Vendi i vërtetë i keqkuptimeve





falja-e-fiter-bajramit-8-520x346Në një artikull të vetin, Koloreto Cukali, i cili është shprehur më parë kundër ndërtimit të xhamisë, pohon se nga sa ka dëgjuar nga një ‘besimtar dhe praktikant,’ falja në bulevard bëhet për të demonstruar forcë. Duhet pranuar emancipimi i mendimit të tij kur thotë se ‘një xhami e re është e nevojshme,’ kur pak muaj më parë vërente demonstrim force tek vetë ndërtimi i xhamisë. Por le të japim edhe një tjetër zë besimtari – dhe ju lexues e komentues jeni të mirëpritur të shtoni opinionin tuaj. Bajrami falet në shesh e jo nëpër xhamia, pasi është pjesë e ritualit të fesë që falja e Bajramit të bëhet në mbledhje të mëdha e jo në xhami të cilat nuk zënë më shumë se një apo dy mijë besimtarë e ndonjë syresh disa qindra.

Por ky nuk është thelbi i pretendimit të autorit. Ai vendos daljen e besimtarëve në shesh në vazhdën e pushtimeve të sheshit nga politika dhe numrin e besimtarëve si një prezencë fiktive, ndoshta e ekzagjeruar, ashtu si turmat e mëdha të Berishës të cilat, ndonëse më të mëdha se ato të opozitës, së fundmi nuk treguan mbështetjen reale për Berishën.

Shtrohet pyetja, përse konsiderohet prania e disa qytetarëve shqiptarë në sheshet publike të vendit të tyre si demonstrim force e për rjedhojë si kërcënim për të tjerët? Shqetësimi është tek një shoqëri që sheh të ndryshmen e bashkqytetarëve të vet si prezencë kërcënuese, sepse, tek e fundit, nëse e sheh prezencën si demonstrim force kjo do të thotë se ky demonstrim i drejtohet dikujt. Cukali shkruan se Bajrami u mbyll me fjalët e Lulzim Bashës, por ky është keqinformim, për të mos thënë mashtrim, sepse ceremonia perfundoi me urimet për paqe e begati në familjet e shqiptarëve, dhe jo nga Basha por nga funksionarë përfaqsues të muslimanëve.

Falja e Bajramit është celebrim i spiritualitetit të një bashkësie dhe ata që shohin në të muskuj krahësh të përveshur tregojnë optikën e tyre të deformuar nga intoleranca dhe fobitë.

 

Comments

  • E falura me ball ne uje te sheshi, me ball ne bar gjate ndonje udhetimi, abdesi me uje te ftohte akull perjashta ne nje dite dimri dhe tjera si keto, jane caste te lumtura per besimtaret dhe jo gjendje per tu ardhur keq sic mendon z.Cukali. Kjo ka te beje me aftesine e tij per te perceptuar ndjenjat e nje besimtari. Secili nga ne ne ditet e bekuara te Bajramit eshte me pak cinik, me i dashur me vellezerit ne fe dhe me i perulur karshi Zotit. Kjo eshte ne natyren e besimtareve gjate festave fetare. Nuk e ka kush mendjen te demostrimi i forces. ‘besimtari praktikant’ eshte gabim.

  • Ne fakt besimtaret e Tiranes falen rrugeve gjate gjithe vitit, te premte per te premte, se xhamite jane te vogla e te pakta, po kjo nuk i ben pershtypje njeriu. Vijne dy bajramet e keshtu nje rruge e dy pune, vende nuk ka qe nuk ka ne xhami, ku vecse ne shesh do falet mileti? Nuk ka konspiracione ketu. Ka vetem gjeometri. E-zani do bente mire te botonte ndonje reportazh fotografik nga falje e xhumase ne kryeqytet, per te treguar sesi eshte situata.

    Nje gje dihet, Tirana kur ka qene me 20 000 banore, ka patur gati 20 xhami. Sot me 1 000 000 ka me pak se nje duzine.

  • Te nderuar
    Me lejoni qe ta hedh veshtrimin tim mbi kete mendesi te kuazi intelektualve Shqiptar/Kosovar.Nese i lexoni me vemendje edje pse “ndoshta”nuk kane ndonje lidhje qellimore,por te dyja aneve u dhemb kjo qe besimtaret shqiptar nga te dyja anet e kufirit falen ne balte,shi,bore me siguri jo nga humaniteti.Te dyja keto pale kane deshire qe shqiptaret qe falen si rregullisht apo kohe pas kohe mos te jene me teper se kapacitetet akomoduese te xhamive.Me kete kurre nuk do te kishte nevoje per ndertimin e xhamive te reja si ne Kosove ashtu ne Shqiperi.Mirepo realiteti dhe caktimi i Atij qe i ka ne dore keto pune,nuk e merr parasysh kete deshire te ketyre te degraduarve.Me fat qe keto tema nuk jane edhe ne Maqedoni.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *