Pope FrancisMë jep kënaqësi të madhe t’ju përshëndes ju teksa festoni Fitër Bajramin, duke përfunduar muajin e Ramazanit, dedikuar kryesisht agjërimit, lutjeve dhe ndihmës ndaj të tjerëve.

Ndërkaq është bërë traditë që Këshilli Papnor për Dialog Ndërfetar ju dërgon një mesazh urimi sëb ashku me propozimin për një temë të përbashkët reflektimi. Këtë vit, viti i parë i imi si Papë, kam vendosur të firmos këtë mesazh vetë dhe t’jua dërgoj juve miq të dashur si shprehje e nderimit dhe miqësisë për të tërë myslimanët, veçanërisht për udhëheqësit fetarë.

Siç e dini, kur kardinalët më zgjodhën si Peshkop të Romës dhe Pastorin Universal të Kishës Katolike, zgjodha emrin ‘Françesk,’ një shenjt shumë i njohur që donte Zotin dhe çdo qenie njerëzore thellsisht, gjersa u quajt si ‘vëlla universal.’ Ai dha dashuri, ndihmoi dhe u shërbeu nevojtarëve, të sëmurëve e të varfërve; ai tregonte përkujdesje të madhe për gjithë krijimin.

Unë e di që familja dhe dimensionet sociale gëzojnë një nderim të veçantë për myslimanët gjatë kësaj kohe dhe është e rëndësishme të theksojmë që ka paralele në secilën prej këtyre fushave me besimin dhe praktikën e krishterë.

Këtë vit, tema për të cilën do doja të reflektoja me ju dhe me të gjithë ata që do lexojnë këtë mesazh është tema që shqetëson së bashku myslimanët dhe të krishterët: Promovimi i respektit të ndërsjelltë ndërmjet edukimit.

Tema e këtij viti ka për qëllim të nënvizojë rëndësinë e edukimit në rrugën e kuptimit të njëri-tjetrit, ndërtuar mbi themelet e respektit të ndërsjelltë. ‘Respekt’ do të thotë një qendrim mirësie ndaj popujve për të cilët kemi konsideratë dhe nderim. ‘I ndërsjelltë’ do të thotë se ky nuk është një proces vetëm i njëanshëm, por diçka e ndarë nga të dyja anët.

Ajo që na bëhet thirje të respektojmë tek çdo njeri është së pari jeta e tij, integriteti fizik, dinjiteti dhe të drejtat që rjedhojnë prej dinjitetit të tij, reputacioni i tij, identiteti kulturor dhe etnik, zgjedhjet dhe idetë politike. Ne jemi të thirrur të mendojmë, flasim dhe të shkruajmë me respekt për tjetrin, jo vetëm në prezencë të tij, por përherë e kudo, duke evituar kritikën e padrejtë dhe fyerjen. Familjet, shkollat, mësimet fetare dhe të gjitha format e medias duhet të luajnë një rol në aritjen e këtij qëllimi.

Kthimi tek respekti i ndërsjelltë në marrëdhëniet ndërfetare, vecanërisht ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, na bëhet thirrje të respektojmë fenë e tjetrit, mësimet, simbolet dhe vlerat e saj. Respekt i veçantë i detyrohet liderëve fetarë dhe vendeve të adhurimit. Sa të dhembshme janë sulmet mbi to!

Është e qartë se kur tregojmë respekt për fenë e fqinjëve tanë apo kur u ofrojmë atyre urimet tona në rastin e festave fetare, thjesht kërkojmë të ndajmë me ta gëzimin e tyre pa ju referuar përmbajtjes së bindjeve të tyre fetare.

Për sa i përket edukimit të rinisë myslimane dhe të krishterë, na duhet të rrisim të rinjtë me duke menduar dhe folur me respekt me fetë e tjera dhe pasuesit e tyre dhe të evitojmë përqeshjen apo denigrimin e bindjeve apo praktikave të tyre.

Ne e dimë se respekti i ndërsjelltë është thelbësor në çdo marrëdhënie njerëzore, veçanërisht ndërmjet njerëzve fetarë. Në këtë mënyrë mund të rritet një miqësi e sinqertë dhe jetëgjatë.

Kur prita Korpusin Diplomatik të akrediatuar në Vatikan në 22 Mars 2013 unë thashë: “Nuk është e mundur të ngrihen lidhje të vërteta me Zotin teksa neglizhohen njerëzit. Për rjedhim, është e rëndësishme të intensifikohet dialogu ndërmjet feve të ndryshme dhe mendoj veçanërisht për dialogun me Islamin. Në meshën që po shënonte fillimin e shërbimit tim, unë vlerësova së shumti prezencën e kaq shumë udhëheqësve civilë dhe fetarë nga bota islame.” Më këto fjalë doja të theksoj edhe një herë rëndësinë e madhe të dialogut dhe bashkpunimit midis besimtarëve, veçanërisht të krishterëve dhe myslimanëve dhe nevojën që kjo të rritet.

Me këto ndjenja, përsëris shpresën time që të gjithë të krishterët dhe myslimanët të jenë promovues të vërtetë të respektit të ndërsjelltë dhe miqësisë, veçanërisht nëpërmjet edukimit.

Së fundmi, ju dërgoj devotshmërisht urimet më të mira që jetët tuaja të madhërojnë të Gjithëfuqishmin dhe t’i japin lumturi atyre përreth jush.

Gëzuar festën të gjithë juve!

Nga Vatikani, 10 Korrik 2013

Papa Francesku uroi besimtarët myslimanë edhe me rastin e fillimit të agjërimit kur vizitoi ishullin e Lampeduzës:

“Mendoj gjithashtu me afeksion për ata emigrantë myslimanë që këtë mbrëmje fillojnë agjërimin e Ramazanit, për të cilin kam besim se do sjellë plot frute shpirtërore. Kisha është në anën tuaj teksa kërkoni një jetë më dinjitoze për veten dhe familjet tuaja.”

Për një koment të fjalës së Papa Franceskut në shtypin shqiptar mund të lexoni këtë artikull të dom Gjergj Meta duke klikuar këtu.

Më parë kemi botuar në këtë faqe edhe mesazhin dërguar të krishterëve në mbarë botën nga disa prej dijetarëve më në zë të botës islame duke ftuar të krishterët në dialog, një dialog bazuar mbi “fjalën e njëjtë,” referencë e vargut të Kuranit që flet për ftesën për dialog të myslimanëve me të krishterët dhe hebrenjtë.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *