Një grusht Vitit të Ri!!!





VIT_992038Në rast se ju ka ikur pa e vënë re, indikuesi më i fundit i ekstremizmit islamik në Maqedoni, një shfaqje e qartë e dhunës islamike, tregues i një rreziku që duhet të tërheqë vëmendjen e Shërbimeve Sekrete Maqedone, ashtu si SHIKUN tonë, si vëllain institucional kosovar e pse jo CIA-n apo edhe NATO-n është… një poster që i bën thirrje muslimanëve të Maqedonisë që mos festohet Viti i Ri, poster i cili, qoftë në mënyrë figurative, paraqet një mjekrosh fundamentalist që godet me grusht Plakun e Vitit të Ri!!!

Ky rrezik eminent njoftohet nga Express në Kosovë dhe Respublika në Shqipëri, të dy këto ente që duhen përgëzuar për kurajon civile në demaskimin dhe përballjen e ekstremizmit islamik. Për fat të mirë, si na bën me dije Express, Bashkësia Islame e Maqedonisë është distancuar nga ekstremistët, për të treguar edhe një herë se ka ende muslimanë të moderuar që i dalin në krah Plakut të Vitit të Ri. Këtyre dhe familjeve të tyre u urojmë për shumë vjet Vitin e Ri 2014!

Lexusit e rregullt të këtij blogu mund të kujtojnë që kemi sjellë këtu fetvanë e një prej dijetarëve më eminentë të botës islame, Sheh Abdullah Bin Bejah në lidhje me festat jo-fetare dhe ky është qëndrimi që kemi përqafuar në këtë faqe. Gjithsesi, këto alarme të rreme e të turpshme për ekstremizëm islamik janë sulme ndaj fjalës së lirë. Në posterin që kemi sjellë këtu ka shumë më pak dhunë se në gjithë posterat pranë kinemave. Ata muslimanë që janë kundra festimit të një feste më të cilën nuk identifikohen dhe nuk duan ta festojnë kanë gjithë të drejtën të deklarohen kundra kësaj feste dhe të gjithë ata që ngrejnë zhurmë të tillë janë ekstremistët e vërtetë. Intoleranca anti-muslimane është kërcënim ndaj tolerancës, pluralizmit dhe mendimit të lirë në hapsirën shqiptare.

E përsa i përket atyre liderve ‘të moderuar’ të Bashkësisë Islame, ata janë thjesht njerëz pa shtyllë kurrizore. Ata mund të kenë një mendim të kundërt nga ata që kundërshtojnë festimin e Vitit të Ri – dhe gjer këtu nuk asnjë problem – por si liderë fetarë, duhet të shpreheshin për të drejtën e atyre që janë kundra festimit të Vitit të Ri që të kenë dhe shprehin mendimin e qëndrimin e tyre.

Comments

  • Nder gjerat me te bukura te ketij blogu jane nofkat e perdoruesve. Ne fillim kaq mendova te shkruaj, pa e lexuar artikullin me lart, po pastaj thashe t’i hedh nje sy.
    Filloi me nje qasje, qe rruges mu duk si ironike, menderisht nderrova kurs dhe une per te kuptuar qasjen e dyte, kur papritur e shoh veten ne fund te artikullit mes tre ideve te ndryshme. Mu duk sikur me rreshkiti pantofla!
    Nuk dua t’i futem fare temes, apo me sakte temave qe hap ky si artikull (te tipit: 1. a lejohet te festohet; 2. a konsiderohet reagimi i Express si ekstremist, apo jemi vertete ekstremiste; 3. a jane te kompleksuar drejtuesit fetare; 4. a jemi parazite; 5. a i japim cmim nderplanetar idese se dizenjuesit apo ta bejme lanet , etj, etj…).
    Kam vetem nje keshille: ruani cilesine, mos u merrni me cdo mize qe ju futet ne sy. Life goes on!

  • Ekspresi eshte nje karrikature e fjales se lire dhe nje media qe synon te perhape urrejtje fetare. Nese duhet censure ne Kosove ajo duhet ne rradhe te pare ndaj Expresit, e cila po synon te percaje shqiptaret e te trondise themelet e shoqerise.
    Por, nga ana tjeter, si gjithmone, budallalleqet e nje grupi muslimanesh behen ushqim per brumatricen islamofobe, duke i dhene material se ku te kapen. Keto fushatat e selefive per te sensibilizuar njerezit per vit te ri jane thjesht forma te vullnetit te verber per te shtuar autogolat ne porten e tyre. Me zell te madh shohim nje fushate qe vetem i izolon muslimanet nga pjesa tjeter e shoqerise duke e bere gjithnje e me te bezdisshme, qesharake pranine e tyre. Keto lloj iniciativash shfaqin vetem frustracione kolektive dhe tregojne deshtimin e ketij vizioni per fene.
    Jo vetem qe ata krijojne antipati per Islamin, por gjithashtu shkelin edhe parimet e fese sone. Allahu nuk na urdheron te fyejme te tjeret, besimet, festat, traditat, simbolet e tyre. Perkudnrazi na ka ndaluar ta bejme kete, duke qene se duhet te krijojme nje gjuhe mirekuptimi e jo nje gjuhe grushtash. Allahu na ndalon te fyejme edhe idhujt e mushrikeve e lere me festat normale jofetare. Per kete arsye keta njerez, se pari jane ne kudershtim me urdherat e Allahut dhe se dyti marrin peng Islamin duke e perplasur ne menyre te panevojshme me shoqerine.
    Nga ana tjeter, une nuk e shoh qendrimin e vehabisteve si ceshtje te ushtrimit te lire te besimit dhe qendrimit ndaj nje feste. Ajo qe bejne selefite eshte, imponim i gjykimit te tyre, duke ua imponuar me dhune te gjithe muslimaneve. Diskursi i hoxhallareve te tyre, denon dhe akuzon fetarisht te gjithe ata qe e festojne kete feste dhe kjo eshte krejtesisht e papranueshme. Ata marrin persiper te flasin ne emer te Zotit dhe budallallekun e tyre ia mveshin fese. Ne kete kuptim, ka nje perputhshmeri te mrekullueshme midis esktremizmit te Ekspresit dhe te vehabizmit. Te dyja jane intolerante, imponuese, iracionale, te verberta dhe agresive.
    Problemi eshte qe ne, njerezit normale qe festojme ose jo, dime ti japim dinjitet e qytetari, qofte festes qofte refuzimit te saj, jemi njerez pa ze ne kete shoqeri.

    • I ke ra shume gjate, çeshtja eshte me e theshtuar:
      Ky burri me mjekrr (te bardhe), futet nga oxhaku dhe dhendet ne mes te odes te ketij burrit me mjekerr (te zeze). Ky i fundit çohet ne kembe dhe i thote se cili eshte. ky i thote babagjyshi?! Ket rrene nuk e ha ky burri i ri se gjyshi i vet ka kohe qe ka vdek, paçka se me mjekerr te bardhe. E pyet nga hyre, ky i thote nga oxhaku. Edhe kete nuk e ha i zoti i shtepise; rrobat jane pa bloze te zeze. I thote çfare do ktu, ky i thote qe te pruna dhurata Burri me mjekerr te zeze kujton se po tallet nai gjo ketu. Edhe gjysh, edhe paska hy nga oxhaku, edhe paska ardhur me me fal dhurata. Fap ne grusht, hajdut, spiun, pervers qe hy pa leje i maskuar ne shpiat e tjerve

      • Babagjyshi vitit te ri eshte koncept abstrakt sa dhe nuk ka asnje problem mos tolerance ketu eshte sikur te besh nje karikature te godasesh me grusht Don Kishotin dhe pastaj gazeta te qit ne faqe te pare se terroristi islamik qe goditi me grush personazhi don kishoti,sanco panco i hodhi uje qe ai te vije ne vete mirepo ne ate momente kalon konstandini me doruntinen dhe e doruntina e puth ne buze dhe don kishoti zgjohet nga knockdowni.Policia arreston sanco pancon si te vetmin deshmitar ne ngjarje.Hajde gazetari qe kemi ne hajde.Kesaj gazetes ekspres duhet tia nderrojne emrin tia vene DI-ARE

        • Besoj e kupton se nuk eshte indinjuar kush pse eshte rraf babagjyshi. Mostoleranca kerkon tek mospranimi i te drejtes se te tjereve per te festuar dhe deshira per t’iu prishur njerezve festen. Je i lire te mos festosh por jo te fyesh ata qe festojne.

    • Te mos i ngaterrojme gjerat. Eshte e vertete qe nje nisme e tille eshte e pakuptimte, se e zejme qe njerezit ja vejne veshin dhe nuk e festojne vitin e ri, cfare sjell kjo, asgje. nese ata me para skane besuar Allahun dhe kushtet e tjera te besimit me radhe. ama kjo sdo te thote qe festa e vitit te ri ne vetvete s’eshte haram. Dhe selefite, apo ehlu sunneti,apo muslimanet, apo cfaredolloj emri qe ti vesh , e rendesishme te kemi rene dakort se cfare kuptojme me keto emra, e kane per detyre qe te ftojne ne mosfestimin e kesaj feste. dhe se urdherimi per pune te mira dhe ndalimi nga te keqijat eshte prej cilesive te ketij ummeti.
      Pra, tjeter dhe eshte ftimi i njerezve qe skane shume lidhje me fene per mosfestim te vitit te ri, tjeter gje eshte viti i ri ne vetvete dhe tjeter gje eshte diskursi i selefive ne pergjithesi.
      Eshte e sakte qe ne e kemi te ndaluar ti shajme idhujt e tyre, por per cfare arsye? qe ata me pas me padituri te shajne Zotin tone, dhe ne te behemi shkak per kete. Jo se idhulli apo idhujtari meriton ndonje respekt.

      • Gjerat po i ngaterron ti. Askush nuk tha ketu qe Viti i Ri eshte hallall, sepse keta ia fusin kot. Viti i ri eshte hallall apo haram ne pavaresi nga karrikaturat pa kuptim te selefinjve.
        Mbi te gjitha, duke e bere detyre iniciativa per te ftuar ne refuzimin e kesaj feste, tregon vetem shkallen tende te intolerances, gje qe rrjedhimisht do te thote se nuk meriton as te te ofrohet tolerance.
        Per sa kohe autoritetet e dijes ne kete fe ndajne qendrime te ndryshme, minimumi i etikes normale qe kerkohet eshte qe ti te pohosh legjitimitetin e te dyja mendimeve. Lere pastaj kur, ne fakt je ti ne gabim dhe jo vetem qe po mbron nje mendim te gabuar, por po e ofron si detyrim dhe dicka te perfunduar nga feja.

        Sa per arsyet e ndalimit te fyerjes se idhujve, perseri tregon qe nuk i kupton drejt arsyetimet, jashte ngrutesise doktrinare ku ben pjese, ne menyre te dukshme. Askush ketu nuk ka theksuar se ndalesa per te fyer idhujt, vjen nga ndonje detyrim per te respektuar idhujtarine. Perkundrazi, ajo qe Islami na detyron eshte respektimi i te drejtes se tjetrit per te besuar, dhe detyrimi per te ndare me te kete bote, ne menyren me te mire e me paqesore. Nese nuk e kupton urtesine e Zotit ketu, por kujton se Zoti ka hall se e shajne njerezit, kam pershtypjen se nuk ke kuptuar gje. Allahu ka dashur te na thote se, duke fyer besimin e tjetrit, nuk do besh gje tjeter, vetem se do ti shtysh ata te fyejne besimin tend. Pra, kush ka gje te shenjte ne zemer, nuk duhet te shkele e te fyeje gjerat e shenjta te tjetrit. Kjo eshte ideja dhe eshte shume e qarte.

        • Nuk tha njeri qe viti i ri eshte hallall apo haram ngaqe keta ja fusin kot. dhe as nuk thashe qe kete nenkupton ti. thjesht thashe qe keto gjera jane te ndryshme dhe nuk i arsyeton me te njejtat arsyetime.
          Une u distancova qe ne fillim nga nje veprim i tille,dmth nga ftimi per refuzim te kesaj feste te atyre qe skane shume lidhje me fene, dhe kjo thjeshte per mos radhitje te duhur te gjerave ku duhet ftuar. nga ana tjeter thashe qe kjo ftese apo keshille per refuzim duhet ti drejtohet xhematit psh. atyre qe vijne rregullisht ne xhami dhe qe kuptojne disa gjera me shume. dhe qe kjo gje eshte detyre e cdo muslimani ne pergjithesi, dmth urdherimi per pune te mira dhe ndalimi nga te keqiat. Ti si duket me njihke qe aludoke per besimin, apo doktrinen time, nderkohe qe jo me kot theksova qe duhet te biem dakort se cfare nenkuptojme me emertimet kur i perdorim. kjo ishte per sa i perket menyres se si i “imponohesh” te tjereve. tani per vitin e ri. nuk e dija qe paska akoma musliman qe festojne vitin e ri apo mendojne se lejohet. kur kjo eshte feste pagane , edhe pse do mjaftonte qe kjo s eshte feste muslimane. sepse margjinalizim apo jo quajeni si te doni, ne e kemi te ndaluar me i perngjare pabesimtareve ne karakteristikat e tyre. dhe festimi i festave te tyre padyshim qe eshte perngjasim me ta.
          sa i perket kundershtimet ne mendimet fetare, ikhtilafit pra. Duhet te dime qe pavaresisht qe per nje ceshtje mund te ekzistojne dy apo me shume mendime, e verteta eshte nje. dhe nese nga ixhtihadi nuk ja ke qelluar mendimit te sakte shperblehesh per ixhtihadin dhe per qellimin e mire, ama jo per punen. dmth nese puna eshte e sakte dhe e qelluar shperblimi eshte nga 10 here deri 700 here me shume edhe me shume. nese kjo pune nuk eshte e sakte, shperblimi eshte per qellimin vetem.
          dmth qe muslimani para se vetmjaftohet duke thene qe ka dhe dijetare qe mendojne si ky, duhet te perpiqet me shume.
          pastaj sjellja ndaj atyre qe kane mendime te ndryshme nga ti eshte teme tjeter. sepse edhe ikhtilafet nderjmjet tyre kane ndarje dhe konsiderata te ndryshme. dhe ne baze te konsideratave eshte e sjellja (mos nenkupto grushta ne kete mes)
          sa i perket fyerjes , ajeti eshte i qarte : sepse ata nga armiqesia do shajne Allahun.(en ame 108), dhe sigurisht qe i ka ata urtesite qe permend ti. nder te tjera mund te jete edhe per shkak qe me sharjen qe bejne ata behen shkak per denimin po te tyre.

          • Njeriu njihet ngja fjalet dhe menyra sesi ti arsyeton, per mua tregon qartesisht pikepamjet ku ben pjese. Megjithate, kjo nuk ka shume rendesi.
            1. Ajetet dhe hadithet mund te kene pluralitet qellimesh dhe urtesia mund te jete e larmishme, por une mohova kuptimin qe ti na veshe ne dhe jo urtesi te tjera nga rasti ne fjale. Pra, une thashe se askush ketu nuk po thote se urdheri per te mos fyer idhujt, eshte per te respektuar idhujtarine, sic na akuzove ti. Por, kuptimi per urdherin ne fjale, sipas meje eshte per te respektuar besimin e tjetrit, dhe jo idhujt drejtperdrejte. Sigurisht qe urdhersa ka dhe urtesi te tjera, por kjo nuk mohon kete qe une po them.

            2. Ka shume muslimane qe e festojne Vitin e ri, madje ka edhe dijetare qe na keshillojne ta festojme. Kam para sysh fetva te shumta, madje ku dijetaret i urojne besimtaret: gezuar! Nese ti jeton i izoluar dhe nuk i di keto, s’eshte faji im.
            Ne etiken e te vepruarit me fe eshte qe, kur dijetaret, autoritetet fetare jane ndare ne nje ceshtje, ne si njerez te thjeshte, qe nuk kemi arritur graden per te gjykuar dijetaret, nuk na takon te flakim tej, kaq serbes, nje mendim te ofruar nga autoritete. Perndryshe, tejkalojme kompetencen tone dhe hyjme ne mekat. Shperblimi eshte per muxhtehidet, ndersa per ndjekesit e tyre, nuk ka shperblim nese gjykojne nga mendja e tyre, pa dije. Perkundrazi, ndjekesit, marrin gjynah, edhe kur mendimi qe perkrahin eshte i drejte, ashtu sic muxhtehidet marrin shperblim edhe kur mendimi i tyre eshte i gabuar. Zbatimi i asaj qe thone muxhtehidet sigurisht qe eshte i urdheruar dhe ka shperblim, por jo mohimi i nje prej mendimeve te tyre.
            Dhe, e verteta ne ihtilaf, nuk eshte e thene te jete perhere nje, por edhe nese eshte, askush nuk ka tagrin te na thote se cila eshte ajo, per sa kohe kur, njerezit me autoritet ne dijet fetare, nuk kane rene dakort.

            3. Viti i ri nuk eshte aspak feste pagane dhe nuk njoh asnje njeri ne Shqiperi adhuron ndonje idhull me kete feste. Budalleqet qe thone selefite lart e poshte mbi prejardhjen e festes (te cilat vlejne te konfirmohen fillimisht ne menyre shkencore, gje qe ata nuk e bejne), edhe ne qofshin te verteta, nuk vlejne aspak, sepse nuk ka rendesi origjina e nje feste, por realiteti.

            4. Persa i perket ngjashmerise apo distancimit me mosbesimtaret, mendimi qe ti shpreh eshte krejtesisht izolacionist dhe i gabuar nga ana fetare. Distancimi me mosbesimtaret duhet pare ne kontekst. Urdhersat per te, jane kur kemi te bejme me antagonizem fetare, kur ata i luftojne besimtaret dhe jo me nje gjendje normale shoqerore. Ka sa te duash transmetime se Profeti ka zbatuar dhe mbeshtetur dukuri kulturore te shoqerise ku ka jetuar (megjithese nje shoqeri pagane) qofte ne veshje, pamje, zakone, tradita etj. Perkudnrazi, feja udhezon ne njohjen dhe zbatimin e traditave zakonore, aq sa ato mund te perfshihen edhe ne ligj, ne sheriat. Ajo qe muslimaneve u duhet sot, eshte te jene pjese e kesaj shoqerie, jo ishull i izoluar brenda saj. Me vjen keq, per vizionin qe ke dhe per orientimin e gabuar ku kerkon ta fusesh xhematin.

          • ti nuk e kupton se ky postuesi lart teje me titullin D ka disa mendime te vetat ne koke, pavarsisht se nga i vijne, dhe pavarsisht sa eshte i afte te perceptoje se kush prej tyre eshte i sakte apo i gabuar, gjen argumenta fetare per te mbeshtetur bindjet e tij.Pra ky nuk ka reference fene per mendimet e veta, por ka mendimet e veta per ti justifikuar me argumenta te cilat sot i gjen neper internet lirisht.Tek Historia e Ademit dhe Shejtanit ka nje mesim te tille, qe Ademi i Mesoi Emrat e sendeve prej Zotit, pra ai e mori diturine prej Zotit, ndersa Shejtani tha duke gjetur argument justifikimi per veprimin e vet te gabuar duke iu referuar esences se tij te krijimit.

            Kyr ky djaloshi D te kuptoje qe argumenti vjen nga Zoti per ta ndjekur ne, dhe jo ky te gjej argument te pershtashem per te justifikuar mendimin e tij atehere do ta kuptoje qe Islam do te thote Nenshtrim ndaj Zotit dhe jo paqe me veten e justifikuar.

            Ky eshte problemi me i keq qe haset sot kjo mund te ndodh per shkak te moskuptimit te sakte te islamit, apo per shkak te mendjemadhesise kur njeriu mendon se bota rrotullohet vetm poshte kmebeve te tij, ose se personi ne fjale iu ka terbulluar zemra dhe i ka humbur kriteri i vleresimit te sakte te gjerave.Zotin lusim per udhezim te drejte dhe te vertete.


  • Alban, qendrime tekfiriste, qe mohojne besimin e te tjereve dhe perjashtojne ligjshmerine e mendimeve te tjera, nuk mund te tolerohen ne kete faqe.
    Admin

  • Tekfiri eshte koncepti themelor mbi te cilin ngritet feja islame dhe me te cilin eshte ruajtur vitaliteti hynor I ksaj feje duke perjashtu infiltrimin e matrapazve filozof qe per referenc kan mendjen e tekat e tyre ne vend te vahjit.Ju skeni problem me tekfirin ton ju keni problem me tekfirin e Allahut e te derguarit te tij.Dhe ne nuk mohojm fen e dikujt por pohojm negacionin e imanit tek personi qe e shfaq ate,Jo çdo litetatur e “dijetar” qe I referoheni esht I “ligjshem”.

  • Gjithmone e kam ditur qe dicka s’eshte ne rregull me Popajin, filmin vizatimor me protagonist figuren me te njejtin emer.

    http://poesypluspolemics.files.wordpress.com/2013/10/popeye-and-bluto.jpg

    Popaji, ky ndermjetesues subtil mesazhesh naive, te cilat femijet i vuajne kur rriten:

    Konsumizmi dhe ushqimi i pashendetshem, ne formen e dashurise se Popajit per konservat;

    Varesia nga substancat anabolike dhe stereoide, e fshehur pas gjelberimit te spinaqit dhe muskujve te panatyrshem te Popajit;

    Prirja ndaj dhunes dhe seksit ne marredheniet ndergjinore, e trivializuar ne menyren se si Popaji rremben perhere me nje grusht te fuqishem Olivian nga krahet e Blutos.

    Dhe pastaj habitemi qe dikush nuk e merr seriozisht ate paralajmerimin ne forme fusnote ne fund te filmit: “Mos e provo kete ne shtepi, rruge, pune, shkolle, universitet … !”

  • Dua vetem t’ju pyes (pasi te pyesesh nuk ka gje te keqe):A e dini se e vetmja Fe e pranuar tek Allahu eshte Islami e se cdo fe tjeter eshte e refuzuar tek Ai?!! A e din se fjala Tekfirist nenkupton ata musliman qe i bejne Kafira disa muslimane per shkak te gjynaheve, sic ishin Hauarixhet, te cilet i konsideronin kafira mekataret e medhenj, e nuk nenkupton te berit kafir jomuslimanet. Te respektosh tjetrin, nuk nenkupton pranim e fese se tijsi te vertete, e as urimin ne rast festash(edhe pse e-zani eshte pozicionuar me mendimin se lejohet urimi). Edhe pse une mendoj ndryshe,(per sa i perket urimit te festave) dhe ne te njejten kohe shpreh habi per kete qendrim, pasi shkruesit e e-zanit jane njerez me nje formim ne hkencave shoqerore per t’u pasur zili,perseri botekuptimi im rreth Islamit me detyron qe mos t’u kerkoj me ngulm qe ata ta pranojne kete mendim, perkunder argumenteve te shumta e te qarta qe ekzistojne per kete teme. Ndersa per sa i perket fjales Tekfir nuk ka asnje “mosmarreveshje” ne mes dijetareve per kuptimin qe mbart ky koncept.

    • Ju lutem, mos u hallakasin neper degezime e kapje pas fjalesh. Jeni i lire te keni mendimin tuaj mbi ceshtjen ne fjale, ashtu sic edhe te tjeret jane te lire te kene mendimin e tyre per kete. Gjithsekush ka bindjen e vet dhe nuk ka arsye per imponime.
      Fjalen tekfir e perdora per nje rast konkret. Natyrisht nuk ka kuptim ti them tekfirist dikujt qe ben qafir qafirin. Albani ne postim u mohonte besimin besimtareve e jo mosbesimtareve. Ju lutem qendrojini bisedes pa degezime e keqkuptime!

  • e cuditshme sesi selefijte kane filluar te lejojnë pikturat dhe karikaturat? a thua vallë të kenë ndryshuar medhheb ? a thua vallë të jenë selefi 24 karatsh?

  • Keto postera jane vendosur ne nje shtet tjeter, nga shqiptare qe i perkasin nje nenkulture tjeter nga nenkulturat e Republikes se Shqiperise, dhe ka plot mundesi te mos jene as selefi.

    Ne Maqedoni nuk ka tradite te pergjithshme festimi te vitit te ri nga muslimanet vendas, praktikante ose jo qofshin. Bile pavaresisht pershtypjeve, edhe ne Shqiperi kjo feste ka nisur te njihet shume vone, si nje shartim komunist i Krishtlindjeve. Gjithsesi ajo cka eshte absolutisht e denueshme ne poster eshte gjuha e dhunshme vizuale e perdorur, qe duket se kerkon te perzieje frymen e te djathtes ekstreme me punet e muslimaneve. Mua me duket se posteri eshte imitim, dhe i eshte shtuar vetem mjekra nje skinhedsi apo neonazisti te gatshem, per ta bere musliman. Koka e rruar, menget e perveshura, tirandat e pantallonave dhe fytyra debile jane shenja dalluese me te cila identifikojne veten me krenari grupet neonaziste europiane ne mjetet e tyre te propagandes. Kjo eshte e turpshme dhe qesharake. Nuk ka asnje problem, ndonese eshte krejt e tepert, nese dikush nis nje fushate per t’u perkujtuar muslimaneve praktikante dicka qe ata e dine shume mire, pra qe festat e sajuara titiste-enveriste, sot komerciale apo kriptofetare, nuk duhen marre seriozisht. Por deshira per te ushtruar dhune simbolike eshte mjerane dhe ne fund fare e rrezikshme. Ne fund te fundit nuk mund te kundershtosh nje operacion komercial e identitar si ai qe percon Santa Klausi, duke imponuar nje identitet tjeter, po aq te huaj e qesharak, si ai qe perfaqeson ‘muslimani’ skinhead i posterit. Nga shiu ne bresher.

  • D. me keto qe shpreh tregon se ke akoma shume per te mesuar per fene. Nga njera ane flet per tolerance, e nga ana tjeter, i fut te gjithe selefijte ne nje thes, duke treguar keshtu qe nuk i njeh selefijte. Aq me teper kur perdor termin Vehabi. Si musliman duhet te dish se realisht nuk ekziston nje grup i quajtur vehabi. Per kete mund t’u referohesh ose dijetareve selefij, ose edhe atyre te Vellazerise Muslimane si Dr. Jusuf Kardavi. E mund te qartesohesh ne kete pike. Meqenese perdore veten e trete kur flet per selefijte, ath besoj se nuk e konsideron veten te tille, cka do te thote se nuk je ne brendesi, e keshtuqe nuk mund te gjykosh drejte. Ne radhe te pare tolerance me vellezerit e tu, e me pas me te tjeret.

    • Perdorimi i termave eshte me shume ceshtje konteksti dhe jo preteksti (sic i perdorini ju selefite). Temi vehabizem, ka nje perdorim te gjere ne Boten Islame, por edhe ne Shqiperi e Kosove, ne dac ne publik, ne dac ne rrethet e muslimaneve. Me kete term kategorizova nje grup, ashtu sic perfytyrohet sot ne mes te shume njerezve, dhe kaq. Nuk jam marre me definicione doktrinore.
      Natyrisht, edhe selefite jane nje konglomerat rrymash e drejtimesh, sepse nje ideologji problematike, natyrisht qe vetem percarje e grupacione do prodhoje, por ne fund fare, ka disa gjera te perbashketa mes te gjithe ketyre grupeve qe i ben te quhen te gjithe selefi. Fakti qe perdora nje emer per te gjithe grupet, nuk do te thote se nuk njoh diversitetin mes tyre dhe sigurisht qe nuk duhet te jesh pjese e nje grupi per te gjykuar drejt per ta.
      Sa per tolerancen, kam te gjithe vullnetin e duhur per te toleruar edhe fete e tjera e jo me pjesetare te fese sime. Por, ka nje parim te rendesishem: nuk mund te jem tolerant me ate qe nuk eshte vete tolerant. Shumica e selefive nuk tolerojne ekzistencen e mendimeve te tjera per keto ceshtje, nuk pranojne se ekziston edhe nje mendim tjeter qe e lejon festimin e Vitit te Ri dhe shume festave te tilla, madje e keshillon. Selefite sillen sikur kane monopolin e dijes fetare dhe mohojne te drejten e cdo qendrimi qe nuk perputhet me mendimet e tyre. Natyrisht, une nuk mund te toleroj ata qe nuk me tolerojne.

      • D, mos e relativizo kaq shume ceshtjen e festimit te festave jo-islame, qe nuk jane fetare. Nuk jane vetem selefijte qe i ndalojne ato, por historikisht ky ka qene qendrimi i dijetareve te 4 shkollave juridike islame ne teresi. Prandaj ekzistenca e nje fetvaje te vonshme si ajo e Ibn Bejja-s, veshtire se mund ta relativizoje qendrimin qe i ndalon festime te tilla, deri ne ate pike sa t’i quash intolerante ata muslimane qe u bejne thirrje vellezerve te tyre per te mos festuar vitin e ri.

        • E para njehere, Viti i ri eshte nje dukuri shume e vone dhe ka vetem disa dhjetevjecare qe eshte perhapur si feste, ndaj eshte pak e tepruar te flasesh per nje vendim te kater shkollave. Kjo mund te thuhet per qendrime qe jane definuar historikisht e jo per ixhtihade, ende fare te diskutueshme. E dyta, ka shume dijetare qe e lejojne kete, madje shkohet deri aty sa dijetaret ne Islam on Line u urojne besimtareve gezuar Vitin e Ri. E treta nuk ka asnje argument qe te na thote qarte se qenka haram me festu festa jofetare. Te gjitha argumentet qe perdoren i perkasin festave qe konceptualisht jane jashte kufinjve te fese, kryesisht ose festa te feve te tjera, ose festa me permbajtje shirku, gje qe nuk perputhet aspak me rastin ne fjale.
          E fundit, une nuk konsideroj intolerance qendrimin e kundert dhe mbrojtjen e tij, por perjashtimin qe ju i beni mendimit tjeter. Ju flisni ne emer te fese, duke e paraqitur nje ixhtihad, si qendrim te fesee. Kjo eshte e papranueshme fetarisht dhe ndaj intolerances natyrisht qe nuk ka kuptim toleranca.

        • Myhib zamet e ke shikoje ku shehu e mbeshtet fetvane – tek medhhebi hanbeli, prandaj eshte mire me bo kujdes para se me u deklaru myfti.

          • (Jashtë teme, nëse e lejon admini, sa për kuriozitet mbi një pikë në fetvanë e shejh Bin Bejja-s)
            Eh, Zoti ta shpërbleftë që na detyrove (qoftë edhe me shpoti) që të lexojmë më thellë, sepse përfituam. Bëra një kërkim për al-‘Atirah, që sipas shejh Bin Bejja-s e kanë lejuar hanbelinjtë. Sipas atyre që lexova, ishin shafiinjtë që jo vetëm e kishin lejuar, por dhe e kishin bërë të pëlqyeshme. Kurse tre medhhebet e tjera e kishin konsideruar Atiran si praktikë të abroguar.
            Al-Atira është një ceremoni kurbani, të cilën arabët paganë e celebronin në 10-ditëshin e parë të muajit hënor Rexheb, për dy motive: 1- ose në shenjë adhurimi ndaj idhujve; 2- (më e zakonta) ose si shlyerje e zotimit që bënte dikush që, nëse numri i bagëtive të tij arrinte pesëdhjetën apo qindëshin, atëherë ai therte njërën prej tyre. Mishin këtij kurbani e shpërndanin falas.
            Për Atirën, kanë ardhur disa hadithe autentike nga Profeti (a.s.), të cilat përmbajnë tre qëndrime. I pari e ndalon, duke thënë: “Nuk ka Atira” (Buhari, Muslim). I dyti e urdhëron, duke thënë: “Bëni Atira, duke therur një në çdo 50 kokë dhen” (Ibn Mundhir). I treti thotë se gjatë Haxhit të Lamtumirës dikush e ka pyetur Profeti (a.s.) për Atira-n që bëhet në muajin Rexheb, dhe Profeti i është përgjigjur: “Kush të dojë, le të bëjë Atira dhe kush të dojë, le të mos bëjë Atira”.
            Sipas tre medhhebeve (hanefi, maliki, hanbeli), hadithi i parë i ka abroguar dy të tjerët.
            Sipas shafiive, hadithi i parë nuk tregon patjetër abrogim të këtij lloj kurbani, por duke u kombinuar me dy hadithet e tjera, hadithi i parë anulon detyrimin e bërjes së këtij kurbani (që shprehet në hadithin e dytë), pra e zbret këtë ceremoni nga grada e detyrimit (vaxhib) në atë të pëlqyeshmërisë (mustehab); ose anulon praktikën e këtij kurbani, kur bëhet në shenjë mbarësie apo në shenjë adhurimi ndaj idhujve, siç bënin paganët.
            Si përfundim, Atira – therja e kurbanit për hir të Zotit në muajin Rexheb – mbetet brenda kornizës së ligjshmërisë fetare, jo në një gradë me kurbanin e Bajramit, sepse nuk i fal gjynahet si ai, por sjell shpërblim kur mishi shpërndahet falas si sadaka.

  • Mbas ndeshjes midis vitit te ri dhe djali te ri me mjeker policia arreston vitin e e ri

    http://blog.zap2it.com/pop2it/santa-claus-arrested-black-friday-walmart.jpg

    Sipas lajmeve viti i ri kishte bere nje grabitje

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=269896

    Pikerisht mbas kesaj ngjarje fetvaja e dhene nga grupi mediatik ardhmeria duhet te ndryshoi sepse eshte e pa pranueshme dhe e paagumentuar mos them qe kane bere analogji totalisht absurde ku thojne qe Ibn tejmije po te jetonte ne kohen tone do ndryshonte mendim.Nuk kane vene asnje burim dhe kane keqperdorur argumentat fetare per te dhene mendimin e tyre.Nese profeti ka dhene dhurata krishtereve kjo nuk eshte shenje e pranimit te festes se krishtereve.Keshtu eshte kur ne shkolle meson perralla dhe jo theniet e profeit, jeten e sahabeve dhe tabijineve dhe 4 methehebet.

    http://ardhmeriaonline.com/artikull/article/a-lejohet-ti-uroj-ithtaret-e-librit-per-festat-e-tyre/#.UrqW2dIW1u4

  • Sa te zgjut qe jeni ju selefite more?! Te gjithe kompetente jeni e te jepni uje ne bisht te luges. Me dy llafe nxirrni jashte loje dijetare e muxhtehide, pa u mendu dy here. Te keqen e mendjes!
    Nderkohe qe, pike se pari, fetvane nuk e ka dhene Ardhmeria (ashtu sic bejne muxhtehidet tuaj me 8 vjecare), por e ka dhene nje shej, nje dijetar dhe ardhmeria vetem e ka perkthyer. Nese ty te rren mendja se je me i ditur e me i mencur, sa te ironizosh me dijetare, thjesht tregon cfare lloj bostani je, e nuk cenon asgje ardhmerine.
    Perpara se te ironizosh dijetaret, shife njehere veten ne pasqyre. Ti as qe e ke kuptu fetvane (megjithese ishte shume e thjeshte, e lere me ta gjykosh). Vete shejhu, jo vetem qe nuk na thote te pranojme festat e feve te tjera, por perkundrazi na keshillon qe kur te urojme te kemi kujdes te mos shprehim gjera qe pranojne ceshtje besimi, me te cilat feja jone bie ne kundershtim.
    Kjo do te thote o rob Zoti se ti nuk kupton shqip fillimisht, e lere me te kuptosh ceshtje konceptuale. Prandaj, kujdesu fillimisht per veten sepse perralla ku jeton, bota jote e ngushte me Ali Babe, aladine, e fetvaxhinj me 8 vjecare, eshte me fantastiko-shkencore se cdo gje tjeter qe mund te imagjinoje mendja njerezore. Pastaj hajde e gjyko te tjeret. 😛

    • ky autori i fetvase se “Ardhmerise” paska dhene nje fetva per lejimin e sulmeve vetevrasese, eshte e cuditshme pse nuk e paskeni komentuar ketu duke ia bashkengjitur shkrimit per grushtin e vitit te ri.Kjo do te thote te perdoresh politike redaksionale dy standarteshe.

      Sa per vitin e ri une them qe ju te ezanit te mblidheni bashke dhe te kendoni dhe kenge partizane duke pire, e duke kenduar serenata korcare me kitare.Si thoni?

      • E-zani i eshte referuar ne artikull Abdullah bin Bejas, dhe askujt tjeter. Kujdes me atribuimet e pandershme. Linqet nga Youtube apo gjerat e tjera qe sjellin komentuesit ketu nuk jane redaksionale, i dashur. Edhe ti nuk je redaksional, por po abuzon me lirine e shprehjes qe akordon me naivitet e-zani edhe tek ata qe nuk e meritojne.

        Meqe ra fjala per mbremjen e vitit te ri qe sugjerove ketu, krahas pijeve e muzikes, duhet edhe nje shakaxhi, ne kujtim te koheve te vjetra kur TVSH shfaqte estade festive. Ne pije e siper, humori yt edhe shtyhet. Duku nje here.

        Per ty kemi birra zyrtarisht pa alkool, nga firma e famshme OAZ, nga ato qe ta shtojne humorin si pa e kuptuar

  • I lutem te me shpiegoj ndonjeri nga vellezerit myslyman ku eshte kufri ne fjaline qe une ja drejtoj kunatit, motres, vjehrres:
    Gezuar festen Tuaj (Viti Ri, Krishtlindje, Pashke etj.)
    Kalofshi Mire krishtlindjet.
    Kalofshi Gezuar festat.
    ETJ.
    Ju lutem te jeni te qarte dhe pa fyerje.

    • A thua te kene aftesi telepatike per te kene parashikuar qe do ti bejne ca zullume keta, dhe ia kane dhene grushtin paradhenie?!

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *