UnmaskingHypocriteFaqja Respublica ka postuar një koment ku citon editorialin tonë këtu tek e-zani pas arrestimit të Genci Ballës, Bujar Hysës e disa prej pasuesve të tyre. Në një koment të lënë në fund të artikullit një komentues me emrin ‘fahriu’ thotë:

portalin ezani e ka zene belaja me keto arrestime. pse se pari shqiptari i pare nga jugu qe u vra ne Siri, ishte aktivist i ezanit. e dyta njerez te ezanit sikur armir taraj kane bere thirrje ne internet per xhihad ne siri. e per 2 vite me radhe ezani ka mbeshtetur xhihadin ne siri dhe ndryshoi faqe vetem pasi u pa qe perendimi ndryshoi planet e tija me sirine. perpara se besnik sinani, ergys mertiri, ervina hatibi – qe jeton ne turqi dhe i di levizjet e xhihadisteve shqiptare – te kritikojne imam Genci Ballen – ata duhet te bejne njehere autokritike publike perpara organeve te rendit publik per perfshirjen e tyre ne siri. organizata IHh  e cila con xhihadiste ne siri eshte promovuar nga ezani dhe biles edhe ka paguar hotelet dhe biletat per veprimtaret e ezanit kur ata kane shkuar ne turqi. pyetja qe ezani duhet te jap pergjigje eshte sesa eshte perfshire vete ne xhihadin sirian dhe pse ben keto reagime tani.

Ky koment nuk është i izoluar dhe në fakt është përsëritje e sulmeve të ngjashme bërë ndaj faqes sonë. Hapsira e komenteve është kthyer në hapsirë ku një faqe e njohur komunitare si e-zani.com sulmohet e akuzohet për gjëra nga më të ndryshmet, në këtë rast se ka kthyer faqen pas mbështetjes për xhihadin në Siri, se promovojmë shoqatën IHh e cila edhe paska paguar hotelet per veprimtarët e e-zanit kur kanë shkuar në Turqi, apo se aktivistë të e-zani.com kanë rënë në luftime në Siri.

Daullja e ‘fondeve’ që merr e-zani, ku sponsorët tanë thuhet se përfshijnë në kohë të ndryshme CIA-n, Shiat, Sorosin, Vëllazërinë Muslimane, tashmë edhe IHh është refren i vjetër.

Shihet gjithashtu se kjo faqe i atribohet Ervin Hatibit, Besnik Sinanit dhe Ergys Mertirit. Teksa Besnik Sinani dhe Ergys Mertiri shkruajnë këtu me emër e mbiemër, do e kishim për nder nëse Ervin Hatibi do ishte një nga administratorët apo kontribuesit e kësaj faqeje, por kjo thjesht nuk është e vërtetë, ashtu siç nuk është e vërtetë që – dhe kjo mund të vërtetohet kollaj – asnjëherë nuk kemi patur ndonjë qëndrim tjetër për sa ndodh në Siri, përveç atij që është shkruar këto ditë. Qartazi është gjithashtu shpifje se ‘aktivistë të e-zani.com’ kanë rënë në Siri, mbi të gjitha kur pikë së pari ne nuk kemi aktivistë, e rrjedhimisht ata që nuk ekzistojnë nuk mund të jenë as të rënë e as të ngritur.

Në rast tjetër do duhej injoruar ky koment si komente të ngjashme, si vjellje e cilësive më të mjera tek njerëzit. Por në fakt kemi arsye të besojmë që këto komente vijnë nga e njëjta autorisi që krjon herë pas here tension negativ mediatik: e njëjta autorsi që krijoi zhurmën patetike me gjeneral Lleshin, me forume fantazmë në Kosovë që celebrojnë rrëzimin e bustit të Nënë Terezës, i njëjti zë që krijon prej vitesh retorikë urrejtjeje fetare e etnike, nga katolikët tek vllehët.

Ky koment që kemi cituar më sipër akuzon e-zani.com për  veprime që janë ligjërisht të dënueshme sipas legjislacionit shqiptar. Duhet të ketë një limit ndaj kësaj vjelljeje e për këtë arsye e-zani.com po shqyrton nëpërmjet miqve juristë mundësinë që ti kërkojmë faqes Respublica IP e këtij komuntuesi e të ngrëmë padi ligjore për shpifje.

Përtej aspektit ligjor, shpifja ka një dimension fetar si një nga mëkatet më të urryera morale në Islam. Njerëz si këta vazhdojnë të veprojnë pikërisht ngase bashkësia nuk ka mbajtur qëndrimin e duhur censurues ndaj shpifësve të tillë dhe për këtë kushdo që nuk ka mbajtur qëndrim, vecanërisht udhëheqës fetarë, mbartin mëkatin e tolerimit dhe akomodimit të së keqes.

Comments

  • Nuk e kuptoj ku e gjen gjithe kete force urrejtjeje ky zeri qe permendni edhe ju, per te share kedo e cdoke, per te sperkatur cdo ide, cdo hap, cdo veprimtari, per te hedhur vrer mbi absolutisht te gjithe e gjithcka….

    Zoti na ruajte nga nje gjendje e tille mendore e shpirterore.

    Selame

  • Ligjërisht duhet ngritur si problem vetë Respublica dhe gjithë portalet në linjë që pandehin se nuk kanë kurrfarë përgjegjësie penale ndaj pështymave që botojnë.

    Nëse këto portale nuk e kuptojnë se përmbajtjet e botimeve në hapësirën e komenteve janë përgjegjësi e tyre ligjore, atëherë Respublica dhe simotrat e saj duhen përndjekur penalisht në mënyrë që ta nxënë ligjin e së drejtës qytetare për ruajtjen e dinjitetit njerëzor nga shpifjet dhe mashtrimet kundër personave dhe institucioneve publike.

    Gjuha e nëndheshme e llumit është bërë e zëshme dhe publike si pasojë e portaleve të gazetave që i vidhen dhe shpêrfillin detyrimet ligjore dhe si të tilla, gazetat janë pjesë e rëndësishme e problemit.

    Nëse këto portale do t’i përmbaheshin detyrimeve të tyre ligjore, individët apo grupime të caktuara personash që ushqehen me urrejtje ose do të vazhdonin të pështynin pasqyrën, ose do detyroheshin të dilin hapur me emër.

    Në rastin konkret, Respublica ka detyrim të kërkojë ndjesë publike për përmbajtjen e pështymave që ka botuar dhe t’i komunikojë e-zanit.com adresën nga është hedhur pështyma.

    Nuk është e habitshme që individë të frustruar emocionalisht, seksualisht apo intelektualisht të kërkojnë të bëjnë shoqërinë apo një pjesë së saj fajtore për dështimet, patologjitë dhe izolimin e tyre.

    Por është fare e papranueshme dhe antiligjore që gjuha e dështimit dhe frustrimit të këtyre individëve t’i mëkohet publikut dhe t’i faturohet shoqërisë apo një pjese të saj.

    Dhuna dhe urrejtja me të cilën përballen bashkësitë fetare në shoqërinë shqiptare në përgjithësi, dhe ajo myslimane në vaçanti, ka rehatuar grupime dhe individë të caktuar se do të përballen me heshje dhe tolerim të përhershëm në veprimet e tyre kriminale.

    Koha që këta individë e grupime të detyrohen të mbajnë përgjegjësi penale jo vetëm ka ardhur, por është e vonuar.

  • ‘fahriu’ ka dale me emrin ‘tan trimi’ tek gazeta Panorama.

    http://www.panorama.com.al/2014/03/16/arrestimet-dhe-islamofobia/

    Komenti i plote i tij per shkrimin e hoxhe Justit.
    —————————————————————————————————–
    Komenti qe ke bere eshte me vend hoxhe efendi. ka shume islamofobi ne mediet shqiptare. E kjo eshte kriminale. por ajo qe nuk ke thene ketu, eshte qe te pranosh fajin qe ju si hoxhallare vehabite keni ne gjithe kete tollovi. a thua se kaq shpejt harrove nxitjen e urrejtjes qe ju, organizata juaj, imam sikur genci balla etj keni bere keto 3 vite me radhe kunder shiiteve, aleviteve, bektashinjve etj? ishte fale shkrimeve tuaja dhe tuat ne vecanti fakti qe shume shqiptare injorante shkuan ne Siri. e ju, hoxhallaret vehabite u vute te gjithe ne sherbim te regjimit kriminal Saudit dhe donit te digjnit regjimin sirian i cili u shkolloi e u mbajti me buke. prandaj perpara se te tregosh trembjen qe ju keni tani nga mediet dhe arrestimet, duhet qe te beni nje pendim publik per urrejtjenxitjen qe keni bere kunder sekteve te tjera islame gjithe keto vite. duhet te pendoheni e pranoni qe ju keni bere krime kunder muslimaneve te tjere. fetvate tuaja kane bere injorante shqiptare qe te shkojne ne Siri e vrasin kristjane e alevite. juve u perdori Arabia Saudite e tani qe konflikti mbaroi ju ka lene te vetmuar ne Shqiperi. atehere edhe ju duhet te pranoni kostot e asaj qe keni bere . koka ben, koka peson thote populli. ju, shteti shqiptar nuk po u ben asgje. sikur te ishit ne Sirine e Asadit apo Arabine Saudite tani do ishit vrare per marrezite tuaja. prandaj, edhe pse mediat kane ekzagjeruar shume, serisht mekataret jeni ju, qe islamin nga fe paqeje e keni kthyer ne fe vrasesish!

    Selami dhe udhezimi i Allahut qofte mbi ju, e u falte per gjynahet qe keni bere

    —————————————————————————————————–

  • Hoxhe Justit mire ti behet sepse Jazexhiu aka tan trimi apo fahriu duhet te ishte demaskuar dhe i duhej mbajtur qendrim me kohe si shpifes imoral, po hoxhallaret nuk e ben kete pune.

  • by Tan Lepri | 18 March, 2014 – 01:37
    Mustafa,
    Muslimanet shqiptare, edhe pse te pakte ne numer e kane denoncuar xhihadizimin e muslimaneve shqiptare. Ky denoncim ka ndodhur qe ne vitin 2012 ne mediat e Tiranes. Problemi eshte se ata qe ti do ti quash si intelektuale, e qe me fal per shprehjen, jane miqte e tu, ne ate kohe ishin pro xhihadit ne Siri e rrezimin e Asadit. Ndersa Komuniteti Musliman i cili eshte peng i SHISH-it dhe politikes i shkonte per vije valles se politikes se Berishes dhe Rames, te cilet nen urdherin e amerikaneve ishin te gjithe gati per gjak e lufte me arabet. Tani pse politika globale ndryshoi dhe edhe ti i je bashkuar valles e thua qe xhihadi ne Siri eshte i keq, me vjen keq, por je i vonuar.
    Ata intelektuale qe ti ke miq e shoke nuk kane si te reagojne hapur, pasi ata vete kane qene te perlyer me politiken xhihadiste te qeverise Erdogan. Edhe pse ata nuk duan ta pranojne nje gje te ketille tani. Por duke qene se ishin te ketille ata nuk reagojne dot.
    Ndersa pretendimi yt se muslimanet ne Shqiperi sot kane boll akademike e intelektuale, eshte i kote dhe bosh. Ne Shqiperi nuk ka intelektuale te mirefillte muslimane. Ata qe kane guxim te flasin, ti e shoket e tu nuk i leni qe te bejne ze. Intelektuali eshte nje person rebel qe sulmon kedo e kudo. Si puna jote. Ama ti do persona bythelepires. E bythelepiresit nuk e bejne dot kurre intelektualin, pasi ata jane te tredhur qe te vegjel, pra jane eunuke.
    Intelektuali i vetem islam ne Shqiperi qe ti mund te njohesh eshte Fatos Lubonja. Po ky eshte nje debat me vete.

    http://respublica.al/permbajtje/2014/03/17/ka-nje-problem-me-eliten-myslimane-shqiptare

    • Ja edhe nje vella nga keta te frustruarit qe shtiret si ortodoks tek respublica, per llogari te medhehbit putinist.

      C’eshte medhhebi putinist? Meqe kemi probleme me fashistet amerikane e sejmenet e tyre saudite e erdoganiste, me kryqetaret katolike e protestante dhe ultra-nacionalistet, atehere te mbeshtesim fashistet ruse, vorio-epiriotet, serbet, iranianet, Bashar el Asadin. Nuk ka alternative tjeter pervcse te mbeshtesesh njerin nga dy akset e shemtuara. Nuk ka rendesi nese Bashari vret femije, nuk ka rendesi genocidi i Cecenise apo lincimet kunder tartareve ne Krime. Shpejt keni per t’i pare te thone haptas ‘kosovo je srbija’.

      by Epiroti | 18 March, 2014 – 15:17
      O Muci, nuk eshte zor te gjesh muslimane te mirfillte qe kane diskretituar kete gangrene me kohe e me vakth. Por ju jeni kujtuar vone, nuk e ngritet zeri as kur Forumi Musliman i kolegeve te tu (Ezani) e krahasonin jihadizmin me luftetaret e Spanjes, ti nuk e ngrite zerin as kur Ahmed Kalaja leshonte video ne youtube duke mallkuar Assadin sikur ta kishte armik personal dhe i nxiste muslimanet e thjeshte te kerkonin xhennetin me melaqet qe luftonin ne Siri (sipas Kalase) e shume e shume gjera te tjera. Olsi Jazexhi qysh para tre vitesh ka deklaruar se: ”luftetaret e lirise” qe keto grupe dhe persona me siper (qe permenda) dergojne sot ne Siri, jane terroristet e se nesermes kur te kthehen ne Shqiperi!.
      Por, ti je kujtuar vone, sikurse edhe koleget e tu qe po mundohen te lajne m.tin me sh.rre. Anglezet e thone nje proverbe per te tilla raste: ”The shit has blown over the fan” dhe tashme nuk mban me sepse kundermon.
      http://www.asabija.com/si-ndodhi-xhihadizimi-i-muslimaneve-shqiptare/

      http://respublica.al/permbajtje/2014/03/17/ka-nje-problem-me-eliten-myslimane-shqiptare

      by Epiroti | 19 March, 2014 – 21:32
      Shqiperia eshte gjithashka o Muc, gjithshka dhe per gjithshka mund te flitet ne Shqiperi deri edhe per gjera nga me te ultat, gjakmarrje e hakmarrje, krim familjar apo krim biznesesh, dhune shteterore apo dhune familjare. Hajduteri shteterore apo hajduteri brenda ne familje, tolerance per homoseksuale dhe promovimim te ketij te fundit si trend per t’u futur ne BE. Nderthurje te shtetit laik me kato-evangjelizem dhe marrje te pushtetit nga keta te fundit. DHe gjithshka financohet nga Perendimi me Ambasaden e SHBA-se.
      Pushteti ne Shqiperi zgjidhet njesoj si fashistet e Kievit, i futur ne zarfe sikur Presidentja e Kosoves.
      Tolerance fetare nuk ka ne Shqiperi sepse ne nuk e kemi njohur pergjat nje shekulli, qysh kur iken Osmanet dhe ne krye patem komunistet. Ne duhet te mesohemi nga Evropa se qysh e c’fare eshte toleranca, ne rradhe te pare ti si person ke harruar se ne emisionin De ja Vu kishe alergji nga shamia e vajzave muslimane, ke harruar zotrote se jot eme mbante dhe mban akoma shami.
      Une nuk e kuptoj se kujt dhe ciles i thua ”tolerance”, ndoshta kjo e fundit eshte kur protestantet si Erion Veliaj, Edvin Rama, Ralf Gjoni dhe komplet levizja Evangjeliste Mjaft e sponsorizuar nga Uashingtoni shtyp dhe dhunon muslimanet dhe ortodokset si puna ime, duke ua rrembyer pronat (ne Permet e Himare) dhe dhenur ato te babziturve te saj.
      Muslimanet kane pranuar te jetojne me sojin tend por soji yt nuk pranon nje gje te tille, sic e tha edhe besimtari ortodoks i fese time (F Lubonja) se: ”Ju e keni ndare Boten ne dy pjese dhe kerkoni te behemi me dhe qysh eshte Perendimi”. Pra, nuk pranoni se ka muslimane dhe ortodoks, nuk pranoni se ka edhe Lindje dhe besime te tjera, keni harruar se ka edhe Kine qe ndertoi ne kete vend te gjithe infrastrukturen dhe industrine shqiptare qe Perendimi yt e shkaterroi dhe na ka bere skllever te shek XXI njesoj sic po ben ne Ukraine dhe gjetke.
      Rruga qe na tregon ti eshte gjunjezimi dhe skllaverimi, eshte servilizmi dhe tredhja e mendjes se njeriut qe shumica t’i bindet nje pakice ne pushtet. Ty te bezdisin muslimanet kur falen ne rruge per 5 minuta (mbas asaj proteste qe ti duhet ta quaje apolitike por gjithe popullore sepse feja nuk ka te bej me politikanet) dhe nuk te bezdisin dhuna e terrorit te tritolin, zhurma e klubeve te nates pa karar, prostitucioni rrugeve te qytetit, parada e homoskesualeve dhe e lezbikeve qe semundjen e tyre duan ta shtetezojne etj etj. Sa ulet mendon? Nuk te bezdis kur figurat kombetare katoliket i monopolizojne, nuk te bezdis kur katolicizmi eshte bere sundues i historise per femijet ne shkolla apo me sakt zyrtarizuar dhe feja ortodokse me ate islame jane lene jashte. Pra, c’fare kerkon nga muslimanet dhe ortodokset? Vetem tua marresh shpiritn ka ngelur.
      reply
      http://respublica.al/opinion/2014/03/19/duhet-bere-kujdes-me-ca-gjera-qe-jane-te-panegociueshme

  • Me pelqeu ky koment i M Nanos tek shkrimi me siper, edhe pse jo teresisht korrekt, sepse deri diku Ezani e ka bere nje distancim (apo edhe denoncim) paraprak: “Ka një numër gjërash që e komprometojnë këtë elitë “myslimane” në qëndrimet e veta publike, por mbi të gjitha është kjo drojë e ky hezitim i tyre për të qenë të qartë njëherë e mirë, për të qenë të qartë për veten, për besimtarët myslimanë, e në fund për ne të tjerët, me të cilët, duan s’duan, do kenë të bëjnë sa të kenë frymë (ose sa të ketë frymë ky komb). Përveç kësaj, pritet prej tyre që të flasin në vijimësi për probleme të kësaj bashkësie, të cilat janë të shumta e të rëndësishme, dhe të vjen keq që të shumtën e kohës ata shtiren sikur probleme të tilla nuk ekzistojnë. Të vjen keq edhe që flasin e bëjnë denoncime si kofini pas të vjelit.”

    • ka edhe koment

      by fahriu | 22 March, 2014 – 15:39

      Mustafa. komenti qe u be me pare ketu nuk ishte nje koment rrugac. eshte nje koment i mbeshtetur ne fakte te dokumentuara. organizata shqiptare e cila ka lidhje me IHHne Tirane merr mijera euro per cdo vit nga organizata e cila ne Turqi akuzohet per dergim armesh dhe luftetaresh. para 2 vitesh kjo organizate – jo ezani- morri 800.000 euro buxhet nga ihh. kjo organizate promovohet nga faqja ezani dhe dihet mire e dokumentuar qe ihh ka paguar bileta dhe hotele per anetaret e ezanit ne konferenca. ne anen tjeter kryetari i ezanit jeton prej vitesh ne turqi. mesa ne dime ai nuk shet caj aty sikur ne tirane e nuk punon me as per komunitetin musliman e as per fondacionin soros. me cfare jeton ai aty?. arsyeja pse faqja e thashethemexhijve muslimane te tiranes ka reaguar ndaj komentit te pare te fahriut ne menyre histerike dhe ka bere edhe nje kercenim publik – ne nje kohe qe kjo faqe sulmon e shpif kedo musliman ne shqiperi – nga muftiu i shkodres e deri te komuniteti musliman e askush nuk i con ne gjyq -, tregon qe dicka ekziston. ne vend se te kercenonin komentuesin me gjyqe, pse nuk veterrefehen per dyshimet e ngritura? perse tremben kaq shume? perse ne komentin e tyre nuk kundershtojne me fakte asnje akuze? mundesia para ligjit siguron pafajesi deri sa te provohesh fajtor. nese jane te paster e te mire e te gatshem per kontrate publike me mustafa nanon e nese jane ata te miret e moderuar, atehere perse tremben? le te rrefehen e shpjegohen sic ndodh ne demokracite liberale e te mos kercenojne me gjykime sheriatike. a jemi per nje shoqeri te hapur apo jo?

  • Leave a Reply to a Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *