cn_image_2.size.mitch-geometric-pattern-islamic-art-03

 

Në një thënie të Profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të, mësojmë se një prostitutë pa një qen të etur pranë një pusi dhe nxori kepucën e saj për të mbushur ujë e për t’i dhënë qenit ujë. Mësojmë nga Profeti se Zoti e fali atë prostitutë për mëshirën që tregoi ndaj qenit të etur. Duke komentuar mbi këtë hadith të transmetuar nga Imam Muslim, një prej ulemave tha se në këtë cast ne të tërë do duhej të donim të ishim ajo prostitutë, sepse ajo arriti atë që ne të tërë shpresojmë: falje e pranim nga Zoti.

Në një tjetër thënie të Profetit, paqja qoftë mbi te – transmetuar nga Imam Tirimidhiu – mësojmë se Zoti do dërgojë në ferr një dëshmor dhe një hoxhë pasi qëllimi i martirizimit apo i mësimit të dijeve fetare kishte qenë fama midis njerëzve.

Në vështrim nga jashtë prostituta pëfaqson stadin më të ulët moral teksa hoxha dhe dëshmori përfaqsojnë përkushtimin e mirëfilltë ndaj Zotit dhe në mungesë të dijes për të brendshmen ne gjykojmë nga sa shohim nga jashtë, por këto hadithe janë përkujtim se përtej këtij dimensioni të jashtëm, përtej uniformës që mbartin njerëzit, atë të prostitutës, dëshmorit apo hoxhës, ka një dimension të brendshëm që përcakton pozitën e njerëzve tek Krijuesi i tyre dhe se edhe prostituta ka potencialin e zemrës së pastër që arrin faljen e Zotit dhe hoxha e dëshmori mund të kenë zemrën të infektuar nga vaniteti. Sigurisht, këto mësime të Profetit, paqja qoftë mbi të, na kujtojnë edhe të mbajmë nën vëzhgim vanitetin tonë prej besimtarësh e në përpjekjet tona, në vizitën e xhamive të Zotit, në agjërimin tonë mos besojmë se kjo na jep të drejtën për tu ndjerë më lart se të tjerë që pavarësisht nga ‘uniforma’ sociale që mbartin, mund të kenë një stad më të lartë tek Krijuesi jonë.

 

Comments

  • I Derguari i Allahut ka thene:” Punet vleresohen sipas qellimit. E secili do marre ate qe ka per qellim…”. Ky udhezim hynor na tregon sekretin e pranimit te puneve nga Allahu. Nese punet nuk shoqerohen me qellimin e duhur, ato nuk pranohen nga Zoti.Rastet e siperpermendura jane shembulli konkret.
    Por, Tradita profetike na meson se keto nuk jane thjeshte rastesi. Ato jane pasoje e mungeses se sinqeritetit ne vepra dhe e mekateve te shumta gjate jetes, qe jane bere shkak per nje perfundim te tille. Tregime te tilla, perveçse duan te na tregojne se paragjykimet ne Islam nuk jane te pranuara, ato gjithashtu na tregojne se punet, sado te shumta qofshin, nese nuk jane te sinqerta, nuk jane te pranuara.
    Gjykimi se cilet do shkojne ne Xhenet, e cilet ne zjarr, i takon vetem Allahut. Ndersa ne si njerez gjykojme vetem pamjen e jashtme; si peshore per te dalluar vepermiret nga mekataret.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *