Egjipti evropian





40bd3191e9ff4d06d3d6296a479053bfKështu e cilësonte Ardian Ndreca ndryshimin e parashikuar pas atij që, megjithëse me vonesë dhe me “siklet” diplomatik, u konsiderua nga e tërë bota perëndimore si ‘grusht shteti’, ose me saktë:

“Sot Egjipti lufton mes dy mundësive, asaj që do t’ia frenonte zhvillimin dhe do ta kthente në Mesjetë dhe asaj që do ta afronte me Europën e do t’ia hapte rrugën e përparimit të atij populli fisnik”. “Para pak ditësh [vazhdonte Ndreca] forcat e armatosuna egjiptiane, që janë nji ndër pjesët ma të emancipueme të atij shteti e arrestuen Morsin dhe po përpiqen me e çue vendin drejt zgjedhjesh të reja demokratike”.

Sa? 278, 400, 600, 2.200? Sa janë vrarë nga këto forca “të emancipueme” brenda një dite? Kjo është demokracia? Kjo është rruga e përparimit? Ky është largimi nga mesjeta?

Ushtria egjiptiane ka një gjysmë shekulli që vendos fatet e “atij populli fisnik” dhe deri më sot vetëm dhunë dhe regjime diktatoriale ka prodhuar. Ajo largoi me dhunë një pushtet të ardhur me votë. Vrau qindra protestues. Ka dhënë prova të tilla historikisht.

Mirëpo tek ne mungojnë analizat dhe parashikimet politike serioze: zgjedhjet e 23 qershorit e dëshmuan. Gazetarët i ngjeshën sa njërit pushtet aq edhe tjetrit. Mungojnë analizat dhe parashikimet gjeopolitike. Egjipti i editorialeve shqiptare VIP në të vërtetë është një valvul froidiane, së paku një mungesë profesionalizmi, ndryshe nuk ka kuptim pohimi “kohnat kanë ndryshue e shumë vende arabe po tregojnë se shtysa kryesore që i lëviz asht ajo që kërkon shekullarizimin e shoqnisë dhe hapjen e saj ndaj lirive të individit”, sepse vendi i cili e përshëndeti fuqishëm largimin e Morsit nga ushtria ishte Arabia Saudite dhe me një logjikë të këtillë duhet të besojmë se Saudia po shkon drejt shekullarizimit!

Po ç’i shtyn këto opinionbërës drejt aventurave analitike kaq të cekëta? Të jetë vallë hyjnia “Liri”? Duket e pabesueshme për vetë inkoherencën e tyre. Kujtoni etiketat autoritare që mori Berisha gjatë këtyre 4 viteve nga të “emancipuemit” mediatik. E pra Berisha nuk erdhi në pushtet me tanke. Megjithatë ky ishte autoritar, ndërsa përmbysësit e demokracisë me tanke, që nuk kishte si të mos prodhonin qindra të vrarët e këtyre ditëve, na qenkan të “emancipuem”.

Po atëherë, ç’na duhet Egjipti? E thjesht fare, si pretekst për të goditur diku dhe diçka tjetër, duke sajuar lidhje abstrakte. Një hipokrizi patetike.

E gjithë kjo ndodh disa paralele poshtë nesh, prandaj tingllojnë donkishoteske dhe regresiste përpjekjet e atyne që duen me shti në Kosovë e në Maqedoni shamia, mjekra e simbole të mirëfillta politike që nuk kanë asgja të përbashkët me islamin tonë europian. Edhe ma të mangëta janë arsyetimet e atyne si A. Kurti, që nga motiv shpreset asht kthye në faktor shkatrrimtar, me ambiguitetin e tij dhe me idetë mbrapshtane që mbron.

Pra një mundësi për të ngritur paralelizma mes problemeve politike të Egjiptit dhe aplikimit të lirë të fesë, me shamia e mjekra, në trevat shqiptare. Madje, për kronikën e inkoherencës, papritur mësojmë se ne myslimanët qenkemi edhe evropianë: ne që akuzohemi nga të njëjtët personazhe se këtë fe “orientale” e morëm nga “barbarët e Azisë”! Mësojmë gjithashtu se çfarë është dhe nuk është islame duhet ta njohim nga “të emancipuemit”. Po kështu, citimi i Albin Kurtit nuk ka fare lidhje me ngjarjet në Egjipt, e madje është tërësisht paradoksal: ideja “mbrapshtane që mbron” Kurti në rastin konkret është lejimi i orës fetare në shkollat publike, siç ndodh në mjaft vende perëndimore, përfshi edhe shtetin ku punon Ndreca, ndërsa vetë institucioni punëdhënës i opinonistit e mbron me forcë këtë të drejtë edukimi në shkollat publike të shtetit laik.

Por Egjipti nevojitet për të nënvizuar se tanket janë përgjigja e merituar dhe demokratike ndaj mjekrës dhe shamisë. Dhe mos të harrojmë që këtë “filozofi” e pohon një altoparlant fetar, bash kryeredaktori i Hyllit te Dritës. 

Comments

  • Ky komenton studimet historike, rolin e klerit katolik, politiken e Berishes, strategjite e Erdoganit, Nene Terezen, nacionalizmin, laicizmin, e pastaj akuzon Berishen se nuk i ka ngelur tjeter veçse te na sqaroje si mblidhet kamomili.
    Ky flet per demokraci dhe duartroket tanket; flet per laicizem dhe mbron statusin publik te Nene Terezes ne shtetin tone laik; flet per harmoni fetare dhe pohon qe komunizmi shqiptar vjen nga Islami.

    Viktimat e egjiptit vlejne sa nje pretekst per te nxire e denigruar fene islame, myslimanet shqiptar dhe ndonje figure politike qe nganjehere ben sikur po i afrohet fese, ne kerkim te votave.

  • Ai flet edhe per ‘islamin tone evropian’ po Ndreca lete te pretendoj te vetin cfare te doje por jo islamin dhe nuk e kemi myfti Ndreca te na mesoje per shami e mjekra. Vras mendjen a ka pare ne kishe qe gjithe ikonat e Krishtit paqja qofte mbi te e nxjerin me mjeker, e ato te marise, paqja qofte mbi te e nxjerin ate me shami?

    • Dakod me ty. Nuk ja vlen sikur te ishte thjesht prof. Ndreca, por drejton revisten kryesore katolike shqiptare.

    • Media Ana nuk eshte per te ruajtur shendetin emocional te lexuesve, por per te mbajtur njerezit ne kontakt me realitetin. Perndryshe, kushdo mund te lexoje shkrime roze, gossip apo literature cfaredo qe ta beje te ndjehet i gezuar.
      Njerezit kane nevoje te informohen dhe ndergjegjesohen, qofte edhe me cmimin e shqetesimit, acarimit, bezidisjes, neverise apo frikesimit. Kjo faqe po denoncon fenomene me rendesi, te cilat po e shpiejne ne rruge te gabuar kete vend dhe bejme mire t’i bashkangjitemi zerit te saj.

  • Te “emancipuemit” e nxoren Mubarakun te pafajshem nga akuzat e farses gjyqesore qe filloi me arrestimin e tij perpara dy vitesh.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *