Synetlliku në bedenat e Evropës





Beaune,_Collégiale_Notre-Dame,_Tapisseries_de_la_Vierge_014Në një postim të shkurtër me titull ‘Rrethprerja si krim ndaj fëmijve (edhe atyre shqiptarë)’, autori k.c., i faqes Respublica, shkruan:

Kaloi pa u vënë re, por është një lajm që mund të bënte që shqiptarët të reflektonin për hyrjen në Europë dhe për vlerat e përbashkëta që ndajmë me klubin e vendeve europiane. Bëhet fjalë për një rezolutë e miratuar ditëve të fundit në Këshillin e Europës (me 47 anëtarë, përfshirë dhe Shqipërinë – Kosova pret të anëtarësohet) thotë se rituali i synetllëkut përbën dhunim të integritetit fizik të fëmijëve. Sipas Balkanweb, e përgatitur nga raportuesja Marlene Rupperecht, dhe është miratuar me 78 vota pro, 13 kundër dhe 15 abstenime, ajo u bën thirrje shteteve anëtare që të “iniciojnë debate publike, përfshirë edhe dialogun inter-kulturor dhe inter-religjioz me qëllim që të arrihet një konsensus me i më madh për të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjes së integritetit fizik të tyre në harmoni me të standardet e të drejtave njerëzore”. Përveç këshillimit, rezoluta shtyn shtetet anëtare që të miratojnë ligje që sigurojnë se disa operacione dhe praktika nuk do të kryhen përderisa fëmija nuk arritur moshën madhore.

 

Postimi nuk është thjesht informues, por edhe interpretues e sugjerues (krimi i sugjeruar u takon edhe shqiptarëve – na kujton autori). Ky lajm duhet, përsëri sipas autorit, “të bënte që shqiptarët të reflektonin për hyrjen në Europë dhe për vlerat e përbashkëta që ndajmë me klubin e vendeve europiane.”

Postimi nuk është as mjaftueshëm i qartë. ‘Rezuluta’, në fakt, është një raport dhe nuk ka natyrë obliguese dhe kërkon nxitjen e debatit për diçka që realisht diskutohet prej kohësh. Ky debat nuk është midis ‘evropianëve’, nga njëra anë, e ‘myslimanëve’ në anën tjetër, siç mundohet të sugjerojë autori i postimit i cili anashkalon – e kjo është bërë traditë e faqes ku poston – se në praktikën myslimane zakonisht synetllëku kryhet në moshë më të madhe se sa tek hebrenjtë, dhe mosha është një nga parakushtet e vendosura në raport. Për kulturën e autorit: disa nga mbështetësit e praktikës së rrethprerjes në moshë të vogël (në Evropë) janë jo aq myslimanë apo hebrenj, se sa mjaft zëra të arealit anglosakson.

Vendosja e debatit si shënues të vlerave perëndimore është minimumi keqinformues, pasi rrethprerja është praktikë e zakonshme në vende si SHBA, edhe për fëmijë që nuk janë hebrenj apo myslimanë. Sidoqoftë, ka një kontekst lokal që lidhet me synetllëkun e që duhet të na bëjë të reflektojmë më tej në një kahje të ndryshme nga sa sygjeron autori. Synetllëku ka qenë i ndaluar me ligj nga shteti komunist në vendin tonë, dhe ato që në mënyrë ilegale ndiqnin traditën janë burgosur. Historia jonë duhet të na bëjë skeptikë ndaj propozimit se disa burokratë në byronë politike apo në Bruksel janë më të interesuar për të drejtat e fëmijve se sa vetë prindërit e fëmijve. Aspirata jonë evropiane është artikuluar, ndër të tjera, si refuzim i modelit të një shteti që ndërhyn në zgjedhjet brenda familjes dhe që kufizon lirinë e praktikave fetare. Evropa që premton liritë e njeriut, përfshi liritë fetare, është Evropa që ka mbërthyer imagjinatën e kaq njerëzve, dhe Evropa përjashtuese me debatet e vjetra edhe për rrethprerjen, që drejtoheshin më parë kundra hebrenjve e sot kundra myslimanëve, është kontinenti që i ka bërë evropianët të turpërohen për të shkuarën e tyre.

Në reflektimin për identitetin tonë të pamohueshëm evropian ne promovojmë dhe përqafojmë një ideal evropian të diversitetit dhe respektimit të lirisë së ndërgjegjes e jo fanatizmin evropian të eksluzivitetit kulturor që krijoi kampet e përqëndrimit. Le të reflektojmë pra!

Comments

  • Me kete shkrim Ezani po permbush nje nga rekomandimet e raportit per te iniciuar debat. Me ate rast le ta vazhdojme pak debatin.

  • Pa dashur ta banalizoj debatin por mbaj mend qe kur u propozua ne San Fransisco nje ligj lokal qe do e ndalonte synetllikun ne ate qytet, proponentet kryesore te ndalimit ishin komuniteti gej. Mesa duket atyre u dukej nje krim i papare zvogelimi i kenaqesise seksuale qe ndodh per shkak te synetllikut, edhe pse kjo mund te jete dicka e paprovuar shkencerisht

    • Mund te na kurseje pak me kete, se mund te jetohet edhe pa lajme gazmore nga San Francisco.

      Po iu futem ketyre muhabeteve, duhet te themi se ne SHBA ekziston dhe nje levizje per restaurimin e situates se parasynetllekut. Me operacion. Edhe kjo ne emer te kenaqesive.

        • Ca eshte ky hobi qe kane ca te E-zani per tu frymezuar nga emrat e parafolesve kur zgjedhin ’emrat’ tyre? I njejti eshte ki apo jane shume keta? Per mendimin tim duhet nxitur debat 😀

          • Po e prish une rreshtimin, se me siguri do vije edhe nje Ahaha pastaj dhe do na duhet te qeshim me te.

            Nuk e di a je i njejti ti me pararendesin, po jam i sigurte qe ti nuk je une. Dmth jemi te pakten dy vete ketu, ose tre

  • Leave a Reply to Ah Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *