CensorshipA. Cara

Është përfolur mjaft që nga fillimi i luftës civile siriane rreth pjesëmarrjes së shqiptarëve në konflikt, jo nga shqetësimi se mund të luftojnë si mercenarë përkrah forcave asadiane, por sepse motivojnë praninë e tyre nga besimi fetar. Përveç kritikave mediatike, që thjesht kanë nxitur urrejtje sepse atë kanë kultivuar, janë dhënë edhe propozime konkrete, se çfarë duhet të bëjë shteti në të tilla raste. Halil Matoshi pati propozuar t’u hiqej nënshtetësia shqiptarëve kosovarë që luftojnë në Siri. Pra të gjithëve, edhe atyre që nuk luftojnë përkrah grupeve fundamentaliste. Analiza e tij bazohej në një mish-mash konceptesh të së drejtës ndërkombëtare, lirive themelore të njeriut dhe laicitetit:       

“Shteti duhet t’ua marrë shtetësinë kosovarëve që luftojnë në Siri, për një varg arsyesh, ngase shteti e ka vetëm këtë të drejtë, karshi “të drejtës për të luftuar” të shtetasve “rebelë”, që në këtë rast cenojnë jo vetëm imazhin ndërkombëtar të shtetit që i përkasin, por mbi të gjitha cenojnë sigurinë kombëtare!? Pjesëmarrja në një komplot, kundër rendit kushtetues të një shteti apo pjesëmarrja në luftë duke e shpallur atë “të shenjtë” (cila është ajo instancë tokësore që shpall diçka për të shenjtë?) ose “luftë për Allah” nuk është më problem i kufizimeve kushtetuese dhe i të drejtave të njeriut, por është problem kombëtar (që ndërlidhet me tradhtinë kombëtare) që në shtetin modern sanksionohet me ligj”.

Si çdo çorap informativ, edhe ky grumbull gjykimesh bart një mori kontradiktash, duke filluar nga më gjigandja, e drejta e shtetit për të shpallur luftë përballë rebelëve. Nga lufta në Kosovë nuk kanë kaluar akoma 15 vite. E pra kujtojmë që kosovarët po luftonin kundër shtetit jugosllav dhe me logjikën e Matoshit duhet të ishin rebelë që u ngritën kudër rendit dhe kushtetutës ekzistuese. Luftuan në emër të Zotit apo të Dreqit, kjo s’ka fare rendësi, sepse e drejta ndërkombëtare nuk bazohet mbi motivimet shpirtërore të njerëzve. Një kosovar duhet të jetë i fundit njeri në botë që guxon të pohojë se vetëm shteti mund të shpallë luftë dhe se lufta kundër rendit kushtetues është rebelim. Njihet botërisht se UÇK-ja është konsideruar si organizatë terroriste, si nga SHBA ashtu edhe nga Britania e Madhe, deri në fillimet e vitit 1999. Gjithashtu është fakt i njohur që protektorët e Kosovës kanë mbështetur me çdo mjet xhihadizmin e talebanëve.     

Tërheq vëmendjen gjithashtu edhe një kontradiktë nën hije, por domethënëse, konkretisht pohimi se“cila është ajo instancë tokësore që shpall diçka për të shenjtë?”. Një instancë e tillë është Kisha katolike dhe Matoshi ka harruar që para ca kohësh i replikonte Shefqet Krasniqit, duke e dërguar atë në ferr, pas anatemës së tij për Nënë Terezën: “duke qenë se Nënë Tereza (me përkatësi etnike shqiptare) është një shenjtore E Lumnueme nga Papa John Pauli II, së këndejmi ajo do të pushojë në parajsë”. Jo vetëm që Matoshi nisej nga premisa se Tereza është e lumturuar, se këtë veprim e ka në dorë papa, por dukej i bindur për këtë fakt. Pas katër vitesh pyet se cili njeri shpall diçka të shenjtë! Sidoqoftë, duke iu rikthyer luftëtarëve kosovarë, Matoshi sugjeronte heqjen e nënshtetësisë. 

***censorship2

Në ditët e fundit të vitit të sapo kaluar u përcoll një propozim tjetër: kush merr pjesë në luftërat jashtë territorit shtetëror të dënohet me burg. Artikulli në Koha Ditore fillon kështu: “Edhe në Maqedoni duhet të dënohen shtetasit e saj që luftojnë në konfliktet e ndryshme jashtë vendit […]; Pavle Trajanov ka kërkuar që përmes Kodit penal të aplikohen masa ndëshkimore për të gjithë pjesëmarrësit në luftërat e huaja”. Sipas gazetës, nismën e kanë aprovuar Bosnja, Serbia dhe me sa duket janë në pritje Kosova dhe Maqedonia. Tani Serbia nuk ka më nevojë të eksportojë qytetarët e vet për të masakruar civilë nëpër Ballkan sepse i ka zhvendosur bijtë e vet si mercenarë të gatshëm në Bosnje dhe në veri të Kosovës. Natyrisht, Bosnja mbrohet nga importime të mëtejshme duke pranuar reciprocitetin. Skenari absurd krijohet në Kosovë dhe një media e atij vendi e pret krahëhapur! Po sikur Shqipëria të cenohet nga një shtet, kosovarët e ardhur në ndihmë do të hyjnë në burg në Kosovë sepse janë luftëtarë në një vend tjetër? E sikur t’i ndihmojnë “vëllezërit” e tyre në Preshevë-Medvegjë-Bujanovc, përsëri do të burgosen në Kosovë? Maqedonisë i leverdis sepse pengon pjesëmarrjen e qytetareve të vet, por mbrohet nga çdo ndërhyrje e shqiptarëve përreth, të ardhur (hipotetikisht) në ndihmë të “vëllezërve” në Maqedoni, pasi Serbia i burgos dhe Kosova është drejt asaj rruge. Tani që Kosova është çliruar edhe me pjesëmarrjen e të tjerëve, në një luftë jashtëterritoriale, u bë haram lufta e huaj!

***

Në sintezë, kjo është një pjesë nga propaganda mediatike shqiptare përballë pjesëmarrjes në luftën siriane. Në Gjermani, një vend laik dhe perëndimor shembullor, zgjidhja e ditëve të fundit është një tjetër, që do të llahtariste “senatorët” tanë katolikë, analistët “laikë” e deri ekspertët e Lindjes së Mesme, por që me profesion janë, fjala bie, lektorë të farmakologjisë.   

Konkretisht në Assia të Gjermanisë është vendosur që në shkollat e nivelit fillor të mësohet feja islame me qëllim integrimin e nxënësve në shoqëri dhe mbrojtjen nga radikalizmi. Asnjë risi deri këtu, sepse në Berlin – ashtu si në të gjitha shtetet e ish-Gjermanisë Perëndimore – mësohet islami në shkolla publike prej vitesh, por New York Times nënvizon se kjo nismë perceptohet fuqishëm aq më tepër kur dy të rinj gjermanë (pikërisht nga Assia) u vranë në konfliktin sirian. Dhe po të mendosh se vetëm parapëlqimi i Vetëvendosjes për propozimin e përfshirjes së lëndës fetare në shkollat kosovare ka tërhequr anatemat e analistëve mediatikë për tradhti kombëtare, hije orientale islamike, shkelje të laicitetit etj, e kupton vërtet funksionin, mllefin dhe synimin e një tërësie të elitave shqiptare.

Gjermania, ku myslimanët janë të importuar rishtazi, e koncepton frenimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të saj në luftëra fetare përmes edukimit shkollor. Ne që pretendojmë të hyjmë në Evropë, që pretendojmë se jemi evropianë (pikërisht si këta nga Assia) me rrënjë, kulturë, elita e mentalitet, sugjerojmë hapjen e burgjeve, heqjen e pasaportave, kryqëzatën mediatike, turpin kolektiv, pendesën publike të institucioneve fetare (BIK, BIM, KMSH)… Edhe në tragjedinë e një lufte ne arrijmë të ndërtojmë hendeqe me Evropën e qytetëruar. Paradoksalisht duke u shitur për evropianë, arrijmë të mos i zgjidhim problemet, por t’i mbajnë në koma për të ushqyer frikën kolektive ndaj  fesë islame.

Comments

    • Tani, t’i japim Komunitetit c’eshte e Komunitetit e mos i hyjme ne hak kot. Nuk ka pse pendohet KMSh per djem te rinj qe kane shkuar ne Siri pa keshillen, pa pelqimin dhe pa dijenine e ketij institucioni.

      Keta vullnetare shqiptare qe sot po i vret jo vetem Bashar al Asadi, por tashme edhe al Kaida, jane viktima te shantazhit emocional e fetar nga qarqe klerikale qe u perdoren haptas prej Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Turqise dhe Arabise Saudite per te ndryshuar regjimin ne Siri. Tashme ShBA beri paqe me Iranin, sponsorin e Asadit, dhe e tradhetoi levizjen qe vete nisi. Ne vijim edhe Turqia e drodhi, po te kemi parasysh ministrin turk Davutoglu qe u beri thirrje luftetareve te huaj te kthehen ne vendet e vetase, fill pasi deklaroi qe krimet e opozites rebele po bejne Asadin te duket me i mire se c’eshte.

      Keta te rinj qe po vriten ne Siri jane viktimat e nje operacioni nderkombetar kunder kriminelit Asad, te cilin po e aministojne tani, dhe nuk kane lidhje fare me ndonje direktive apo frymezim te KMSh-se.

      • Me sa kuptoj ketu Beni, ai nenkrietari, sa bie viktime e shantazhit gazetaresk te Anila me kryq ne qafe Bashes, dhe te turfulloje kotmekot per “organe kompetente” dhe lutje te sinqerta, te nevizoje me mire fetarisht qendrimin legal ndaj fenomenit ne fjale dhe mbetet gjithnje ne rregull. Shqiptaret hipotetike qe kane shkuar ne Siri, aq me teper me gra dhe femij, Anila me shoqe t’i shkoje e ti pyes vete per motivet e tyre, KMSH nuk mban pergjegjesi per veprimet e cilindo individi kur nuk eshte ajo qe e ka nxitur per keto veprime. Kjo thirrja per “organe kompetente”, eshte me shume qesharake dhe servile, ne te vertete gjuha e vetme qe kerkon te degjoje shteti kur folasin muslimanet institucionalisht. Vazhdo Age bjeri violines.

        • Ne fakt arsyetimi im ka lidhje vetem me komentin e A, me siper. Nuk e kam lexuar fare c’thote organi kompetent i KMSh-se dhe nuk kam ndermend ta lexoj. Parimisht po thosha se KMSh nuk ka ndonje shfajesim per te bere mbi problemin e vullnetareve te Sirise. Nuk po aludoja se KMSh nuk ka faje te tjera, se i teprojne lojerat me vakefet, shkaterimi i kurrikulave ne medrese, politikat e kuadrit, servilizmi partiak etj.

          • Plotesisht dakord. KMSH-ja nuk ka nevoje te shfajesohet per veprimet e disa individeve, sepse jane njerez te lire e te pavaruar nga institucionet fetare. Ndryshon çeshtja nese individet do te ishin pjese e administrates se KMSH. KMSH-ja mund te mbaje nje qendrim te vetin rreth ketyre ngjarjeve. Kjo po.

  • Ky togfjaleshi “organet kompetente”, duket sikur eshte nxjerre nga marmita e nje “gazi 52” te Ministrise se Brendshme (shume interesante koicidenca e emrave!) :), nga ata qe kane terrorizuar miletin per 50 vjet me rradhe, por qe sot, te duket si barcalete.
    Vetem KMSH-ja ia njeh kompetencat organeve shqiptare, te shkalafitura militantesh e injorantesh. Natyrisht, duhen disa organe me te lodhura, per t’iu dhene vlere atyre te ketij shteti te mbaruar.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *