Islami i Haradinajt





columbia2Besnik Sinani

Ramush Haradinaj është gjetur në siklet politik. Në një takim në Universitetin Columbia në New York, Haradinaj ka thënë se nuk e di pse është mysliman, se familja e tij ka qenë katolike, se ai s’ka shkelur kurrë në xhami e se kosovarët janë ‘light muslims’ – pra e marin fenë lehtshëm.

Nuk do shumë mend të kuptohet dëmi politik në Kosovë e kësisoj partia e Haradinajt ka nxituar të pretendojë se fjalët e tij janë nxjerë jashtë kontekstit e janë keq-interpretuar. Ata që janë zemëruar me Haradinajn po i bien samarit.

Nuk ka dyshim se Haradinaj shfaqet patetik kur menjëherë pasi thotë se nuk e di pse është mysliman vazhdon duke i thënë audiencës se ‘ne jemi si njerëz të tjerë, si katolikë e protestantë… ne jemi si ju’ si përpjekje për të thënë se ‘edhe ne jemi njerëz.’ Por Haradinaj gjithsesi është politikan i një vendi egzistenca e të cilit sot varet nga Perëndimi.

Ajo që është më interesante se sa ajo që ka thënë Haradinaj, është ajo që ka thënë i zoti i shtëpisë, ai që e ka ftuar Haradinajn, David Philips, kreu i programit për ndërtimin e paqes në Universitetin Columbia. Videoja e plotë është hequr ndërkaq nga YouTube, por Philips, fill pas konfesimit të Haradinajt për fenë e tij, flet për mënyrën e mençur të lobimit të disa kosovarëve duke u dhënë politikanëve në perëndim shishe vere, si tregues i të qenit ‘myslimanë të moderuar’.

Ky është një refren i njohur dhe shpesh gazetarë perendimorë, sa herë duan të qetësojnë lexuesit e tyre se myslimanët në Shqipëri, Bosnje apo Kosovë janë ‘të moderuar’, shtojnë se këta ‘pijnë verë e raki.’

A thua vallë të vetmit myslimanë që meritojnë solidaritetin e Perëndimit, që meritojnë të mbrohen nga barbariteti i makinës ushtarake serbe janë ata myslimanë që pijnë verë e raki? Nëse ky është mesazhi që kaq shpesh na vjen nga Perëndimi, atëherë mua më duket joetike t’i bihet në qafë Haradinajt, ose së paku, jo përpara se të vihet në dukje kjo hipokrizi e atyre që flasin me termat e të drejtave globale të të gjithë njerëzve për të na treguar më pas se është veprim i mençur për myslimanët që të lobojnë me shishe vere si tregues i moderimit të tyre.

Duke komentuar mbi deklarimet fetare të politikanëve shqiptarë mbas komunizmit dhe zellin e tyre të krishterë e mohimin e Islamit, Maria Todorova vë re se ky lloj diskrusi i politikanëve shqiptarë tregon instiktin politik që nuk është mashtruar nga pretensat universale e pluraliste të të qendruarit mbi dallimet fetare, racore e etnike të ligjërimit perëndimor.

Askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë llogari Haradinajt apo kujtdo tjetër mbi thellësinë e bindjeve fetare, por si përfaqsues i një vendi ku shumica e popullsisë është muslimane, atij ndoshta duhej t’i kërkohej që të mos flasë me terma kolektivistë për të tërë shqiptarët dhe mos pranojë një ligjërimi që kërkon të inkriminojë praktikantët fetarë.

Ndoshta vlen të përmendet këtu gjetja e studiuesve të Gallup, një prej qendrave më serioze studiuese në botë, që vë re se sa më praktikantë të jenë myslimanët aq më pak janë të prirur të mbështesin, pranojnë apo justifikojnë sulme ndaj njerëzve të feve të tjera.

Por për sa kohë që nga Perëndimi na vijnë mesazhe të tilla se të vetmit myslimanë të mirë janë ata që pijnë e japin verë, atëherë ata që po merren sot me Haradinajn vetëm sa po i bien samarit.

 

Comments

  • Eshte e turpshme ajo qe po bejne nderkombetaret me shqiptaret. Ky eshte imponim i fese dhe shkelje e te drejtave dhe dinjitetit tone kombetar. Por nuk jam dakort qe Haradinaj nuk ka faj. Perkundrazi, nderkombetaret nuk sillen keshtu me cdo vend, por kane gjetur keta palacot ne politiken shqiptare prandaj shijne sallate.
    Europes i ka plas cipa me kohe dhe nuk e can njeri koken me kete estrade qe kane luajtur ne Ballkan prej gati dyqind vjetesh. Sot nderkombetaret heqin nje president te sapoardhur ne detyre, dhe emerojne nje police ne vend te tij me SMS, burgosin dhe shantazhojne Vetevendosjen, nderkohe qe mbajne ne pushtet Thacin dhe te gjithe hajdutet e injorantet e spektrit politik analfabet si ai. Te njejten gje bejne edhe ne Shqiperi. Ambasadori amerikane na tregon vijen e kuqe dhe hidherimin e Uashingtonit per politikane shqiptare qe i dalin ne krah popullit te tyre, kur kerkon te mos helmohemi me arme kimike, nderkohe qe si rralle here, i gjithe spektri perendimor i ambasadave dalin ne mbrojtje te te drejtes se homoseksualeve qe te shprehen hapur e publikisht per orientimin e tyre.
    Ka kohe qe ky vend eshte kthyer ne nje protektorat i BE-se dhe SHBA-se. Ne kemi lene peng hegjemonine tone, e bashke me te edhe dinjitetin, ndaj na trajtojne si lecke. Ky vend duhet te kuptoje se ajo qe shpalli Ismail Qemali ne Vlore 101 vjet me pare, eshte shfuqizuar tashme dhe sot, ne nuk jemi me nje vend i lire e i pavarur. Ne jemi nje vend qe na kapin per hundesh e na terezisin te tjeret si te duan.

  • Jo vetem me shkeljet e lirise fetare, por me cdo gje. Brukseli po na imponon si te mendojme (sic u tha, ne mbrojtje te te drejtave te homoseksualeve, por edhe me shoqatat ultra-liberale te financuara prej tyre qe po na shkaterrojne traditat), si te jetojme, si te sillemi mes njeri-tjetrit dhe si te sillemi me komshinjte.
    Jane po keta europiane e amerikane, qe na ndalojne te integrohemi me njeri-tjetrin, te deshirojme bashkim kombetar, te zhvillojme nacionalizmin (sic e kane vete ata ne vendet e tyre), te kerkojme nje kombetare futbolli, nje kampionat, nje treg te lire e pa kufinj me njeritjetrin, nderkohe qe na imponojne te pranojme kushtet e serbise per te na mbajt peng, me 5 serbe qe ka ne Mitrovice, nderkohe qe gjithashtu, na kerkon kushte krejtesisht jobarazie me serbet. Pra, midis vrasesit dhe viktimes, keta nderkombetare vendosin kushte favorizuese per vrasesin, te cilit i lejohet ta hedhe urinen perpjete si t’i teket, ndersa neve jo.
    Problemi eshte tamam se, gjejne e bejne!

  • Kam pershtypjen se shishet e veres politikanet kosovare i marrin nga e njejta kantine ku i merr edhe Sali Berisha:

    Ja c’na meson nje interviste e fresket e Berishes per kete ceshtje:

    “-Unë kam mësuar që një ndër pasionet tuaja është vera, dhe mua më thonë që Sali Berisha ka një dhunti të jashtëzakonshme për të dalluar verërat me varietete, me çfarë temperature mbahen etj…

    -Vera mbi të gjitha është poezi. Dhe unë nuk pretendoj që jam një njohës, unë jam një dashurues i verërave; prapë do të kthehem tek origjina e kësaj. Unë isha fëmijë, në fillore, dhe aty në shkollë bëhet një festë dhe siç ishim të mëdhenj e të vegjël të ulur nëpër tavolina u servirnin birrë. Ndofta birra ishte e prishur a nuk e di se çfarë, e futa në gojë dhe e nxora menjëherë, aq e hidhët m’u duk. Edhe sot e kësaj dite s’jam bërë mik me birrën. Dhe historia e dytë është në një fshat të Tropojës, në Markaj, një zonë katolike; ata bënin verë dhe ne i kishim miq ata. Në një drekë na kishin servirur verë; a ishte verë tamam apo verë me mushtarak, akoma s’e kam të qartë, por e shijova aq shumë, sa mbeta mik me verën për gjithë jetën time. Unë çdo ditë e përdor verën dhe e kam përdorur gjithë jetën, por asnjëherë më shumë se një gotë në ditë. Ndonjëherë në shtëpinë time, gostinë e verës e bën Lili, këngën e kam unë.”

    http://mapo.al/2013/12/01/berisha-rrefen-femijerine-dashurine-dhe-mallin-per-kullen-ne-vicidol-lili-eshte-mbeshtetja-ime/

    Gjynah qe nuk ka thene edhe llojin e kenges qe kendon ne gosti Berisha. ‘Per ty Atdhe’, duke imituar Mentor Xhemalin, apo “Hit the road Jack”?

    Na ben pershtypje se Berisha nuk e pelqen birren, dhe le te plase nga marazi Arvizuja. Berisha nuk e permend as rakine, ndoshta pse kjo eshte pije turke. Apo birra dhe rakia jane shume proletare per udheheqesin e te djathtes tone?

    Gjithsesi Berisha e paska marre kungimin e pare me vere ne fshat, ne Markaj qe qenka nje zone katolike aty perbri fshatit te tij. Te mbaje shenim perkthyesi i David Phillipsit.

  • Si Berisha, si Haradinaj e te tjere si keta, me shume se problemin e Islamin kane kompleksin e inferioritetit te provincialit, prandja jane dhe kaq te neveritshem. Jo me kot Berisha zgjedh veren (jam i bindur qe gjithcka e ka sajese, sic eshte mesuar te genjeje per gjithcka). Sepse vera ka krijuar stereotipine e aristokracise. Kompleksi i provincialit e rrethon Berishen ne te gjithe shfaqjet e tij: demonstrimet prej notari (pasi dikur kane qarkulluar legjenda se nuk di not, ngaqe vjen nga mali), demonstrimet me cdo lloj baxhelle televizive, (vendi apo te huaj, veshur apo zhveshur), per t’u dukur sa me trendi, ligjeratat pa fund per shijet muzikore duke na permendur se eshte fans i Ammy Winehouse, etj. Eshte naive te shohesh burrin 70 vjec qe flet per muhabete adoleshentesh me kaq pasion!

  • Pacolli para se te behej dikushi ka qene badigardi i Titos, Haradinaj ka qene ne Zvicer badigard ne pub, ndersa Berisha badigard i shishes se mbetjes njerzore te diktatorit qe na serviren me foto tek ish varri i tij.

  • Rezultati i zgjedhjeve te djeshme lokale ne Kosove ku AAK e Haradinajt humbi “bastjonet” e saj te shume viteve te Pejes e Gjakoves, duket se tregon se nje pjese e popullit te Kosoves e ka gjykuar Haradinajn edhe si samar edhe si gomar ne rastin e incidentit te ketij shkrimi.
    Ose nese e kane gjykuar vetem si samar, do kene vendosur qe nuk mund te votosh me per nje samar…

  • Ka nje te vertete ne ate qe pohon A, sepse ne Kosove elita dhe masa jane thuajse totalisht te shkeputura ne opinione dhe qendrime. Masa eshte kryesisht tradicionaliste, perkunder nje elite qe me delikatese druvari godet vete bazen e saj. Haradinaj kaleronte kthimin “triumfues” nga Haga dhe si i tille mendonte se çdo budallallek filoperendimor, i ekspozuar per pragmatizem, mund te gelltitej nga turma. Natyrisht, nuk besoj se nje deklarate aq e pavlere mbi besim e tij ka permbysur rezultatet elektorale, por nk mohohet qe ka nje arrogance filmash western ne sjelljen e tij, te amplifikuar me vetekenaqesine e rikthimit te heroit, nga te cilat Haradinaj me shume ka humbur se ka fituar.

    Eshte koha e politikaneve heronj ne veper e jo ne teatralitetin pseudoevropian. Vertet, mbeshtetja e faktorit te huaj eshte jetike per politikanin kosovar, por eshte menjanuar rendesia e konsensusit masiv, mbase e thjeshtuar nga nje lloj politike qe mjaftohet duke rrahur gjoksin.

    Zgjedhjet e Kosoves treguan serish, si ato te Shqiperise, se ka nje elite mediatike totalisht te paafte per parashikimi dhe analiza. Menjehere pas turit te pare, Alban Dudushi, njera nga perlat e cirkut televiziv shqiptar, mblodhi disa analiste kosovar te sojit Xharra e Mushkolaj, dhe te gjithe e “ngordhen” Vetevendosjen. Realiteti tregoi dicka tjeter. Koha ditore e pjelles jugosllave me paterica sorrosiane luajti karten fetare tek disa personazhe dhe levizje politike, por edhe aty pati deshtim.

    Edhe ne keto zgjedhje, pra, pervec arrogances dhe vetekenaqesise politike, humben kalemxhinjte.

  • Distanca mes elites politike vjen per shkak te mosinteresit qe politika ka ndaj shoqerise dhe servilizmi i tyre ndaj te huajve. Por gjithashtu edhe te huajve u pelqen qe politikanet shqiptare t’u binden e servilosen, sepse, mesa duket edhe interesat e te huajve nuk korespondojne me ato te shoqerise sone.
    Kjo politike e qelbur vasaliste, se bashku me aktoret mediatike e shoqerine civile, nuk po ben gje tjeter vetem se po humbet besueshmerine, e bashke me ta, kete besueshmeri po e humbasin edhe nderkombetaret. Sot ka ardhur dita qe, nese kerkon te fitosh popullin, duhet te hidherosh nderkombetaret.
    Ja tek i kemi dy modele. Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj. Albini eshte perballur me kokefortesi me gjithekend, policine, nderkombetaret, nderhyrjet nga Shqiperi. Te gjithe kane qene kunder Albinit, por kjo vetem e ka forcuar dhe tashme, kam idene qe edhe nderkombetaret do te fillojne e te terhiqen nga pozicionet e tyre kunder tij. Albini eshte shembulli sesi mund te besh politike duke i qendruar kokeforte parimeve
    Ramushi kishte simpatine e popullit dhe kjo nuk i pelqente nderkombetareve, te cilet e hoqen nga karrikia e kryeministrit per ta cuar ne burg, mbi baze te disa dyshimesh. Tashme ai doli i pavajshem, dhe akuzat dolen qe nuk kishin asnje baze, por demi u krye, ndonese sot askush ne Bruksel nuk i ka kerkuar falje, pse e rrezuan nga pushteti, e madje nuk i kane kerkuar falje as popullit te Kosoves, qe ia shfuqizuan vullnetin (te shprehur me vote) e i lane peshqesh Thacin.
    Kjo histori u be nje mesim per Haradinajn, i cili mendoi se nuk qenka populli faktori i suksesit, por perendimi. Kjo e coi ne veprime qesharake, duke u sforcuar te krijoje nje profil perendimori, qe ne fakt nuk i shkon as me strukturen kockore te kafkes, e lere me pastaj me te tjerat. Ne fund fare, megjithe simpatine e fituar ne perendim, humbi qytetarin, e si perfundim i la te gjitha, kesaj here edhe dinjitetin.
    E njejta gje vlen edhe per Ramushet e gazetarise qe shqetesohen me shume per te drejtat e homoseksualeve sesa per pozitat e disfavorshme perballe Serbise.
    Mesa duket kjo race politikanesh nuk ka durim te prese dhe nuk ka kurajo te perballet per ta fituar me gjak e djerse suksesin, ne funksion te parimeve (te cilat ne fakt u mungojne). E kjo eshte edhe arsyeja perse Albini rritet, ndersa ramushet zvogelohen.

    • “duke u sforcuar te krijoje nje profil perendimori, qe ne fakt nuk i shkon as me strukturen kockore te kafkes”

      Strukturen e kafkes nuk eshte mire ta perdore kush si argument ketu, po gjithsesi, edhe po i hyme kesaj loje, kafka qe po merret ne shqyrtim eshte sigurisht ‘perendimore’, si ato qe gjen kudo neper europiane.

      • Po mos ma merr literalisht mor burre!
        Pastaj, duke qene se keta i referohen nje teorie raciste, antagoniste qyteterimesh, une kam te drejte t’i referohem nje antropologjie fashiste (sikurse eshte vete mendimi i tyre) per te vertetuar se kjo fare politikanesh e intelektualesh, jane krejt e kunderta e “races” ariane qe pretendojne, e nuk kane kurrfare lidhje, jo me qyteterimin perendimor (sic thone), por me asnje qyteterim ne pergjithesi.
        Kam te drejte te tall racizmin e tyre kompleksiv, kur ata deshmojne katunarni qe ne pamje, teksa na hiqen per te qyteteruar, duke ofenduar popullin e tyre, se ka mbetur prapa.

        • Meqe edhe i kisha lexuar komentet e tua, e kuptova shume mire qe po beje humor. Vetem se mendoj qe ne subjekte te caktuara humori eshte veshtiresuar, jo per fajin tend. Gjithsesi, po thoja se personazhi i permendur ka pamje tipike te trashegimise europiane, e cila nuk eshte as merite e tij, as e trashegimise europiane. Sigurisht qe nuk i ngjan shume Brad Pitit, pra konkurse bukurie mashkullore mbase nuk fiton dot, as role pozitive mbase nuk do t’i jepnin regjisoret skematike ne Hollivud, po problemi eshte te mos e impikojme kanonin relativ te bukurise me virtyte racial, qofte dhe per humor:)

          • Ai mund te vleresohet krejtesisht si europian antropologjikisht nga ana vizuale, por nuk perputhet me imazhin e tij per perendimin, qe ne fakt eshte pikerisht hollivudian. 🙂

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *