images (3)Dua t’i tregoj një fëmijë 10 vjeç kalanë e Krujës, muzeun e Skënderbeut, 25 vite histori të lavdishme dhe të përgjakshme të një grushti arbnorësh për të mbrojtur vendin, për të mos u asimiluar nga otomanët dhe për të qenë pengesë për pushtimin e Europës së krishterë.

Më bëri përshtypje ky fillim artikulli – sigurisht edhe nga titulli kinematografik – për qartësinë e frikshme të mesazhit të përcjellë fëmijëve, të cilët me sa kuptohet janë nxënës shkolle, disa 10 vjeçarë të lënë në mëshirën e “edukatorëve” që akoma nuk e kanë përvetësuar realitetin, duke filluar nga historia, gjeopolitika, ekonomia etj. Me naivitetin dhe kuriozitetin e tij fëmija duhet të mësojë me imazhe se e shkuara e jonë përbëhet ekskluzivisht nga lufta, dhuna, sakrifica përballë gjigantëve, jo në emër të kombit se sa në hijen e idealeve sublime të një Evrope që në shek. XV ekzistonte vetëm në mendjen e Papës dhe të një misioni fetar filokristian. Nën peshën e imagjinatës filmike, “edukatori” projekton veten te Skënderbeu dhe Edi Ramën te Gjini grotesk i filmit, duke i kërkuar, me një pyetje retorike, të luftojë turqit, ashtu siç bënte Skënderbeu në shek. XV. Problemi nuk qëndron edhe aq te krijimi i opinionit dhe i gjykimit mbi botën duke u bazuar te filmat, se sa te fudullëku i atij që mendon se bota ka ngelur identike për 5 apo më shumë shekuj, ndërsa është fatkeqësi që një fëmijë edukohet me këtë frymë.

Kudo vetëm turq dhe turqizëm.

Roja-lekëmarrës te hyrja e kalasë jep kushtrimin kur sheh katër autobuzë me nxënës nga Kosova që po ngjiten mundimshëm përpjetë rrugës së asfaltuar. Jo, jo, janë pesë! Çdo kokë njeriu 100 lekë […]. Ministria thotë se hyrja është falas, roja të merr 100 lekë pa faturë për tre vetë, nëse pranon të mos marrësh biletë. Te muzeu etnografik hyrja është 300 lekë për të rritur.

Turqit e parë duken nga rruga kombëtare. Fabrikat e çimentos kanë kafshuar përbindshëm kodrat përreth Fushë-Krujës, për të nxjerrë gurin gëlqeror. Turqit kanë pushtuar qytetin dhe kalanë. Në të djathtë të rrugës për në kala një përbindësh betoni ka pushtuar me karabina faqen perëndimore. Nisi këtu e një vit më parë, arkitektët folën, qeveria heshti dhe turqit kanë ngritur shatoret e betonta. Turqit të presin te hyrja e kalasë.

Faturën e mllefit që “edukatori” ka me punonjësit e muzeut të Krujës, të cilët janë produkte dhe pjellë e konceptimit të Njeriut të Ri socialist kombinuar me tranzicionin, ia vesh sundimit osman. Po kështu edhe betonizimin e Krujës, së bashku me privatizimet. Zgjidhja që ofron – duke mos harruar se në krye të artikullit shpreh dëshirën e edukimit të brezave – ngjason tragjikisht me metodat enveriste.

Nëse do, mos bëj më betejë me foto kryeministrie, veç jep nja dy urdhëra: thuaji ministrit Lefter tua nxijë jetën atyre blozaxhinjve të gëlqeres; kape për flokësh atë ministren Mirelë që tua marrë nga duart ato paratë e mia dhe të mijëra turistëve të tjerë dhe t’i fusë në arkën e shtetit; merr ministrin Saimir tua bllokojë ato karabina-shatore dhe t’i vërë rruspën; kape dhe kalbe në burg atë plak idiot flokëbojatisur që ka firmosur ato leje kriminale në zonën muzeale. Bëhen për një paradite, po të duash, se vetëm 20 minuta larg Tiranës është Kruja, por kuptohet, vetëm nëse ti Edi don me i luftu turqit.

Kanë kaluar 5 shekuj dhe jemi akoma te koncepti i luftës, aq më tepër kur globalizimi ka zaptuar botën. Përveçse një luftë me mullinjtë e erës, ajo përherë shpie ujë në të njëjtin mulli, atë të urrejtjes patologjike ndaj turqve. Kjo gërshetohet me dorëzimin përballë problemeve dhe me gjetjen e origjinës së tyre gjithmonë jashtë vetes: tymi i fabrikës vret, fabrika është turke, pra turqit po na vrasin, si gjithmonë në histori. Pak a shumë është njëlloj sikur të thuash se arabët duan të na vrasin, duke u nisur nga fluturimi prej katit të pestë i një qeseje me mbeturina ku, ndër të tjera, gjendet konfeksioni i një pakete hurmash arabie. Pak rëndësi ka pastaj se çfarë përmban tjetër ajo qese, se ai/ajo që e hedh është shqiptar/e me “gjak” e nënshtetësi (mbase edhe me origjinë nga zonat e pretenduara si “frigoriferi i shqiptaritetit”), se kush duhet të ndërhyjë, e kështu me radhë.

images (4)Duhen mbase disa kthjellime sepse çështja e “tymit” është më komplekse. Peizazhi gjeografik dhe historik i Krujës shëmtohet sot, mes tjerash, nga dy mostra. Ky është fakt. Ish-fabrika e “historike” e çimentos u privatizua zyrtarisht në vitin 2000, kur kryeministër ishte Ilir Meta, ortaku kryesor politik i Ramës së sotshëm, të cilit “edukatori” po i kërkon të bëjë Robespierin. Pronësia është e “Seament Holding” me qendër në Liban dhe jo në Turqi. Nuk na rezulton ndonjë pushtim i Shqipërisë nga Libani, përkundrazi libanezët nuk duhet të kenë ndonjë memorie shumë pozitive për nëpunësin perandorak osman Vaso Pasha.

Na rezulton një pushtim i vendit nga Italia dhe Greqia, madje kjo e fundit akoma sot pretendon territore shqiptare. Fabrika kryesore e çimentos në zonën e Krujës është ‘TITAN Antea Cement’, me seli dhe e formuar në Greqi. Ajo është kuotuar në Bursë në vitin kur trupat greke hynin në territoret shqiptare për t’i spastruar etno-fetarisht. Investimi i fabrikës ne zonën e Krujës është realizuar me fondet e IFC, multinacionale amerikane, dhe EBRD, European Bank for Reconstruction and Development. Nëse aplikojmë vizionin e “edukatorit”, tymi helmues dhe «përbindëshat e Krujës» vijnë nga SHBA, Evropa dhe Greqia. Nuk duhet harruar se Shqipëria konsumon nga Greqia dhe Italia më shumë se nga partneri Turqi. Të shumta janë investimet italo-greke në vendin tonë, përfshi edhe ndërtimin e përbindëshave ekologjikë. Ajo gjuha e urrejtjes dhe e zgjidhjes së problemeve shqiptare në «një pasdite», nuk vlen edhe me ish-pushtuesit italianë e grekë? E ç’duhet të themi pastaj për shqiptarët e Kosovës që kanë Serbinë partnerin kryesor ekonomik?

Njerëz që janë peng i mllefit mesjetar, i metodave enveriste, i hakmarrjeve politike, nuk shkojnë përtej dhunës si zgjidhje e problemeve. Të trishton fakti se ky moralizëm i radhës fillon me transmetimin te brezat e rinj të këtij mentaliteti pervers dhe mediokër, i tipit kinematografik, ku i mituri, i rënduar nga “mëkati fillestar”, edukohet me përballjen e problemeve me forcë.

 

 

Comments

  • Arben Rozhani eshte nje nga ata kalemxhinjte qe e shesin per dy leke “shpaten” e tyre ne pazarin me te pare. Ky eshte modeli me i shemtuar i gazetarise, modeli i frrokecupeve, nikollelehesve, merobazeve, yllirakipeve, fahriballinjve, e rraqe te tilla te vjetra qe vegjetojne si ushunjeza ne gazetarine shqiptare. Arben Rozhani eshte ne fakt perfaqesues i ketij modeli, por ne nje nivel me te ulet, ate te gazetaruceve qe hane kockat e mbetura ne tryeze pas ngopjes se shefave. Ky eshte kategoria e cercizloloceve, bejdomalove, anilabashave etj. qe mbijetojne duke ofruar me qira peshtymen e tyre. Keta jane shpifes e perqeshes me pagese, qe per zanat kane vetem neperkembjen e dinjitetit te njeriut me te vetmin aset personal, faktin qe nuk e kane per vete nje te tille, qe mund t’ua neperkembesh gjithashtu. Rozhani asetin me te madh qe ka ne gazetari eshte mungesa e skrupujve, dhe me kete ha buke. Shto ketu edhe … [censuruar] mirditor, dhe skema e vrerit dhe urrejtjes perkryhet, si rralle-here, edhe me pak vullnetarizem, per ta degraduar perfundimisht, letren higjenike me plumb qe u shesin njerezve cdo dite.

      • U perpoqa te shpreh ate qe mendoj dhe vleresoj tek ky njeri dhe profili qe perfaqeson. Nuk eshte puna tek robi, por tek pislleku qe keta rober/njerez prodhojne ne kete vend, qe na mbulon te gjitheve, dhe na le ne kete batak. Nuk eshte hera e pare qe ky njeri shkruan keshtu. Kjo eshte lule. Shkrime te meparshme ndyjne nga mllefi e poshtersia, nga menyra malinje sesi i rrok e i sjell problmet, si e si te kultivoje urrejtje, paragjykime e neveri per fene e shumices se ketij populli, nderkohe qe “mirditore e punetore, qe nga Shkodra gjer ne Vlore”, versulen pastaj me komente eksplozive duke fyer, akuzuar, pergjeshur, kercenuar e perbaltur besimin e te tjereve.
        Ky njeri shkon deri aty, sa ne rastin e perplasjes se Rames me punonjesin e ambasades shqiptare ne Viene, shkruante per shamine e gruas se diplomatit, duke hedhur gjithashtu hipoteza banale (krejt ne ajer e pa lidhje) mbi ceshtje te tyre private, krejt pa asnje lidhje me ngjarjen, por vetem e vetemm qe te perdore shamine e gruas si objekt delegjitimimi e percmimi publik.
        Kjo lloj gazetarie duhet peshtyre cdo mengjes nga i gjithe populli, kur zgjohet nga gjumi (kur e kane edhe gurmazin te ngarkuar mire me lendet e duhura organike gjysem-fluide) aq sa te tille njerez, te dridheshin si nga korenti, kur t’iu shkonte ne mendje te preknin pene me dore. E pas kesaj keta kane kurajo te orientojne shoqerine mbi menyren sesi do edukohen brezat qe pasojne ne raport me “luften e qyteterimeve” qe iu ledhaton epshin e hobit te tyre te perbaltjes! Eshte fatkeqesi se, luften e qyteterimeve ne kete vend, po e kurdis dhe promovon nje armate provincialesh, qe nuk iu ka dale ende zverdhja e gjizez prej lekure, teksa akuzojne qytetaret per orientale e anadollake.

  • shkrimi i Shekulli-t eshte skandaloz edhe sikur vetem per racizmin ndaj nje populli tjeter, ama problemi me i madh eshte se me ‘turq’ shkruesi grupon nen shenjen raciste te se keqes te gjithe te ligjte, shkeles ligji sebashku me perdorues te fjales ‘inshallah’, duke bere nje amalgame fetaro-kriminale te denje per nje pacavure te deshtuar tashme. Shpresojme qe Kokedhima te nise te marre ca tendera te fresket tani, dhe ta riktheje gazeten ne ditet e veta pak me te mira. Kjo eshte alternativa ne Shqiperi: kur vjedhin, ngopen e behen pak me melankolike, e nis e duket vetja europiane nga e para; kur jane te uritur, u rikthehen me ulerima veseve te kacakut

    • Jam Dakort me konstatimin tend lidhur me raportin finance-performance. Vetem ne nje pike nuk me del llogaria; po me Rrozhanret çfare do te behet, cila makineri skrapi e merr persiper perpunimin e tij. Mua nuk me rrezulton keshtu, Rrozhaneret edhe ne ditet e tyre me te keqija e gjejne nje llogore mllefi mbushur tumllaz me uje kenete per te perhapur mbase ne nje reze me te ngushte infeksionete e tyre mediatike. Ah sa i gjere eshte sorollopi i Rrozhanerve ne kete vend

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *