medreseja-e-vjeter-e-tiranesLoela Xhafa 

Dje me datë 19.12.2013, në ambjentet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”, Durrës, medreseja e vajzave “H. Mustafa Varoshi” kremtoi 20-vjetorin e themelimit të saj. Fjalën e hapjes e mbajti  drejtoresha e medresesë znj. Neriman Gjinali, e cila renditi arritjet dhe progresin e medresesë ndër vite. Në fjalën e saj ajo përmendi punën e palodhur të bërë nga stafi pedagogjik, donatorët dhe fondacioni “Miresia”, për rritjen e nivelit edukativ dhe arsimor, përkrahjen që ato i kane dhënë nismave sociale, programeve dhe aktiviteteve të Medresesë. Gjithashtu një falënderim i vecantë shkoi për zonjën Ghanima Al Marzouq, e cila mundësoi ndërtimin e godinës së medresesë. Certifikatën e mirënjohjes për zonjën në fjalë e tërhoqi zv/Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, z. Ali Al Shaati.

Dy insertet në vazhdim njohën të pranishmit me figurën e H. Mustafa Varoshit, emrin e të cilit mban edhe shkolla, si dhe me kontributin e klerikëve muslimanë shqiptare në fushën arsimit dhe formësimit të identitetit kombëtar. Një surprizë e bukur ishte edhe prania e dy aktorëve të mëdhenj të skenës shqiptare Mirush Kabashi dhe Robert Ndrenika, të cilët emocionuan të pranishmit me recitimet e tyre.

Por fillesat e asaj medreseje u cekën vetëm pak dhe përqendrimi më i madh iu kushtua arritjeve të saj. Ne e kuptojmë se koha është detaj i rëndësishëm në evente te tilla, por po kaq të rëndësishme  janë edhe disa detaje të tjera , të cilat, nëqoftëse do të ishin përmendur, vetëm sa do ta kishin rritur më tepër krenarinë e shkollës.

Shkurtimisht, Medreseja e Durresit u hap në vitin shkollor 1992-1993 me iniciativën e znj. Nermin Deliallisi dhe mbështetjen e myftiut të kohës haxhi Osman Sakurti dhe mirëkuptimin e prindërve të 7 nxënëseve të para të asaj që u quajt shkollë: Elona Sinani, Adela Shehu, Brunilda Cakrri, Eni Elezi, Flora Kacmoli, Hurma Cangoja, Elvira Quku etj. Organizimi dhe formësimi si një shkollë e vërtetë u fillua dhe u cua më tej nga znj. Fatmira Rraklli, të cilën e pasoi drejtoresha aktuale.

Ajo e drejtoi këtë shkollë me shumë përkushtim dhe përgjegjshmëri dhe arriti ta mbante hapur në vitin e vështirë 1997 dhe në kushtet kur iu mohua ekzistenca nga qeveria e kohës. Shumë nga besimtarët e rrethit të Durrësit i mbajnë mend mirë edhe nxënëset dhe mësueset e shkollës, duke qenë se mësimi zhvillohej në 4 klasat e ndodhura brenda në xhaminë Fatih. Mësueset e nderuara si Meriban Luga, Myzejen Agolli, Rudina Arkaxhiu, Monada Myshketa, Diana Oketa, vetë zonja Rraklli, që zhvillonte lëndën e fizikës, nuk e ndërprenë për asnjë cast dhe për asnjë orë të vetme punën në këtë shkollë.

Zonja Rraklli dhe z. Sakurti kërkuan me këmbëngulje dhe kërkesa të njëpasnjëshme drejtuar Drejtorisë Arsimore dhe Ministrisë së Arsimit rinjohjen e shkollës. Ish-Drejtori i  shkollës Ismail Dizdari dhe haxhi Osman Sakurti kërkuan takim dhe e parashtruan problemin e mbylljes arbitrare dhe kërkesën për rihapje Zyrës së OBSE-së në rrethin e Durrësit, e cila nga ana e saj ia adresoi problemin qeverisë shqiptare.

Një mirënjohje e vecantë do të shkonte për haxhi Zenel Bajraplakun, gjithnjë i gatshëm dhe i kudondodhur mes besimtarësh, figurë e respektuar, i cili dha disa nga lëndët fetare në këtë shkollë, atëherë kur  mungonin kuadrot e lëndëve fetare. Muhamet Shehi ka qenë gjithashtu një mësues i dashur dhe i papërtuar për nxënëset, i cili i shoqëronte dhe i ndihmonte në menyre konstante në aktivitetet e tyre shkollore e jashtëshkollore. Vajzat e para besimtare e medresiste si Alma Pumi, Fatma Pumi, Flora Kacmoli, Elvira Quku, Flutura Quku, Elona Gjini, etj që të më falin nëse nuk ua përmend emrin organizonin rregullisht festat e Bajramit.  Këto vajza zhvillonin rigorozisht kurse feje në Durrës dhe deri në fshatrat e largta të tij,  atëherë kur askush s’kishte dijeni rreth fesë dhe feja lundronte në bestytni.

Avokate Laureta Sinanaj, e përmendur edhe në kremtim, por e munguar fizikisht, Drilona Bushi, farmaciste janë gjithashtu medresiste që ushtrojnë denjësisht dhe ndershmërisht profesionin e tyre, së bashku me shumë të tjera.

Shkolla, edhe pse në kushte modeste, u pasurua me mësuese të mirëfillta të lëndëve fetare, të arsimuara në Jordani, si: Elona Muca, Iris Maci, Myzejen Myftari, Brixhilda Muca, Ermira Muca, Orjeta Bulku, të cilat rritën më tej prezencën e shkollës .

Në fund të ceremonisë drejtoria e shkollës shpërndau trofé mirënjohjeje për donatorë dhe nxënëse të kësaj shkolle. Por do dëshironim shumë që këtë trofé mirënjohjeje ta kishin marrë më së pari ish-drejtuesja Fatmira Rraklli, haxhi Zenel Bajraplaku, Meriban Luga, Muhamet Shehi  dhe ish-nxënëset e palodhura të kësaj shkolle, të cilët janë investuar fizikisht dhe shpirtërisht për mbarëvajtjen e shkollës, kurseve fetare,  etj,  meqenëse në sallë gjendeshin edhe shumë protagonistë që ruajnë kujtimet e atyre viteve.

Këta janë pa dyshim meritorët e parë e të munguar të mirënjohjes dhe nderimit.

Comments

  • Allahu ta shperblefte!
    Kush do qe ka kontribuar, sado pak qe nga pastruesja, rojet, funksionaret e komunitetit aso kohe, Allahu jua shkruajt sevap te rende!
    Ne ceremonine e marrjes se licenses nga ministria arsimit, h. Osman Sakurti tha shprehjen lapidare ” me mire nje medrese, sesa 10 xhami “

  • medreseja Mustafa Varroshi e djemve u hap ne vitin 1991 ndersa ajo e vajzave u hap duke u mbeshtetur ne ate te djemve ne vitin 1993 dhe matura e pare prej 12 vajzash doli ne vitin 1997. ishte turp i madh qe nuk u permenden nxeneset e para por gjithashtu edhe ata qe kontribuan ne hapjen e shkolles, madje as iu dergua ftese asnjeres nga nxeneset e kesaj mature. Definitivisht ne syte e zhgenjyera te ketyre maturanteve do te mbahet mend gjate kjo ceremoni hipokrite madheshtore me rastin e 20-1 vjetrorit te medresese se Durresit.

  • Mè falni ,por nuk qenkeni informuar mirè pèrsa i pèrket klasès sè parè tè kèsaj medreseje,sepse nxènèset e kèsaj klase nuk kanè qenè vetèm 7 por plot 12 vajza qè e kanè vazhduar deri nè fund tè vitit tè katèrt medresenè. Me nè krye drejtoreshè Nerminin dhe me dèshirèn e 5 prindèrve tè tjerè,tè cilèt ishin ndèr tè parèt qè pèrkrahèn hapjen e medresesè e gjithashtu ishin besimtarè tè rregullt tè xhamisè “FATIH”.vajzave qè u mungon emri nè kètè artikull janè:JETMONDA ALIU,ENEIDA ZAHIRI,BRUNILDA VRAMI,ROZETA TOCI,ERJOLA SINANI.Dhe pèr mè tepèr fotoja e medresisteve tè para 93-97 ndodhet nè kèndin e kèsaj shkolle.Kèto 12 vajza meritonin tè vlerèsoheshin qè tè 12 e jo vetèm gjysma e tyre,sepse kontributi qè dhanè e vazhduan ta jepnin edhe pas mbarimit tè shkollès ishte njè meritè e sakrificè njèkohèsisht shumè e madhe ,pèr tè vetmen arsye sepse shkollimi i tyre i mesèm u aprovua me shumè vonesè nga Ministria e Arsimit.Mè vjen shumè keq si njè nga medresistet e para pèr organizimin e kètij aktiviteti tè cunguar.

    • Na falni se ju paskemi harruar pa ju permendur emrin! 😛
      Interesante se cfare vleresimi merr nje aktivitet ne momentin kur harrojne emrin tuaj! Nese zonja me siper do ishte ftuar dhe do ishte permendur e lavderuar, aktiviteti do kishte qene i shkelqyer. 😛

      • Aman mos me thuaj qe ti “D” je Dylberja, ajo qe lypte te dera medresese,se nga e folmja si paske lene gje, ia paske prere gjuhen. Ja keshtu fliste dhe ajo si puna jote.. je nivel i papame 😀 po duhet te jeshe koke e madhe ti, duket qe ke nivel per organizim, meqe iu drejtoke nje medresisteje te pare qe ja paske harruar me ia permend emrin… Shko goce shit ndonje miser e ha buke te rritesh

  • Mesa kuptohet ne kete shkrim, znj. Loela kritikon pikerisht mospermendjen e gjithe historikut te Medresese dhe atyre qe kane kontribuar realisht ne ngritjen dhe zhvillimin e saj. Shkrim i goditur.

  • Kontributi per kete Medrese ka qene gjithmone sepse kjo medrese ka patur shume here probleme si nga ana financiare ashtu dhe nga ana ligjore me M.A. Une pergezoj te gjithe ata/ato qe kane kontribuar per kete medrese, si ata qe u eshte permendur emri si dhe ata qe nuk u eshte permendur emri. Kjo medrese kujtohet bashke me te djemve pamvaresisht se sot e djemve eshte e mbyllur. Medreseja e djemve ka patur me shume lekundje se sa e vajzave dhe mundi ka qene i madh per ta mbajtur ne kembe. Matura e vitit 2001 e Medresese se djemve ka qene vetem 4 vete per shkak te mos njohjes nga M.A te asaj kohe. Edhe nje here u uroj te gjithe pjestareve te kesaj medreseje suksese.

  • Lumturohem qe medreseja Mustafa Varoshi arriti te mbijetoi nder vite me gjithe veshtiresite qe ka patur, e sot po gezon duke festuar 20 vjetorin e lindjes se saj. Por mos harrojme edhe fillim e kush ish ideatori i saj, ai qe punoi e qe patì deshiren per ta krijuar kete medrese nen kuptohet dhe me mbeshtetjen e myftiut qe ishte ne ate periudhe.
    Personalisht mendoj qe nje falenderim i madh i takon pra ketij njeriu sic eshte Ali Hoti qe me shume perkushtim e me ndihmen e nxeneseve te tij e familjeve te tyre krijuan ate qe sot quhet Medreseja Mustafa Varoshi
    Lus te madhin Zot qe te festojme edhe shume pervjetore te tjera te saj.

  • hajde xhelozi hajde…ne vend qe te thone shqyqyr qe u organizuar per te bere nje gje te tille … merren na ftuan apo sna ftuan..edhe nese na ftuan nuk na ulen ne tavolinen kryesore…si ne dasem .. qe gjithmone te zotet e shtepise dalin te share e te injoruar..
    sa per dijeni asgje nga ato qe permendin parafoleset nuk eshte bere me qellim..dhe e dyta nese ju e keni bere qe te permendeni mund tju bej nje pllakate falenderimi dhe tua nis ne shtepi.. vendosni adresen tuaj dhe kenaquni..

    • nuk eshte ceshtje ftese , por historiku.. kur di historikun e themelimit, di edhe rradhen e kontributeve dhe te shperblimeve.. historiku i medresese nuk fillon ne `99 por fillon pikerisht me ato vajza te cilave iu dogj edhe enderra per te vazhduar studimet e larta aty ku donin matura `93 – `97 , ku ne shi , bore e bresher i kishe neper fshatra te largeta duke dhene dije fetare apo edhe duke u mesuar a b c ( mos te te duket shaka, i kam pare vete vajzat sesiu shpjegonin ne nje fshat alfabetin.. dhe kur i pyeta se pse e benin.. me thane:- ato nuk dine te shkruajne dhe te lexojne).. nuk diskutoj imam Zenelin qe nuk ka fjale qe ta pershkruash ate burre fisnik me nje kontribut te madh ne medrese dhe ne xhematin e xhamise Fatih me mbi 10 vite mesues ne medrese, apo Ali Hoti.. Po sekretarja e pare e medresese qe i vuri te gjitha gjerat ne vije, sistemoi dokumentacionin e shkolles ne menyre te persosur dhe kush erdhi mbrapa e gjeti punen gati as nuk u lodh hic per te sistemuar gjithe ate rremuje dokumentash.. aty jane medresistet e para , nese donin te benin nje feste me sa me pak gabime , mund te merrnin infon qe u duhej ( pa diskutim qe jane njerez dhe jo melek, do gabojne organizatoret, por jo kaq trashe .. filloka dhe mbaroka historiku i medresese vetem me ata te cilet u futen pas 2000.. turp)

  • Medreseja e Durresit arriti 20 vjetorin me komtributin e shume mesuesve, nxenesve, donatoreve shoqates etj dhe besoj qe nuk mundemi te permenden te gjithe me emra e tu japim dekorata dhe vleresime. P.sh vetem ne diskutimet ketu hiqen dhe vihen emra te tjere…, Me shume se vleresime individesh ne kete aktivitet eshte munduar te flitet per institucionin dhe te behet nje prezantim per te. Pastaj me falni por brezi i pare ishte vetem 4 vite ndersa medreseja 20 dhe duke mos i hequr vleresimet per kete brez, kane kaluar me dhjetera breza te tjere e kemi te bejme me 400 nxenese. Megjithate e pranojme qe mund te kete ndonje emer qe duhej theksuar me shume por jemi te bindur se shperblimin do ta kene te Zoti te gjithe.

    • Me erdhi shume keq si nuk paska nje vajze te afte nga medreseja per te prezantuar programin por, duhej te merrej nje ish medresiste e ne fund ti jepnim edhe nje cmim Cfare te mire kishte kjo nga motrat e veta Kura (qe te gjitha kane qene vajza shume te mira). 4 tufa me lule per drejtoreshen .. asnje per te ftuarit e tjere as per kryebashkiakun as per prefektin as artitet ose niseni me lule per te gjithe ose per asnje. te marresh vleresime sepse ke qene nxenese e mire vetem te medreseja e kam pare me kete(sikur nuk kishit kujt tia jepnit ato cmime) keni fyer te gjitha medreistet e tjera qe kane qene vajza shume te mira ne mesime e ne moral mjaft u lavderuat cfare keni bere por cfare po beni ..ajo qe me dhemb shpirti me shume eshte sa vajza ka medreseja sivjet e sa ne vitet e tjera, sa nga zonat rurale e sa nga shkollat e Durresit. Shikoni ku po gaboni …… Do te duhej te degjinit edhe fjalet e vajzave medresisteve aktuale qe ne fund te programit thane qe nuk eshte sikur u trajtua ketu …

  • Me komentin e gjilperes ne kashte nuk ke se c’te merresh, meqe eshte vulgar, por komentuesit Korab do t’i thoja se asnje mosperputhje nuk ka mes emrave ne shkrim dhe atyre ne komente. Si pjesemarrese ne aktivitetin tuaj desha t’ju thoja se nuk mbeti 20-vjecare pa marre trofe mirenjohjeje. Ju nuk u munduat te flisnit per institucionin, perkundrazi: Fondacioni miresia levdonte stafin dhe drejtorine, drejtoria levdonte fondacionin. Gati na dhate pershtypjen se historiku i medresese fillonte me juve. Jo ne nje shkolle 20-vjecare, por edhe ne nje 100 vjecare, brezi i pare dhe themeluesit jane gjithnje prezent per t’u shprehur nderimi. Ata qe e organizuan duhet ta dinin kaq. Pastaj matura e brezit te pare nuk eshte si maturat e tanishme qe vazhdojne punen e tyre, ku t’i therrase vetja (pa dashur aspak t’i anatemoj), ato ishin te pranishme kudo ne xhami, ne kurse fetare, neper fshatrat e Durresit cep e me cep duke predikuar davet dhe qe ta kuptosh mire kane punuar shume kohe FARE PA SHPERBLIM. Shume nga nxeneset tuaja ishin produkt i drejtperdrejt i ketyre kurseve. E ja per keto duheshin nderuar ato. Ne vitin 1999 drejtoresha aktuale i mori dorezimet nga Fatmira Rraklli, ku vazhdonin te jepnin mesim haxhi Zeneli e zysh Meribani. E meqe ra fjala, te marresh nje trofe mirenjohje do te thote te kesh dhene nje kontribut per medrese a ne profesionin qe ke zgjedhur, pra thjesht duhet te kesh nje kontribut. Shume i permendet do avokate, e farmaciste e doktoresha e ku di une se cfare, por i kishit vetem t’i degjonin te pranishmit, tamam si barcaleta e Nastradinit “ha binish mish”. Pastaj, me thuaj te lutem ne cilin perkujtimore institucioni (meqe na vleresoke institucionin) nuk permenden themeluesit e tij? Ne cilin perkujtimore nuk na merrkan as ftese? Nuk ka nevoje te shikosh komentet, mjafton te pyesesh, dhe ta thone me gojen plot se kush e themeloi medresene. E ne fund, edhe ne lusim Allahun t’ua shperbleje ne kete dynja e ne tjetren dhe mos i mbulofte harresa e robit.

  • Te jem i sinqerte, s’preferoj te bej komente persa i perket ceshtjeve qe rendom i bie te shtjellohen ne virtu-halitet, por ndihem i detyruar, si nje prej organizatoreve te ketij 20-vjetori te them se; me kujtohet para gati 4-5 vitesh, ne TV-KLAN, u hap nje debat perafersisht i tille, per te mos thene kryekeput i tille! Ne “Histori me zhurmues” gazetari pyet te ftuarin Bardhyl Fico, cili qe ne fakt ai i cili themeloi Strehen Vorfnore ne Tirane? Zyber Hallulli apo Rauf Fico? Ai, Bardhyli u pergjigj: -kam pershtypjen se nese te dy ata do te ishin gjalle, nuk do ti shqetesonte aspak kjo “dileme”! Shqetesimin e tyre e faktoi vete historia. Pas rreth 1 viti me vone, me ra te merrem me nje studim rreth Strehes vorfnore te quajtur “Zyber Hallulli” e keshtu pata rastin ti njoh (ndoshta me detaje) te dy personazhet. Jam impresionuar pa mase!
    Per te vazhduar biseden ne fjale,dua ti them Anes, por edhe te gjithe shkruesve te mesiperm te cilet “qajne” nje feste si ky 20-vjetor, se s’kane pse kerkojne “gjilperen ne kashte” per te shpuar me pahir gjithkend! Une dua vertet ti falenderoj perfaqesuesit e Fondacionit Miresia per modestine e treguar ne ceremoni, per kontributin e panderprere e te zgjedhur karshi kesaj medreseje. Ashtu sic lutem qe Zoti ti perfshije ne meshiren e Tij, te gjithe ata te cilet paten sadopak impenjim, per mbarevajtjen e punes apo te themelimit te kesaj medreseje!

  • Ti gjilpera ne kashte e paske zgjedh epitetin tamam sic i ke nxjerre fjalet qe flet… Cfare jane keto xhelozira e hasmerira e lloqe pazari qe nxjerr nga goja.. Na paske permend dhe te zotet e shtepise pale… Po per ate pra po te flet artikulli dhe komentueset, per te zotet e shtepise… Dhe kane kerkuar perse s‘u permenden , se ato qe ti njeh per te zote shtepie jane qeraxhinjte. Le qe ku din ti… ti shko gjej veten njehere se e paske humb ne kashte, pastaj dil e flit ketu. Dukesh qe s‘ i njeh fare te zotet e shpise prandaj flet keshtu kodra pas bregut, dhe mire qe si njeh por ste len hunda as ti tregojne se kush jane . Se sakrificat themeluesit i bene, si bene qeraxhinjte e sotem, qe organizatoret me deshire si permenden, e jo se i harruan ashtu sic thua ti…. po ik e ftillohu dhe sherbeju qeraxhinjve… lepijua kembet se pas disa vitesh do ta japin dhe ty nje pllakate, do ta vendosin mu ne balle si super servile.
    Ne, te paret, skemi nevoje per pllakata, ato j‘ua kemi lene juve qe mundoheni te na servirni historine e medreses si ju leverdis. Ju luftoni per tituj e pllakata, po mos harroni ti merrni me vete kur te dilni para Zotit,inshallah po ju vlejne me shume se punet tona.

  • Zoteri Korab,pervec fjaleve qe Ana ka thene duke iu drejtuar juve personalisht, padiskutim i bashkohem cdo fjale me pike dhe presje, plus tyre une do te shtoja dhe dicka qe ai brezi i pare me 4 vite qe per ju spaska dhe as rendesi, ishte brezi i sakrifices dhe vetmohimit. Po ju skeni si ti dini keto Zoteri se skeni qene pjese e administrates atehere…juve ju takon te duatrokisniarritjet tuaja, edhe pse teduket cudi te permendesh arritjet e te tjereve.
    Mbaj mend kur kam qene ne vitin e trete te medresese dhe na u komunikua lajmi nga MA qe shkolla nuk ju quhet, te gjitha kishim mesatare mbi 9 dhe pretendonim per shkolle te larte, por asnjera nga ne nuk pranoi te linte medresene por njezeri thame: ska gje, ne do qendrojme inshaALlah deri ne fund, edhe nese s’njihet sot do te njihet mot, nese sdo njihet per ne , per te tjeret qe do vijne pas nesh do ligjerohet inshaALlah, ama sebepi do jemi ne. Ky eshte vetsakrifikimi qe ne te 12-a vendosem te benim per brezat e mevonshem qe do te vinin pas nesh edhe pse sot ato nuk duan te na njohin. Nuk prish pune, ateistet sdonin te na njihnin atehere, muslimanet sduan te na njohin sot…. Po mendoje pak zoteri i nderuar, nese ne qe atehere do kishim ikur nga shkolla, do shihnim interesin personal dhe nuk do pranonim te sakrifikonim aq shume, ajo medrese sot nuk do ekzistonte fare, e jo me te korrte frutet qe sot ju po i shijoni. Me vjen keq zoteri Korab, nese ju nuk njihni dhe vleresoni 4 vitet e para , mos e quani 20 vjetor, por llogarite vetem 16 vjetor. Ne jemi te bindura se edhe nese ju si shoqate, nuk ditet te vleresonit nje histori, historia sdo ti harroje kurre ato 12 vajza… por ato 12 vajza pasi historia te zhvillohet, do mundohen tju harrojne juve, duke mos dashur ti kujtojne te gjithe ata qe u munduan te harrojne ekzistencen e tyre. Sa per shperblim jemi ne dore te Zotit, ne te gjithe dhe ju bashke me ne. Ndonje padretesi e kesaj bote, neser do jete drejtesi se do llogaritemi ne peshoren precize te Krijuesit dhe jo ne peshoje te krijesave qe dijne te hane vetem ne hak.

    • Kam njohur disa medresiste te kesaj shkolle dhe me thene te drejten per polemike dhe per qejfmbetje nuk kane rivale (pa ju mohuar aspak shume aspekte te tjera pozitive qe kam vene re tek to).
      Per sa i perket kesaj polemike me duhet te them se edhe une kam qene mendresist brez i pare diku ne nje qytet tjeter dhe jam perballur me te njejtat problem (per njohje diplome) por edhe sakrifica (nga kushtet e keqija u semura edhe nga veshkat) per te ndjekur mesimin apo edhe duke bere davet. Tani medreseja ku une studiova nuk ekziston me pasi nuk pati kush ta mbeshtesi, ne brezi i pare apo edhe shume breza te tjere nuk mblidhemi dot per ta perkujtuar pasi nuk ekziston me, por edhe po te organizohej dicka e tile, me thene te drejten nuk do hapja polemike pse nuk u permend edhe kontributi im apo shume te tjereve (duke qene nder nxenesit me aktiv). Me pak fjale, polemika dhe shkrimi me duken pa bereqet. Gjithsesi te gjith jemi ne nje mendje tek Allahu e gjen gjithsecili shperblimin…

      • Se pari te uroj shendet. Se dyti ato qe permende per disa medresiste jane vese te zakonshme njerezore, qe i kane as e shume e as me pak te gjithe, burra apo gra, drejtuesa apo pastruesa qofshin. Ty te lumte qe s’do hapje polemike, por shkrimi me siper tingellon si perkujtim a terheqje vemendje, sesa si polemike. Polemika u gjenerua ketu dhe nese te duket e padrejte, dakort. Te tjereve mund t’u duket e drejte, eshte shume e thjeshte.

      • Nuk me cudit fakti qe ti s’ke arritur te mundesh ne polemike disa vajza te kesaj shkolle,aq sa ia paske prishur dhe qejfin… se helbete kjo rrjedh nga arsye te ndryshme si: aftesia per komunikim apo dhe pasja apo mospasja te drejte ne debat… por ajo qe me habit me teper eshte cfare te ka lidhur ty more djale, qe si ish medresist ‘aktiv’ te debatosh me vajza medreseje..??!madje ti analizosh me te mirat dhe te keqijat qe kane??!
        Ajo qe me cudit dhe me teper eshte qe ky shkrim kaq domethenes per ne si medresiste te para,terheq dhe ish medresistet e qyteteve te tjera te vijne dhe te qajne hallet ketu me ne, duke mos dashur te hapin polemike, kur ne fakt hyjne per te bere polemike… Megjithate u pa puna, u dashka te sqarokemi per te disaten here ty dhe te gjithe ata qe do marrin pjese me komentet e tyre nen kete artikull sqarues, qe medresistet e para as kane kerkuar ndonjehere, as e kerkojne… dhe as kane per synim te kerkojne lavde dhe dekorata, ashtu sic po mundoheni te sajoni.. Por nuk mund te jemi dakort qe kur behet nje pervjetor i cili na perfshin dhe neve; te mungojne shoket dhe mesuesit e brezit tone. Historia more djale nuk eshte dasem,ku te ftojne te hash ne tavoline ate cfare deshiron,dhe ate qe ste pelqen e len… por pasqyrohet e plote, me te mirat dhe mangesite e saj.. e larmishme ashtu sic eshte ne te vertete. Seshte histori e jetes sone,qe mund te heqim cfare na leverdis dhe mund te shtojme cfare deshirojme, eshte historia qe na perfshin te gjitheve nga fillimi deri ne fund…. Ajo qe na ka cuditur ne medresistet e para nuk eshte “dekorata” qe rate telef duke e permendur, per te na m’veshur si cilesi te dobet tonen ambicien dhe ziline, ju me kete deshironi te pasqyroni qellimin tuaj..
        Ju themi te gjitheve se: NE NUK KEMI NEVOJE TE NA TRILLONI HISTORINE E SHKOLLES TONE SIPAS QEFIT TUAJ, SE ATE E NJOHIM ME MIRE SESA JU, POR AJO KA ME SHUME VLERA PER TE PASQYRUAR SESA TE NISE ME JU DHE TE MBAROJE PO ME JU!

        • Ma konfirmove opinionin qe kisha mbi “medresistet e durresit” edhe me nje rast tjeter… 🙂
          Ndoshta eshte edhe pergjithesim i gabuar, por te siguroj qe nuk behet fjale per “mundje polemikash” por njohje direkte me disa prej tyre.
          Pjesa tjeter e komentit nuk ka te bej fare me ate qe kam shkruar ne koment sepse po aludon pa lidhje mbi qellimet e mija ashtu sic mendon qe une po aludoj me te tuat …

          Ana flm per komentin

  • Qe t’jem i sinqerte, nuk preferoj te bej shpjegime, shtjellime ne tema t’cilat diskutohen virtu-halisht, por duke qene se jam nje nder organizatoret e ketij 20-vjetori dhe syte me shohin nje lloj “qarje” te kesaj ceremonie festive ne komentet e mesiperme, ndjej pergjegjshmerine te ndaj me ju, ate histori debati, qe me kujtohet personalisht afersisht para 4 vitesh ne TV-KLAN. Ne emisionin “Histori me Zhurmues” gazetari pyet te ftuarin Bardhyl Fico, se cili qe ne fakt themeluesi i vertete i Strehes Vorfnore ne Tirane, Rauf Fico apo Zyber Halluli? Bardhyli ne pergjigjen e tij te shoqeruar me nenqeshje tha:- po ti pyesnim ata te dy, kjo pyetje do te ishte e pa vlere! Mua personalisht, pak kohe me vone me ra te merrem me nje studim mbi historikun e kesaj Strehe Vorfnore dhe jam impresionuar pa mase nga kontributi i te dy ketyre personaliteteve! Prandaj gjej rastin ti permend Anes, por edhe te tjereve te cilet bejne cmos te gjejne “gjilperen ne kashte” per te pickuar kte 20-vjetor, se vepren (medresene Mustafa Varoshi) e kemi aty per ta permendur si rast i mire! Per te konfirmuar punen dhe perkushtimin e sa e sa njerezve te cilet, besoj see qellimin e kane patur edhe me te larte se marrja e nje trofeu, vleresimi apo permendje emri. Po ashtu, nuk mund te le pa permendur modestine e treguar ne kete ceremoni te djemve te Fondacionit Miresia!Kane bere nje pune te perkryer persa i perket funksionimit te kesaj medreseje dhe meritojne fjale te nderuara! Sic u nderuan gjate ketij aktiviteti edhe dhjetra emra mesuesish, nxenesish, drejtoresh e me rradhe. Dikush mori nje cmim, dikujt tjeter iu permend emri per kontributin qe ka dhene, ndersa tani me duket krejt e pavend, qe ca te tjere ti japin te drejte vetes per te thumbuar me pahir!

    • funksionimi i medresese ashtu sic duhet filloi kur u ndertua medreseja ne `98 dhe kishte drejtoreshe Fatmira Rrakllin dhe sekretare Flora Kacmoli dhe kordinator ishte shoqata kuvajtiane.. ashtu sic ishte edhe nje grup pune prej disa vajzash qe kishin mbaruar medresene.. po ashtu ishte edhe nje grup djemsh.. te gjithe keta kane punuar pa u lodhur… ju lutem , mos mendoni se do na fshini memorien.. kesaj i thone: genje, genje.. perseri genje ,genje derisa me ne fund fillon e beson edhe vete dhe na flet kaq i sigurte..
      per kuriozitet : kur ka filluar pune fondacioni miresia aty?
      akoma nuk e keni mesuar qe drejtuesit e medresese sa here fllojne e lidhen me nje fondacion te ri, hedhin poshte punen e fondacionit te meparshem dhe ju ngrene juve lart?.. nese ju pranoni kete sot, prisni qe tua u bejne neser drejtueit edhe juve , nese largoheni nga administrimi dhe nje fondacion tjeter vjen per te administruar ate..historia e medresese do filloj me fondacionin pasardhes dhe jo me te tuajin..
      kush i ben gropen vellait, bie brenda vete ne te..

    • Qazim, mbase muhabeti u be terkuze, aq sa komentueset hedhin e presin romuze. Nuk shau njeriu fondacionin, edhe ceremonia ishte per t’u lavderuar. Ti e kupton edhe vete qe gjetke eshte muhabeti.
      Askujt nuk iu permend kontributi real, pervec fondacioni dhe drejtoria vete. Ti thua: “Per te konfirmuar punen dhe perkushtimin e sa e sa njerezve te cilet, besoj see qellimin e kane patur edhe me te larte se marrja e nje trofeu, vleresimi apo permendje emri” – E vertete eshte! Ata njerez jane aty, njerez te thjeshte, dhane dhe nuk kerkuan asgje.
      Dhe ju medresistet e para permbahuni ca. Vertet meritoni, vertet jeni te merzitura, por pak me modeste.

  • Qazim Strazimiri ju si organizator qe pretenduat te nxirrni ne pah historine e vertete kesaj shkolle, a historine e medresese kerkuat te na perconi apo nje gjysem histori te sakatuar? Nje historik niset te perkujtohet qe nga fillimi per tu quajtuar ashtu sic doli me emer “pervjetor” Nuk eshte puna se deshtuan ne permendjen e maturanteve te para qe akoma vazhdojne rrugen e predikimit ne cdo xhami te Durresit,si asnje nxenes tjeter dhe mesues i kesaj shkolle, por su perkujtuan as emrat e atyre burrave hoxhallare te vjeter qe themeluan shkollen,e kjo po qe eshte absurde,as eshte pare as eshte degjuar kund. Kjo ndodh ose nga injoranca qe shyqyr Zotit ka rruge per ta thyer dhe per ta kuruar, duke mesuar per te kaluaren, ose nga inati dhe mendjemadhesia qe fare mire u shkon per shtat drejtuesve aktual te kesaj shkolle, dhe kjo cilesi fatkeqesisht nuk kurohet. Ju e keni pas pune organizimin dhe ne kete rast deshtuat dhe seste ndonje arritje te madhe, ndaj skeni c’te na shisni. InshaAllah ne kete rast po ju vlen ky deshtim si mesim per te ardhmen qe mos merrni persiper gjera qe skeni dijeni, se me kete fyeni shume njerez dhe hyni ne shume haqe. Ju ne vend qe te organizonit ne menyren me te mire sic i takon nje pervjetori 20 vjecar i hapet rrugen ketij debati dhe krijove ato gjilperat shpuese qe pemende, qe nuk na nevojitshin as ne, ndersa tani mundoheni ti justifikoni. Ta themi te verteten sic i ka hije, kjo e mete e madhe,ishte merite e organizatoreve, se ne te “paekzistueshmit” s’dijme t’ua hajme hakun askujt. Ne do vazhdojme rrugen tone sic kemi ecur me sukses deri me sot, dhe historia e paster e kesaj shkolle qendron dhe flen ne zemrat tona derisa spati burra dhe gra te ndershme qe ta nxirrnin ate.

  • -Mjaft me fjale boshe-

    Kerkoj ndjese per gjerat qe kam thene me lart.
    Nuk kam lidhje me asnjeren ane. Thjesht me irritoi menyra e trajtimit te temes dhe komenteve.

    Nese eshte e mundur (dhe meqe e ditkeni mire) Matura e Pare vendoseni historikun e Medresese ketu qe me kete rast te hidhej drite tek kjo histori qe qenka keqtrajtuar dhe keqinterpretuar.
    Presim historikun e sakte qe te informohemi te gjithe sakte.

  • te dashura motra myslimane me lot ne sy ju drejtohem te gjithave ju dua shume si ato qe injoh dhe ato qe si njoh ALLAHU JU dhente miresi dhe dashuri te gjithave ALLAHU sheh ALLAHU DEGJON ALLAHU SHPERBLEN.
    RESPEKTE PER PROFESOR ALI HOTIN
    ALLAHU TA SHPERBLEFTE NE KTE DYNJA DHE NE AHIRET

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *