0,1020,808604,00Fitim Dika

Së paku ky është titulli që ka vendosur revista më e madhe evropiane, Der Spiegel, në lidhje me zbulimet e fundit në arkitekturën e disa prej xhamive në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Iran dhe Turqi.

Deri më sot shumë nga dekorimet brenda xhamive janë dukur si punime normale dhe mbase si punime që nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë. Por kjo tezë mund të vlente deri para 30 vjetësh, kur matematicienti britanik, Roger Penros (1974), zbuloi disa dizajne të ndryshme me fraktale dhe nga dega e quasi-kristaleve. Ky zbulim ua lehtësoi dy studiuesve nga Havardi, Peter Lu dhe Paul Steinhardt, që të shohin se punimet në disa xhami të ndërtuara gjatë civilizimit islam dhe osman të kishin të njëjtat punime si zbulimet e vetëm para 30-vjetëve.

Më poshtë keni një video nga universiteti i Havardit për këto objekte kulti dhe njëkohësisht disa foto nga këto dizajne, ku tregohet sesa e vështirë është ajo “shkarravitje” që ndodhet në këto ndërtime. Xhamia më e afërt me këto cilësi ndodhet në Bursa të Turqisë, e quajtur Xhamia e Gjelbërt (1421).

Comments

  • Nuk ka ndonje gje te keqe ne vetvete nje lajm kulturor si ky, po leximi komplikohet pak kur e ve ne perspektive me sa e sa habere te ngjashme perdite ne media muslimanesh (Ibn Asadi ka shpikur ashensorin para Isak Njutonit, profesoret e Universitetit te Ingeltonit kane zbuluar se synetlleku parandalon SIDA-n etj.). Sikur titulli te mos kishte qene me i gjate se teksti qe titullon, ndoshta do ishte parandaluar qe ky lajm interesant te lexohej me nota partiake gare shpejtesie te tipit “para 500 vjetesh, turqit kane qene 500 vjet perpara”. Po a nuk do ishte logjike te mos preokupoheshim pa nevoje as me sukseset teknologjike (etj) para 500 vjetesh te arabeve e turqve, apo as me prapambetjen teknologjike (etj) 500 e ca vjecare te po ketyre, te cilat na shtyjne ne lexime te tilla apologjetike? Nuk besoj se ndonjeri eshte mysliman per inat ose per llogari te arabeve ose irlandezeve, e po ashtu nuk besoj se besimi apo identiteti kulturor yni ketu ka lidhje me sukseset apo deshtimet e irlandezeve apo pakistanezeve. Feja qe na ben besimtare, eshte e Zotit, kurse qyteterimi qe na ben te qyteteruar, eshte i te gjtheve, afrikane ose europiane, 500 vjet me pare, ose me pas.
    Racistet, ata qe besojne se qyteterimi e zhvillimi i perket vetem nje ‘race’, ata qe luajne me lajme e fotografi mjerimi nga Bota e Trete per te vertetuar tezat e tyre cnjerezore, ndoshta kane nevoje te lexojne pak histori, te shohin sesi qyteterimi eshte nje projekt i madh, mijeravjecar bashkepunimi midis njerezish te te gjitha ngjyrave e feve. Vetem se me duket qe sforcime si te ketij titullit me siper, te futura vend e pa vend si publicitet ne mes te filmit, shprehin nje si ankth, dhe jo detyrimisht ndonje kritike dinjitoze ndaj injorances dhe harreses, kritike e cila me duket se eshte qellimi kryesor i sjelljes se ketij lajmi ketu. Racizmi ndaj joeuropianeve, brenda te cilit kerkojne te perfshijne edhe muslimanet shqiptare, luftohet vetem me dinjitet dhe madheshti, jo duke u futur ne lojen e replikave me fotografite dehumanizuese dhe lajmet tendencioze nga Lindja, te mediave ekstremiste, me te cilat racistet kerkojne te ilustrojne kafsherine e vet.

  • Partout,
    Lexo me qarte dhe mos u bej intelegjent me zorr. Titulli eshte i gazetes me serioze gjermane “Der Spiegel”, dhe te kesh dicka kunder titullit eshte dicka absurde.

  • Meso te sillesh para se te besh vete me zorr si inteligjent. Nese tjetri ka nje mendim ndryshe nga ty, makar ndryshe edhe nga Der Spiegel, eshte per tu respektuar.
    Kupto perspektiven nga niset kometi dhe nivelin e holle te vezhgimit. Komenti ngre disa probleme shume te mprehta dhe shume serioze. Per kete e falenderoj komentuesin.
    Nese ke merakun e Der Spiegelit, kupto te pakten se nje titull, mund te jete shume i mire ne nje kontekst (sic eshte ai i lexuesit gjermanishtfoles), por mund te jete shume kot ne nje kontekst tjeter, sic eshte ai i nje publiku shqipfoles. Fakti qe eshte titull i Der Spiegelit (edhe sikur gazetaret e Der Spiegelit te ishin shenjtore te gazetarise e te mos gabonin kurre), nuk e ben titullin te kete te njejten vlere me nje kontekst tjeter, sic eshte ai shqiptar, e aq me shume, ai i muslimaneve shqiptare.

  • Moderatori zahmet te disiplinoje pak pseudonimet, se s’po marrim vesh kush eshte kush, e ndoshta filloj shaj veten ketu une dhe e ha gabimisht ai ‘partout’ i dyte.

    Nuk desha te fajesoj, as te fyej njeri, dhe shpresoj shume se nuk kam bere asnje nga keto. Lajmin e kam quajtur ne vetvete te normal, por kam thene se konteksti me i gjere i botimeve muslimane sot ia tjeterson leximin – dhe titulli e ndihmon shume leximin e tjetersuar. Pra desha vetem te perkujtoj ku mund ta shpjere leximin nje lloj klime apologjetike dhe seder-lenduar neper media muslimane sot, klime te cilen nuk e ka krijuar as perkthyesi i lajmit, as gazeta e-zani, bile as gazeta Spiegel.

    Jam i kenaqur qe te pakten prej ketij shkembimit tone, kush do, gjen nje prove te shkruar se ky titulli naiv qenka origjinal i Spiegel-it, jo i e-zanit. Spiegel-i nuk ka ndonje reputacion per te humbur apo te ruajtur ne shqiperi. E-zani po.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *