Suksese Kryetarit të ri misterioz!





Skender BrucajE-Zani

Skënder Brucaj do të jetë kryetari i ri i Komunitetit Musliman, pas garës fshehtë të zhvilluar në Këshillin e Përgjithshëm ku ai arriti të triumfojë në mënyrë spektakolare duke fituar rreth 90 përqind të votave. Mësohet se Bujar Spahiu është tërhequr në momentin e fundit nga kandidimi pa dhënë arsye, duke e lënë të vetëm në garë përballë tij z. Dorian Demetja. Bëhet e ditur se mbledhja nuk ka pasur debat e diskutime dhe se të gjithë anëtarët kanë zgjedhur pa asnjë rezervë atë çfarë i është ofruar.

Brucaj është një histori suksesi e paimagjinueshme që tregon për mobilitetin e jashtëzakonshëm që ekziston në KMSH. Një ngjitje e tillë spektakolare në majat e komunitetit më të madh në vend, në një mjedis të rrethuar me njerëz që kanë vite që punojnë e përpiqen për t’u ngjitur në shtegun e mundimshëm të këtij institucioni, tregon se mrekullitë ekzistojnë. Kjo është një histori që mund të eklipsojë edhe atë të emblemës së njerëzve ëndrimtarë, asaj të Lady D. Megjithëse krejtësisht i panjohur për shumicën e votuesve në Këshillin e Përgjithshëm, megjithëse i kandiduar në një proces krejtësisht të pabesueshëm, Brucaj ka arritur të marrë 88 vota, përkundër 8 të tillave, që ka arritur Demetja, megjithëse ky i fundit ka vite që është në krye të sektorit më atraktiv për njerëzit që duan të bëjnë karierë: Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun. Megjithatë, ndonëse i panjohur, ndonëse nuk ka paraqitur asnjë alternativë, asnjë program dhe asnjë profil publik për ta pasur si referencë në orientimin e votës, ai ka arritur t’i bindë mrekullisht 88 anëtarë thjesht me ekspozimin e tij vizual në një mbledhje. Këto çudira mund të ndodhin vetëm në Komunitetin Musliman Shqiptar.

Nuk mund të mos vemë në dukje se fitorja e Brucajt ka thyer çdo barrierë, jo vetëm ato që kanë të bëjnë me konkurencën e ashpër në forumet drejtuese të KMSH-së, por edhe ato që lidhen drejtpërdrejt me kushtëzimet ligjore të përcaktuara në statut. Kandidatura, por edhe procedura me të cilën është zgjedhur është në shkelje flagrante me kushtetutën e këtij institucioni, i cili kushtëzon që Kryetari i KMSH-së të ketë 10 vjet punë në këtë institucion. Brucaj ka vetëm dy muaj që punon në KMSH duke u katapultuar fuqishëm në postin e bashkënënkryetarit të katërt, pa asnjë shkallë të ndërmjetme kariere.

Po kështu, propozimi i bërë nga Kryesia është i pavlefshëm nga ana ligjore, pasi kjo kryesi nuk ka mandat legjitim, për shkak se vendimi për ndryshimin e saj, i ndërmarrë dy muaj më parë, nuk është miratuar ende në Gjykatë. Pra, megjithëse Këshilli i Përgjithshëm është ngritur arbitrarisht me mandate të vjedhura, megjithëse zgjedhjet u organizuan në mënyrë krejtësisht të dyshimtë, megjithëse u pengua çdo lloj kandidimi (duke mos lënë kohë për figura që mund të vetëofroheshin në garë), megjithëse statuti dhe ligjet në fuqi nuk e pranojnë kandidaturën në fjalë, përsëri duket se asgjë nuk mund ta ndalte z. Brucaj. Kjo tregon se ka shpresa për ndryshime të mëdha në këtë institucion, pasi përndryshe nuk mund të shpjegohen kaq shumë shkelje për hir të tij.

Interesante mbi të gjitha është se gjithçka ka ndodhur në një datë domethënëse, siç është 8 marsi, tepër interesante për një institucion ku prania e gruas është krejtësisht e padukshme. Në fakt çudirat në këtë vend janë bashkëshoqëruese të jetës publike, duke pasur parasysh se veprat e mëdha konsensuale dalin gjithmonë në data të mëdha. Marrëveshja Rama-Meta u bë e mundur në 1 prill dhe natyrisht një produkt që pritet të sjellë konsensus në bashkësinë muslimane, kërkon gjithashtu një datë të madhe.

Për këto arsye i urojmë z. Brucaj punë të mbarë dhe suksese të mëdha, duke shprehur mbështetjen tonë të plotë, megjithëse nuk e njohim.

Comments

  • Brucaj qenka si cuni i ambasadorit amerikan. Epo shume i shkathet eshte, qenka atlet cuni kerceka shume por shpresojme qe te na mesoje pak arabisht, sepse i shkreti nuk diten. Ama dy gjuhe “dinte” gylinxhije dhe deri diku edhe shqipe.

  • Nje hoxhe i ri u vendos ne nje katund te Malsise se Madhe duke zevendesuar tjetrin qe doli ne pension. Kishte nja tre muaj pune dhe nji dite e therrasin per nje sherbim ne nje familje. Pas ritualit te rastit, kur shtrohen per te pire nje kafe, te pranishmit e pyesin:

    – Ore u be disa kohe ketu, si te quajne zotrote?
    – Mua me quajne Gjovalin – i pergjigjet imami.
    – Si ka mundesi – ia kthejne katundaret?
    – Nuk di gje une – u thote imami – mua ketu me ka sjelle LSI-ja.

  • Kush është Skender Bruçaj?

    Skender Bruçaj ka lindur në rrethin e Malësisë së Madhe më 22 qershor 1976.

    Pasi mbaroi arsimin 8-vjeçar në vendlindje, ai u bë pjesë e kontingjentit të parë të studentëve që u nisën nga KMSH drejt Turqisë në vitin 1992.

    Kështu më 1996 ai kreu Medresenë Bejkoz në Stamboll, Turqi. Më pas ai ndoqi studimet në Institutin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Bosforit, ku pasi mbrojti gjuhën angleze, vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale – dega Psikologji.

    Gjatë viteve 2000-2011 kreu studimet pasuniversitare, ndërsa aktualisht është duke ndjekur studimet për doktoraturë me temë: “Menaxhimi i Cilësisë në Arsim”.

    Për disa vite ka punuar si konsulent për disa komani të huaja.

    Në vitin 2008 është emëruar Drejtor i Qendrës së Planifikimit të Karrierës në Universitetin “Epoka”.

    Në shtator 2008 është emëruar nga Komuniteti Mysliman si Kryetar i Komisionit të Hartimit të Dosjes për hapjen e Universitetit “Hëna e Plotë-Bedër”. Me hapjen e universitetit ai fillon të japë leksione si pedagog në Fakultetin e Shkencave Humane në Departamentin e Shkencave Islame dhe atë të Drejtësisë në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe turqisht.

    Në periudhat shtator 2011-dhjetor 2013, krahas lektorit në lëndët Psikologji Sociale dhe Psikologji Islame në universitet, ai ka qenë gjithashtu përgjegjës i Departamentit të Drejtësisë dhe zv/dekan i fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Bedër”.

    Skender Bruçaj ka qenë gjithashtu Drejtor i Qendrës për Edukim të Vazhduar dhe Formim Profesional në Universitetin “Bedër”.

    Duke parë përgatitjen e tij të gjerë akademike, Kryesia e KMSH-së, në dhjetor 2013 e emëron atë nënkryetar të KMSH-së.

    Z. Bruçaj ka disa marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si referues në emër të Universitetit Bedër dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

    Ai njeh disa gjuhë të huaja si anglisht, turqisht dhe italisht.

    Z. Bruçaj është i martuar dhe ka dy fëmijë (djem).
    http://www.kmsh.al/al/?p=1742

  • …………… Më pas ai ndoqi studimet në Institutin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Bosforit, ku pasi mbrojti gjuhën angleze, vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale – dega Psikologji.

    Gjatë viteve 2000-2011 kreu studimet pasuniversitare, ndërsa aktualisht është duke ndjekur studimet për doktoraturë me temë: “Menaxhimi i Cilësisë në Arsim”.

    titullin e ka psikolog,arsimtar apo hoxhe….deri tani sme kane zene syte te kete arsim fetar ?!!!

    • CV-ja e tij thote vetem se ka punuar ne Universitetin Beder, por megjithese formulimi nuk tregon aspak qarte nese qe prej vitit 2008 deri tani, ka qene apo jo anetar punonjes i KMSH-se. Aty thote se ka punuar ne Universitetin Epoka nderkohe qe eshte thirrur nga KMSH, per te drejtuar nje grup pune (qe CV-ja e percakton si nje komision, ky ky paska qene kryetar :P). Pra qartesisht kuptohet se ka qene full time ne Epoka, ndersa part time u ka ndihmuar ketyre te KMSH-se, si i nenkontraktuar ne nje projekt. Por gjithashtu nuk thuhet sesa kohe ka kaluar nga hartimi i dosjes ne fillimin pune te universitetit dhe ne emerimin e tij si pedagog ne BEDER. CV-ja vlet kastile ne menyre te pergjithshme, per te mos e thene te verteten te qarte, por per ta lene te kuptohet sikur ka vijueshmeri.
      Nderkohe, nga ana tjeter Universiteti Beder nuk eshte KMSH. Punonjesit e Bedrit nuk jane punonjes te KKMSH-se pavaresisht se ai eshte universitet i ngritur nga KMSH-ja. Mbi te gjitha qellimi i statutit eshte, ne menyre qe figura e zgjedhur te mos vije ne menyre te katapultuar, por te ndjeke nje karriere normale fetare. Perndryshe, nese dikush ka punuar si roje dere ne KMSH, nuk do te thote se eshte ne rregull me kete pike te statutit. Pra jo cdo lloj pune ne KMSH, hyn tek qellimi qe ka kjo pike e statutit, por ketu kihet para sysh kariera fetare.

  • E dini cili eshte ndryshimi midis ketij njeriu, te tjereve si ky dhe jush qe shkruani qelbesirlleqe te tilla? Ja pikerisht ky paragraf qe keni shkruar me larte, sidomos rreshti i fundit i tij:

    “Një ngjitje e tillë spektakolare në majat e komunitetit më të madh në vend, në një mjedis të rrethuar me njerëz që kanë vite që punojnë e përpiqen për t’u ngjitur në shtegun e mundimshëm të këtij institucioni, tregon se mrekullitë ekzistojnë.”

    “Per tu ngjitur…” – E pra, nqs ju angazhimin ne Islam e shihni per ndonje ngjitje tjeter pervec se ne syte e Allahut, sigurisht qe skeni per t ngjitur kurrree ne asnje vend, aq me pak tek Ai.

    Allahu eshte lexuesi i zemrave.

    • Po si nuk ke turp more djale. Ambicja per te bere karrjere lind me njeriun, por ky abi qe keni katapultuar ketu eshte komplet pa ambicje, ky nuk ka bere asnje perçapje per ta merituar postin. Ky eshte viktime e juaja, e gylenxhijve, qe nuk kane turp te perdhosin imaxhin e dinjitarit te fese dhe hedhin firifiu ne fron nje kukull te turqve me dy gisht musteqe. Pale doni te na e shisni edhe si akademik, nje qe edhe ne cv paçavure qe keni publikuar duket qarte qe eshte apartçik i rendomte. Por si mund te ndodhte ndryshe, kur soji juaj i’u seriloset deri ne peshtirosje Selim Sigurim Muçes, me shpresen se nje dite edhe ai do te lodhej nga jeta dhe keshtu si ai djali qe i qendron me fanatizem pemes poshte pritet t’iu binte molla ne preher. Turpin e hani me buke dhe i fusni dhe nje çaj te shpelare prapa, sepse ju nuk i prezantuat kanditaturat ne publik qe njerzia te dije se cilet jane me te denjet per t’i prezantuar ata. Ju keni frike dhe turp nga publiku, ju jetoni vetem me hipokrizi dhe me shantazhe. Ju jeni pjelle e komunizmit mer djale por besoni se keto metoda pune burojne nga feja, jeni te mashtruar deri fyt. E dijme qe te dy qe ky nxitim, ky hermetizem dhe kjo perzgjedhje diktohet nga katrahura qe keni gatuar ne Turqi. Turp, turp, turp sepse pislleqet per pushtet ne Turqi po i sillni dhe tek ne qe nuk duam t’ua shohim bojen te dyja paleve. Te dyja palet jeni te korruptuare deri ne palce dhe po zieni si qente per “kocken e Rozes”. Turp o djemte e fetullait

      • Po i kthej pgj njerit, pavaresisht se shume komente ketu duken se jane nga e njejta dore: Nuk duhet te jesh domosdoshmerisht gylenxhi qe te dalesh kunder kesaj felliqesie qe po behet ketu ne kete qenef.

        Zoti ju udhezofte!

        • Nuk duhet te jesh domosdoshmerisht antigylenxhi qe te dalesh kunder felliqesise qe behet ne KMSH dhe aq me pak, kunder felliqesise se kundershtareve kinse te indinjuar qe perpiqen te perbaltin ata qe thone te vertete. 😛

    • Ajo qe shihet eshte ngjitja me katapulte nga hici ne maje, motivi qe ka ngjitesi, eshte ceshtje e Allahut, por mjetet e ngjitjes (vjedhja e votave, sekretet, makinacionet, intrigat, skuthlleqet e paskuintave, kercenimet per voten etj…) nuk duken fare te ndershme. Nese ti mendon se mjetet e pandershme jane hallall per te arritur grada te larta tek Zoti, problemi yt, por sidoqofte Ezani ka te drejten e vet t’i ndenoncoje keto pislleqe.
      Nese ty nuk te pelqen fakti qe ka muslimane qe i denoncojne keto gjera, kjo vjen ngaqe te pelqejne pislleqet, s’ka shpjegim tjeter! 😛

    • O ben mos u mer me keta, me duket se ne ka nje njeri qe e sheh KMSH si vend per te bere karriere, per te arritur ambicjet personale dhe per tu bere te njohur, jan keto tipat ketu, se cfare dije fetare kane keto une nuk e di, kur shajne, shpifin, mallkojne cdo njeri vetem se punon ne KMSH, mjafton te lexosh me lart ku me apo pa qellim genjejne dhe thone 10 vjet pune ne KMSH, ku statusi i KMSH thote mbi 5 (pese) vite kontribute ne KMSH (as full as part time).

      Une vetem nje gje kam per keto, Zoti ju ndricofte mendjen dhe zemrat dhe para se te beheni analista lexoni ndonje liber rreth Islamit se megjithe keto shpifje o ju o anetaret e KMSH-se i bie te jene ne humbje

      • O art, gjej nje njeri nga keta qe shkruajne tek ezani qe do denjonte te fuste koken ne nje bunker te permjerre si Kmsh. Kmsh eshte vend tipik per ata qe po punojne nderkaq aty, servile, skllever dhe sherbetore te pushtetitt, njerez te vegjel qe tolerojne poshterimin, shkeljen e parimeve, vjedhjen e vakefit, tradhetine ndaj muslimaneve te tjere, shkaterrimin e mesimit fetar tradicional, instalimin e sektit tuaj faraonik. Nuk ka asnje dyshim se te gjitha keto sakrifica te neveritshme punonjesit e Kmsh i bejne per hir te asaj qe besojne se eshte feja, per hir te mesimeve qe u kane dhene qe ne moshe te vogel. Ju jeni per t’u meshiruar si jeniceret. Sulmet qe ju ben ezani nuk jane per t’ju marre vendin, jo, jo, jo. Ate vend do ta mbani fort, edhe sikur te mos doni me, po do ta vuani deri ne fund me diskreditim te perditshem. A e ke parasysh lajmet me Afganistanin? Duan te ikin amerikanet, po nuk i lejojne afganet. Kollaj ta marresh nje kioske si Kmsh me ndihmen e Pushteteve dhe ambasadave, tani duhet ta shtrengoni fort.

      • Arti, paske ngrene hudhra o djale. Me fe eshte qe kur ha hudhra te mos afrohesh ne mexhlis.
        Por me shkrive sulmet per padituri fetare. Ne KMSH iken nje inxhinier dhe vjen nje psikolog si kryetar i te gjithe muslimaneve, kurse ti kerkon dije fetare nga E-zani! Hahaha.

  • Brucaj ka 12 vjet si punonjes i kmsh, por juve ju nuk ekeni pas menjen tek njerezit por te blini ndonje toke ne fshatra apo te vidhni ndonje fond per xhami serish neper fshatra prandaj nuk e njihni.

    • Duke u permendur fshatin te tjereve, ti po pretendon se nuk je vete nga fshati keshtu? Po pse te djeg fshati, c’te keqe ka te jesh prej andej nga ke lindur? Keto terma te kohes se shokut Enver Hoca me ‘feudale te rinj’ nuk i perdor njeriu po nuk qe nga fshati.
      Per keto akuzat kolektive me vjedhje fondesh per xhami fshati ( ahahaha!) do na nxirrni ndonje incizim te pergjimit, apo do na meshironi edhe kesaj rradhe?

      Ps-Skender efendia eshte nga Malesia e madhe, kurse ne nuk e njohim se e paskemi mendjen tek fshatrat?
      Alo?

      • Mos bej te zgjuarin ti te ndryshosh kontekstin. E kupton mire ti se perse behet fjale, kush po blen toka keto muaj me fonde misterioze neper fshatrat e Elbasanit, kush po vjedh leke duke ndertuar gjasme xhami neper fshatra duke u marre investitoreve leke per hapesira te medha dhe duke ndertuar 25 meter katror. Eshte pikerisht ai qe sponsorizon keto budalliqet qe shkruhen ketu.

        • Aman se na dogje nga kurioziteti! Mos na le ne suspance! Na tregon se kush qenka ky sponzori misterioz dhe sa leke i jepka E-zanit, se mezi po presim te mesojme te verteten! 😛

    • Ndoshta bejme gabim qe i lejojme postimet e tua, pasi ne asnje kod etik, nuk mund te tolerohen hedhje akuzash te tilla qe perbejne veper penale, pa asnje fakt, per me teper te shprehura nga anonimati. I toleruam keto gjepura, vetem per shkak se priremi te tolerojme ata qe na kritikojne dhe mbi te gjitha kur drejtohen ndaj nesh. Ndajt kujtdo tjeter nuk do te kishim toleruar, per shkak se nuk mund te bejme xhymertin ne kurriz te te tjereve. Por sidoqofte nuk mund te vazhdosh te prishesh debatin me kete skeme te ulet.
      Nese ke ndonje fakt per gjithe sa thua, je i lutur ta sjellesh dhe te ofrojme te gjithe hapesiren e nevojshme, perndryshe leri keto pallavra e mos u perpiq te devijosh objektin e debatit.
      Cinike eshte qe, nderkohe qe na akuzoni se po shpifim e po pergojojme njerezit ne KMSH, nderkohe qe ne po falsim per vepra publike dhe me efekt publik, dilni ketu dhe shpifni me paturpesine me te ulet mbi fonde e vjedhje xhamishe.
      Nese ke prova dhe fakte per gjithcka thua, je i detyruar ti tregosh, perndryshe, sipas fese sone, por edhe sipas cdo ligji penal e kodi moral ti quhesh shpifes.

      • Hahah he mer ju dogji ee?? Une thjesht nje gje thash (pa permendur emra, por me sa duket i paska djeg sponsorit 🙂 ) dhe ju dogji sikur t’ju kete picku akrepi, kurse ju duke ndejtur anonim merrni gjithe diten pergoje njerez me emra dhe mbiemra, me familje, me shok e kolege dhe me thoni mua: po shpif. pfff heeejjjj jeni ne terezi apo jo??

        P.S: Edhe mund te mos e publikoni s’ka problem, por kjo nuk ndryshon gje ne terren, bleresit e tokave dhe vjedhesit e fondeve te xhamive te fshatrave por edhe te ndertesave per sherbime publike te investuara po me keto fonde bamiresie, do te mbeten po ata .
        Ti me flet per kod etik, nderkohe qe kjo faqe thuajse ne te gjitha shkrimet e ngjashme ka shpifje, mllefosje dhe gjera qe s’kane te bejne fare me Islamin.

        KUjdes mos hani shume “mish vellezerish” !

        P.S: Se mos ju ngel merak, une nuk jam gylenxhi 😀

        Hajde me te mira dhe Allahu ju udhezofte!

        • Qe Skender Bruçaj eshte anonim per publikun, kete nuk e luan topi. Qe eshte katapultuar me preçizion te larte edhe kete nuk e luan topi. Qe zgjedhjet i bete me stilin “nga fitorja ne fitorje” edhe kete nuk e luan topi. Nuk e di se ku e sheh ti pergojimin kur permend “mishin e vellezerve”, ku e sheh ti mllefin dhe shpifjen ketu? Argumentat tuaj se Senderi eshte i denje per kryehoxhe, dhe se zgjedhja e tij ishte ne menyre te ndershme rrezohet lehetesish, se ketu jemi, vend i vogel eshte. Behuni te sinqerte, flisni troç se ju mirkuptojme, pohojeni qe kjo maskarade kerkohet nga zyrat e shtetit dhe nga selite e ambasadave. Nderkohe, te na e shesesh kete si nje proces normal, ty turp te qofte.

        • Fjalet e budallait nuk i djegin askujt, qofte edhe kur budallalleku perdoret me shejtanllek, – sic tenton te jete rasti yt. Nese do te kishim ndonje siklet me pallavrat e tua, eleminimin e kemi shume te thjeshte: delete.

          Por ti, leri denglat! Nese ke nje gram burrni jepi, trego emrin e sponsorit dhe parate qe ne marrim! Mos na e dridh muhabetin mbi djegsirat tona! Tregoje “te verteten”, na cirr masken, dhe shpetoje ummetin! 😛
          Perndryshe, fetarisht ti konsiderohesh shpifes dhe meriton denim penal, pervec se nuk te merret me per baze deshmia.

          Nisur prej kendej, besoj di ta besh dallimin midis shpifjes dhe pergojimit. Keshtu qe, na ler ne “te hame mish” dhe kujdesu per vepra qe ne Islam konsiderohen shume here me te renda , sic eshte shpifja, qe ti po e konsumon me shume kollajllek.

          Ps. Nuk ka rendesi nese je apo jo gylenxhi, pasi budalleku nuk ka tarikat, ne cilindo grup qe te shfaqet. 😛

  • – Merhaba Abi, si është Hoca në Pensilvani? Çfarë thotë Hoca, kë të zgjedhim kryetar tani që u tërhoq haxhi inxhinieri?
    – Hoca thotë, Buyari të tërhiqet, Doryani të bëjë sikur konkuron, Iskenderi të fitojë!
    – Evet Abi! Hoca dëshiron, yzmeqarët zbatojnë!

  • Ore po sipas rregullores se KMSH duhet te kishe ca brire per tu zgjedhur kryetar dhe jo keshtu sefte hopa direkt e kryetar.
    Sic duket ashtu sikur ndryshon fetvaja sipas vendit, kohes ashtu ndryshon edhe rregullorja.

    • pa brire je mbret (jo,jo nuk shkon), pa brire je pasha (jo,jo,jo as kjo nuk shkon. Pa brire je kryetar komuniteti. (shyqyr qe metafora eshte me brire, se Zot na ruaj pastaj).

  • Kur themi Hizmeti kemi thene Komiteti. Kur themi Komiteti kemi thene Hizmeti.
    Te na rroje sa melet dhe me gojen me sheqer Shoku Skender.

  • Meqe jemi neper votime, sipas metafores se 1 milion shuplakave, cilit i bie t’ia kete ngjeshur 88 shuplakat ky? Dorianit valle??

    • Po as fshehtas nuk e kritikojne dot se i fluturojne nga xhamija. Keshtu qe, me mire i bejne nje amine dhe vazhdojme rrugen nga fitorja ne fitorje!

  • …..i anese”, ke te qaj me pare 🙁

    aq na ka rene pazari, sa shfaqja e rradhes them se doli mbi pritshmerine.
    Mund te shkonte me keq ( dhe I kishin te gjitha mundesite dhe precedentet ) .

  • Me vjen keq persa lexoj mesiper. Une jam nje ish ortodoks i konvertuar ne musliman pikerisht nga keto shkolla turke ne shqiperi. Nder parimet e para islame qe me ka terhequr vemendjen ka qene amaneti profetik mbi pergojimin. Duke folur e shkruar si me siper, mos valle kaq shume uri keni per te ngrene mishin e vellait tuaj te vdekur?

    Me te vertete me vjen keq…

    • Albi, rrethanat ne te cilat ti je bere musliman nuk kane asnje rendesi (cdo njeri ketu e ka nganje histori per kete, por nuk ka arsye per ta treguar). Nga ana tjeter, parimet e fese ne lidhje me pergojimin nuk hyjne fare ketu. Ajo qe ben E-zani, eshte informimi i muslimaneve mbi ate cfare ndodh, dhe kete e shoqerojme me qendrimet tona, si dhe komente e analiza per te zbardhur realitetin ku jetojme dhe ngjarjet qe e shoqerojne kete realitet. Ne mendojme se ne kete menyre po kryejme detyren tone fetare, dhe madje mendojme se duke bere kete, clirojme edhe shume njerez te tjere nga pergjegjesia per ta bere kete, sepse mendojme se zbardhja e se vertetes dhe zbardhja e realitetit eshte farz kifaje, qe ngarkon me pergjegjesi te gjithe bashkesine, derisa sa t’i dale dikush per zot kesaj pune. Nder te tjera, ne po bejme edhe ate qe duhet ta kish bere vete KMSH-ja, transparencen e ketij institucioni. Perkundrazi KMSH-ja po perpiqet ti fshehe punet e veta dhe kjo tregon se nuk i ka punet mire. Kur mendon se ben ndonje gje te mire KMSH-ja e trumpeton me te madhe. Fshehtesia ne nje proces kaq sensitiv dhe kaq te rendesishem per bashkesine qe ky institucion drejton, tregon mbi degradimin e ketij institucioni. E ne pra e kemi per detyre te sensibilizojme opinionin publik mbi kete.
      Nese ne permendim emra konkrete, kjo eshte ne funksion te se vertetes dhe nevojes qe njerezit te kuptojne ate cfare ndodh dhe te ndergjegjesohet mbi problemet qe kemi. Duhet te kuptosh se kritika, qofte kjo e shoqeruar edhe me satire e ironi, nuk eshte kurrsesi pergojim, por infromim e ndergjegjesim. Ne nuk flasim per gjera personale te askujt, por flasim vetem per gjera publike dhe kjo e ben veprimin tone te mos jete kurrsesi pergojim. Ne gjithashtu nuk flasim per veprime me efekte individuale ose private, por flasim per veprime me efekt publik dhe kjo e ben punen tone fisnike, kurajoze, e cila eshte nje detyre fetare per secilin prej nesh.
      Mund te mos jesh 100 perqind dakort me gjithcka qe ne themi dhe kjo eshte nje e drejte e respektuar, madje edhe ne vete nuk pretendojme kurrsesi se jemi te pagabueshem ne ate qe themi. Ama jemi te vetedijshem se me fjalen tone po i sherbejme informimit, sensibilizimit, vetedijes shoqerore dhe thellimin e mendimit mbi gjithcka qe ndodh rreth nesh, e per kete jemi krenare dhe shpresojme tek Zoti shperblime.
      Por ajo per te cilen me vjen keq, eshte fakti qe ju shqetesohemi mbi ndonje gjynah qe ju mendoni se ne marrim ne kete mision (gje qe ne fakt perkundrazi, ne e shohim si sevap) dhe nuk shqetesoheni per degradimin e transparences ne KMSH, per degradimin e perfaqesimit te ketij institucioni, per shkeljet statutore, per vjedhjet e mandateve, per uzurpimin e institucioneve, per nivelin e mediokritetit etj. etj. etj. gjera te cila e kane degjeneruar imazhin e muslimanit ne kete shoqeri si dhe e kane perkeqesuar frikshem gjendjen e bashkesise sone.
      Keto jane probleme qe duhet t’ju shqetesojne edhe ju, ne menyre qe miqte apo drejtuesit tuaj te mos ngarkohen me gjynahe e pergjegjesi kaq te me dha, e mbi te gjitha, ne menyre qe bashkesia jone te forcohet, aftesohet e zhvillohet duke bere qe muslimanet shqiptare dhe feja Islame te fitoje vendin qe i takon ne shoqeri.
      Shpresoj te kem qene i qarte dhe te kem mirekuptimin tuaj. Kjo mendoj se duhet te jete thelbi i asaj qe duhet te diskutojme e qe duhet te na beje te gjitheve te mos fleme rehate ne darke.

    • Ne jemi nej grup ish budist, qe e gjetem rrugen drejt fese Mormone duke lexuar me vemendje mesimet e Zarathustres, sigurish te haperdara ne mendjet tona permes Niçes, qe vete ishte bajagi i ndikuar nga Hegeli, qe shpirti e di se si e organizoi teorine e tij dialektike, dhe qe rrugen drejt tij na e mesoi Qemal stafa, i cili nje paradite, ne paraburgin, ne kohe te Zogut pati lexuar disa vargje nga Rumi dhe pas kesaj, duke e pandehur panteist u nis dhe organizoi organizatene e rinise se partise ku dhe ne bejme pjese.

  • Me e forta eshte se Hoxholl efendiu ne zgjedhjet e me parshme u mundua ti bojkotonte me ane te mediave ndersa kete radhe perfaqesonte shtetin si kukull mashaallah.

      • Shumesi me te cilin u drejtohesh njerezve ketu eshte i pavlefshem. Ne nuk jemi as sekt as organizate as parti ketu. Nuk kemi komandant. Shume prej nesh njihen me njeri- tjetrin, te tjere jo. Nuk ndjekim te njejtat medhhebe, nuk kemi te njejtat bindje politike. Disa prej nesh rregullisht e kritikojne linjen editoriale te ezanit, po ju hyni ne kete blog vetem kur jua ngarkojne si detyre partiake, ne raste krizash. Ketu ka debate kundershti edhe po nuk erdhet ju, edhe kur t’ju shese Amerika per pese lek e te largoheni nga punet e fese edhe ju, si te tjere qe u perdoren para jush. Ajo cka na mbledh ketu eshte vetem kontestimi i status quo-se qe pushteti ka percaktuar per Islamin ne Shqiperi, statu quo te ciles i sherben komuniteti dhe ju. T’ju diskreditosh dhe irritosh juve eshte detyre dhe kenaqesi, pse misioni qe keni marre me dhune e makinacione eshte i shemtuar. Sigurisht
        qe jeni muslimane efhe ju, dhe jua kane mbushur mendjen se luftoni kunder injoranteve, ekstremisteve, arabeve. Behuni te mencur e patriote e keputeni litarin qe nu lidh me sekte te huaja, e bashkohuni me vellezerit tuaj ketu se ky eshte vendi yne dhe hallet tona i zgjidhim me mire vete. Para jush ishin ata qe mbeshteteshin tek arabet dhe u pa mire ku i coi mbeshtetja tek te huajt, kunder vellezerve te vet. Iken arabet sikur s’kishin qene ndonjehere, sapo i urdheroi Amerika. Edhe turqit tuaj ashtu do ikin, po do jete vone per ju pastaj. Mesoni
        nga shembulli i atyr qe ishin para jush ne KMSH dhe qe iu dukej se kishin pushtet, po kishin celesat e kashtes

      • “Fitnexhi”, permendet tek Majeri, 136, sipas tij eshte nje zanat urban i komplikuar, i huazuar nga turqit, ndersa tek Gazulli vjen si “ferrnetxhi” qe nuk ka apsolutisht lidhje me turqit, sepse keta perdorin dendur “Yeni Raki” dhe kembengul per nje huazim nga gjuhet latine, 211. Por Jokli e has si “fitnesxhi”, 232, qartesisht nje deshmi e ndikimeve te perbashketa Lindje-Perendim, nje deshmi e sterhollimeve qe sjell multikulturalizmi. Ndersa Guzzoni e shpjegon me eleganxe si “fitefitexhi”,rrjedhur nga e folura vulgare kryesisht te tregu çam, qe lekun eme se shumti e luan permes Rruges se Mendafshte 198, Perfundimisht etimologjine e “fitnexhi” çabei e percakton si nje bashkim te dy fjaleve “Fitnete” dhe “Rexha”, qe me kalimin e kohes duke pasur parasysh qe shqipja i rrumbullakos sufikset, duke i dhene fundores nje kadence hundore qe rezulton diminutive per prapashtersat e fjaleve me kuptime antropomorfe, arrin ne perfundimin se kjo eshte nje fjale autentike ilire por me nje ngjyrese te vonshme turke, fatale per shqiptaret e ngrate qe ne gjuhe te tjera thirren dhe Arnaute.

        • Pederseni ishte i mendimit se kemi te bejme me variantin ‘finte-xhi’ dmth ‘ai qe ben finte, dredha’. 231

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *