berisha“Ngrihuni djem, shaloni atin”

Xhodi Hysa

Berisha ia arriti më në fund të ishte kryeartikulli i cilësdo të përditshme, e jo vetëm kaq. Me shumë mundësi ishte mërzitur që për disa ditë me radhë edhe gazeta Dita, media që mishëron tanimë një Mero Baze në pozitë, duket se i kish lënë vend diçkaje tjetër përpos Berishës. Kështu që plaku zgjodhi të ishte përsëri në qendër të vëmendjes. Është pak e vështirë që të arrish të perceptosh se çfarë kishte në mendje kur zgjodhi partnerin mediatik, sepse dihet, ai tanimë nuk bën dot scoop i vetëm, prandaj nuk arrij të kuptoj se si kanë funksionuar shijet e tij për partnerin. Gjithsesi ai e zgjodhi dhe ky partner ishte Lubonja, askush s’e kuptoi se përse Berisha e zgjodhi atë e pikërisht se përse e nxori nga një emision i Fevziut xhiruar muaj e muaj më parë.

Tani që më vijnë ndër mend disa arsye se përse ai përzgjodhi partner Lubonjën, mund edhe t’i përmend, por më duken shumë të vjetra, madje edhe vetë emisioni që doktori zgjodhi t’i referohej për të denigruar Lubonjën (sipas asaj që ai e quan denigrim) është tërësisht i pavlerë: kjo sepse vetë forca politike që ai drejton nga pas kuintave doli kundër importit të armëve kimike, e Lubonja (ndryshe nga Fahriu) ishte gjithaq kundër sa Saliu, Luli dhe PD-ja. Por pak rëndësi ka çfarë mendimesh ka Lubonja për armët kimike, për Berishën ai është një person që duhet sulmuar dhe linçuar publikisht sepse është një djalë që është rritur në bllok dhe është djali i Todi, rrjedhimisht ky është një komunist…

Baca, moralist, antikomunist madje i egërsuar. Është më se qesharak dhe askush nuk e merr për bazë. Edhe po t’ia shikosh komentet që i vijnë në këtë status arrin të kuptosh që njerëzit po tallen me një ish president, ish kryeministër që me sa duket e ka zgjedhur vetë udhën për t’u kthyer në një klloun. Lubonja vetë, nga reagimi, mbetet i habitur dhe i qan hallin PD-së. Në fakt Berisha duket si një person që i ka rënë për barrë partisë, e nuk dinë ku ta çojnë, pasi, nëse Xhelalin mund ta fusin në burg, atë të parin nuk e fusin dot. Përse? Po, shumica e deputetëve përfundojnë në burg si ai.

Kështu, ai është mbreti i çmendur që nuk mundet dot kurrë të hiqet nga mendja dhe nga jeta e tyre. Ai u ka marrë shpirtrat dhe mendjet shumicës së atyre personave në atë parti, u ka marrë të drejtën e fjalës njësoj si një Zeus, e për çdo fjalë që ai lëshon të gjithë, në mos aprovojnë, heshtin. Kjo gjë e ka vrarë PD-në, kështu thonë të moçmit e kështu është e dukshme dhe sot. Mirëpo kjo vrasje është më e dhimbshme sot, sepse PD nuk ka më asnjë alibi për humbjen e saj në 2013, edhe pse syresh do prej tyre ngrenë disa të tilla, ajo parti nuk ka moral t’i legjitimojë alibitë e ngritura.

Të rrethuar nga humbja, udhëheqësi pa kokë dhe lideri i veshur me petkun mitik, duket se kjo parti po merr fund. Ajo që mendoj se mund ta shpëtojë është rikthimi në gjenezë e me këtë nuk kam parasysh rikthimin e të vjetërve si Eduard Selami (që nuk e di në çfarë kozmosi jeton), por në rikthimin e atij vrulli të vitit 92’ për të hedhur tutje sot mitin dhe legjendën e një njeriu që e shndërroi PD-në në forcën e tretë në vend (mos kujtoni se PD ka kaq shumë deputetë). Nëse nuk do ndodhë kjo atëherë ajo parti do të bëhet gjithnjë e më shumë lokaliste, krahinore, parti individ ku do të mungojë vizioni dhe do jetë njësoj si partitë e dorës së dytë, marioneta për të mbërritur në pushtet e jo për ta fituar atë.

Comments

  • Nuk ka asgje te keqe te kritikosh Sali Berishen, Saimir Tahirin me shoqe e shoke partiake, por nuk ka shume kuptim kur kjo behet per ceshtje qe nuk lidhen fare me sektorin e interesave qe mbulon e-zani. Konkretisht ky sugjerimi i respektuar ndaj PD-se mund te ishte botuar kudo tjeter.

    Kritika per partiakun Ben Blushi, ne nje shkrim perbri, ka kuptim nderkaq, pse flitet per nje pleksje te fese me politiken, po ky per Berishen hyn tek shkrimet pastertisht politike, jo vetem pa lidhje me specializimin e e-zanit, por nuk eshte as prioritar apo konsensual si shqetesim per gjithe shoqerine.

    Politika eshte e pashmangshme, por ajo cka mund te shmanget eshte preokupimi me ecurine e perditshme apo te pergjithshme te puneve politike, partiake a shteterore, te cilat me perkufizim jane pune te sferes pastertisht sekulare, jokomunitare. Ka boll faqe shtypi per keto pune, dhe askush nuk pengon te shtjellohen tjeterkund keto halle te rendesishme.

    Gjithsesi gjithkush i di vete punet e veta. Sugjerimin marr guximin ta bej per hir te atyre dy motove qe jane vendosur anash titullit te kesaj gazete. Zaten po te mos ishin ato aty, politika mund te behej shume me lirshem pastaj

    Pune te mbare e nderime!

    (nje mik qe na do te miren)

      • Vendosa t’i fshij komentet “bresheri” jo se nuk qendrojne, por per te mos e zhvleresuar shkrimin, sespe nuk e meriton, aq me teper qe ka autor. Natyrisht, ne komentet e fshira nuk ka ofendime e as cenime te artikullit apo te autorit. Duket sikur thjesht e banalizojne fokusin e autorit, sepse te gjithe ato emra jane vertet tragjikomedia jone kolektive, e ne kete pike ke te drejte i nderuar. Shpresoj ne mirekuptimin tend.

        Per sa i takon natyres se blogut, mendoj se politika tashme eshte pjese e jetes sone te perditshme. E ndikon dhe e modelon ate. Politikanet ftohen ne cdo emision televiziv per debate me tematike te mirefillta sociale, qe do te thote se kane pushtuar cdo skaj te sferes publike, duke pretenduar te ndikojne mendimin dhe sjelljen tone kolektive. Sikur te ishin njesia matese e shoqerise shqiptare. Para disa ditesh ne nje emision tragjikisht te famshem ishin te ftuar disa personazhe per te folur rreth familjes dhe mes tyre ishte dhe Erjon Velia. Pa dashur te komentoj ministrin, pa hyre ne kompetencat e tij familjare, dhe po e marr te mireqene se eshte nikoqir i mire, mbush speca ne kohe te lire, hekuros çarçafet etj, nuk ka asnje arsye qe justifikon pranine e nje politikani ne debatet sociale, pervec tentatives per t’i ricikluar. Kemi nje klase politike ekstremisht te korruptuar, me fjalor tejmase agresiv, aq sa ndikon ne vete kriminalitetin e shoqerise shqiptare, autoritare, cinike, e paafte nga aspekti profesional, e ketu mjafton te verehet karriera e tyre universitare (nuk jane teneqexhinj si Koçi Xoxe, por i afrohen sojit te tij), mashtruese e manipuluese, e afert me krimin e organizuar etj etj. Prandaj sfera sociale duhet te sterilizohet nga politika. Por meqenese ndodh e kunderta, ata jane pjese e interesit tone edhe kur nuk trajtojne fene, pasi, fundja, keto prototipa vendosin edhe fatet e besimtareve dhe te ushtrimit te fese.

        Kjo nuk do te thote se artikulli perfaqeson mendimin e stafit te blogut. Besoj se eshte e qarte kjo.

        Ama mua me habit dicka. Kur ka shkrime kritike ndaj qeverise aktuale, pra maxhorances politike, dhe ka mjaf te tille ne kete blog nga 23 qershori e ketej, zakonisht asnjeri nuk ankohet per ligjerimin politik te blogut. Ndersa kur kritikohej qeveria Berisha-Meta apo, sot, Berisha opozitar, do te kete perhere perkujtues qe evidentojne faktin.
        Me fjale me te thjeshta: kur do te kuptohet dhe te pranohet se nuk bejme kompromis me kete kaste mafioze qe ka zaptuar pushtetin?

  • Me pelqeu sidomos kjo ‘Berberi i dy Sicilive’, se i le hapur alternativat e rrojes. Une pershembull, si selefi qe jam, per njeren prej Sicilive nuk kam nevoje fare per berber.

    Mund ta banalizojme deri ku te duam muhabetin, po fakti mbetet qe ky artikull per Berishen nuk eshte fare i nevojshem te lexohet ketu.Meqe kjo faqe e ka te hapur opcionin e komenteve nga lexuesi, nuk ka pengese te shpreh mendimin tim. Ti mund te tallesh, ta banalizosh dhe ta paragjykosh mendimin tim, dhe i ke mundesite , prandaj e ben.

    PO te kisha problem me Berishen dhe Xhelal Mziun, do kisha thene fjale kritike edhe per shkrimet e meparshme shume me vend te e-zanit, ku Berisha kritikohet per gafa qe kane lidhje me fene apo me interesin mbipartiak te gjithe shqiptareve. Ky artikull qe ne fakt formalisht eshte kunder Berishes, po esencialisht eshte pro-Pd, nuk me duket me vend. Kjo faqe kuptohet pergjithesisht si fetare dhe perzierja me preokupime te padomosdoshme partiake mbase e demton. Mund ta kem gabim, po ti po pate argumente te tjera jashte berberhanes, mund te me kritikosh ne menyre shembullore ketu, qe te me kape turpi kur te guxoj te komentoj tjeter here.

    • Teknika e rruarje qethjes eshte tejet origjinale ne anet tona: nuk ka nevoje per brisk, shkume e gershere. Pasi mllaçit per 24 ore rresht bimen e katit, peshtyma fiton veti acide aq sa me pak sterkala rrezon çdo qime nga fytyra dhe jo vetem, por sidoqofte pa demtuar rrenjen e saj. Ne te kunderten kjo do sillte dhe fundin e profesionit tone ketu si dhe krijimin e nje shoqerie qose deri ne sterilizim. Kjo sa per te specifikuar se sa preciz jemi si sindikate berberesh ketu ne tokat e nxehta te jugut te Arabise.
      Kthehemi tek çeshtja. Kritika dhe akuzat ndaj S. Berishes se pari eshte obligative pasi per nje pjese te konsiderueshme te xhematit ky personazh eshte kthyer ne sprove besimi. Nga ana tjeter per intersin publik qe bashkendajne dhe muslimanet ne kete vend, shendoshja e te djathtes eshte jetike. Cilado kritike konstruktive do te ishte e mireseardhur edhe ne forume te tilla. Sa per te freskuar kujtesen po te permend diçka qe mbase e ndihon argumentin.
      LSI si parti eshte formuar si pasoje e pakenaqesise ne ndarjen e “tortes”. PS eshte themeluar nga nje celule terroristesh me 41-shin per interesa antishqiptare. Partite e tjera jane ndertuar mbi motive te ngjashme. PD eshte themeluar ne nje situate kritik per vendin, dhe lindi si nevoje ndryshimi dhe shprese, paçka se aty qe heret dominuan spiunet dhe sektaret. Mos te harrojme dhe kontributin e disa dhjetra aktivisteve muslimane ne mbeshtetje te kesaj force qe misheronte mjaftueshem vlerat e antikomunizmit te tradhetuara rruges. Ky S. Berisha qe ty te idhnon shume kur kritikohet jashte debateve fetare, eshte shkaterruesi themelor i vlerave demokratike qe aspironi shqiptaret e postkomunizmit. Mund te zgjatemi sa te duash ketu, por i nuhas ne ajer argumentat mbi te cilat ruhet me fanatizem kulti i S. Berishes. Kryefjala bie mbi paaftesine e popullit per te kuptuar thellsine e lidershipit legjendar te baces ne fjale. Argumentet e tjera jane derivate te saj.
      Vetem nje gje shpeton nga artikulli i mesiperm, sulmi i pabese i S.Berishes ndaj nje kali te ngordhur si F. Lubonja me qellimin kryesor servilosjen deri ne peshtirsi ndaj Arvizuse, meqe ky i fundit u shpall si i padeshiruar nga deliri i rastiti i F. Lubonjes.
      Edhe diçka se me rreshkiti per hipokrizine tipike te S. Berishes; F.Lubonjen e goditi me nje motiv, per te cilin ne rastin e se bijes se vet ne parlament turfulloi deri ne skizofreni. E akuzoi nder te tjera se ka disa apartamente. Turp e faqja e zeze, por nuk ke çfare i ben, komunistet urrejne ne vdekje qe te tjeret te jetojne ne mireqenje.

  • Pershendetje dhe shume selame
    Shkrimi eshte i mire, por komentet tendencioze nuk ia vlejne, me sikur… sikur… nuk shkon puna.

    • jam dakord me komentin e vellait/motres ne lidhje me postimin e pavend te ketij shkrimi ketu ne E-zani. Duket sikur ka nje supozim te nenkuptuar qe fati i PD-se e ardhja e saj ne pushtet (cit. parti individ ku do të mungojë vizioni dhe do jetë njësoj si partitë e dorës së dytë, marioneta për të mbërritur në pushtet e jo për ta fituar atë.) eshte nje shqetesim per kete faqe dhe per ata qe shkruajne ketu. Doja vetem qe te shprehja qartazi qe ndoshta per disa prej nesh, ose te pakten per mua personalisht, fati i PD-se nuk hyn fare ne ekuacionin e gjerave qe me shqetesojne. Nese kjo faqe kerkon te diskutoje te ardhmen e partive politike ne pergjithesi, si pjese e diskurstit e pergjithshem politik, atehere do te duhet ta beje kete edhe per partite e tjera, perndryshe supozimi i pa-artikuluar (hidden assumption) behet teresisht i qarte.

      • atehere i bie te hiqet edhe shkrimi ku kritikohet PS si rojtare e laicitetit , se fundi i fundit nuk eshte hera e pare qe PS sulmon ata te cilet kane studiuar ne vendet lindore islame .. edhe enkeled alibeja e sulmuan kur e mori sala ne qeveri.. i paprekshem eshte vetem Ilir Kulla.
        si ka then alia izetbegovic: ata myslimane qe nuk merren me politike, do udhehiqen nga jomyslimane.. qe keshtu ne politiken do e ndjekim dhe do bejme kritikat tona perderisa jemi pjese e kesaj shoqerie.. dhe ky shkrim shkon shume bukur ne kete faqe

  • Ju falenderoj per vemendjen qe keni ndaj E-zanit dhe sinqerisht me ngroh shume kujdesi juaj, te cilin e marr, jo vetem si vleresim e dashamiresi, por me teper e kuptoj si nje fakt qe ky blog ju ben ta ndjeni tuajin, per sa kohe kujdeseni qe asgje, sado e vogel, te mos e devijoje nga misioni i tij.

    Jam dakort ne vija te pergjithshme me verejtjet e mesiperme, pavaresisht se mendoj qe ka nevoje per nje zgjerim te problematikes. Ndoshta mund te kete menyra te tjera me te mira, po gjithsesi.
    Shkrimi me erdhi mua nga Xhodi, dhe une e publikova me idene qe, fundja nuk do ishte keq te diskutonim edhe per keto pune, natyrisht duke besuar tek barazlargimi yne nga banaliteti qe i strukturon keto forca politike qe na qeverisin. Duke qene se shkrimi nuk eshte i blogut, por eshte i autorit, e mendova qe nuk ka perse qendrimet e tij, ti atashohen blogut. E kemi konceptuar kete medium si nje hapesire qe u ofron mundesi shume njerezve (natyrisht jo kujtdo) te shprehin qendrimet, idete, shqetesimet e tyre, edhe kur ato nuk perputhen me linjen tone editoriale, dhe ne rastin konret, mendova qe pavaresisht se tematika del nga thelbi yne i mirefillte, nuk cenon profilin tone. Nga ana tjeter, me intereson te promovojme zera te rinj, premtues dhe, i shtyre edhe nga kjo, nuk me ben dora t’ua refuzoj shkrimet. Gjithsesi, vete autori i ka rradhitur keto rrjesha pa ndonje pretendim revolucionar, por thjesht si njefare iniciative per te deshmuar nevojen qe ne kete vend te artikulohen here pas here qendrime parimore, pertej militantizmave.
    Ne lidhje me shqetesimin e Sares per mospreokupimin per punet e nje partie dhe per nevojen e barazpeshimit ne shqetesimet e shprehura ndaj tyre, jam dakort. Por, sic thashe, nuk eshte se shqetesimi ka ardhur nga vete administratoret e blogut, ndaj gjej rastin te them se do te vepronim njelloj edhe sikur ky shqetesim te ishte shprehur per PS-ne.
    Megjithate, pertej kesaj, per te qene i sinqerte me duhet te pohoj se, ndonese personalisht nuk kam asnje satisfaksion per PD-ne si force politike konkrete, kam patjeter lidhje te forta me shume prej parimeve dhe nje trashegimie historike qe ajo parti pretendon se perfaqeson, gjera qe i gjej shume me pak tek e majta shqiptare. Pra, mendoj se nje musliman duhet te kete ndjeshmeri per ceshtjen e denimit te komunizmit dhe kriminalitetit te regjimit te kaluar, rivendosjen e drejtesise sociale te masakruar nga lufta e klasave, rehabilitimin e te perndjekurve (kjo persa i perket trashegimise historike), e ceshtje te tjera me parimore e ideologjike si psh. ceshtja e prones, apo parimet konservatore mbi familjen, shoqerine, moralin etj.
    Jam dakort se PD-ja nuk duket gjekundi ne lidhje me keto, por pavaresisht, pjesa me e madhe e shtresave shoqerore qe kane veneracion per keto gjera, grupohet pergjithesisht djathtas. Kjo nuk do te thote se nuk ka parime qe na frymezojne edhe nga e majta (sic mund te jene psh. ato te perkrahjes se shtresave ne nevoje etj), per te cilat gjithashtu partite e majta nuk kane asnje lloj interesi konkret, por mendoj se, pertej debatit ideologjik, te pakten trashegimia historike, mua personalisht me ben te anoj me shume kendej.
    Me kete nuk dua te orientoj voten e askujt, pasi sic thashe, partite jane krejt te zhveshura nga vlerat dhe votimi kushtezohet me shume nga ceshtje rrethanore. Por, ne lidhje me parimet qe mbrojme mendoj se kandari anon kendej. Gjithsesi, mendoj se eshte e rendesishme qe t’iu veme ne dukje njerezve, perfshi ketu edhe militantet, qe fundja partite nuk duhet te jene ne funksion te interesave momentale, politikes se dites, apo edhe me keq, ne funksion te interesave te personalizuara nga lideret e tyre, por se ato duhet te jene ne funksion te parimeve dhe ideologjive qe pretendojne se perfaqesojne. Ne kete kuptim e kam gjykuar se ia vlen te dalim pak nga korsia jone, per te ecur ndonjehere edhe ne trotuar.
    E M

  • Ndoshta u nxitova pak me repliken ndaj sindikates se berbereve:), por u ndjeva pak keq sepse para nderhyrjes se moderatorit, ishin plot 7 a 8 komentues me emra berberi qe talleshin me komentin tim. Por me teper se tallja nuk me pelqeu qe argumenti im u refuzua thjesht me nje paragjykim, sikur e kisha hallin tek Berisha, dhe jo tek politizimi i panevojshem me nuanca partiake i kesaj faqjeje te respektuar, plus tek armiqesimi i panevojshem i lexuesve te kesaj faqjeje qe nuk ndajne te njejtat ekspertiza mbi Berishen.

    Une po refuzoj, per hir te forces se parimit ku kam mbeshtetur argumentin, qe te jep vete ndonje opinion per Berishen. Si besimtare them se duhet te mesohemi te respektojme fjalet dhe mendimin e tjetrit, pa u shtyre te gjykojme qellimet e padukshme te tij. Keshtu qe insistoj te gjykohet fjala ime permes asaj qe permban. Fakti qe shkruajme me pseudonime nuk e asgjeson etiken dhe respektin e pakushtezuar qe duhet treguar ne diskutim per dike qe nuk po fyen, as po provokon, edhe kur ai gabon.

    Pergjigja per komentin e dyte qe me ka dhene ‘Berberi i Sanas’ me duket shume interesante: ai mendon qe ndaj nje figure si Berisha lypset nje qendrim moral unanim, dhe kritika e ashper ndaj tij ka efekt terapeutik, mbase pikerisht pse vjen prej nje burimi te papritur si e-zani. Pranoj se mund te jete edhe keshtu, bile edhe vete besoj se ndaj nje te keqje urgjente nuk duhet te perdorim doreza. I mbetet gjithkuj te gjykoje nese vertet jemi para nje rasti te tille, dhe perballe ketij argumentimi parimor nuk me mbetet vecse te terhiqem, gjithsesi pa ndryshuar qendrimin tim fillestar.

    Por nese parimisht bie dakord me komentin e cituar, nuk do te bija dakord absolutisht fare me cilesimin e Lubonjes si ‘kale i ngordhur’, apo cilesimin e nje opinioni te tij emancipues si ‘delir i rastit’. Nqse dhe Lubonja deliroka rast pas rasti dhe qenka kale i ngordhur, nuk di kush eshte jodelirant dhe kale me i gjalle se ai ne Shqiperi, ne luften kunder korrupsionit moral, intelektual, politik. Kete cilesim per Lubonjen e lexoj paralel me opinionin tjeter nga “Berberi i Sanas’ qe per muslimanet ‘shendoshja e te djathtes eshte jetike’, apo paragjykimi i tij qe komunistet (si Berisha) urrejne mireqenien e te tjereve etj. Komunistet ndoshta me pak se gjithkush tjeter urrejne mireqenien e te tjereve, te pakten shume here me pak se ‘kapitalistet’. Ajo cka urrejne komunistet eshte skamja, jo mireqenia. Plus qe Berisha nuk eshte dhe ndoshta nuk ka qene kurre komunist. Zoti na meson te jemi te drejte me kedo, qofte dhe me ata qe ne pamje te pare duken si kundershtaret tipike te besimtareve.

    Sa per “shendoshjen e se djathes” per muslimanet mendoj se para se gjithash eshte jetike shendoshja e tyre morale fillimisht, si kolektiv dhe imazh qe po merret peng prej dy dekadash prej hajduteve, armiqve te kultures, pazarxhinjve politike, retorikeve te dhunes. Kjo eshte pertej te majtes e te djathtes si nevoje, dhe fill pas kesaj mund te kerkojme shendoshjen e jetes politike ne vend.

    Gjithsesi, per arsye te shumellojshme besoj se muslimanet do vazhdojne t’i artikulojne aspiratat e interesat e tyre permes opcioneve te djatha, te majta, konservatore, liberale, islamiste, nacionaliste e si t’u vije per shtat. Para ca vitesh myftiu i Lezhes bile perfaqesoi ne zgjedhje lokale partine demokristiane. Me kete dua te them qe pervoja tregon se nuk ka mundesi dhe arsye qe te projektohet tek e djathta ndonje eksluzivitet. Cdo parti apo levizje politike ne Shqiperi mund te kete brenda muslimane, dhe i vetmi kriter konsensual per t’u kontestuar animin partiak muslimaneve mund te jete ai moral. Intelektualisht gjithkush mund te kete argumente, qofte dhe te pandershme, per te perligjur zgjedhjet e veta, por morali eshte kriteri i vetem ku mund te bashkohemi jo vetem si besimtare, por edhe me shume se kaq ne shoqerine tone pluraliste.

    Nje faqe si e-zani nje historik te respektuar lufte per moralitet, dhe e ka treguar duke kritikuar muslimane e jomuslimane, te djathte e te majte, shqiptare e te huaj, deri edhe artikuj kritike kunder vetes ka lejuar te botohen. Pershtypja qe dua te ruaj nga e-zani eshte pikerisht ajo e luftes per principe e moralitet, pertej partiakes e partikulares. Nuk ka shume ente shqiptare qe ta ofrojne kete luks. Duke respektuar kete fryme dhe duke kuptuar mire sa e veshtire eshte te ruhet, i lejova vetes te bej sugjerimin tim.

    Pune te mbare me tej!

  • Zoti te dhente me te miren i dashur komentues i mesiperm! Kemi nevoje per me pak agresivitet, me shume lajme te mira dhe me shume etike, si ne shkrime ashtu dhe ne komente. Si besimtare na del si detyre te perqendrohemi me shume tek krizat e thella qe po perjetojme si bashkesi duke fillluar nga kriza shpirterore e deri tek ajo e intelektit, e me pas ndoshta mund te meremi edhe me krizat e forcave politike. Deri atehere le te te jemi me te dashur dhe me te bute me njeri-tjetrin.

    Ueselamu alejkum!

  • Qe te jem e qarte me komentin tim te meparshem. Une nuk mendoj se diskutimet ne E-zani duhet te qendrojne jashte politikes; sfera politike dhe ajo fetare nuk kane qene kurre te ndara e keshtu ndikimet qe politika ka mbi diskutimet fetare dhe anasjelltas kane qene e jane gjithmone te rendesishme per debatuar – shendoshja morale njeres eshte e lidhur me shendoshjen morale te tjetres. Ajo qe cka doja te theksoja eshte qe diskutimet ketu ne kete forum duhet te jene pertej politikes, apo pavaresisht politikes. Ky tension i brendshem, ka nxjerre koke here pas here ne kete forum, e administratoret e faqes kane luajtur nje rol shume te rendesishem – edhe pse ndonjehere ndoshta me barre emocionale personale – per t’i trajtuar ceshtjet e ndryshme mbi bazen e moralit fetar, pertej perkatesive politike. Une mendoj qe kjo faqe duhet e vahdoje te diskutoje tema politike mbi bazen e nje morali qe shkon pertej interesave elektorare. E ketu ka shume tema interesante per t’u diskutuar, si per shembull tendenca (pertej Shqiperise) e muslimaneve (e stimuluar fuqimisht nga SHBA-ja gjate Luftes se Ftohte) per te mbeshtetur forcat e djathta konservatore. Deri ne c’mase eshte kjo tendence pergjegjese per gjendjen e mjeruar te vendeve me shumice myslimane? A munden myslimanet te vazhdojne qe per hir te nje dritareje hallalli (qe duhet sikur ia sigurojne politikat e djathta konservatore) te vazhdojne te jetojne e kontribuojne ne nje sistem haram qe ka ne qender te tij akumulimin e pasurise permes shfrytezimit maksimal te njeriut dhe natyres (artikuluar mjaft qarte nga Papa se fundmi)?

    Trashegimia historike luan padyshim nje rol shume te rendesishem ne drejtimet tona ideologjike e reflektimi mbi historine eshte detyrim. Per shume prej nesh qe i perkasim te majtes politike ndarja me regjimet staliniste (kudo ne bote) eshte po aq e pakapercyeshme sa edhe ndarja me kapitalizmin. Une e shume te tjere ndajme mendimin se regjimet totalitare qe u instaluan ne vendet tona kane cdo gje te perbashket me ate cka studiuesit e kane percaktuar si “kapitalizem shteteror” e asgje te perbashket me vizionin tone te botes te qe ka ne qender te tij njeriun e krijimin e kushteve per zhvillimin e kapaciteteve dhe talenteve te secilit pa cenuar ne asnje moment bashkejetesen ne paqe me natyren; vizion qe ngrihet mbi bazat e solidaritetit njerezor, barazise (pavaresisht diversitetit) dhe drejtesise sociale.

    Se fundmi, ashtu si edhe Ergysi shkruan, ndoshta do te kishte qene me e udhes te gjehej nje tjeter forme per te pershkuar mesazhin e Xhodit (me te cilin jam teresisht dakord edhe pse per aresye te tjera qe nuk kane te bejne fare me ardhjen ne pushtet te PD-se, por me frymen negative, te dhunshme e percarese qe ky personazh ka percjelle ne politike e ne gjithe shoqerine tone).

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *