Të tallim sumerët





sazan_guriV. Popaj

“Pellazgologjia” ka njohur tre periudha ekzaltimi: gjysma e shek. XIX, kur filloi gara ndërkombëtare “kush i ka rrënjët më të hershme dhe këmbët më të shkurtra”; diktatura enveriste, në të cilën u bindëm masivisht se jemi pasardhës të pellazgëve; dhe këto dy dekadat fundit, të cilat janë periudha e artë, sepse kushdo, i armatosur me një fjalor e me fantazi, sidomos me fantazi, prodhon etimologji dhe origjina antike. Deri në momentin që ngelen botime qëndrimesh personale, si ato të Mathieu Aref-it, apo komente formuesh, anashkalohen si produkte argëtuese. Kur gazeta më e shitur shqiptare i hedh në editoriale, natyrisht që argëtimi shumëfishohet, jo aq për logjikën e rëndomtë të argumentimit, se sa për dekadencën e shtypit shqiptar. Kjo kontribuon në perceptimin kolektiv të shtypit shqiptar si mjet politik ku edhe ato pak sfera të mbetura jashtë politikës degjenerohen nga sharlatanizmi, siç është pretendimi, sa qesharak aq edhe pervers, i autoktonisë pellazgo-shqiptare mbi 25 dhjetorin. Jo se mbrojtësi i radhës i këtij absurditeti, Sazan Guri, shquhet për kultur historike, por sepse pozita e tij prej “lideri” në çështjet e shoqërisë civile i jep nota tragjike vetë pjesëmarrjes sonë në këtë shoqëri. Fakti që kemi mbrojtës të tillë të çështjeve publike është tregues i depërtimit të paaftësisë edhe në sferat teorikisht më të pavarura dhe më të ndjeshme të shoqërisë. E nëse sfera sociale që ka ndjeshmërinë të reagojë prezantohet nga “ambasadorë” të tillë, vaj medet si është ajo kastë elitare, politike ose jo, ndaj të cilës kjo sferë shpeshherë proteston. Më mirë të themi, vaj medet për ne!

Analiza e Gurit tek Panorama padyshim është ndër më brilantet në konkursin e urbanistikës së marrëzive. Artikulli titullohet Kalendarët sot, vazhdues të atyre pellazge dhe është fotokopje e një artikulli “tjetër” të botuar po nga Panorama me autor gjithmonë Gurin. Të presim vitin e ardhshëm se me çfarë titulli do ta propozojë Panorama këtë perlë. Sepse duhet të jetë perlë, meqenëse ribotohet.

Guri shkruan:

“Edhe muajt e vitit ky popull [pellazg, kupto shqiptar] i ka pas thirr me emër, sikundër edhe sot, si p.sh mars […] për të uruar mbarësi; prill – që viti të prij-ë me ushure, sepse hapet dita; maj – sepse është muaji i madh ditë dritë; qershor – sepse lidhet me vjeljen e qershisë ose kur bie shi; korrik – sepse korr drithëra; gusht – zagushi, gunë, ngushtohet dita-ngusht; shtator, tetor – vjeshta e parë, e dytë ose vjelja e parë, e dytë; nëntor – thirrje brumeri për shkak të brymës […]; dhjetori – quhesh dimër-ditë të zemëruara, të ngrysura; janari thirrej kalnue nga të qenit kalkan; shkurti quhej farori sepse lidhje fara e të lashtave, vonë kur Perandori Augusti i mori një ditë për gushtin, u quajt përsëri me emërtim shqip sepse ngeli i shkurtër”.

Më lart akoma eksperti shkruan se shqiptarët (pellazgët) quajtën ditën e martë në këtë mënyrë për nder të hyjnisë Mars dhe “nuk vëren” se hyjnia në fjalë ndodhet tek muaji mars, aty ku, madje, ka më shumë kuptim gjuhësor se sa tek dita e martë, por shpik lidhjen mars-mbarësi. Pse nuk vlen kjo logjikë edhe tek dita e martë? Latinët ia kushtuan këtë muaj Marsit, si mbrojtës i natyrës, simbol i forcës (vrulli natyror) dhe ishte muaji kur fillonin fushatat ushtarake; pastaj me radhë: Aprilis (hapje, por për nder të Afërditës), Maius (hyjnesha Maia), Iunius (hyjnesha Juno), të tjerët janë numra latinë (quintilis, sextilis, septilis, october, november, december). Nëntori u thirr brumaire pas Revolucionit Francez e jo në “kohën pellazge”; emri vjen nga fjala franceze brume, që do të thotë mjegull e jo brymë. Brume, nga ana e saj, në latinisht do të thotë solstici i dimrit; në italishten e Petrarkës ishte periudhë e ftohë, kurse në frëngjisht mjegull. Origjinën e ka pikërisht nga “mjegulla e nëntorit”.

Guri e shndërron Jul Çezarin në perandor, po kështu monarkët etruskë, dhe ‘perandorake’ e quan epokën e viteve 770-350 para K., duke diskredituar paradigmat e historisë së Romës antike! Augusti i “tij” i ka hequr gushtit emrin pellazg (sextilis paska qenë fjalë pellazge), për t’i vënë emrin augusto, që ngjason me gushtin “tonë”, atë të cilin Guri e quan gjithashtu pellazg (zagushi): pra Oktaviani i hoqi emrin gjashtë për ta quajtur zagushi. Nga një titull nderi, August, të cilin romakët ia njohën (thuajse e shpikën) për ta respektuar, sepse përmbante një ngarkesë të fortë fetare, eksperti i pellazgologjisë e degjeneron në vapë, zagushi, gunë e ngushtësi.

Një perlë tjetër është pohimi se kur Augusti i hoqi një ditë shkurtit, që deri atëherë quhej farori, ai ngeli me pak ditë dhe për këtë u emërtua, përsëri në shqip, shkurt. Në fakt quhej febrarius dhe ashtu ngeli: nga latinishtja februs do të thotë Pastrim (i lidhur me besimin), sepse romakët e konsideronin një muaj pastrimi shpirtëror. Augusti nuk bëri transport ditësh nga shkurti në gusht sepse me 28 ditë ishte – sipas Plutarkut dhe Makrobit – që në kohën e kalendarit të Numa Pumpilit, në vitin 713 para K. Parodik është edhe janari, që paskësh qenë thirrur, dikur – nuk dihet se kur – kalnue. Ec e gjeji lidhjen perandorit August, kalendarit latin dhe kallnurit “tonë”, në një kohë që latinët (e romakët) kallnurin e quanin Ianuaris për nder të hyjit Ianus, i cili nuk gërshetohet aspak me të ftohtin, por me ‘fillesat’. Pra ishte perëndia e ‘fillimit’, e ‘ndryshimit’, ashtu siç ishte Janari, de facto muaji i parë, megjithëse Marsi hapte kalendarin, sepse në atë muaj zgjidheshin konsujt romakë.

Sforcimi i etimologjisë made in Albania përfundon në futjakotizma të tillë, që, sidoqoftë, zbehen përballë një tjetri akoma më grotesk: për t’i dhënë sumerëve origjinë pellazgo-shqiptare, Guri i shton një ‘h’ dhe fjala bëhet shum-erët. E ç’nevojë kishte xhanëm, kur më shqip se sum-erë nuk ka? Dihet qe sum-erët ishin pellazgë, siç dihet se Homeri ishte i yni. Po. Ngaqë dinte shumë, njerëzit e pyesnin ‘ho mer?’ dhe ashtu i ngeli.

Duke analizuar numrin dymbëdhjetë, pellazgologu kishte bërë, ndër të tjera, edhe një zbulim të rëndësishëm për faqet e Panoramës: profeti Muhamed paska pasur dishepuj dhe këto paskan qenë 12! Vetëm se Gurit i kanë shpëtuar edhe ca dymbëdhjetëshe tjera: ajo e xhuxhëve të Borëbardhës, e vëllezërve Frashëri, e muskëtjerëve, e heronjve të Vigut e disa të tjera të këtij lloji. Me këto ritme e vetmja e vërtetë e Panoramës do të mbetet ngjyra e kuqe e LSI-së.

Comments

  • Po e ndihmojmë Zamzanin me ca materiale shtesë:
    Grekët (ose Krekët) nga shqiptarët që krekoseshin. Edhe sot mbiemri “Kreka” është shumë i përhapur në Shqipëri e Kosovë.
    Racë shqiptare janë edhe italianët, por këta disi të përçmuar. Ato ishin ‘me u tallë’, prandaj një i tillë quhej ‘i tallë” (i tallur), e popullit i ngeli ‘itall-ian’ ose ‘italian’.
    Gjermanët rrjedhin nga një familje korçare, që në pronat e saj të përjetshme në vendin i cili quhet sot ‘Gjermani’ kishin mbjellë një pemë mani. Kështu, kur shkonin me pushime verore atje, thonin “po shkojmë ‘gjer ne mani”. Me kalimin e shekujve, u reduktua në ‘Gjer(ne)mani’.
    Shtrirja e paraardhësve tanë është shumë herë më e gjerë sesa mund të përfytyroni ju sot. Pikërisht babilonasit e kanë origjinën nga Lushnja, pikërisht nga Babi (ose babai) i Lonit, një kryetar fisi legjendar.
    I pari që shkeli Amerikën – siç e di gjithë populli ynë i lashtë – qe një hajdut pellazgo-iliro-shqiptar (nga Labëria), që vajti atje, hëngri dhe iku pa paguar. Kur u kthye, i mësoi Evropës se ai vend ishte “ha-merr dhe ik”- ‘ha-mer-ik’, dhe së fundmi ‘Amerik’.
    Mos kujtoni se Japonia është shumë larg! Edhe ajo është vatër e stër-stër-stër-gjyshëve tanë me origjinë nga Elbasani, që kishin hobi duhanpirjen. Gjithmonë kur i pyesje “car e ban?”, thoshin “Ja po e nez!’. ‘Ja po e n(d)ez’ një herë, ‘ja po e nez’ dy herë, gjithmonë ‘ja-po-(e)nez’. Prej këtej rrjedh edhe emri i vendi Japoni.
    Kemi fakte për prejardhjen pellazgo-ilire-shqiptare edhe të anglezëve, kinezëve, francezëve, arabëve, kilianëve, eskimezëve etj., me të cilat do ta qerasim Zamzanin tonë 25 dhjetorin e ardhshëm!

    • Kjo retorik e PPSH nuk eshte e re. Nuk jeni ju shpikesi i saj,por jane ca komunista si puna jote .Aleks Buda ishte dhe mbetet Babai i kesaj retorike. Ju ne se jeni i interesuar te mesoni se si arrihet shkencerisht tek gjuha e pellazgeve..atehere dilni e kundershtoni shkencerisht gjuhesin perendimore ,Bopp,Stier,Pott etj…ose kundershtojeni shkencerisht Eqerem Cabejin Ketu : https://www.facebook.com/notes/altin-kocaqi/dokumente-historiko-gjuhesoreshkencerisht-shqipja-me-e-vjeter-se-gjuha-qe-dokume/475919659163325

      • Z. Altin, komenti im i mësipërm u vjen në ndihmë (siç e kam thënë që në fjalinë e parë) atyre që thjesht kanë pasion të flasin për etimologjinë, një nga disiplinat më të vështira të gjuhësisë. Unë as nuk e marr guximin të flas e të komentoj dijetarë të rangut të Eqerem Çabej apo të albanologëve që ju përmendni.
        Ju na keni njohur këtu me një thellim tuajin në këtë fushë, dhe për këtë ju uroj suksese. Gjithashtu, ju, si studiues, duhet ta dini më mirë se askush tjetër që etimologjia nuk është punë për inxhinierët e naftës dhe as nuk e besoj që ju do dëshironit të ishte ashtu. Në të kundërt, nëse ju mendoni se etimologjia duhet të bëhet patjetër ‘sport i masave’, atëherë ‘të rrojë Partia!’. Unë kam mendjen time dhe ju keni mendjen tuaj!
        Pikërisht, me këtë frymë do të doja të lexohej komenti im edhe nga ju, zotëri, ashtu siç kanë bërë shumica e lexuesve të tjerë.

        • Z Ilir

          Sigurishte qe une jam i mendimit se shkenca zhvillohet me baza shkencore…por permbysja e komunizmit erdhe me permbysjen e asaj kaste qe i sherbeu ideologjis bolshevike dhe e ktheu shkencen ne bolshevizem. Sic e dini ata qe interrnuan Dhimiter Piliken ishin ata qe me pare kishin kerrcenuar Eqerem Cabejin….Ata kan emra dhe quhen Sotiraq Pollo- Dhimiter Shuteriqi- Aleks Buda….sot nipat e djemet e tyre jane Genc Pollo,ai qe krijoj partin evete brenda ambasades greke…apo Ben Blushi ..ai qe ngritjen e flamurit sshqipetar ne Voskopoje e quan tragjedin me te madhe qe i ka ndodhur kombit shqipetar…..gjithe se cili zgjedh e merre

          • Z Ilir

            Sigurishte qe une jam i mendimit se shkenca zhvillohet me baza shkencore…por permbysja e komunizmit nuk erdhi me permbysjen e asaj kaste qe i sherbeu ideologjis bolshevike dhe e ktheu shkencen ne bolshevizem. Sic e dini ata qe interrnuan Dhimiter Piliken ishin ata qe me pare kishin kerrcenuar Eqerem Cabejin….Ata kan emra dhe quhen Sotiraq Pollo- Dhimiter Shuteriqi- Aleks Buda….sot nipat e djemet e tyre jane Genc Pollo,ai qe krijoj partin evete brenda ambasades greke…apo Ben Blushi ..ai qe ngritjen e flamurit sshqipetar ne Voskopoje e quan tragjedin me te madhe qe i ka ndodhur kombit shqipetar…..gjithe se cili zgjedh e merre

          • Keta pengojne studimet gjuhesore sipas gjuhesis perendimore qe etrit e tyre i quanin “studime borgjeze”…….Pra….shkenca jone vazhdon ende ne rrugen e eterve bolshevik se jane po te njejtit njerez ne ministrit e arsimit,kultures…..albanologji e akademi…kjo krijon boshllekun e vete….Me 22 Korrik 2002 ka nje artikull te Moikom Zeqos per “veglat antishqiptare mes nesh”….e gjene ne funde te librit te Pilikes 2005..

  • Shiko se ky muaji Janar, me ate etimologji latine, pra nga Ianus, tingellon shqip: Ja-nis, pra filloj.

    Por mund te jete dhe Januz. Keshtu quhej tavapjekesi ne lagjen time. Mjeshter i vertete, tamam si stergjysherit tane qe kane qene te afte ne shkrirjen e metaleve. Madje, ky Januzi tregonte nje here se i paskesh thene tezja e nje komshiu qe zjarrin e ka shpikur raca jone, pasi pellazgu Prom-e-theu nuk u kthye nga misioni i caktuar. Ne fakt quhej Proni/Prroni, qe ka ne rrenje fjalen ‘prrua’ dhe germa ‘n’ i ka lene vendin germes ‘m’, keshtu kot, per respekt pellazgo-etimologjik. Proni nuk u kthye, e theu qafen, dhe nga atehere njihet si Promi qe Theu qafen. Jo me kot “thyej qafen” eshte familjare tek ne e jo ne gjuhe te tjera.

    Meqenese ky nuk u kthye, sipas tezes se komshiut te Januzit, pellazget vendosen te hapnin konkursin per zgjidhjen e çeshtjes se zjarrit. U formuan grupet e para perfaqesuese ne histori. Njeri, Levizja e Sumereve per Iluminim, te cilet pellazget i njihin si “bij grash qe e tjerrnin leshin per merak”, pati mjaft sukses sepse premtoi zgjidhje te menjehershme te problemit si dhe punesim te grave pellazge ne kuzhinat e administrates. Zgjidhja ishte e thjesht: te presim nje vetetime qe vjen nga Perendimi. Ajo do ta ndizte zjarrin, e pastaj pellazget do ta mbanin perhere te ndezur. Ashtu ndodhi. E qe atehere ekziston shprehja pellazge: “shkrep vetima n’hale”.

    ***

    Problemi i dashur A nuk eshte Sazi, qe mund te derdellisi sipas deshires, por hapesira mediatike qe gezojne keta palaço. Me sakte, niveli i atyre qe drejtojne keta hapesira, serioziteti i tyre, pergjegjesia ndaj lexuesit, raporti me te verteten.
    Sazi te vdes fare kur pohon ne TV se eshte profesor. Normale, nje vend qe ka bere docent, dhe madje doktor te shkencave, Xhelal Mziun, nuk e ka per gje te lexoje ne fqen kultuore te gazetes me te madhe ne vend perlat e Prof. Sazan Gurit.

  • ha ha ha ha. Ore kur lexova shkrimin te Panorama, kujtova se po gjeja poshte tij Nard Ndoka, por jo Sazan Guri. Ka nevoje te qeshe n jeriu megjithe zemer, here pas here

  • Dorashken e hedhur nga V Popaj po e ngre une ne menyre qe ti tregoi zotit Popaj se sa argetuse eshte te notosh ne keto ujra.Ne nje nga numrat e ardhshme te gazetes do mundohem ta sqaroi zotin Popaj per anen shkencore te ceshtjes pellazgjike . Arritjet gjuhesore te shkences evropiane ,Partia dhe Enveri me ane te veglave te tyre , u vune damken ” gjuhesis borgjeze” .Shkencerishte ketu u bllokun studimet pellazgjike dhe u devijua qellimishte rruga shkencore. Interesi qe kane greket dhe serbet nga mosstudimi i ceshtjeve pellazgjike eshte teper i larte…ata paguajne mire dhe “vegla antishqiptare mes nesh”…do kemi rastin ta shohim ceshtjen me ne detaje

  • Ne se eshte aq i afte sa te marri mbi supet e tija barren e persekutoreve te PPSH per kete ceshtje ..atehere bujrum tia nxjerrim petet lakrorit. Te fillojme nga gjuhesia evropiane dhe sulmi i PPSH kundra Cabejt…ta vazhdojme me interrnimin e Dhimiter Pilikes nga PPSH e Enver Pellazgut. Ta vazhdojme me Lasgush Poradecin dhe “Bretokosat e mocalit te PPSH pellazge” dhe ta mbyllim me shkrimin e Moikom Zeqos ,Koha Jone 1994, ku ai PPSH dhe veglat e saja qe devijuan studimet pellazgjike i quan “vegla antishqiptare mes nesh”….ndoshta ketu e gjejne veten grekomanet e serbomanet mes nesh…….

  • Z. Kocaqi, mendoj se duhen disa shpjegime gjuhesore jo thjesht shembuj perputhjesh. Pra mbi cilat rregulla gjuhesore nje germe tranformohet per t’i dhene fjales kuptimin e propozuar nga ju?

  • Zoti Onadi
    Librin u a afroi falas
    Punimi im hyne ne fushen e shkences se gjuhesis ie…ne degen “kronografia”= kohe dokumentimi me i hershem fjaleve te gjuhes shqipe…tani ne se ju mundeni te mohoni se fjalet..vash-vi-vrahe,plaga,iki,niset etj nuk jan fjale te shqipes…..atehere zgjidhni problemin tuaj i dashur

  • Faleminderit per librin. Perpara se te me ofroni kenaqesine e ketyre leximeve, ju lutem te me dhuroni disa çelesa teorie ne forme te permbledhur, meqenese keni sjellur disa shembuj. Ata shembuj kane ngelur pa shpjegimet e duhura teorike. Jeni reduktuar tek shnderrimet e fjaleve pa shpjeguar rregullat perkatese. Pasi ka te tilla, apo jo? E nese ka regulla, duhen prezantuar. Perndryshe i verdallisemi muhabetit kot.

    Kronografia e juaj eshte nje ekspozim faktesh me rend kohor. Nuk shpjegon se si nje fjale X shnderrohet ne Y. Kesisoj, fjala Y mund te jete me e vone, por kjo nuk deshmon se lidhet me fjalen X. Gjithashtu, nuk shpjegon se fjala X i perket gjuhes pellazge, por vetem qe Y i perket gjuhes tone. Duke perdorur logjiken inverse, pra nisur nga semantika e sotme e fjales ‘vashe’ (p.sh), ju afroni fjale te largeta ne kohe pa dhene nje gjurme dokumentare se ajo fjale ne ate periudhe X kishte kuptimin qe ne i japim ne periudhen Y. Le pastaj rregullat e transformimit.

    Nuk kerkova edhe aq shume.
    Shpresoj.

  • Sigurishte qe nuk keni kerkuar dhe aq shume…kjo eshte e pakta e te paktave.

    https://www.facebook.com/notes/altin-kocaqi/dokumente-historiko-gjuhesoreshkencerisht-shqipja-me-e-vjeter-se-gjuha-qe-dokume/475919659163325

    Ne se e do me fjale te thjeshta atehere po u theme se “me baze mbetjet origjinale te fjaleve te huaja qe kan shpetuar nga lashtesia gjuha jone renditet me e vjetra e gjuheve te njohura. Kete e vertetoi e para gjuhesia evropiane me Franz Boppin ne krye…Myler,Pott,Stier,Schleicheri, Camarda,Tagliavini etj. Kete na i kane fshehur “vorioepiriotet” Aleks Buda,Sotiraq Pollo,Dhimiter Shuteriqi..te cilet e quanin “gjuhesi borgjeze dhe si rrjedhoi nuk ia vlente te merreshim me te :
    http://www.panorama.com.al/2013/07/16/bahri-beci-ju-rrefej-gjyqin-ndaj-eqrem-cabejt/

    SA PER QELBESIRLLEQET QE LOZEN …..LEXO KETU…FILLO ATY KU THOTE “SMIRA VRASTARE….

    • zoti kocaqi,te uroj suksese ne punen tuaj te lodhshme por fisnike pa te ardhura ekonomike si cdo pun qe ka per qellim zgjimin e kombit ton perparimin nepermjet kujteses se vertetes ruajtjes se gjuhes se lasht e pastrimit te se res qe mundohen ta ndyjn ata qe ju me mir se un i njihni.v.popaj ka ber ket shkrim jo me shum kunder atij qe kq shkrujt per emrat e muajve e ditve por me godit indirekt ata te nderuar si ju dhe shum studiues te tjer qe bukur shkruani studioni dhe perhapni dituri e njohuri ne mes ketij populli te lodhur prej mijra vite i len ne padije,popaj do tia arij akoma qe ne si popull te jemi injorant,duke par komentet ja arit se ka dhe pseudo intelektual qe e quan veten inxhinier eme tregu se dhe te mencmit nuk besojn kto pralla.Por ty tlumt goja qe ju ke pergjigj gjith ktyne pa atdhe,ne nji familje se tallesh me ato histori qe baba te tregon per gjushrit e vet ,baba te qit me shqelma e shyn ma mrena.zoti altin je i nderuar e i respektuar puno e boto vepra mezi presim ti lexojm,e nganjiher pergjigju ktyne intelktualve komunisto serbo greko inxhinjerve pa harxhu shum koh se sja vlen me e harxhu per ta .PUN TE MBAR.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *