Erdhi Bajrami: rifilluan konkurset





Basha

E-zani

Nga agjencia italiane e lajmeve Adnkronos mësojmë se Leoluca Orlando, kryebashkiaku i Palermos, mori pjesë në ceremoninë e djeshme të faljes së Fitër Bajramit duke shprehur, ndër të tjera, që «Islami është një kornizë e rëndësishme e mozaikut të Palermos». Në anën tjetër të Adriatikut, ku Islami është tradicional dhe jo një realitet emigracioni apo ndonjë fosile historike, si çdo bajram politikanët bashkohen në sfilatën e radhës pranë ambienteve të KMSH-së. I tërë spektri politik vrapon për konkursin e ‘Mis Buzëqeshja e Bajramit’. Një situatë analoge vërehet rregullisht në Kosovë dhe Maqedoni. Urime mallëngjyese. Fjali standarde, por fjalë sterile që nuk prodhojnë dot asnjë vepër. Kur është puna për elektorat, politikanët shqiptarë nuk kanë rival në olimpiadën e hipokrizisë. Një pilaf iftari dhe një buzëqeshje bajrami është maksimumi që mund të japin në këmbim të tifozerisë elektorale, ndërkohë që premtimet për leje objektesh kulti shkumohen, dhe po reduktohemi këtu, ashtu si dallgët, menjëherë pas zgjedhjeve ose mbesin pezull për vite të tera në zyrat e bashkive.

Kur vjen çasti për t’u bashkuar me besimtarët në ceremonitë fetare, siç bën Leoluca Orlando, aty pezullohet hipokrizia, ose, me saktë, transformohet në emër të laicitetit, sepse jemi shet laik dhe nuk u lejohet politikanëve të marrin pjesë në ceremoni fetare (!). Italia e Orlando-s, nuk është laike? Po, por ne – mund të replikojë kasta – jemi akoma më laikë dhe kontakti me qytetarët myslimanë vjen përmes pilafit dhe buzëqeshjes, ndërsa rikthehet me votë. Sikur të lë përshtypjen e një hipokrizie përherë të njëkohshme kur një shtet i deklaruar laik arrin të imponojë si festë zyrtare ditën e lumturimit të Nënë Terezës, pra ditën e mirënjohjes së saj fetare, dhe njëkohësisht dekoron urbanistikën e kryeqytetit, për 22 vite radhazi, me një ngjyrë mozaiku. I bie që myslimanët shqiptarë, ndryshe nga ata, emigrantë, të Palermos, të konsiderohen si gozhda e tablosë: të domosdoshëm, por të padukshëm. Ju kërkojmë ndjesë, por vërtet nuk dimë si t’i komentojmë ndryshe buzëqeshjet e juaja për bajram.

Akoma më “tërheqëse” është përcjellja që i bën shtypi dixhital, ose jo, atmosferës festive. Kështu, tek faqja Respublica njëra nga dy festat më të rëndësishme të shumicës së popullsisë shqiptare pasqyrohet përmes tortës së Bashkisë se Kavajës, me logjikën që “bashkitë e majta dinë të shpërndajnë torta”. Nga pilafi në tortë. Dakord, por mediat duhet të shpërndajnë informacion dhe jo suposte. Artikulli tjetër i atmosferës festive, nga e njëjta faqe, përcjell pikërisht gjestin e kryebashkiakut të Palermos, me nënvizimin e faktit që Orlando është katolik. Ec e merre vesh pastaj se ç’lidhje ka lajmi në fjalë me Bajramin në Shqipëri, apo me ambientalizmin e postuesit ‘k.c’. Të mos harrojmë që falë dinamizmit të Respublica-s publiku shqiptar e di më mirë se ai i vendeve përkatëse sa herë protestojnë kundër Erdoganit pastruesit e rrugëve të, fjala bie, Zongulldak-ut, kur shkon(te) Morsi në xhami apo si është puna e kutive të votimit në Egjipt, e kështu me radhë.

iftarNë faqet e “rivales” MAPO, ku katekizmi është i shtëpisë, e për rrjedhojë edhe kompleksi ndaj feve duhet të mos ekzistojë, i tërë fokusimi ndaj ceremonisë së Bajramit përqendrohet tek ajo çfarë thanë “Berisha, Basha, Topalli, Peleshi e Rama”. Duke i hequr artikullit urimin e Selim Muçës (edhe kjo një e “thënë”), për Bajramin ngelen dy fjali me gabime: “Pas 1 muaj agjërim Besimtarët myslymanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Ceremonia e faljes së Bajramit u bë si çdo vit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin përpara ish- Hotel Dajti në orën 06:23”. Me fjalë të tjera, Bajrami dhe Ramazani për Mapon janë thjesht momente urimesh politike. Një ditë përpara Bajramit, madje, gazeta postonte shkrimin me titull Diplomacia e Rakisë në të cilin autori akuzonte myftiun Tërnava dhe “imam të tij, Irfanin”, që flet “si rrugaç e i paditur, për kombin e për njerëzit, për besimtarët dhe për fenë”. E pastaj titulli ka për qëllim të sintetizojë kritikën ndaj diplomacisë!

Gazeta Tema, nga ku buçet moralizmi i rilindjes, e përcjell atmosferën festive me ditarin e sajuar të Sali Berishës:

Sot është Fitër Bajrami. Më duhet të shkoj për urim në Komunitetin Mysliman. Me thënë të drejtën po shkoj me zemër të thyer. Ata kanë tregu një pabesi ndaj nesh. Para zgjedhjeve, më erdhi Zeni në shtëpi dhe tha duhet t’u miratojmë Xhaminë e Madhe tek toka e Namazgjasë. I thashë që ky vendim ka shumë rëndësi dhe nuk mund t’ua bëjmë këtë nder kot. Më tha kam bisedu me Selimin dhe disa myftinj të xhamive kryesore, që të xhumanë e javës së fundit të zgjedhjeve t’u kërkojnë besimtarëve të votojnë PD-në.

Jo se pastaj të habitur shtrojnë pyetjen “ku qëndrojnë mosrespekti dhe njëanshmëria e jonë në drejtim të myslimanëve?”. Nuk është për t’u çuditur nëse masa, e mësuar nga ky prototip mediatik, të shpjegon në detaj se çfarë janë Krishtlindjet ndërsa nga ana tjetër e shkëmben Bajramin me ndonjë konkurs buzëqeshjesh të stampuara.

 

 

Comments

  • Eshte i turpshem mbulimi mediatik qe i behet festave te muslimaneve ne shqiperi! Jazek mediave per injorancen, diskriminimin, fobine dhe pafytyresine e treguar kete bajram. Si gjithmone kampionatin e fitoi top-kananali me videon e faljes se bajramit, ku si ikone e saj qendronte fotografia e dy tablikeve( veri bashke me nje tjeter) me veshje tradicionale pakistani. E megjithese te dy tabliket shfaqeshin vetem 1 sekond e gjysem ne video ata ishin zgjedhur si ‘ikone’ e bajramit.Nga ana tjeter 90% e te intervistuarve ishin zgjedhur te moshes se trete dhe nga rrethinat. Meqe kerkush nuk reagon per kete maskarade (perfshi KMSH-ne) s’na mbetet tjeter vec ti fusim edhe nje top hallve se bashku me medi(oker)at dhe politiken,

  • Ne fund te Ramazanit te ardhshem, propozoj qe personit publik qe duket me shpesh nder iftare dhe thote perkufizimin me te ndjer per Barjamin, ta shpallim si webfaqe me çmimin e vitit emertuar “Njeriu i Trileçes”.

  • Leave a Reply to Sokellima Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *