Mesha e politikës greke





2VSN_0637-1-копияRikthimi i objektit nga Kishë në, të paktën, pronësi publike të bashkisë së Përmetit, pasi Pallati i Kulturës ishte shndërruar në faltore gjatë rrëmujave të vitit 1997, ka nxitur disa reagime interesante dhe heshtje domethënëse. Në parantezë shpresojmë që çështja të zgjidhet me konsensusin e palëve: të zbatohet ligji, pasi pretendojmë se jemi shteti i të drejtës, dhe vëllezërit ortodoksë të ushtrojnë lirshëm të drejtat e tyre fetare.

Reagimi politik erdhi nga Vangjel Dule dhe nga Greqia. “Shteti ynë ka precedentët më të errët gjatë dy shekujve të fundit në marrëdhëniet me komunitetet fetare”, shprehet Dule, por me sa duket ka ngatërruar shtet, pasi Shqipëria e festoi njëqindvjetorin vitin e shkuar, ndërsa dy shekujve shtet po i afrohet Greqia. “Ngjarja në Përmet”, vazhdon Dule, “të kujton luftën ndaj fesë dhe shndërrimin e vendeve të kultit në Pallat Kulture”. Po e vërtetë, të kujton atë periudhë famëkeqe, por nga ana tjetër të kujton gjithashtu se një vend, për të qenë demokratik, duhet t’i japë përparësi ligjeve e vendimeve të gjyqësorit, ose minimumi nuk duhet justifikojë rezultatet e arritura me dhunën e armëve, siç ndodhi në 1997. Mirëpo Dule i përket atyre forcave që erdhën në pushtet me djegien e vendit dhe ato metoda i duken të natyrshme: imazhi i vendit tonë, për të cilin Dule është i shqetësuar në deklaratën e tij, do të dëmtohej nga mosfunksionimi i shtetit.

Për incidentin ka reaguar edhe Athina zyrtare, një kryeqytet evropian që akoma nuk ka zyrtarisht xhami, ku myslimanët dhunohen rrugëve nga anëtarët e forcës së tretë politike në vend, e cila, për më tepër, merr publikisht sakramentet fetare.

Mësuam me shqetësim të thellë për incidentet e dhunshme që ndodhën sot në Kishën e Virgjëreshës Mari, në qytetin e Përmetit. Largimi me dhunë i klerit, ndalimi i besimtarëve për të hyrë në vendin e adhurimit fetar ditën e Shën Mërisë, heqja e ikonave dhe objekteve të shenjta nga tempulli, janë akte të papranueshme dhe të dënueshme, pavarësisht nga çdo pretendim ligjor. Respekti për lirinë fetare, mbrojtja e vendeve të adhurimit dhe ushtrimi pa pengesë i detyrave fetare janë në themel të një shteti ku sundon ligji dhe një element themelor i kulturës institucionale evropiane. Prandaj ne shpresojmë se këto veprime janë kryer pa dijeninë e qeverisë shqiptare. Ambasada jonë dhe autoritetet konsullore në vend janë udhëzuar për të monitoruar nga afër këtë çështje.

incidentet ne PermetSipas gazetës Panorama prifti Ilia Tyto pohoi se: “vetë policët privatë, teksa më dhunonin, më thoshin ‘shporru more maskara i Janullatosit. Nuk keni vend ju grekët këtu në Shqipëri’. A thua sikur ne jemi grekë”. Nëse dëgjojmë deklaratën e transmetuar nga Top Channel të vret veshin një “grupe paramilitare”, sikur prifti nuk po flet për forcat bashkiake, sikur ajo kishë nuk është produkt i realitetit të prodhuar nga grupet e vërteta paramilitare të 1997. Z. Tyto, siç, me të drejtë, pretendon të bindë opinionin shqiptar se nuk “jemi grekë”, paralelisht dhe fillimisht duhet të bindë Greqinë për të njëjtin fakt, siç bëri prifti i Himarës përballë horrave të Agimi i Artë, e mbase kështu Athina nuk do të kishte as justifikime ndërhyrjeje.

Media për letër higjenike

Për çudi shumica e mediave pranë qeverisë së re u mjaftuan me dhënien e deklaratës së Mitropolisë ose, maksimumi të Dules, si anëtar i koalicionit, kurse qëndrimi i Athinës ka kaluar në heshtje, ndërkohë që nuk u rrëshqet asnjë deklaratë e Ankarasë për xhamitë në Turqi, apo për ndonjë arkitekturë osmane në Shqipëri; këto media që në dy mandatet e koalicionit të djathtë ishin më nacionaliste se Berisha përpara zgjedhjeve; që nuk reshtin së sajuari lidhje mes shoqatave myslimane, neo-osmanizmit dhe terrorizmit. Kur vjen puna tek Greqia, Kisha dhe forca që ndodhet në pushtet, merren me dekorin, me Dulen “tonë”, madje thjesht duke e cituar pa asnjë koment!

In memoriam

 Gazeta Panorama sintetizon historikun e “Pallatit-Kishë”:

Pallati i Kulturës në Përmet është ngritur nga shteti shqiptar dhe u përurua më 28 nëntor 1962. Godina, që për më shumë se 25 vjet ka shërbyer si pallat kulture, u shndërrua në kishë ortodokse në vitin 1997. Duke qenë se rreth 14% e sipërfaqes së ndërtesës është ngritur mbi një tokë që u përkiste pronave të kishës autoqefale shqiptare, u kërkua prej tyre pronësia e krejt godinës.

Një rast homolog ndodhi në Shkodër gjatë rrëmujave të vitit 1998, me dy ndryshime. Rajoni i policisë u shkatërrua dhe prefekti Gëzim Podgorica u mor peng pas incidenteve me shoqëruesit, mbështetësit dhe vetë deputetin e atëhershëm Azem Hajdari. Objekti kaloi në pronësi të Kishës katolike. Në këtë rast, realiteti i ndryshimit të pronësisë vinte si pasojë e tymit të përmbysjes së shtetit nga opozita e djathtë.

Namazgjaja iu rikthye pronarit legjitim me leje. E drejta për ndërtimin e xhamisë erdhi pas dy dekadave pritje. Jo vetëm që nuk u përgëzua, por tërhoqi mllefin e mjaft mediave e personave publikë. Të paktën tani që ndërhyri Greqia për një pronë publike të kthyer në kishë gjatë 1997 ishte e natyrshme të kishte ndonjë analizë nga moralistët e mediave nacional-progresiste. Dhe çfarë botohet? Kastriot Frashëri, Drejtori i përgjithshëm i Institutit të çështjeve Kombëtare. Ndonjë kundërpërgjigje ndaj Athinës? As që bëhet fjalë. Me sa kuptohet, Pallati i Kulturës së Përmetit, për Frashërin, është çështje kombëtare e Greqisë, ndërsa Namazgjaja konsiderohet e pushtuar, sipas Respublica-s. Në fund justifikohen se nuk e kanë me xhaminë në vetvete, por shtyhen për të “mirën publike e kombëtare”. Dhe ne e besojmë: Përmeti nuk është Shqipëri, Pallati i Kulturës nuk është pronë publike, ndërsa pronat e KMSH nuk janë të myslimanëve.

Comments

  • Interesante ne fakt dhe deklaratat krejt pa lidhje te Janullatosit dhe deputetit Grek, ku bejne krahasimin me myslimanet. “Po te ishte djegur Kurani i myslimaneve, do ishte djegur gjysma e planetit”….Si do e digjnim valle, ne menyre figurative apo si terrorista qe jemi?

  • Jo mo shkoku Ardi ka te drejte hiresia e tij, se shumica jone eshte e pacivilizuar dhe amorfe perballe jetes qe na jepet vetem nje here. Eshte besimi I verber qe ushqejme […] qe na ben te dukemi kafshe perpos he mjekrave qe mbajme. Tani po kuptoj se islami nuk pranon asnje pushtet tjeter vec tij dhe qe jemi te dhunshemmmm….


    Kete mesazh e lejuam vetem per te ofruar nje ide mbi perceptime te tjera nga ato te shumices se komentuesve. Ne te kunderten, cdo mesazh qe permban fyerje, nuk eshte i denje per tu pranuar ne asnje forum.
    na duhet ti kujtojme komentuesit, qe teksa akuzon te tjeret per jotolerante, tregohet vete ekstremist, jo vetem duke i futur te gjithe ndjekesit e nje feje ne nje thes, por duke shkuar deri aty sa fyen me fjale banale fene e te tjereve.
    Admin

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *