Përvjetorë dhe Krishtërimi politik





images (4)

 

Këto ditë në median shqiptare janë botuar dy shkrime që përshëndesin dy revista fetare, Zanin e Naltë dhe Hyllin e Dritës. I pari është shkruar nga ish ministri i jashtëm i Shqipërisë dhe aktualisht kreu i forumit shqiptar për dialogun e qytetërimeve, shkrimtari Besnik Mustafaj, dhe i dyti është shkruar nga Gjergj Meta, respektivisht në Panorama dhe Mapo.

Të dy këto botime sjellin mendimin fetar në një shoqëri shpirtërisht të sterilizuar si ajo shqiptare, ashtu si sjellin edhe përpjekjen për të risjellë prezencën dhe jehonën e traditës së klerikëve, të cilët jo vetëm që ishin udhëheqës shpirtëror të bashkësive të tyre, por edhe aktivistë të projektit kombëtar shqiptar.

Të gjitha botimet me frymë pozitive për aktivitetin e muslimanëve shqiptarë, siç është dhe ky artikull i z. B. Mustafaj, duhet detyrimisht të theksojnë natyrën paqësore dhe dedikimin për harmoni e tolerancë të grupit apo aktivitetit që promovojnë dhe kështu është dhe ky artikull në përshëndetje të përvjetorit të Zanit të Naltë. Sigurisht, asnjë botim apo aktivitet katolik nuk ka nevojë për sqarime të tilla, por si përfaqësues i mendimit intelektual katolik, kjo është pikërisht ajo që mungon në figurat drejtuese të Hyllit të Dritës, si p.sh. Ardian Ndreca, kontributet e të cilit në gjuhën dhe frymën e konfliktualitetit i kemi sjellë në vëmendjen e lexuesit.

Jo vetëm udhëheqësit katolikë si z. Gjergj Meta nuk ndjejnë nevojën të adresojnë këtë frymë të konfliktualitetit të inteligjencës katolike, por as analistë, opinionistë e intelektualë publikë në Shqipëri nuk kanë ngritur zërin ndaj këtyre nxitësve të urrejtjes fetare.

Teksa ‘toleranca fetare’ promovohet si vlerë e rëndësishme fetare, këta kalorës mesjetarë të intolerancës dhe konfliktualitetit nuk i tërheqin vëmendjen e askujt. Në të njëjtën kohë që sekularizmi promovohet si vlerë thelbësore kombëtare, nuk ka patur asnjë opinion (mendim) ndaj promovimit të krishtërimit politik, që në fjalët e Metës shprehet si “promovimin e një mendimi dhe vizioni të krishterë për jetën shoqërore e njeriun dhe të mirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve”, e më tej, duke cituar Lazer Stanin, si “një angazhim i secilit prej nesh për t’i shndërruar vlerat kristiane në vlera të shoqërisë shqiptare, në vlera të qenësishme të secilit qytetar shqiptar”.

A kanë ndonjë opinion analistët e gardianët publikë të sekularizmit shqiptar për këto deklarime të krishtërimit politik në Shqipëri? Nuk është faji jonë nëse pyetja tingëllon naive.

 

 

Comments

  • shkrimi i pare rreth pervjetorit te Hyllit te Drites eshte i dates 30 Nentor nga Ardian Ndreca me duket http://mapo.al/2013/11/30/hylli-drites-ne-100-vjet-amaneti-fishtes-dhe-pllumit/
    Shkrimi i Mustafajt ishte deri diku si tip reagimi ndaj ketij shkrimi. Ky i Metes eshte i treti.

    Shrime interesante rreth promovimit te Zanit te Nalte kane qene dhe keto te Agron Tufes http://zaninalte.al/2013/07/nga-dr-agron-tufa/
    dhe Ferid Dukes http://zaninalte.al/2013/07/prof-dr-ferit-duka/ megjithese me duket se nuk jane botuar gjekundi pervec mediave te KMSH

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *