rama - xhamia

 

‘Pse vajza me ferexhe do të marr në administratë?!’ pyeti kryeministri i vendit, Edi Rama, në emisionin Opinion për të indikuar pikërisht ‘ato’ që nuk kanë vend në administratën e tij. KMSH duhet urgjentisht të kërkojë sqarime nga kryeministri në lidhje me qëndrimin e tij dhe t’i drejtohet gjykatës në lidhje me thirrjet e kryeministrit të vendit për diskriminim në punësim për shkak të përkatësisë fetare, refuzimin e mundësive të barabarta për qytetarët dhe specifikisht për komente të tilla negative ndaj fesë islame, kodeve të saj etike dhe femrave praktikante myslimane.

Ky është një deklarim i qartë kundra një premtimi të qartë të Ramës gjatë fushatës elektorale për meritokraci. Një kategori qytetarësh shqiptarë – vajzat myslimane me shami – as mos lodhen të aplikojnë në administratën e Ramës!

Duhet thënë, ama, që është akoma më ironike që Rilindja Demokratike, organ i Partisë Demokratike, ngre zërin për këtë deklaratë të Ramës, kur është e mirënjohur se edhe kur administrata ishte në duart e PD-së, myslimanet praktikante i patën dyert e mbyllura për punësim.

Comments

  • O E-zani, mos u perfshini dhe ju ne nje lloj turfullimi kolektiv qe ka perfshire shumicen e myslimaneve, te cilet sikur mezi presin te kapin ndonje deklarate me gjase kunder tyre, e ne kete menyre te “shijojne” te plote fene! Nuk eshte nevoja ta kontaktoje KMSH-ja me Ramen. Ja e marr une ne telefon dhe e pyes. Pastaj, nuk tha “pse e a vajza me ferexhe duhet te marr ne administrate?”, por tha: “pse, si duhet te ishte, me ferexhe?!”. Dhe konteksti ishte krejt tjeter, ashtu sic Rama e tha vete qe konteksti nuk kishte te bente fare me ferexhene si simbol besimi.

    • E vetmja pjese e dokumentueshme e kesaj qe po kritikon, gjendet tek ky shenim i e-zanit. Nuk e di sesi e ke zbuluar turfullimin (kali turfullon) kolektiv te ‘shumices se myslimaneve’. Dmth urime nese ke zbuluar menyrat per te njohur humorin e shumices se muslimaneve shqiptare, sepse fizikisht nuk mundet askush ta beje dot. Nga ana tjeter muslimanet nuk me duket se kane kaq shume percues te opinionit te tyre posacerisht musliman, qe te mund t’i analizosh dot e te nxjerresh perfundime. E-zani eshte nje percues i rralle i vetem nje pjese te opinionit musliman, xhamia e lagjes me hoxhen e vet, ndoshta nje pjese tjeter, baba Selimi kur flet, dihet se flet ne emer te pleqerise se vet te respektuar, po jo te ndonje gjeje me te madhe se kaq. Shumica e muslimaneve te tjere shprehen vetem permes kanaleve te pergjithshme, jofetare. Pra habitem si e gjen turfullimen kolektive islamike kaq shpejt. Nga ana tjeter nuk do shume mend qe konsideratat agresive apo kritike ndaj muslimaneve e puneve te tyre jane standatizuar pak si shume neper vite, dhe t’i konstatosh perreth nuk eshte ndonje zotesi. Turfullimi dhe histeria nderkaq me duket se nuk jane kaq te medha e mbizoteruese, se muslimanet nuk duken me te shqetesuar se pjesa tjeter e banoreve. Ata shkollohen, defrehen, ndertojne pallate (si muratore a si investitore), mbeshtesin te gjitha partite (edhe demokristiania ka pase kandiduar ne zgjedhje nje hoxhe para ca vitesh) keshtu qe duket se nuk po turfullojne edhe aq, shumica jo qe jo. Muslimanet jane kaq shume, jane shumica e banoreve te ketij vendi, dhe po te turfullonte shumica, do ndryshonte klima ne vend, do beheshim vend tropikal.

      Sa i perket shenimit te e-zanit, me duket se kryeministri ka marre nje shembull te shpejte dhe te gabuar binar dmth e kane provokuar me bikinin e administratoreve socialiste, automatikisht i eshte pergjigjur provokimit duke ekzagjeruar me ‘te kunderten’, pra ‘ferexhene’. Kemi te bejme me retorike, jo legjislacion. Por pa hyre ne te thella, thjesht mund te veme re se administrata e re ka perfshire ne strukturat e veta nje grua te handikapuar, nje risi kjo. Ndoshta koha do ta tregoje me mire nese gjtheperfshirja dhe progresizmi do te shfaqet me sinjale edhe me te forta, qe mund t’i shihnim ne poste edhe persona me ngjyre, apo me stil jetese minoritar (ky hyjne – na pelqen a s’na pelqen – dhe vajzat me shami). Ne zgjedhjet e fundit koalicioni qe sot qeveris kishte kandidate per deputete nje vajze me shami, ashtu si edhe koalicioni qe humbi. Ndoshta duhet te tregojme pak me shume gjeresi dhe te kuptojme se pas shume dekadave lufte ndaj ‘obskurantizmit fetar’ (shenjester e te cilit u be edhe ‘ferexheja’) rehabilitimi i diversitetit dhe fese do t’i hape rruge detyrimisht dikur edhe integrimit meritokratik te grave me shami ne jeten publike. Po kjo nuk mund te behet dot pa sfiduar vazhdimisht status quo-ne, mendimin unik qe mbizoteron ne vend. Pa u sfiduar mendimi unik dhe klishete e kollajta, njerezit do vazhdojne te kujtojne se ferexheja eshte e kunderta e bikinit, gabim te cilin e bejne edhe hoxhallare te shumte. E-zani duhet falenderuar qe perkujton, qofte dhe me force, ca parime minimale si barazia e sekseve dhe besimeve para ligjit. Po nuk e beri dhe e-zani kaq, nuk ka shume qe te mund ta bejne, se eshte komode te turfullosh si anonim para ekranit (TV apo PC) por duhet pergjegjesi qytetare te artikulosh nje shqetesim publikisht, qofte dhe i kritikueshem shqetesimi.

  • Eh kritiku, nje resme thuhet sa per njemije fjale… Shif e shkruj. Po ti meqe I paske telefonin mere e na sqaro dhe ne te tjereve

  • Tani, a do sqarim per foton apo per deklaraten ne Opinion? Nuk mbroj Ramen, asesi. Por kam neveri prej ketyre lloj reagimeve, tipike per njerez me komplekse dhe qe feja e besimi ende nuk ua kane skalitur nje personalitet tere krenari. Me kryesorja tek reagimi i mesiperm, eshte deformimi i deklarates. Eshte nje deformim i atille, sa perkthehet si nje deshire plot afsh per te gjetur nje armik dhe kur nuk ezkiston: Aman na shani pak, se nuk e jetojme dot kete fe, pa na share e pa na sulmuar! Aman na sulmoni, se ndryshe energjite na shkojne kot! Ne nuk kemi energji per te punuar e ndertuar dicka me urtesi e inteligjence. Ne kemi energji vetem per t`u kerleshur me ju, ne castin qe nuk thoni ate qe na pelqen neve. Ju E-zani, keni shprehur oponence te ashper ndaj Ols Jazexhiut. Por nuk po e ndjeni qe jeni olsjazexhi-zuar ne fryme e germe!

    • Ne kete reagim te E-zanit nuk ka fare yrysh shantazh dhe vrer, simptoma keto qe kollaj shfaqen tek i ashtuquajturi olsjazexhizem. Me kete krahasim thjesh je sforcuar per te mbushur hendekun e ketyre qasjeve ne debatin publik, por me sa shoh, meqe skajet e krahasuara jane larg, thjesht je hapur shume duke i mbajtur me sforco kembet ne secilin breg.
      Foto nuk do koment, me tre fjale ja gjen narrativen e gjithsecilit ne ate foto. Besimtari me duart ne brez sipas mesebit hanefi eshte shperqendruar ne namaz duke qene se perkarshi po i kalon nje alamet zyrtari publik qe shkel aty ku ai ko vendos ballin (ku ta vendose tjeter veç trotuarit), por gjithsesi, sipas vete mesebit ende nuk e ka kthyer koken aq sa per te prishur namazin. Ky zyrtari po e hedh hapin ne trotuarin “publik”, vendi i vetem per nje “qytetar normal evropian” i cili nuk mund te ece ne nje vend tjeter publik i cili nuk shenohet per kembesoret, dhe ketu duket qe nuk leshon, eshte stoik ne hedhjen e hapit. Ndersa vellai tjeter tablik, perseri hanefi, ulur kembekryq ne sixhaden plastike qe e ka shnderruar trotuarin detyrimisht ne xhami, eshte habitur nga shperfillja e ketij fakti perj zyrtarit alamet, gjithsesi nuk çohet ne kembe qe si vellezrit e tij ne pakistan t’i fusi nje gelboqe harbutllekut (kete nuk e ben nga etika e larte, befasia apo frika nuk e shpjegoj dot, duhet thirrur Jungu ketu). Pse ndodh keshtu, per mua ekuacioni eshte i thjeshte dhe i shpjegueshem, por jam kurjoz se si do te te dilte ty zotrote. Dhe mos u qaj nuk eshte ndonje probleme e veshtire me dilemen e tipit ” ke te kaloj me perpara me varke; dhine, lakren apo ujkun”.
      Sa per kete sindromen e viktimes qe ti paske gjetur ne sjelljen kolektive te muslimanve, duket qe je ndikuar nga ambjenti te cilin frekuaenton. Por dhe per kete ka zgjidhje: nderro kafe.

  • Unë shkrova një shkrim gjithashtu rreth këtyre deklaratave denigruese që lexova në media të ndryshme. Por, pas pasë emisionin vet, pashë që Rama është keq-cituar dhe ka shumë gjasa qëllimisht. Rama përmend ferexhetë, por në një konteskt tjetër dhe jo fyes. Edhe pse do kisha preferuar të mos e kishte bërë fare.

  • problemi tek e shprehura e robit te qeveris eshte se ai ben zhvendosje te objektit te diskutimit. ceshtja e diskutimit aty nuk ishte merr apo jo me ferexhe ne administrate, por ishte a duhet marre apo s’duhet marre personja e perfolur (qe duket te mos e kete nje concern mbi veten, perfshi ketu veshjen, pamjen, etiken, menyren e argetimit.) keshtuqe per sa kohe pyetja vjen per kete te fundit, edhe pergjigja duhet te kete po ate objekt. pastaj per sa i perket asaj cka trajton e-zani ne shkrim jam krejt dakord pasi nuk mund te jete e paqellimshme si deklarate.

  • O kritiko […] shife dhe njehere emisionin […] : Saliun qe pershkruan Blushi si talebanin e fundit, ferexhene e Ishes dhe gjithe ferexhete e talebanet e tjere neper boten islame, ate bote qe eshte aq larg aspiratave europiane te shokut Robinson Rama.

    Ka menyra me serioze te shprehjes se opinionit.

  • na e plaset shpirtin me keto lloj shkrimesh, muslimaneve ju ka mbet ora ne vend si duket e ne vend qe te permiresojne veten humbin kohe me keto lloj gjerash, nuk me intereson ne bote as rama as Berisha as asnji nga kjo politike vulgare, po gjerave duhet tju japesh hakun se ai foli ne nji kontekst tjeter, edhe une si parafolsi do doja mos ta kishte permend fare, po te pakten ne ate kontekst qe e permendni ju nuk e tha, e kam degjuar disa here edhe jam e bindur per ate qe degjova, mos te bejme rolin e viktimes gjithmone po kush eshte i afte Allahu ja ka garantuar suksesin,

  • Per pikat nuk kishte nevoje, as nuk eshte share njeri as nuk eshte prere njeri. Postojeni sic ishte dhe te shohim ku qenka mungesa e seriozitetit.


    Mungesa e seriozitetit nuk eshte domosdoshmerisht ‘sharje’.
    Nese vertet kerkon te ndertosh nje diskutim, mund te evitohen format urdherore.

  • Cilat forma? Keshtu ne tym keni ndermend te vendosni rregullat e komunikimit? Ndoshta nuk ishte ne vijen e drejte te partise dhe per kete ju jap te drejte.

    • Nuk marrim persiper “kurse” per format qe kerkon dhe as nuk jemi te detyruar te japim llogari per nderhyrjet ne komente. Ishte thjesht miresjellje, por jo kushdo e meriton.
      Se fudmi, per kultur: “vija e partise” qe ti “na e paske shkelur” ne fakt do te na interesonte, sepse replika jote ishte per postimin e “kritikut”, qe po mundohet te kritikoje kenveshtrimin tone, ashtu siç e shikon te arsyeshme ai/ajo. Pra, duhet te mbanin anen tende dhe te shtonim tifozerine. Mirepo kjo vije nuk eshte preferuar ndonjehere, aq me teper me paragjykime.

  • Me gjithe respektin e padiskutueshem per punen tuaj, si dhe perpjekjet per t’u kunderpergjigjur ndaj te gjitha ngjarjeve me ndjeshmeri per myslimanet, edhe mua me duket se ky reagim eshte i nxituar per faktin se edhe teksti edhe konteksti jane te gabuara.

    Nese me kujtohet drejte (nuk po citoj, por po permbledh ate qe kujtoj nga intervista) ai thjesht tha “cfare duan te tregojne me fotot e saj ne plazh? a mos duhet te ishte me ferexhe?”. Vete Fevziu e pyeti me vone se perse po i diskriminon ato me ferexhe, dhe ai ju pergjigj “respektoj plotesisht deshiren e kujtdo per te mbajtur shami, desha te kundershtoj ata qe plazhin e quajne mekat”

    Megjithate nxitja e diskutimit ne lidhje me diskriminimin e vajzave me shami qofte ne administrate e qofte ne sektorin publik, si dhe rolin emancipues qe duhet te luaje qeveria e re ne kete drejtim, eshte gjithmone e mirepritur dhe e favorshme.

    Selame te gjitheve!

    • Kjo eshte nje nga ato gjera per te cilen do isha I lumtur te isha I gabuar. Citimi eshte mare nga nje gazete dhe linku eshte sjelle ne postim. Ky postim eshte shkruar perpara se te behej emisioni I aksesueshem online. Per me teper, sikur kryeministri te vendose te provoje sa gabim e kemi dhe me ndonje hap praktik, do jemi ngahera te kenaqur te perserisim se sa gabim e kishim.

  • Ne fillim u irritova shume nga deklarata e cituar e Rames, por falenderoj komentuesit me siper qe e sollen te plote komentin e tij sepse vertet qe ka nje diference te madhe ne gjykimin e qellimit te Rames.
    Sidoqofte, do doja qe dhe une si qytetar shqiptar ti bej thirrje Kryeministrit Rama qe ta thyeje njehere e mire tabune e marrjes ne pune te nje vajze me shami ne administrate. Kjo eshte dicka fare normale, konform ligjeve tona, dhe dicka qe do ishte emancipuese per mendjen e shqiptareve qe akoma paragjykojne fetaret si te prapambetur. Jam i gezuar qe nje tabu e ngjashme e thye keto dite me emerimin e nje paraplegjike si zv. Ministre. Ne Shqiperi ka shume e shume pune per te bere drejt akomodimit te plote te njerezve me mundesi te kufizuara, e po ashtu te atyre me mundesi te plota por te kufizuar nga paragjykimet, sic eshte rasti i vajzave me shami…

  • Marr shkas nga ky citim korigjues:

    Pastaj, nuk tha “pse e a vajza me ferexhe duhet te marr ne administrate?”, por tha: “pse, si duhet te ishte, me ferexhe?!”

    Me saktesisht, meqenese e paskemi marre persiper saktesine absolute, thote:
    “se duhet te nxirrnim atje nje me ferexhe ne? E? Duhej te ishte me ferexhe?” (aty nga minuta 72)

    Se kush nuk ka vend ne administraten e Rames eshte e nenkuptuar me kohe dhe ne emision del ne pah dicka tjeter.
    Se pari, kryeministri nuk shkeputet dot nga stereotipet, qe me ose pa dashje nxisin paragjykime. Dihet se ku godet stigma e ferexhese.
    Se dyti, ai kunderpeshon kostumin e banjos te nje pjestareje te elites administrative me ferexhene. Sikur normaliteti eshte kostumi, ndersa ferexheja eshte absurde. Pranimi i atij normaliteti dhe refuzimi i ferexhese si ektstrem pa dyshim qe i mbyll rrugen punesimit te bartesve te ferexhese.
    Dakord se ne plazhin shqiptar nuk shkohet me ferexhe, por duke thene “duhet te nxirrnim atje” kuptohet qarte se zgjedhja nuk duhet te bjere mbi ferexhene.

    Pastaj Rama thote: “keto jane per boten e talebaneve”.
    “Keto” duhet te jete RD-ja, duhet te jete kritika e kostumit te banjos, qe per Ramen, me sa kuptohet, na qenka (kritika) me origjine talebane, duhet te jete gjykimi i nepuneses nga rrobat e banjos. OK, nuk gjykohet individi nga rrobat, por vete Rama pikeniset nga gjykimi i individit me ferexhe.
    Me kete pohim forcon ekstremizimin e nje veshjeje, e nje gjykimi te lire ndaj drejtoreshes me kostum. Ose normaliteti i lakuriqsise, ose taleban!

    Ky eshte thelbi i reagimit te e-zanit, ndersa Rilindja Demokratike, nje media e cirkut politik, e ka kanalizuar ne xhepin e interesave politike te PD-se. Me shpresen per te nxitur armiqesine e myslimaneve ndaj Rames, me pretendimin se PD-ja eshte familja partiake e myslimaneve.

  • Ok, e-zani paska gabuar duke i viktimizuar myslimanet, sepse Rama eshte afetar dhe i ekuilibruar. Mbushni mendjen ketij tipit ketu poshte, qe ben pjese tek garda pretoriane e intelektualeve katolik. Shikojeni se ç’mendon ai per Ramen. Te mos citojme ketu disa rreagime sahanlepirese te Gjekmarkajt, Ndreces, ndonje zgjedhje keshilltaresh nga Rama, etj.

    Nga e shpifura gazeta Tema:

    Gjon Radovani, i emëruar ditën e pardjeshme zëvendësministër i turizmit, është kushëri i parë i bashkëshortit të Jozefina Topallit.
    Këtë e ka konfirmuar Gjergj Zefi, ish-drejtues i PAD-së së Neritan Cekës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Zefi shkruan: “Gjon Radovani është zv/ministër i Turizmit.
    Ai është i biri i Nush Radovanit, akademik i shkolluar në Firence dhe i persekutuar nga regjimi komunist. Gjoni është kushëri i parë i bashkëshortit të Jozefina Topallit, por kjo nuk e ka penguar Rilindjen në përqafimin e vlerave të vërteta të komunitetin e katolik. Gjoni nuk është si Jozefina, ata ndryshojnë si errësira me dritën, si nata me ditën. Unë ndjehem i përfaqësuar“.

    • Mos percillni dizinformime keqdashese.

      ja lajmi i vertete:
      Anulohet ndërtimi i pallatit te xhamia e re
      2013.10.08 – 19:02

      Në mbledhjen e sotme KKT-ja vendosi të ndryshojë vendimin e mëparshëm dhe të “miratojë lejen zhvillimore komplekse për ndërtimin e ‘Xhamisë së Namazgjasë’. Por anulohet ndërtimi i godinës polifunksonale (3, 4, 6, 8 kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e Rrugës ‘George W. Bush’ dhe Bulevardit ‘Zhan D’Ark’, Tiranë”

      burimi:
      http://www.gazetastart.com/index.php?p=hg&hid=15778

  • Me c’duket ka per te qene nje alamet kungulli. E ka nis bukur fort, ne nje muaj te shan nga ferexheja dhe te le edhe pa xhami gati-gati, sepse nese shihet me kujdes ka krijuar te njejten situate me ate te gropes se Hajdinit. Ku i kishte lene Komunitetit nje alamet pule per te rrjepur, nje toke me probleme, me pronare qe nuk binin dakord. Dhe sot kur me ne fund keto probleme ishin zgjidhur, gjeja pare qe ben sa vjen nderpret punimet per xhamine. Ndaj nese behet a nuk behet kjo do shihet, mua me mjafton qellimi dhe perpjekja e ketij monstre per tu bere keq muslimaneve.

    • Une i kuptoj shqiptaret ateiste qe i kane partite si fe, po besimtaret qe kane fe dhe serish, perpiqen ta pajtojne fene brenda formave partiake, keta nuk i kuptoj dot. Ps e Ps, jane provuar tashme, iluzione nuk kemi as me njeren as me tjetren. Gjykimet per to le t’i kemi te ftohta, duke i gjykuar hap pas hapi nga veprat, e jo duke pare filxhanin. Gazetat po thone haptas se eshte pezulluar pallati, jo xhamia. Problemi i vetem eshte leja e perbashket qe ka xhamia me pallatete, se muslimanet ne Shqiperi keshtu i bejne punet e fese sot, perzier nga pak me politike dhe pallat-ike. Nuk e di pse u pranua qe ne origjine leja e perbashket xhami-pallat.

  • Nese je po ai siper qe me keshillon: Mos percillni dizinformime keqdashese.
    atehere jemi ne te njejten pozite, link kam postuar une, link ke postuar edhe ti. Ndryshimi mes nesh eshte vetem krahu. Sepse zotrote po te ishe aq i pa pozicionuar nuk do sekelldiseshe kaq shume nese kam apo jo qellime te keqija ndaj shokut Edvin une. Po edhe nese nuk je ai dhe keto paqartesite me siper i ke nga naiviteti, po te them se nuk ka sesi te kesh gjykime te ftohta kur perplasja me partine socialiste eshte perplasje jetike. Ajo si vazhdim i partise komuniste ideal kryesor ka crrenjosjen e fese. Tani me thuaj si mund te jete i ftohte nje besimtar, nese i marrin ate cka me te shenjte?
    Ndersa persa i perket marreveshjes xhami-pallat duhet t’ju vije turp qe vazhdoni e pergojoni perfituesit direkt te atij pallati, qe qellon te jene njeres te shkelqyer e besimtare. Me erdhi turp mua kur pashe sot te shahej e te pergojohej Alban Bala, me fjalet “e ka turperuar Allahu per marreveshjen e ulet qe beri me KMSH-ne” Zot na ruj nga milet kokebosh. E jepi ate qe meritojne.

    • O taleban, shemtia eshte se u perzie nje qellim dhe projekt fisnik si ndertimi i xhamise, paçka se menaxhohet nga paaftesia me emrin KMSh, me interesa thellesisht private, paçka se legjitime. Zotnia ne fjale qe po e permend me emer, dje me intervisten ne TV ishte ne kontradikte me vetveten: nga nje ane thoshte se ndihej i tradhtuar nga KMSh, me pas thoshte se akti eshte politik sepse kryeministri nuk eshte konsultuar me KMSh. Me thuaj mua se ku e ka fajin KMSh, po aq dhe familja pronare, kur vendimi eshte marr ne befasi dhe u ka rrezuar lejen e perbashket. Nese di ndonje gje me teper qe kompromenton KMSh ne kete afere me gjysma te vertetash ta thote dhe mos t’ia fusi ne tym se KMSh e paska trathtuar. Pastaj mos te thote se marveshjen e ka kerkuar KMSh se e di boterisht çdokush se pa KMSh familja e pronarve do te ndertonete veç nje mullar te madh me material njerzor dhe ndonje karusel per kalamojt. Po te kishte mundesi te ndertonte ne token e vet, nuk kishe pse i falje KMSh nje pjese toke, falje qe solli si rrejedhoje lejen e ndertimit. Cinizmin ta tresi me uje dha ta kthej me eks perfaqsuesi i familjes kur thote se; “po deshi tashme KMSh mund te ndertoje tek toka e vet nje xhami te vogel”, sepse ketu nuk po tallet me trangujt dhe kryekungullin e KMSh, por po prek sentimentet e mijra besimtareve qe mezi po e presin ndertimin e xhamise, dhe te cilet as nuk e dijne se ekziston ne kete rruzull familja e pronarve dhe copa e tyre e tuallit kaq kondicionuese.
      Ti drejtohet gjykates dhe te mbroje interesin e tij (dhe te KMSh), dhe po qe se di ndonje marveshje mes Rames dhe Selimit per te cenuar projektin fillestar, rrjedhimisht perjashtues ndaj “polifunksionalizmit”, te mesyj xhamat e kamerave dhe denoncoje “paktin” trdhtar, qe i dogji endrren legjitime.

    • Mos me fol ne shumes po te kesh mundesi, se nuk e di kush po pergojon ketu, e jo me te jem pjese e pergojuesve. Ku e pe qe po pergojoj? Linku qe une kam sjelle nuk i ngjan tendit. Linku yt eshte ‘gjyqesor’ dhe propagandistik, kurse imi eshte gazetari, raportim lajmi. Ky eshte dallimi.

      Leja e xhamise ishte dhene me gozhde Nastadini brenda, prandaj shkon puna aty qe prej asaj goxhde qe futi Lulezim Basha ne projekt, nuk duhet te nderthet xhamia. I kujt eshte faji qe perzihen interesa biznesi e politke me nevojen e sinqerte per xhami qe kemi te gjithe?

      Projekti ‘socialst’ i xhamise po ashtu ishte me gozhde Nastradini brenda, se parashikonte nje muze tolerance brenda xhamise, gje qe eshte fyese se e paraqet islamin si gje qe duhet mbajtur nen kontroll, si fe qe ka nevoje t’i instalohet nje aparat kontrolli nga jashte ne menyre qe te lejohet te funksionoje. Pse katedralet duhet te jene vetem vende adhurimi, kurse xhamia edhe vend politike shteterore? Por gjithsesi, ndonese paternalist, projekti socialist se paku binte ere kulture, dhe jo biznes si projekti ‘demokrat’. Projekti dmokrat eshte i tille qe kerkon te perdore emocionet fetare per te mbrojtur interesat e biznesit. Kush u shkon pas ne kete ndyresi, Zoti i falte e u dhente mend te kuptojne.

      Sa per pallavrat me socialiste te pafe dhe demokrate fetare, keto jane bajatur vite me pare. Ne te dy partite mbizoteron vetem nje fe, ajo e lekut, dhe ne te dy partite mund te gjenden njerez te mire e te keqinj. Nese do t’i gjykojme njerezit, si na meson feja, prej punes e jo prej gunes, do kemi mundesi te shpetojme nga batakcinj qe na paraqiten si fetare, vetem per na shitur fe ne emer te biznesit,

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *