Erasmus boton Tim Winter-in në shqip





besimi-arsyeja-dhe-shpalljaShtëpia botuese Erasmus, falë  ndihmës dhe bashkëpunimit të  faqes e-zani.com, ka nxjerrë  në  botim librin me titull Besimi, arsyeja dhe shpallja: pikëtakimet e reja.

Ky libër është një përmbledhje esesh të  autorit Tim Winter (Abdal Hakim Murad), i cili është  një  nga personalitetet më  të  shquara myslimane në Perëndim. Profesor dhe imam i xhamisë së  Kembrixhit, autor i shumë eseve dhe librave akademikë, ai spikat për mendjemprehtësinë  dhe thellësinë  e mendimit të  tij teologjik.

Libri është  i pajisur me një parathënie të  gjatë, të  cilën autori ia ka dedikuar lexuesit shqiptar. Ky libër përmban ese me tema të  ndryshme teologjike. Disa prej tyre janë me karakter thellësisht islam, si p.sh. Pluralizmi në  Këndvështrimin Islam, Muhamedi në  këndvështrimin Islam, Ibrahimi në këndvështrimin Islam dhe Arsyeja si balancë.

Disa ese të  tjera fokusohen rreth krishtërimit, si p.sh. Rënia e Trinitetit (një  artikull ky i cili ndonëse ende i pabotuar në  gjuhën angleze është  ofruar në  mënyrë  ekskluzive nga autori për botimin shqip), dhe E vërteta kuranore dhe domethënia e “dhimma-s” (Një  ese kjo ku autori shqyrton mënyrën se si konceptohen të  krishterët në  Islam dhe historinë  e manifestimit të  këtij konceptimi përgjatë  historisë Islame”), po ashtu edhe Quicunque Vult: udhëtimi i një të riu në Islam (një  ese e shkëlqyer, ku autori shpjegon historinë  e konvertimit të  tij në  Islam).

tim-winter15449640155Gjithashtu, libri përmban edhe ese kushtuar dialogut ndërfetar me titull Jezusi dhe Muhamedi: pikëtakimet e reja si edhe Dinjiteti njerëzor dhe respekti i ndërsjelltë. Në  esenë  e parë  autori argumenton se si arritjet e fundit në  fushën e studimeve të  krishtera dhe islame kanë  bërë  të  mundur refuzimin e pikëpamjeve që  shohin një  polaritet të  pazgjidhshëm ndërmjet Jezusit dhe Muhamedit dhe ofrimin e një  pikëpamjeje të  re që  bën të  mundur gjetjen e pikëtakimeve ndërmjet këtyre dy figurave. Ndërsa eseja e dytë  është  fjalimi që  autori ka mbajtur në  Vatikan, në  vitin 2008, me rastin e iniciativës ndërfetare “Një fjalë e njëjtë ”.

Mendojmë se këto ese, të  shkruara në  mënyrë  të  mrekullueshme, do të  ofrojnë një  material të  vyer për cdo studiues serioz të  Islamit dhe do të  shërbejnë  në kuptimin sa më  të  mirë  të  temave kyce islame dhe ndërfetare, si edhe do të shërbejnë  si një  bazë  e mirë  për ndërtimin e një  fjalori dhe mënyre  të  shprehuri të  përshtatshme për publikun e gjerë  edhe jashtë  rradhëve të  bashkësisë  islame.

Libri mund të  gjendet duke klikuar këtu

Comments

  • Artikulli “Muhamedi ne kendveshtrimin islam” eshte jashtezakonisht interesant sepse shtillet rreth pikepamjes se Profeti Muhamed eshte ideali i romantizmit evropian. Personalisht, mendoj se duhet lexuar medoemos.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *