të huaj e të largët ndaj xhamive shumë prej myslimanëve të Kosovës. Ka shembuj që tregojnë që kjo lloj retorike nuk i ka shërbyer ligjërimit publik në Kosovë, por humbësi i vërtetë duket të jetë kauza që këta ligjërues fetarë ashtu si të gjithë predikuesit fetarë kërkojnë t’i shërbejnë: sjelljes së fesë në jetën e njerëzve përreth.

*Autori është kontribues i një kapitulli mbi Shqipërinë dhe Kosovën në volumin Shar’ia in the West të Leiden Univesity Press.

Comments

  • Muzike e njohur kjo e radikalizmit ne Kosove. Eshte folur e sterfolur kjo teme ne Shqiperi, derisa tani ka dale nga moda. Pas disa vitesh do te dale mode dhe atje. Vec, deri atehre, njerez si Batoni kujdesen qe pasojat e nje percarjeje te mundshme te jene sa me te medha, sic edhe eshte injektuar kjo ne Shqiperi. Por perpara se te flasim per Islamin radikal te disa njerezve pa shume mend e vizion, te flasim pak per radikalizimin antifetar, injektimin e urrejtjes dhe percarjes nderfetare, prej lidereve te opinionit publik, sic jane Baton Haxhiu, Imer Mushkolaj, e me rradhe.
    Por problemi me i madhe per ne jane hoxhallaret si Krasniqi, e aq me keq ata si Irfan Salihu, qe nuk kane kuptuar aspak trendin e ndryshimeve shoqerore qe kane ardhur dhe diskursin e tyre e kane huazuar nga nje bote qe ka perenduar me kohe, erresimin e se ciles vetem keta nuk e shohin. Per sa kohe hoxhallaret nuk do te jene perditesuar me ndryshimet shoqerore e kulturore, per te gjetur ilacet e nevojshme per keto kohe, do te vijojme te kemi hoxhallare qe sot ngjajne me shume si mjeket popullore, qesharake perballe mjekesise moderne.

    • Irrituese eshte se keta tip “mjekesh popullor” i ftojne rregullisht ne zemren ku jane çuar perpjet arritjet e “mjeksis moderne”, bash ne Evrope. Smundja eshte me komplekse, por sidoqofte qerthulli mjek pacient dinamiken me te forte e merr nga ai i pari dhe aty duhen adresuar drejte çeshtjet.

    • Eshte komplet lufte e humbur, per arsyen e thjeshte se muslimanet kontroversiale ushqehen nga shtypi, i cili vazhdimisht u ofron nje platforme per t’u diskredituar. Muslimanet kontroversiale (nuk po i quaj ekstremiste, se shpesh nuk jane) do fitojne lojen ne fund, nuk ka rendesi nese humb gjithkush tjeter prej muslimaneve. Dmth ne momentin qe opinioni publik vazhdimisht komunikon vetem me ta, permes shtypit, me cdo deklarate apo performance proplematike te tyre, urrejtja ndaj xhamive dhe xhematit shtohet, shtohet edhe represioni simbolik apo i formave te tjera kunder xhematit, dhe pastaj reaksioni i xhematit kanalizohet dhe merr ze – nga e para – permes po atyre qe krijuan premisen per represion.

      Keta muslimanet kontroversiale nuk e kane ndjeshmerine apo ndershmerine qe te pengon te behesh gaz i botes, me injorancen, brutalitetin, provokimet e tyre te llogaritura per te shkaktuar skandal dhe urrejtje. Po nuk shkaktuan urrejtje ndaj muslimaneve, nuk vertetohet skema e tyre qe muslimanet urrehen. Jo per ta mohuar se ka urrejtje ndaj muslimaneve, se ka boll, por puna eshte kur kerkohet me cdo kusht qe te provokohen pika te reja dhe te rregullta kontroversie ne shoqeri, per ceshtje qe nuk jane fare fetare, sa interpretime kulturore apo politike nga gjysem-analfabete, si kontroversia e fundit per ‘festimin e betejes se Kosoves’.

      Duke qene se muslimanet ne pergjithesi, si komunitet fetar, jo si individe, nuk kane prezence ne publik per nisma kulturore apo humanitare, rruga e vetme per te fituar vendje eshte permes kontroversise. Shkruaj nje komunikate provokative, organizo nje miting me flamure turq, dhe e ke te sigurte se do dalesh ne faqe te para, do flasin per ty ‘analistet’, politikanet e ne fund fare asnje gjemb nuk te hyn ne kembe personalisht. Rendesi ka ta besh ne menyre te vazhdueshme, te shtosh dozen e kontroversise rregullisht, te prodhosh alienizim dhe urrejtje te fresket anti-muslimane ne shoqeri, te delegjitimosh dialogun dhe bashkejetesen e perditshme te xhematit me shoqerine, dhe kur dasia te jete bere gati-etnike, te kesh tepruar si interlokutori i vetem, sepse sic e thame, nuk ke ndjeshmerine apo ndershmerine e duhur per te mos qene cinik

      Ajo qe arrihet n eproces e siper, eshte ideja se ti po lufton per te drejtat e muslimaneve, po ‘mbron Islamin’ – s’ka gje se ne fakt thjesht shkrove nje komunikate, dhe s’ka gje se praktiken e Islamit e mbron kushtetuta, ligji dhe jo Fejsbuku.

      Produkti me i shpejte i kesaj strategjie ne fakt eshte distancimi i gjithnje e me shume muslimaneve te xhamise (harroi muslimanet jopraktikante) nga figura, sjellje apo nisma islamike, sepse keto perdite e me shume identifikohen me kontroversine, urrejtjen. Por mjeshtrave te kontroversise nuk iu plas shume, se ata e quajne veten elite me te vlefshme se rajate e xhamive, ose sekt, pra, qe me perkufizim nuk mund te kete meshire per te ndryshmit.

      • Fatkeqesisht muslimanet sot drejtohen nga njerez qe vijne nga shtresat me te uleta te shoqerise, te paarsimuar, te pakulturuar, te paafte te njohin e kuptojne shoqerine ku jetojne. Klasa e prijesve fetare eshte fatkeqesisht promovuese e nje akulturimi primitiv te shoqerise muslimane. Te paafte per tenjohur zhvillimet shoqerore, per ti kutpuar ato dhe per ti trajtuar me kujdesin dhe vemendjen e duhur, te paafte per te kuptuar gjithashtu qellimet themelore te sheriatit dhe per te bere dallimin midis parimeve universale dhe elementeve kulturore lokale me te cilat Islami vishet ne planin aplikativ, kjo klase hoxhallaresh, ka thelluar ne menyre te frikshme hendekun kulturor midis muslimaneve dhe pjeses tjeter te shoqerise.
        Ne keto kushte, paaftesine e saj per te qene e sukseshme ne thirrjen fetare, ne afrimin e njerezve tek feja, perpiqet ti shuaje komplekset, duke ua hedhur fajin te tjereve. I gjithe diskursi armiqesor kunder medias, shoqerise, kufrit, liberalizmit modernizmit etj. buron, jo nga ndonje vizion i qarte sociologjik mbi to, por si rezultat i nje procesi kompleksiv, i cili kerkon te mbroje sedren e lenduar te njeriut qe nuk e qasin ne shoqeri. Me e keqja eshte se keta mbajne peng te gjithe xhematin ne komplekset e tyre dhe kete frustrim ua ushqejne turmave qe u shkojne nga pas.
        Ne kete linje, veshet e tyre jane te shurdhert ndaj cdo kritike. Cdo perpjekje per ti ndricuar e per tu treguar realitetin, e shohin si agjitacion, per te prishur fene, si nje aktivitet qe, ose u sherben qarqeve anti-islame, ose qe ka rene viktime e modernizmit. Keta njerez kane humbur drejtpeshimin dhe cdo njeri normal, e shohin si te infektuar nga moderniteti. Kjo lloj kulture ne fakt, eshte fiks ajo cfare kerkojne te gjithe qarqet qe vertete duan ta largojne Islamin nga jeta shoqerore ne Shqiperi. Hoxhallaret po i sherbejne me se miri ketyre qarqeve, me paditurine e tyre.

      • Mendoj se eshte urgjente hapja e forumeve alternative islame ne Kosove si e-zani ku te paraqitet fytyra qytetare dhe e kulturuar e Islamit e ku mediat te mund te gjejne interlokutore te kualifikuar per te diskutuar ceshtje te islamit e fese ne Kosove, qe te mos shterohet perfaqesimi i islamit me ata 5-6 hoxhallare qe deri tani po tregohen fare te paafte te komunikojne sic duhet me shoqerine e gjere.

  • ajo qe po ndodh ne Kosove tani eshte identik cfare ndodhi ne Shqiperi ne vitet 90, kur si kombinim i paaftesise se klerikeve lokale, zellit te tepruar dhe te paperputhshem te misjonareve te huaj arabe, dhe nje fushate te koordinuar mire ne media e politike kunder islamit, u arrit qe islami te nxirrej jashte mode e te behej te dukej i huaj per vete banoret muslimane. Kjo eshte nje katastrofe, qe nese ne nuk shpenzojme cdo gram energjie qe kemi per ta parandaluar, do ta vuajme per vite e dekada me vone, plus do shkaktoje largimin e sa e sa njerezve te mire nga Islami.
    Pergjegjesi me te madhe se kjo nuk di te kete ndonje xhemat.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *