chaos in syriaMe 14 gusht Respublica botoi një artikull mbi rekrutimin e shqiptarëve dhe dërgimin e tyre në luftën civile siriane. Siç sa duket artikulli është shkruar në errësirë, për vetë gabimet që bart titulli, përkthimin e keq dhe, mbi të gjitha, shkëputjen nga konteksti i artikullit origjinal.

Autori k.c, para ca kohësh i shqetësuar për hijen e minareve që po zëvendësojnë pemët e Namazgjasë, e fillon detyrën informative me fjalinë vijuese:

Nëse keni pasur ndonjëherë kuriozitetin për të ditur se si është e mundur që një shqiptar nga katundet e Tiranës qenka kaq i “azhornuar” me luftën në siri sa vendos të niset për të vdekur atje, duket se e vërteta po nis të shpërfaqet.

Anomalia e parë qëndron jo aq tek fakti se një faqe iraniane informacionesh, FARS, bëhet burim i besueshëm për një faqe shqiptare e cila orientalizmin e ka vendosur në themele, se sa tek kopjimi pa analizë dhe kritikë i lajmeve të një vendi të përfshirë në atë luftë, në mbështetje të autoriteteve të regjimit. Por ja që parimi “armiku i armikut tim është miku im” mbetet i pavdekshëm. Autori është mjaftuar me vendosjen në shënjestër të Turqisë, shoqatave islame dhe myslimanëve shqiptarë.

Një organizatë bamirëse turke, IHH ka rekrutuar qindra shqiptarë myslimanë dhe i dërgon në luftimet kundër qeverisë së Damaskut, pas trajtimeve ushtarake në Turqi[…]. Organizata mbështetet nga Ministria e Jashtme turke dhe nga Wahhabi, një grup ekstrem saudit. Deri tani numri i shqiptarëve të rekrutuar në Turqi është 769, të bashkuar me të ashtuquajturën Ushtria e Lirë Siriane. Shqiptari i fundit i një grupi prej 90 shtetasish që u dërguan në Stamboll nga Tirana, ishte më 30 qershor të këtij viti.

Mirëpo artikulli origjinal vazhdon më tutje duke përfshirë edhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për korrektesën e munguar të k.c-së po japim vazhdimin e “kurioziteteve” të FARS në origjinal:

In June, tens of retired US Army officers accompanied by a military cargo infiltrated into Syria through Turkey’s Hatay province. “An American C-130 plane carrying a cargo of hi-tech telecommunications equipment and devices and 57 retired US officers landed in Turkey’s Hatay province this morning,” an informed source, speaking on condition of anonymity, told FNA on June 23. “The US officers crossed the border with Syria via Reyhanli (in Hatay province) and their goal is to take charge of the central command of all military activities of armed rebels in Syria,” added the source. He mentioned that the military cargo, containing the telecommunications equipment, left Reyhanli for the border crossing after the US officers arrived at their destination in Northern Syria.

Also in June, a report said that the US spy agency was gearing up to send weapons to insurgent groups in Syria through secret bases in Turkey and Jordan. “The bases are expected to begin conveying shipments of weapons and ammunition within weeks,” the US daily, The Washington Post, reported in June, quoting unnamed American officials as saying […].

In October, IHH sent heavy weaponry to Syrian rebels under the guise of humanitarian relief aid. “We have relationships today in Syria that we didn’t have six months ago,” US President Barack Obama’s deputy national security adviser Benjamin J. Rhodes said during a White House briefing. US officials announced in June that Obama had authorized sending weapons to the militants in Syria ‘for the first time.’ In mid-June 2012, American newspaper USA Today quoted Christopher Harmer, an analyst with the Institute for the Study of War, as saying that the US is vetting to use Turkey’s Incirlik Air Base, which is technically a NATO air base, as a hub for supplying militants in Syria with weapons […].

The al-Qaeda, backed by Turkey, the US and its regional Arab allies, had set up a new camp in Northern Waziristan in Pakistan to train Salafi and Jihadi terrorists and dispatched them to Syria via Turkish borders. “A new Al-Qaeda has been created in the region through the financial and logistical backup of Turkey, Saudi Arabia, Qatar and a number of western states, specially the US,” a source told FNA in September. Ali Mahdian told FNA that the US and the British governments have been playing with the al-Qaeda through their Arab proxy regimes in the region in a bid to materialize their goals, specially in Syria. He said the Saudi and Qatari regimes serve as interlocutors to facilitate the CIA and MI6 plans in Syria through instigating terrorist operations by Salafi and Arab Jihadi groups, adding that the terrorists do not know that they actually exercise the US plans […].

“Thus, the US, Britain and Turkey are looking at the Al-Qaeda as a tactical instrument,” he said, and warned of the regional and global repercussions of the US and Turkish aid to the Al-Qaeda and Salafi groups […].

“At present, the western countries, specially Britain which hosts and controls the Jihadi Salafi groups throughout the world are paving the ground for these extremists to leave their homes – mostly in Qatar, Saudi Arabia, Kuwait and the United Arab Emirates (UAE) as well as those who live in Europe and the US – for Waziristan,” the source added.

Mësojmë kështu se Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA janë paralelisht dhe bashkërisht të përfshira kundër Asadit, madje duke rekrutuar edhe anëtarë të al-Kaedes. Për rrjedhojë, FARS akuzon se në një kazan zihen të gjitha fraksionet fetare dhe interesat politike turke e perëndimore. Kjo bëhet me vetëdijen e shërbimeve sekrete të ndryshme. Ky është thlebi i artikullit.

Të pohosh, siç bën Respublica, se “e vërteta po nis të shpërfaqet”, do të thotë që edhe lidhja e shërbimeve dhe e politikës turke e perëndimore me organizata terroriste, me qëllim përmbysjen e Asadit, është gjithashtu e vërtetë; do të thotë se shqiptarët e rekrutuar për në Siri po i shërbejnë perëndimit; si rrallë herë shqiptarë e amerikanë po luftojnë përkrah njeri-tjetrit; se çdo “he said” shndërrohet në burim informacioni për gazetarët shqiptarë…! Mbi të gjitha do të thotë se gazetaria shqiptare paska arritur në nivele të mjerueshme.

 

 

Comments

  • Nivele vertet te mjerueshme, edhe pse perkthimi eshte botuar si koment i shkurter sipas stilit te Respublica, por qe gjithsesi duhet t’i permbahet rregullave te gazetarise serioze.

  • Arnauti: Në Siri, shqiptarët po luftojnë në krah me terroristët

    “Kemi shqiptarë të armatosur që luftojnë për motive fundamentaliste, për të krijuar një shtet islamik në Siri. Ata po stërviten dhe po luftojnë atje. Një ditë do të kthehen në Kosovë me po të njëjtat ide dhe kjo është shumë e rrezikshme”, thekson Arnauti.

    Prishtinë, 15 gusht 2013 – Historiani sirian me prejardhje nga Kosova, Muhamed Mufaku – Arnauti, shprehu shqetësimin lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftën civile në Siri.
    Në një intervistë për televizionin Klan Kosova, Arnauti tha se shqiptarët po luftojnë në krah me fundamentalistët islamikë dhe me grupet terroriste siriane. Ai shprehu dronë se një ditë ata do të luftojnë për të njëjtat ide edhe në Kosovë.
    “Kemi shqiptarë të armatosur që luftojnë për motive fundamentaliste, për të krijuar një shtet islamik në Siri. Ata po stërviten dhe po luftojnë atje. Një ditë do të kthehen në Kosovë me po të njëjtat ide dhe kjo është shumë e rrezikshme”, theksoi ai.
    Historiani Arnauti, i cili ka punuar edhe në Universitetin e Prishtinës, theksoi se shqiptarët nuk kanë çfarë kërkojnë në luftën e Sirisë.
    “Fushëbeteja e shqiptarëve nuk është në Siri, por është këtu, për t’u inkuadruar në jetën e Kosovës, për të krijuar vende pune dhe ambient të mirë”, theksoi ai.
    Arnauti tha se institucionet e shtetit, shoqëria civile dhe mediat nuk duhet të rrinë indiferentë ndaj këtij fenomeni.
    “Më së pari media, Bashkësia Islame dhe Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të mblidhen dhe ta diskutojnë një gjë të tillë dhe të ndërmarrin diçka. Unë nuk e kam dëgjuar askënd përveç deputetit Amir Ahmeti ta ketë përmendur këtë zhvillim”, përfundoi Arnauti.
    Ai theksoi se në Siri nuk dihet kush me kë po lufton.
    “Kush me kë po lufton, nuk dihet. Kemi grupe josiriane që kanë ardhur. Kanë ardhur grupe nga Tunizia e Libia, nga Ballkani dhe nga vendet tjera. Me fjalë të tjera, Siria është shndërruar në një Afganistan. Po e përmend rastin e vrasjes së një hoxhe nga Shkupi, në betejë me kurdët. Si është e mundur që personi që ka luftuar për pavarësinë e Kosovës të luftojë kundër kurdëve që kërkojnë të drejtat e tyre, të cilat pa dyshim se i meritojnë”, theksoi Arnauti.
    Muhamed Mufaku – Arnauti është ligjëruesi në Universitetin e Amanit në Jordani. (R.M.)
    http://illyriapress.com/arnauti-ne-siri-shqiptaret-po-luftojne-ne-krah-me-terroristet/

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *