Neki KaloshiNeki Kaloshi

Konflikti në Siri ka sjellë solidaritetin e të gjithë botës me viktimat e pafajshme, shumica e të cilëve gra e fëmijë, të masakruar brutalisht nga dora vrastare e një regjimi kriminal. Kudo, në të gjithë botën, mbarë opinioni ndërkombëtarë duke përfshirë shoqëri civile, klasën politike, mediat e shumë aktorë të tjerë, kanë shprehur dhimbjen për kasaphanën që po ndodh atje dhe madje ka gjithashtu një angazhim mbarëkombëtar nga shumë aktorë për të dhënë kontributin e tyre, sipas mundësisë, sekush në fushën e profilin e vet.

Një ndër kategoritë e shumta të njerëzve të përfshirë në këtë përpjekje për të ndihmuar Sirinë  është edhe ajo e besimtarëve anëkënd botës, ku disa prej të cilëve e kanë kuptuar detyrimin për të ndihmuar duke marrë pjesë në luftë kundër regjimit të Asadit. Prej tyre ka disa që më shumë se kanë ndihmuar ia kanë shtuar telashet popullit sirian, duke devijuar konfliktin në drejtime ideologjike krejtësisht pa lidhje me motivet e luftës. Ata predikojnë se kjo është një luftë e shenjtë, e si e tillë kjo është rruga për në parajsë, duke e argumentuar këtë me terma fetarë, nëpërmjet të cilëve kanë arritur të bindin individë të ndyrshëm.

Në të vërtetë kjo pikëpamje është e gabuar. Xhihadi që ata pretendojnë se po zbatojnë nuk ka lidhje me pikëpamjet e Islamit mbi luftën dhe paqen, që nuk ka asnjë lidhje me veprimet e tyre aventureske të ngritura mbi vetëgjyqësi. Keqkuptimi i tyre vjen nga mungesa e formimit fetar, duke i bërë të keqinterpretojnë argumentet e fesë: ose nuk i kuptojnë, ose nuk i njohin fare dispozitat e Islamit mbi këto çështje. Hoxhallarë të shumtë, në të gjithë vendin, e kanë theksuar vazhdimisht këtë, që kur u shfaqën rastet e para të luftëtarëve në Siri, por megjithatë disa besimtarë, e madje edhe predikues fetarë, kanë vijuar me kokëfortësi në qendrimin e tyre, duke iu kundërvënë me tone të ashpra atyre. Kjo i çoi disa prej tyre në një rrugë pa krye.

Pas kësaj vjen një tjetër qasje e gabuar tek një masë e madhe aktorësh që kanë reaguar kundër këtij fenomeni.

Kategoria e parë janë mediat, të cilat gëzojnë në raste të tilla, duke u futur në garë kush e kush të mbushë faqet e gazetave apo kronikat me lajme nga më shokueset, shumica prej të cilave krejtësisht të pasakta, e madje të trajtuara pa kurrfarë profesionalizmi. Disa prej tyre kërkojnë nëpër internet foto individësh me mjekrën më të gjatë, për të ilustruar një ngjarje me të cilën ata nuk kanë asnjë lidhje. Media të tjera, si për ta shtuar më shumë dozën e panikut apo edhe të urrejtjes e fobisë ndaj një komuniteti të tërë, përpiqen të kontaktojnë ndonjë punonjës anonim të SHIK-ut, apo të Policisë së Shtetit, të cilët tregojnë se shumë informatorë qenkan infiltruar në rradhët e besimtarëve, për ta shtuar sa më shumë numrin e të arrestuarve. Pas kësaj, njerëzit nëpër xhami duhet të mbesin duke parë përreth për t’u ruajtur, se ndoshta mund të bëhen viktima e rradhës, në këtë prirje për të zbuluar sa më shumë terroristë duke djegur edhe të njomin me të thatin. Kjo është shumë e ulët për një profesion fisnik si ai i gazetarit. Mediat kanë për detyrë informimin e jo të përhapin panik e dyshime ndërmjet njerëzve.

Kategoria e dytë janë Policia e Shtetit dhe organet hetimore, të cilët mund të kishin vepruar në mënyrë më të matur, pa shfaqur një spektakël të tillë të panevojshëm që agravon situatën. Këto institucione janë përgjegjëse për rendin dhe duhet të jenë të kujdesshme në veprimet e tyre kur kemi të bëjmë me probleme shumë të ndjeshme, të cilat mund të shkaktojnë panik tek qytetarët, ashtu si edhe mund të nxisin urrejtjen, pikërisht atë kundër të cilës drejtohet kjo fushatë arrestimesh. Në të kundërt me këtë, organet hetimore, policia, por edhe punonjës të shërbimit informativ, e kanë ushqyer shtypin me materiale nga më fantastiket, të cilat kanë krijuar një atmosferë të pasur paragjykimesh, keqkuptimesh  që nuk janë aspak të shëndetshme për shoqërinë.

Besimtarët në përgjithësi, ata muslimanë apo edhe të feve të tjera qofshin, janë pjesa më e shëndoshë e vendit. Ata përpiqen kudo të ofrojnë vlerat më të mira në këtë shoqëri që po vuan sot nga shumë sëmundje shoqërore, dhe roli i tyre në shoqëri është i domosdoshëm. Nuk mund të etiketosh Islamin dhe besimtarët që frekuentojnë xhamitë me terma të tillë, duke i identifikuar me pesë apo gjashtë individë, fajtorë ose jo qofshin.

Së fundmi, një këshillë miqësore për Komunitetin Musliman. Gjëja më e lehtë është të distancohesh nga ata besimtarë qofshin këta edhe imamë të vetëshpallur, por kjo nuk zgjidh asgjë dhe gjithashtu nuk e shfajëson komunitetin nga përgjegjësitë e veta. Komuniteti musliman është dhe duhet të jetë përfaqësuesi i të gjithë besimtarëve, edhe i atyre “mëkatarëve”. Natyrisht, ata që kanë kryer vepra penale do të duhet të përballen doemos me drejtësinë, por kjo nuk trajtohet me shpërfillje dhe KMSH-së i takon të bëjë gjithçka për të ruajtur bashkësinë që drejton. Në të vërtetë nuk ka njeri pa mëkate në këtë botë, ndaj dhe drejtuesve të fesë (sidomos) u takon të dinë t’i qendrojnë më pranë “mëkatarit” dhe do të duhet ta kishin bërë këtë më herët. Ata që gabojnë duhet t’i këshillojë, t’i orientojë kah e mira dhe jo t’i përjashtojë apo t’i anatemojë. Filozofia e përjashtimit dhe anatemimit nuk i shërben askujt, veçse mund të rrisë gabimet e të përjashtuarve. Vetë  këta individë fundja janë produkt i izolimit.

Comments

  • Flm imam Kaloshi per kete trajtim te nevojshem te ceshtjes. Desha te them qe togfjaleshin “profesioni fisnik i gazetarit” kisha kohe pa e degjuar. Kam frike se shumica e gazetareve tane e kane humbur me kohe fisnikerine e tyre

    • Shyqyr qe paske shkruar emrin sakte o vella Ilir. Meqe e ke zor te rreshtosh dy llafe pa bere tre gabime, pse u harxhove, mos kishe shkruar hic as ti.

      Ualejkum selam.

      Imam Nekiu eshte hoxhe dhe ka detyre fetare te flase kur i duket atij me vlere te flase dhe nuk ka nevoje ta marre ne pyetje dikush. Ti kush je, ku ke mbaruar shkolle, kush te ka thene ‘aferim’ ne jete per ndonje pune? Kush te kerkoi te harxhosh rryme kot duke shkaterruar ate gjysem fjalie qe ke shkruar? A ke pasur mundesi te lexosh pa gabime? A di te lexosh? Apo lodhesh? Cfare ke kuptuar nga kjo qe lexove?

      Edukaten dhe respektin t’i ka mesuar njeri? Imam Nekiu eshte lodhur te shkruaje dicka te argumentuar, dhe ti nuk e pagove per kete pune, shkrimin e more falas, e si po i kerkon llogari? Te ka fyer ai ty? Ti pse e fyen?

  • Ilir, po te isha ne vend te nekiut do te thosha: une mendova te them dicka per nje ceshtje kaq te madhe, kaq delikate dhe kaq me zarar sipas asj qe une di duke e cmuar si detyre prononcimin sic e quan ti me gjuhen tende moderne. Kam nje pyetje per ty : “Ate ka pyt ksuh o vlla ty per ket perononcim,a muspo ki qef edhe ti pak me kallxu veten se kush jam hajt shkruj diqka…” kete shqipen kaq te keqe e ke vetem per kesi gjerash apo keshtu ta kerkojne…

  • cfare vepre penale kane kryer te pandehurit o Neki qe “do të duhet të përballen doemos me drejtësinë”?
    a eshte veper penale qe kane cuar njerez per xhihad nese eshte e vertete?! nese eshte e vertete une do thoshja se: ku i kane cuar?

    • Vella Mehmet!

      Shih cka shkruar imam Nekiu:

      “Natyrisht, ata që kanë kryer vepra penale do të duhet të përballen doemos me drejtësinë, por kjo nuk trajtohet me shpërfillje dhe KMSH-së i takon të bëjë gjithçka për të ruajtur bashkësinë që drejton. Në të vërtetë nuk ka njeri pa mëkate në këtë botë, ndaj dhe drejtuesve të fesë (sidomos) u takon të dinë t’i qendrojnë më pranë “mëkatarit” dhe do të duhet ta kishin bërë këtë më herët.”

      Flitet ne menyre te pergjthshme per kedo qe ka bere vepra penale, kurdohere, ne te kaluaren e ne te ardhmen, perfshire dhe rastin konkret – po u vertetua. Eshte shume e qarte se kur imami thote ‘ata qe kane kryer vepra penale’, nuk eshte akuze, as mbeshtejtje e akuzes, asgje pervec pershkrim i nje rregulli te perhershem e te njohur: kush ka bere vepra penale, do denohet.

      Imami thote se KMSh duhet t’u qendroje prane te gjitheve, mekatare ose jo. Kaq.

      • Po cfare do vertetohet si veper penale? qe kane cuar njerezit ne xhihad? ata besoj e pranojne vete kete gje. kjo eshte veper penale ne syte e gjykatave tona.
        cuarja e njerezve ne xhihad me fetvate e dijetareve ne boten islame nuk ka qene e nevojshme, sepse Siria ka plot burra. problemi me i madh eshte se shume shqiptare kane shkuar tek dashi (isisi) dhe fronti i nusres, te paret jane shume ekstreme e ndersa te dytet i kane dhene besen el kaides.
        brumosjen me teprime dhe ekzagjerime ne ceshtjet e imanit dhe tekfirit nuk mund t’i mjekojne gjykatat shqiptare, me se miri ato mund te trajtohen nepermjet ballafaqimit me njerezit e ditur.

        • Edhe nje here vella.

          Imam Nekiu nuk po pretendon FARE se ka veper ndonje penale ketu – ate e verteton gjykata.

          Imam Nekiu ka shkruar “ata QE kane kryer vepra penale” dhe jo “ata KANE kryer vepra penale”. Dallimi eshte ai midis nates dhe dites. “Ata QE kane kryer” ben fjale per persona qe nuk dihet kush, kur dhe ku jane. “Ata kane kryer” do te ishte versioni akuzues dhe gjykues per te cilin shqetesohesh ti, po per te cilin NUK ka shkruar imam Nekiu.

          Nese do kisha vete ndonje kritike per Imam Nekiun eshte per titullin, pasi Nekiu i referohet fetarisht dickaje si gabim, por ka lexues qe mund te kujtojne se Imami po mban qendrim ligjor. Sigurisht qe ky nuk eshte qellimi i Imamit, sepse ne rast se Imami do fliste per ligjin, nuk do perdorte fjalen ‘gabim’, meqe ligji nuk njeh gabime po vetem ‘krim’ ose ‘kundravajtje’.

          Nga zhvillimi i tekstit kuptohet mire se Imami ka folur ne kotekst etik dhe fetar, prandaj dhe titulli sqarohet me tekstin. Po ja qe duhet te mbajme pergjegjesi edhe per llojin e lexuesit nuk lexon pertej titullit.

  • Mundohet njeriu i shkrete te molloise dy llafe per shkrimin e imam Nekiut, por, sapo perballet me komente te tipit ilir dhe mehmet,i dridhen duart dhe i hipen gjaku ne marsh te peste. Le ta marrim ca me shtruar se kushedi veme dy para mend.
    Se pari, imam Nekiu ka marre ne analize te shkurter gjithe situaten dhe ka, per mendimin tim, nje qasje per t’u pershendetur. Ai ofron nje tjeter veshtrim per personat qe kane shkuar te luftojne ne Siri. Ndryshe nga perceptimi mediatik, i sheh ata si kontribues ne lufte, ne menyren e vet, pavaresisht se eshte e gabuar.
    Imami terheq vemendjen per autoritetet e drejtesise ne vend se po bejne te njejten gje per te cilen akuzohen te arrestuarit, nxitjen e urrejtjes fetare apo racore etj.
    U behet thirrje atyre kokenxehteve qe jane brenda e jashte burgut, te kuptojne se nuk mund te jene shehlere, vetem se keshtu e kane shpallur veten, se ka ca kritere. Te perpiqen te sillen si muslimane e jo duke bere skena neper rruge e ne salla gjyqesh, se nuk ua ka njeri borxh.
    Dhe se fundi, i terheq vemendjen Komunitetit Musliman te beje detyren e tij paresore, t’i sherbeje fese dhe anetareve te saj, te certifikuar apo jo, dhe jo te dalin si kosh pas te vjelash neper emisione televizive, se qenkeshin kunder shkuarjes se besimtareve ne Siri.
    O Mehmet, nuk e ka per detyre imam Nekiu te dije nese ka veper penale apo nese i kane kryer ato pune per te cilat akuzohen. Mund te mbrohen fare mire duke marre avokat per te hedhur poshte akuzat, perndryshe te mos bejne pallavra me Halifat e Tagut se u shton me shume delirimin ose budallallekun.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *