Bledar KominiBledar KOMINI

Është muaj Ramazani, muaj në të cilin myslimanët kudo në botë drejtohen nga vetja, për t’i ikur realitetit e për t’iu përkushtuar Zotit. Edhe për besimtarët shqiptarë ndodh e njëjta gjë. Ata njësoj si të gjithë besimtarët e tjerë në botë, në këtë muaj i përkushtohen Zotit dhe i kthejnë sytë nga qielli për të kërkuar falje e mëshirë mbi atë se çfarë kanë vepruar gjatë një viti. E duke qenë se në këtë muaj besimtari kërkon të rivendos ekuilibrat mes vetes dhe Zotit apo vetes dhe shpirtit, përkushtimi merr trajtën e një devocioni që rreket t’i shkëputet njerëzve dhe për pak kohë t’i jepet amshueshmërisë.

Teksa ky muaj është sakrificë e mundim, si duket për disa të tjerë që nuk i përkasin këtij besimi, ky muaj është një alternativë e mirë për t’u fokusuar mbi myslimanët e për të ngritur kauza të tilla si ajo e ambjentalizmit në lidhje me prerjet e pemëve tek Namazgjaja. E gjithë kjo drejtohet nga synimi për të mos lejuar ndërtimin e xhamisë. Arsyetimet e “ambjentalistëve” janë nga më të ndryshmet. Ato nisin me prerjen e pemëve e mbarojnë me betonizimin e Tiranës. Në fakt ata kanë të drejtë. Shumë pemë janë prerë në Tiranë, ndërkohë që numri i popullsisë është rritur dhe raporti mes këtyre dy faktorëve ka ndryshuar shumëfish. Tirana është betonizuar, dhe për ne që kemi lindur e jemi rritur në Tiranë, nga qyteti i vjetër kanë mbetur vetëm reminishenca. Asgjë nuk është si më parë. Tirana ka ndryshuar shumë shpejt, betoni, ndërtesat shumëkatëshe, numri i banorëve, qyteti është zgjeruar duke gllabëruar hapësira të reja pafund, një pjesë e të cilave dikur kanë qenë të gjelbra. Çdo gjë i është përshtatur ndryshimit, duke e kthyer këtë qytet në një metropol “pa trajtë”.

Ambjentalistët kanë të drejtë të ankohen, mirëpo kjo nuk mund të jetë vetëm kauza e tyre, kjo është kauza e të gjithë banorëve të Tiranës, sigurisht edhe e myslimanëve që jetojnë në këtë qytet. Askush më shumë se ata që kanë lindur në Tiranë përpara viteve ‘90  nuk e ndjen peshën e ndryshimit. Të gjithë ne ëndërronim një qytet me përmasa metropolitane, hapësira të gjelbra, parqe, rrugë të gjera, trotuare për këmbësorët, tek-tuk ndonjë çezmë publike, mundësi për parkim etj. Ne ende i duam të gjitha këto, ende shpresojmë se një ditë Tirana do jetë ndryshe, bashkë me të do jemi dhe ne qytetarë të denjë për këtë qytet. E ndërsa të gjithë duam të bëhemi pjesë e këtij ndryshimi për mirë, para ca muajsh hapësirs së gjelbër të këtij qyteti iu “rrëmbye” dhe një pjesë tjetër, Namazgjaja. E thënë pak më ndryshe, pa e koklavitur, kjo hapësirë ju kthye pronarëve por, që diçka t’i kthehet pronarit, duhet së pari që t’i merret atij që ja ka marrë pronarit të ligjshëm. Edhe pse Namazgjaja i ishte njohur me kohë pronarit të ligjshëm, ajo asnjëherë nuk i ishte kthyer de facto atij, por kishte mbetur një hapësirë publikë në shërbim të qytetarëve.

Ambientalistët kanë shumë të drejtë që këtë “uzurpim” të ri ta quajnë “vandalizëm”. Por Tirana ka parë shumë vandalizma të tillë. Ky nuk është i fundit. E kur mendoj se ky nuk është i fundit, ndërmend më vjen vetëm pyetja: Ku ishin ambientalistët më parë? Nuk e kam fjalën për para njëzet vjetësh, atëherë ishte kohë e vështirë, askush s’mund të ishte ambjentalist, sepse ekzistenca e ambjentalizmit quhej “vepër e shtetit”, vetëm ai kishte të drejtën të vendoste mbi pronën e vetme publike, mbi fatet e saj sipas kanunores marksiste. Po para dhjetë vjetësh ku ishin këta ambjentalistë, në atë kohë kur betoni mbuloi sipërfaqe të pamasa në Tiranë?

Kam vite pa parë dallëndyshet, që dikur fluturonin puthitazi rrugëve të Tiranës dhe i ndërtonin folezat ballkoneve të këtij qyteti. Kuptohet edhe në atë kohë zor se mund të gjeje ndonjë ambjentalist vërdallë rrugëve të Tiranës. Së fundi, shyqyr që në ditët tona, një grup njerëzish mendojnë se mund të jenë ambjentalistë. Për çudi, ky term më kujton këpucën e Joshka Fisherit. Në atë kohë kur unë ndiqja lëvizjen ambjentaliste dhe evoluimin e fisheristëve përtej Shqipërisë, shumë pak të tillë mund të njiheshin në Tiranë, edhe këta të paktit nuk ishin më shumë se një projeksion i deformuar i “gjelbërimit pa trajtë”.

Në ato vite – mesi i viteve ’90 – “fisherizmi i gjelbër”, siç e quante një miku im gazetar, pothuajse nuk njihej në Shqipëri. Nga dëshira për t’u njohur dhe më tej me këtë rrymë sa politike aq dhe pacifiste, lexoja ato pak artikuj të shtypit të shkruar perëndimor që më binin në dorë prej disa miqve që vizitonin Shqipërinë herë pas here. Ende më tingëllojnë fort pareshtur pasazhet e panumërta mbi qenien dhe raportin e mbrapsht mes tij dhe ambientit. Luftën mes njeriut dhe “antinjeriut”, mes “njeriut primitiv” dhe “njeriut modern”. Atij njeriu që në mënyrë simbolike përfaqësonte “neandertalin” dhe atij që sot përfaqëson “alienin”, siç mund ta quante fare mirë Rachel Carsoni themeluesja e ekologjisë moderne tek Primavera Silenziosa (në antikitet ishe Eskulapi-Asklepiosi, ndërsa në mesjetë Ibn Ruzhdi).

Ambjentalizmi asnjëherë nuk e ka parë veten përballë fesë, përballë religjionit, përkundrazi religjioni ka qenë miku më i ngushtë i ambientalistëve. Jezusi thoshte: … sepse Ai u jep të gjithëve jetë, hukatje dhe çdo gjë! Veprat  e Apostujve 17:25. Në Dhiatën e Vjetër shkruhet: Mbreti David thotë: Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur. Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës; në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më (Psalmeve 103:14-16). Ndërsa Muhamedi në një rast pati thënë: “Kush prej besimtarëve mbjell një pemë ose një farë nga e cila më pas ushqehet një zog, një njeri ose kafshë, vlerësohet sikur të ketë dhuruar diçka për bamirësi (nga e cila ka shpërblim të madh).” – Buhariu, III:513. A mund të themi se kishat dhe xhamitë janë shkolla të ambientalizmit? Sigurisht që religjioni ka luajtur një rol të madh në mbrojtjen e natyrës, mjafton të shihet sesi një pjesë e madhe e objekteve të kultit janë ndërtuar në male, kodra, pranë lumenjve ose mes pyjeve. Shkrirja e natyrës me fenë edhe sot na mrekullon teksa vizitojmë qytetet e botës. Po, ato janë shkolla të ambjentalizmit! Janë shkollat mijëravjeçare të ambjentalizmit! Janë shumë herë më të vjetra se vet lëvizja ambjentaliste.

Në muajin e Ramazanit, pikërisht në muajin e shkrirjes mes botës tokësore e asaj hyjnore, i kërkohet besimtarëve myslimanë që të tërhiqen nga projekti i ndërtimit të Xhamisë së Madhe të Tiranës në pronën e tyre. Të tërhiqen nga kjo shkollë e urtësisë hyjnore, nga projekti i ambjentalizmit paraurban.

Shpesh na bie rasti të dëgjojmë historinë se si qyteti i Tiranës u kthye në një qytet të vërtetë, e kjo histori fillon me Xhaminë e Sulejman Pashë Bargjinit (1614), asaj xhamie që sot nuk ekziston më. Ishte ky personalitet që ndërtoi për shpirt të tij, një xhami, një hamam për t’u pastruar udhëtarët që do ndaleshin aty dhe një furrë buke për nevojtarët. Kështu u themelua Tirana, thotë Osman Myderrizi, një ndër historianët dhe figurat e shquara të shkencës shqiptare. Pra xhamia shërbeu si pikënisje e jetës urbane dhe qëndroi e tillë për shumë shekuj.

Sot një grup ambjentalistësh duan t’i thonë “JO” ndërtimit të një xhamie. E vërteta qëndron se prerja e disa pemëve nuk mund të justifikojë “ekzistencën e ambjentalizmit pa kushte”. Ambientalizmi nuk mund të sulmojë aleatin e tij shumëshekullor. Përkundrazi do ishte shumë herë më mirë nëse kjo aleancë të synonte unifikimin e mendimeve e qëndrimeve për të ndërmarrë nisma të përbashkëta në rritjen e vetëdijes karshi ambientit dhe natyrës. Primavera Silenziosa e R. Carsonit u shkrua për t’i shërbyer natyrës dhe paqes mes njerëzve, jo për të darovitur “fatet” e ambientit, apo për të “pronësuar” natyrë.

Comments

  • Ama, gjersa u ka mbetur si argument fakti se perse ambjentalistet nuk kane reaguar per dike tjeter, nuk u takon te reagojne as per xhamine, tregon mjerimin e ketij argumenti. Nuk ka nevoje te dale asnje lloj ambjentalisti per te kuptuar ate qe ben muuuuuu, qe nuk ka asnje lloj sensi ndertimi i nje xhamie tek namazgjaja, e madhe apo e vogel qofte. Me se pari as vete myslimaneve nuk u zgjidh ndonje pune, por vetem u perkedhel sedren e goditur prej ndertimit te dy objekte te kultit te krishtere. Nuk po thote kush mos ndertohet xhamia, por po thone qe nuk ndertohet ne ate vend, nuk eshte ai vendi i pershtatshem per xhami. Kaq eshte e gjitha. Dhe duhet te ishin te paret myslimanet, – sigurisht ata me nje lloj eleganace islame te ne menduarit e gjerave, te ftohte ne gjykim e jo te perndezur prej delirit te madheshtise e manise se persekucionit, – qe te kundershtonin nje ide te tille. T`ju pyes: kush do e ndertoje xhamine, inxhineret apo ju qe shkruani?! Sigurisht qe inxhineret e specialistet, pasi ju nuk ja thoni per kete pune. Epo dhe ceshtjet ambjentale kane inxhineret e specialistet e tyre!

    • Kritiku,

      Thua “T`ju pyes: kush do e ndertoje xhamine, inxhineret apo ju qe shkruani?! Sigurisht qe inxhineret e specialistet, pasi ju nuk ja thoni per kete pune. Epo dhe ceshtjet ambjentale kane inxhineret e specialistet e tyre!”
      Pa me thuaj pak kush eshte “inxhinier i ambientalizmit” Kastriot Frasheri???? apo Sazan Guri? ;-)… hik mer cun pusho pak se ndoshta ke qene pa gjume kur ke shkrujt

  • Dakort me totalin e artikullit. Ambientalistet perdoren ketu si killera me pagese per bllokimin e ndertimit te xhamise pikerisht nga ata qe masakruan qytetin per nje dekade e ca. Mirepo, jemi qe jemi ne Ramazan, ne dhjete ditet e fundit, ca gjera duhet te thuhen sepse te verteten per ta thene e kemi obligim fetar;
    A jane te verteta metimet e ambjentalisteve qe ne nje leje ndertimi eshte parashikuar dhe xhamija dhe pallatet polifunksionale sipas linkut ketu http://gazetadita.al/dy-dokumentat-qe-provojne-se-leja-e-xhamise-eshte-dhene-me-kulla-biznesi/ ???
    Nese eshte e vertete KMSh-ja duhet te kete turp qe nje çeshtje madhore si xhamija me simbolike qe ndertohet ne Tirane perzihet me hallet e pronarve te tokes perkarshi. Kush eshte i drejte dhe i sinqerte dhe ka djeni mes besimtarve, per te miren e gjithe bashkesise, duhet te denoncoje kete maskarade nese eshte e vertete. Ne te kundert duhet te deshmoje me fakte qe ky metimi i ambjentalisteve eshte fallco dhe xhamija nuk ka te beje fare me interesat legjitime ose jo te cilido privat aty dhe kudoqofte.
    Nese nuk ndodh asnjera nga keto, e kemi hak qe te perballemi me ortekun e baltes dhe gurve “ambjentaliste” ndersa hame me xhemat syfyrin e rradhes.

  • Eshte turp ti baltosesh keta njeres duke i quajtur killera me pagese si Sazan Gurin apo Kastriot Frasherin se jane njeres te shenjte, te ndershem deri ne infinit qe mbrojne nje te drejte qytetare e cila eshte me e madhe se interesi I nje komuniteti te caktuar fetar. Ata jane profesioniste dhe dine te bejne gjera me te mira se disa mjerane qe nxijne me inatet e tyre.

    • Turp nuk eshte ti quash killera me pagese. Tirana eshte perdhunuar cep e me cep, dhe u kujtuan keta “jeshilliqet helmatisese” per te mbrojtur Tiranen nga betoni. Frashri qe permendni ju eshte niveli me banal i islamofobise, e ka shprehur mendimin e tij ne nje paçavure shkrim tek “Tema” ku perzien fobine e tij per muslimanet, turqit, te huajt, pseudoneootomanizmin etj. Shyqyr paska gjet Salsano Gurin, pseudoambjentalistin me kohe te pjesshme, per t’ia mbeshtjelle me top xhamise. Interesi i pergjithshem sipas jush NUK do xhami te re ne mes te Tiranes, mundesisht te demontohen dhe keto ezistueset. Sa profesioniste jane ne zanatet e tyre e di ei madh dhe i vogel, sepse Tirana eshte e vogel.

    • Sazan Guri i drejte dhe i ndershem?!!! KU jeton ti mer daj? Sazan Guri eshte nje sharlatan qe nuk ka lene pazare pa bere vetem me marr noj lek. Ai ishte qe u rreshtua pro importit te plehrave, ishte argumenti kryesor i importuesve. Boll the dengla se qenke jashte orbite

  • Kam pershtypjen se shkrusi ngre nji parim themelor mbi te cilin levizja ambientaliste eshte themeluar e ka funksionue per gjith ket kohe. Pra balancimi dhe bashkepunimi mes ambientalizmit dhe religjionit. Une jam dakord se nji kjo situate qe esht kriju nuk duhet te preki ekzistencen ose jo te xhamise se madhe, duhet diferencu sic thote autori ceshtja e xhamise nga ceshtja e ambientalizmit. Pra un ket mendim kam e me duket se thelbi qe prek autori qendron dhe i sherben te drejtes per te mbrojtur kete objek kulti. Ne ket drejtim shkon dhe e drejta e pronesis per te pat xhamine tone ne token tone. Po ashtu dhe e drejta historike qendron se tirana eshte themelu mbi xhamine e sulejman pashes, tash ajo nuk esht, e ne na duhet nje xhami e madhe. Mund me than qe shkrimi esht i plot, e ngre dimensionin filozofik te ceshtjes dhe trajtimin praktik dhe godet ashper keta pseudo ambientalista qe dalin e mashtrojne diten me diell.
    Sa per KRITIKUN, them se ja ke fut kot se ketu e gjitha behet mos me u ndertu xhamia, se edhe me pas qene dikun tjeter nuk do gjejne pemet po do gjejne sebepe te tjera qe xhamia te mos ndertohet sic nuk eshte ndertuar ne 23 vjet. Prandaj Kritiku nuk duhet te shesi karrota ketu po dikun tjeter se na karroten e ketyne kritikeve nuk e ham kollaj. E pse nuk dol Sazani e te fliste per dy kishat qe bene masakra ambientale aty ku u ndertuan? njera u ndertu mu ngjit me ministrine dhe shkaterroi parkun me peme shume her me te vjetra, ndersa tjetra zuri hapesiren me te gjelber te tiranes. Keto karrota shoku kritik futi kun tjeter, e jo ketu. Mase ne ty te pagun sazani si at vajzen qe na vuri shamine para komunitetit dhe mas dol qe skishte lidhje me islamin.

  • Me sa di un Kastriot Frasheri esht nji nder personat qe ka shkru me keq per islamin, kush don le te bej nje kerkim dhe le te shikoj ca ka nxjerr barku i K.F. per islamin dhe myslimanet. Prandaj nese keta jan kaq te dashun sa duan qe xhamia te ndertohet po kullat jo, nuk kishin me qen kaq te keq me islamin dhe myslimanet dhe me par…e skishin me nxjerr zorret e barkut kundra nesh. Ket e kisha per Sebebciun. I nderu vlla, mase ti ke te drejte, po hap syt se keta persona jan nga ata qe ca nuk kan than per ne gjith keto vite, dhe vetem me kaq kuptohet ca duan dhe ket rast

  • Me sa pash tek leja, nuk vuna re asnji kull, po vetem thuhet qe objekti esht “polifunksional” qe ashtu sic ka than KMSH do ket bibiotek, sall konferencash, e dyqane, po kull nuk pash gje ne leje. Kjo tregon se mediet e majta po hapin spekullime per popullin e thjesht. Debat mund me pas per dyqanet por me sa di une e me sa kam pa ne gjith boten islame xhamit kane dyqane afer, ngjit e ndonjiher edhe perbrenda. Pra keto sulme jan te pastra kunder xhamis. Mir esht me i denoncu e mos me i lan me na shkel, se mendoj humbja e xhamis (pavaresisht kontesteve) do jet nji kosto e madhe morale e publike per besimtaret e kryqytetit.

  • Leja qe ka zbardh Basha eshte per xhamine, kurse dy kullat per te cilat flitet do te behen shume prane saj, ne truallin e pronareve qe kane dhuruar nje pjese per xhamine. Kjo marreveshje eshte e mirenjohur dhe eshte bere e njohur edhe nga vete KMSH-ja. Trualli qe kishte ne prone KMSH-ja ishte shume i vogel dhe nuk mjaftonte. Keshtu qe, ajo, se bashku me Bashkine, hyne ne marreveshje me pronaret e truallit ngjitur dhe i kerkuan ti dhurojne xhamise nje pjese te tij, per te marre si kembim lejen per te ndertuar nje qender biznesin ne pjesen e mbetur.

    Sa per xhami me dyqane ketu ma hiqni trurin. E para nuk di qe ne asnje vend te botes te kete xhami kryesore te nje metropoli me dyqane. Mund te kete xhami lagjeje me dyqane, mund te kete xhami te pazarit, por jo nje xhami te madhe, qe presupozohet se po behet ekuivalent i katedraleve katolike e ortodokse.
    Fetarisht, me sa di une, ka dhe nje hadith qe na urdheron te mos i shnderrojme xhamite ne tregje, dhe ka hapesira te sheriatit qe ndalojne shitblerjen brenda xhamie. Me sa di une Haja Sofia apo Xhamia Blu nuk kane dyqane brenda. Gjithashtu as xhamia e Profetit a.s. Xhamia e Haremit te Qabes, xhamia e Aksa-se.
    Sigurisht dyqanet nen te, mund te mos konsiderohen si pjese e hapesires se adhurimit, por te pakten prej kendej arrijme te deduktojme se feja na meson te ndajme ibadete te tilla si namazi nga tregtia. Dhe kjo eshte e natyrshme pasi namazi eshte per tu shkeputur nga punet e kesaj bote e jo per ti perzier.
    Mbi te gjitha, sido qe te jete, gjerat jane edhe kulturore. Dhe pergjithesisht ne kete vend njerezit i konceptojne te ndara objektet e kultit nga ato te pazarit.
    Prania e dyqaneve per mua eshte skandaloze dhe tregon nje Islam hallve, sic jemi mesuar te shohim rendom nga KMSH-ja.

  • DYQANET NE XHAMI NUK NA PELQEJNE

    po NUK NA PELQEN as FINANCIMI NGA JASHTE i veprimtarise fetare. Nese xhamia do kete nje kompleks tregetar qe i mundeson te paguaje faturat e energjise dhe te ujit, pagen e sherbyesve fetare apo laike te mirembajtjes, kjo eshte normale. Ne Shqiperi ASNJEHERE nuk eshte ndertuar XHAMI PA VAKEF mirembajtjeje. Pazari i vjeter ne Tirane ka qene plot me dyqane vakef, qe financonin nevojat e xhamive.

    PRISHJA E LULISHTES NUK NA PELQEN

    po nuk na pelqen as te falemi ne bulevard, as te mbetemi pa xhami fare.

    NUK NA PELQEN AS PROJEKTI I XHAMISE, FARE

    po cila eshte alternativa? SHTETI ME LIGJ (ANTIKUSHTETUES) KA PERCAKTUAR SE MBRON KOMUNITETIN MUSLIMAN NGA OPOZITA. Shteti ka bunkerizuar me ligj KMSH-ne, dhe sigurisht tani cdo gje qe del prej KMSH (mevlud operistik, data festash fetare, arkitekuture mediokre) nuk mund te kontestohen nga besimtaret, se pastaj me ligj KMSH i shpall rebele dhe i perballon me ligjin.

  • Pavaresisht situates se krijue duhet me pas parasysh se kjo xhami nese nuk behet kesaj here nuk kemi me pas shanc qe ta kemi her tjeter, pasi sic nji pjes e madhe jona e di qe asnjiher nuk ka vajt puna gjer tek leja dhe ne asnjiher politikanet nuk na kan favorizu me pas nji xhami tonen. per ket arsy duhet me e mbrojt xhamine, se imagjino kur ne nuk e ndertojm dot ne token tone, kur do ta ndertojme?
    Mir do qe, qe besimtaret te mos jen pesimist se keto sjan sulmet e para qe na behen si mysliman as ne ne shqiperi e as ne bote, ne po e shohim qe tashme qe ska me terrorizem, po sulmohen besimtaret e thjesh, po e shohim ca ndodh ne egjipt e ca u be ne turqi.
    Pra mire do qe, qe ne te shtrengojme fort ket qe arritem se si bisimtar i vjeter qe jam ne mosh e qe kam par shume gjera te ndodhin, nese humbim ket shanc skemi me pas nji tjeter dhe te gjith do jemi deshmitar para Zotit se ne muajin ramazan ne sditem te mbrojm fen tone, po kritikuam na kompjuteret tan cdo gje dhe vet nuk levizem nga karrigja me leviz te pakten nji sen vendit. Pra miq e vellezer sduhet me sulmu besimtaret dhe punet tona sado te dobta me qen, po duhet me i mbroj e me i keshillu vecmas. Keshtu na ka msu feja jone, mos behemi si baballaret qe u moren me politik dhe harrun fen e tyne dhe komunizmi i zuri gafil e i persekutoi, mir esht me ja bo kabull vellezerve e me i keshillu vecmas, po me e mbrojt vllain se Zoti, simas Profetit, thot se kush ja mbro vellait i pune, Zoti do tja fshehi atij diten e gjykimin gjynahet qe i ka ber haptazi.
    Me u dash esht me mire se me pa “qimen tek syri tjetrit”. Kjo xhami me te mira e me tkeqia duhet me u relizu se ndryshe ne do vuajm pasojat e do shfaqemi te brisht e te thyeshem nga nji tufe xhahilash qe per kry kan sazanin e kastriot frasherin.

  • hallall Basha
    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=261521&ref=fp

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka shtruar një iftar për besimtarët musliman të kryeqytetit.

    Të pranishëm, përveç përfaqësuesve të Komunitetit Musliman, ishin dhe drejtues të komuniteteve të tjera fetare në vend, përfaqësues diplomatik dhe figura të tjera të njohura të kryeqytetit.

    Gjatë fjalës së tij, Basha, pasi uroi të gjithë besimtarët musliman, u ndal te ndërtimi i Xhamisë së Madhe, e cila tashmë – sipas tij – është një realitet dhe cilido, që përpiqet ta dëmtojë atë, dëmton veten e tij.

    Basha theksoi dhe njëherë bashkëjetesën e komuniteteve fetare në Shqipëri, si një prej vlerave më të çmuara të vendit tonë. / Top Channel

  • Po te vesh Tirane ne vend te Athine, mund te dale nje lajm i vertete: http://top-channel.tv/artikull.php?id=261700&ref=fp
    Athinë, askush nuk do ndërtimin e xhamisë
    Tentativa e katërt për të gjetur një firmë ndërtimi që të marrë përsipër ndërtimin e xhamisë së shumëpritur të Athinës do të bëhet muajin e ardhshëm.

    Tre garat e para për tenderin kanë dështuar pasi kompani të ndryshme nuk janë paraqitur nga frika e kërcënimeve dhe intimidimeve.

    Bëhet fjalë për kërcënime që vijnë nga grupet e ekstremit të djathtë, si Agimi i Artë apo banorë të lagjes athinase Votanikos, ku tempulli islamik është parashikuar të ngrihet.

    Por përveç ekstremistëve të djathtë, ndaj projektit ka dalë edhe peshkopi i lagjes fqinje Pireu, Seraphim, shkruan e përditshmja “Kathimerini”.

    Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Stratos Simopoulos ka deklaruar se gara e ardhshme për ndarjen e tenderit për ndërtimin e xhamisë, me vlerë 946 mijë euro, do të rezervohet vetëm për kompanitë e mëdha. / Top Channel

  • Medet ku kena met, na rujt Zoti imanin se ne ket derexhe ska me dal kush me e mbrojt dinin tone. Ne vend me dal me mbrojt xhamin jemi ne qe protestojm e nuk e duam. Pavarsisht problemeve, dua ti them ketyne vlleznve qe bejn kritika…Zoti ju dhente iman te paster po kam frik se nje pjes e madhe e rinis qe vjen ne xhamia nuk eshte shkeput nga komunizmi i prinderve. Shkeputuni nga komunizmi i prinderve tuaj dhe futuni ne islam teresisht, se ndryshe duke u marr me filozofina e duke mos punu po beheni si ferra neper kemb e nuk po lini qe te behen ca pune te mira pavaresisht gabimeve.

  • Rendesi ka qe gjykata vendosi pro xhamise. Deklarata e Kristo Frasherit ishte e turpshme, si nuk i vjen turp qe nxjerr gjera te tilla nga goja:

    http://top-channel.tv/artikull.php?id=261760
    “Gjykata vendos rrëzimin e kërkesës, ngarkimin e shpenzimeve kërkuesve. Kundër këtij vendimi nuk parashikohet ankimim i veçantë, sipas ligjit. U shpall sot Tiranë, 7 gusht 2013”.

    Gjykata vendosi që nuk do të ketë ndërprerje të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë.

    Pavarësisht se pjesa dërrmuese e gjyqtarëve kanë marrë pushimet, një gjyqtar i gatshem shqyrtoi këtë të mërkurë kërkesën e dy shoqatave për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë dhe të godinës polifunksionale, kërkese e cila vendosi përballë njëra-tjetrës në peshoren e drejtesisë formunin e myslimanëve dhe institutin e çështjeve kombëtare “INA”.

    Kjo e fundit e humbi betejën e parë, ndërsa është në pritje të çeljes se procesit në themel në shtator.

    “Çështja e themelit do të gjykohet në 11 shtator, sigurisht që ka një simbolikë dhe nuk e di arsyet e gjykatës, pasi dihet që në 11 shtator është goditja e kullave binjake në Nju Jork”, deklaroi Kastriot Frashëri, drejtues i “INA”-s.

    “Brenda Tiranës jemi tek 41 gradë, 7 gradë plus dhe në këto kushte është e drejtë e të gjithëve të ngrinë dhe të kërkojnë një ambent të pastër”, tha Qerim Ismeni, inxhinjer.

    Forumi i myslymaneve e komentoi kështu vendimin e gjykatës civile. “Ne jemi larg retorikave boshe. Tirana ka nevojë pëer atë xhami, e ka pasur prej kohësh, rreth 80 vjet që bëhet kërkesë. Nuk kemi ndonjë objeksion për kërkesat e ambientalistëve, nuk i hedhim poshtë pretendimet e tyre, por ai truall është pronë e KMSH-së dhe është marrë një vendim i drejtë për këtë çështje”, argumentoi Roald Hysa, sekretar i Forumit të Muslimanëve.

    Prej vitesh, besimtarët myslimanë në kryeqytet, në çdo feste faleshin në bulavard për shkak të mungesës së ambienteve, situate kjo që pritet të jetë e njejtë edhe për këtë Fiter Bajram. / Top Channel

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *