Ibn Tejmija për Mevludin





220px-mohammad_sav-svgSheh al Islam, Ahmed Ibn Tejmija (1263 – 1328): Madhërimi i Mevludit dhe shënimi i tij për festim bëhet prej disa njerëzve. Në të ka shpërblim të papërshkrueshëm për shkak të objektivave të madhëruara dhe nderimit të të Dërguarit të Zotit, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të.

 

Iktida el sirat el mustakim

Comments

    • https://www.youtube.com/watch?v=8ee6RjFHryU

      Urrejtja Vahabite / Selefite ndaj profetit Muhammed a.s. dhe mevludit.
      Ligjërat nga Prof.Dr.(teologjisë) Sheikh Xhemil Halim al Huseini

      Mijëra dijetarë nga fillimi i shekullit të shtatë hixhri deri sot, kanë lëshuar shumë fetva dhe kan autorizuar libra për lejueshmërinë e të bërit Mawlid ( Mevlud ) : Festimi i lindjes së Profetit a.s.
      Në mesin e atyre që kan lëshuar fetva për lejueshmërinë e të bërit Mawlid (Mevlud) janë :
      Hafidh Ebu Hatab Ibn Dahjah, siç deklartoi autori I librit ” Kitab al- Wafiat Wifayat ” . Gjithashtu në mesin e mijërave që autorizuan ose dhan fetva ose lavdërojnë atë janë: Amiir ul – Mumineen në el- Hadith Ibn Haxher el- Askalani; Sheiku nga Huffadh el- Irakijj; Hafidh Xhalalud-Din Abdul-Rahman bin Ebu Bekr el-Sujutij; Hafidh Ebu Nuaim el- Asbahani; Shejh Muhamed Bakhit Almutiji; Myftiu i Libanit Sheikh Mustafa Naxha; Imami shembullor Alimi Muhadithi i madh Sheikh Abdullah Al-Harari (rahmet shpirti I pastë) .
      Kështu që nga fillimi i shekullit të shtatë hixhri dhe deri në ditët tona , ummeti mbledhet dhe feston lindjen e të Dërguarit të Allahut Muhamedit ( Paqja qoftë mbi të) . Në të gjitha shtetet ku ka musliman Indi , Pakistani , Bangladeshi , Indonezia , Malajzia , Marocco , Jemen , Algjeri , Tunizi , Egjipt , vendet e Al- Shamit , Gadishullin Arabik , dhe shtatë Emiratet të gjithë Ummeti e festojn lindjen e Profetit Muhamed a.s.
      Kurse nga ana tjetër ishin mu Vehabinjtë që ndaluan festimin e Mevlydinit ( Mawlid ) dhe e akuzojnë Ummetin me politeizëm/shirk! Në ditët tona të gjitha shtetet Islamike, për ditëlindjen e Pejgamberit a.s. është fetsë kombëtare. D.m.th. ditë pushimi. Përveq Saudi Arabisë e cila ësht rrëmbyer nga Vehabit / Selefit !
      Ja ku është Fetvaja e kreut të Vehabistëve. Sheiku Vahabi; Sheikh Abdul Aziz Bin Baaz nga Arabia Saudite.
      I cili prodhoj dhe aplikoj një fetva ku tha se: festimi i lindjes i të Dërguarit të Allahut është një bidah e ndaluar!
      Ai thotë: Të bësh këtë Mawlid është e ndaluar! Pastaj ai krahason muslimanët që e festojn atë me adhuruesit e idhujve dhe mushrikët!
      Vehabit padyshim janë sekti i të devijuarve për të cilin grup aplikohet thënia e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi qofshin mbi të) kur ai thotë “Ai që devijon, do të bie në zjarr”(skjarim;hoxha këtu aplikon thënjen e Profetit a.s. sahih hadithi që tregon për ndarje të Ummetit në 73 sektet në islam, ku Ai a.s. ka thënë se Njëri, sekti shumicë shkon në xhenet, kurse ato 72 grupet prej pakicave tjera të devijuara që jan hyjnë në xhehenem,d.m.th. Vehabit jan grup pakic).
      Këta Vehabi / Selefi nuk e duan Pejgamberin (Paqja qoftë mbi të). Ata nxisin ndalimin e Mevlidit .Pse?
      Kështu që Umeti të mos ta përkujtojn Profetin e tij ( Paqja qoftë mbi të).
      Ata ndalojnë që të kërkojm Tevesul dhe Tabaruk në mënyrë që ata nuk e nderojnë Profetin ( paqja qoftë mbi të) .
      Sa i përket Mawlidit , myftiu i tyre Mufti Ebu Bekr el – Xhazairi ka shkuar dhe thotë se :
      “festa dhe gostia që është ofruar nëpër Mevlude është më e ndaluar se sa mishi i derrit”
      -Ata nuk kanë turp duke mos iu bindur Allahut dhe të Dërguarit të All-llahut, ata as nuk turpërohen nga ajo që ata thonë para njerëzve !
      Jo vetëm kaq!.
      Por, ata kanë njërën prej shum librave të quajtur “Mugni el-Murid el-xhami ul-lishuruhi kitabi at-Tawhiid” botuar nga Abdul – Munhim Ibrahim pjesa e 4të.
      Të shikojmë se çfarë objektivash këta vehabinjtë kanë. Në këtë libër thërrasin për djegien e varrit të Profetit Muhamed ( paqja qoftë mbi të). Për të djegur varrin e të Dërguarit të Allahut ! Ata duan të asgjësojn dhomën e Profetit Muhamed a.s.! Dëgjoni atë që thanë ata këtu për ” Al – Huxhra “. A e dini se ku ësht Al- Huxhrat ? -Ajo ësht dhoma ku Varri i Profetit është i vendosur.E ata thërrasin : ” Ajo duhet të digjet , apo ajo duhet të shkatërrohet sepse aty shkojn njerzit dhe bëjn Shirk”! Në qoftë se kjo është ajo që ata kan plan të bëjnë me dhomën e Pejgamberit a.s.,imagjino, çfarë do të bëjnë ata në kuben e gjelbërt mbi varrin e Pejgamberit a.s. ? Allahu akbar ! Allahu akbar !
      O ju Musliman!Nëse një person thërret njerëzit që ta shkatërrojn varrin e babait tend ose për ta djegur, a do të jeni dakord për këtë? Pra,mendoni thellë se si do ta ndieni veten për ata që thërrasin për ta djegur varrin e babait tend?
      Ata nuk i frikësohen Allahut! Dhe në librin e Sheh Albanit Muhadithi i Vahabistve i cili në mënyrë të falsifikuar pretendonte të jetë Muhadith. Ai thotë në librin e tij të quajtur “Tahdhir as-Sajid min Itikhadh al-Kuburi Masaxhid” shiko në atë që ai dëshiron të bëj.
      Albani thotë: “Unë i kam parë ata që luten pas varrit të Pejgamberit, dhe ky është një akt idhujtarie “! Ai thotë për Xhaminë e Pejgamberit dhe lutjes së popullit nga koha e Sahabëve deri në ditët tona si një akt idhujtarie (Shirk). (Allahu na ruajtë).
      A e dini se çfarë do të thotë idhujtari? Kjo do të thotë si akti i adhuruesve të gurëve, adhuruesit e idhujve! Ai kërkoi që të marrë varrin e nderuar të Profetit e ta qes jashtë xhamisë. Dhe në librin e tij thotë: “Një mur duhet të jetë ndërtuar nga veriu në jug në mënyrë që varri me qenë jashtë xhamisë”!! Ky është libri i Sheh Albanit. (Allahu na ruajtë).
      Këta janë vehabinjtë ata nuk e duan të Dërguarin e Allahut (Paqja qoftë mbi të). Sepse në librin e tyre një nga udhëheqësit e tyre të mëdhenj me emrin Muhamed bin Othaimiin në librin e tij të cilën ai e quan “Sharh Riadus-Salihin”. Ai tha se ” “Pas vdekjes së tij Muhamedi a.s. njerzia nuk do të përfitojnë prej tij asgjë”.
      Dëgjoni o njerëz! Zgjohuni dhe i kushtoni vëmendje! Sigurohuni për ti mbrojtur vlerat e tua islamike dhe veprimet që nxisin muslimanët ta duan të Dërguarin e Allahut (Paqja qoftë mbi të).
      Dhe tani dëgjoni për këtë skandal të këtyre vehabistëve! Dëgjoni kontradiktat e tyre
      Këtu është libri i liderit të tyre i pari dhe më i dashuri udhëheqësi kryesor nga vehabistët Ibn Tejemije.
      Në librin e Ibn Tejemijes që është quajtur “Iktida es-Sirat al Mustakiim”.Vështroni në atë që ai thotë: ” Madhërimi i Mevludit dhe shënimi i tij për festim bëhet prej disa njerëzve. Në të ka shpërblim të papërshkrueshëm për shkak të objektivave të madhëruara dhe nderimit të të Dërguarit të Zotit, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të. “! Megjithatë, ishin mu Vehabinjtë që i konsiderojnë Kufar kushdo që feston Mawlidin , dhe udhëheqësi i tyre thotë se duke e bërë këtë merr shpërblim të madh! Pra Vehabit , si do të gjykojnë tani liderin e tyre udhëheqësin e parë? Çfarë gjykimi ata do ti japin atij? A do të thonë se ai është gjithashtu një kafir? Ose ata do të qëndrojnë të heshtur?.
      Dhe këtu është libri nga Ibn Kethiri i quajtur : ” Al – Bidayah Wan – Nihajah ” botuar nga Imami i tretë për Vehabit dhe ai është Ibn Kethiri (1.Ibn Tejemije>2.Ibn Kajimi >3.Ibn Kethiri). Ku ai e përshëndet dhe e lavdëron mbretin el- Mudhaffar dhe thotë: “Allahu e shpërbleftë, ai ishte i pari për të festuar Mawlidin ai bëri një festë të madhe , shumë madhështore ” . (Ibn Kethirit lideri shpirtëror i Vehabive i gjeneratës pas Ibn Tejemijes)

      Këtu është një libër i al-Dhahabri për të cilin Vehabit kan dashuri, sepse ai është një student i liderit të tyre Ibn Tejemijes. Ai thotë në librin e tij të quajtur “Tarikh al-Islam”, në lidhje me biografinë e mbretit al-Mudhaffar mbretit të Irbil-it i cili ishte i pari që përtëriu Mevlydin festimin e lindjes së Profetit a.s.
      A e dini se kush ishte mbreti el-Mudhaffar? Ai ishte kunati i Sulltan Salahud-Din el-Ejubi, burri i motrës së tij. Çfarë tha al-Dhahabri rreth tij: “Ai ishte trim i madh dhe i drejtë, një gurëthemel në histori për Ehli-Sunnet uel-Xhemat”. Al-Dhahabri i lutej Allahut që ta mëshiroj mbretin al-Mudhaffar, ku ai tha: “Ai ishte i pari që përtëriu festimin e Mawlid”. Pra, çfarë do të thonë Vehabit në lidhje me al-Dhahabi? (al-Dhahabi ishte lideri shpirtëror i Vehabive i gjeneratës pas Ibn Kethirit)
      Këta Vehabit e kanë krahasuar Allahun me krijesat e Tij dhe ata e konsiderojn të gjithë Umetin si blasfemues (Shirk ose Kuffar)! Shikoni në librin e tyre të quajtur “Al – Durar al – Sanijah fil – Axhwibah Al – Naxhdijah ” pjesa 2,8 dhe 10 me opinione nga redaktorët e tyre. Ata thonë : “Perandoria Osmane është një perandori e blasfemuesve prolifik , dhe kushdo që nuk i konsideronë ata si Kufarë , ai vetë është kafir , dhe ai që dyshon në Kufrin e tyre është gjithashtu një Kafir ” ! Këto janë Vehabit .
      E tani e di të vërtetën për vahabistët ! Nuk duhet të mashtroheni nga ata , ata përgënjeshtruan All-llahun dhe mallkuan ( nënçmuar ) All-llahun , ata e përgënjeshtruan Kur’anin , ata përgënjeshtruan Islamin , por ata pretendojnë se janë më të mirë të krijimeve të Allahut ! I gjithë Ummeti sipas tyre është blasfemuesë, me përjashtim të atyre që pasojn ata .
      Edhe Eminah r.a. nëna e Profetit Muhamed a.s. , ndërsa në varrin e saj ajo nuk i shpëtoj fyerjeve të tyre. Ata thonë për nënën e Muhamedit a.s. se ajo do të jetë në Zjarrin e Xhehnemit! (Allahu na ruajtë). Ata nuk kanë sjellje ,nuk kanë respekt për Allahun dhe të Dërguarin e All-llahut dhe besimtarët! Edhe në varrin e saj ata e konsiderojn atë si një Kafire ! (Allahu na ruajtë).

    • https://www.youtube.com/watch?v=MKN6Kb6uERY&feature=youtu.be
      Vehabit / Selefit akuzojnë Sahabat për Shirk
      Ligjërat nga Prof.Dr.(teologjisë) Sheikh Xhemil Halim al Huseini
      Ne kemi prova me referencat e librave dhe dokumenteve që ata kanë autorizuar, botuar dhe shpërndarë në të cilën ata i kanë deklaruar se Sahabitë – Shokët e ndershëm të Profetit (Paqja qoftë mbi të) si kufarë.Dhe unë do të ju jap vetëm disa nga këta shembuj të shumtë dhe të gjitha këto janë në librat dhe dokumentet që janë në dispozicion dhe në qarkullim.
      Në përmbledhjen e asaj që ata kanë thënë në shpalljen e dijetarëve më të shquar të këtij Ummeti si Kufarë. Kreu i këtij sekti të devijuar, dhe kreu i këtij grupi të devijuar, që do të thotë se ai është një lider për ta dhe jo i shumicës absolute të Ummetit Musliman (Ehli Sunnet vel-Xhemat). Siç ka thënë Pejgamberi a.s.: “ai grup i cili devijon nga shumica e muslimanëve, ka devijuar për në xhehenem”.(skjarim;hoxha këtu aplikon thënjen e Profetit a.s. sahih hadithi që tregon për ndarje të Ummetit në 73 sektet në islam, ku Ai a.s. ka thënë se Njëri, sekti shumicë shkon në xhenet, kurse ato 72 grupet prej pakicave tjera të devijuara që jan hyjnë në xhehenem,d.m.th. Vehabit jan grup pakic).
      Dhe ne, falënderimi i takon Allahut që jemi në shumicën absolute në kombin mysliman Ehlus-sune vel xhemah.
      Shpikësi kreu i parë në histori i këtij sekti të devijuar Ahmed Ibn Tejmija el Harrani (1263 – 1328) në librin e tij “El-iktida Sirat al-Mustakiim” shkruan në lidhje me veprimet e kryera nga sahabiu i nderuar dhe i respektuar i cili u vlerësua nga Profeti (paqja qoftë mbi të) në hadithin e transmetuar nga el Bukhari dhe Ibn Hibani. Përcjellur nga Hafsa (Allahu i pranoftë veprat e saj) e bija e Omar ibn el-Khatab,hadithi për Abdullahun të birin e Omerit, të vëllain të saj.
      Profeti a.s. ka thënë për të: “Abdullahu i biri i Omerit është një njeri i drejtë”
      Profeti a.s. ka dëshmuar për drejtësin dhe devotshmërinë e sinqertë të tij. Profeti ka dëshmuar se ai do të jetë në Xhennet, megjithatë Ibn Tejemije në librin e tij të cilën ai e ka quajtur. “Iktida el-Sirat el Mustekim” shkruan për Abdullahun r.a., të birin e Omerit r.a.në lidhje me: “Veprimet që I bënte Abdullahu r.a. duke u lutur në vendet ku Profeti a.s. u lut në mes Mekës dhe Medinës”.
      Ne themi se Abdullahu r.a. e ka bërë këtë në mënyrë që të kërkoj bekime nga përcjellja e gjurmëve të Profetit a.s. aty ku ishte falur dhe nga malli i madh për Pejgamberin a.s.. Kurse Ibn Tejemija thot në librin e tij për të:
      “Në lidhje me veprimet e kryera nga ky njeri” (duke iu referuar Abdullahut r.a., birit të Omerit r.a.) Ibn Tejemija ka thënë: “Kjo është arsye që ai të ketë ndërlidhur një partner All-llahut”. (Allahu na ruajt)
      Pra, sipas Ibn Tejemijes, ky veprim i kryer nga Abdullahu r.a. i biri i Omerit r.a. ësht veprim që shkakton atë që të dalë prej Islami. (Shirk)
      Ja një shembull tjetër, nga libri i Ibn Tejemije të cilin ai e ka quajtur, “Rruga e Sunetit Pejgamberit”, por në realitet kjo është “shtegu” për sektin e devijuar. Ç’farë shkruan ai në lidhje me Aliun r.a.?Për të cilin Profeti a.s. i tha bijës së tij Fatimah r.a.: “Të kam martuar me personin më të dijshëm të kombit tim”, duke iu referuar Zotëriut tone Aliut r.a.
      Kurse udhëheqësi i këtij sekti të devijuar ibn Tajjemija në librin “Minhaxh as-Sunnah” – Vëllimi 4, faqe 42 thotë për Aliun r.a. : “Për shkak se ai e përqafoi Islamin në një moshë të tillë aq të re, kam një mendimin ndryshe se A iu ka pranuar islami ose jo?” Pra, Ali ibn Ebu Talib-është kafir për vahabistët.
      Ibn Tejjemia shkroi ofendime gjithashtu edhe për Zonjën tonë Fatimen r.a. e cila ishte shumë e afërt dhe e veçant për Profetin a.s. Atë e donte aq shumë Profeti a.s. sa që sa here ajo hynte në dhomë ai do ngritej në këmb për të nga respekti. Kur ne e dimë se ai është i Dërguari i All-llahut, në qoftë se ajo hynte në dhomë ai do të ngritejë në këmb për Fatimen r.a. nga respekti. Kurse Ibn Tejmija ka shkruar në jidhje me Fatimen r.a. në librin e tij “Minhaxh es-Suneh an-Nabawijah” :”Ajo kishte disa atribute të caktuara të hipokritëve” këtë e ka thënë ai për Zonjën tonë Fatimah r.a. (vajzën e Profetit sal-Allahu alejhi vessel-lem) (Allahu na ruajt)
      Dhe Ibn Tejemije vazhdon ofendimet kur ai thotë në vëllimin 4, faqe 65 në lidhje me zbritjen e ajetit : “mos u falni, ndërsa ju jeni të dehur”ky thotë se ky ajet ka qenë shpallur duke iu drejtuar Aliut r.a.
      Aliu r.a. përqafoi Islamin shumë më parë parase ai të kishte arritur moshën e pjekurisë.Dhe Aliu r.a. është rritur në të njëjtën shtëpi ku jetonte edhe Pejgamberi (sal-Allahu alejhi vessel-lem). Atëhere dikush të na tregoj neve se kur ka pirë Aliu r.a. alkool? (Allahu na ruajt)

      Dalim tani te ky tjetri shehu i tyre Abd al-Aziz Ibn Baz
      Ç’farë e shtyu që Ibn Baz që të thotë në komentin e tij që e bëri në lidhje me librin ” Fet’h ul-Bari” (libri i Ibn Haxher el Askalani-të) komentuar nga Abd al-Aziz Ibn Baz?
      Ai thotë në komentimin e tij se sa I përket Bilal Ibnul-Harith el-Muzani , i cili ishte një nga Shokët e të Dërguarit të Allahut, Ibn Baz shkruan se: “Veprimet e kryera nga ai ishin akte të SHIRKUT!”
      Çfarë bëri Bilal Ibnul-Harith el-Muzani r.a?
      Në vitin e thatësis ekstreme ai shkoi te varri i Pejgamberit dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut, luteni Allahun të na dërgoi shi, sepse kombi juaj është në rrënoja”
      Bejhekiu transmeton me një zinxhirë sahih: Është transmetuar prej Malik ed-Dar, arkëtarit të Omerit (r.a.), që njerëzit gjatë kohës së Omerit r.a. ishin prekur nga një thatësi, gjatë të cilës një njeri erdhi tek varri i pejgamberit s.a.v.s. dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, lutu për shi për Umetin tënd, ngase me të vërtetë ata janë duke u shuar,” pas së cilës Pejgamberi s.a.v.s. i’u paraqit atij në ëndërr dhe i tha: “Shko te Omeri dhe jepi selamet e mia, dhe thuaji atij që për ta do të bie shi. Thuaj atij: Duhet të jesh i zgjuar, duhet të jesh i zgjuar!” Ky njeri shkoi dhe i tregoi Omerit. Ky i fundit tha: “O Zoti im, unë nuk kursej asgjë nga mundi im, përpos çka është jashtë kompetencave të mia!”
      Ibni Kethiri e citon kështu nga Bejhekiu në el-Bidaje we el-nihaje dhe thotë: isnaduhu sahih (senedi i tij është sahih);
      Ibn Ebi Shejbeh e citon në Musenefin e tij me një zinxhirë Sahih (sahih) siç është konfirmuar nga Ibn Haxheri i cili thotë: rawa Ibn Abi Shayba bi isnadin sahih dhe e citon këtë hadith në Fet’h el-bari. Ai identifikon Malik al-Dar si Arkëtarin e Omerit (khazin `umar) dhe thotë që personi që e ka vizituar dhe parë Pejgamberin s.a.v.s. në ëndërr është identifikuar Sahabiu Bilal ibn el-Harith. Ai po ashtu e përmend atë në el-Isaba, ku thotë se Ibn Ebi Hejtheme e ka cituar atë.
      Imam Neveviu e vendosi këtë trasnmetim tek kapitulli “Në lidhje me viziten e Varrit të Pejgamberit (Alejhi Selam) dhe përmendjes së tij”
      dhe shumë ulema të tjerë nëpër librat e tyre…
      Ebu Hurejra transmeton:
      Kam dëgjuar pejgamberin të thotë: “Kushdo që më sheh mua në ëndërr, sigurisht që ka parë të vërtetën, pasi që shejtani nuk mund të imitoj dukjen time.”

      -Dhe tani unë do të ju tregoj se si lideri Vehabist i rardhës Al – Hafidth az- Zabidijj kanë deklaruar Zonjën tonë Aishen r.a. si një kaffire, nëna e besimtarëve.
      E cila u vlerësua nga Allahu në Kuran në 14 ajete të ndryshme ku Allahu (xhele shanuhu) e ka pastruar atë nga akuzat e hipokritëve dhe e shpalli pafajësinë e saj, kur Allahu ka thënë për Aishen r.a. se “ajo është nëna e besimtarëve” (Ajeti Sure-Az’hab thotë): “Pejgamberi është më meritor për besimtarët se sa vetja e tyre dhe gratë e tij janë nënat e besimtarëve”.
      Al – Hafidth az- Zabidijj ka transmetuar në librin e tij se zonja jonë Aisha r.a , “”Ndërsa Aisha r.a. ishte në shtratin e saj të vdekjes mori një copë të veshjes të Profetit , që ajo më parë e kishte fshehur dhe ajo tha : ” Në qoftë se unë vdes , më varrosni me këtë në gjoksin tim , unë jam duke shpresuar për të shpëtuar nga torturat e varrit nga bekimet e kësaj lecke që ka qenë e veshur nga I Dërguari I Allahut a.s. Dhe se ky akt ishte AKT I SHIRKUT“”.
      Kur ti hapim sytë ne shohim se ajo është Siddik , e bija e Siddikut ( Ebu Bekrit r.a.). Ajo ,ishte një prej personave që ishin më të dashur për të Dërguarin e All-llahut a.s. Kur Profeti a.s. u pyet : ” Kush është më i dashur për ty ? ” Ai u përgjigj : ” Aisha ” dhe pastaj ata e pyetën : ” Dhe kush nga meshkujt “, ai u përgjigj : ” Babai i saj ( Ebu Bekri r.a. ) ” në mënyrë që ata janë të dytë më të dashurit për Profetin a.s. Duke qenë gruaja e Profetit a.s, për çdo ditë sa shpesh do të jenë prekur me njëri-tjetrin dhe nga kjo sa shumë bekime do të ketë marrë ajo. Tashmë ajo në shtratin e vdekjes ajo ende kërkon bekime prej tij. Madje ajo nuk i shihte si të mjaftueshme të gjitha këto bekime që kishte marr prej Profetit a.s. gjat jetës.Por ajo kishte fshehur një pjesë te rrobes së tij dhe e ruante për kohëra të urgjencës dhe vështirësive të varrit . Kur ajo tha : “Unë jam duke shpresuar për të shpëtuar nga torturat e varrit nga bekimet e kësaj lecke”
      Kjo është transmetuar nga el-Hafidth ez-Zabidij në librin të tij “Ithafus Sadat il Muttekin” në vëllimin e 10-të.
      Tani ky veprim që ajo paska bërë qenka “Shirk” siç’ka shkruar el-Hafidth ez-Zabidij.Këtu flasim për gruan të cilën Kurani e ka lavdëruar dhe e ka deklaruar se ajo është nëna e besimtarëve.
      Vehabinjtë thonë se kushdo që e bën këtë i bën partner Allahut (mushrik).
      -Pra, kë apo ç’far pasojn ata? Ne ndjekim Kur’anin!Kur’ani ka deklaruar se ajo është e pastërt nga ç’do vepër e keqe. Dhe ësht e qartë të ketë qenë e pastërt nga ndonjë vepër e pamoralshme. Sepse ajo është nëna e besimtarëve dhe se ajo është gruaja e Profetit a.s. në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Kurse nga ana tjetër ishin mu Vehabinjtë që thonë se Aisha r.a. ka kryer shirk (ka lidhur një partner me All-llahun).
      Në të vërtetë ata i Kanë shpallur Dijetarët më të shquar të këtij ummeti si kafira.
      Dhe ndëgjoni këtë, nga pretendimet e tyre se Tawasuli/Istighatha. Duke bërë thirrje dhe duke i kërkuar ndihmë Pejgamberit a.s. ose robërve të devotshëm në kohërat e vështira sipas Vehabinjëve të gjitha janë të klasifikuara si Shirk (adhuronin diçka ose dikend tjetër pos All-llahut).
      Me këtë Vehabinjët e kanë deklaruar të gjithë kombin si kufarë duke përfshirë të gjithë dijetarët dhe udhëheqësit e shquar të Islamit. Siç është transmetuar nga Ibn Kethiri, autorin që Vehabit (Selefi) shumë e adhurojn sepse Ibn Kethir ishte një nga studentët e Ibn Tejmijes (nga gjenerata e radhës Vehabiste). Ibn Kethiri në librat e tij “el-Bidaya wan-Nihaja”, në lidhje me ngjarjen e cila u zhvillua në vitin 11 Hixhri
      Mbani mend këto referenca nga librat e tij:
      1) Ibn Kethiri në el-Bidayah wan-Nihaya,
      2)në librin-“Tabarijj “
      3)në librin “Tariikh” e tij.
      4) Ibn el-Athiir në komentimin “El-Kamil fit-Tareekh”të Ibn Kethir, dhe opinione nga redaktorët

      Në të gjitha këto libra ësht transmetuar, se slogani i ushtrisë muslimane (i Sahabët dhe tabieen) kur Ebu Bekr el-Sidik ishte kalifi dhe ai e urdhëroi ushtrin muslimane të shkojn për të luftuar femohuesin Musajlimah gënjeshtarin dhe ushtrinë e tij. Në vendin e quajtur el-Jamamah. Slogani i ushtrisë muslimane ishte:
      “JA-MUHAMMADAH!”.
      Kush ishte në këtë ushtri? Ali r.a. dhe Khalid ibn al-Welid r.a. E kjo ishte në kohën kur Abu Bekri r.a. kalifi dhe të gjith Sahabitë më prominent ishin gjallë ose ishin pjestar të asaj ushtrije. Pra Vehabinjët pretendojnë se Tawasuli dhe duke bërë thirrje “Ja Muhamad” klasifikohet njejtë sikur ata e adhuronin dikë tjetër pos Allahut (Shirk).
      Kend e kanë deklaruar ata si kufarë? Ebu Bekr as-Siddiq r.a. pastaj Omerin r.a. për shkak se ai ishte aty dhe e ka miratuar këtë, Uthmanin r.a. sepse ai ishte ende gjallë, duke qenë kalifi I tretë, pastaj Ali ibn Ebu Talib r.a., i cili ishte pjesë e ushtrisë dhe ishte me ta duke luftuar në fushën e betejës. Khalid ibn el-Walid r.a. të cilin Profeti a.s.e ka quajtur: “Një nga shpatat e All-llahut”.E kush tjetër ishte aty? Pjesa tjetër e Sahabëve dhe atyre që morën njohuri prej tyre.
      Vini re këtu, ju duhet ti kushtoni vëmendje kësaj, se vehabinjët kanë deklaruar dhe deklarojnë Sahabët më të shquar dhe udhëheqësit më të drejt të këtij kombi si kufarë.Do me thënë me këtë potez ata kanë prerë zinxhirin e transmetuesve që islami na ka mrri neve, në të cilën Kurani dhe feja na ka arritur neve sot. Kjo është për shkak se, në qoftë se Të gjithë Sahabet simpas tyre u bënë “kufarë “, ata nuk mund të klasifikohen si njerz të besueshëm që na e paskan transmetuar fenë. Dhe për këtë arsye nëse këta njerzë jan kufarë atëher Kurani nuk do të mund të merret prej tyre si i saktë dhe as nuk mund të jetë hadithet e as feja e saktë.Pra në këtë rast, Islami do të ishte shkatërruar. A e shihni se në qfarë EKSTREMIZMI kanë kriju.Ata kanë shkatërruar fenë tonë duke deklaruar Shokët e Profetit (Paqja qoftë mbi të) si kafira. Ata jo vetëm që deklarojnë pjesën laike të kombit si kufarë por dijetarët më prominent, udhëheqësit, dijetarët dhe krerët e kombit si Ali ibn Ebu Talibi r.a. dhe të tjerët.
      Është transmetuar se Ali ibn Ebu Talibi r.a.u vlerësua nga Profeti (paqja qoftë mbi të) në një hadith që gjykohet si “Hasan-Sahih “nga el-Hafidth el Irakijj (në librin e tij el-Mughni’an hami al-asfal) dhe gjykohet njëjtë nga Muhaddithët tjer dhe dijetarë tjerë të hadithit. Pejgamberi tha: “Unë jam qyteti i dijes dhe Aliu është porta e tij” dhe ata thonë se ai është një kaffir.
      Pra sipas tyre Zonja jonë Fatimja r.a. ka atribute të caktuara të hipokrizisë dhe Aisha r.a. është kafira dhe Ebu Bekri r.a, Omeri r.a, Uthmani r.a., Aliu r.a. dhe Khalidi r.a. duke përfshirë ushtrinë e Sahabëve dhe pjesa tjetër e ummetit.
      Kush ka mbetur si musliman në fytyrën e Tokës o Vehabinjë? Dikush na tregoni, si na ka arritur feja sipas pretendimeve të këtyre Vehabive?. Fakti është, feja që arriti te ata nuk është feja që është marrë prej Sahabëve, por ajo arriti t’iu vinte nga dikush tjetër. Nga kah ju ka ardhur ajo fe? Po ua them unë tani, ndoshta feja atyre ju ka ardhur nga Faraoni ose Satani ose Karuni ose Hamani!
      Si ka arritur feja te ata, dikush na tregoni saktë si iu arriti e ashtuquajtura feja e tyre ?
      Për të cilën fe ashtu siç pohon lideri i tyre Muhamed ibn Abdul Vahabi në librin e tij “At-Teuhid”: “Para se ne ta përtërinim thirrjen në fe, Islami kishte pushuar së ekzistuari për 600 vjet”. Shih se si ata e shpallën të gjithë Ummetin si Kufarë, secilin individë prej Dijetarëve më Prominent e deri te ata Laikë.
      Dhe kjo është pikërisht ashtu si ka predikuar Pejgamberi a.s. për ta në hadithin sahih të transmetuar nga el-Buhari: Profeti ka thënë:”Populli i lindjes kanë sjellje të këqija dhe janë të vrazhdë, ndërsa Al-Iman (besim i drejtë) dhe cilësitë e mira janë me njerëzit e Hixhazit” Ata kundërshtojnë këtë hadith,por shihen qartë se kur ata janë në Mekke dhe Medine ata ndjehen shumë të shqetësuar dhe të pavendosur, sepse Tewesuli dhe TeBereket janë vazhdimisht duke u praktikuar.Dhe kur ata e marrin veten e tyre e arrijn në al-Rijad ata thonë: “elhamdulilah kemi arritur vendin ku është Imani “megjithatë profeti tha al-Imani (besimi i vërtetë) dhe cilësitë e mira janë me njerëzit e Hixhazit dhe populli i lindjes janë të vrazhdë dhe me sjellje të këqija, Ai a.s. drejtoj gishtin tregues në (lindje) në vendin Nexhd, nga ku ky grup i Shejtanëve doli.

  • Do ishte mire te botoheshin ato komentet e Rezit ne kete teme gjate vitit te kaluar mos gaboj. Ne fakt do duhej pergatitur nje shkrim i plote me ato komente sepse do ishte nje reference shume e mire ndaj miqve e vellezerve tane qe akoma kane ndrojtje apo kundershtime ndaj festimit te Mevludit

    • Per ate qe di arabisht eshte e qarte se Ibnu Tejmija, Allahu e meshirofte, ne fjalen e mesiperme e ka fjalen per te qe e ben mevludin nga padituria duke shpresuar se eshte pune e mire, pikerisht per kete thote se shperblehet per nijetin e mire dhe dashurine ndaj Profetit (alejhi salatu ueselam), por nuk thote se shperblehet per punen si mevlud. Thote: “Dikush mund ta respektoje (apo madheroje) mevludin dhe shenoje ate si feste, per te cilin ka shperblim te madh per qellimin e tij te mire dhe madherimin e te Derguarit te Allahut …”.
      Pra thekson se mund te marre shperblim per nijetin e mire, perndryshe Ibnu Tejmija e konsideron mevludin risi ne fe sikurse e thote ne veprat e tij. Thote: “Shenimi i disa datave si festa nderkohe qe nuk jane festa fetare, si p.sh. ndonje nate nga muaji Rabiul euel per te cilen thuhet se eshte nata e mevludit, apo ndonje nate e muajit Rexheb, apo dita e tetembedhjete e muajit Dhulhixhe, apo xhumaja e pare e Dhulhixhes, apo dita e tete e muajit Sheual te cilen injorantet e quajne “festa e te mireve”, te gjitha keto jane bidate te cilat te paret nuk i kane pelqyer dhe nuk i kane vepruar” (El Fetaua el kubra).

      • Nuk eshte dicka e re qe mundohet te mohoet apo shtremberohet fjalia e cila gjendet tek libri i ibn Tejmije, dhe kjo behet jo vetem nga fanateiket (inatqoret) por edhe nga injorantet, sikur qe shihet ne kete rast, pra sic e ceka kojo fjali gjendet ne faqen 297 te botimit ne kajro-egjipt, krse te botimit ne bejrut-liban gjendet ne faqen 269, jo vetem qe do e sjelli fjalin ne arabisht por edhe linkun online te libres se ibn Tejmije te botimit te kajros-egjiptit sic e permenda faqe 297 gjithashtu edhe do esjelli edhe linkun e nje hogje i cili flat gjithashtu mbi kete liber dhe faqen 297:

        Fjalia ne arabisht: فتعظيم المولد واتخاذه موسما قد يفعله بعض الناس ويكون له فيه أجر عظيم لحسن قصده وتعيظمه لرسول الله صلى الله عليه وآله وسلم

        Faqja (Libra) Online: http://islamicweb.com/arabic/books/taimiya.asp?book=367&id=298

        Ligjerata shqip: http://www.albsunna.info/audio/flamursofiu_mendimiiibntejmijembimevludin.mp3

        Ata qe e njohin mire gjuhen arabe le te marrin guxim dhe te perkthejn fjalin apo me se miri tere faqen e linkut qe e postova me larte, dhe te kene frike Allahun xh.sh. dhe mos te anojne nga asnjera ane dhe te perkthejn ashtu siq shkruhet aty, dhe te shofim se ku eshte e verteta,
        po e perseris edhe njehere, ju lutem vellezer bene per hire te Allahut xh.sh. dhe perkthene fjalin per te cilen po flasim.

          • I nderuar faqet kane lidhje shume me kete fjali, per arsye se ate fjali qe e ka sjell E-Zani dhe qe eshte diskutuar shume here, pra kjo fjali gjindet ne ate faqe

            dhe sa i perket ‘perkthimit’ apo kopjimit tend eshte vetemse nje manipulim, a ben kete nga fanatizmi apo nga injoranca, kete e din me se miri vet ti, por hala me mire e din Krijuesi mendjen dhe qellimin tend,
            jo vetem une qe nuk do te jem dakort ne ‘perkthimin’ tend, por edhe cdo kush qe e njef sado pak gjuhen arabe, cdo perkthyes do e perkthej ne kete form apo ne kete kuptim qe e ka sjell E-Zani, do mundohem une qe fjalia te behet me e qart duke e sjelle pjse pjes:

            فتعظيم المولد = Madheshtimi i Mevludit
            واتخاذه موسما = dhe marrja-shenimi (konsiderimi) e/i tij si feste (manifestim)
            قد يفعله بعض الناس = qe eshte duke u bere (manifestuar) ai (mevludi) nga disa njerz
            ويكون له فيه أجر عظيم = dhe do te kete per ate (njeriun) ne ate (veper) shperblim te madh
            لحسن قصده = per qellimin e mire te tij
            وتعيظمه لرسول الله = qe po e madheshtojne (respektojne) te derguarin e Allahut
            صلى الله عليه وآله وسلم = sala-Allahu aljhi ve selem

            pershendetje te perzemerta i nderuar.

      • Qellimi i shkrimit mund te mos jete per te tregu se cfare ka mendu Ibn Tejmija, por ama, edhe ne variantin qe thoni ju, vlen qe, edhe ata qe e bejne nuk bejne gjynah. Ideja nuk eshte te zgjidhim nese eshte apo jo i lejuar mevludi, por ideja eshte qe te mos i shohim si bidatcinj ata qe e bejne, sepse edhe vete Ibn Tejmija, ka thene se ata marrin sevap, sepse ata kane nijet te mire dhe thjesht ashtu e dijne.

        • atehere eshte shume e qarte qe qenke nje sharlatan. pse? ajo qe ti ke perkthyer eshte keshtu:
          Madheshtimi i Mevludit dhe marrja-shenimi (konsiderimi) e/i tij si feste (manifestim) qe eshte duke u bere (manifestuar) ai (mevludi) nga disa njerz dhe do te kete per ate (njeriun) ne ate (veper) shperblim te madh per qellimin e mire te tij qe po e madheshtojne (respektojne) te derguarin e Allahut sala-Allahu aljhi ve selem.
          Ndersa perkthimi im ishte ky:
          “Dikush mund ta respektoje (apo madheroje) mevludin dhe shenoje ate si feste, per te cilin ka shperblim te madh per qellimin e tij te mire dhe madherimin e te Derguarit te Allahut …”.
          Nuk ka ndryshim mes dy perkthimeve ne kuptim. Pervec fjales بعض ne arabisht qe ketu une e kam perkthyer dikush, sepse ajo vjen me kuptimin nje pjese prej shume pjeseve te dickaje, apo disa pjese prej pjeseve te dickaje, nuk ka ndonje dallim ne kuptim mes dy perkthimeve. Pra mund te thuhet: “Dikush …” ose: ““Disa mund ta respektojne (apo madherojne) mevludin dhe shenojne ate si feste, per te cilet ka shperblim te madh per qellimin e tyre te mire dhe madherimin e te Derguarit te Allahut …”. Fjale per fjale ne fillim ne tekstin ne arabisht vjen madherimi apo respektimi i mevludit, por une kam bere pershtatjen ne shqip, gje e cila nuk ia prish aspak kutimin thelbesor thenies se ibnu Tejmijes, Allahu e meshirofte. E forcon kete qe thashe vazhdimi i fjales se Ibnu Tejmijes qe e solli komentuesi me inicialin sh dhe qe i bie te jete keshtu perkthimi i plote: ““Disa mund ta respektojne (apo madherojne) mevludin dhe shenojne ate si feste, per te cilet ka shperblim te madh per qellimin e tyre te mire dhe madherimin e te Derguarit te Allahut salallahu alejhi ue selem ,sikurse e kam sqaruar me para qe ndodh qe dicka qe e bejne disa njerez te llogaritet e mire,megjithese ajo per besimtarin e drejte eshte e keqe. Per kete arsye kur iu tha imam Ahmedit per nje prej prijesave (te atehershem) se ai ka shpenzuar nje mije dinar per nje mus’haf (kopje Kur’ani) tha: Leri ata (te bejne sic kane bere), sepse kjo eshte gjeja me e mire per te cilen ata e kane shpenzuar arin. E gjitha kjo, megjithese medhhebi i tij (Ahmedit) eshte se zbukurimi i mus’hafeve eshte i papelqyer”.
          Atehere ku eshte fanatizmi ketu?! Ibnu Tejmija ka folur se keta njerez marrin sevape per nijetin e tyre te mire dhe per dashurine ndaj Profetit, por s’ka folur per vete punen pra mevludin. Ketu me duhej te flisja per gjykimin e Ibnu Tejmijes per mevludin, sepse ai nuk mund te nxirret nga paragrafi i mesiperm, se aty flet per shperblimin prej nijetit.
          Pra Ibnu Tejmija ne tekste te tjera mendon se manifestimi i mevluditit eshte risi ne fe, gje qe nuk e kane bere dhe as pelqyer muslimanet e pare (dhe ne te tilla raste kihen per qellim dijetaret jo masa e popullit) dhe kete e thote ne nje shprehje te qarte qe nuk pranon koment.
          Ndersa shprehja e perkthyer nuk thote gje se mevludi lejohet, ajo flet per qellimin e ketyre njerezve qe e bejne me dashuri.
          Sinqerisht ja u them qe nuk mdoja te futesha ne gjykimin per mevludin, por ishte e pashmangshme per hir te tekstit te perkthyer.
          Faleminderit e-zani.

          • I nderuar une e pruna pjes pjes dhe si perkthim bukfalisht (fjalperfjalshem), dhe pa pershtatje, qe te behet ma e qarte, se ibn Tejmije e konsideron mevludin veper te mire,
            dhe cdo kush qe e lexon kete fjali do e kupton se ibn Tejmije ketu nuk i ka qortue ata qe e bejne kete,
            por perkundrazi thote se keta qe e bejne kete, do te shperblehen per kete veper te mire,
            do me then ibn Tejmije e konsideron veper te mire mevludin, kjo eshte qe kuptohet nga kjo fjali.

        • jam dakort me ty vella ne thelb.
          ndaj dhe une nuk doja te futesha tek mendimi i ibnu tejmijes per mevludin se ndoshta eshte i qarte dhe i njohur tek nje pjese.
          zakonisht kur flitet per pune te tilla behet dallim mes atij qe e vepron dicka qe s’e ka ditur se eshte gabim (sikurse eshte shembulli i dijetarit qe ben ixhtihad por qe s’ja ka qelluar te vertetes, merr nje shperblim per perpjekjen, megjithese tek Zoti nuk eshte e sakte), dhe atij qe e ben me kokefortesi duke e ditur te verteten dhe qe nderkohe i eshte bere e qarte e verteta.
          Zoti e di me se miri.

        • titulli i shkrimit thote ibn tejmija mbi mevludin dhe jo mbi ata qe bejne mevlud. dikush mund te bej kufer dhe ti e justifikon sepse nuk i jane hequr pengesat, si psh nuk i eshte bere e qarte apo nuk e kupton.kjo sdo te thote qe kufri eshte hallall. dmth sduhet ngaterruar vepra me vepruesin. dhe ske si pretendon se shejkhu ka dhene gjykim per vepren kur ai flet per disa prej vepruesve. meqe e paskeni fiksim me e sjell fjaline ne gjys edhe aty kuptohet qe po flet per disa prej atyre qe bejne mevlud.
          Ju mund te keni mendim te mire per mevludin dhe eshte e drejta juaj dhe Allahu pastaj ju gjykon, ama smund te manipuloni ashiqare. kjo eshte e ulet.

          • Ezani nuk ka thene askund mendim per Mevludin. Ka sjelle nje pohim te tij, ku thuhet se ata qe bejne mevlud, marrin shperblim se nderojne Profetin a.s. Ezani nuk ka thene askund qe lejohet apo ndalohet Mevludi dhe, mesa kam kuptuar, qellimi ka qene per te zbutur zerat qe bejne fitne per keto probleme. Pra, qellimi i Ezanit eshte qe tu tregoje kokeforteve se fakti qe disa njerez bejne mevlud, nuk eshte arsye per t’u percmuar e sulmuar, sic bejne sot shume prej tyre.
            Po te jete per te manipuluar, nuk besoj se adminet jane aq naive, sa te mendojne se te tilla gjera mund te shpetojne pa u evidentuar ne nje vend ku Ibn Tejmije eshte nga autoret me te lexuar per keto tema dhe gjithkush prej hoxhallareve e ka librin ne shtepi.

  • Duke shpresuar qe kjo eshte bere pa dashje dua tju keshilloj qe te lexoni dhe te sillni pjesen e plote te fjales se shejhul islamit.
    nese nuk keni mundesi atehere te pakten kete fjali cojeni deri ne fund.
    dhe pak a shume fjalia vazhdon keshtu: “,sikurse e kam sqaruar
    me para, ka mundesi qe dicka qe e bejne disa njerez te llogaritet e mire,megjithese ajo per besimtarin e drejte eshte e keqe.”

    per me shume kthejuni dhe nje here librit : vellimi i dyte faqja 123 `127
    viti hixhri 1419 dhe gregorian 1998
    shtepia botuese dar ishbilja botimi i dyte.
    fjalia qe keni shkeputur eshte ne fund te faqes 126

    • Shpesh keto botime qe ti permend jane pa aparat kritik dhe lehtesisht deformohen kuptimet e origjinalit, siç pati ndodhur me te mirnjohuren “Fetva te Mardinit”.

      • kjo qe thua vlen dhe per tekstin ne atikull atehere, nderkohe qe komentuesi me inicialin sh solli vazhdimin e atij teksti.
        teksti ne artikull nuk mund te kuptohet vetem se me vazhdimin e tij te mendimit, perndryshe mendimi i Ibnu Tejmijes del i copetuar.
        ndersa persa i perket kriticizmit te librave te trashegimise se dijetareve tane, eshte e vertete se ka botime per tregti, por botimet seroze dhe ato jane te shumta, behen duke u krahasuar tre kater pese apo dhe me teper kopje te vjetra te nje libri te vetem gje qe s’le dyshim ne vertetesine e fjales se autorit.
        faleminderit e-zani.

  • Ma mabi Hallall vellezer, e shof se kam keqkupruar dhe kam ngaterruar ketu, komentet e mia do ishte mire te shlyhen nga redaksia E-Zani, edhe nje here ju lutem ma bani Hallall.

  • Ekumeniku, komenti im per manipulim nuk i drejtohej ezanit. se e di qe adminet nuk e mbajne veten per hoxhallare dhe kete shprehje mund ta kene marre diku meqe qenka ne mode prej atyre qe e pranojne mevludin. per manipulim po ju drejtoja komentuesve qe e sjellin teksitn dhe faqen, e perkthejne fjale per fjale dhe nuk e cojne perkthimin edhe dy fjale me tej. pastaj e kisha dhe me prentendimin tend sic edhe e ritheksove qe ezani nuk po flet per mevludin hallall apo haram edhe qe nga shkrimi lart(edhe pse i shkurter) eshte sjell mendimi i ibn tejmijes per ata qe bejne mevlud dhe jo mevludin ne vetvete.
    keto dy pika po ti kundershtoja. ne radhe te pare nuk po thote njeri qe ezani dha nje gjykim per mevludin, ata dhane gjykimin e ibn tejmies mbi mevludin. mbi mevludin dhe jo mbi ata qe e bejne. titulli e thote dicka te tille. vetem nese ti je njeri prej admineve dhe din dicka me shume per qellimin nga sa eshte formuluar .

    ps. ky shkrim kaq i shkurter ngjan pak me ate se cfare ngjyre i ka rosa puplat.

    • si zakonisht, keto punet e bidateve te gjerave tradicionalisht te pranuara ne mbare boten islame, sic eshte rasti i Mevludit, dalin se kane zene fill ne mesin e shekullit te XIX ne shkretetirat e Nexhdit, kurse dijetaret e medhenj, si Ibn Tejmija, nuk paskan pune me te tilla pretendime, pavaresisht se per vite me radhe na eshte servirur si pika ku mbeshteteni per argumente te tilla. Zoti ju udhezofte
      selamu alejkum

      • perkundrazi nuk jane vetem vahabite e nexhdit ka edhe te tjere para tyre madje shume larg nexhdit ne kohe dhe hapsire.
        p.sh. Taxhedin el-fakihani v. 734h. ka shkruar nje material te tere vetem per mevludin duke e quajtur bidat pa baze ne fe… qe nuk lejohet(elmeurid fi ameli meulid)
        po ashtu Shatibiu v. 790 h. e ka konsideruar bidat (fetaua shatibi)
        etj…..

  • nuk e vej fare ne diskutim punen e dijetareve, qofte edhe te Abdylvehapit (rahmet paste), Zoti na ruajt, por ajo qe me habit eshte menyra se si kane ardhur keto ceshtje tek xhematet tona dhe se si pastaj ka dale se jane lexime thjesht te nje medhhebi te caktuar apo te nje jomedhhebi.

  • Sqarim rreth mevludit

    Ka thënë Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë:

    “Mevludi që respektohet dhe konsiderohet festë, që disa njerëz janë duke e bërë, kjo vepër ka shpërblim shumë të madh, për qëllimin e mirë të tyre, që e bëjnë, për të nderuar dhe respektuar të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)!”

    (Këtë fjalë të Ibën Tejmijes kështu e ka përhapur dikush nga pasuesit e vërber me qëllim për të hedhur mjegullira tek muslimanet, shënim i përkthyesit).

    Thotë shejh Ibrahim Alu Shejh, Allahu e mëshiroftë: “Nuk shpërblim tjetër, veç së për qëllimin e mirë, por së kjo nuk do të thotë që veprimi është legjitim (meshru’u), për këtë e ka përmendur Ibën Tejmije që kjo vepër (festimi e mevludit) është gjest i turpshëm për besimtarin e mirëfilltë”

    Kurse në Iktidau Siratul Mustekim (f.294-295) Ibën Tejmije duke folur për ata që e festojnë mevludin me dashuri ndaj Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë:
    “Allahu i lartësuar ndodh që t’i shpërblej për këtë dashuri dhe perpjekje, por jo për bidate siç është festimi i mevludit të Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, duke pas parasysh se njerëzit kanë mos pajtime rreth datës së lindjës.

    Më të vërtetë selefi nuk e kanë vepruar këtë…sikur të ishte diçka e mirë, e çilter apo që anon kah e mira, selefi do të na paraprinin neve në këtë festim, ata e donin dhe e respektonin Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem me shumë së sa ne, ngase ata ishin më të zellshëm në vepra të mira!

    Kulminacioni i dashurisë ndaj tij është: respekti, pasimi, nënshtrimi, pasimi i urdhërit të tij, ringjallja e sunet të tij të dukshem dhe të pa dukshëm, përhapja e asaj më të cilen është dërguar, xhihadi më zemër, dorë dhe gjuhë!

    Kjo është rruga e të parëve të mirë nga muhaxhirinet (emigruesit) dhe ensaret (medinasit) dhe ata që i pasuan me të mirë më pas”

    Thotë Ibrahim Alu Shejh: “Ky është sqarim i qartë nga Ibën Tejmije së shpërblimi nga festimi i mevludit të Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem është nga aspekti i qëllimit të mirë, mirëpo kjo nuk do të thotë që është legjitim e as i mirë festimi i mevludit.

    Sikur të ishte i mirë apo të anonte kah veprat e mira, atëherë selefi është e me së e udhës që të na paraprijnë në këtë festim, sepse ata e duan me shumë dhe e respektojnë me shumë Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem”

    Pastaj vazhdon Ibën Tejmije duke i qortuar këta njerëz që e festojnë mevludin, thotë në (f.295-296): “Shumë prej tyre janë shumë të zellshëm ndaj këtyre bidateve, me gjithë atë qëllim të mirë që e posedojnë, dhe perpjekje që shpresohet të arrisin shpërblim.

    I shef së si i anashkalojnë ato gjëra që i ka urdhëruar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, ata janë sikur ai që e zbukuron xhamin dhe nuk falët në të, apo falet shumë pak, apo sikur ai i cili i merr tespihet dhe sexhaden për stoli, këto stoli që nuk janë legjitime, i përdor me syfaqësi të madhe, preokupohet me to dhe i anashkalon ato gjëra që janë legjitime dhe kështu shkatrrohet gjëndja e tij”

    Thotë shejh Brahim Alu Shejh: “E ka potencuar këtë Ibën Tejmije duke mos i qortuar për atë vepër të urrejtur nga frika së bien në ndonjë mëkat me të madhë së sa ky qëllim i mirë i atij që e vepron (festimin e mevludit) –edhe pse nuk është legjitim- sepse kjo është më e mirë së sa dalja nga feja”

    Shejh Ibrahim Alu Shejh, Allahu e mëshiroftë (mufti në Arabinë Saudite para shejh Bin Bazit, Allahu e mëshiroftë)

    Përshtati: Besim Gjelaj

  • Besojme se e dini cilat jane bazat legislative (mesadir et-teshri’) ne Sheriat. Pra ato jane tre:Kurani, Suneti dhe Ixhmaja. Keto tre baza jane huxhe (argument) ne Sheriat, ndersa fjalet e ulemave me te cilat perpiqeni te argumentoheni nuk jane huxhe.

    Shpresojme qe e dini se ekziston nje rregull tjeter ne shkencen e Fikhut e cila thote: “fjalet e ulemave argumentohemi per ta dhe nuk argumentohemi me ta” shpresojme qe ta kuptoni kete se eshte shume me rendesi. Dhe mes e tejkaloni kete. Ndersa argumentimi juaj me fjalet e Shejhul islami ibnTejmijes nuk del para kesaj qe e permendem.
    Nga ana tjeter I keqkuptuat fjalet e tij – me qellim apo pa qellim, dhe eshte shume e qarte se nuk I lexoni keta sende prej burimeve, por jeni bartes dhe asgje me teper. Thoni atyre prej te cileve ju transmetoni se Shejhul Islami nuk ka thene se Mevludi eshte hallall dhe e lejuar.

    Prej drejtesise eshte te lexohen tere fjalet e nje alimi per nje ceshtje dhe jo te beheni si Jehudet, se kjo qe e beni thjesht eshte nje vecori cifute.

    Do ta sjellin fetvane e Shejhul islamit me nje qellim te vetem qe ta dije lexuesi se Ai eshte I paster prej kesaj.
    Ne librin”el-fetava el-misrije”(1/312) te Shejhul islamit shkruan: “eshte pyetur per ate qe cdo vit ben Hatme ne naten e lindjes te te Derguarit ( s.a.w.s), kjo veper a eshte e preferuar apo jo? Ai u pergjigj:”Falenderimi I takon Allahut. Tubimi I njerezve per ushqim ne dy bajramet dhe ne ditet e Teshrikut (ditet e haxhit qe jane pas Arafatit) eshte sunet dhe prej shenjave te Islamit te cilat I Derguari I ka preferuar, poashtu ndihma e te varferve me ushqim ne Ramazan eshte prej suneteve te Islamit. I Derguari (s.a.w.s) thote: “kush I jep te haje nje agjeruesi, i takon shperblimi I njejte (me agjeruesin), si dhe ndihma ndaj lexuesve te varfer te Kuranit eshte veper e mire ne cdo kohe, dhe ai I cili u ndihmon eshte pjesmares me ta ne
    shperblim. Ndersa festimi I disa festave josheriatike si festimi I disa neteve te muajit Rebi el-Evel per te cilat thuhet se ato jane netet e lindjes te te Derguarit, apo festimi I disa neteve te muajit Rexheb, apo diten e 18 te muajit Dhul hixhe, apo xhumane e pare te Rexhebit, apo diten e 8 te Shevalit te cilen dite injorantet e quajne”festa e te mireve (I’d el-ebrar)”,
    krejt keto jane bidat te cilat Selefi nuk I kane preferuar dhe nuk I kane vepruar”.
    Pra, eshte I qarte qendrimi I Shejhul islamit ndaj Mevludit. Dhe doli qe pretendimi I juaj eshte I rejshem dhe I kote.

    Sa cudi me ju, perpiqeni te argumentoheni me fjalet e Tij, ndersa akiden e Tij e refuzoni totalisht, bile edhe e njollosni. Mirpo sic thame ne artikullin paraprak: pasimi I asaj qe ju pershtatet eshte menyra e juaj dhe jo argumeti I shendoshe.
    Ky pra eshte realiteti juaj.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *