Kryqëzata e gazetës Express





ExpressE-zani

Nuk themi ndonjë risi duke konstatuar se, në lidhje me tematikat fetare ose me angazhimin e institucioneve fetare në sferën publike, gazeta Express është një ndër mediat kyresore në Kosovë që prej kohësh ka instaluar gënjeshtrën, baltosjen dhe llustrën si standardin themelor në punën e saj. Brenda dy javësh nga fillimi i vitit ka mbi 20 artikuj ku myslimanët, feja e tyre dhe çdo gjë që lidhet me ta etiketohet në lloj-lloj mënyrash, ndërkohë krishterimi shihet me dashamirësi të admirueshme: Papa bën thirrje për solidaritet, viziton Jeruzalemin, pagëzon femijë, distancohet nga skandalet morale, etj. Dhe e gjithë kjo dashamirësi dhurohet bujarisht për 65 mijë katolikë që janë në Kosovë, ndërkohë që për pjesën e mbetur, 95% e popullsisë, ka vetëm stereotipe, damkosje e linçime!

1. Kritikat e opinionit të lirë që u bëhen përfaqesuesve të shetit, institucioneve publike jopolitike ose të elitave që shenjestrojnë fenë islame, bashkësinë myslimane, çështjet teologjike doktrinale apo ngjarje të ndryshme të ndërlidhura direkt ose indirekt me ketë fe, paragjykohen nga Express që në titull, si ofenduese apo përgjithësuese. Ndërkohë, nga ana tjetër, çdo kritikë ndaj një opinioni pozitiv mbi Islamin ekzaltohet fort, duke u mirëpritur me zell.Vetëm artikujt kushtuar Shefqet Krasniqit, nga fillimi i vitit, janë më shumë se gjashtë, tërësisht denigrues, madje ofendues, deri në atë pikë sa edhe Rexhep Qosja baltoset si i paekulibruar sepse kritikon Rugovën, Surroin, Kadarenë, ndërsa lavdëron, sipas gazetës, Sh. Krasniqin dhe dikur Titon. Karta e Titos është kundëprodhuese: Express është konsideruar si parking i inkubatorit të Surroit, që është surrogat i sistemit titist; faza evolutive pas parkingut ka qenë kalimi tek partia e Hashim Thaçit, një tjetër produkt i komunizmit jugosllav, kombinuar me pragmatizmin e luftës…

2. Përbën lajm një sjellje specifike e lidhur me botën islame: një transeksual mysliman që konkurron për Mis Bota, një hoxhë në Turqi që pëlqen muzikën rrok. Ndërsa kur flitet për pedofilinë kishtare, ku mund të jepen shembuj të shumtë specifikë, Expressi buçet me qëndrimet e Papës kundër saj. Qëndrimi i Papës ndaj pedofilisë nuk përbën lajm, sepse dihet, e nuk ka si të mos e luftojë, të paktën me fjalë, por meqenëse gazeta citon fenomenin, le ta informojë lexuesin edhe për raste specifike, që ngjallin “kërshëri” po aq, e mos më shumë, se një hoxhë me kitarë.

3. Diferencimi vizual. Një deklaratë e hierarkisë së Kishës katolike të Kosovës shoqërohet me foto të denja për çmimin e buzëqeshjes, ndërsa një qëndrim i BIK pasqyrohet me foto të zymta, që krijojnë imazh negativ për komunitetin në fjalë.

4. Ndjeshmëria ndaj të vërtetës. Një prift katolik si Lugj Gjergji gënjen hapur dhe shitet nga Expressi për informacion shkencor, patriotik e kulturor. Një hytbe e qarkulluar nga BIK mbi gjëndjen në Siri tjetërsohet deri në shpifje. I tillë (shpfije) është titulli i botuar disa ditë më parë: “Bashkësia Islame inspironte kosovarët që të përfshihen në luftën e Sirisë”. Pa komentuar mospërputhjen e kohëve të foljes në titull, artikulli akuzon rëndë BIK-un, por në asnjë cep të hytbes së propozuar nga akuza nuk gjendet qoftë edhe një pohim të vetëm që të aludojë atë çfarë thotë titulli. Hytbja bënte thirrje për lutje dhe ndihma ekonomike: përdoret në mënyrë specifike termi ‘sadaka’.

Një deklaratë e Papa Franceskut mbi Sirinë titullohet “Papa kërkon ndihmë për Sirinë”, ndërsa një kërkesë serioze e hoxhallarëve të Kosovës për të ndihmuar me mjete financiare popullin sirian intepretohet si “inspirim për rekrutim ushtarësh”. Sikur BIK të angazhohej për të ndjekur penalisht gazetën në fjalë për shpifjet mediatike në kurriz të këtij institucioni, do të përmbushte plotësisht nevojat e veta financiare me gjobat e vendimeve gjyqësore. Është e pafalshme që institucioni nuk i përdor mjetet ligjore në mbrojtjen e dinjitetit të vet.

Duam të theksojmë se nuk kemi kurrfarë shqetësimi përse gazeta në fjalë, dhe shumica e gazetave në përgjithësi në Shqipëri e Kosovë, flasin mirë për Krishtërimin. Përkundrazi, është detyra e çdo mediumi të jetë serioz me fetë dhe t’i trajtojë ato me hirin që meritojnë. Por çbalancimi i standardit ndërmjet tyre përbën një cinizëm të hidhur të cilin nuk mund të mos e evidentojmë.

Mënyra sesi gazeta po i trajton të dyja fetë, tregon qartë se përdor katolicizmin për kundërpeshë në një fushatë të dhunshme kundër Islamit. Rrjedhimisht, dashje pa dashje, Gazeta Express i fryn zjarrit të urrejtjes fetare, duke prodhuar polarizim të dëmshëm për një shoqëri me ekuilibra të brishtë si ajo në Kosovë. Një gjë e tillë është në kundërshtim me vetë parimet e krishtërimit, të sanksionuara edhe në koncilet e Vatikanit, por edhe me parimet themelore mbi të cilat është ngritur shoqëria kosovare. Mbi të gjitha, ky lloj polarizimi prodhon reaksion, i cili natyrisht nuk është i mirë as për muslimanët e as për katolikët.

E keqja është se kjo klimë agresiviteti po ua përkëdhel epshin fondamentalist disa prej krerëve të lartë të Kishës Katolike në Kosovë, të cilët po vihen me zell në krye të kësaj kryqëzate. Kjo klimë ka zgjuar ëndërrat e tyre për revansh fetar në dobi të misionarizmit më fanatik. Por ata nuk po i shërbejnë siç duhet as shoqërisë e as fesë, që u mëson të tjera parime. Është e rëndësishme që zërat seriozë e parimorë nga vetë komuniteti katolik, të cilët nuk mungojnë, të distancohen nga angazhime të tilla të dëmshme ndaj klimës e bashkëjetesës, imazhit të vetë fesë, në një vend si ky, të ngurtësuar me ateizëm, materializëm e urrejtje ideologjike.

 

Comments

    • Eshte fakt qe gazetat krysore kosovare nuk botohen ne me shume se 20.000 kopje. Sipas te dhenave te 2009, botoheshin nga 25.000 deri ne 35.000. Sot njohin akoma me shume renie. Deri vitin e kaluar botohej edhe Express, ndersa tani ka kaluar vetem on-line.
      Se pari, keto letra higjenike e ndikojne opinionin publik shkarazi, kryesisht nje kategori te caktuar elitare, kurse formati on-line lexohet kryesisht nga diaspora kosovare. Kjo e fundit nuk eshte tregues i opinionit publik kosovar.
      Tirazhi i ulet dhe impakti i reduktuar, qe demton publicitetin, nenkpton se ato mbahen nga fonde te paqarta, pasi nuk jane organe vullneare. Ja perse Surroi, sa here qe ka nevoje per fonde, shpik frikera kolektive te paqena.
      Natyrisht qe brenda tyre kultivohet servilizmi, paaftesia, pragmatizmi ekstrem etj.

      • 20 000 kopje me duket se nuk ka tirazh shtypi i Kosoves, numeruar bashke me te Shqiperise. Kam pershtypje se eshte ndonje zero plus ne vleresim. Nuk duhet marre per baze ajo qe deklarojne gazetat per veten

        • Ne fakt deklarojne shifra nga me te çuditshmet qe variojne nga 10.000 ne 20.000. Per te mos i mohuar ca leter imagjinare, u perfshi maksimumi i mundshem.

  • Gazeta si express duhen cuar ne prokurori per nxitje te percarje kombetare dhe urrejtjes fetare. Keto media letyre jane pale me cdo pisllek qe penetron ne shoqerite tona, vetem me te drejten nuk jane kurre.

  • Te mjeret e Expresit.Mezi po mbijetojne dhe u ka ndermend se mos ndoshta provenijenca katolike zgjohet dhe nuk e lexon me gazeten Bota Sot por gazeten expres.S duket bejne llogari kuturu.Edhe po te ishin te gjithe lexues te kesaj pseudo gazete duhet mendu qe ne rastin me te mire nje zot shtepije blen nje gazete.Qe i bie maksimum 10000 copa.Kjo shifer eshte per tu deshiruar pasi nuk besoj qe tani nuk i kalojne 1000-1500 ekzemplar,qe nuk mundet me i mbulu as sherbimet e shtypjes e leje me shpenzimet tjera.Po si mbijeton tani?Po te kishte shtet iste interesu se kush e financon kete pseudo gazete.

  • Gazeta expres duhet falnderuar per punen e mire qe ka bere e po ben kunder radikalizmit dhe ekstremizmit islamik ne Kosove.

    • Express eshte i interesuar te mbaje ne kembe tensionin dhe ta ushqeje per kete qellim ekstremizmin islamik (qe ekziston, patjeter) duke provokuar fetarisht, perdite e pa ndonje justifikim tjeter vec provokimit.

      Eshte bere e njohur psh se Bashar al Assad ka liruar nga burgu gjithe kreret xhihadiste qe po e luftojne tani (me shume po luftojne shoku-shokun) duke diskredituar revolten popullore. Mund t’i kishte vrare ne burg Bashari, se nuk e ka per gje te vrase femije, po i duhen ekstremistet ne liri qe te argumentoje para botes se po lufton jo me popull, po me ekstremiste, dhe se alternativa me e mire per Sirine eshte ai, jo ata que hedhin bomba e vrasin shoku-shokun.

      Express e di mire sa ekstremiste ka ne Kosove e sa rrezikojne ata. Ekstremistet duhen qe te heqin vemendjen nga kolonizimi i ri i KOsoves, nga korrupsioni, varferia dhe vrasesit qe merren me politike.

      Express e tremb popullin perdite me zhurme per ekstremistet, po vete nuk trembet nga ata, se dihet mire sa jane e ku jane ekstremistet atje. Po te levrijne, ka kush merret me ta, do apo s’do Expressi.

      Popullit qe i eshte mbushur mendja nga propaganda se po te merret me punet e fese, rrezikohet dhe Amerika ia sjell prap serbin ne dere, nuk mund te reagoje per t’i thene stop kesaj loje te felliqur. Nga ana tjeter ekstremistet katolike e fashistet qe i perkrahin kane leverdi qe te behet konflikt, pasi u permiresohen pozita ne shoqeri. Konflikti demton vetem muslimanet. Ekstremistet katolike ne rregull jane, si te vije serbi, si te mos vije, prandaj luajne me kollaj me zjarrin.

      Po ti i di keto besoj, me mire

  • Gazeta Express qe nje kohe nuk eshte gazete qe shtypet ne leter (hardcopy) por gjindet vetem ne versionin on-line. Ajo financohet nga kompania “IPKO” (telefonia e dyte mobile, internet, TV kabllor), andaj asnjehere nuk e ka pase problem financimin dhe nje nder qellimet kryesore te saj kane qene luftimi i Islamit dhe muslimaneve. Akcionare ne te jane emra te njohur te politikaneve nderkombetare qe zoterojne gjithashtu Telekomin e Sllovenise, ku dege e saj eshte edhe kompania “ONE” – Maqedoni e ngjashme me “IPKO”-n.
    http://www.telekom.si/en/company/telekom-slovenije-group
    http://www.telekom.si/english-site/Documents/TSG%2013-11-2013_eng.pdf
    P.s. Iu kisha bere thirrje te gjithe dashamireve te Islamit qe ta bojkotojne Expressin ne Facebook, pra nuk ka nevoje qe te gjithe ta kene te pelqyer (like), pasi mjaftojne disa persona e ata pastaj mund t’ua percjellin te tjereve dhe ne kete menyre kontribuojme ne uljen e numrit te pelqyesve qe ka Express-i ne FB.

    • Kjo mund te behet duke bojkotuar te gjitha kompanite qe financojne Exåress dhe qe bejne reklame aty. Nese nje reklame ka efekt negativ nga imazhi i keq i mediumit ku publikohet, normalisht qe do te reflektoje tek kompanite e tyre.

  • Une nuk e di pse bohet kaq shume zhurme dhe asnje organizat islame apo edhe bashkesi islame nuk e ka marr guximin ta denoncon ne gjykat gazeten per shpifje… te gjithe e kundershtojn dhe askush nuk merr guxim me vepru keshtu…. interesant….

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *