don_lush_gjergji
H. Omari

Siç kam evidentuar në një artikull të mëparshëm mbi rolin e dyzuar të ligjërimit politik, brenda elitave katolike kemi një kategori të gjerë intelektualësh që përpiqen të identifikojnë qytetarinë shqiptare me vlerat e krishtera, duke artikuluar një ligjërim që kërkon përfaqësimin e katolicizmit në institucionet shtetërore. Ky lloj ligjërimi politik paraqitet në Kosovë shumë më agresiv, më i drejtpërdrejtë dhe pa dorashka, e nganjëherë edhe tepër i rëndomtë. Dua të tërheq vëmendjen tek dy momente të freskëta, që në pamje të parë janë të ndryshme, por rrjedhin drejtpërdrejtë nga institucioni i Kishës katolike në Kosovë dhe mishërojnë plotësisht tendencën e shkrirjes së identitetit shqiptar me Kishën.

Në një artikull në gazetën Mapo Lush Gjergji e fillon predikim e vjedhjes së identitetit shqiptar me pohimin se “Krishtërimi në Dardaninë historike, Kosovën aktuale, erdhi në kohën e apostujve, me Shën Palin”, me një gënjeshtër të rëndomtë që nuk ka as më të voglën bazë historike apo biblike për t’iu shitur besimtarëve si e vërtetë. Do ta quaja vjedhje sepse çdo përpjekje manipuluese, përjashtuese dhe monopolizuese e identitetit shqiptar, kulturës sonë dhe shqiptarizmit nuk mund të konsiderohet ndryshe, pasi ato janë produkte të të gjitha komuniteteve fetare, e jo vetëm.

As kolegu i tij Shan Zefi nuk arrin ta zhvendosë Palin “e gjorë” më lart se via Egnatia dhe qyteti i Durrësit, por fakti që rangje kaq të larta të klerit katolik në Kosovë tallen me besimtarët është një çështje krejtësisht e pavlerë. Përkundrazi, ajo merr vlerë vetëm atëherë kur në rrëfime të tilla lexohet përpjekja e krijimit të shkretëtirës kulturore përreth komunitetit katolik shqiptar. Masa myslimane paraqitet haptazi si trup i huaj, pa rrënjë, e lidhur me pushtues, e në disa raste thellësisht hipokrite:

Shumë shqiptarë të “islamizuar” e kanë pranuar atë vetëm formalisht, tradicionalisht, me emër, sa për të mbijetuar, por nuk janë shkëputur kurrë tërësisht nga trungu i përbashkët iliro-shqiptar dhe nga Kisha Katolike. Në shumë familje ende gjendet kryqi, ndoshta i fshehur, ndonjë qiri apo rruzare, tradita e festave të krishtera. Këtë e dëshmon bindshëm onomastika, historia dhe arkeologjia. Kudo gjendem emërtimet si p. sh. prona e Kishës, livadhi, ara, mali, burimi i Kishës apo priftit, varrezat katolike, themelet e kishave të lashta.

Qartazi myslimanët nuk i takojnë atij “trungu të përbashkët iliro-shqiptar”, sepse vetë formaliteti i islamizimit është një hap drejt shkëputjes, por mbetja “formale” nënkupton sipas L. Gjergjit një shkëputje jo tërësore! Pastaj ai ka guximit të nënvizojë vëllazërinë kombëtare: “ky ungjillëzim dhe riungjillëzim është i domosdoshëm, për t’i informuar dhe formuar ata që tashmë janë të vendosur për një hap të tillë, sipas bindjes, përcaktimit, ndërgjegjes, për të kultivuar gjithnjë vëllazërinë kombëtare dhe fetare ndërshqiptare”. Pra, sintetizoj, duhen ri-ungjillëzuar këta “myslimanë formalë” për të forcuar “vëllazërinë kombëtare”, pasi në të kundërt kjo vëllazëri nuk ekziston. Ajo mbështetet tek feja, dhe ekskluzivisht tek feja e L. Gjergjit. Në këtë mënyrë feja katolike merr vlera kombëtare, madje e përcakton kombin.

Rasti i dytë është ai i Dom Dominik Qerimit, që në mozaikun gjigand, të ndërtuar me boçe pishash, vendos përkrah Nënë Terezës dhe Don Boskos, dy figurave tipike kishtare, emblemën kombëtare Skënderbeu, laike dhe mbarëshqiptare, poshtë së cilës, sikur të mos mjaftonte, shkruan “Gëzuar Krishtlindjen”.

Epo dreqi e mori, kur në Maqedoni shfaqet një thirrje për të mosfestuar Vitin e Ri, disa gazeta garojnë plot zell për ta paraqitur ngjarjen si shfaqje epike e ekstremizmit, që vetëm mospërputhja e përmbajtjes së informacionit me titullin (“Rryma ekstreme fetare në Kosovë dhe Maqedoni, tani për tani të brishta, por potencialisht kërcënuese”) mjafton për të kuptuar qëllimin e lajmit, ndërsa një prift me emër e mbiemër, që fetarizon heroin kombëtar pa dorashka, e përdor për kremtimin e Krishtlindjeve (që dëshmon edhe se si po instrumentalizohet kjo festë fetare), të përditshmet shqiptare – apo më mirë me thënë ‘letrat media-gjenike’ kosovare – e publikojnë si lajm të këndshëm!

Si për ironi, në Maqedoni administrata e Bashkësisë islame distancohet nga afishja e mosfestimit të Vitit të Ri. Në Kosovë administrata e Kishës katolike prodhon ekstremizëm çdo ditë, madje në mediat kryesore – shpik tradita, manipulon historinë, vjedh identitetin, mashtron përmes interpretimit të së shkuarës, monopolizon vleratë qytetare, përjashton komunitetet e tjera nga bashkëjesëmarrja në identitetin kombëtar – kurse homologët myslimanë në Kosovë e Maqedoni dridhen e struken qoftë edhe nga deklaratat promuslimane të Kim Mehmetit!

Dom Qerimi ndjek në pikë dhe presje qendrimin e Dom L. Gjergjit, dhe nuk mund të ndodhë ndryshe në një hierarki teocentrike. Ndryshe nga rasti më i sofistikuar i Shqipërisë londineze, ku objektivi është shtrirja e vlerave fetare të krishtera tek të qenurit shqiptar dhe roli dominues (i dështuar) në kulturën shqiptare, në Kosovë, aty ku elitat ligjërojnë përballë Neandertalit, vërehet një përjashtim tërësor i masës myslimane nga të qenurit shqiptar. Në Kosovë ka shqiptarë me dy kategori. Të qenurit shqiptar njësohet me të qenurit katolik. Por kjo nuk vlen për myslimanët, përveç rastit kur ata janë formalisht myslimanë. Dhe këtë e pohon Dom L. Gjergji e jo ndonjë komentues anonim interneti.

Janë vetëm disa nga rastet e ndërhyrjes së Kishës katolike të Kosovës në sferën publike, identitare dhe politike, në shkelje të hapur të laicitetit, shtetit, bashkëjetesës ndërfetare, e cila duhet të bazohet mbi laicitetin, të trashëgimisë kombëtare që vjen nga themelet e shtetit shqiptar gjatë rilindjes, të konceptit të kombit të përpunuar nga rilindësit shqiptarë etj. Ajo shkel gjithashtu kompromisin fetar, që, megjithëse i pashkruar, nuk do të thotë se është fantazmë. Asnjë komuniteti fetar nuk mund t’i tolerohet monopolizimi i vlerave laike të shqiptarizmit, aq më tepër përjashtimi komuniteteve të tjera nga këto vlera të përbashkëta. Jemi shqiptarë përtej besimeve fetare dhe kemi disa simbole e karakteristika që i mbivendosen feve tradicionale. Përkundrazi, Kisha katolike e Kosovës pretendon haptazi superioritetin, autoktoninë, vjedhjen e identitetin shqiptar.

Patjetër që ky ekstremizëm ndikon në radikalizmin e klimës fetare në Kosovë, po aq sa edhe ata delirantë që publikojnë deklarata të dhunshme dhe me injorancë përpiqen t’i kundërpërgjigjen vjedhjes së kulturës shqiptare me anë të refuzimit të saj, siç është rasti i figurave kombëtare. T’i refuzosh ato sepse i përkasin një feje tjetër – e kjo ndodh vetëm në disa mendje ekstreme – është po njësoj si rasti kur i promovon vetëm për shkak se janë të fesë tënde. Kjo e dyta nuk ndodh thjesht në individë periferikë delirantë, por artikulohet publikisht prej institucioneve kishtare në Kosovë. Të dy rastet janë shprehje e konceptimit të kombit në bazë të fesë tradicionale,  islame apo katolike. E ndërkohë kahu i ekstremizmit kishtar kosovar është i legjitimuar mediatikisht.

Comments

  • Nje gje duhet pranuar se krishterimi gjithnje ka qene ne anen e vlerave te identitetit kombetar, gje qe nuk mund te thuhet njesoj edhe per islamizmin. Prandaj, nuk qendron pohimi i mesiperm se “Kisha katolike e Kosovës pretendon haptazi…vjedhjen e identitetin shqiptar.” Nese eshte e kunderta e asaj qe ne po themi ketu, le te tregohet se me cilat ide islamizmi eshte ne anen e elementeve te identitetit kombetar.

    • Arsim, me duket se nuk jeni as historian, as specialist i religjioneve, por jeni nje lexues i thjeshte, si une.

      Para se te hyjme ne te thella, meqe nuk jemi specialiste, le te meditojme nje here para ca akteve simbolike: A mundet nje udheheqes i mire fetar te mallkoje krejt nje popull? A mundet ta mallkoje popullin e vet?

      Nuk e kam fjalen per Anton Kciren qe shpertheu me histeri kunder vellezerve te vet e popullit te vet, duke u ankuar pse Miloshevici nuk vrau me shume ‘qen’ shqiptare.

      E kam fjalen per ate qe transmeton Noel Malcolm ne librin e vet “Kosova, nje histori e shkurter”, (Malcolm: 1998:173) mbi priftin shqiptar Matia Mazrreku, i cili ne shekullin XVIII predikonte:

      ‘Ab albanensibus libera nos Domine’ (‘Nga shqiptarët na shpëto o Zot’).

      NJe klerik i fese se paqes dhe meshires e faljes i lutet Zotit ta shpetoje nga populli i vet!

      Noel Malcolm nuk e ka transmetuar me tej fjalen e Mazrrekut, se edhe aq eshte e rende. Vazhdimi i predikimit te pritit Mazrreku eshte akoma edhe me i tmerrshem:

      ‘Extermina et dele istos Albanensens de terra vivantium!’ (Shfarosi Shqiptaret nga toka e te gjalleve!)

      Lutjen e Mazrrekut kunder popullit te vet u perpoq ta plotesoje Miloshevici, ndonese Anton Kcira nuk eshte i kenaqur me rezultatin.

  • Keshtu ta kane mbushur mendjen ty. Keto qe thua jane vetem feedback i propagandes katolikocentrike, i asaj me banales qe synon t’u mbushe mendjen shqiptareve qe identiteti shqiptar lidhet vetem me katolikocentrizmin.
    Per informacion, megjithese kerkesa jote eshte shume pa lidhje, po them se katolicizmi, nga vete fjala eshte dicka qe synon kozmopolitizmin kunder kombit. Historikisht Kisha Katolike ka qene kunder levrimit te gjuheve kombetare, kunder shkrimit dhe leximit te Bibles ne keto gjuhe (te konsideruara, “gjuhe vulgare”). Kjo ka ndodhur edhe ne Shqiperi, deri ne kohen e kunder-reformes, ku, nga frika e perhapjes se protestantizmit dhe rrenimit te brendshem te katolicizmit, u lejua perkthimi i Bibles ne gjuhet vulgare. Ketu fillojne e dalin pastaj edhe buzuket, bardhet, bogdanet etj.
    Gjithashtu, Vatikani ka qene perhere problematik me kombin shqiptar, duke perkrahur interesa te tjera, gje qe e ben edhe sot Vatikani nuk e njeh Kosoven, teksa ka qene edhe kunder bombardimeve te NATO-s ne Serbi.

  • 1. Te thuash qe Krishterimi ka qene ne anen e vlerave kombetare ndryshon nga ideja qe Kisha katolike ka qene ne kete ane, pasi Kisha dhe Krishterimi nuk jane e njejta gje. Ti pretendon te replikosh duke perdorur Krishterimin nga njera ane dhe duke shkeputur nga teksti nje fraze qe trajton qarte vetem Kishen katolike.
    Gjithashtu, islamizmi,islamizimi, muhamedanizmi (koncept i dashur per klerin katolik) si koncepte ndryshojne nga islami.

    Pradaj je i lutur te gjesh nje pjese biblike, qofte nje te vetme, qe mban anen e kombti tone.

    2. Krishterimi eshte universal dhe nuk mban anen e asnje kombi, levizjeje kombetare apo, edhe me keq, te ndonje doktrine nacionaliste. Ne momentin qe pranohet se mban anen e nje levizjeje kombetare humbet vlera universale dhe krijohen probleme doktrinale brenda Krishterimit. Pa harruar se Krishterimi eshte term konvencinal, pasi nje fe e tille nuk ekziston, ngaqe eshte e fragmentuar ne nje mori interpretimesh pak a shume te gjitha te zyrtarizuara ne institucione (Kisha) dhe udheheqes shpirteror, politik e administrativ.

    3. Kisha katolike eshte perpjekur per prozelitizem. Kete e konfirmon vete shkrimi i Lush Gjergjit, kur objektivi eshte ri-ungjillizimi i myslimaneve formal, qe, sipas tij, jane nje pjese e madhe. Keto kane ruajtur vlera kombetare sepse nuk jane islamizuar teresisht, duke qene laraman. Pra, ideja e Gjergjit eshte se te jesh katolik, publikisht ose me bindje te fshehta, do te thote te jesh shqiptar. Ne momentin qe je mysliman nuk je me bartes i vlerave kombetare. Ti sapo e the qe krishterimi ka mbajtur anen e e vlerave kurse islamizmi jo. A nuk do te thote kjo se te jesh mysliman, pra bartes i islami(zmi)t, nuk anon nga vlerat e kombit?
    Ne cilen pjese te dogmes katolike thuhet se te jesh katolik te jep perkatesi kombetare?

    4. Siç e ka levruar gjuhen kleri katolik e kane levruar edhe myslimanet. Neper xhamia eshte folur shqip dhe nuk ka eksiztuar asnje dekret sulltanor, e jo me i kalfit, qe ligjertata e dites se premte te mbahet ne gjuhen arabe. Ndersa, qe nga Koncili i Trentos e deri ne Koncilin II Vatikanit (1563-1960) mesha ka qene ne latinisht. Kleri katolik nuk e ka perkthyer Biblen e shenjte ne shqip pervecse ne fund te shek. XX. Levrimi gjuhes ka qene teresisht per motive fetare, te pakten deri ne shek. XIX.

    Te mbrosh idene se identiteti katolik eshte identitet shqiptar do te thote te veprosh kunder identietit shqiptar, kombit dhe harmonise feare. Prandaj quhet vjedhje, sepse i vjedh nje mase te drejten per te qene shqiptar pa u bere katolik.

  • Vete fakti qe ju jeni nje web fetar e rend diskutimin te veshtrie por gjithsesi dua te bej disa krahasime te vogela: Se pari dua te precizoj se une i perkas doktrines se Shen Tomes, qe nuk besoj pa pare, prandaj e konsideroj veten ateist por ne respekt te besimeve fetare si faktor te domosdoshem per tu dhene njerezeve ate qe kane nevoje, shpresen.

    Tani historikisht dua te themi se krishterimi, ne te kunder me islamin, eshte nje besim qe nuk erdhi tek shqiptaret nepermjet pushtueseve, por ne te njejten menyre qe shkoi tek te gjithe popujt e europian. Tentativa qe disa drejtues islamik bejne per te bindur njerezit se ishin romaket qe e sollen e krishterimin ne Shqiperi eshte shume qesharake. Te gjithe ata qe e kane mbaruar shkollen 8 vjecare e dine shume mire se Perandoria Romake ishte ajo qe e luftoi krishterimin. Edhe ne aspektin fetar e historik ekzistojne deshmi se krishterimi ne territoret e shqiptare erdhi nepermjet predikueseve te shumte te kohes.Pali i Tarsos: “Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit” (Romakëve 15:19). Per ata qe nuk e dine Pali i Tarsos jetoj ne vitin 50 bile kaloi shume kohe edhe ne Durres, ndersa krishterimi se fe u pranua nga perandori Kostandin ne shekullin e trete. Une mendoj se nuk u bejme nje sherbim te mire vlerave ne te cilat besojme nese tentojme te manipulojme disa te verteta historike. Kaq persa i perket aspektit historik.

    Por duhet te jemi koherent,fakti qe islami erdhi nepermjet pushtimit osman nuk i privon muslimanet shqiptar nga e drejta qe te besojne ne fene islame. Edhe krishterimi ne shume vende ne Ameriken Latine nuk u soll krejtesisht miqesisht me popullatat vendase, per te thene nje eufemizem. Pushtimet jane pjese e evolimeve historike qe sjellin ndryshime te rendesishme demogarfike. Por jane disa fakte te tjera qe flasin kunder islamit: Ne te kundert me katolicizmin shqiptar, qe ndoshta eshte i vetmi besim qe historikisht nuk i ka sherbyer interesave te huaja dhe nuk eshte perdorur nga faktor te jashtem si mjet kunder interesave shqiptare, si ortodoksi ashtu edhe mbi te gjitha islami, kane qene dhe jane ne sherbim te intresave te huja. Ahmet Zogu, per ti dhene fund perdorimit te fese nga te huajt ne dem te shqiptareve ndau me ligj Ortodoksine nga Patriarkana e Stambollit po ashtu edhe islamin nga ndikimi i Stambollit.

    Nje faktor tjeter qe e rend islamin pak te dobishem eshte fakti se islami nuk eshte ne sherbim te filozofise kombetare, ashtu sic deshi Ahmet Zogu pershembull. Islami nuk eshte ne sherbim te kombit por eshte nje alternative e tij… Tek islami aktual shqiptar ekzistojne ekstreme qe, sa me shume rriten aq me shume largohen nga kombi ose shqiptaria. Vete fakti qe tek nje fe ekzistojne ekstreme do te thote se ka dicka qe nuk shkon. Te marrim shembullin e Kosoves e Maqedonise. Rritja e ekstremeve fetare eshte duke rrezikuar te qenurit shqiptar. Hoxhallare si Shefqet Krasniqi dhe jo vetem ai, sulmojne haptas kombin, sulmojne te gjitha figurat historike te tij, duke e konsideruar kombin te demshem, sepse disa figura te caktuara nuk kane qene muslimane, ose per faktin tjeter se kombi eshte ne kundershtim me doktrinen islamike. Asnje besim tjeter fetar ne Shqiperi e Kosove, nuk kane dale kunder kombit pervec islamit. Asnje drejtues fetar, ortodoks apo katolik, nuk sulmojne figura te caktuara historike. Asnjehere nuk kemi degjuar se dikush te kete sulmuar Hoxhe Tahsinin apo Kadri Zeken, qofshin njerez fetar apo laik.Ndersa hoxhallaret musliman nuk kursejne askend dhe asgje, me nje fjalor qe eshte ne limit te komunikimit njerezor.

    Nese islami shqiptar do te jete ne gjendje te distanocohet nga ekstremet, qe natyrisht nuk duhet as te ekzistojne, atehere mund te kete nje rol poztiv ne jeten e shqiptareve. Nese islami shqiptar do te vihet eskluzivisht ne sherbim te kombit, duke konsideraur kombin me te rendesishem se ideologjine, atehere do te mund edhe te prosperoje. Por nese trendi antishqiptar i tij dhe i drejtueseve te tij do te vazhdoje me keto ritme, atehere islami do te jete gjithmone ne kondradite me interesat e kombit duke rrezikur nje dite te perfundoje n nje perplasje ne mes laikive dhe forcave islamike.

    • Paradoksi i madh eshte se kjo faqe ‘fetare’ eshte kaq respektuese ndaj sekularizmit dhe unitetit kombetar, sa duhet t’i vinte ne pozitet e veshtire lexuesit e gazetave kinse-laike shqiptare, qe nen petkun e ideologjise se integrimit europian apo te identitetit kombetar i kane kthyer faqet e veta ne tribuna te fondamentalizmit katolik, te politikave komunitariste e partikulariste demokristiane. Hapi pak faqet e gazetave Mapo, 55, Express! Keto jane me te shprehuarat ne ekstremizem, por qendrime fondamentaliste dhe percmuese ndaj muslimaneve do gjesh edhe ne pjesen tjeter te shtypit shqiptar qe nuk ka kurajo ta frenoje fondamentalizmin, pse druhen nga pasojat.

      Ti ben mire qe i kujton aktet e pavaresimit te Kishes Ortodokse apo te Komuniteti Musliman, te cilat forcuan sovranitetin kombetar, por harron ketu Kishen Katolike qe ende nuk eshte pavaresuar nga Vatikani. Kjo kishe, ende jo kombetare, e varur nga nje shtet i huaj i cili midis Kosoves dhe Serbise, preferon te kete fundit, na ofrohet si mbrojtese e identitetit kombetar.

      Kurse sulmet kunder disa figurave historike katolike kane filluar vetem pasi keto nisen te perdoren nga establishmenti per propagandim te katolicizmit politik, apo per te bere ate qe Dode Gjergji e quan “pagezim kulturor” te shoqerise (hapi para pagezimit te mirefillte).

      Qe ta thjeshtojme pak, le te flasim me ilustrime fotografike, pse ndoshta kuptohemi me lehte se me fjale.

      Rexhep Qosja dikur beri nje pyetje te ciles askush nuk iu pergjigj dot ne debatin e madh te identitetit: c’kerkon fotografia e Papa Gjon Palit dhe Nene Terezes ne Parlamentin e Kosoves? Shansi per te nderuar Nene Terezen si bije shqiptare u konsumua nga ekstremistet me deshiren e tyre per ta imponuar si figure fetare. Nese do ishin treguar me te permbajtur dhe me te durueshem misionaret politiko-fetare, nuk e vendosnin foton e saj sebashku me te papes. Duket si incident i shkeputur, por eshte shume domethenes, pasi fotoja e papes eshte ajo qe komenton dhe i jep konotacion te shtuar Nene Terezes dhe arsyes pse ajo promovohet kaq me te madh.

      Ne te njejten menyre, po aq simbolike per te shpjeguar shperdorimin fetar te figurave kombetare eshte vendosja prej klerikeve kete vit e portretit te Skenderbeut dhe Nene Terezes anash Dom Boskos, akt te cilin e citon artikulli i mespierm. Ky eshte jo vetem abuzim fetar, po edhe fyerje kombetare. Heroi Kombetar nuk mund te sherbeje si garniture per foton e nje prifti te huaj, kushdo qofte ai, nuk mund t’i rrije anash ne shtepine e vet nje te huaji. Ky mentalitet imponues i fese permes figurave kombetare, kjo marrje peng e identitetit kombetar eshte shkaku i reaksioneve te forta, ndonjehere te tepruara, qe muslimane te caktuar tregojne kunder personaliteteve historike me origjine te krishtere. Sikur te mos ekzistonte nje fushate disavjecare per te “pagezuar kulturalisht” shqiptaret me mite katolike, nuk do kishte pasur arsye per reagime te tilla.

  • Atesit ose jo, logjika jote eshte tipike katolikocentrike, madje e sojit me vulgar.

    Meqenese i ke marre me radhe.
    Krishterimi erdhi me misionare, kjo eshte e vertete, dhe u zyrtarizua me pushtues. E cfare zyrtarizimi madje. Ne asnje moment te historise islame, qofte te asaj shqiptare apo boterore, nuk ka nje edikt apo dekret shteteror qe detyron tjetrin te nderroje fe. Ne historine e krishterimit kjo ndodh ne shek. IV me Teodorin e Madh. Te mos kujtojme qendrimet e Shen Agustinit, Tertulianit dhe Ambrozit ndaj paganeve.

    Territoret iliro-arberore u ripaganizuan me ardhjen e sllaveve, nga Mali i Zi ne Peloponez. Kjo eshte e dokumentuar nga misionet e derguara prej Bizantin per krishterizimin e asaj qe sot perkon me Shqiperine Jugut dhe te Mesme. Katolicizmi depertoi perseri me pushtues: me sllavet malazez e serbe ne veri, me anzhuinet ne zonen rrethuese te Durresit, kurse raguzanet e mbajten gjalle ne disa enklava kosovare. Duket paradoksale, por urdheri françeskan ka depertuar ne trevat shqiptare kryesisht per carines Elena dhe pushtuesve italik te zones se Durresit. Eshte mbajtur gjalle me lejen e pushtuesve te tjere, kesaj here osman, te cilet toleruan pranine e Propaganda Fide, qe jo rrallehere u angazhua ne minosjen e sundimit osman ne favor te nje sundimi katolik. Te mjafton te lexosh relacionet dhe qendrimet e Pjeter Bogdanit, te cilat jane me se te qarta ne kete aspekt.

    Pali i Taros, ne fakt do te duhej Sauli i Taros, sepse Pal eshte emri i shqiperuar i formes latine Paul(u), dhe kjo perforcon ato idene e atyre qe mbeshtesin krishterizimin nga Roma.

    Por do doja te komentoja pak versetin qe ti sjell si argument. Me pare, te keshilloj te na gjesh nje argumemt te vetem historik mbi qendrimin e Palit ne Durres. VETEM NJE, me burimin dhe argumentin perkates.

    Tani, verseti qe ti solle është perkthim me manipulues i Bibles ne shqip, qe eshte bere pikerisht qe katoliket si ti, me pasaporte atesite, te mund te kacavirren si macet ne pasqyra. Ja nje shkrim i botuar kohe me pare ne kete faqe pikërisht per versit e cituar nga ti:

    “E prezantuar në këtë mënyrë, megjithëse mungon qoftë edhe një qytet ose zone ilirike në rrëfimet e Palit, kjo fjali duket bindese. Mirëpo, versionet zyrtare të CEI – Conferenza Episcopale Italiana – të viteve 1974, 2008, por edhe mjaft të tjera në gjuhë të ndryshme, ndryshojnë nga “varianti” i Zefit, dhe akoma me ironike është se vetë autori në notat e fundfaqes (26), duke iu referuar një versoni latinisht, shkruan: «ita ut Hierusalem per circuitum usque ad Illyricum repleverim evangelium Christi». Ndajfolja ‘usque’, që shqipërohet ‘deri’, ka humbur diku gjatë udhëtimit nga njëra gjuhë në tjetrën. Duke u vendosur përpara emrit (në) ‘Ilirik’, përveçse përcakton një kufi (deri në), ajo lidh semantikisht ndajfoljen ‘përqark’ me Jeruzalemin dhe jo me Ilirinë. Në një farë mënyre Iliria historike merr kuptimin e kufirit, megjithëse kjo nuk duhet të konsiderohet zgjidhje e misterit, pasi mund të zbulohen dokumente të tjera, e deri atëherë jemi të lirë të ndërtojmë hipoteza të ndryshme, me parakusht pikënisjen nga faktet dhe jo anasjelltas”.

    Shiko sa komike. Shan Zefi eshte munduar te na binde ne nje liber se Pali erdhi ne Iliri, por bie ne gracke sespe nuk e njeh latinishten si duhet dhe vete ai, ne fusnota, tradhton vetveten. Ne versionin origjinal ai e përcakton Ilirine si kufi, ne versonin e përkthyer, per ty, i jep nje kuptim tjeter, ate qe ti përcjell. Ky quhet manipulim i fakteve evidente, dhe manipulim i rëndomtë.

    Ne fakt duke lexuar komentin tend, me duket se rishikoj fjalet e Shan Zefit, tek libri mbi islamizimin e shqiptareve apo ne qëndrimet e përditshme.

    Per rolin e Kishes po te kujtoj Pjeter Bogdanin. Jo nga nje mysliman kokeprishur, por i interpretuar nga nje prift, i cili eshte munduar t’ia rregulloje biografine Bogdanit. Ne lidhje me testamentin e Bogdanit, At Marlekaj pohon se pasuria e tij me e madhe ndodhej ne Venedik. Behet fjale per rreth 3.000 dukate. Per kultur, 5 dukate ishte xhizja e nje familjeje te krishtere: Bogdani kishte siguruar nga Venediku nje pasuri te konsiderueshme. Perse? At Marlekaj mendon se ishte pagesa e Venedikut per shërbimet informative. Keto, ne fat, dokumentohet mire nga relacionet e vete Bogdanit. Po sjell fragmentin e nje artikulli te botuar ketu:

    “Angazhimi më jetëgjatë në raportet politike regjistrohet me Venedikun. Që në vitin 1666 vikari i dioqezës së Shkodrës, Pjetër Trumshi, informonte Romën se gjatë vizitës për në Papat Bogdani ishte ndalur dy herë në Venedik për të tërhequr – sipas Trumshit – shpërblimin e informacioneve të dhëna në prag të luftës së Kandias. Aty kishte qëndruar më shumë se dy muaj. At Marlekaj sjell në vëmendje këtë «detyrë kaq të randë [vështirë]» nga dëshmia e Zan Francesco Oria: «me letërkëmbimin që mbante me pashain e Shkodrës [“mik” i Bogdanit] nxirrte informacione të rëndësishme». Catarin Cornaro, gjenerali për Dalmacinë, konfirmon relacione të tjera të ngjashme të Bogdanit, akoma më të detajuara rreth vendndodhjes së garnizoneve osmane, numrit të ushtarëve, fortifikimeve, etj. Në fund, At Marlekaj, duke komentuar Testamentin e tij, arrin në konkluzionin se shuma e konsiderueshme prej tre mijë dukatesh, e depozituar në Venedik, që i mbetej jezuitëve të Bohemisë, «përfaqësonte, ndoshta, shpërblimin e shërbimeve që për kaq vjet Bogdani […] i kishte bâ Shumë të Kthjelltës». Megjithatë, libri i at Marlekajt duhet trajtuar me kujdes, pasi autori nuk shkëputet dot emocionalisht nga përshkrimet e personazhit Bogdani: kështu, nga njëra anë ai e “transformon” në informator të Venedikut, nga ana tjetër i gjykonreagimet osmane ndaj arqipeshkvit si «përndjekje mizore», pastaj i shtrin ato në rrafshin fetar kolektiv dhe anashkalon lojën politike të Bogdanit nga ku buronte reagimi i autoriteteve osmane”.

    Dhe akoma:

    “Pozicionimi i Bogdanit gjatë konfliktit mes Perandorisë habsburge dhe asaj osmane natyrisht anon nga Vjena, e cila dërgoi trupat në trevat e Kosovë-Maqedonisë me synim pushtimin e atyre territoreve. Me pak fjalë, një sundim do të zëvendësohej nga një pushtim, dhe ky kalim pushtetesh vlerësohej nga Bogdani për shkak të fasadës fetare. Ishte një pushtim i mirëfilltë, me shkatërrime, djegie, plaçkitje, vrasje e nënshtrim.
    Forcat e Piccolominit pasi hynë në Shkup «plaçkitën ato gjera që nga nguti i madh kishin lënë aty të ikurit dhe me to u shpërblye dhe u ushqye lodhja e mundimshme e reparteve ushtarake», pastaj «Piccolomini, si e gjykoi se ai qytet ishte e pamundur për t’u mbrojtur, urdhëroi të rrënohej prej flakëve». Po flasim për qytetin më të madh “shqiptar”. Së bashku me «pesë mijë forca», Bogdani, i cili mbante «uno stendardo effigiato colla Santissima Croce», e priti në Prizren me ceremoni festive. Aty Piccolomini njohu vasalitetin e krerëve.
    Zëvendësimi i nënshtrimit fetaro-politik shoqërohet jo vetëm nga mungesa e ndonjë shfaqjeje të identitetit kombëtar, për të cilin është akoma herët, por edhe nga mospërputhja e “identitetit etnik” – si pararendës i ndjenjës kombëtare – sipas botëkuptimit të Bogdanit me etnicitetin shqiptar në vetvete. Anthony Smith e përkufizon etninë me gjashtë tipare thelbësore, nga emri përbashkët i grupit, miti i origjinës, historia e përbashkët, një sistem kulturor specifik, territori dhe përkatësia ndaj komunitetit (identiteti). Që të flasim për etni, pra, nevojiten këto tipare grupuese, të cilët, natyrisht, janë elemente të ndryshueshme në kohë, por ajo çka mundëson kohezionin është përfshirja e transformimeve”.

    Per ato perrallat e antikombetarizmit te Shefqet Krasniqit nuk di te them me shume se fakti qe nuk njoh ndonje prift katolik i cili te kete luftuar si ushtar i UCK-se, siç ka bere Krasinqi. Natyrisht, ju ateistet me kryq nen bluze do te replikoni se ka luftuar per sheriat, ummah e islam, por përderisa ka qene pjese e asaj ushtrie dhe përderisa e njohim si ushtri nacionaliste me kërkesa nacionaliste, edhe Krasniqi nuk bën përjashtim nga qëllimi i tyre. Dhe madje Krasniqi nuk i ka vene flamurit asnje simbol fetar, kurse Pjeter Bogdani i vuri kryqin. Kjo eshte histori.

  • Si te gjithe lexuesit e ketij blogu jam kurioz te di se cilet jane keta ekstreme te Islamit. Cfare Islami shqiptar? Pse qendrimi, i konsideruar eksrem, i disa personave eshte ISLAM? Islami eshte njeri?

    flm

  • Shkeputja nga kalifati (Stambolli) ndodhi ne vitin 1921, kur Zogu nuk ishte akoma kryeminister. Pastaj u sanksionua ne 1923.

    Komuniteti Mysliman nuk i pergjigjet nje shteti tjeter dhe nuk drejtohet nga joshqiptar.

    Islami ne trevat shqiptare ka ardhur shume me perpara se sundimi osman. Sundimi osman e masivizoi, sic beri sundimi romak me katolicizmin apo ai bizantin (bullgar e serb) me ortodoksine ne trevat shqiptare.

    Te lutem mos e sjell Zogun si shembull nacionalizmi, sepse per hire te pushtetit bashkepunoi me serbet e Jugosllavise.

    Per rolin e katolikeve:
    – Republika Katolike e Mirdites, e shkeputur nga shteti shqiptar, eshte shembull i separatizmit fetar katolik.
    – Qendrimi i klerit katolik te Shkodres para dhe gjate Luftes se Dyte Boterore eshte gjithashtu deshmi e rolit primar te “interesave” fetare, qe zevendesuan ato kombetare. Jane te shumte artikujt e HYlli i Drites, te botuara edhe ne kete blog, qe shpjegojne qendrimin filofashisht, filoromak te klerit katolik shqiptar ne vitet ’20-’40.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *