Risillni qeverinë e Egjiptit





2013-635074328966983669-698Jeffrey D. Sachs*

NEW YORK – Për t’i dhënë fund polarizimit të madh dhe gjendjes së tensionuar  në Egjipt duhet të kryhet një hap i menjëhershëm: rikthimi i qeverisë së Muhamed Mursi si një president i zgjedhur nga populli. Rrëzimi i tij nga një puç ushtarak ishte i pajustifikuar. Edhe pse shumë demonstrata po kryheshin kundër rregjimit të Mursit kjo nuk do të thotë aspak se i jepet e drejta ushtrisë për të kryer një puç ushtarak në emër të “shumicës” kur zgjedhjet elektorale thonë të kundërtën.

Nuk ka asnjë dyshim në faktin se shoqëria civile Egjiptiane është e ndarë thellësisht në grupe sektare, ideologjike, klasore dhe linjave rajonale. Po kështu vendi ka shkuar në votime shumë shpesh që nga Shkurti 2011, i cili qe dhe muaji i rrëzimit të rregjimit të sundimit 30 vjeçar të Mubarakut. Rezultati i zgjedhjeve tregon një mbështetje të madhe për partinë Islamiste edhe pse kjo e ka zhytyr vendin në një skizmë gjithnjë e më evidente.

Në fund të vitit 2011 dhe në fillim të vitit 2012, Egjipti mbajti zgjedhje parlamentare. Partia e Lirisë dhe Drejtësisë të Mursit, krijuar nga Vëllazëria Myslimane, siguroi shumicën parlamentare, në këtë mënyrë dy blloqet islamike siguruan rreth 2/3 e parlamentit së bashku. Në qershor 2012, Mursi e mundi kandidatin rival Ahmed Shafik, ish kryeministrin e periudhës Mubarak, me një diferencë  52-48% duke fituar kështu presidencën. Në një referendum të mbajtur në Dhjetor 2012, 64%  mbështetën një draft konstitucional të mbështetur nga Vëllazëria Myslimane (edhe se pjesmarrja në votime qe e ulët).

Argumenti i sekularistëve është se Mursi kishte një etje të madhe për pushtet vendosi në rrezik demokracinë ende të re të Egjiptit. Sekularistët, ushtria dhe mbështetësit e Mubarakut, kundërshtarë të ashpër të Vëllazërisë Myslimane, përdorën çdo mjet në dispozicion të tyre (demokratik ose jo) për të bllokuar partinë islamiste të ushtrojë vullnetin e saj. Ky është një model i cili zbatohet shpesh në historinë e Egjiptit, në të cilin Vëllazëria dhe forcat politike islamiste në përgjithësi janë përjashtuar dhe nxjerrë jashtë ligji ndërsa anëtarët e tyre janë burgosur, torturuar dhe internuar.
Pretendimet se Mursi po qeveris në mënyrë jo demokratike burojnë prej tentativave të përsëritura  për të nxjerrë shumicën e votuar parlamentare dhe presidenin nga kurthet anti demokratike të ngritura nga ushtarakët. Pas fitores plebeshitare të partisë islamiste në zgjedhjet e  vitit 2011-2012 gjeneralët e ushtrisë  dhe Gjykata Spreme (e mbushur me gjykatës së epokës së Mubarakut) punuan për të nxjerrë nga binarët  parlamentin e ri dhe për të frenuar një draft të ri kushtetues.

Kulmi i këtyre veprimeve ishte Qershori i vitit 2012, kur Gjykata Supreme, e përbërë tërësisht nga mbështetës të Mubarakut, anulloi rezolutën e parlamentit të zgjedhur. Ushtria u rivendos në krye të pushtetit legjislativ.

Fitorja e Mursit në zgjedhjet presidenciale i dha një tjetër zhvillim betejës mbi të ardhmen e parlamentit dhe kushtetutës, e ndërkohë që ky i fundit përpiqej që të mbronte parlamentin e zgjedhur përmes votave ushtria nga ana tjetër përpiqej që ta shpërbënte atë. Në fund, Mursi këmbënguli që parlamenti të krijonte një asamble kushtetuese, që të mundësonte realizimin e draftit të aprovuar nga referendum në Dhjetor 2012.

Sikundër është tipike në revolucionet politike, situate ekonomike e Egjiptit kishte shkuar gjithnjë e më keq për shkak të këtyre betejave të brendshme. Revolucioni kërkonte që ta ballafaqonte qeverinë edhe me kërkesat në rritje të shoqërisë (si p.sh. rritja e pagave dhe mirëqënies) në një kohë kur të ardhurat nga kompanitë, kriza financiare dhe problemet në prodhim ishin të dukshme. Në rastin e Egjiptit sektori turistik ra ndjeshëm që pas revolucionit. Papunësia u rrit dhe monedha vendase u zhvelërsua, e po kështu edhe çmimi i ushqimeve bazë u rrit ndjeshëm.

Asgjë prej këtyre nuk është ndonjë gjë e re por shumë pak prej këtyre mund të mirëmanaxhohet nga një qeveri e re të cilës i mungon eksperienca, besueshmëria në treg dhe kontrolli i plotë në çdo nivel të qeverisë. Historikisht faktorët e jashtëm kanë luajtur një rol decisiv. A do të ndihmohet qeveria nga FMN dhe qeveritë e tjera për të kaluar këtë problem financiar apo do të lihet në buzë të greminës së inflacionit dhe zhvlerësimit?

Në këtë moment Perëndimi me përbuzje – në dallim mes retorikës demokratike dhe antipatisë kundrejt islamistëve – e tregoi fytyrën e tij. Duke prodhuar dy kuptimësi dhe vonesa, në vend që të ishte i gatshëm për ndihmë.  FMN nga ana tjetër  ka folur me qeverinë post-Mubarak për dy vjet e gjysëm dhe nuk ka dhënë asnjë qindarkë duke e vulosur  fatin e ekonomisë së Egjiptit drejt falimenti,t për të krijuar pakënaqësi që shpunë më pas në një shkak për grushtin e shtetit.

Shtypi i këtyre ditëve na tregon se Perëndimi i ka dhënë dritën jeshile puçit ushtarak që hodhi poshtë qeverinë e Mursit, po kështu dhe arrestimin e tij si lider i Vëllazërisë Myslimane. Qëndrimi i Presidentit të SHBA, Barack Obama, duke mos e quajtur as “puç” (duke pohuar në heshtje paratë e shumta që SHBA ka derdhur për ushtrinë egjiptiane), tregon se kur situata vjen aty ku nuk mban më, Perëndimi rreshtohet me anti-islamistët,  madje edhe me koston e prishjes së demokracisë. E kjo vjen në standartin klasik Oreuellian pra Perëndimi të gjithën e kryen në emër të demokracisë.

Puçi i shtetit dhe vetëkënaqësia e Perëndimit (në mos bashkëpunimi) mund ta shkatërrojë Egjiptin. Islamistët janë një grup politik i margjinalizuar dhe jo grup terrori. Ato përfaqësojnë pjesën e madhe të popullatës në Egjipt, ndoshta gjysmën apo dhe më shumë e janë forca politike më e organizuar në vend. Tentativa për të dobësuar Vëllazërinë Myslimane dhe për t’i mohuar Mursit presidencën, post në të cilin ai u zgjodh me votën popullore do të sjellë dhunë të madhe në vend dhe një betejë gjithnjë e më të vështirë për demokracinë, por sërish Perëndimi dhe Egjiptianët anti-islamistë mundohen që të justifikojnë veprimet e tyre.

Në këtë pikë, udha që duhet të ndjekë Perëndimi është ajo e të kërkuarit ushtrisë Egjiptiane të rikthejë në detyrë Mursin, më pas t’i ofrojë ndihmë financiare dhe ekonomike Egjiptit për të shpëtuar ekonominë dhe për të mbështetur pluralizmin e vërtetë dhe jo atë çka tentojnë të vendosin puçet e ushtarakëve ndërsa zgjedhjet prodhojnë rezultate të tjera.

Pluralizmi i vërtetë do të thotë pranimi i forcës së partive islamiste në Egjipt dhe vendet e rajonit. Nëse nuk pranohet kjo, Perëndimi do të jetë një shkaktar për thellimin në këtë spirale dhune dhe krize ekonomike të Egjiptit.

* Jeffrey D. Sachs, Profesor i Zhvillimit të Qendrueshëm, Profesor i Politikave dhe Manaxhimit Mjekësor dhe Drejtor i Institutit të Tokës në Columbia University, është po ashtu një këshilltar special i Sekretarit të Përgjithshëm në Kombet e Bashkuara mbi Zhvillimet e Qëllimet e Mijëvjeçarit. The End of Poverty and Common Wealth është një nga librat më në zë të tij.

Përktheu: Xhodi Hysa

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *