FRM

E-zani

Rrëzimi i monumentit të Nënë Terezës ka krijuar reagime të ndezura të cilat nuk i bëjnë mirë aspak shoqërisë shqiptare në Kosovë. Kjo ngjarje vijon një klime të ligë konfliktualiteti që media dhe politikanë të shumë po e kultivojnë me pasion, duke prodhuar urrejtje fetare dhe një polaritet të rrezikshëm që kërcënon bashkëjetesën dhe zhvillimin normal të shoqërisë shqiptare. Vërejmë me keqardhje se në këtë klimë konfliktualiteti zërat që vendosen më shumë në vëmendje janë ata më ekstremistë dhe kjo është fatkeqësi për çdo komb. Askush nuk dëgjon gjykimet e mençura dhe të matura, por vëmendja amplifikohet tek ata që çirren më fort e që fyejnë e mallkojnë më shumë. Media dhe politikanë të papërgjegjshëm po marrin peng opinionin publik, duke i detyruar qytetarët të rreshtohen doemos ose në njërin ose në tjetrin kamp të kësaj barrikade pa mend.
Në këtë klimë nuk mund të mungonte as Forumi i të Rinjve Muslimanë, i evidentuar edhe herë të tjera nga blogu ynë për marrëzira të pafalshme në reagimet e tyre. Ky forum është prononcuar nëpërmjet një deklarate, duke ofenduar Nënë Terezën e duke shprehur gëzim mbi rrëzimin e monumentit të saj në Mitrovicë. Deklarata e quan atë një “put” që duhet rrëzuar, njësoj si ai i Leninit të rrëzuar në Ukrainë dhe ai i Enver Hoxhës të rrëzuar në Shqipëri. Në këtë linjë, deklarata mbështet rrëzimin e monumenteve të saj kudo që janë në trojet shqiptare.
Theksojmë se kjo gjuhë është në kundërshtim të plotë me parimet e fesë Islame, me urdhëresat Kuranore e profetike dhe me projektin që një musliman normal duhet të ketë për shoqërinë ku jeton. Zoti na mëson të jetojmë në paqe me të krishterët, t’u ofrojmë atyre mirësi, e jo të përdorim rastet e ekstremizmit tek ata për të mbjellë konfliktualitet fetar. Një gjë e tillë është e patolerushme dhe e dënueshme, në rradhë të parë nga premisa fetare. Zoti na mëson që të mos fyejmë as idhujt e politeistëve, e jo më të ofendojmë figura fetare të dashura për një komunitet që në Kuran konsiderohet si komuniteti më i afërt me muslimanët, siç janë të krishterët.
Forumi i të Rinjve Muslimanë po përdor klimën agresive të prodhuar kundër muslimanëve nga politikanë e media të shumtë, për t’iu përgjigjur me të njëjtën gjuhë, madje edhe më keq, duke pasuar provokimet e tyre. Duhet thënë se mediave të tilla të papërgjegjshme, siç është gazeta Express e shumë të tjera, u interesojnë pikërisht zëra të tillë radikalë si ky forum, për të legjitimuar urrejtjen fetare që ato po përhapin ndaj fesë së shumicës së popullsisë në Kosovë. Deklarata si kjo e FRM-së janë ushqimi më i mirë për të legjitimuar propagandën e tyre përçarëse, antifetare e antikombëtare.
Natyrisht, jemi të vetëdijshëm se figura e Nënë Terezës po përdoret sot në mënyrë abuzive, përtej misionit që ajo vetë i ngarkoi vetes në të gjallë të saj. Grupe fondamentalistësh në media e politikë, por edhe në institucionet kishtare, e përdorin figurën e saj si mjet dominimi ideologjik e kulturor mbi komunitetet e tjera. Kjo bën që reagimet agresive kundër saj të jenë thjesht kundërpërgjigje në të njëjtin nivel konfliktualiteti e papërgjegjshmërie. Rrjedhimisht figura e Nënë Terezës përdoret nga qarqe të tillë si instrument përçarjeje. Edhe Forumi i të Rinjve Muslimanë, gjithashtu, e përdor këtë këtë realitet për t’i dhënë zë e legjitimitet reagimeve konfliktuale. Ata ofrojnë kështu një projekt përballjeje ndaj fondamentalizmit katolik, i cili në fakt, e fortifikon konfliktualitetin si një gjendje të përhershme, ndërkohë që nuk kanë asnjë projekt paqeje mbi të krishterët normalë, të cilët nuk urrejnë.
Në të njëjtën mënyrë, ana tjetër e histerisë, plotësohet nga Fronti Demokristian Shqiptar, Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, të cilët mesa duket “kanë ndezur edhe nervin” e FRM-së, duke deklaruar se do të vendosë mijëra monumente të Nënë Terezës kudo në Shqipërinë Etnike, nën logjikën emblematike për mendjet e fortifikuara me ideologji luftarake: një bie, mijëra ngrihen. FRM i përgjigjet këtij grupimi se nuk do të lejojnë asnjë monument të tillë, a thua se monumentet në Shqipëri ngrihen me lejen e tyre, që çudi si u paska shpëtuar në Mitrovicë! Një realitet i tillë duket sa qesharak edhe shqetësues.
Duke e konsideruar krejtësisht joracionale sherrnajën e ngritur mbi një monument që, mbi të gjitha sipas policisë, nuk është rrëzuar nga dora njerëzore, na duhet të shprehim keqardhje për pengmarrjen që i bëhet opinionit publik nga zëra të tillë jopërfaqësues si FRM dhe FDK, që synojnë ta dërgojnë opinionin publik në qorrsokakun e tyre periferik, por edhe nga zëra shumë herë më mainstream, të cilëve, mesa duket u leverdis kjo klimë. Na duhet të themi se kjo polemikë prodhon një realitet krejt të kundërt me atë që vetë Nënë Tereza ka predikuar në jetën e saj, e që çdo musliman i përgjegjshëm sot në botë përpiqet ta ndërtojë me punët dhe sjelljen e tij. Nëse monumenti i një nobelisteje për paqen sjell kaq shumë sherr, kjo do të thotë se të gjithë ata që e mbrojnë (pasi për ata që nuk e duan, gjërat janë të kuptueshme), nuk kanë asnjë lidhje me të.

 

Comments

  • Flm per kete reagim shume te nevojshem Ezani. Jam i sigurt qe FRM nuk do vonoje e do ju beje tekfir e shpalle si jo-myslimane (megjithese kete gje mund ta kete bere edhe me heret).

    Edhe kjo deklarate e FRM tingellon si vepra e atij te marrit ne Kanada qe ha buken e kaurrit diten e shan kaurret naten ne internet… Zoti na ruajt prek ketyre njerezve qe pasi i bene corap punet e fese ne Shqiperi kane kthyer vemendjen tani ne Kosove per ta shkaterruar dhe atje ate pak fe qe ka mbetur mes shqiptareve muslimane.

  • Mos harrojme asnjehere se teksa rrezimin prej figures se murgeshes ne sherbim te te varferve Nene Terezes ja kane bere se pari katoliket qe e kane rekrutuar per kryqzaten e rradhes, gjithsesi muslimanet jane urdheruar nga Profeti Muhamed, paqja qofte mbi te, mos sulmojne murgjerit e krishtere.

    • Profeti a.s. vertet ka thene mos e sulmoni fene e te tjereve por mos e sulmoni kot e pa te drejte. Ndersa “nene” Tereza po mbillet me dhune kudo e ky fenomen duhet luftuar.

  • Sic e ka shprehur dhe A forumi musliman eshte projekt i “Kanadezit O.J” per ta nxjerre Islamin sunit si ektremist qe te konkuroje Shizimi iranian me Bektashizmin paqesor.Nuacat e “kanadezit” pervec se njihen qarte se jane me synim persian por kohet e fundit eshte shfaqur tek ai dhe ngjyra ortodokse, qe me ngritjen kunder censusit fetar.se kujt i sherben fr dhe kujt i sherben Kanadezi kete shume mire po e marrim vesh te gjithe cdo dite.

    • Keni fillu te beheni edhe hoxhallare tani e ti beni njerezit shija edhe ju si hoxha rruges Kavajes apo e keni vetem nga inati? Olsi Jazexhi ka c’ka i ve emrin artikujve te tij e veprimeve te tij e nuk ben nga keto anonimet si puna juaj. Ju jeni te paret per te share muslimanet por kurre nuk flisni ne publik per te drejtat e tyre. Jo ketu ne e-zani por ne gazeta, revista e tv. Ju vetem dini te fshiheni pas gjoja dekonstrutimeve (qe edhe ato Olsi Jazexhi i beri i pari) dhe pas pseudonimeve. Ky artikull eshte vetem per te treguar qe ne te e-zanit jemi ndryshe nga keta te Forumit, ne nuk duam qe “nene” Tereza te rrezohet pse keni frike se ju identifikojne dhe ju si ekstremiste e ju prishte pilafi pastaj.

      • Nuk e di, ke ke para sysh kur flet ne shumes. Ne qoftese e ke me komentuesin me siper, drejtoju atij dhe mos identifikoni qendrimet e nje njeriu me qendrimet e gjithe te tjereve, e aq me pak me qendrimet e blogut.
        Nuk jam dakort me gjykimin mbi synimet e secilit, dhe natyrisht nuk jam dakort as me supozimet e mesiperme, te cilat i gjykoj thjesht gjykime subjektive qe nuk provojne gje. Megjithate deri tani kemi ndjekur kete praktike qe i kemi toleruar komentet, apo perfundimet subjektive per aq kohe sa ato nuk fyejne apo akuzojne te tjeret per vepra te qe lincohen publikisht, dhe per aq kohe sa perfundimet nxirren ne baze te nje analize te caktuar, qofshim apo jo dakort me te.
        Aludimet e tua mbi qellimet e reagimit tone, jane gjithashtu gjykime subjektive krejt pa lidhje, qe, nesee ndjek te njejten prirje per te gjykuar qellime individuale te tuat, besoj se vjen nga ndonje inat i yti me kete blog apo me njerez te caktuar qe jane pjese e tij. Per mua nuk eshte shume e veshtire te besosh se njerezit qe drejtojne kete blog, kane aq pergjegjesi qytetare dhe fetare, sa te denojne ato fenomene qe i shohin si problematike qe prishin imazhin e Islamit e qe kercenojne klimen e marredhenies se muslimaneve me shoqerine ku jetojme. Aludimet e tua mbi motivet individuale te atyre qe shkruajne ne anonimitet, jane gjera qe nuk i vlejne aspak ketij debati. Cdo njeri ka arsyet e veta per te zgjedhur te identifikohet ose jo, ashtu sic, secili ka edhe pikepamjen e vet mbi kete gje. E rendesishme per ne eshte ajo cfare thuhet dhe jo subjekti qe e thote, per me teper kur ky blog, eshte subjekt me identitet me te qarte e te mirenjohur se secili prej emrave qe perfshihen ketu. Te prezantuarit ne grup me nje logo, me nje imazh kaq eksplicit, eshte veprimtari krejtesisht e hapur dhe e identifikueshme.

      • Olsi Jazexhiu ka qene i pari qe ka fol per dekonstruktivizmin?! uau!
        Jazexhiu edhe sot nuk ia ka idene se cfare eshte dekonstruktivizmi, mbi te gjitha qe pikepamjet e tij jane krejtesisht konstruksione primitive te nje ideologjike reduksioniste qe e ka shpikur vete ai, si arme e ushtrimit te papergjegjshmerise publike.
        Dekonstruktivizmi nuk eshte mjet per t’u fshehur, por eshte nje teori nepermejt te ciles shpjegohet realiteti ideologjik i shoqerive moderne. Fakti qe ti e kupton si mjet per tu fshehur nga ata muslimane qe e artikulojne, tregon se nuk ke mendim (te pakten per keto pune) dhe i kujton idete si rreshqitje nga e verteta. Mohimi eshte zakonisht produkt i pamundesise per ta pasur ate qe mohon, dhe mohimi yt vetem tregon pamundesine tende per t’u ngritur ne nje nivel te pranueshem diskutimi.
        Bere mbire qe mbete pa emer, si te gjithe te tjeret. Te pakten nuk do kemi mundesi te ta faturojme personalisht paditurine dhe cinizmin inatcor. Ja pra qe anonimiteti te ben pune ne te tilla raste. 😛

      • Jo mik, jazexhiu nuk e ve emrin perhere. Deklaraten e Forumit nuk e kane shkru ata analfabetet qe mbajne vulen e forumit, dhe ti e di mire kete.

        Ti ke ndonje argument kunder kesaj qe eshte shkruar ketu? Argument, jo lloqe me pilaf, se aty e keni mendjen. Po pate burrni, zbuloje pilafin pak, ne mos, te dhente Zoti hakun

        Eshte shume kollaj ti hedhesh njerezit ne rrezik duke ndejt vete ne Kanada.

        I them atij vellait qe ka shkru siper teje te mos e ngaterroi Olsin me shiizma e sunizma, se skane lidhje me muhabetin fare. Akoma nuk u mesuat me vleresu njerezit nga sjellja, po merreni me llafe te medhaja,etiketa.

  • Zoti na mëson të jetojmë në paqe me të krishterët,! POR NUK NA NDALON TI RREZOJ PUTAT,pasi kete e beri edhe Ibrahimi a.s,Apo jo?
    A po gjykoni me Sheriat a me teke tuaja apo te kujdo qofshin?

    • Ke bere nje analize te denje per kohen e Ibrahimit a.s. Por, le ta shtrojme pyetjen ndryshe, mos valle Profeti s.a.v.s i ra ndesh Ibrahimit dhe Zotit duke bashkejetuar me “putat” per disa vite? Apo edhe ai zoteri bente sipas qefit?
      Ne Kosove nuk zbatohet sheriati. Shoqeria kosovare eshte komplekse. Ne nje konceptim modern, Ibrahimi ishte heretik – siç ishin Isai dhe Muhammedi – per komunitetin e vet fetar. Pra, nuk vinte nga nje besim tjeter, pavaresisht se ofronte nje variant te ndryshem hyjnor. Ne Kosove ndodhen me shume se tre variante hyjnore tradicionale e jo thjesht herezi pa komunitete te konsoliduara; ndodhen dy variante te hyjnore “profane”, laiciteti (ne variantin kosovar eshte laicizem) dhe ateizmi. Ndodhet edhe nje variant – pa perfshi komunitetin serb – i fese ideologjike te nacionalizmit, e cila rivalizon me dy fete e tjera tradicionale, megjithese ajo katolike mundohet te vateshpallet si ndertuese e kombit, ne nje kohe qe as Krishti e as Kisha nuk ishin (e nuk mund te jene) institucione kombetare.
      Ne kete realitet nuk funksionon logjika jote. Natyrisht ajo e Forumit po.

      Nje Forum i tille e veren se po behet shkaktar i shenjestrimit te Islamit dhe hoxhallareve ne Kosove si “krijesa” te largeta, te huaja per shqiptaret, per traditen, te dhunes, te mosintegrimit, te pamundesise per te bashkejetuar, e megjithate vazhdon punen e vet, madje Forumi i shpreh keto qendrime direkt, pa pritur etiketat e mediave si Express apo katoliket Zeri dhe Drini. Si i tille, mendojme qe nuk eshte aspak forum musliman, por nje vegel e cila qellimisht promovon kete lloj klime. Qendrimet e Forumit prodhojne alienizimin ndaj çdo influence arabe ne institucionet muslimane te Kosoves, ndaj vete doktrines islame.

      Forume te tilla meritojne te shkojne para ligjit per dhunen e promovuar. Por nuk i shpie njeri, sepse jane te vlefshem.

      • I nderuari Admin, pasi shkruan se Zeri dhe Drini jane me prapavi katolike, me trego te lutem webfaqet e tyre te sakta dhe te tjerave me te njejten prapavij apo si keta te FRM, qe te kemi kujdes ne te ardhmen nga keta, per fat te keq neve dhe po mendojme se jane neutral, te falemnderoj paraprakisht.

    • Jusuf Kardavi jep nje shpjegim shume te bukur te qendrimit te muslimaneve ndaj idhujve. Ai krahason veprimin e Ibrahimit a.s. me ate te Muhamedit a.s. Kardavi thote se Muhamedi a.s., ndryshe nga Ibrahimi jetoi 13 vjet ne Meke, ne nje kohe kur vetem ne Qabe (pra, jo ne sheshe, por ne shtepine e shenjte te Zotit) kishte 360 idhuj. Ibrahimi perkundrazi, i theu ato. Rezultati: Ibrahimin e hodhen ne zjarr, ndersa Profeti a.s. arriti t’i kthente mushriket ne muslimane pas 23 vjetesh. Kardavi vazhdon duke thene se Profeti a.s. nuk theu asnje idhull, por punoi per te thyer idhujtarine nga zemrat e njerezve. Ne fund, njerezit i thyen vete ato. Kjo eshte rruga e dashurise per te shkuar tek njerezit dhe kjo eshte rruga me e suksesshme. Rruga e perplasjes, eshte gjithmone e pasuksesshme. Ajo vetem se ia shton kokefortesine njerezve. FRM, po ua ngurteson zemrat njereve duke i fyer ate cfare ata e konsiderojne te shenjte, duke i kercenuar (si kaposhi maje plehut) e duke iu ofruar njerezve shembullin me te keq te muslimanit. Fjalet e tyre terheqin vetem urrejtjen e njerezve dhe ky eshte demi me i madh qe mund ti besh fese tende, ne nje vend qe edhe pa ata, Islami paragjykohet egersisht.
      Nderkohe, nga ana tjeter Nene Tereza nuk eshte idhull. Ajo eshte nje njeri qe vleresohet per faktin se e ka kaluar jeten duke ndihmuar te varferit, dhe patjeter qe shume shqiptare e gjejne kete si nje mjet shume te mire per te pasur dicka me te cilen mund te krenohemi ne bote. Nga ana tjeter, ka nje kategori njerezish qe jane te krishtere dhe figura e Nene Terezes eshte frymezim e nje figure e dashur. Ne momentin kur ti perpiqesh t’u perdhosesh te tjereve ate cfare e kane te dashur, natyrisht qe po shkel mbi ndjenjat e tyre. Ne muslimanet jemi te fundit qe mund ta bejme kete, sepse ne e dime se cdo te thote te te perdhosen gjerat e tua me te shenjta. Ne kemi pare karrikaturat e Profetit a.s. dhe jemi hidheruar per to. Nuk mundemi ne te fyejme gjerat e shenjta te te tjereve.

  • Kuptojeni o njerez se po ju perdorin si gogol per te larguar popullin prej Islamit. Keshtu ka ndodh perhere. Nuk ka nevoje qe te luftohet Islami drejtperdrejt. Nxiti disa truthare te demostroje budalliqe si keto, dhe populli avash-avash do te filloje te krijoje urrejtje per fene e vet. Ky eshte skenar i njohur.
    Por kjo tregon ligesine e qarqeve anti-islame, qe jane gati t’ia vene zjarrin vendit, te prodhojne percarje e urrejtje, vetem e vetem qe te luftohet feja e tyre.

    • po kete , per demostrim e publikove (adminit)

      [Per ilustrimin e produktit te sojit te Forumit.
      Besoj se nuk duhet te kerkojme leje per cfare publikojme.
      ]

  • Nëse ka ndonjë vend ku do të duhej të denoncohej FRM-ja ai është BIK-u, si organi zyrtar nën të cilin veprrojnë organizatat fetare, por si gjithmonë ky institucion, njësoj si homologu i tij në Shqipëri KMSH-ja, as nuk ka ditur e as nuk ka dashur të ngrejë zërin atëherë kur duhet. Ndoshta kësaj here mirë ka bërë. Në deklarata zë tilla duket fryma kontroverse e Olsi Jazexhiut. Desha t’u them atyre që kanë ndonjë paqartësi në lidhje me të, se unë e njoh përsonalisht, dhe i njoh njerëzit me të cilët bashkëpunon… (censuruar)
    E them këtë vetëm për të trguar se puna e FRM-së, pas të cilës fshihet O.Jaze(k)xhi, nuk është e sinqertë, e në fakt si qëllim ka dëmtimin e imazhit të Islamit dhe paraqitjen e muslimanëve si ektremistë, në dëm të thirres (dawas) sunite dhe favorizim të shiizmit që ka fillluar të shfaqet në Kosovë. Të njëjtën linjë ndjek edhe te Mediaelire.net ku mund të shihni në lajmet e publikuara qëndrimet pro-Asadit dhe Iranit shiit. Ndërsa rrymat e ndryshme brënda Ehlu Sunetit paraqiten si rryma ekstremiste që po ushqejnë terrorizmin në Lindjen e Mesme, por edhe atë ndërkombëtar.


    Te lutem, akuzat per veprimtari konkrete, se nga ku paguhet X apo Y duhen faktuar dhe nuk mund te lejojme ti thoni pa prova. Ti thua se nuk eshte vendi ketu per t’i sjelle faktet, por sipas rregullave qe ne kemi vendosur, nuk mund te hidhen akuza te tilla pa fakte. Te lutem na kupto drejt. Ne mund te mendojme se personi ne fjale eshte edhe me negativ sesa e pershkruan ti, por per hir te etikes nuk mund te lejojme te tejkalohen disa rregulla themelore.

    • Nuk ka cfare te mos pershendetet ne kete mes dhe jo vetem nga nje klerik i respektuat katolik, por kushdo. Megjithate, ekstremistet nuk jane monopol i muslimaneve dhe pesha e pergjegjsise eshte pikerisht ne figura te pergjegjshme te katolikeve qe te distancohen nga diskursi ekstremist katolik, e sidomos ne Kosove te tille ka plot. Mos harrojme qe diskurset e ekstremisteve ushqejne njeri-tjetrin, pavaresisht se mediat i kushtojne vemendje vetem tipave si keta te ‘forumit’.

    • Keto hetimet pastaj jane marrezi me vete e sa krijojne etos dylekesh, u duket vetja te rendesishem. Megjithate, Respublika ka keqinformuar sepse ‘forumi’ fantazem per te cilin behet fjale nuk eshte i njejte me ate qe eshte paraqitur ne foton ilustruese. Nejse, lajmi per muslimanet dhe islamin jane, nuk ka nevoje te jene te sakte e profesioniste.

  • Kanadezi ka shpik lufte virtuale dhe kercenime per te marre statusin e persekutuarit politik ne Kanada.Imagjinoni paraqitjen e nje deshmie kercenuese virtuale prej tij tek autoritet kanadeze me qellim marrjen e statusit te emigrantit i cili ndjehet i kercenuar nga rrymat sunite ne vendin e tij per shkak te deklaratave te tij pro Esad Kriminelit.Pra Kanadezi ka bere nje loje te bukur virtuale neper forume duke mbrojtur Esadin me qellim qe ta shajne, kercenojne dhe ai te perfitoje statusin e emigrantit ne Kanada.Kjo lloj mynyre me ngjason me ate te disa shqiptareve qe deklaroheshin homoseksuale ne vendet europe qe te merrnin statusin e emigrantit per shkak se shqiperia e diskriminonte.me keto lloj njerzish nuk ja vlen me u marr, jane specie te parendesishme ne jeten shqiptare.

  • hipoteze jo e forte kjo. Emigrimi ne Kanada po nuk eshte ndonje gje aq e veshtire sa te ndertosh gjithe kete ngrehine urrejtjeje si justifikim per te marre status politik. ne fakt une jam e cuditur si Olsit i lejohet te qendroje ne Kanada me gjithe ate gjuhe te shemtuar urrejtjeje ndaj besimeve te tjera. Nuk mendoj se duhet te merremi me aresyet e Olsit gjithsesi. Problem ngelet qe perse media preferon t’i jape aq shume hapesire e vemendjeje deklaratave teresisht injorante te “grupeve” qe perfaqesojne vetveten. e prej ketu ceshtja shtrohet si mund t’i jepet me shume ze ne diskursin publik grupeve si E-zani.

    • Sic u tha pak a shume edhe ne shkrim, mediat antimuslimane perpiqen t’i japin ze pikerisht jazexhinjve sharlatane si keta, sepse kjo eshte menyra me e mire sesi mund te shkaterrosh imazhin e Islamit dhe sesi mund te legjitimosh te gjithe kryqezaten anti-islame qe po behet ne trojet shqiptare.
      Mekanizmi eshte shume i thjeshte. Duhet krijuar nje rrezik dhe perderisa ai nuk ekziston duhet shpikur. Mediat dalin e shfryjne kunder nje radikalizmi imagjinar, dhe kur disa njerez reagojne me ashpersi, ata pastaj fillojne e i referohen atij, per te legjitimuar ate qe kane thene qe ne fillim.
      E njejta gje behet edhe nga Jazexhinjte. Qe ata te legjitimojne gjuhen e tyre te urrejtjes, ka nevoje qe te kete media si keto, qe shfaqin urrejtje ndaj Islamit.
      Ja pra sesi te dyja llojet e ekstremizmit kane nevoje per njeri-tjetrin si per buken qe hane. Ata e mbajne njeri-tjetrin. Jane oksigjeni i njeri-tjetrit.
      Mjere per popullin qe bie viktime e kesaj loje te felliqur.

      • Per te urryer Islamin, nuk me duket se ka nevoje kush per deklarata sado te trasha nga FRM a dikush tjeter. Mjafton te hapesh televizorin dhe sheh perdite ne Bagdad makina-bomba qe shperthejne duke vrare civile ne emer te fese, sheh vajza te vogla nga Pakistani qe i vrasin ne emer te fese burra me mjekra, pse keto shkojne… e keshtu perdite. Dmth, ata qe jane te informuar aq sa te mundin te filtrojne helmin qe na ofrojne permes mediave vellezerit muslimane nderkombetare, kane po ashtu mundesi sa te filtrojne edhe deklarata qesharake si ajo e FRM. Pra edhe pa FRM, ata qe do urrejne, i kane ende te gjitha mundesite te urrejne.

        Problemi me i madh eshte per bashkesine e besimtareve qe duket sikur ka humbur shqisen morale per te dalluar sharlatanet, qe toleron fyerjet e kercenimet e tyre, qe nuk diskrediton halabaket qe bejne gallate ne emer te fese. Duke mos vepruar kunder halabakeve, situata perkeqesohet, dhe ne fund pergjegjes per cdo degjenerim me tej te situates do jene bashkesite islamike me zyrtaret e vet, qe kane marre persioper perfaqesimin e besimtareve, po sigurisht edhe hoxhallaret, nje per nje, qe fshihen pas gishtit. Hoxhallaret jane te paret per dhene mend, per te te thene c’duhet te besh e c’duhet te mos besh, po nuk marrin asnje pergjegjesi per ato qe ben ti pastaj.

        Po ashtu besoj qe edhe duhet ndaluar se genjyeri veten me idene e vjeter se nuk ka radikalizem apo ekstremizem ‘islamik’ tek shqiptaret. Nuk eshte logjike te mos kete, perderisa ka kudo, plus qe edhe deshmite qe kemi perdite e vertetojne ekzistencen e fenomenit. Njerez qe kerkojne te shkelin ligjin e vendit, sado i padrejte qofte, jane te rrezikshme per shoqerine e bashkesine. Njerez qe ne emer te fese marrin atributet e policise dhe gjykates, duke rrahur imame qe nuk u pelqejne ne Kosove, duke bere thirrje per akte vandalizmi e shkaterrimi te objekteve publike, njerez qe mobilizojne te rinj per t’i nisur ushtare te Saudise ne Siri, keta jane patjeter gabim, dhe i pergjigjen emrave sado te pasakte ‘radikal, ekstremist, fondamentalist’. Ai qe shkel ligjin e vendit, eshte i njejte me hajdutin, vrasesin etj., pasi ligji i vendit na mbron nga vjedhja e vrasja. Nuk te pelqen ligji i vendit? Emigro ne nje toke ku te pelqen ligji, ose bej durim, po mos prish marreveshjen qe mban ne kembe shoqerine ku jeton. Ligji i vendit nuk te ndalon te falesh, te agjerosh, te ndertosh shkolla private, te organizohesh per te mbrojtur parimet e barazise se qytetareve para ligjit. Ashtu si ne Amerike mjaftuan aktet e 11 shtatorit qe te fillonin te kufizoheshin lirite e individit dhe bashkesive, po ashtu mjafton te intesifikohen provokimet e incidentet e halabakeve, qe edhe keto ligje relativisht liberale te shfuqizohen tek ne. Pas cdo provokimi e incidenti, opinioni po pergatitet e po mesohet perdite me lloj-lloj propozimesh anti-liberale : ca thone hiqjuni shtetesine radikaleve, ca thone me shume kontroll mbi xhamite, e keshtu me rradhe. Do jete vone atehere per imamet e hoxhallaret qe kerkojne te rregullojne Egjiptin apo Andaluzine, para puneve te lagjes se vet. Ne si shqiptare e si muslimane s’patem mundesi te cliroheshim vete as nga komunizmi, as nga serbi. Xhamite na i hapi Perendimi, se po te ishte per ne, lere pastaj per turkun dhe arabet, dihet ku do ishim. Do pendohemi neser qe nuk i kemi frenuar keta qesharaket qe i ka genjyer liria e Perendimit dhe abuzojne me te duke luajtur rolin e parrezikshem te rebelit, i cili tolerohet nga sistemi vetem qe te diskreditoje veten apo te sherbeje si argument per represion.

        Selam e te mira

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *