Gjykata: Selim Muca ka shkelur Statutin, shkarkimi i Vokshit i pavlefshëmE-zani

Selim Muça është duke u tërhequr nga pozicioni i kreut të Komunitetit Musliman Shqiptar, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të kryetarit të ri. Mosha e madhe dhe problemet shëndetësore kanë qenë arsyet e largimit të tij. Mësohet se kohët e fundit ai vuante nga një sëmundje e rëndë e cila ia pamundëson kryerjen e këtij funksioni. Kryesia e KMSH-së ka zhvilluar sot një mbledhje të jashtëzakonshme ku ka vendosur mbajtjen e zgjedhjeve për postin e kryetarit të ri, i cili pritet të zgjidhet në mënyrë të rrufeshme brenda 4 ditësh në Këshillin e Përgjithshëm Drejtues. Mësohet se kandidaturat për zëvendësimin e Muçës janë Bujar Spahiu, Sabri Hushi dhe Skënder Bruçaj, një emër krejtësisht i panjohur ky i fundit, i cili ka vetëm dy muaj që është katapultuar si nënkryetar, me ndryshimet e reja, ku numri i nënkryetarëve shkoi në katër, sipas modelit të Partisë së Fortë.

Mbledhja është bërë në fshehtësi të plotë, aq sa edhe vetë anëtarët e kryesisë që miratuan kandidaturat e propozuara nuk kanë ditur asgjë për objektin e saj dhe kanë pasur rastin të surprizohen live. Nga ana tjetër, anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm u lihet vetëm 4 ditë afat për të zgjedhur kryetarin e ri, pa mundësuar asnjë hapësirë për propozime të tjera të ardhura nga baza apo edhe degët e strukturave të këtij institucioni. Gjithçka duket se po bëhet me detyrim e përcaktim, në mënyrë që vullneti i bazës të përputhet me atë të drejtuesve anonimë të KMSH-së, të cilët nuk dihet se kush janë, përderisa vetë anëtarët e kryesisë nuk dijnë gjë se ç’bëhet.

Mësohet se kandidatura e Bujar Spahiut ka gjetur konsensusin e anëtarëve të kryesisë, të vendosur përpaBujar_Spahiura faktit të kryer dhe të gjitha gjasat janë që z. Spahiu të jetë personi që do ta trashëgojë me dinjitet Selim Muçën, madje do ta çojë edhe më tej veprën e tij, pasi ka kredenciale më premtuese në këtë aspekt. Mbetemi të mahnitur nga fakti se si në një institucion kaq të paaftë u gjetën me kaq mjeshtëri më të paaftët ndërmjet tyre. Duhet thënë se kjo ishte mbledhja e parë e kësaj kryesie, të zgjeruar në 28 vetë me ndryshimet e fundit statutore, dhe me sa duket ky është ndryshimi për të cilin kjo kryesi u projektua: të zgjedhë Bujar Spahiun kryetar. Ndoshta edhe rritja e numrit të kryesisë në përmasa kaq të pabesueshme është bërë pikërisht për të bindur vetveten në 28 zëra se Bujar Spahiu mundet.

Spahiu është një prej 4 nënkryetarëve që ka aktualisht Komuniteti Musliman, dhe shquhet se deri më sot nuk ka bërë asgjë, përveç se ka indinjuar besimtarë të shumtë nëpër xhami për të mbajtur ndonjë hutbe, për shkak se nuk di të lidhë dy fjalë. Sipas një biografie të shkurtër në faqen zyrtare të KMSH-së Spahiu ka lindur në Kukës, ka mbaruar Medresenë ndërsa ka studiuar në Ez’her për komentim Kurani. Pas studimeve ka kaluar dy vjet mësues në medresenë e Kavajës, dy vjet drejtor i kësaj medreseje, drejtor i Arsimit në KMSH, dhe në fund nënkryetar.Sabri_Hushi

Ndërsa Sabri Hushi është figurë emblematike për mënyrën se si paraziton ky institucion. Pas disa shërbimeve pa asnjë produkt nëpër pozicione pa rëndësi në KMSH ka qenë së fundi edhe inspektor për ruajtjen e meth’hebit hanefi, një post që ka gajasur vazhdimisht këdo që ka dëgjuar për ekzistencën e një sektori të tillë. Mes të tjerash z. Hushi pati një periudhë shkarkimi nga KMSH-ja, pasi u ngatërrua, pa dashje, me “grupin Vokshi”. Megjithatë u rikthye në detyrë për sjellje të mirë në opozitë, pas një stazhi kurativ në stolin e rezervave. Sot pritet të rivalizojë fuqishëm për postin e kryetarit, me armën e tij më të mirë, durimin e hekurt që e karakterizon. Në ditët në vijim presim të gajasemi fort me zhvillimet e mëtejshme.

Comments

  • Mbas ripropozimit te Elbasanit per rikandidimin e Selimit, kuptojme qe heren e pare nuk paskemi ngatarruar Selimin por “aferimin”.
    Mesa duket kete here partia e paska parazgjedhur Sabri Hushin nje kandidature solide,karizmatike, elegante,brilante, ekstravagante,apasionante etj etj ant/e mbrapa.
    Edhe Ambasadori amerikan qe vizitoi para pak ditesh kmsh keshilloi qe S.hushi te jete kryetari i ardhshem, sepse ai i ka sherbyer mire partise ne kohen e komunizmit dhe tani do te permbylli misionin e tij heroiko-komik me sherbim te poartise se Edi Rames duke shkatarruar lobin blu brenda ne KMSh dhe duke rifutur ne KMSH spiune dhe derdimene qe shyqyr Zotit qe i hoqem prej KMSH ne keto vite.
    Hushi eshte personi i duhur qe do risjelle ne KMSH rigresin, korrupsionin, pallatet e reja ne tokat vakuf, dhe luftetar i paepur kunder grupeve rivale KMSHISTE.

    Ndersa per z, spahiu dhe z, brucaj nuk kam cte them ato dihen qe vijne nga shkolla e Gylenit, ky i fundit rri ne pensivani me paret e gjithe medresanteve tone qe ne te ardhmen behen kryetare dhe imame.Se fundi mbahet mend qe po komploton dhe liderit e Turqise moderne, Erdoganin duke bashkepunuar me sherbime anti islame israelite.ME pak fjale ne Shqiperi Islami ka ngel ne duart te sigurta, edhe ambasadori kinez na ka zili per kete pune.

    Duke vazhduar te mbetem me shprese i lutem moderatorit te risjelle shkrimet e mia ne temen e hapjes se vendeve te punes per drejtoret e KMSh sepse nuk e gjej dot.Do i isha shume mirenjohes sikur ta vendoste linkun poshte shkrimit tim.Te na rroje samalet kryetari i ri qe do ulet gjunje gjunj me popullin.

    Ah se harrova kjo ndarja Spahi.Brucaj eshte bere me qellim qe te ndahen votat dhe te fitoje shumicen Sabriu Hushi.

  • Edhe pse ky postim ka aq shume te qeshur nga zori sa eshte veshtire ta kthesh ne debat serioz, une do doja te shihja si kandidat z. Gazmend Aga. Me aq sa I njoh une figurat e tjera te KMSh, Aga me duket i vetmi person qe ka energjine, rinine, edukimi dhe eksperiencen sadopak te pershtatshme per ta rienergjizuar rolin e kryetarit te KMSh

    • Mosss, e dogje te shkrtin. Tani do ta fusin ne rreth te kuq, sepse sapo i vure nje njolle te madhe ne biografi. 😀

  • Ne Saudi ka dale nje barsalete qe po nuk qeshe i verber nuk bohesh myfti ketu tek ne me duket barsaleta do dali po nuk qeshe budalla nuk bohesh.

  • selam alejkum.
    kushdo qe te vije ne vend te selimit, me selim sesa selimi do te jete. selimi eshte bere fenomen,ose thene ndryshe arketipi. te gjithe ata vuajne nga arketimi selimist, sepse nuk kane model ndryshe.
    pas nje edukimi shpirteror komunist dhe nje stazhi te fuqishem gylenist, keta jane elementet me te mire per te drejtuar islamin dhe per te perfaqesuar muslimanet ne shqiperi. me keta tipa ne krye, nuk do shohim me alpazar e portokalli por do te shohim debate televizive ku jane te ftuar keta.
    preferohet perpara se te fillojne emisionet kur keta jane te ftuar te marrim me vete kutine e ndihmes se shpejte sepse ndonjerit mund ti bjere te fikt, ose te pesoj infrakt.
    nuk e di se si do te sillen selefistet, sepse ata kohet e fundit qene miqesuar me selimin pasi ia hoqen qafirllekun ( shkisherimin)me shpresen se kur te vdese do kene ndonje shanc, por me duket se shiku i kmsh i ka gjet diplomat e tyre falce dhe e ka kuptuar se nga saudija jane kthyer pa diploma universitare dhe nuk bejne ze.
    allahu na rujt.
    e di qe do te behem pishman per publikimin e ketij komenti por ………………….

  • I kam shprehur mendimet e mia lidhur me zgjedhjen e Kryetarit te Komunitetit Mysliman te vendit tone dhe mendoj se bazuar ne ata kritere i pritet ruga zgjedhjeve abuzive.
    Se pari te vije nga Hoxhallaret shqipetare qe ka nje kariere deri ne 20 vjet dhe me shume.
    Se dyti te kete nivelin me te larte ne fushen e Islamit te njohur Universitet Islame dhe te kete bere shkrime e botime per Islamin problemet me te cilat ai perballet dhe sfidat se si duhen kaperxyer ata.
    Se treti te jete ne moshe madhore mbi moshen 45 vjecare por edhe me shume dhe te gezoje rreputacion te larte ne shoqeri.
    Nder te gjitha kryesorja eshte qe te jete i pavarur nga politika dhe te jete figure e paster morale sipas pik[amje ve te besimit Islam.
    Nuk kam as edhe nje emer per te propozuar pasi dhe nuk kam njohje per shume figura te botes Islame, por me rendesishmja eshte se nuk me takon as mua dhe as edhe nje individi kushdo qofte ky per te bere nje preopozim te tille pervec atereve qe percaktohen ne Statutin e Komunitetit Mysliman te Shqiperise, ndersa problrmin e shtroj ne parim.
    Allahu i Madheruar na ndihmofte qe te zgjedhim burrin me te mire te Komunitetit Islam per drejtimin e ketije Institucioni.

  • 1. Anastas janullatos, PhD rreth Islamit dhe myslimaneve, me eksperience mbi dhjete ne kishat ortodokse ne Afrike e Azi.

    2. Rrok Mirdita, prift, peshkop me veprimtari 50 vjecare ne kete drejtim

    3. Te muslimanet variantet e ofruara jane:

    – Nje i vjeter i njohur per asgje te dobishme, pa ndonje shkollim a shkelqim ne veprimtarine e tij, i akuzuar si spiun, pa shtylle kurrizore, i futur nga shteti per te bere dem.

    – Ca te rinj te panjohur nga xhemati, ose te njohur per paaftesine e tyre, te katapultuar nga lobe jasht shqiptare dhe jasht xhematore, me agjenda te mjegullota nese jane ne dobi te Islamit apo jo. Por edhe sikur te mos i kishin keto mangesi, nuk kane reputacionin, kompetencen dhe pervojen qe duhet te kete njeriu qe merr nje post te tille udheheqes. Edhe Ilir Meta e Pandi Majko i kishin nja 9 a 10 vjet veprimtari aktive ne politike kur u bene kryeministra, pavaresisht moshes se re.

    • 4. Nisur nga fakti se E. Gjinishi nuk u be ambasador, shume mire mund te jete kandidati pink.
      5. Do te kandidoja ambasadorin tjeter te ngelur ne tentative, por me emocionon me shume A. Lela. Keshtu arrijme ne sinkretizmin perfekt.
      6. Meqenese anetaret e Kryesise jane burra me fustan, me mire nje femer.
      7. Ne te kundert le ta zgjidhi Putini.

  • Po pse mos vene naj Hoxh te afte po psh hoxhe Kalane ose naj figure tjeter te spikatur kryemyftyun e tiranes a po te Elbasanit figura publike islame te spikatura po kush na pyet ne vendos

    • Po te jete per Kalane, me mire Sabri Hushi. Te pakten Hushi rri e ngroh vezen ne zyre, kurse kalaja ka iniciative per te bere vepra me lene nam.

  • Ndoshta do ishte me interes per lexusesit dhe mbeshtetesit e Ezanit te dinim se cili do ishte propozimi editorial i Ezanit rreth nje kandidature serioze per te udhehequr institucionin tone qendror. Po ashtu, cila do ishte platforma e propozuar per rigjallerimin e jetes fetare islame ne Shqiperi?

      • Ndoshta per shume veta nuk kane rendesi, dhe po ashtu per procesin qe po ndodh ne KMSH qe zor se influencohet nga debatet tona ketu. Por per mua personalisht kane rendesi sepse besoj se kritika duhet shoqeruar dhe me alternativa. Psh, ndoshta ngaqe nuk jetoj ne Shqiperi, nuk e kam fort idene se cilet jane lideret tane fetare me te mire sot per sot dhe kush do ishin disa nga kandidatet me serioze dhe meritues per postin drejtues te komunitetit tone. KMSH ndoshta nuk na perfill, por kjo nuk duhet te na ndaloje te imagjinojme dhe diskutojme se si mund te ishin gjerat nese procesi i zgjedhjeve do ishte transparent e funksional. Dhe pervec kandidaturave, cilat do ishin disa nga idete per rigjallerimin e KMSH? Cfare mund te behej ndryshe apo me mire?

        • Nuk besoj se eshte vendi i pershtatshem per emra kandidatesh. Imagjino sikur te japim nje emer, sa shpejt do te fluturonin legjendat e lidhjeve tona me personazhin e propozuar. E lexove komentin mbi Vokshin? Megjithese nuk u mbrojt nga ne, ai si person, pati menjehere nje adresim tonin ne bordero te çuditshme, dhe kjo pune eshte bere e modes. Ne fakt nuk eshte as koha per kandidatura. Pse? Te duhen ty personalisht? Atehere, meqenese eshte personale, i ke te gjitha mundesite te komunikojme privatisht. Do te shtoja edhe diçka tjeter. Ne keto kushte qe eshte katandisur KMSH-ja, ajo godina e blinduar e Tiranes, me dy roje tek dera gotike, veshtire te gjendet kandidat i denje. Kjo nuk do te thote se mungojne ne rrethin e teologeve.

          Ideja per rigjallerimin e KMSH-se aktuale eshte rigjenerimi i saj teresor. Nuk ka asnje rrugedalje tjeter, sepse çdo ide pozitive do te deshtonte me ata nepunes dhe ate mentalitet. Te rendisesh ide, si blog apo si person, eshte konsiderate per perfaqesuesit e atij institucioni, qe, sinqerisht, nuk e meritojne aspak. Dituria, pasioni, pergjegjesia dhe (themelore) konsiderata e posteve administrative si delegim njerezor dhe jo pushtet privat apo delegim hyjnor, jane parakushte mbi te cilat mund te shtrohen ide e projekte. Tani, nje sasie nepunesish qe i eshte nenshruar personit S. Muça (dhe ky eshte treguesi me i dukshem i degradimit te KMSH-se, por ka edhe me keq), i mungon te pakten njeri prej parakushteve. Nuk jane nje ose shume vartes administrativ, por te gjithe. Prandaj nuk besoj se jemi ne fazen e propozimeve per nje institucion te tille.

  • Humori i sforcuar, gjuha e pakujdesshme plot gabime, konspiracionizmi qe mbizoteron ne komente ne fakt i sherben zhvleresimit akoma me tej te fjales se muslimaneve shqiptare. Sabri Hushi me Selimin thjesht e kane institucionalizuar kete lloj zhvleresimi, po ky ne fakt pershkon ne menyre kapilare xhematin. Ne nje kohe kur mjetet dhe menyrat per t’u shprehur te muslimaneve shqiptare jane te kufizuara, komentues te shumte ketu harxhojne kohe dhe vend duke mos afruar asgje vec tentatives per gallate, paragjykimeve, fanatizmave te artikuluara pergjysem.

    Dalin ne komente dhe teori si ajo qe Guleni komploton me sherbimet izraelite kunder Erdoganit. A ka ndonje prove per kete, apo thjesht jerm qe konfirmon tek lexuesi erresiren qe ka kapluar ligjerimin musliman prej kohesh?

    Dil tani shpejt ndonjeri dhe me akuzo per nurxhi tani.

    • jo mer cun, jo, nuk o puna per nurxhi… po ju, tani, keni tridhjete vjet ne kete ven. hallall gjithe punet qe keni bo, po si nuk gjetet nje njeri normal mer jahu? ca te keqe ka me von nji qe te jete ne kuadrin e normales? nji qe te vije icik era qytetari, te bi icik ne sy qe ka lexu pese reshta arabisht e pese reshta shqip, e te mos jete perzi neper gjona. nji kshu, sa per sy e faqe, sa per me dal ne televizor, a nuk e gjeni dot, mer jahu?

      • Dashke shume zotrote.
        Definicionin ma te sakte per natyren e Nurxhijve e ka dhone me rivajet vizual E.C. Pyteni se e sqarona ai me mire situaten e qenefit ne Hizmet.

      • Ta mbeshtes mendimin, pa asnje rezerve. Per Gylenin thjesht vura re se po ia fusnin kot, dhe me shume se Gyleni, me dhemb fakti qe muslimanet merren me thashetheme e shpifje, vete nuk jam pjese e sektit te tij. Kaq vella.

        Fjalet, koha, korenti jane shume te shtrenjta. Duke perkujtuar kete, perpiqem t’i terheq verejtje vetes fillimisht.
        Gjynah me i harxhu kohe e nerva kot shoku-shokut, gjynah me shpenzu mundesine qe kemi per te thene ketu ndonje fjale me mend apo zemer.

  • Hz. Ezani po ti jepi nje Kandidature gjithsesi.

    Ku i dihet diten e shtune mund te kete dhe 2-3 kandidatura te tjera.
    Selefi, ihwane. nga e per7tshja… etj..

    • Ja, si nje nga lexuesit e rregullt te Ezanit, nese Ezani ma le kete te drejte, po te jap un nja 3 kanditatura.
      1 Ferdinant Gjana, Rektor i Universitetit Hena e Plote, Bedrer, me luk perfekt per lider, akademik dhe me eksperience ne ceshtjet administrative, njeri me tre kater gjuhe te huaja, ku turqishtja ben diferencen.
      2 Ahmet Kalaja, hoxha me mjeker i parapelqyer i mediave Shiptare, imami qe ka disa gigabyte fetva dhe leksione neper youtubra, me nje total klikimesh qe arrin deri afer Gold Ag, ambasadori i selefizmes se moderuar prane KMSh.
      3 Muhamed Sytari, Myftiu i Shkodres, Nenshkodres dhe Anes se Malit, Hoxhe qe ka marre dore te mjaftueshme ne Damask, me arabishte te mire, njeri qe perpiqet mediatikisht te dale nga qorrsokaket identitar ku na fusin te tjeret me ndihmen e pakursyer te KMShs, pjese e se ciles eshte.
      Tani merre zgjidh njerin nga keto, nga tre mzhebe te bdryshme ti kam sjelle. Perpiqu, se mbase ndokush prej tyre thith mbeshtetje te gjere deri per Sabat.

      • ma boj hallall qe po te them, po nga keta tre njerez qe ti permend, dy jane shume te nderuar per xhematin tone dhe do te ishte me mire te mos luanim me emrat e tyre, me apo pa te drejte, kurse ai i pari do te ishte kryeveper per CEO, apo per sherbimin diplomatik, kshtu qe edhe atij mos ia permend emrin, se pervec vendosjes se portretit te Ilva Tares (ne vend te ndonje hafizi apo hoxhe historikisht te nderuar) qe te pret te universiteti BEDER, nuk ka ndonje faj per kete katrahuren ne kasabane tone

  • Nje pyetje kam une: Mqs nuk e vrisni shume mendjen se po mbani ne goje njerez lart e poshte. Pse nuk jini aq te guximshem t’i vini nje emer ketyre shkrimeve. Kjo jo per ndonje gje, puna eshte se tregoheni me te ndershem. Jo per gje po, akuzoni te tjeret se sillen skuthce dhe skutherine me te madhe e promovoni ketu duke ngulur thika pas shpine muslimaneve.

    Thjesht fare.

    Ne nuk jemi institucion. Nuk te perfaqesojme ty, nuk adminsitrojme pronat tuaja.
    Asgje nuk eshte pas shpine, madje me qarte se kaq nuk ka ku te shkoje. I dhame drite disa ngjarjeve. Pas shpine te duket? Nese ti je kaq trasparent dhe i indinjuar, mund te prezantohesh vete me emer-mbiemer. Mund te reagosh per te mbrojtur dinjitetin e myslimaneve, etj etj.

    • Edhe Kadri Hazbiu nuk do ishte me i drejtperdrejte se ti ne “çjerrjen” e maskes se armiqve te Popullit. “Trego shoket” eshte refreni yt, por harron se ky refren ne internet eshte nje vrime ne uje, ky refren ka efekt ne biruca lali. Ka mbet ndershmeria te ti, medet. Nuk merresh me thelbin e shkrimit, qe siç duket ka rrjedh nga qenefi juaj, por shkon e merresh me gjethet e problemit. “Kockat e lokes”, dhe fap me sopate krese. Pershendetje Sheh Pinoçetit dhe trumcakut te tij ne fronin e KMSh.

  • Kryetarin e di edhe bufi. = Pensilvania.
    Seshte e rendesishme te punoj per islamin apo per tokat vakufet etj te xhamive etj. mjafton te jet gulenist. ja shiko se cfar po vuan turqia kete do e shofi edhe kmsh dhe shteti shqiptar.
    shteti duhet ti fusi shkelmin pavarsisht ryshveteve qe japin keta…
    kush do qe te vije nuk do te jete kryetari i kmsh dhe muslimaneve por kuklla e pensilvanise

  • Latest
    Nga korespondenti yne ne Pittsburgh John Pol Sartirik, njoftohemi se Shehu i Madh Turk qe eshte stacionuar ne shtetin e Pennsylvania, ka shume gjasa te jete i pjeserisht i ndikuar ne permasen e tij etike nga performanca jetesore e nje kongregacioni Anabaptist, fqinj me fermen e tij. Lajmi, sipas korespondentit tone, besohet se ka per baze deshmine e nje kopshtari prane fermes se tij, i quajturi Andrè Pollard, i cili kembengul se Shehu i Madh Turk eshte i mahnitur nga menyra e thjeshte e jeteses se familjeve Amish. Kjo besohet se eshte dhe arsye e ndryshimit te konsiderueshem te vete stilit te jeteses se Shehut te Madh Turk, i cili disa muaj me pare publikisht deklaroi per “The Wall Street Journal” se jeton ne nje dhome 12 m2 dhe se konsumon vetem ushqime bio prodhuar ne kopshti e tij pas shtepise. Nuk dihet ende nese Shehu i Madh Turk e ka prere rrymen e energjise, sipas shembullit te fqinjve te tij, sepse kjo do te hidhte shume drite mbi dinamkat e koheve te fundit ne Turqi ku personi e tij eshte perfolur se qendron pas sulmeve periodike ndaj qeverise. E gjitha kjo do te shpjegonte dhe pranine e shumte te pullumbave te races “Meleagris” ne ferme, te cilet ne kete rast do te perforconin zerat se stili i komunikimit mes Shehut te Madh Turk dhe ndjekesve te tij te kudondodhur kryhet sipas teknikave te hershme mesjetare. Sipas kesaj hipoteze kjo metode komunikimi alternative dhe e sigurte, perputhet me pohimet e analisteve politike se ngathtesia e performances se idhtareve te Shehut te Madh Turk te infiltruar ne administraten e Ankarase i detyrohet kohezgjatjes relativisht te gjate ne komunikim mes brigjeve te Atlantikut dhe Detit te Zi, ku eshte stacionuar ferma e kamufluar e pellumbave, dhe jo aq perpjekjeve sistematike te agjenteve te sigurise turke, te cilet ne pamundesi per te penetruar ne rradhet e organizates disidente kane trajnuar nje njesi qitese dhe nje njesi ndjellese per te inerceptuar dhe neutralizuar ne hapesire zogjte me mesazhe enigmatike. Gjithesesi ky lajm eshte ende heret per t’u konfirmuar plotesisht nga ne, dhe per kete byroja e lajmeve te Al Jazeera ne Washington po perpiqet te marre kontakte me kryeguzhinjerin e Shehut te Madh Turk te cilit per momentin nuk ja bejme me dije identitetin. Al Jazeera ende eshte ne pritje te nderrimit te mendjes se kryeguzhinjerit te Shehut te Madh Turk i cili do te na konfirmonte ose jo pohimet e dhena nga kopeshtari i Shehut te Madh Turk.

  • Bollni more se jeni bere gazi i botes me gjithe keto thashetheme lart e poshte. Nqs keni ndonje gje shkoni diskutojini atje ku duhet, mos beni si gore lart e poshte. Dhe nqs jeni burra dilini per zot sic thote ai tipi larte kesaj pacavureje qe keni hedhur, nqs jo do te thote qe qellimi juaj eshte i ndyre dhe nuk evrisni shume mendjen per “shkuarjen e gjerave sic duhet ne KMSH”. Zoti ju udhezofte!

    • Ne fakt mua me kapi gazi nga komenti yt qe na keshillon ti bejme diskutimet “atje ku duhet”, dmth te keshillojme handikapatet e KMSH-se qe te mos jene handikapate! Te keshillojme ata qe po vjedhin voten, qe te tregohen te ndershem!
      Me shkriu gazit edhe verejtja qe E-zani t’i dale per zot “kesaj pacavureje”. Jam kurioz se si, pervec se duke e hedhur ne publik?
      Sipas teje burrnia nuk eshte ti thuash gjerat haptas ne publik, por te shkosh e te besh muhabete shterpe kafeneje me dallaveret e KMSH-se! 😛

  • Une mendoj qe kandidatura me e mire eshte Skender Brucaj… Po beja nje kerkim dhe pashe qe ka nje pergatitje shume te mire. Ka nje edukim ne nje medrese pastaj edhe ne nje prej universiteteve me te mire ne bote, ate te bosforit. Ka kariere akademike e po mbaron doktoraten. Mendoj se myslimanet shqiptare duhet te perfaqesohen ne nivele elitare, dhe brucaj do ta bej mese miri

  • O Zot i Madh, i ruaj myslimanet, nderin e tyre, pasurine e tyre dhe perhape Islamin ne zemrat e njerezve, se per ta shkaterruar mendojne keta lolo kandidate kolltuku ! Allahumme Amin.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *