gazeta_dielli_31_mars_1922_9_20120329_1593463973E-zani ka botuar para pak ditësh një letër që Armir Taraj i dërgonte botuesive të gazetës Dielli dhe drejtuesve të Federatës Panshqiptare “Vatra” të komunitetit shqiptar në SHBA. Z. Taraj shprehte shqetësimin se Dielli është duke i hapur udhë qendrimeve radikale antimyslimane e duke i fryrë urrejtjes fetare mes shqiptarëve. Ai e mbështet këtë duke iu referuar dy shkrimeve të kësaj gazete, njërit të z. Gjon Keka dhe tjetrit të z. Fahri Xharra, të cilët përmbanin nota të forta islamofobie të shprehur në terma të tilla si: «doktrine e huaj diabolike sulltaniste», «për ta vendos një çerdhe të sulltanizmi për t’i dhënë imazh oriental-islamiko-politik sipas ideologjisë së tyre të errët e demoniake vendit», «ata në brendësinë e tyre kanë shpirtin e errët të sulltanizmit dhe ideologjisë së saj islamike», «mbetjet sulltaniste e bizantine», etj.

Z. Taraj nuk ngurron të shprehë gjithashtu se komuniteti mysliman shqiptaro-amerikan ka qenë kontribues i Federatës Panshqiptare “Vatra”, botuese e gazetës “Dielli”, duke mbledhur të ardhura e duke kontribuar me aktivitete në të mirë të zhvillimit të komunitetit shqiptar në SHBA. Por sipas tij këto shkrime të Diellit po i shtyjnë myslimanët në SHBA të mendojnë se “diçka e mbrapshtë po ndodh me Vatrën” dhe duket sikur tek ajo po depërtojnë “individë me frymë sektare, kryesisht anti-islame, por edhe raciste, që vetëm se mund t’ia nxijnë imazhin historik gazetës Dielli duke e përçarë Vatrën në dëm kombit tonë”.

Në përgjigje ndaj z. Taraj, kanë mbërritur dy letra nga editorët e Diellit, të cilët mohojnë të kenë ndonjë qëllim kundër myslimanëve, dhe se shkrimet e botuara prej tyre godasin vetëm ekstremizmat e çdo lloji. Ata nuk ngurrojnë të ftojnë z. Taraj që idetë e tij kundër shkrimeve t’i përcjellë në gazetën Dielli, duke qenë të hapur për diversitetin e pikëpamjeve në këto çështje.

Në fakt, nuk është e qartë se çfarë kuptojnë botuesit me ekstremizëm. Në njërën prej letrave tek ekstremizmi futet edhe shamia e vajzave myslimane, madje e justifikon qendrimin e tij me ligjet e Ahmet Zogut, që, për kulturë, kanë lidhjen me ferexhenë e jo me shaminë. Kjo tregon paqartësinë e editorëve të gazetës mbi çështjen që duan të trajtojnë apo, edhe më keq, lidhjen tendencioze të shamisë me mbulesa të tjera. Me të drejtë, z. Taraj, në përgjigjen që kthen më pas, duke shprehur se edhe vetë është kundër ekstremizmave, vë në dukje teprimin nga ana e tyre që përcaktojnë shaminë si ekstremizëm, aq më tepër kur jetojnë në një vend si SHBA, ku liritë fetare dhe më specifikisht, mbajtja e shamisë është e garantuar. 

Vlen të theksojmë se kjo gjuhë, edhe në mos qoftë e qëllimshme, nuk i shërben aspak gjithpërfshirjes së pretenduar nga Vatra për komunitetin shqiptar në SHBA. Në pavarësi prej letrës, gazeta Dielli ka botuar një shkrim të Fahri Xharrës, ku autori i referohet një sharlatani si Kastriot Myftaraj për të dhëna historike – i njohur si një nga speciet më të papërgjegjshme të gazetarisë shqiptare, që jeton duke fyer e shpifur -, si dhe një krijimi letrar të dobët Haki Stërmillit. Në dy linja paralele, midis letërsisë dhe historisë, autori mbërrin në realitetin e sotëm, duke na ofruar një realitet të fantazuar.

Shkrimi kërkon të tregojë sesi sot vajzave myslimane u mohohet shkollimi në këmbim të ferexhesë. Mes të tjerash, autori nuk ngurron që pa asnjë fakt, por thjesht me hipoteza dokumentesh, të akuzojë Dine Hoxhën – një klerik patriot i njohur në histori për rolin e rëndësishëm në çështjen kombëtare – si agjent i shërbimeve sekrete serbe, duke bërë lidhje më tej midis këtij fakti dhe ekstremizmit të njerëzve që sot falen në xhaminë që mban emrin e tij, në Rrugën e Kavajës. Sipas tij, “ekstremizmi” tek xhamia e Dine Hoxhës buron nga lidhjet agjenturore që vet Dine Hoxha ka pasur me serbët 100 vjet më parë. Nga një hamendësim i pafaktuar autori krijon një bindje, dhe prej këndej bën një lidhje logjike gjimnastikore duke njollosur me një akuzë fanta-shkencore një komunitet të tërë. Duke parë më pas edhe vetë që kjo nuk përtypet e ka lënë gjithçka të mjegullt, duke e marrë thjesht si një “fakt domethënës”, si një ironi të fatit.

Nuk di sesi mund të quhet normale kjo. Të paktën për hir të profesionalizmit editorët e Diellit duhet të frenojnë anekdota të tilla, që do të mund të qendronin vetëm në faqen e humorit. Nuk di sesi mund të merret për bazë me seriozitet një shqetësim shoqëror mbi realitete konkrete, që ngrihet mbi një krijim letrar! Nëse do të mbeteshim këtu, shkrimi mund të lexohej për t’u argëtuar me fantazinë e autorit, e për t’u gajasur me lidhjet që bën, por duke parë gjuhën e urrejtjes dhe efektet shoqërore që prodhon gjërat bëhen fatkeqësisht serioze dhe shqetësuese.

Nuk besojmë se niveli i të kuptuarit në lidhje me këtë problematikë ka rënë kaq poshtë në gazetën Dielli sa të mos kuptojë se gjuha e urrejtjes forcohet vetëm duke vënë në pah mollët e kalbura të tjetrit. Nuk besojmë se editorët e Diellit nuk e kuptojnë se urrejtja ndërfetare nuk ka për t’u futur duke sulmuar fenë e tjetrit, në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ajo prodhohet gjithmonë duke vendosur në pah ekstremistët e palëve, ndërsa tenton të fshehë kokën si struci mes sofizmave që pretendojnë formalisht korrektesë etike. Ekstremizmi prodhohet gjithmonë duke denoncuar një ekstremizëm tjetër. Retorika kundër ekstremizmit islamik ka prodhuar kudo antagonizëm fetar dhe asgjë tjetër. Të vetmit përfitues nga kjo retorikë janë vetë esktremistët, të cilët janë bërë faktor vetëm nëpërmjet akuzave të tilla që u bëhen.

Nëse e duan atdheun tonë, nëse duan t’i shërbejnë shoqërisë shqiptare, ashtu siç shprehen, editorët e Diellit duhet të shqetësohen nga gjuha e urrejtjes dhe dhunës së verbër, nga mllefi antifetar, kryesisht antimysliman, i prodhuar në blogosferën shqiptare, e cila po merr dita-ditës përmasa të frikshme. Duhet kuptuar se kjo gjuhë dhe këto ndjenja të forta përçarjeje burojnë pikërisht nga shtimi dhe shumfishimi i madh i një retorike të tillë që kërkon të gjejë e të godasë ekstremistë nga kampi i fesë tjetër, si i vetmi mjet për ta bërë atë fe të urryer tek lexuesit. Edhe në qoftë formalisht në rregull, Dielli duhet të kuptojë se dashje pa dashje po i shërben një klime minuese të bashkëjetesës mes shqiptarëve, dhe ky është dëmi më i madh që mund t’i bëhet shoqërisë dhe kombit.

Në fund, vlen të përshëndetet qëndrimi i Naum Priftit, i cili është distancuar nga këto shkrime.

Më poshtë po sjellim letërkëmbimin e z. Taraj, me personat në fjalë, pa botuar, letrën e parë të z. Taraj, të cilën e kemi përcjellë më parë.

Përgjigjia e z. Dalip Greca

Zoteri Tahir! E para ju falenderoj per mesazhin qe me percillni. Se dyti do te doja qe komentet t’i beni po aty ku ajne botuar shkrimet e autoreve me te cilet ju nuk ndani te nejtat mendime. Ne kendveshtrimin tone artikujt qe ju citoni qe kane per autore bashkepunetoret tane ne Kosove dhe Tirane, nuk kane per qellim te luftojne Islamin, por ekstremizmat qe nuk jane karakteristike per shqiptaret. Dhe rryma te tilla nuk mungojne. Gjithesesi nese ju doni t’i botojme ne faqet e Diellit opinionet tuaja, ne jemi te gatshem.

Ne mirekuptim

Dalip Greca

***

I nderuar z. Armir!

Jam me shume se sa i shqetesuar nga mesazhi juaj kunder Diellit dhe bashkepunetoreve et saj. Ju po shtroni pyetjen se cfare po ndodh me Vatren dhe Diellin. Asgje nuk po ndodh. Vatra eshte gjitheshqiptare dhe me vjen keq per shqetesimin qe ngrini ju. Une i kam marre shkrimet e Gjon Kekes dhe te Fahri Xharres si shqetesime intelektuale gjithekombetare. Jam kunder cdo lloj ekstremizmi, vecanerisht fetar. Komb dhe Fe duhet te shkojne dore per dore. Per ne shqiptaret e ndare copa copa ne trojet tona, nje pjese te pushtuara, Kombi eshte Feja Kombetare, te tjerat ne sherbim te Tij! Secili eshte i lire te besoje ne Fene qe ka per shpirt, ndersa ndaj Kombit jemi te gjithe sherbestare. Nuk e kuptoj se si shpaloset Flamuri turk ne veprimtarite fetare dhe mungon ai Kombetar shqiptar. Nuk jam per kthimin tek mbulimi i femrave myslimane sepse vete feja myslimane e ka kapercyer kete “ndeshkim” qe ne kohen e mbretit Zog. Gjithesesi ne shenimet e juaja sqaruse ka ofendim te padrejta ndaj autoreve te shkrimeve. do t’ju lutesha, qe te mos e paragjykoni Gazeten Dielli.

Sinqerisht

Editori

***

Letra II e z. Taraj

Me vjen keq zoteri por une nuk po percjell mesazh kunder Diellit dhe bashkepunetoreve te tij. Une thjesht po shpreh shqetesimin tim ndaj retorikes islamofobe qe Dielli ka vendosur te percjelle. Gjithashtu une u kam shtruar disa pyetje serioze dhe ju kam kerkuar shpjegim, por ju nuk po jepni asnje shpjegim konkret. Ju vetem se permendni se jeni kundra ekstremizmit dhe jeni per komb e fe. OK, shume bukur, ashtu jam dhe une. Por c’lidhje ka kjo me retoriken fyese e ofenduese te Xharres e Kekes? Nuk arrij ta kuptoj si luftohet ekstremizmi duke sulmuar fene islame ne cdo rresht […]?

Sa per shamine, me vjen keq por kjo nuk ju takon ju te gjykoni mbi te. Ajo eshte e drejte kushtetuese e femrave besimtare qe ka te beje me lirine e besimit, dhe ju si editor i Diellit ju takon vetem ta respektoni ate zgjedhje fetare ashtu sic pretendoni qe te tjeret te respektojne bindjet tuaja fetare apo jo feare. Ta quani shamine “ndeshkim” eshte nje fyerje e re qe po na beni […]. Dhe si qytetar i Amerikes ju duhet t’ju vije turp qe dilni kundra lirise fetare te bashkekombasve tuaj myslimane, kur ne kete vend ju keni rastin te mesoni nga afer sa bukur lulezon shteti laik me lirine fetare krah per krah, kur femrat me shami nuk diskriminohen as ne shkolle, as ne pune, as ne administrate, dhe i gjen deri ne Shtepine e Bardhe fare natyrshem. Cfare ju shqeteson tek shamia islame? […]

Gjithe te mirat, 

Armiri

***

Pergjigjja e z. Naum Prifti

I nderuari zoti Armir Taraj

E lexova me kujdes shkrimin tuaj “Ankese rreth disa shkrimeve te publikuara te Dielli”

dhe jam plotesisht dakord me mendimin tuaj. Shkrime te tilla nuk pajtohen me synimet e Federates Panshqiptare Vatra, e cila ne kanunoren e saj ka shprehur qarte qellimin e saj, te bashkoje shqiptaret e diaspores, per te miren e atdheut meme, pavaresisht nga perkatesia fetare. Vatra e ka per detyre te ruaje karakterin atdhedashes, larg perpjekjeve te disa individeve per te kultivuar perçarje fetare, urrejtje a denigrim per nje fe, cilado qofte ajo, nen masken e patriotizmit. 

Desha t’u ve ne dijeni se une nuk jam me Sekretar i Vatres, qe nga Kuvendi i fundit i Vatres mbajtur me 26 prill 2013, kur u zgjodh kryesia e re. Kete detyre shoqerore e kreva per tetembedhjete vjet me radhe, duke dhene kontributin tim. Tani qe arrita nje moshe te respektuar, deshiroj t’i kushtohem letersise dhe botimeve te doreshkrimeve te mia. 

Kam qene kurdohere miredashes ndaj feve te tjera qe gjallojne ne Shqiperi, si nga shoqeria qe kam patur, po ashtu edhe ne shkrimet e mia […].

Per shkrimet qe permendni as qe kisha dijeni, derisa lexova komentin tuaj, me te cilin bashkohem plotesisht.

Ruaj kujtimet me te mira nga takimi i organizuar ne Manhattan me rastin e promovimit te librave te te perndershmit Imam Vehbi Ismaili, me te cilin kam patur korrespodence dhe e çmoj per meritat e tij atdhetare dhe letrare.

Me nderime, 

Naum Prifti

 

Comments

  • Fatkeqesisht per ju, ka edhe njerez me dy fije mend qe e kuptojne qe retorika dhe ekstremizmi qendron tek ju dhe shkrimi juaj.
    Publikimiet e dy intelektualeve shqiptare shkruajne qarte qe jane kundra cdo lloj ekstremizmi, dhe thjesht me kete fjali duhet te mbyllni gojen dhe madje ti bashkoheni, por jo, ju na nxirrkeni edhe nje “aksiome” qe anti-ektstremizmi prodhoka ekstremizem te krahut tjeter. Ja qe ia keni futur kot, thellesisht kot. Iu keshilloj te lexoni libra shkencore, qe se paku te kuptoni ato qe shkruani e te mos beheni qesharake.
    Wahabizmi fatkeqesisht ka vene nen kthetra Kosoven dhe eshte gati ta shqyeje dhe si perher po e ben pak nga pak. Ne Iliride, ka kohe qe wahabizmi ka fituar, tani po shperndaheni ne diaspore dhe tentoni te hyni ne Shqiperi. Rruges se ndyre te wahabizmit duhet ti ruhet cdo shqiptar, dhe musliman, jo vetem shqiptar por kudo ne bote.
    Njerez fetare qe fusin sic beni ju hundet ne politike bejne nje mekat te madh, vete feja dhe politika jane nje cift kurveror, dhe ju thjesht i nderzeni me shume.
    Nuk me vjen keq per ju apo aq me pak habi, e di qe wahabistet paguajne mire, lezecem, dhe me e bukura dine si te shplajne trurin, qe mesa duket iu ka ndodhur. Me vjen keq se jeni bere pedofile fetare duke sulmuar femijet dhe te rinjte me ekstremizem oriental, duke e shoqeruar me pak frike sa per shije. Receta juaj eshte tunduese, normalisht keshtu jane ato recetat diabolike.

    E gjithe kjo beteje “intelektuale” behet per ju, te rinjte dhe pleqte, jeni ju me te ndjeshmit dhe me te vuajturit e Shqiperise Etnike sepse jemi ekomikisht keq, te pasigurte, te kercenuar, dhe jane pikerisht te kundertat e ketyre qe wahabistet ofrojne. Por mos harroni te dashur wahabist se jo i gjithe populli per frike te dhelpres do shkoje tek ujku per siguri, por besoj se do jeni te lumtur te merrni nje pjese te tij, duke i bere robotet tuaj trushplare.
    Edhe dicka..shqiptari ka nje zemer, ajo nk rreh shume fort kur shqiptari eshte keq ekonomikisht, i pasigurte dhe i kercenuar, por nje dite, qofte pas nje brezi ajo ka per te rrahur aq forte sa do te thyeje cdo zinxhir ideologjik qe iu mbillni.
    Sigurisht qe do te thoni qe nuk jeni wahabist, do te ishte idiote te thoni kete, duke pare qellimet tuaja.
    I bej thirrje cdo vellai musliman shqiptar te lexoje rreth rrezikur te wahabizmit apo wehabizmit si e ka i uruari!!!! Zoti qofte me ne!

    • Cifti politike-fe eshte kurveror, thoni ju, dhe fajin e shihni tek besimtaret qe po fuskan hundet ne politike. Do ishte mire kete keshille t’ua jepnit gazetave politike, qeveritareve e politikaneve qe te MOS FUSIN HUNDET NE FE. Nese ata shohin punen e vet, edhe ne shohim tonen.nese ngucin, mos t’u vije e hidhur pergjigja. Nese ndonje hoxhe apo prift shkel ligjet e shtetit, shkelja e tyre nuk luftohet me gazeta, as me artikuj, as me fjalime politike, por me polici. Nese nuk ka shkelje te ligjit tek fetaret, pse gjithe keto zhurma per fene? Nese ka shkelje, ku eshte policia? Nese nuk ka asnje shkelje ligji nga fetaret e besimtaret, A KA MUNDESI TE MOS E PERMENDI FENE E TJETRIT? Ashtu ju lutem, e mos e zgjasni. Ose ka, ose s’ka probleme me ligjin, llafet pastaj nuk i hyjne askujt ne xhep. Si vishet Meremja e si vishet Maria, si e mban mustakun Gjoni e si e rruan mjekren Aliu, nuk jane pune per askend pervecse per ta. Nese njerezit e politikes fusin hundet ne fe, fillojne e na japin mend si duhet te mendojme e si te sillemi, kur nuk po shkelim asnje ligj te vendit, atehere eshte detyre t’u themi LARG HUNDET E NDYRE NGA PUNA IME. Kaq bace.

  • Spo te them me lexu shume, se nuk dukesh nga nahija e atyre njerezve qe dine te lexojne, por per te qartesuar dy tre koncepte elementare mbi vehabizmin, lexo te pakten kete shkrim te botuar ne kete faqe: http://www.e-zani.com/2013/07/19/radikalet-e-baton-haxhiut-dhe-problemi-mediatik-i-hoxhallareve/
    Duhet te dish qe kjo faqe ku ti po shkruan, eshte nje forum kritik ndaj vehabizmit dhe nuk ka asnje lidhje me gjithcka thua. Ndoshta per “patriotet” si ty, nuk eshte gje e madhe t’ia fusesh edhe kot, per hir te atdheut, sic ben, bie fjala edhe Fahri Xharra.
    Megjithate, ja ta shohim njehere kete pune. Cfare ka per qellim Fahri Xharra kur thote «ata në brendësinë e tyre kanë shpirtin e errët të sulltanizmit dhe ideologjisë së saj islamike»? Me thuaj ku flitet ketu per vehabizmin? Askund. Flitet vetem per Islamin, per “ideologjine islamike”.
    Po krahasimi midis shkolles dhe shamise, ne nje kohe kur sot vajzat me shami po luftojne per te shkuar ne shkolle, por shteti “perparimtar” laik nuk po i le?
    Po si nuk gjeti nje fjale te mire per Islamin Fahri Xharra ne vrerin e vet kundra “radikalizmit”?
    Po referencat “shkencore” per kapacitetet e medha te kafkes shqiptare, qe tregojne superioritetin racor te races sone “ariane”?

    Ekstremisti ketu eshte Fahri Xharra, qe kerkon te luftoje nje fe, fene e shumices se shqiptareve, ne emer te trilleve psikopatike megalomane qe i gjallojne brenda kafkes se madhe shqiptare. Keto jane ide raciste, antishqiptare genocidale. Keta lloj speciesh, duken partizane te zellshem te kombit, por ata i vene kombit kushte, perndryshe behen armiqte me te medhenj te tij. Kushti i tyre eshte konvertimi fetar, dhe kesaj enderre te mbrapshte i kane kushtuar jeten.

    Por nese Fahri Xharra dhe Dielli qenkan kunder te gjithe ekstremizmit, perse nuk e gjeten te arsyeshme te thone nje fjale per ekstremizmin katolik, qe sot eshte me i karikuar se kurre? Hidhi nje sy faqeve si Zemra Shqiptare e simotrat e saj dhe shiko se cfare mllefi e urrejtjeje patologjike skizofrenike po kultivohet ne zemrat e tyre te zbrazeta. A nuk e shqetesojne keto lloj patologjishe gazeten Dielli dhe Fahri Xharren, por e shqetesokane disa vajza qe kane vendosur te vendosin shami mbi krye?
    Ne fund, eshte naivitet i madh te mos kuptosh se kjo retorike, prodhon urrejtje ndaj Islamit, e gjithashtu edhe faktorizon ekstremistet. Me thuaj se kush jane hoxhallaret me ne mode te ketyre koheve te fundit ne Kosove. Pikerisht me te sulmuarit nga media, Shefqet Krasniqi dhe Irfan Salihu. Nese nuk kupton se gjuha e Fahri Xharres prodhon polarizim dhe urrejtje fetare, eshte mjerim per ty dhe asgje me shume.

    • D nuk shpenzon njeriu kaq kohe per t’ju pergjigjur nje komenti si ai me lart… Normalisht ai koment nuk ka vend as ketu, por le te jete si ilustrim se me cfare niveli kemi te bejme.

  • Sa komike.
    Wahabizmi u mbeshtet nga Saudet per te marre pushtetin politik, por fillmisht duheshin çliruar nga Porta e Larte, pra nga sulltani. E jane te miredokumentuara perpjekjet e Mehmet Aliut te Egjiptit kunder kesaj levizje armike te sulltanit.
    Ec e merri vesh tani Fahriun, Gjonin e replikuesin e mesiperm qe duket i stervitur nga banalitetet e faqeve tip Dardania, forumi kosovar i cili e kishte ne mision shpikjen e rrezikut arab ne Kosove, dhe faqja Zemer shqiptare.
    Aq vite sa kane aktivitek keto, ndonje idiot e prodhojne.

  • Veç ndarjeve politike nepermjet klaneve te rrezikshme ekstremiste te interesave,veç ndarjeve krahinore e cila nuk mungon ne mentalitetin Shqiptar, po merr permasa te llahtareshme edhe ndarja e perçarja fetare. Ekstremistet po shkojne edhe me larg se ne mesjete. Nuk ma merr mendja dhe nuk shoh askund nder Shqiptare “Islamofobi” siç pretendohet, ajo eshte “Sulltanofobi” “Radikalofobi”. Mohimi i Gjergj Kastriotit si hero kombetar, i Nane Terezes si humane pa dallim feje e besimi ne misionin e saje, demtimi i monumentit te Idriz Seferit si “pinjoll” katolik, nuk sjellin revolte vetem tek “Vatra” “Dielli” etj, por tek çdo njeri qe ka gjak Shqiptari, pavarsisht nga religjioni.

    • Sic po e sqaron mire dhe D me poshte, ata qe po e shkelin parrullen e Vaso Pashes, thelbin e religjionit civil te kombit, jane pikerisht ata qe e quajne Islamin ‘sulltanizem’, dhe katolicizmin e barazojne me shqiptarizem. Ketu fillon problemi.

      Ajo cka na mban bashke, ajo cka na ben te njejte si te krishtere, edhe muslimane, edhe ateiste, eshte SHQIPTARIA

      Per te qene shqiptare, na mjafton kultivimi i lidhjeve te mira me njeri-tjetrin, solidariteti, levrimi i kultures dhe gjuhes, dhe jo ndonje fe e caktuar. Kurse ata qe fyejne besimin e tjetrit duke e quajtur besimt te sulltaneve apo te turqve, duan me zor ta tehuajzojne islamin, ta shpallin joshqiptar. Duke vendosur keshtu fene si kriter te kombesise. Qe ne vend te Vaso Pashes te ndjekim Loro Caken.

      Ata qe bejne thirrje antifetare qe njerezit te kthehen ne “fene e te pareve”, barazojne katolicizmin me paganizmin, se ky i fundit ka qene besimi i vertete i te pareve tane. Por paganizmi ne fakt eshte feja e vertete e ekstremisteve. Koncili i Dyte i Vatikanit e njeh spiritualitetin musliman si te vlefshem, si te drejtuar kah Zoti i Vertete, prandaj keta qe e fyjene besimin tone musliman nuk po ndjekin mesimet e kishes. Keta jane heretike e jo katolike.

      Skenderbeun po perpiqen ta cmitizojne perdite fundamentalistet fetare, duke e quajtur hero te krishterimit dhe kryqetar kunder muslimaneve. Ose do ta nderojme te gjithe Skenderbeun si burre qe na frymezon rezistencen kunder pushtuesve te huaj, ose DO T”UA FALIM TE HUAJVE, duke u thene merreni se ky eshte hero i juaji kunder shumices se shqiptareve muslimane.

      Zgjidhni e merrni

  • Perpiqu te kuptosh mire se kush po i fryn percarjes.
    Percarjes nuk i fryn ai qe diskuton mbi rolin e Skenderbeut, por ai qe mbjell urrejtje midis grupeve shoqerore. Ne Shqiperi sot po zhvillohet nje kryeqezate e rrezikshme kunder Islamit dhe kjo po krijon urrejtje qe eshte ne dem te madh ndaj kombit. Hidhi nje sy faqeve Zemra Shqiptare, Revista Derini, Dardania, apo edhe politikes se ulet qe bejne gazeta si Ekspres, ne Kosove e 55 e Mapo ne Tirane. Te gjitha keto po mbjellin klimen e percarjes dhe urrejtjes fetare, duke u fryre ne vesh njerezve, per te urryer fene e shumices se kombit.
    Mohimi i Skenderbeut nuk fillon tek muslimanet, por tek ata qe duan ta perdorin Heroin Kombetar, jo per kombin, por per interesa te ulta misionariste. Keta jane munafiket e kombit, hipokritet qe e maskojne ekstremizmin e tyre fetar me heronj te rreme. Nese jeni patriote dhe mendoni se kombi eshte mbi te gjitha (kjo ne fakt nuk eshte kusht, por nejse), atehere bejeni kombin te hapur ndaj te treja feve dhe mos ua mbyllni deren shumices. Nuk ka politike me antikombetare sesa ajo qe kerkon te perjashtoje nje pjese te ketij kombi, duke e gjymtuar ate e duke e reduktuar tek nje grup i vogel. Nese Skenderbeu eshte hero kombetar, mos e vishni me petka fetare, sepse ne kete menyre e keni rrezuar nga gjithperfshirja. Duke e shnderruar heroin kombetar ne hero fetar, katolikocentriket jane te paret qe kane mohuar Skenderbeun, duke vendosur kusht fene per te qene shqiptar. Kjo politike i ndan shqitparet ne shqiptare te dores se pare dhe shqiptare te dores se dyte, duke dashur qe vetem katoliket te duken si shqiptaret me meritore per kombin e tyre, ndersa muslimanet te vijne ne nje plan te dyte. Ne keto kushte, natyrshem qe do te kete reagime prej muslimaneve, dhe ka prej tyre qe reagojne ne menyre nihiliste. Normalisht ata nuk kane perse te pranojne nje hero te katolicizmit, pasi nuk i perkasin kesaj feje.
    Shume katolikocentrike, po kerkojne te krishterizojne kombin dhe figurat kombetare dhe natyrisht kjo krijon kundereagim. Nese Skenderbeu eshte hero kombetar, ai duhet te jete hero mbareshqiptar, jo hero i axhendave qe synojne konvertim masiv te shqiptareve. Shume muslimane, duke e ndjere veten te perjashtuar nga simbolet kombetare, natyrshem kerkojne mjete te tjera identifikimi. Natyrisht kjo nuk eshte gje e mire, por, ama perpara se te akuzosh pasojen, denonco shkakun.
    Prolemi ketu nuk qendron tek reagimi, por tek ngaterrestaret qe perpiqen te fusin kontrabande katolicizmin tek simbolet kombetare. Kjo eshte veprimtaria me e madhe antikombetare qe po behet sot ne Shqiperi, dhe Dielli e kushdo qe i thote vetes patriot, duhet ta denoncoje ashpersisht, e jo te rrije e te merret me pasojat, qe ne fakt jane dukuri periferike tek muslimanet shqiptare.

  • Letra ime e dyte ndaj Diellit ku une mundohem te faktoj se Keka me shoke nuk po shqetesohen per “ekstremizmin islamik” por e kane problemin me vete islamin:

    Z. Greca,

    Faleminderit per pergjigjen.

    Me vjen keq por duket se ju nuk e keni kuptuar sic duhet shqetesimin tim. Mua nuk me intereson fare te pergjigjem ndaj autoreve te ketyre shkrimeve sepse keto shkrime jane te turpshme, absurde, dhe krejt te padenja per nje gazete serioze te komunitetit shqiptaro-amerikan sic pretendon te jete Dielli. Ju nuk i jeni pergjigjur kerkesave te mia dhe besimtareve te tjere per sqarim:
    Na thoni ju lutem cfare do te thote z. Keka, dhe nepermjet tij ju qe e botoni me “mbetje sulltaniste”? Po “mbetje bizantine”? Po “për ta vendos një çerdhe të sulltanizmi për t’i dhënë imazh oriental-islamiko-politik sipas ideologjisë së tyre të errët e demoniake vendit” cfare do te thote? Cfare eshte kjo ideologji e erret demoniake te ciles i frikesohet autori? Kur Keka thote “ata në brendësinë e tyre kanë shpirtin e errët të sulltanizmit dhe ideologjisë së saj islamike” a nuk po sulmon ai islamin e shqiptareve? Apo “ideologji islamike” ka ndonje kuptim tjeter jashte islamit te cilin ne nuk e dime? A mundet ju lutem te na sqaroni se cilin rrezik keni menduar se po ballafaqoni kur i keni botuar keto shkrime? Ndoshta une dhe miqte e mi besimtare e kemi gabim, ndoshta ka vertet grupe te tilla te erreta “sulltaniste” te cilet une nuk i njoh, por ju nuk po na sqaroni se kush jane keta grupe. Mendoj se eshte obligimi juaj profesional te sqaroni lexuesit dhe anetaret e komunitetit rreth ketij qendrimi redaksional qe keni marre duke i botuar keto shkrime pa nivel, e per me teper shume problematike. Eshte gjithashtu obligim i Vatres te sqaroje qendrimin e tyre te shfaqur nepermjet vendimeve redaksionale te Diellit.

    Ka kohe qe njerez pa nivel sulmojne islamin e muslimanet shqiptare lart e poshte ne internet me akuzat me cinike e absurde te mundshme, duke na sulmuar pafytyresisht si “mbetje turke”, “mbetje osmane” (tani dhe “sulltaniste” sipas Kekes), “kolone turq”, “pushte turq” etj etj. Por eshte nje shok i vertete kur sheh se kjo retorike e ulet periferike ka gjetur vend ne faqet e nderuara te nje nga gazetave me te vjetra ne shqip, Diellit. Na vjen keq qe keni zgjedhur te bashkepunoni me njerez problematike si Keka e Xharra qe kane vite qe sulmojne Islamin e muslimanet neper forume elektronike si famekeqja zemrashqiptare.net etj.

    Shikoni se c’thote Keka tek zemrashqiptare: “Perandoria babrare otomane erdh si pushtues në njërën dorën Kuranin e në tjetrën shpatën” duke e bere Kuranin, librin e shenjte islam pjese te simbolikes se pushtimit osman. Dhe me poshte ai vazhdon: “xhamitë sulltaniste të ndërtuara në kohën e perandorisë barbare otomane ” duke i kthyer xhamite e shqiptareve muslimane, te themeluar nga veta ata per nevojat e tyre fetare e shpirterore ne “sulltaniste”.
    http://www.zemrashqiptare.net/news/id_32182/Gjon-Keka:-Pozicioni-i-lumtur-i-kombit-shqiptar.html?skeyword=gjon+keka
    Ne fakt shkrimi i mesiperm eshte botuar dhe tek Dielli.

    Ne shkrimin tjeter Keka vazhdon me mbetjet turke e sulltaniste: “e pesta sepse ai dhe shpirti i tij i fuqishem eshte tmerri ne syte e turqeve dhe mbetjeve te tyre,
    e gjashta sepse ai eshte lider, strateg dhe personalitet mbikohor i perjetshem ,ai nuk vdes edhe pse kete e duan turqit dhe mbetjet sulltaniste,
    – See more at: http://gazetadielli.com/pse-po-sulmohet-personaliteti-i-gjergj-kastriotit/#sthash.haDXPcJT.dpufhttp://gazetadielli.com/pse-po-sulmohet-personaliteti-i-gjergj-kastriotit/

    Keka vazhdon me “sindromat sulltaniste” ne shkrime te tjera: Me falmur të mohimit dhe të servizmit vetëm sa shkatërrohen të gjitha shtyllat që mbajnë një komb ,prandaj shqiptarët si komb nuk duhet pritur orët e rrezikut ,ai duhet të qëndroj zgjuar që t’i dëboj këto vese dhe sindrome sulltaniste nga trupi i saj http://www.zemrashqiptare.net/news/id_31708/Gjon-Keka:-Mileti-si-penges%C3%AB-e-identitetit.html?skeyword=gjon+keka

    Se cfare nenkupton Keka me “ideologji sulltaniste”, teme e cila pershkon gati krejt shkrimet e tij, ai e verteton me kete pasazh “Ndërsa me pushtimin e shqipërisë nga perandoria barbare otomane ajo menjehër hodhi farat e saj ideologjike, pasi i kishte kthyer me dhunë një pjesë të shqiptarëve ne islamizëm si dhe pasi kishte gjetur edhe individë te llojit të Judës tradhëtar të cilët më pas bënë karrierën(si vezir, jeniçer,komandantë të ushtrisë turke si lloji Ballaban Pashës) e tyre të errët dhe të kalbur ideologjike karrier kjo e cila do të shkruhet më mbishkrimin e tradhëtisë dhe demonizmit. Menjëherë pastaj filloj dhe u ndërtuar së pari xhamit pastaj shkollat ku mësohej abc turke për ata që i kishin kthyer me dhunë dhe fëmijët e tyre, në ato shkolla mësohej për ideologjinë sulltaniste, për sulltanët dhe për vargjet e kësaj ideologjie që duhet bërë ata që mësonin aty. Dhe ky ishte stadi i dytë i asimilmit nga ai i pari i konvertimit me dhunës në islamizëm. Ndërsa i stad i treët i shlyerjes së ndërgjegjës kombëtare tek ata ishte edhe ndërtimi i kolegjeve islamike të llojit të kalifit që mësohej jo vetëm për ideologjinë sulltaniste,por edhe për historinë e perandorisë barbare otomane, për lufëtarat e saj për marrjen e konstantinopojës, ndërtimit të xhamive ideologjiko-politike si dhe për urrejtjen ndaj të krishterëve shqiptarë duke mbjell kështu farën e urrejtjes dhe vrasjes në mes vete. Duhet potencuar këtu se pas shembjes së perandorisë barbare otomane ajo ndikimin e humbi te ajo mas por la veset dhe farën e ideologjisë që kishte mbjell si dhe vllavrasjes për kufij arash dhe për idetë e ndryshme. ”
    http://www.zemrashqiptare.net/news/id_31487/Gjon-Keka:-Shqiptar%C3%ABt-i-shp%C3%ABtoi-instikti-i-vet%C3%ABruajtjes.html?skeyword=gjon+keka
    Ketu duket qarte se Keka me ideologji sulltaniste nenkupton fene islame, pra ate qe shqiptaret paskan mesuar pasi jane konvertuar “me dhune” ne islam, e kane filluar te shkojne neper xhami e medrese.

    Zoti Greca, une mund t’ju sjell sa e sa shembuj te tjere te marrezirave te Kekes me shoke nga zemrashqiptare.net, ku ata jo pak here dalin hapur fare ne sulm ndaj islamit e shqiptareve muslimane e madje bejne thirrje per dhune e per gjenocid ndaj shqiptareve muslimane (“pushteve te turkut” sipas mendjeve te tyre te semuar).

    Edhe njehere iu bej thirrje ju dhe Vatres per reflektim e per distancim nga kjo retorike islamofobe urrejtje-nxitese e cila ne fund te fundit eshte anti-shqiptare sepse percan kombin tone ne baza fetare.

    Me respekt,

    Armir Taraj
    New York

  • Dielli vazhdon me shkrime anti-islame, ky ketu nga data 15 Gusht http://gazetadielli.com/ezani-dhe-kallashet/

    nga Bekim Rexhepi/

    Ka shume njerëz ne bote qe mëngjesin nuk e gdhijnë dot pa kafe, e për koincidence viteve te fundit edhe shqiptaret e Kosovës dot nuk mund ta gdhijnë ditën e tyre pa Ezan e pa Kallashë.

    Me duket se çdo njeri qe e ka mendjen e freskët, me kulturë ka me kenë gjykues se ky është një artikull qe i ngjan një pamfleti kaq revoltues, qe duhet me i dhanë një te shtyme të domosdoshme me e qu ne kuvend, e me e bë ligj shqetësimin e tanë njerëzve.

    Ezani i xhamive bane konkurrencën e vet, se kush po bërtet me larte dhe më me çjerrshim. Sikur ne ketë vend nuk ka njerëz qe punojnë dhe qe duan qetësi gjate natës, për shkak te punës gjate ditës. Hiq me mire nuk është as me krismat e kallashëve, ku nuk di sa ka te vije se ka po shkojnë plumbat. Nga kush po gjuhet? Krismat e vona janë vetëm mallkim i ri. Krisma për ditëlindje, për matura, për syneti, për fejesa, për martesa, për ahengje, për magjistratura, për doktoratura, për dhe pa lidhje, e bash pa lidhje krismash kudo.

    Është e dukshme se gjendja sociale e popullatës ka një reflektim negativ ne zhvillimin e kulturës. E edhe rendja dhe nënshtrimi i vetëdijes ndaj formave degraduese ne shoqërinë shqiptare gjithnjë po behet edhe me miratimin e tmerrshëm te politikes. Ky nënshtrim rritet edhe me tepër nga fakti se sa me shume qe shtohet presioni i forcave degraduese qe infiltrohen nga sensasiviteti i jashtëm dhe i brendshëm. Ky lloj spektakli konsiston te shfaqet sa më me shume agresivitet qe të mund të marri gjithçka nga aparenca e dobët e shtetit ligjor, i cili ose kotet mbi ligje ose e nënçmon vetveten nga mundësit ligjore. Shteti ligjore është dhe do te mbetet baza me integruese ne bashkuesin e vendeve te civilizuara.

    E ankesat janë te shumta, e sidomos të njerëzve qe vijnë nga mërgata, ata çuditen se si një vend me një kushtetute sekulare nuk arrin dot te përçoj rregulla legjislative ne vend. Vendi i tyre, dukshëm është larg nga vendet ku ata bëjnë jetën dhe punën e përkohshme, as perse afërmi nuk përmbush pikëpamjet e tyre perëndimore. Evropa për shqiptaret e Kosovës edhe për vet ta do të duket e largët.

    Ata e pranojnë me vet dhimbje se Evropa nuk duhet ti pranoj shqiptaret në Evropë, me gjithë stadin e te arriturave te deritashme, ato te arritura janë të pamjaftueshme dhe ata vet po tregohen akoma me shume te pamjaftueshëm për te qene evropian. Ne vet nuk po i ofrohen Evropës, dhe mbase edhe evropianet nuk kanë nevoje qe ne te jemi me afër tyre.

    Me ezanë e xhamive deri ne kupë te qiellit, e me krisma kallashësh ore e qase, Evropa gjithsesi ta ve mat dhe ta përmbyll lojën e integrimit.

    Integrimi nuk është dhe nuk duhet perceptuar si lëmosh politike ekonomike e asnjë vendi. Me ketë lloj kulture britmash e krismash nuk ka Evrope, Evropa do te mbetet një ëndërr edhe për ne ashtu siç është për Turqinë.

    15-08-2013

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *