Alma D’ Fushë Kruja





Jeanne d'ArcAnton Cara

Një nga shembujt klasikë  të “burrneshës”, që i përvishet aksionit në momente kritike për fatet e vendit, është ai i Zhan D’Arkës, heroinës së mirënjohur franceze. Por nuk është ky rasti i Alma Lamës, deputes së pavarur në Kosovë, e cila në vend të shpatës, ka zgjedhur penën për të kryqëzuar kërcënimin që i kanoset vendit të saj nga e ashtuquajtura “axhenda islamike” e Erdoganit. Nëse heroina frenge prej inspirimit, fatit a intuitës, edhe pse njomëzake në moshë, i drejtoi armatat drejt fitoreve, Alma me një pozicion zyrtar dhe me një përvojë të mjaftueshme në sferën publike, nis një letër kuturu si ato të të mallëngjyerve, që para se t’ia besojnë atë valëve të detit, e mbyllin më parë në një shishe.

Duke “dekonspiruar” një nga temat e bisedave me autoritetet turke gjatë vizitave zyrtare me delegacionet parlamentare, dashur padashur, Alma e ka kategorizuar vetveten në periferinë e jetës politike të Kosovës, tek ajo kategori që përvojën personale dhe politike nuk e shndërron dot në aksion politik për të mirën publike, por rëndom e përdor për përfitime personale, apo si rasti në fjalë, e keqpërdor dëshpërimisht si platformë ksenofobie.

Në të gjithë shkrimin e saj, megjithëse “i ka parë shenjat”, ajo nuk di të na thotë se çfarë është “axhenda islamike” e Erdoganit. Shqetësimet dhe fobitë e saj ndaj realitetit kulturor, si dhe të tendencave vulgarizuese të debatit publik mbi fenë në Kosovë, kërkon t’i hiperbolizojë dhe njëkohësisht t’ia faturojë realiteteve jashtëvendore. Lobimi dhe interesimi i kryeministrit turk për një objekt kulti, sipas Almës, ka detyrimisht prapavijë të dyshimtë politike, edhe pse nuk është në gjendje të na thotë se si përkthehet ky projekt i mirëfilltë fetar në aksion politik.

Përkundrazi, zvarritja e projektit të xhamisë së Prishtinës, si edhe në rastin e simotrës së saj në Tiranë, ka shkaqe të dukshme politike që burojnë nga islamofobia, meqë edhe Alma e ditka se për ndërtimin e saj nuk jep leje askush tjetër vetëmse autoritetet vendore. Nëse për ndërtimin e kësaj vepre simbolike për muslimanët, myftiut Tërnava do t’i duhej t’i kërkonte mbështetje dhe Vatikanit, jam i prirur të besoj se do të lëvizte edhe në këtë drejtim për të përmbushur një detyrim të tijin si një lider komunitar, e jo më të mos ia kërkonte këtë mbështëtje një njeriu influent si Erdogani. Nëse për Almën xhamia e Prishtinës është helm, atëhere Alma, të jetë më e drejtpërdrejtë në aksonin e saj publik të inspiruar nga paragjykimet dhe nga urrejtja fetare, dhe të mos fshihet pas togfjalshëve ambigue.

Sa për fshirjen nga tekstet e historisë të termave racistë dhe me ngjyresa përçmuese për etni dhe kultura të tjera, është e kotë ta shesësh atë për “axhendë islamike”, pasi kjo nismë është një nga rekomandimet e Këshillit të Evropës. Por, e verbuar nga islamofobia, Almën e alarmon vetëm në kërkesa e Ankarasë, dhe aspak kërkesa analoge e Serbisë, e ralizuar tashmë pa zhurmë e asnjë debat. Kur Serbia kërkon të ndryshojë historinë tonë, nuk përbën asnjë lajm, ndërksa kur Turqia e bën këtë, i madh e i vogël ngrihet në këmbë për “mbrojtjen e atdheut”. Me sa duket edhe patriotizmi i Alma Lamës nxizet vetëm kundër turkut, e aspak kundër gregut.
Është spekullim i pastër të aludosh se një vend, sado i fuqishëm qoftë, mund të ndërhyjë në lirinë akademike të komunitetit të gjerë të dijetarëve, aq sa të ndryshojë teza shkencore të mirëmbështetura në fakte dokumentare. Mirëpo Alma, si dhe të tjerë para saj, tenton të rrisë frikërat të paqena duke amplifikuar tezën sa absurde dhe qesharake se prekja e tezave të historiografisë shqiptare (e mbetur ende në formatet ideologjike komuniste) sjell pashmangshmërisht  cënimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve.

jeanne-d-arc-1999-09-gDeliri i deputetes, që paradokohe, në përpjekje me segmentet më margjinale të shoqërisë kosovare, vetvendosi për llogoren e saj të re politike, shpërthen dukshëm kur fton kryeministrin turk të barazlargojnë vizionet e tyre mbi historinë. Nuk e dijmë saktësisht se si e konsideron kryeministri turk të kaluarën historike të vendit të tij, por sigurisht Alma ka një version të sajin lidhur me osmanët, atë që na ka mëkuar tragjikisht në bangat e shkollës ideologjia nacional-komuniste e Enver Hoxhës me renegatë, masakra dhe shkatërrime. Përdorimi politik i karikaturave të turpshme të trashëgimisë kulturore të regjimit komunist nga një deputete, dekada pas rrëzimit të këtij regjimi, Alma lamatregon qartë intoksikimin e gjerë kulturor që përhapi ai regjim, bazuar vetëm në deformime dhe errësime të fakteve historike. Gjithsesi edhe pse një viktimë e të “vërtetave historike” të trukuara të enverizmit, Alma nuk justifikohet në përçartjet e saja që implikojnë në mënyrë kaotike dhe të rrezikshme sa politologjinë, historinë, kulturën dhe ekonominë e vendit.

Me pafajsinë e një adoleshenteje që të vërtetën e saj do ta shesë me potere mes shoqeve ta saja të klasës, Alma i kërkon kryministrit turk që me “axhendën e tij islamike” të mos ia kontaminojë botkuptimin e saj për fenë, bashkjetesën dhe respektin për tjetrin. Paradoksalisht Alma mbase nuk e di se pikërisht botkuptimi iluminist i fesë në fillimet e Turqisë Republikane, solli dhe deportimin e banorëve shekullor me fe të tjera nga territori i atij vendi. Ky lloj botëkuptimi mbi fenë, i kthyer kokëposhtë nga aktorë publik islamofobikë si Alma, kërkon që Islamit në Kosovë t’i rezervohet një pozicion margjinal social, rezultati i pashmangshëm i të cilit është polarizimi i shoqërisë dhe minimi i bashkjetesës qytetare.

Almës, jo si Zhan D’Arkës, për t’u përballur me sfidën e saj misionare, vizjonet dhe zërat mistikë i kanë mbërritur me vonesë dramatike. Tradita folklorike e burrneshave e kërkon që, “armikut”, aq hidhëronjës sa ç’është, për më tepër kur është sëmurë, t’i hidhej në kundërsulm mu në sarajin e tij, dhe t’ia zhbënte ëndrrën me xhami për besimtarët e Prishtinës. Pritja më pishmanllëk prej një viti e ca për ta shprazur marazin islamofobik në faqet e gazetave, dhe jo në mejdanin e diplomacisë, sigurisht që ka plagosur zemrat e bashkqytetarëve të saj, por taktikisht asgjë nuk i ka ulur epërsisë “oreksmadhe” të turkut Erdogan, që me lirat e tij jashtë portofolit, po rend suksesshëm jo më vetëm pas Kosovës, por së fundmi edhe drejt Shqipërisë.

Comments

  • Pashe se ky shkrim eshte vendosur edhe ketu:
    http://www.peshkupauje.com/2013/10/alma-d-fushe-kruja

    Per te debatuar me komentuesit cinike te Peshkut pa Uje, duhet te anetaresohesh ne ate forum, pasi te japesh disa te dhena qe nuk eshte e detyrueshme t’i japim kur diskutojme ketu tek e-zani, bie fjala. Nderkohe, njerez qe nuk kane kohe te lexojne shkrimin e Antonit, shohin thjesht opinionet e komentuesve me autoritet te Peshkut pa Uje, dhe krijojne pershtypje te deformuara per shkrimin si edhe per e-zanin.

    Neper shtypin serioz dixhital neper bote, sot ka filluar te mos pranohen me fare komente lexuesish, pasi pervoja ka treguar se vemendja spostohe nga shkrimet e botuara, drejt protagonizmit dhe axhendave te komentatoreve, e ne kete proces e siper komentuesit percaktojne rrejshem frymen e shkrimit qe komentojne, devijojne leximin e te tjereve duke marre peng perfundimisht reputacionin e gjithe faqes. Kopjimi i shkrimeve ne faqe te tjera ku te rendesishem jane komentuesit dhe jo shkrimi, eshte akoma me keq per dinjitetin dhe vleren e shkrimit, sepse autori apo botuesi origjinal atje nuk ka mundesi te debatoje as si i barabarte per akuza e fyerje e lexime tendencioze qe i behen punes se tij.

    A nuk do ishte mire qe te mos lejonit qe shkrimet te vendosen neper forume te tilla? A nuk do ishte me vend te vendosnit shenjen e kopirajtit dhe te vendosnin nje lajmerim standart poshte shkrimeve ku te ndalonit formalisht qe shkrimet te riprodhohen ne totalitet neper faqe te tjera? Askush nuk ndalon njeri te citoje, te beje kritika per nje shkrim, kudo qofte, po nuk duhet lejuar kjo marrje e punes se tjetrit keshtu falas, dhe vendosje e saj ne nje mjedis agresiv e tendencioz ku autori dhe ajo cka ai perfaqeson, neperkemben.

    • u kerkoj ndjese te gjithe anetaree te E-zanit per postimin qe i bera temes ne fjale ne blogun e Peshkut pa Uje. Ishte nje veprim i nxituara nga ana ime dhe une ju kerkoj ndjese qe i krijoj ksi lloj shqetesimesh, te panevojshme, myslimaneve dhe vet autorit. Ndaj motra dhe vellezer ju kerkoj hallallin.

      • Ku e gjen te ishte ky shqetesimi yne. Prandaj, te lutem mos u merakos. Edhe nese shkrimet dergohen tek blogjet ose tek gazetat me te mira shqiptare, kultura e atyre qe i drejtojne, me ndonje perjashtim – tip, peizazhe te fjales – dhe e komentuesve nuk shkon pertej miopise personale kunder autoreve te shkrimit. E kam provuar personalisht dhe jam terhequr nga disa ambjente te tilla ku njerezit shfryjne mllefin dhe mungesen thuajse totale te edukates. Por nuk ke ç’ ben perveçse te mos dergosh vullnetarisht shkrime ne keto hapesira mediatike.

      • Pershendetje shvejk. Une ne fakt doja te te falenderoja qe vazhdimisht i ke sjelle shkrimet e Ezanit tek PPU. Ne rradhe te pare do falenderuar Ezani (dhe cunat e gocat qe kontribuojne kuptohet) sepse ka mbushur nje vakuum te jashtzakonshem mediatik qe ekzistonte me pare ne ceshtje qe kane te bejne me islamin ne trojet tona. Ishallah Zoti u jep jete e shendet ketyre cunave dhe ua shton mjetet per ti realizuar nijetet e mira qe ua ka mbjelle ne zemer.
        Une mendoj se prezenca e Ezanit tek PPU dhe me gjere ne mediat shqiptare online eshte e domosdoshme. Eshte e vertete se pjesa me e madhe e komentuesve tek PPU jane aty per te kaluar kohen e per tu tallur lart e poshte dhe shume nga ta jane tipa pa nivel e me paragjykime te thella. Por ka dhe shume te tjere qe jane njerez me nivel e jane te gatshem te angazhohen seriozisht me debatet qe hap Ezani. Shume njerez e kane njohur Ezanin nga PPU dhe nga blogje te tjera shqiptare. Pastaj po te hysh te krahasosh nivelin e komenteve tek PPU dhe tek gazetat e tjera online shqiptare, ven re se PPU eshte yll e drite ne krahasim me katastrofen qe has kudo tjeter.
        Une do keshilloja lexuesit muslimane online qe te jene me aktive ne hapesiren e komenteve ne menyre qe aty te mos mungojne zerat e arsyes.

    • Ke te drejte per te drejten e autorit, por nuk pyet njeri ne vendin tone. Ka pasur raste qe nje shkrim eshte marre nga nje e perditshme me tradite nga faqja e e-zanit dhe eshte postuar me nje emer tjeter, sepse tek e-zani nuk kishte autor. Imagjino pastaj per te drejte autori. Kjo sepse tek ne “marrja” eshte kult, megjithese kufiri me vjedhjen eshte shpesh here i padukshem. Nje teze diplome qarkullon ne disa studente e ne disa universitete, madje jane te “parapregatitura” nga vete profesoret qe i tregtojne per hiçgje. Kur fenomeni mbijeton publikisht ne nivelet me te larta arsimore, ne jemi te pafuqishem te ndalojme kopjimet e aq me teper kritikat ne faqe te tjera. Tek e-zani, siç mund te verehet, komentet jane te reduktuara, me perjashtim te disa temave qe mbase shkaktojne keqkuptime dhe nxisin nderhyrje emociononale qe duhen shoqeruar nga pergjigje e replika sqaruese.

        • Kush je ti qe percakton se cfare eshte e cfare nuk eshte morale?
          Shkrimet editoriale jane gjeja me normale ne gazetari. Ezani nuk eshte anonimat, por eshte logo e nje iniciative publike. Kupton? Publike.
          Per kete arsye, emri i E-zanit eshte shume me teper perfaqesues se emri individual i cdokujt ketu. Po hajt, taksirat e kane keta djemte e vajzat te merren edhe me “genialitetin” e gjithsecilit ketu!

        • Alban I kemi dhene xhevap dhjetra here kesaj ceshtjeve. Mund te mos jesh dakort por nuk shoh te kete kuptim ti kthehemi ketij muhabeti

  • Dalje nga tema ma non troppo:

    Jam dakord me sa shkruhet më lart. Nuk kam shumë kohë, por ju ftoj të lexoni për një studim në Uni. Wisconsin Madison, ku 1183 amerikanë iu dhanë të lexonin një postim të rremë blogu mbi nanoteknologjinë. Pjesëmarrësit në studim duhet të jepnin mendimin e tyre pas leximit të pjesës, se si ndiheshin mbi artikullin (në lidhje me përfitimet apo dëmet e nanoteknologjisë).Pjesëmarrësit ishin caktuar në mënyrë rastësore në dy grupe: ata që lexuan komente fyes (“Në rast se nuk i sheh përfitimet e përdorimit të nanoteknologjisë në këto lloj produktesh, qenke një idiot!”) ose ata që lexuan komente civile. Autorët e studimit i shkruajnë rezulatet në këtë op-ed në NY Times. http://www.nytimes.com/2013/03/03/opinion/sunday/this-story-stinks.html?_r=1&
    Citoj (më falni por nuk kam kohë ta përkthej) “Uncivil comments not only polarized readers, but they often changed a participant’s interpretation of the news story itself. In the civil group, those who initially did or did not support the technology — whom we identified with preliminary survey questions — continued to feel the same way after reading the comments. Those exposed to rude comments, however, ended up with a much more polarized understanding of the risks connected with the technology. Simply including an ad hominem attack in a reader comment was enough to make study participants think the downside of the reported technology was greater than they’d previously thought.”
    Këtë autorët e quajnë “The nasty effect”.

    Nuk e kam ndjekur këtë blog prej një kohe të gjatë dhe nuk e di cili është objektivi juaj , por mendoj se duhet të vini një lajmërim copyright-i i cili ndalon marrjen e shkrimeve dhe bërjen e tyre objekt të këtij “nasty effect” prej ekzemplarëve zëçjerrë e të vrazhdë të florës dhe faunës së internetit.

  • Ke absolutisht te drejte dhe ne fund te faqes se e-zanit eshte shenja e copyrights po faqe si peshku e shume te tjera jetojne me hua te mara lart e poshte e mblidhen mender jush analistet dhe poetet e peshkut nga zona te Shqiperise qe nuk I gjen ne harte e nga getot e refugjatllikut e bojne si te mencem.

  • Une mendoj se nuk duhet me e vra shume mendjen se cfare thone shtepiaket e deshperuar e histerike te blogjeve si peshku pa oksigjen ne tyre. Kjo race abuzuesish me fjalen, jane thjesht kategoria e njerezve te mbaruar qe vrasin zbrazetine e jetes se tyre duke shfryre mbi te tjeret, apo qe kurojne kompleksin e inferioritetit me krekosje e kapadaillek kibernetik duke shperfillur cdo gje qe eshte mbi nivelin e tyre medioker. Peshku eshte thjesht nje tabele qitjeje, eshte nje skene, si ajo tek filmi “O Zot c’qetesi ka sot” i Francesko Nutit, ku artistet performojne, thjesht qe publiku t’u gjuaje me domate. Adminet e Peshkut u hedhin objektivin dhe ata turren si te cmendur te godasin me cfare t’u vije ne dore.
    Per mendimin tim, peshku eshte gje e mire, sepse u jep mundesine te gjithe histerikeve te shfryjne e te shkarkojne tensionet e tyre, apo t’i japin sadopak kuptim boshesise se tyre te perditshme. Per kete arsye, mendoj se nuk duhet te shqetesohemi pse disa psikopate ushtrojne sportin e tyre te preferuar te shperdorimit brutal te fjales. Perkundrazi, kjo thjesht rrit vemendjen ndaj E-zanit, dhe rrjedhimisht edhe te ideve qe ai percon. Te jeni te bindur qe shumica e lexuesve aty jane me neutrale, e nuk rrine te perfshihen debat. Gjithmone te marret bien ne sy, ndaj dhe mendoj se efekti nuk duhet gjykuar nga komentet.
    Une them shvejk, te vazhdosh t’u dergosh shkrime te tilla, sa here te duash.

  • Keta jane te shqetesuar per Almen, sepse qartazi alama eshte nje nder ta. Edhe Alma nuk ka shume dallim nga keta peshqit e ujerave te ndotura shqiptare.
    “Te marret jane solidare me njeri-tjetrin” thoshte Dostojevski.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *