Kujt i djeg nga kënga e Gold Ag?





Gold-AGAnton Cara

Videoklipi i një reperi nga Presheva i quajtur Gold Ag ka hapur debate të mëdha, si askush tjetër nga kolegët e tij në Kosovë. Në këngën e tij «Shqiptari» ai ka goditur realitetin për problemet e shumta, si dhe për sjelljet agresive të elitës politike e intelektuale ndaj fesë islame. Kënga i përket zhanrit hip-hop dhe, siç ndodh rëndom në këtë rrymë muzikore, ajo paraqet një shpërthim agresiv të rebelimit ndaj këtyre fenomeneve, të cilat, sipas autorit, shfaqin të gjithë fëlliqësinë, hipokrizinë dhe dhunën e elitave në pushtet.

Pa qenë aspak simpatizues i hip-hopit, mund të thuhet se artistikisht kënga qendron në një nivel të përafërt me produktet më të mira të kësaj rryme në trojet shqiptare. Pa u ndalur tek muzika, teksti ka arritur të provokojë ndjenjën e reagimit shoqëror ndaj fenomeneve të denoncuara, dhe autori ka arritur ta përcjellë këtë emocion, pavarësisht teprimeve. Kënga e paraqet realitetin politik në Kosovë me nota të errëta, në një panoramë të mbushur me padrejtësi, kriminalitet, korrupsion, nënshtrim ndaj të huajve, flirtim me serbët, të cilat vijnë nga një politikë degraduese që e ka hedhur pas krahëve çështjen kombëtare, interesat e qytetarëve dhe hallet e njerëzve. Ndërkohë autori ironizon se këta politikanë e intelektualë që ia kanë bërë vendit të gjitha të zezat, sulmojnë Islamin dhe muslimanët në emër të një patriotizmi të shtirur, duke fyer e atakuar fenë e tyre si dhe duke u mohuar të drejtat e tyre legjitime. Revolta e autorit ngrihet mbi mospranimin e kësaj padrejtësie dhe njëkohësisht hipokrizie të ulët, teksa evokon krenarinë për fenë e tij. Sipas tij ne jemi muslimanë dhe nuk kemi përse të kompleksohemi nga feja jonë, për shkak se kjo fe është e jona në rradhë të parë, e njëkohësisht është një fe mirë e dinjitoze. Kënga shfaq një shpërthim nacionalizmi e fetarizmi të miksuar së bashku si dy shtysa të forta identitare në themelet e kombit shqiptar.

Duhet thënë se gjuha e përdorur në tekst, por edhe klipi është jopak agresiv, diçka kjo mëse e përhapur tek muzika e këtij lloji. Teksti gjithashtu është i mbushur me fyerje ndaj shkaktarëve të këtyre padrejtësive që autori thotë se po iu bëhen shqiptarëve, si dhe me plot fjalë vulgare, të përdorura si mjet shfryrjeje për të ndezur indinjatën e tij. Hip-hopi është një rrymë që përfaqëson të rinj rebelë të shtresave shoqërore të thjeshta, të cilat vuajnë më së shumti nga padrejtësitë sociale, dhe gjuha e tyre paraqitet e drejtpërdrejtë ashtu siç flitet në getot e qyteteve të mëdha, ku ky lloj zhanri ka lindur e është kultivuar. Vulgariteti shndërrohet në veneracion për autorët e kësaj rryme, si një element që kërkon të tregojë sinqeritetin e autorit për t’u shfaqur ashtu siç ai është, ndonëse shpesh autorë të tillë bëhen më shumë vulgarë e rebelë në këngë sesa janë në jetën e përditshme. Të tilla gjëra i ndeshim masivisht edhe tek shumë këngëtarë shqiptarë të kësaj rryme, madje shumë herë më tepër se tek kjo këngë, pavarësisht se vetëm kjo i ka shqetësuar intelektualët tanë.

Natyrisht, kënga mbart teprime në fyerje, probleme ideologjike dhe paqartësi të problematikave që rrok dhe është e kuptueshme që autori nuk ka mundësi të ketë kthjelltësinë e duhur në këtë tematikë, kur po shohim se edhe intelektualë «të mëdhenj» sot në Kosovë, që shkruajnë editoriale e japin intervista, kanë injorancë të thellë për këto tema. Natyrisht, gjuha agresive, fondamentaliste e dogmatike me të cilën zhvillohet debati mbi identitetin, historinë, kulturën dhe fenë në Shqipëri e Kosovë ka prodhuar vetëm konfuzion, e kjo vërehet kudo, pa më të voglin dyshim, e pa asnjë pritshmëri më shumë edhe tek Gold Ag. Por teksa konfuzioni është i pranueshëm dhe i tolerueshëm tek një njeri pa pretendime akademike, është krejt e tepërt të shohësh gishtin e prodhuesve të kësaj klime të drejtuar ndaj tekstit të një kënge që, ndonëse e dhunshme, në fund të fundit është e sinqertë dhe mjaft e ndjerë, e mbi të gjitha reflekton reagim shoqëror që mungon në kapardisjet intelektuale të tyre.

Kënga ka ndezur indinjatën e një morie gazetarësh e analistësh, si edhe politikanë e artistë të tjerë, të cilët, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi, janë prekur nga teksti. Befas publiku (më saktë «opinioni publik», klasa politike e kulturore) u bë sqimtar deri në puritanizëm dhe filloi të indinjohet nga fjalët banale të përdorura, si dhe të shqetësohet për racizmin që shumë prej tyre kanë evidentuar në tekst. Autori akuzohet për fashizëm, për shkak se për personazhet antimuslimanë që atakon shprehet me terma të tillë si «nënën e ka shkinë», apo se i quan disa politikanë «pedera». Po kështu, të njëjtat akuza janë ngritur edhe për mënyrën sesi Gold është shprehur për Atifete Jahjagën, së cilës i thotë se ka haber për politikën «q’aq sa kali për muzikën».Gold_ag

Teprimet janë të dënueshme e nuk mund të jenë kurrë rruga e duhur për të reaguar ndaj fenomeneve, ndonëse vetë autori në tekstin e këngës është i vetëdijshëm për këtë dhe, në një moment madje edhe kërkon falje për to, duke shtuar se kjo i vjen nga indinjata dhe dëshpërimi prej këtij realiteti. Megjithatë, reagimet agresive ndaj këngës kanë qenë të ulta, kur shesh që shqetësimi për fashizmin na vjen vetëm kur kënga, paralelisht me denoncimin e realitetit, mbron edhe Islamin, në një kohë kur vulgariteti, racizmi, dhuna po shpërthejnë nga të katër anët në gazeta e televizione, në mënyrën më të shëmtuar e shpesh pa asgjë njerëzore brenda.

Nëse do të ishin të sinqertë ata që shqetësohen për dhunën e paraqitur në këtë klip do të duhej të evidentonin fillimisht se ky agresivitet është vetëm përgjigje ndaj një dhune paraprake të ligë e të pandershme që po i bëhet verbalisht e mediatikisht komunitetit më të madh fetar në vend. Pa u ndalur në vulgaritetin, banalitetin dhe degradimin e muzikës komerciale në Shqipëri e Kosovë, nuk mund të mos idhnohesh nga dhuna që shpërthen çdo ditë në faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve kundër Islamit e muslimanëve në Kosovë. Mediumet, forumet, e mbarë hapësirat komunikuese që shpërdorojnë fjalën shqipe, i etiketojnë sot muslimanët masivisht me terma hiper-racistë e genocidalë. Ata etiketohen si aziatikë, jevgjitë, rracë e poshtër, kopilë të pushtuesve, të cilët duhet të shporren nga ky vend… Kur muslimanët fyhen, atakohen, sulmohen me termat më ordinerë, madje edhe nga zëra e mediume elitarë, natyrisht që, sado i tepruar të jetë një reagim, nuk mund të fajsohet më shumë se shkaktarët e tij. Të paktën nuk mund të fajsohet ai që reagon, pa evidentuar më parë burimin e reagimit.

E si kanë gojë të flasin këta intelektualë mbi promovimin e urrejtjes tek një këngë, ndërsa në këtë vend, urrejtja po institucionalizohet çdo ditë prej vetë diskursit të tyre?!  Si mund të shqetësohet kaq shumë Imer Mushkolaj mbi gjuhën e një kënge hip-hop, teksa nuk e kemi parë të rreagojë kurrë ndaj diskursit hitlerian e stalinist me të cilin anatemohet e linçohet sot komuniteti më i madh fetar në vend, duke prodhuar një mjedis kaq të ngarkuar me urrejtje?! Jo vetëm kaq, por si mundet t’i japë vetes të drejtën për dënuar gjuhën e urrejtjes (që në fakt është më shumë një shfaqje artistike e indinjatës legjitime ndaj një realiteti problematik) ndërkohë që vetë Mushkolaj është promovues i gjuhës së urrejtjes ndaj muslimanëve shqiptarë në disa nga shkrimet e tij?!

Në të vërtetë i gjithë ky puritanizëm etik e pacifist bie erë. E vërteta duket se nuk qendron tek shqetësimi i tyre ndaj teprimeve të shfaqjes së agresivitetit, por tek fakti që pikërisht ata janë problemi i denoncuar nga Gold Ag. Reagimet vijnë pikërisht sepse ata gjejnë vetveten në fjalët e Gold. Imer Mushkolajt, Baton Haxhinjtë, Berat Buzhalat, Blerim Latifët apo edhe Alma Lamat, Atifete Jahjagat e Ramush Haradinajt janë promovuesit e përditshëm të urrejtjes, racizmit, fashizmit, anti-muslimanizmit në Kosovë dhe reagimet ndaj kësaj kënge vetëm se vërtetojnë realitetin që ajo evidenton, qoftë edhe me thjeshtësinë dhe vulgaritetin e saj. I neveritshëm në këtë mes, ndryshe nga ç’thotë Mushkolaj, është shqetësimi antifashist, kinse moralist e pacifist, i këtij takëmi intelektualësh që flirtojnë me Hitlerin dhe racologjitë më mediokre, çdo natë, teksa hartojnë idetë për editorialet së nesërmes.

Comments

  • Gold Ag thote diku ne kenge se eshte nipi i Ramizit qe pushtuesit serbe e kane vrare ne xhami.
    Ne kete kontekst do pare edhe fjala e tij (gjithsesi e palejueshme) “biri i shkines” qe ia drejton nje politikani islamofob, me nene serbe.

    Imagjinoni pak ne Beograd nje politikan me nene shqiptare qe flet kunder fese se shumices se serbeve! Thjesht nuk perfytyrohet dot. Ne Kosove ka mundesi te kemi politikane me prinder serbe, dhe ky eshte dallimi midis Serbise dhe Kosoves qe duhe te na beje krenare. Pjesa qe nuk na ben shume krenare eshte qe politikane te tille sulmojne fene e shumices se banoreve te vendit, e po ashtu nuk jemi krenare dhe qe ka kengetare pastaj qe ua permendin me kenge prindin serb.

    Po gjthsesi, kenga eshte kenge dhe politika eshte politike. Ajo cka falet ne art, nen ritmin e daulles, nuk falet ne tribunat e politikes. Ne Kosove kane vendosur te falin politikane te korruptuar, injorante, servile, kolaboracioniste e percares fetare, po kane vendosur te mos falin nje kengetar pse ne muzike e siper, tha ndonje llaf te pamenduar.

    A ta lumsha Kosove!

  • Gold Ag eshte reperi me i madh shqiptar, ja fut atyte me makina, femra dhe flori. Me i forte dhe me i drejtperdrejte artistikisht eshte Gold Ag se sa 30 Vaçe Zela te shperdoruara nga ideologjia dhe te veneruara nga hipokrizia.

  • Nuk para kam degjuar muzike rep dhe aq, dhe nuk e kam preferuar shume, por kete kenge e pelqej tejet mase :).
    E falenderoj nga zemra vellain artist jo qe foli mire per fene e tij dhe tonen, por qe i dha ze te vertetes dhe rrealitetit surreal me menyren e tij shume te bukur. Urime te perzemerta Gold AG.

  • Gazeta Exrpes dhe te gjithe islamofobet kosovare qenkan ligeshtuar keq per suksesin e kesaj kenge. Brenda 5 ditesh kenga ka pasur 1.5 milion klikime ne youtube dhe kjo po i ben me plas ligeshtanat e Kosoves. Aq e vertete eshte kjo sa sot gazeta expres kishte nje lajm mbi suksesin e nje kenge banale si “Qysh ke mujt me ma nxi jetën” te nje personazhi te quajtur Musli Musliu.
    Gazeta thote se “Musliu, për dallim prej Goldit, nuk e ka pasur asnjë lloj mbështetje mediale, sic e kishte Goldi, për të arritur aty ku tashmë është: tek shifra një million. Aleat për suksesin e arritur e ka pasur zërin e tij, e më gjasë edhe tekstin.
    Kjo është një këngë ku Musliu i revoltuar nga ndarja me të dashuren e tij, thotë se nuk ka zemër për ta mallkuar atë, por që është i bindur se do ta vret loti i tij. Në hidhërim e sipër Musliu, nuk e mallkon te dashuren, por me një nonshalansë pothuajse komike e shanë atë më nanë.”

    https://www.gazetaexpress.com/lajme/hiti-i-musli-musliut-dhe-i-goldit-po-shtyhen-fyt-a-fyt-ne-youtube-654/

    Expresi po ben cmos si e si te ule suksesin e kenges. Me pare kishte nje lajm me titull “Sharlatani Shefqet Krasniqi pret në audiencë sharlatanin e rap muzikës Gold”, perpiqet te ndryshoje orientimin e vemendjes se degjuesve. Duket qe urrejtja po i ben edhe qesharake me keto mjete.

    https://www.gazetaexpress.com/lajme/sharlatani-shefqet-krasniqi-pret-ne-audience-sharlatanin-e-rap-muzikes-gold-ag-foto-385/

  • Dhe si per te vertetuar gjithcka qe Golden Ag thote ne kenge, policika ka reaguar menjehere duke thirur ne rajon e prokurori kengetarin.
    Cila eshte dhuna ne te vertete?
    Nje shtet policor ndaj lirise se fjales kur vjen nga reagime te drejta, nderkohe qe asnje reagim nuk kemi prej policise kur kemi racizem, fyerje e perhapje te urrejtjes nga Fahri Xharrat dhe Imer Mushkolajt.
    Policia behet serioze vetem kur mbron felliqesine sot ne Kosove! 😛
    https://www.gazetaexpress.com/lajme/ekslkluzive-gold-ag-ftohet-ne-polici-per-nxitje-te-urrejtjes-760/

  • Kur Buzhala, Mushkolaj marrin mbare e mbrapsht e me liber shtepie kryeministri, e parlament, atehere eshte liri fjale; kur kendon Gold Ag, asht cenim i “te drejave te njeriut” te kontinentit te praruar!!!

    Kur A.Ndreca i thote presidentes ulok, eshte e drejta e fjales e publicistike e te kulluar evro-perendimore( e barasvlershme per t’u graduar vatikanisht), kur Gold Ag i thote presidentes se “nuk merre vesh nga muzika e muzikaliteti i e-zanit, eshte fyerje per t’u ndalur ne polici!!!!

    Kur serbet vijne ne mes te Kosoves e shprehen se “Kosovo je nasha” ( Kosova eshte e jona), atehere kjo eshte liri e fjales per policine e Kosoves, qe jo vetem nuk e ndalon, por edhe i ruan krahet me eskorte pas eskorte; kur Golden Ag i kujton shqiptareve ademjasharce se Kosova eshte Shqipni Etnike, atehre eshte marri per policine e Kosoves dhe EULEX-in.

    Kur ‘zogu’ i Tunes merre revanin pa respektuar hic e aspak kufijte shteterore ndershqiptare, atehere kjo eshte qasje perendimore dhe policia e xhandarmeria ia keput gjumit per shtate pale qejfe, e kur Gold Ag permend shamine e hixhabin, atehere polici xhandarmeri e mllefgazetari quhen vrik prej gjumit, e marrin revanin per te lincuar koken poshte shamise…

    Kur i thone serbit serb, e serbofilit udebash, kjo eshte e padrejte, e policia nuk nguron te te therrase ne ‘apel’, e kur serbet duan te shpien ne “hell’ kombetare shqiptare e tifoze kuqezie, atehere kjo jo, kjo eshte liri shprehjeje alla euleksiane dhe Kosovo 2.o”.

    Vec nji gja me mbetet peng: mos o Zot e serbet ia mesyjne kufirit dhe e risjellin Milloshevicin, qe sipas Kurir”-it serb(http://www.kurir-info.rs/misterija-slobodan-milosevic-da-li-je-umro-ili-danas-zivi-u-rusiji-clanak-1186287) eshte ende gjalle me grua e femije ne toka ruse( e varri mundet te jete bosh bosh), a mundet valle qe policia e Kosoves(sipas ligjit kushtetues) te arrestoje e burgose 10-15 vite burg, nje shqiptar musliman qe kerkon te shporre serbet nga Kosova?!!!

    Mos o Zot qe greket te mesyjne Epirin e Veriut, sic po e kande diteve te sotme. A mos valle kryepolici Tahiri dhe kryedrejtuesi Naco do te penalizojne( korrekt me ligjin ne hartim) me 10-15 vite burg cdo “Gold Ag” qe mesyn ne toke shqiptare cdo “Golden Down”?????

    P.s. Nese kerkohet gjilpera ne kashte, atehere do te veresh se ka boll glilpera jo-etike ne tekstin e kenges se reperit. Por nderkohe qe serbe e greke, serbofile e greko ile kendej e andej Traut te Morines po na fusin kamen ne asht, e kamet ne uje, atehere me duket se e kemi hak si ne betejen e muslimaneve, kur betejtaret diskutonin fund e pafund, duhet a s’duhet perdorur mis(t)vaku nderkojhe qe beteja kish filluar…

    Nese nuk i gjendemi ne krah si betejtare krah nje muslimani shqiptar gabimtar si cdokush ne kete bote qe gjendet ballas togave blu e te zeza, atehere le te bejme me te lehten, ” te heqim ferren nga rruga”…te klikojme ‘shqiptar’-in e Golden AG-ut. Klikimi sepaku nuk klasifikohet ende si veper penale nga legjislacionet integrim-evropiane te pushtetareve kendej e andej Traut te Morines.

  • Kosova, me kushtetuten e vet, me kerkese te vendimmarresve te vet (EU, USA), me natyren e saj, po edhe me nevoje te vet qytetareve te saj, eshte shtet EDHE i serbeve, sado qe kjo mund ta lendoj patriotizmin folklorik (qe na e qau trapin, historikisht!).
    prandaj, te quhet nje kosovar ‘bir shkine’ ne kohen kur pikerisht prej serbeve (‘shkieve’)pritej te votojne ne veri te kosoves, per institucione te kosoves, ne menyre qe te mos copetohet kosova, po – eshte urrejtje, po – eshte e demshme, dhe po – duhet denuar.
    me e rrezikshmja eshte qe shovenizmi nacionalist dhe islami sillen bashke, dhe kjo (mashallah!), perkrahet prej myslimaneve?! ruana Zot!

    • Qe eshte bir shkine nuk ja heq njeri presjen, problemi asht se sillet si bir shkine. Por nji problem ma i madh hapet perseri ktu, shoket e tij islamofobe pa pas nanat shkina sillen sikur me e pas edhe nanen dhe baben shkie. Ti buzholle priti shkiet me votu ne Veri te Ibrit dhe kur ta hudhin voten bone dhe ti me tre gishta pri televizorit bash si ata. Rrofte Rapi.

  • Gold AG ka pasur gjithmone refrene islame ne lirikat e tij dhe kjo kenge e fundit eshte vertet e fuqishme, pavaresisht te metave qe me te drejte ka vene re autori.
    Mesa duket tradita e hip hopit musliman e zhvilluar shume ne Amerike (Mos Def, Lupe Fiasco, Brother Ali etj) dhe Europe (Outlandish etj) po hedh rrenje edhe ne trevat shqiptare.
    Para Gold AG ka qene Prince HH i cili beri buje me nje seri kengesh “Xhihadi jem” me tre pjese (ka lajmeruar se shpejti pjesen e katert) ku ai sulmonte ashper verbalisht ata qe i konsideron si armiq te islamit, si Anton Kcira, Kastriot Myftaraj (i cili e nxiti vete duke e debatuar), Kadare etj. http://www.youtube.com/watch?v=haYidTtXJGU
    Mu duk interesant edhe komenti i imam Krasniqit i cili kur e kish takuar Gold AG pas publikimt te kenges, e kishte uruar per guximin e tij, dhe pastaj e kishte keshilluar ta linte muziken dhe te pastronte fjalorin…????
    Gold AG arrin 1.5 miljon klikime ne youtube brenda 5 diteve, arrin t’u flase drejtpersedrejti kaq e kaq njerezve, sidomos te rinj, e te preke mendjet dhe zemrat e tyre, dhe imami yne e keshillon ta lere muziken??? Ndoshta imami eshte ndier pak si ne siklet kur videot e tij me te klikuara mezi arrijne 20.000 klikime (shumica me pak se 1.000)…

    • Krasniqi ia ka fut kot, si gjithmone, me kete takim qe behet nje show qesharak. Imami ka fillu me e be mode kete pune, duke taku cdo njeri qe behet mediatikisht problematik, duke u kthy ne strehen e te gjithe problemeve ne Kosove. Per c’arsye duhet me u taku Goldi me Krasniqin?!
      Nga ana tjeter fjalet e Krasniqit, ku i thote Goldit te lere muziken prodhojne nje paradoks. Krasniqi nuk do ta kish takuar dot Goldin nese nuk do te ishte i famshem dhe nese nuk do te kishte bere kete buje qe beri. Dhe kete akt nuk do ta kish bere dot nese nuk do te merrej me muzike. Rrjedhimisht vete takimi nuk do te ekzistonte nese Goldi nuk do merrej me muzike.
      Nga ana tjeter, imamit nuk i takon te imponoje mendimin e vet, aty ku dijetaret kane shfaqur mendime te ndryshme. Nuk ka asgje taksative qe muzika te jete e ndaluar. Mendimi qe perkrah imami, eshte i respektueshem, por nuk ka askush asnje te drejte te hedhe poshte mendimin tjeter, qe ne fakt eshte shume here me i arsyeshem dhe i argumentuar. Imami mund te shprehe mendimet e veta, por jo te kushtezoje njerezit tek opinioni i tij. Ky eshte problem i madh me shume imame ne Kosove.

      • Ka mendime te ndryshme mes dijetareve se a eshte muzika ne vetevete e ndaluar, ndersa nuk ka dilema mes tyre per pasojat negative qe sjell ajo. Edhe Gold AG nje musliman praktikant qe i ka frike Zotit nuk i shpeton dot ketij tundimi. Mire, nuk perdor si shoket alkool, drogera etj. por i njejti ‘pomovon’ lakuriqesine deri ne ekstremitet te vajzave ne videospotet e tij, promovon fjalor te piset, e te tjera gjera qe vec me Islam nuk perkojne. Pra keshilla e hoxhes per lenie te muziks duhet pare ne kete kontekst.
        Ndersa sa i perket takimit mes tyre nuk ishte me agjende, por sic deklaroi vete kengetari ka shkuar thjesht per namaz si cdo dite tjeter dhe aty kane biseduar rreth tashme ‘fenomenit’ ne fjale.

        P.s. gjithsesi me ka pelqyer kenga si permbajtje, perjashto te sharat. Jo qe s’i meritojne(meitojne edhe me shume), por goja besimtarit s’mriton te perlyhet me fjale te tilla.

      • jam kurioz te di se cfare faktesh ka qe e lejojne muziken dhe pse qenka me i arsyeshem . pavaresisht kesaj cdo hoxhe ka te drejte te ftoje ne ate qe beson per te vertete ne nje ceshtje qe ka ikhtilaf. pastaj, une nuk di te kete pas debat ndermjet tij dhe goldit nese eshte muzika hallall apo jo , dhe ky i paska imponu mendimin e vet.

  • Ja perse titulli i autorit eshte me vend, e aq me teper folja me djege(kalle)…

    Serbi Sarovic i hakerrehet Serbise me e djege ‘lecken pa vlere”(nenkupto flamurin shqiptar sa here t’ia doje xhani…

    E ku jane tash Mushkolaj, Buzhala, Deda e Ndrecat, Atifetet e Lamajt, qe lypin me gjete ‘turkoshakun” shqiptar edhe tek h-ja e munguar te Aeroportit Nderkombetar te Kosoves( nderkohe qe ne gjuhe nderkombetar shkruhet e tille,).

    Nderkohe qe nuk i zene syte flamurin shqiptar qe kallet si pa gje te keqe, e per me teper, nje inat i nje serbi per qeverine e kombit te vet!!!

    Ku na jet/mbet flamuri, pyestet retoriikisht Gold AG-u:

    Ne dore te nderkallesit serb, edhe pse mushkolajve e buzhalave u jane bere syte e lesh e shohin vec Islamin e shamine si ‘djegese’ te shqiptarise…

    http://www.albeu.com/kosove/digjet-flamuri-i-kosoves-ne-beograd-video-lajm/142781/

    P.S, A do jemi valle brenda standardeve evropiane e qytetare te buzhale-mushkolajve nese bertasim e therrasim gol kur topi te preke rrjeten serbe. Le te na thone te pakten nese jemi brenda standardit ekspresas me nje ton, nje ton e gjysme a nje oktave ze…Ata e dine me mire se jane “bijte e nipat” e KOsovo 2.o. Le te na e thone…

  • A ka ndonje person te na japi argument dhe kunder argument fetar se si e argumentojne ata qe thone qe eshte haram muzika dhe ata qe thone qe lejohet. Meqe u hap ky debat e kam fjalen.

    • Ndoshta nuk eshte vendi ketu, por se pari dijetaret qe e lejojne thone se nuk ka asnje argument qe te thote ne menyre dhahir, te drejtperdrejte e te pakontestueshme qe muzika eshte e ndaluar. Te gjitha argumentet e perdorura nga ata qe e ndalojne, keta dijetare i shpjegojne se nuk vertetojne definitivisht ndalesen, dhe qe ketu, nuk ka me nevoje per argumente pro. Kjo vjen sepse parimisht, sipas sheriatit cdo veper eshte e lejuar derisa sa te kemi argument te qarte e te prere nga Kurani dhe Sunneti, se ajo eshte e ndaluar, e me qe nuk kemi te tille, sipas ketyre dijetareve nuk mund ta bejme haram.
      Se dyti, ata rrjeshtojne pastaj nje mori argumentesh nga sahabet, tabiinet te cilet kane degjuar muziken e utit e veglave te tjera.
      Megjithate, parimi eshte qe kur dijetaret nuk bien dakort per nje gje, askujt prej nesh nuk i takon te shprehet ne menyre definitive, sepse askush prej nesh nuk ka tagrin ti atribuoje Zotit dhe fese se Tij, mendimin e vet.

  • Fetvaja e Sheikh Al Bouti r.h. mare nga mexhlisi-asr:
    “”
    Muzika hyn në dispozitat që kanë të bëjnë me “gjërat e ndaluara nga faktorë te tjerë”

    Kur reptësisht u ndalua vera me argumente shprehimore, tubimet ku pihej vera ishin të lidhura ngushtë me instrumentet muzikore dhe këngëtaret. Nisur nga kjo, ishte e domosdoshme që të zhduken edhe ambientet që përkujtojnë dhe nxisin përmallimin ndaj verës. Ndër faktorët më të shquar dhe kryesorë të ambienteve të tilla ishin instrumentet dhe muzika. Kjo gjë është shkurtimisht motivi i ndalimit të instrumenteve dhe dëgjimit të tyre nga ana e Sheriatit. Pra, motivi nuk konsiston në atë se ato të sjellin argëtim, por, konsiston në atë se të shpie kah tubimet e verës dhe të shthurrjes. Prandaj, instrumentet muzikore kanë qenë të ndaluara çdoherë kur kanë qenë të shoqëruara nga ana e të shthurrurve dhe njerëzve të prishur e të pa turpshëm (amoral), përndryshe jo. Prandaj, si rezultat i këtij motivi shumica e fukahave gjykojnë se prezentimi në ato tubime është haram, sepse rrallë herë ndodh që këto vende të mos shoqërohen me të shthurrur dhe faktorët e tij.

    Ndërkaq, dëgjimi i këtyre instrumenteve duke mos qenë prezent në ato tubime bie fjala si: të dëgjohet pas murit apo prej radiostacionit, apo magnetofonit, nuk konsiderohet haram, ngase kjo gjë është e ndarë nga motivi për shkak të cilit ishin haram, përveç nëse ajo që dëgjohet është një lloj melodie që ngacmon epshet (ndërsa, argëtimin e vërtetë që sjell instrumenti muzikor te njeriu ndryshon nga ajo (melodia që ngacmon epshet)). Pra, dëgjimi i këtyre melodive hyn në kornizën e harameve për shkaqe që nuk i ka të fshehura ai që është hulumtues i drejtë. Pra, kjo ishte një përgjigje e shkurtër e cila ndoshta të mjafton që t’mos hysh në detaje, por, nëse pyetësi insiston të ketë informata më përfshirëse e të bollshme, atëherë le të lexojë atë që ka shkruar Imam Gazaliu në kreun mbi “dëgjimin” në (Ihjau- ulumi Ed-din). “”

    Kjo eshte ana legale e muzikes vetem. Nuk eshte license per menyren e trajtimit te muzikes ne jeten tone te perditshme. Ne domainin e Hallallit ekziston nje univers i tere shkencor ne trajtimin e ceshtjeve hallall. (Gjithnje duke menduar se muzika eshte hallall). Ne degjimin e muzikes nuk perfitohet shpirterisht asgje, muzika eshte thjesht perkedhelje e nefsit dhe argetim i dynjase pa perfitim ne kete bote dhe ne tjetren.

    Se fundmi mbi efektet mendore dhe shpirterore te muzikes dhe televizjonit jane disa ligjerata nga Sheykh Hamza Yusuf ne youtube.

    • Ju lutem mbajuni ne komente temes dhe kini mjaftueshem respekt per disiplinen e fikhut per mos e tjere ne faqe komentesh ne blogosfere ku shume prej nesh shkruajme me nom de plume. Fikhu nuk eshte demokratik – pra i hapur per kedo, por nga natyra eshte hierarkik ku ata qe nuk dine u kerkohet te pyesin nga ata qe dine, dhe e dyta nuk eshte anonim, emrat e atyre qe kane te drejte te kene opinione jane te njohur me biografi, me emrat e mesuesve e me ixhazet. Kesisoj, kjo faqe nuk eshte forum fikhu por debati komunitar mbi shqetesime komunitare, reflektime apo lexime mbi sa ndodh perreth bashkesise.

    • Mekati eshte akt ne kundershtim me principe te njohura si fetare dhe i perket marredhenies individ-hyjni. Ajo çka kengetari trajton me gjuhe te ashper per nje realitet po aq te ashper, e ne mos me teper, tejkalon ekuacionin qe ka per rezultat mekatin, sepse vendoset ekskluzivisht ne seferen njerezore: individ-individ, maksimumi individ-institucion. Ne kete rrafsh nuk gjykohet me idiomen teocentrike ku perfshihet akti i mekatit. Kengetari nuk po gjykon realitetin nga pozita teologjike se sa nga pozitat e nje qytetari te revoltuar dhe te indinjuar nga agresiviteti institucional dhe elitar kosovar. Veshtire te besojme se kallepet aspak etike tip “peder”, “shkie”, “kriminel”, “hajduk/t”,”udbash”, “psikopat”, “tradhetar”, “injorant”, “i kesht”, “rrencak” apo shprehjet “nanen Kosova/Shqiperia”, “Tuna e k.”, “sa ka plumba alltia” etj, jane te huaja per fjalorin e politikaneve, intelektualeve, gazetareve, komnetuesve mediatike dhe ne pergjithesi mases se thjesht ne Kosove. Gjysmen e ketyre i gjen ne librat shkollore, sidomos ato te historise, madje me piktura makabre.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *