Demokraci ne KMSHKomuniteti Musliman ka zhvilluar dje mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, si pararendës i zgjedhjeve që do të zhvillohen për Kryetarin e ri të këtij institucioni, i cili, sipas të gjitha gjasave, pritet të vazhdojë të jetë po ai kryetari i vjetër, i padëshiruar dhe përfaqësues komod i interesave sektariste (specifike) dhe shtetërore. Mbledhja solli ndryshime të mëdha dhe të habitshme në strukturën e Komunitetit Musliman. Kryesia e KMSH-së, e cila ka qenë me 7 anëtarë dhe u rrit në 15 përpara disa kohësh, tashmë (mendohet se) do të bëhet me rreth 28 anëtarë (ende nuk bëhet e ditur shifra e saktë), ndërkohë që do të shtohen edhe 2 nënkryetarë të rinj të këtij institucioni, emrat e cilëve nuk kemi mundur t’i mësojmë, në një kohë kur edhe vetë anëtarët e këshillit nuk i kanë njohur, por natyrisht kjo nuk i ka penguar t’i votojnë. Pra, tashmë do të kemi katër nënkryetarë, nga dy që ishin derimë tani.
Gjithçka tregon për një inflacion të jashtëzakonshëm postesh. Kryesia e re, organi qeverisës i KMSH-së, do të punojë me rreth 28 vetë, në pamundësi totale për të “pleqëruar” vendimet që do të marrë. Megjithatë, lajmi i mirë është se asgjë nuk do të ndryshojë dhe se shtimi i numrit të anëtarëve nuk do të vështirësojë punën e kryesisë, sepse fundja deri më tani kjo Kryesi nuk ka bërë ndonjë punë. Në këto kushte ajo do të vazhdojë të mos bëjë asgjë, si me 7, si me 27 vetë e me radhë.
Nga ana tjetër, shtimi i nënkryetarëve, thuhet se ka entuziazmuar Partinë e Fortë në Kosovë, e cila duket se po sheh tek Komuniteti Musliman i Shqipërisë inplementimin e vizionit të saj qeverisës. Ky është vetëm hapi i parë. Gradualisht KMSH-ja do të shkojë drejt një strukture me dy shkallë, ku ka vetëm një kryetar dhe të gjithë të tjerët do të jenë nënkryetarë!
I urojmë institucionit “tonë” përfaqësues suksese të mëtejshme në defunksionalizimin e inplementuar! I urojmë edhe dy nënkryetarëve të rinj anonimë punë të mbarë dhe u shtofshin sa më shumë.

 

Comments

  • Te nderuar lexues keto ndryshime u bene sepse ne mars behen zgjedhjet e kryetarit te ri te komunitetit musliman, dhe per te ruajtur gjendjen aktuale te kmsh nga ndonje nderhyrje politike dhe fragmenteve te saj na u desh me ndryshuar numrin e votuesve ne anetaresi me qellim qe gjithmone te kemi dhe shumicen e votave.Ne fuksionojme si nje organizate e mbyllur qe sa here te duam heqim myfti nga zona te caktuar dhe sa here duam shtyjme myfti ne zona te caktuara.Kjo per te vendosur njerzit tane te arsimuar ne Turqi.Ne do nxjerrim jashte loje cdo musliman qe studion ne vendet e botes arabe pervec Turqise dhe shkolles gylenxhije.Me pak fjale ne nuk pranojme te bashkepunojme me kedo qe nuk eshte i shkolles tone.Per kete gje kemi punuar shume kohe nen rogoz dhe jo si shume prej muslimaneve te vendeve arabe te cilet duan me cdo kush poste ne KMSH nderkohe ato me shume bejen zhurme dhe protesta sesa punojne nen rogoz.Ne ia kemi arritur dhe do vazhdojme tia arrijme perderisa rrymat e tjera nuk bashkepunojne me njera tjetren dhe nuk na vejen perballe nje presioni publik.Per sa kohe ato do jene te percare ne do jemi te paret ne kete institucion.Ne do bashkepunojme me cdo force politike me qellim ruajtjen e pushtetit tone.Ne kemi bere dhe lojra “bondesh” kur e do puna kur i futem brrylat Ilirit me shoke ku njeri nga shoket tone beri loje te dyfishte gje e cila solli ndryshimin rrenjesor ne KMSh.Ju e keni degjuar ne media qe Dritan Dajti ka akuzuar djalin e Selim Muces si vrases te Sali Tivarit me qellim perftimin e tokave dhe milionave te lekeve per kete shkak ne ne mars do ta heqim Selim Mucen nga posti i kryetarit me marifet dhe pa bere zhurme.Pra ne jemi keto qe jemi.Jemi sepse ska te njerez si puna jone qe punojme e nuk zihemi, qe servilosemi e nuk krekosemi, qe jemi dhe roze(pink) dhe blu. Ato qe sna duan te keqen le ta lexojne kete post me cilin sy te duan po dijeni qe ky eshte realiteti qe na pershkruan ne.

    • Cdokush e kupton qe cdo ndryshim strukturor qe ben KMSH-ja, behet, jo per te rregulluar funksionimin apo per te rritur frymen demokratike ne kete institucion, por per te forcuar pozitat e gylenxhive qe tashme sundojne me te gjithe paaftesine e tyre.
      Per te forcuar pushtetin ne KMSH, – ne kushtet kur nuk kane asnje mbeshtetje ne xhemat dhe paradoksalisht te gjithe muslimanet perfaqesohen nga nje sekt te cilit nuk i perkasin – nurxhite jane detyruar te bejne sikur jane gjitheperfshires, duke i hedhur nga nje kocke grupeve te ndryshme. Kur ata e moren zyrtarisht pushtetin ne KMSH, u dhane nga nje cope te vogel te gjitha grupeve, qe, te gjitha se bashku, nuk bejne as nje te njeqindten e asaj qe moren vete. Tani, ne prag zgjedhjesh, dhe per te betonuar dominimin, por edhe per te mikluar gjithe ate armate hizmeqaresh qe presin te zbresin ne front, u duhet te sajojne budalleqe te tilla, qe e shtojne dozen e komizmit ne kete institucion.
      Problemi themelor qe ata nuk kuptojne, eshte se me keto gjera deshmojne sesa qesharake jane, e mbi te gjitha sesa antidemokratike jane ne raport me xhematin. Gjeja me problematike ne nje institucion eshte shkelja e statutit (njesoj sic eshte shkelja e kushtetutes ne politike), gje te cilen zoterinjte hizmeqare e kane bere rregullisht. Tani, kane vendosur qe, te mos e shkelin statutin por te bejne ndryshime statutore duke ndryshuar strukturat. Ne fakt, te gjithe njerezit qe merren me konstitucionalizem e thone se ndrhyrjet jane cenim i rende i mbarevajtjes se nje sistemi, nese ato nuk behen me nje vullnet te te gjithe shoqerise, dhe nese nuk motivohen nga qellime te medha e nga domosdoshmeri te pashmangshme. Te ndryshosh keto gjera, i bie njesoj si te ndryshosh rregulloren e futbollit ne mes te ndeshjes dhe te lejosh qe goli offside i nje ekipi te quhet i rregullt. Keto levizje nuk bejne gje tjeter vetem se tregojne se ligji, per zoterinjte drejtues te komanduar te KMSH-se nuk eshte gje tjeter vetem se nje plasteline qe ata e ndryshojne si te duan ne baze te interesave rrethanore.
      Kjo vetem deshmon se nuk kane asgje seriozisht, se nuk e duan mirefunksionimin e atij institucioni, se nuk duan qe Islami te perfaqesohet ne kete vend nga ata qe e meritojne, e per pasoje nuk e duan drejtesine. Pervec te gjitha ketyre, ata deshmojne gjithashtu paaftesi per ti zgjidhur gjerat sic duhet, dhe paaftesi per te kuptuar sesi duhet te funksionoje ai institucion.

  • Do thoni ju ke do zgjedhim si Kryetar ne Mars, Kjo eshte supriza me e kendshme per ju.Bashkepunoni me ke te doni me PS apo LSI apo me PD ne jemi ngjitur mbase karrikes si mjaltit mbas petlles.E dime qe “petllat” kemi tonat dhe karriket nderrohen, por per sa kohe do kete muslimane naive qe kerkojne pushtet dhe poste aq kohe dhe ne do bejme palle ariu sepse shumica e atyre qe kerkojne poste dhe pushtet nuk shkojne me bashkepunetoret e vete dhe jane njerez don Kishote qe luftojne me mullite e eres sepse asgje nuk dine te bejne sikurse e bejme ne.Ne ndertojme universitete, prodhojme doktorre dhe profesore, intelektuale dhe inxhiniere kurse ato nuk prodhojne dot asgje, vetem se prodhojne levizje deshtake qe edhe pse ne bashkepunim me politiken ato kurre se levizin pushtetin tone.Mesoni prej nesh qe te beheni si ne.Nese ju nuk bashkepunoni me njeri tjetrin me sinqeritet dhe me vellazeri kurre skeni per te arritur ne KMSh sikurse kemi arritur ne.E kuptoni pra qe sjemi ne problemi por jeni vete ju, ndasite tuaja dhe percarjet, sinqeriteti dhe vellzaeria juaj te le shume per te deshiruar si pasoje ju jeni ne kete gjendje.Ju urojme fat ne cdo levizje qe do beni por e keni me kot se do deshtoni sepse ju keni eksperience ne deshtimet tuaja.Kur te rregulloni sinqeritetin, vellazerine dhe te punoni nen rrogoz sikurse ne ndoshta ate dite ne vete do jua hapim vendet per kryesine e KMSH.

      • tash me bejne me dije se kryetari aktual Selim Muça eshte propozuar atekohe pikerisht nga selefxhinjte elbasanas! a do te kemi ne kete pike perplasje ideologjike apo do te mbreteroje si gjithmone “kompromisi dhe mirekuptimi” reciprok?

        • Eshte e vertete qe ka ardhe propozimi nga Elbasani per kryetarin tone te nderuar Selim Mucen, mirepo e keni parasysh ate lopen qe e mbush koven me qumesht pastaj i fut shqelmin.Ne ate kohe ishin tre kandidatura, Nje ishte Selim Stafa, Selim Muca dhe Selim Tota, ndoshta Elbasani ka ngatarruar Selimin.Dhe ai qe e ka bere ngatarresen e Selimit ka qene shume i “zgjuar” .

        • Une pashe ne profilin e Ahmed Kalase ekzaltim per mbledhjen e KMSH-se:
          “Sot i urojme Keshillit te Pergjithshem te KMSH-se nje mbledhje te mbare e zhvillime intresante te cilat do te derdhen ne interes te forcimit fuqizimit si dhe konsolidimit te pozitave te Islamit ne shoqerine shqiptare ne te gjitha aspektet doktrinore edukative si dhe sociale ! Amin !”

          Ose Amedi eshte bere gylenxhi, ose gylenxhite jane bere selefi, se nuk po merret vesh kjo pune. Ose sipas selefizmit ahmedist, ndoshta mund te kete ndonje interpretim qe rruga drejt selefizmit kalon nepermjet gylenizmit, dhe vetem duke u forcu gylenizmi mund te “fuqizohen dhe konsolidohen pozitat e Islamit ne shoqerine shqiptare”. Dhe me interesantja eshte se Ahmedi e shef kete gje ne te gjitha aspektet, perfshi edhe ato “doktrinore”.

          Ahmedi e ka per borxh te sqaroje xhematin qendrimin e tij doktrinor tashme!

  • Lajmi tjeter i mire eshte qe kane per t’u shtuar edhe komentuesit ne kete faqe, sa here qe do permendet KMSH.

  • E keni kot skenderbeu me te vertete luftoi kunder turqeve po ne fund turqit e moren krujen dhe e trasheguan 500vjet.KMSH e kishit ne dore ju, tani e moren turqit keshtu qe rrini rehat se qe nga Koha e skenderbeut e deri tek koha e Ali Pashe Tepelenes, turqit do ta kene pushtetin.E moret vesh qe para ca muajsh Imamin e Medresese dhe hatibin e saj i shkarkuam edhe Myftiun e Elbasanit e shkarkuam nga detyra dhe ne vend te tij vendosem nje turk, mbas tij do shkarkojme ate te Shkodres qe se ngriti doren ne mbledhje, pastaj e ka rradhen Kavaja, pastaj e ka rradhen Delvina, Saranda, etj etj Myfti qe do nderrohen me me studente turq.Do beni zhvilloni rilindje kombetare kunder Turqeve bejeni pastaj do ta shikoni se me ke do jete rilindja e Rames me shqiptaret apo me turqit.Pra me pak fjale ne i kemi hipur gomarit mbrapsht dhe nuk i hapim rrugen askujt, kushdo qe perplaset me KMSH del jashte saj, keni mundesi zgjidhje ju, kemi alternative per te bashkepunuar me ne.PO keni shume shance kur te ndertoni universitete, shkolla private dhe media te fuqishme ne do vijme dhe do ju lusim juve, perderisa ju kerkoni karrike duke mos punuar fare ne keto drejtime qe permenda kot e keni qe beni levizje fshehtas dhe haptas, ne jemi nje shoqate qe quhet KMSH ju sdoni te punoni poer fene se po te donit smerreshit me shoqaten KMSH por merreshit me aktivitetet qe ju permenda me lart.Hajde pra na konkuroni, pse ziheni me njeri tjetrin, pse nuk ndertoni televizione, media, gazeta, shkolla private, universitete sikurse ne.Na konkuroni qe te fitoni respektin tone, perndryshe ne do ju shohim si njerez qe kane probleme te brendshme midis tyre dhe nuk do iu perfillim.

  • Degjoni Haxhi Baben ketu, une jam dhe sjam dhe 3 muaj, KMSh nuk ua solla une ate e gjeta midis jush, keshtu qe do jua le midis jush, po se kujt do ia le kete nuk e di asnje njeri deri diten e fundit sepse do kete ndryshime te medhaja ne KMSH.E pate si fluturoi Ilir Vokshi me Betim Trucin dhe i gjithe grupi Oktapodi pak kohe me pare, keshtu mund te perfundojne dhe keto te tjeret nese nuk dine te krijojne hapesira fetare dhe hapesira “politike”.Pse ce kujtoni ju qe do le kalamajte e mi pa pune une, Tahiri ka filluar reformen ne Polici dhe cuni me iken nga puna, Prokuroria fillon reformen me iken dhe goca, cunin tjeter ma heqin nga konsullata keshtu qe nuk mbahet shtepia me pensionin e nje plaku.Tani nese Rama thote pastroje KMSH nga Turqit dhe sill Gjinishin, Vokshin, Trucin me shoke se do ti mbaj femijet ne pune cfare kujtoni ju ce do bej une.Normal qe do ti fshij te gjithe se para familjes sime une sve njeri.Edhe sa per akuzen qe me ka bere Dritan dajti mo ja vini re atij se ai e ben nga inati se po e denon gjykatesi si kriminel e cuni im e arrestoi.

    Une mendoj se KSMH ka nevoje per disa risi dhe ndryshime, psh te fusim disa tipa te rinj ne KMSh qe kane mbaruar shkollen ne Liban meqe partia Libaneze atdheu na u be aleate ne zgjedhjet e kaluara me Kryeministrin ne fuqi.si thoni jeni kundra, sikur disa nga partia Shqiptare Atdheu, dikur Memedheu, vone ndoshta behet dhe NenBalta ta fusim ne KMSH.E mirtojne cuna me mend jane te japin uje ne shoshe, filozofe jane, politikane, te gjithe te mirat i kane.Cdoni tjeter prej meje.Doni ta fus dhe Jazexhiun ne KMSH se dhe ai po perpiqet qe ti hape padi mome terezes qe eshte varur ne muret e instuticioneve pa marre leje tek avokati i popullit.Ah se harrova, lere spo e them fare me mire se … .

  • U bej thirrje drejtuesve te KMSH te kene kujdes me vendimet e tyre sepse do filloj ndonje levizje kombetare anti turke dhe ai qe do demtohet eshte Turqia se sdo kete me shance me nderruar historine pastaj.Ne Shqiptaret Muslimane duam vendim qe na takon, ne qoftese shegertet dhe vasalet turqeli dhe gylenxhi nuk e kuptojne dot kete atehere mos iu vij keq kur shqiptaret muslimane neser te zene rolin e Ali Pashe tepelenes, apo Ismaili Qemalit e te shpallin platformen per Islamin Shqiptar ne lufte me xhonturqit e gylenit.

    Kini kujdes djema se dhe historia sdo ju shikoje me sy te mire pastaj, Osmanet e kane kuptuar qe me shqiptaret sbehet shume dredhime prandaj i kane afruar atyre postet nga me te mirat, sepse e kuptonin natyren e tyre fisnike qe nuk e pelqenin rolin e te shtypurit, apo rolin e skllavit.Nuk duam qe ne te ardhmen te shkruhen libra historie per rilindje kombetare fetare ne shekullin e 21.Prandaj beni mire te mendoheni 3 here para se te veproni njehere.Ortodokset greke kete duan, po keshtu dhe katoliket italiane, po dhe laiket nacionaliste duan qe ta shohin turqine si armik kombetar per shekuj te shekujve.Dhe kjo jo per fajin muslimaneve shqiptare por kjo mund te ndodh per fajin e rrymes gylenxhi e cila nuk po di te administroje drejte dhe po merr vendime te gabuara.Po keshtu dhe politikes se majte i ka rene ne vesh qe gylenxhite jane lyre shume me boje blu keshtu qe do mjaftonte vetem nje sebeb dhe gjithcka shkon atje ku sduhet te shkoje.Prandaj behuni njerez te zgjuar dhe nese dikush prej jush ka lidhje me ambasaden Turke, konsullin kulturor te saj, apo perfaqesuesin turk ne KMSh le ta lajmeroje se shqiptaret me ne krye Ismail Qemalin, Isa Boletinin,Ali Pashe tepelenen po mundohen te gjejne pikat e ekulibrit ne KMSH, mirepo gylenxhite nuk po duan dhe po sillen ne mynyre te gabuar pa prespektive , keshtu qe e demtuara ne kete rast do jete Turqia .

  • Mos merrni kot cuna se ne cdo rast, cfaredo te beje apo mos beje KMSH, ata qe demtohen jemi po ne, populli i xhamive. Me shfrime interneti nuk leviz dot as perdja me tyl sintetik tek zyra e Selimit, prandaj me mire me u demtu me dinjitet, duke mos marre kot keshtu me rapsodira vetediskredituese. KMSH, shyqyr Zotit, nuk pengon dot njeri te jete musliman, as percakton dot llojin e muslimanit qe dikush ka qejf te jete.

  • vec gallates që o me qesh e me qa sna ka ngel gjo tjater! kshu o kjo punë, nashti janë hizmetxhinjte të forte ene perzejne tjerët, kur ti vi sahati të tjerëve sdo kenë rahmet për këta! zaten si të bësh do të gjesh.

  • Ej, keto recitimet anti-turke jane komplet bajate. Ka mjaftueshem racizem te peshtire anti-turk ne shqip per mos me pas nevoje qe te shtohen edhe komentuesit e kesaj faqeje.

    Sa per mbledhjen une doja vetem ti raportoja KMSH – se se nga fotoja e eventit, duket qarti qe ai robi ne mes te salles nuk e ka ngrejt doren lart sa duhet.

  • Eh! Ke të drejtë, por faji në këtë mes është i vetë rrymës filoturke, të cilët pa e kuptuar as vetë po bëhen të urryer tek njerëzit.
    lëvizja e fundit që bëri grupimi i Gylenit në KMSH tregon frikën që ata kanë nga shteti, pas ardhjes në qeveri të PS. PS dhe Rama nuk ua fal atyre qëndrimin ashqiqare pro Berisha dhe rreth Ramës tashmë dihet që janë mbledhur aktorë që kanë hesape të vjetra me këtë grupim. Kështu që Ramës i janë puqur interesat për shumë arsye, të ditura dhe të paditura, me shumë faktorë me peshë, për të përdorur çdo element për të goditur grupin në fjalë.Grupi në fjalë ndërkohë nuk i ka punët mirë as këtu as në Turqi, ndaj shpresojnë më kot që duke fortifikuar KMSH me gylenista dhe mbyllur në këtë mënyrë portën për të tjerët, do të mbrohen dhe do ta përballojnë sulmin e Ramës and CO. Ata e dinë se shtetin turk në këto momente nuk e kanë në krah, për shkak të problemeve që grupimi i tyre ka me Erdoganin, ky i fundit po duket qartë që e ka vaj me Ramën, kështu që praktikisht asgjë nuk e mbron grupimin e Gylenit të mbrojë veten dhe investimet e tij këtu në Shqipëri. Këtë mund ta bënte xhemati, por xhemati as do të dijë për ta, sepse as nuk i njeh dhe ata nuk kanë akses me të. Me cilimijtë e medresesë dhe të kolegjeve nuk trembet shteti. Po ashtu loja e tyre për të përfshirë ndonjë naiv sa për dekor, që nuk u përket atyre nuk ka për ti shpëttuar kësaj here. kjo nuk do të thotë se ata do të shkulen kaq lehtë nga kmsh dhe do të humbin gjithshka edhe pse rrezikojnë të humbin shumëçka me këtë lëvizje të fundit dhe qëndrim që po mbajnë dhe që është në vijmësi me atë që ata kanë bërë deri më sot. Por edhe tentativat se kësaj here mund tia hedhin me ndonjë taktikë hapje, sa për show, nuk do tu eci, ndërkohë duhet të përgatiten të mos e shohin më veten në majë të kalit apo edhe më keq. Kështu që së paku nëse duan të mbrojnë me dinjitet ato shkolla që ata kanë deri tani, duhet të bëjnë me shpjetësi atë që nuk bën që në fillim. Hapjen- jo fiktive ama! kësaj here duhet të ecin me këmbë në tokë dhe jo me euforinë me të cilën gënjyen veten se do të ecin gjatë. tatpjeta e tyre po vjen, e kush e priste kaq shpejt? Në fund të fundit sic thoshte edhe njëri prej tyre në FB, ‘Nje popull qe rrezohet me kembet e veta, nuk ka te drejte te ankohet.” ka ardhur koha që të reflektojnë, sepse përndryshe hermetizmi i tyre do ti rrënojë, herët ose vonë edhe pse tashmë ai ka filluar pandalshëm.

  • Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman: thirrje turqve të mbështesin Erdoganin
    Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman i bënë thirrje popullit të Turqisë për unitet dhe bashkim rreth qeverisë së saj legjitime në mënyrë që të mund të arrijnë sa më shumë suksese dhe të mund të i parandalojnë sa më shumë planet e armiqve të tyre.
    Po ashtu ky union jep edhe dispozitën sheriatike ( feta )me anë të së cilës e obligon popullin turk që të e luftojnë korrupsionin, e ndalon nga rebelimi dhe nxitja e përçarjes, si dhe e ndalon nga shkaktimi i çfarëdo destabilizimi që do të ishte në dëm të vendit dhe të popullit të saj.
    Falënderimet i takojnë Allahut xh.sh dhe përshëndetjet tona qofshin mbi të Dërguarin s.a.v.s, mbi familjen dhe shokët e tij të ndershëm…
    Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman, me krenari, gjithmonë është duke i përcjell të arriturat dhe sukseset e mëdha që ka korrur populli turk nën qeverisjen e Partisë për Drejtësi dhe Liri. E në veçanti, këto suksese janë arritur në fushën e lirisë, nderit, të drejtave të njeriut, si dhe shumë të arritura tjera në fushën shkencore, ekonomike, shoqërore dhe politike në vend. Po ashtu ka arritur që të e ulë varfërinë, papunësinë dhe inflacionin që ishte në një shkallë mjaftë të madhe derisa arriti që në rang botërorë të jetë e 9 për nga pasuria përderisa ishte e 111 para se të qeverisej nga kjo parti.
    Ndërsa në politiken e jashtme, shteti i Turqisë, ka arritur besueshmëri ndërkombëtare, ka arritur që të ketë ndikim të konsiderueshëm dhe të arrijë që të ketë një rol të rëndësishëm në ekonominë botërore, e po ashtu ka arritur që të ketë gisht edhe në shumë zgjidhje siç është ajo e Sirisë, Somali, Mianmar e shumë të tjera. E po ashtu edhe në politikën e saj të brendshme kjo qeveri ka arritur që të vë bazamente të shëndosha në zgjidhjen e problemit të saj sa i përket çështjes së kurde.
    Para këtyre sukseseve të mëdha, dhe shumë tjerave që nuk i cekëm, armiqtë e Islamit kanë filluar që të planifikojnë kurthe dhe që ato të i realizojnë njërën pas tjetrës duke u përpjekur që të e fundosin këtë përvojë të suksesshme në botën tonë islame ashtu siç ndodhi në Egjipt, e siç janë orvatur që të e realizojnë qëllimin e tyre edhe në Libi, Tunizi dhe së fundmi edhe në Turqi.
    Ata, dëshirojnë që në çdo zonë të qëndrueshme dhe stabile të krijojnë destabilitet në mënyrë që të mund të vënë kontroll mbi vullnetin, pasurinë, ekonominë dhe dinjitetin tonë.
    Dhe për fat të keq, kanë arritur që të krijojnë mjete të shkatërrimit brenda shoqërisë tonë në mënyrë që shkatërrimin të e realizojnë përmes vetë myslimanëve. Madje ata janë duke krijuar parti islame, laike, nacionaliste në mënyrë që ti orientojnë ato drejt shkatërrimit në kohën e duhur ashtu siç ndodhi në Egjipt dhe siç po ndodh tani në Turqi.
    Përpara kësaj gjendje të dhimbshme të umetit tonë islam, Unioni Botërorë i Dijetarëve Islam, e sheh se prej obligimeve më parësore është të njoftuarit e mbarë myslimanëve për rreziqet që po i kanosen duke e parë se lufta e tretë botërore që është shpallur pas ngjarjes së 11. Shtatorit të 2001-të kundër terrorizmit është luftë që sot po drejtohet drejt çdo përvoje apo çdo suksesi të Islamit. Po ashtu kjo po orientohet edhe ndaj çdo kujt që si referencë e kanë islamin dhe se për të arritur këto qëllime janë ndarë me miliarda dollarë.
    Për këtë arsye, ky union, sa i përket gjendjes në Turqi e sheh si të domosdoshme siç vijon:
    1- Unioni i bënë thirrje popullit të Turqisë me të gjithë komponentët e saj që të jenë të bashkuar dhe unik ndaj konstanteve të saj parimore pasi që uniteti është obligim parësorë në Islam dhe të cilën e argumentojnë një mori citatesh kuranore dhe thëniesh profetike, e po ashtu kjo është e mbështetur edhe me konsensus të mbar umetit. E prej këtyre po cekim fjalën e Allahut xh.sh’’ Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur ‘’3:103, pastaj’’ Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit ‘’8:46, po ashtu’’ E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh ‘’3:105, po ashtu edhe fjala e të Dërguarit s.a.v.s ku thotë se:’’ Mos u ktheni pas meje në mosbesim, pra të ndarë, duke e goditur qafen e njëri tjetrit ‘’, po ashtu edhe thënia tjetër’’ Mbahuni për grupin dhe mos u ndani ‘’, po ashtu edhe thënia tjetër’’ Kush i ndahet grupit për një pëllëmbë të vetme veç se e ka hequr nga qafa amanetin e islamit ‘’.
    Andaj, populli turk, duhet që të bashkohet sepse në përçarje ka rreziqe të mëdha për të gjithë dhe të këqija të shumta, sprova të rrezikshme që nuk mund të i parasheh dëmet e tyre askush përveç Allahut xh.sh. E po ashtu uniteti është prej vetë natyrës së njeriut, dhe prej vetë logjikës së shëndosh kur dihet se çfarë dobie mund të sjell përkundër dëmeve të shumta që sjell përçarja.
    2- Unioni po ashtu i bënë thirrje popullit turk që të ruaj sukseset dhe arritjet e mëdha që i ka arritur Turqia në dekadat e fundit në të gjitha sferat e jetës në mënyrë që të japin kontributin e tyre që të avancohen këto përparime dhe këto arritje në mënyrë që Turqia të arrijë të zë vendin e parë në shëmbëlltyrën e rilindjes, progresit, stabiliteti dhe prosperitetit.
    Unioni e sheh se përvojat e tanishme dhe ato të kaluarat kanë dëshmuar qartë se kjo nuk mund të arrihet vetëm se duke qenë të bashkuar rreth qeverisë legjitime të dal nga zgjedhjet e lira dhe nevoja për respektimin sinqerisht të shtetësisë dhe vetëflijimit për të mirën e vendit.
    3- Unioni po ashtu shpreh dispozitën sheriatike ( feta ) me të cilën e obligon luftimin e çdo lloji të korrupsionit financiarë, ekonomik, shoqërorë, politik, sepse të gjitha këto bëjnë pjesë në fjalën e Allahut xh.sh’’ Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh ‘’5:33 e ndërsa argumentet janë të shumta por që nuk është e nevojshme që të ceken në këtë rast.
    E po ashtu korrupsioni ka gjurmë dhe pasoja mjaftë të këqija për shoqërinë dhe vendin andaj edhe duhet që të luftohet me të gjitha mjetet dhe format legjitime të mundshme.
    4- Unioni, po ashtu vë në pah dispoziten sheriatike me të cilën e ndalon nxitjen e përçarjes, destabilizimit, dhe përhapjes së dezinformatave. Si dhe pjesëmarrjen në to pavarësisht nëse kjo bëhet përmes mjeteve të informimit, përmes mbështetjes financiare, apo çfarëdo mënyre tjetër. Të gjitha këto janë të ndaluara sepse Allahu xh.sh thotë’’ Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: “Lufta në të është e madhe (mëkat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha tek All-llahu. E provokimi (kundër muslimanëve) është edhe më i madh se mbytja. Ata do t’ju luftojnë juve vazhdimisht për t’ju zbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në te do të qëndrojnë përjetshëm ‘’2:217 e po ashtu edhe thëniet profetike që flasin rreth kësaj janë të shumta.
    5- Ndërsa ata që i takojnë ndonjë grupi apo ndonjë lëvizje islame i kujtojmë se obligim më parësorë e kanë ruajtjen e këtyre të arriturave që i ka bërë Turqia, të e ruajnë stabilitetin e saj, dhe të ndihmojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të saj, sepse këto suksese janë në të mirë te të gjithëve dhe se çdo dështim do të jetë në llogari dhe dëm të tyre.
    6- Unioni po ashtu kërkon nga mbarë myslimanët, e në veçanti nga dijetarët, ligjëruesit dhe njerëzit e mirë të saj, që në ligjërimet dhe në lutjet e tyre të sinqerta të ndajnë një pjesë edhe për Turqinë dhe popullin e saj. Dhe të kërkojnë prej Allahut xh.sh që ta ruaj këtë popull nga kurthet dhe dredhitë e armiqve ziliqar të tyre. E po ashtu të kërkojnë edhe mbrojtjen e qeverisë turke dhe të e ndihmoj atë që edhe më tej të jetë në shërbim të popullit të saj, ekonomisë së vendit dhe mbarë myslimanëve. Dhe që të bëjë që e keqja të sillet rreth armiqve të tyre dhe të bie mbi kokat e tyre pasi që Ai është në gjendje që të bëjë çka të dojë.
    “Me të vërtetë Allahu xh.sh është triumfues ndaj urdhrave të tij por shumica e njerëzve nuk e dinë”.
    19, sefer, 1435h apo 21.12.2013
    Prof. Dr. Ali El-Kureh Dagi, Sekretarë i përgjithshëm i Unionit

    Dr. Jusuf El-Kardavi, Kryetarë i Unionit

    Përktheu: Artan Musliu

  • Nga frika Shkarkimeve te drejtoreve nga Selimi sikurse ndodhi me grupit e Ilir Vokshit dhe Betim Trucit, grupi Gylenxhi shtoi nen kryetaret duke vene dhe 9 te tjere.Duke menduar se Selimi nuk mund ti shkarkoje te gjithe menjehere, gjithashtu edhe statusin e KMSH e kane bere si duan vete duke ia hequr kopetencat shume prej organizmave te KMSh duke filluar nga Keshilli i Pergjithshem e me rradhe.Keto kane uzurpuar ne mynyre “masonike” KMSh, dhe per kete do mbajne pergjegjesi ne Mars.

  • Degjoni baben ktu

    Ne mars ka vetem nje zgjidhje, keto cunat e ri ne kmsh po ma mbushin mendjen mos kandidoj me, duke ma sjelle ceshtjen anash e anash, dhe po mundohen te me bejne nje puc duke e filluar kete gje me ndryshimin e statutit sic permend ky turqelia lart.Se dyti ato mendojne se ne Mars do te zgjedhin dy kandidatura nje mua dhe tjeter nje kandidat tjeter.Tani une dua prej imameve dhe myftive te shqiperise qe te me shtrojne kerkesa me shkrim apo me goje dhe te kerkojne prej meje qe une te vazhdoj te jem ne krye te KMSH dhe 5 vjet te tjera.Nese ju ma kerkoni kete une do te rri dhe 5 vjet por nese keto cunat e rin turq do me bejne ndonje puc duke zgjedhur kandidature tjeter pervec meje atehere skenari Vokshi-Truci do perseritet duke e pastruar dhe njehere KMSH nga elementet puciste.prandaj kerkoj prej imameve te shqiperise dhe myftive qe te me zgjedhin prape mua kandidaturen e ardhshme, nese ato me propozojne do te jete kjo nje drite bashkepunimi midis nesh dhe une do tua di per nder dhe 5 vitet e ardhshme .Por nese zgjidhet ndonje nga cunat e ri te grupit te Gylenit, ta harroni njehere e mire kete balance institucionale fetare qe po mbaj une, ato nuk duan asnje tjeter vetem se medresistet e tyre.Une ju premtoj se dhe medresete do kalojne nen administrim shqiptar pasi une se kam qejf grupin gylnexhi se eshte grup rebel dhe pucist, kur keto i bene puc erdoganit vaj halli mua cdo me bejne.Keshtu qe pa ardhe marsi o burra bejme nje marreveshje une babe Selim vazhdoj ngelem kryetar dhe 5 vjet, dhe rryma anto erdogan shkon atje ku duhet te shkoje matane anadollit ne pensivani.Si thoni jeni dakort me mua, apo do pranoni qe kryetari i ardhshem te jete nje gylenxhi?Do thoni juve se turqit e kane forcuar rrjeten shume brenda kmsh, mos kini merak sikurse iku betimi dhe vokshi keshtu do ikin dhe keto gylenxhite.Deri ne mars ju uroj urimet e mia me te perzemerta.I juaji dhe i i popullit babe selimi i pezes.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *