Mal Berisha dhe Atleti i Krishtit





Anton Caraskenderbeu-600x448

Nga edicioni informativ i mbrëmjes në ABC News, ambasadori ynë në Britaninë e Madhe Mal Berisha, i ftuar në studio nga gazetarja Mirela Milori, na lajmëron mbi një ngjarje kulturore ndodhur në Itali! Ambasadori, edhe pse jashtë vendit të akredituar, aty ku kryen detyrat shtetërore, është nismëtari i një projekti kulturor në vendin fqinj përball nesh. Bëhet fjalë për përurimin e bustit të Skënderbeut në komunën e Montexhilfones në Provincën Kampobaso, një nga komunat nga disa të tilla aty me popullsi arbëreshe. Zoti ambasador në bashkëpunim dhe me autoritetet e ambasadës sonë në Itali ndërmerr këtë nismë pas suksesit të një projekti të ngjashëm ndodhur disa muaj më parë pikërisht në Londër, qytetin ku dhe është rezident. Nga sa mësojmë, projekti është mbështetur nga biznesi privat në Shqipëri dhe ka përsëri të njëjtin autor i cili realizoi bustin e vendosur në Londër, iniciativa që marrin jetë frymzuar nga atmosfera kombëtariste e vitit jubilar që kaluam. Deri këtu nuk ka ndonjë risi për t’u shënuar në lajmin televiziv, gjithçka është brenda rutinës së një lajmi kulturor ku ngërthehet historia, aktiviteti diplomatik dhe forcimi i lidhjeve me komunitetet shqiptare larg atdheut. Problemi ndodh kur në ekranin teliviziv, nën bronxin që mishëron imazhin e heroit kombëtar, shkruhet italisht, përsëri në bronx: “Skënderbeu, Atleti i Krishtit, Mbrojtësi i qytetërimit perëndimor”.

Për autoritetet shtetërore shqiptare, nismëtare dhe promovuese të një projekti të tillë, heroi kombëtar shndërrohet lehtësisht në hero fetar, shërbëtor honorifik i figurës qendrore të kësaj feje. Mbase për arbëreshët tanë, ndodhur në periferi të rrjedhave identitare, larg territorit ku është themeluar shteti-komb shqiptar, figura e Skënderbeut ka vetëm këtë dimension historik ende të diskutueshëm për botën akademike, por për qytetarin e Republikës së Shqipërisë ndodh ndryshe. Etërit e Rilindjes Kombëtare u kujdesën maksimalisht ta zhvishnin figurën e Skënderbeut nga konteksti identitar i epokës ku ai jetoi. Figura e tij e rindërtuar nuk është prototipi i ndonjë heroi të nacionalizmave fqinjë që nisur nga konstruksioni shpirtëror lokal, zgjedh “Mbretërinë e Qellit” në vend të asaj së Tokës, përkundrazi brezat e qytetarëve të këtij vendi nën shembullin Skënderbean janë edukuar me vlerat e luftës totale për liri kombëtare, pamvarsisht kostove të saj.

Autoritetet shtetërore, duke iu referuar ngjarjeve historike dhe rolit të tyre identitar, shpesh kanë shkarë në retorika diskriminuese ndaj pjesës më të madhe të qytetarëve shqiptarë, por në këtë rast, nga rangje të larta diplomatike na propozohen teknika të reja konfliktuale. Vala e derdhjes në bronx, që ka ngrirë disa dhjetra imazhe të heroit kombëtar kudo në trojet shqipëtare, ka titrime të ndryshme në varësi të  kontekstit ku ai ndodhet, kjo dhe nga pakujdesi shtetëror për një variant unifikues. Por në Tiranë, Shkup, a Prishtinë do të ishte e pakuptimtë që në piedestalin e heroit të shkruhet një version i reduktuar i dimensionit të tij përfaqësues, si në rastin e Montexhilfones. Bekimi me aureolë shtetërore që na përcillet nga matanë Adriatikut për këtë version fondamentalist të historisë sonë kombëtare është një orvatje shqetësuese që do të përplasë në një të ardhme variantet e reja të propozuara radikalisht me atë tradicionalin e pambrojtur që sa vjen dhe zbërdhylet.

Comments

  • Do vije dita qe ne muslimaneve do na mbese vetem nje hero: ushtari i panjohur. Skenderbeun na e nxorren kryqetar per llogari te Vatikanit, deri dhe Idriz Seferin na e bene katolik pas vdekjes, po te pakten Ushtarin e Panjohur shpresojme se nuk do na e ngasi njeri.

    Jo se edhe ky eshte fare pa probleme, se monumentin i kane ngritur si shpronesim tek xhamia e Sulejman pashe Bargjinit, te cilen e dogjen nazistet, dhe pastaj e sheshuan komunistet. Po nejse, ky paska qene fati yne konsensual

    • Ate partizanin e panjohur, qe i hy dhe i del sa here te doje miza nga goja, do t’i mbushet mendja ndonji bathoristi me matrapik, ne deshperim te plote per mungese pune, dhe do ta xerroj ne toke.
      Nje bathorist ne fjale, ne nje dite me temperature 37 grade celsius, po shiste disa klysh qetje nje goce ja bleu neren per 2000 lek, thash me vete, ku ka mrrit puna, me i dhone ketij nji 10000 mi leksh e hudhi partizonin e panjohtur ne toke bashke me Sulejman Pashe Bargjin, duke qene se ky i fundit eshte me i lehte ne hudhjen tuç, si i paarmatosur qe eshte.

  • Kete emrin Mal nuk e kam kuptuar asnjehere keshtu shkurt, shkul, dhe shqeto. Llogjikisht duhet te jete shkurtim i ndonje emri, bie fjala, Qemal. Nuk besoj se prinderit ketij ia kan vene emrin nen frymezin e pseudonimeve jehuse te kohes te tilla si shoku Shpati, shoku Mali, apo Tarasi. Nen kete hulli te forte ku jemi futur per te identifikuar origjinen e emrit te diplomatiti tone, meqe jemi dhe ne nje klime shnderrimesh politike te tiptit” ktheje gunen nga fryn veriu”, per merita te veçanta ne propagandimin e shtrembert dhe te “shenjte” te historise kombetare, mbase ka ardhur koha qe “Mali” yne te pagezohet me emrin e ri dhe domethenes, por fitimprures, Monte Xhilfone.

  • Oh çar emri kuptimplote edhe Mal edhe Berishe. Ky i paska te gjitha, si nuk kandidoi per kryetar PD-je ne vend te Olldashit ky, kishte per te fitu 100%.

  • Edhe pastaj behet nami kur del ndonje hoxhe fshati dhe, me nje te rame te trashe mohon Skenderbeun. Po, nese shteti e quan hero fetar te katolicizmit kunder Islamit, cfare te beje hoxha i shkrete i katundit? Te brohorase luften kunder fese se vet?

  • dhe mos harrojme qe Mal Berisha ka qene konsulli yne me vite ne Stamboll. Ndoshta edhe ai eshte nga ata qe do deshironin te ktheheshin mbrapa ne kohe e te luftonin ne mbrojtjen e Kostandinopojes…

  • ndoshta i biem kot ne qafe Mal Berishes. ai thjesht promovon figuren e heroit tone kombetar neper bote duke promovuar keshtu historine e vendit tone, sic i takon si diplomat. ai mbishkrimi “atlet i krishtit” eshte citat i papes se asaj kohe e ashtu e njohin te huajit. Per sa kohe qe ne Shqiperi nuk i ngrihen Skenderbeut statuja me mbishkrime te tilla, besoj se jemi ne rregull. Ne shqiptaret muslimane e kemi hero nje here Skenderbeun, shqiptaret e krishtere e kane dy here.

    • Arrrnaut, sipas Montes, projekti ndertohej me iniciativen e tij si ambasador me mbiemer kuptimplote, qe kapercen dete, male dhe oqeane dhe mberrin nga Ingliterra ne Itali. Se dyti edhe leket qe merr metalurgu i operacionit me ndermjetesine ose presionet e burokratiti jep nje biznes privat ne Shqiperi, Kompania Kastrati. Ironia e fatit eshte se keta te Kastratit njihen si besimtare dhe qe shtrojne dhe iftare, nderkohe qe me leket e tyre vishet me atlete bronxi i Monte Berishes.
      E gjitha kjo behet per te perkedhelur sedren e semure te fondamentalisteve katolike, per te nxjerre ndonje favor personale.

    • Te huajt, i dashur arnaut, mund ta njohin si serb, grek, tradhetar, etj – po t’i kursej citatet e kronikave osmane te kohes -, por kjo nuk e justifikon prezantimin e heroit tone sipas deshires se huaj. Gjithmone nese eshte akoma heroi i deshirave tona.

      Se dyti, Papati e ka pasur tradite dhenien e titujve nga me te çuditshmit per njerez me te cilet e kane bashkuar interesat. Kjo ka ndodhur qe pas ediktit te Milanos e vazhdon akoma sot. Historia shqiptare nuk matet me “spangon” e Vatikanit, e aq me teper me gjykimet e shek. XV. Sic e nenvizon artikulli, Skenderbeu eshte hero modern, i preferuar nga Rilindja.

      Me kujtohet se Nene Tereza, e peytur per gjyqin ndaj Galileo Galileit, mes Kishes dhe shkencetarit, zgjodhi institucionin “meme”, pra vete gjyqin. Meqenese nje e lumturuar, e cila me te gjitha gjasat do te marre vize per parajse, anon ne kete menyre, edhe ne sot duhet ta vleresojme ate gjyq dhe inkuizicionin ne teresi si nje proces pozitiv?
      Si shqiptar, Skenderbeun e gjykojme dhe e vleresojme per funksionin dhe rolin ne nacionalizmin tone. Si vleresim historik, pastaj, eshte ceshtje e komplikuar, por edhe ketu, te jesh i sigurt, titulli “Atlet” eshte teresisht i paperdorushem ose ka (duhet, te pakten keshtu ben Perendimi) thjesht nje vlere folkloristike.

      Perflitet shume se nuk jemi shtet laik, ngaqe po lejojme shamiat!
      Nje vajze me shami eshte qytetare e thjesht. Nje ambasador jo. Ai perfaqeson vendin, dhe konkretisht te nje shumice myslimane me nje shtet laik. Duke ndermarre nisma te tilla e ka mohuar jo vetem funksionin kombetar te Skenderbeut por edhe laicitetin e shtetit.

      Por kur shikon se ne Ministrine e Jashtme shqiptare eshte keshilltar LLESH KOLA, ish-ambasadori ne Rome, i cili eshte cituar disa here ne kete blog, veshtire te besosh qe kemi vertet nje shtet laik, apo se perfaqesuesit e atij 10% te lepire nga Berisha punojne per qellime kombetare.

      Paradoksalisht, nga elita e ketij 10% vijne akuza se Berisha eshte islamik.

  • Po mendoja se ne pamundesi per te ngritur nje bust te Skenderbeut ne Stamboll, ihs-konsulli yne atje mund te kishte propozuar qe restorantet turke ta ndryshonin emrin e pjates popullore Iskender Kebab ne Skenderbeg Kebab…

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *