Ottoman_Empire-List_of_sultans_of_the_Ottoman_Empire-image

 

Me sa dimë, kjo faqe ka sjellë kritikën e parë në lidhje me arkitekturën e zgjedhur të xhamisë së propozuar. Duke qenë anëtarë të bashkësisë kemi të drejtën e madje dhe obligimin të përfshihemi në debate të rëndësishme për bashkësinë. Por qysh nga bërja publike e projektit të xhamisë, ky propozim është bërë koshi i plehrave ku janë mbledhur absurditetet më irracionale të urrejtjes anti-myslimane, të paragjykimeve dylekëshe, të politizimit që të fyen jo vetëm ndjesitë, por edhe inteligjencën.

Na dolën figura që nuk i njihte askush, si bufonë estradash provinciale të koperative bujqësore dhe fituan vëmendje mediatike në kundërshtinë ndaj xhamisë të cilën e quajtën sa fitore të “Al Kaidas” po aq të “neo-otomanizmit”. Një bashkësi e tërë dhe institucionet e tyre u bënë pre e sulmeve me të cilat duhet të merret detyrimisht Avokati i popullit dhe komisionet parlamentare të të drejtave të njeriut sepse nxisin urrejtjen dhe frikën ndaj një bashkësie. Këto sulme janë në thelb të njëjta me racizmin e diskriminimin gjinor.

Në vazhdën e këtyre vjelljeve mediatike, Mapo botoi këto ditë dhe një artikull të Donika Omarit, e cila shkruan se

Xhamia e Namazgjasë në qendër të Tiranës na rezulton e stilit turko-otoman! Arkitekturë që haset vetëm në Turqi e jo në vendet e tjera myslimane. Në këto vende shohim stilin elegant arab.

Për vite na u shqyen veshët nga ata që na kërkonin të mbronim modelin osman e na akuzonin se xhamitë po arabizohen. Piro Misha në librin “Arratisja nga burgjet e historisë” e zë në gojë këtë punë në hallet e mëdha të Shqipërisë. Kë të kënaqim ne tani, Donikën që i do xhamitë arabe apo Pirron që i do turke. (Xhami osmane me katër minare gjendet edhe në majë të kalasë së Kajros, ndërtuar nga një shqiptar që është varrosur po aty; xhami osmane ka në Siri e Algjer, ka dhe në New York në fakt ndërtuar nga shqiptarë, po pse duhet të presim që ata që japin mend se si duhet ndërtuar xhamia të jenë të informuar). Vazhdon autorja:

Por nuk është gjë e panjohur që Shqipëria ka qenë e pushtuar për gjysmë mijëvjeçari nga Perandoria Osmane. Një simbol të këtij pushtimi e kemi tashmë në qendër të kryeqytetit, krahas shtatores ekuestre të Heroit tonë Kombëtar që e luftoi për çerek shekulli atë pushtim. Mos qenka e nevojshme të kemi tani në fillimshekullin XXI një simbol të dytë? Që do të ndërtohet jo nën shtrëngimin e ndonjë pushtuesi por me nismën, vullnetin e shpenzimet tona?

Pra xhamitë tona, të ndërtuar nga shqiptarë në themel të qyteteve tona si Tirana apo Korca, qenkan – jo tempuj – por simbole pushtimi. Autorja që flet për ‘shpenzimet tona’ nuk është e detyruar të kontribuojë në ndërtimin e xhamisë, e cila ngulmon të ndërtohet në tokën e vet e jo në tokë të tjetër kujt, si tempujt e tjerë, dhe me lekët e dashamirësve e jo të atyre që hedhin baltë mbi të. Autorja më pas kalon në trans psikadelik me një mijë e një netë:

Arkitektura e projektit të xhamisë në fjalë, më shpie te besimtarë të veshur me veshje orientale otomane-turke, me çallma në kokë e me mjekra e mustaqe të mëdha. Duke e vështruar atë projekt përfytyroj karroca që shpien sulltanin dhe familjen e tij, vezirët, pashallarët, bejlerët e agallarët për orët e lutjes. Përfytyroj gra të mbuluara, papuçet karakteristike majëpërpjeta të lëna në hyrje etj., etj. Për fat të keq, më vijnë në kujtesë edhe dumbabistët tanë…

Këtë përshtypje ta përforcojnë edhe më shumë katër minaret tipike të xhamive të Stambollit. Në vende të tjera shumë rrallë mund të hasësh ndonjë xhami me kaq shumë minare. Një, a e shumta dy minare, do të ishin mjaft për Tiranën tonë të vogël.

Ne nuk kemi c’tu bëjmë njerëzve që krijojnë gjykimet në bazë të një alkimie imazhesh të diskretituara orientalizmi me format më banale të mendjengushtësisë. Edhe gazetat që hapin kanatet për këtë lloj malli, ato qofshin, por nuk ka asgjë të pranueshme në idenë se muslimanët duhet t’i nënshtrohen një presioni që nuk u pa për asnjë nga kishat e ndërtuara në kryeqytet.

Teksa duhet të mbetemi të dedikuar për dialog me ata për të cilët dialogu ka kuptim, këtij lloj vulgariteti duhet t’i përgjigjemi: shkoni … se nuk iu merr dorë kush!

Atyre që ngrenë pretendimet, si zotërinjtë Lame dhe Shkreli në emisionin Opinion, se meqënëse ndërtime në parqe janë toleruar në të shkuarën, nuk do të thotë se duhen toleruar tani, u duhet thënë se ato ndërtime në të shkuarën nuk janë bërë nga alienë, por nga të njëjtët njerëz që po kërkojnë ruajtjen e parqeve sot, dhe si të tillë nuk kanë të drejtë morale të moralizojnë sot. Nuk mund të akuzohet për prishje parqesh ai komunitet që e ka dhënë këtë park gjer më sot në një mënyrë që asnjë bashkësi fetare apo jo fetare në këtë qytet nuk mund të krenohet se i ka dhënë qytetit park – përveç muslimanëve. Por pasi ky shtet ka zaptuar tokat e këtij komuniteti për dekada, nuk ka asgjë normale që të vazhdojmë të falemi trotuareve nën shi, si këtë Bajram, një lajm që shumë media të shqetësuara për projektin e xhamisë nuk e panë me vend as ta njoftonin.

Në mungesë të një zgjedhjeje më të mirë, besimtarët duhet të marrin vendin që u takon. Ky Bajram duhet të ishte kthyer në protestë me slloganin: Jo më falje në trotuar!, dhe nëse këtë zë nuk e perçon dot KMSH-ja, atëherë ka ardhur koha për organizime përfasuese që t’i bëjnë të qartë shtetit e shoqërisë që boll më, muslimanët nuk do pranojnë status të dorës së dytë, trajtim diskriminues e presione vulgare mediatike.

 

Comments

  • I bashkohem propozimit: ata qe nuk duan xhamine, te shkojne te pijne ndonje kafe turke te mesme, se te mbaron pune ne te tilla raste.

    Eshte interesante sesi dikush e sheh xhamine si arabe, tjeterkush si turke.

    Pershembull Mero Bazes i eshte dukur si arabe xhamia e posterit elektoral.

    “Nën këtë pazar projektesh dhe tapish, ai e zhvendosi projektin nga qendra e Tiranës tek toka e Namazgjasë në krah të parlamentit aktual. Bëri një projekt të ri, që në të vërtetë është një nga projektet më të shëmtuara për një xhami që ndërtohet në shekullin e 21-të në qendër të një kryeqyteti evropian. Është e tëra e stilit të vjetër arab dhe reflekton një vjetërsi që nuk ka lidhje fare me mentalitetin e shumicës së myslimanëve perëndimorë shqiptarë”.

    http://www.gazetatema.net/web/2013/10/08/pazarxhiu-i-myslimaneve/

    Siria eshte vend arab ashtu si Iraku, Arabia Saudite, Egjipti, po ne te gjitha keto nuk gjen xhami te tipit arab, sepse xhami te tipit arab nuk ka. Xhamite tipike te Egjiptit zakonisht ndryshojne nga te Sirise, dhe keto nga te Arabise Saudite apo Irakut dhe Jemenit. Stilet e xhamive kane emra epokash, rajonesh apo dinastish qe kane sponsorizuar stilet e ndryshme arkitekturore, dhe jo emra etnike. Po shyqyr qe arabet kane Shqiperine.

    Po shkoj t’i fus edhe une nje kafe te mesme arabe, se edhe une nuk e dua hic ate xhamine e posterit.

    • Kush e di kete pune me mire, ti apo Pirro? Thote Pirro xhami arabe, vdiq ai muhabet. Ate ka lene Bernard Lewis mekembes per islamin ne kete vend (kaq e kena pazar in). Sa per xhamine e posterit e kemi thene heret qe s’eshte per tu pelqy, po as nuk eshte e hapme per te gjithe zyra e ankesave. Veje xhezven dyshe se erdha.

      • Nuk ma ha medja se pirrove a pirreshave mesianiko-europian, i ha meraku shume per profesionalizmin apo thellimin e dijeve (arkitektonike) ne vershimin e qendrimeve te tyre, kunder ndertimit te xhamise se madhe. Madje atyre nuk ia ndjen fare as te tregohen sadopak te matur ne artikulimet e tyre (publike) mediokre islamofobe. Aq me teper kur behet fjale per ndertimin e nje xhamie te madhe ne mes te kryeqytetit edhe pse e drejte kjo (e mohuar shemtisht nga rruspijet e politikes majt-djatht per mese dy dekada) muslimaneve te kryeqytetit. Te cilet mesa duket edhe per disa vite te tjera do ti kremtojne festat e tyre ne shi-diell-acar jo te barabarte me si-vellezerit e tyre katolik-ortodoks, qe edhe pse bashkesi me te vogla i kane ndertuar objektet e tyre te kultit (shume mire per ta). Per te qene te drejte, pa ndeshur ne penges-perdorjen e politikes apo sulmet e shpifura te “ambjentalisteve” apo “atlesheve” te qyteterimit perendimor. Meqe kto pune i dine me mire pirrorerat zafmet e keni me e von treshe xhezven:-P

    • Po si nuk doli njeri te jepte nje mendje se ne cilin stil arkitektonik eshte projektuar dhe ndertuar Xhamia e Fierit bie fjala, meqe eshte e madhe dhe ne qender qyteti. Si nuk i bie nder sy kjo xhami ketyre eksperteve “pa pagese” te historise se arkitektures islamike, ja kishim ngene nje derdellitjeje.

    • Me qitje te larget e ke kete punen e kafes. Nuk dihet nese autoria e cituar hyn te ajo kategori, por disave te gjinise njezore kafja i liron diçka ne organizem, dhe hopa me vrap….., nga kafja ne kafe.

  • Ja dhe Cukali qe na ndricon cdo dite me xhevahiret e tij. Miqt e tij “intelektual e praktikant” (qe ndoshta e bejne praktiken neper shtepi/kafe) i paskan thene qe ne te vertet ne skemi nevoje per xhami por e duam per demostrim force!!! Biles une po shkoj edhe me larg dhe i them Cukalit qe edhe u lutem qe te bjeri shi ne dite bajrami ne menyre qe te marrim noj polmonit e ti tregojme zoterise qe edhe mund te smeuresh po te lagesh nga shiu, se edhe falje ne trotuare dite xhumaje na pelqen se eshte me trendy, se edhe keto artikuj pacavure i lexojme se ka kohe qe spo na provokohet stomaku, etj etj…
    Gazetari te forte kemi perfundimisht!
    http://gazetadita.al/bulevardi-vendi-i-keqkuptimeve-dhe-i-faljes-ne-shi/

  • Ata qe nuk duan xhamine te shkojne ne Evrope, se atje nuk ka xhami.
    Oh prit, edhe atje ka xhami. Mossss! Si i behet? Ku te shkojne?

  • Cukali ka treguar nje nivel sh te ulet gazetarie me kete shkrimin e bulevardit. Do e ftoja te vinte nje te premte te falej bashke me besimtaret tek trotuari para Ethem Beut. Ta shohe e ta ndjeje vete nese esht demonstrim force apo jo.
    Nese faljet ne trotuar demonstrojne ndonje gje, ndoshta esht pikerisht dobesia dhe paaftesia e KMSh-se

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *