edward25 Shtatori i këtij viti shënon dhjetë vjet nga vdekja e studiuesit, akademikut, intelektualit publik, aktivistit Edward Said. Ai është më së shumti i njohur si autori i studimit monumental ‘Orientalism’ 1978, një tekst thelbësor sot në disa fusha të dijes. ‘Orientalism’ ka njohur dy botime në shqip dhe kohët e fundit njoftuam në këtë faqe edhe botimin e tretë të librit të Enis Sulstarovës, i cili, sic vëren në parathënien e këtij botimi,

barra për të shpjeguar se çfarë është ligjërimi orientalist dhe varianti i tij shqiptar, është bërë më e lehtë tani që lexuesit kanë në gjuhën shqipe disa libra të Mishel Fukosë, të përkthyer me mjeshtëri nga Orgest Azizi dhe librin e Eduard Saidit, Orientalizmi, që ka rëndësi parësore për shtratin teorik e metodologjik të studimit tim. Orientalizmi gjendet në dy botime në gjuhën shqipe: njëri është përkthim i Xhevat Lloshit, ndërsa tjetri i Nolian Seitajt. (Për citatet nga Orientalizmi që kam përfshirë te ky ribotim i jam referuar përkthimit të Lloshit, por duke bërë disa ndërhyrje në ato raste ku e kam gjykuar se po e saktësoj kuptimin e origjinalit.) Gjithashtu, janë kryer edhe studime të tjera mbi orientalizmin shqiptar nga Alba Cela, Dukagjin Gorani, Ardian Brisku, e ndonjë tjetër.

 

Sulstarova ka dhe një shkrim dedikuar Said në dhjetëvjetorin e vdekjes në numrin e fundit të Revistës Shenja.

 

Kliko këtu për të parë intervistën e fundit të Said.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *