‘Ne dhe muslimanët’ – Remix *





tunnel_june_07_23_470x320Besnik Sinani

‘Këto arsye na pozicionojnë në dy llogore të kundërta: Ne dhe Ata. Ne dhe Ato. “NE”-ja pretendon të jetë pjesa e kultivuar dhe përparuar, ata që janë mendjehapur dhe që dinë se si shkohet përpara. Problemi i tyre? Janë përjashtues dhe me këtë ndjenjë nuk mund ta ndërtosh dot atë që pretendon të bësh.’

 Elsa Ballauri – Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut.

Citimi i mësipërm është marë nga një artikull i Elsa Ballaurit të 2009 me titull ‘Ne dhe myslimanët’, por duket si të jetë shkruar për debatin që pasoi arrestimin e tetë të dyshuarve për terrorizëm. Duke lënë mënjanë faktin që edhe nga jashtë bashkësisë muslimane akuzat e ngritura nga prokuroria nuk duken bindëse për shumë analistë, por edhe faktin tashmë bërë të qartë në shtyp se ky grup ka qenë i margjinalizuar brenda vetë bashkësisë muslimane, kjo ngjarje nuk po trajtohet si problem të cilin duhet ta zgjidhin organet e drejtësisë, por si riciklim i dilemës identitare midis ‘Ne’ dhe ‘Myslimanëve.

Një gazetar i Mapo, A. Lela, kushtëzon mbrojtjen e lirive në shoqëri (Ne) me kufizimin e lirive të muslimanëve (Atyre). Pra liritë – sipas tij – nuk janë të drejta esenciale, të pakontestueshme e të gëzuara që nga lindja e që kufizohen vetëm nga shkelja e ligjit nga individi, por shpërndahen sipas një lloj sistemi talloni ku ca grupe janë më të merituara se të tjerat. Problemi, për autorin, nuk është problem i drejtësisë për disa individë që akuzohen të kenë shkelur disa ligje, por problem i ndëshkimit kolektiv, komunitar nëpërmjet kufizimit të lirive fetare të myslimanëve – në emër të lirisë për të gjithë të tjerët.

Mustafa Nano propozon një kontratë midis “ne që nuk jemi myslimanë” që “duhet të pajtohemi me faktin që myslimanët janë një pjesë e rëndësishme e kësaj shoqërie,” dhe muslimanëve, që duhet të japin prova “se e dinë mirë që ky komb është dhe i të tjerëve, të krishterë, laikë a ateistë”, “se këtë vend e këtë komb e duan po aq sa ne të tjerët” dhe “se interesi kombëtar është një gjë që nuk mund të negociohet” ashtu si dhe “shteti laik, shteti ligjor, demokracia liberale.”

Në pamje të parë M. Nano njeh se myslimanët janë pjesë e entitetit shqiptar, por më pas myslimanëve u kërkohet nga Nano ajo që nuk i kërkohet asnjë grupi tjetër – të japin prova. Të tjerët mirëfilli e duan vendin, interesin kombëtar dhe tolerancën e nuk kanë nevojë të japin prova komunitare që t’u lejohet pjesmarja në këtë kontratë kombëtare, ndërsa myslimanët duhet të japin prova e në këmbim të provave pala tjetër – gjithnjë tjetër – do t’u garantojnë “të jenë të lirë e të papenguar ta ushtrojnë e praktikojnë besimin e tyre…”

Vetë ky propozim është riforcim i mentalitetit të llogoreve – ‘Ne’ dhe ‘Ata’ – e paradoksalisht është përçarës e përjashtues. Në të njëjtën kohë, duke kërkuar nga myslimanët të japin prova, autori në fakt sugjeron se myslimanët ndoshta nuk e duan vendin siç e duam ne të tjerët, se përndryshe pse do u kërkohej të jepnin prova, ndryshe nga gjithë të tjerët; ndoshta janë kundër bashkëjetesës fetare, ndoshta e duan vendin vetëm për vete e duan të përjashtojnë të tjerët; nuk jemi të sigurtë nëse myslimanët respektojnë shtetin ligjor, demokracinë, sekularizmin – si ne të tjerët. Autori dashje pa dashje sugjeron dyshim e frikë (fobi) mbi një bashkësi të tërë.

Do ishte ndoshta e kuptueshme pyetja: po a nuk përbën retorika e të arrestuarve një retorikë që, me të drejtë, ngjall shqetësim tek pjesa tjetër e shoqërisë? A nuk përligj kjo apelin e M. Nanos që muslimanët duhet të jenë të parët që distancohen prej saj? Gjer më sot nuk ka patur në media një analizë të retorikës së të arrestuarve në kontekstin e termave e debateve sektare e fetare prej nga e kanë origjinën. Por kjo pyetje do mund të ngrihej nëse vërtet besimtarët muslimanë nuk do ishin distancuar me kohë prej ekstremistëve brenda tyre – dhe kjo nuk është aspak e vërtetë. Në të njëjtën kohë duhet ngritur e njëjta pyetje për retorikën e urrejtjes – fetare, krahinore, etnike, ideologjike – që vjen nga pjesë të tjera të shoqërisë.

Këtu e kam fjalën jo vetëm për klerikë të dekoruar nga presidenti i republikës që kanë quajtur myslimanët ‘krijesa me bisht’ që do kish qenë mirë të ishin rrjepur nga Milloshevici, website ku janë bërë thirrje për asgjësim fizik individësh muslimanë, por edhe për shtypin e përditshëm ku është celebruar masakra e Srebrenicës, është bërë thirrje për dëbim të muslimanëve nga Shqipëria, ndalim të praktikave fetare e është nderuar si hero Anders Breivik. Vetë z. Nano ka intevistuar politikanë që kanë cilësuar konvertimin e shqiptarëve në Islam me terma raciste e kanë projektuar veten si kryqtarë ‘në betejën e Konstandinopojës.’ Të njëjtin krim për të cilin akuzohen tetë të arrestuarit (përhapja e urrejtjes fetare) e lejojnë gazetat më të njohura në vend në faqet e tyre të komenteve me dallimin se ata të tetët deri më tani nuk dihet të kenë deklaruar që duhet përzënë me dhunë apo asgjesuar fizikisht ndonjë bashkësi shqiptare – formulim që e gjen të toleruar përditë në komentet e gazetave.

Kush u distancua prej këtyre ekstremistëve, kush sfidoi retorikën e tyre, e kujt bashkësie iu bë thirrje të distancohet prej ekstremistëve të vet?

Do isha krejtësisht dakort, në të kundërt, që të ketë një angazhim të mirëfilltë të vëmendjes shoqërore që të dënohet intoleranca prej çfarëdo drejtimi, gjuha e urrejtjes dhe e ekstremizmit në të njëjtën kohë që çmontohet edhe gjuha e llogoreve midis ‘Ne’ dhe ‘Atyre’, gjuhë e cila rrezikon përherë kohezionin e një shoqërie, strukturën e bashkëjetesës dhe demokracinë liberale.

*Botuar me pare tek Gazeta Dita

Comments

  • Shkrim shume i mire, bravo Besnik. Do shtoja dhe qe ndoshta do duhej bere kujdes qe ndarja ne dhe ata te mos krijohet edhe brenda komunitetit musliman. Kete gje e vura re pak tek debati ne Opinion ku debatuesit muslimane po trjatoheshin si te moderuarit, si muslimanet e pranueshem per ne, ndersa te arrestuarit si “ata” ekstremistet qe skane lidhje me keta ne skene.
    nje gje e tille vihet re edhe nga deklaratat e nxituara te KMSh per distancim nga xhamite ne fjale me qendrimin: keto s’jane tonat, ata s’kane lidhje me ne…

    • Distancimi eshte detyrim fetar, moral dhe logjik. Natyrisht cdo njeri me mend dhe cdo njeri qe e do fene e vet duhet te distancohet nga veprime te tilla te gabuara si ato te imam Balles, duke fut ketu si budalliqet qe thote se dielli rrotullohet rreth tokes, antagonizmin ndaj te gjithe imameve te tjere, ndaj te cileve ka pasur sulme te ashpra abuzive me terma fetare, ku shumicen i quan bidatcinj e te shitur, fetvate ekstremiste e te ceketa intelektualisht, pikepamjet e tij per mosnjohjen e shtetit shqiptar e per akuzat ndaj muslimaneve qe shkojne ne votime, e deri tek dergimi i njerezve ne lufte, ku vete Balla ka pergjegjesi per cdo jete te humbur, aq me teper per njerez qe kane shkuar me femije, pa dijenin e gruas etj.
      Nuk ka mundesi te jesh i drejte ne fe e me mend ne koke te mos distancohesh nga veprimtaria e njerezve te tille.
      Dallimi midis asaj qe prek ky shkrim eshte tjeter gje. Shkrimi synon te kritikoje qendrimet qe e ndajne shoqerine shqiptare ne “ne” dhe “ata”, ku “ata” perjashtohen nga shoqeria. Pra, shkrimi eshte kunder logjikes se perjashtimit me te vetmen arsye, diversitetin ideo-kulturor. Pra, shkrimi i Sinanit thote se shoqeria duhet t’i beje vend te gjitheve, duke pranuar diversitetin, por kjo nuk duhet ngaterruar me te berit nje. Pranimi i diversitetit nuk nenkupton dhe nuk imponon identifikimin me tjetrin. Pra, te mos e perjashtosh tjetrin nuk do te thote qe duhet te jesh patjeter nje me te. Aq me teper nuk ka fare kuptim te identifikohesh me problemet e tjetrit, e sidomos me kete lloj problematike absurde dhe te patolerueshme si ajo qe ka shfaqur Balla me shoke. Distancimi eshte detyre sot per cdo musliman. Cdo musliman duhet te distancohet nga probleme te tilla, madje duhet te denoje ashper cdo prirje per ekstremizem e per aventurizem fetar, i cili con ne krisje kaq te thella, ku krijohen grupe besimtaresh qe nuk njohin as shtetin e as shoqerine ku jetojne, por synojne te prodhojne gjuhe konfliktuale me mjedisin perreth. Kjo patjeter duhet denuar ashper.

      • Te kuptoj shume mire d, dhe jam dakort me ty persa i perket Balles dhe veprimeve apo ideve konkrete te denueshme moralisht apo logjikisht te tij.
        Por e kisha llafin tek nje lloj projektimi i ndarjes “ne vs. ata” nga shoqeria e gjere brenda komunitetit tone, ku “ne” jemi muslimanet e pranueshem, ata pa mjekra, te veshur me kostum e kollare, e “ata” jane muslimanet me mjekra te gjata e me pantallona te gjera trecerekshe, te cilet Xhufi psh. kur i shifte ne rruge qe shkonin ne xhami i fuste automatikisht tek grupi i Balles.
        Edhe distancimi i KMSH u duk sikur i perfshiu te gjithe besimtaret e ketyre dy xhamive duke ua quajtur xhamite ilegale dhe duke i perjashtuar keshtu nga komuniteti i pranuar i besimtareve.

    • Edhe te dua, nuk e pengoj dot gjykaten! 🙂
      Megjithate, disa gjera Balla psh. i ka pohuar ne publik, madje edhe neper ligjerata ne mes te xhamise, pervec cfare ka folur lart e poshte. Nese ia ka fut kot per veten, shume mire, gjysma e te keqes te pakten!

    • Posi jo. Cuditet Nano se pse eshte lexuar artikulli i tij si promovim i percarjes ‘ne’ dhe ‘ata’. Pastaj shkruan ‘Ata nuk duhet të merren me ‘ne’ që kritikojmë ‘ata’, por duhet të merren me ‘të tyret’, të cilët kanë krijuar një distancë jo vetëm me ‘ne’, por edhe me ‘ata’ (Sinanin e Co).’ Vete shkruan ‘myslimanet’ duan te na japin prova’ po pastaj thote se nuk e kam me te gjithe ata, po me ca nga ata! Po c’jane keto muhabete.

      • Mu me duket se Muci ka te drejte, jo kur thote se E-zani nuk duhet te merret me Mucin vete (E-zani ka te drejte dhe duhet te merret me gjithcka qe e sheh te arsyeshme), por ka te drejte qe ne muslimanet duhet t’i denojme me shume se kushdo keto fenomene. E keqja eshte se shteti dhe mediat jane sjelle si palaco dhe instiktivisht shume muslimane priren te denoncojne ligesine e tyre, duke harruar problemet tona. Sido qe te jete, fundja budallikun e Abdurrahman Balles po e vuajme ne te gjithe dhe nuk e shoh fare te arsyeshme qe te gjithe ne te paguajme per nje mendjelehte vetmitar e kokeforte midis nesh. Fakti qe dikush ka fene time, dhe qe te tjeret e identifikojne me mua, nuk duhet te me beje aspak t’i dal ne mbrojtje kur gabon. Kjo eshte krejtesisht e denueshme edhe me fe. Islami meson te themi te verteten dhe te mbajme qendrime te drejta dhe jo qendrime te ndikuara nga perkatesite tona. Ato qe ka bere e thene Balla jane te denueshme pike se pari nga ana fetare, me shume se nga cfaredo perspektive tjeter.

        • Deri tani akoma nuk kam lexuar nje analize te qarte te deklaratave te Balles dhe se cfare besojne apo propagandojne ndjekesit e tij. Nje analize e mire, por qe qellimisht eviton anen teologjike, mu duk kjo e Hatibit http://mapo.al/2014/03/24/shkaqet-e-perfshirjes-ne-luften-e-sirise/
          Akoma mendoj se do duhej nje shpjegim disi i prekshem per shoqerine jo-fetare te asaj se cfare pikerisht beson ky grup i vogel njerezish. “Ne” dhe “ata” nuk mund te afrohen ndryshe vecse duke i njohur me mire “ata”…

  • Kerkojne distancime dhe denoncime, po per te qene te sinqerta keto akte mirebesimi ka nevoje per nje auditor moral dhe te vetedijshem, ku eshte rregull kultura e vetekritikes. Duke qene se shoqeria shqiptare eshte tashme e percare, e dermuar, pa autoritete morale, e grupuar ne partikularizem politik, krahinor e fetar, kerkesa per denocime qe u behet muslimaneve nuk eshte serioze.

    Pastaj si mund te kerkohet distancim ndaj personave qe nuk kane marre fajesi nga asnje gjyq per ndonje krim? Distancim nga spektakli qe po bejne mediat? Shumica e mediave duhen nxjerre para ligjit qe kane quajtur terroriste njerez te padenuar nga asnje gjykate si terroriste, apo qe kane publikuar emra minorenesh, foto minorenesh. Apo te distancohemi per arsye fetare? Po a jemi vend sekular? Distancimet nga probleme fetare nuk jane detyre publike per asnjeri, kurse problemet me ligjin ia leme ligjit t’i distancoje e denoje.

    Keta qe bejne thirrje per distancim ne media, vete nuk dine te kerkojne falje e te distancohen nga veprimtaria ne grup per mbeshtejtjen mediatike qe i kane dhene kastes se deshtuar politike ne Shqiperi 20 vjet rresht. Cilin kane perdorur 20 vjet mafiozet politike per te certifikuar e justifikuar shkaterrimin e vendit? Kane perdorur po keta intelektuale e opinioniste qe sot kerkokan distancimin tone prej disa frekuentuesve te nje xhamie te panjohur per shumicen, diku ne periferi te Tiranes.

    Ku e gjejne guximin te na kerkojne veteposhterime te tilla, absurde? Pse nuk ndihen vete ne faj per te denoncuar kriminelet e vrasesit e parlamentit, qeverive, partive shqiptare, te cilat i kane mbeshtetur e i mbeshtesin pa pike problemi?

    Ne momentin qe kerkohet distancim e denoncim prej muslimaneve, i hapet rruga nje pazari apo gare turpi, ne te cilen pushteti i papergjegjshem mediatiko-politik do mbeshtese ata qe distancohen me shume se te tjeret. Kush distancohet me shume nga ‘ekstremizmi’ eshte me i miri, ndonese nuk ka ndonje perkufizim te qarte c’eshte ekstremizmi.

    Per disa ekstremizem eshte te shkosh ne xhami perdite, te mbash shami ne koke ose mjeker, te mos pish alkool, per te tjere eshte te pohosh qe ligji i Zotit eshte me i mire se i njeriut, per disa eshte thjesht te jesh formalisht selefi, sufi, nurxhi. Gjithkush sipas interesit apo inatit, mund te fitoje perkrahje nga pushteti duke shpallur ekstremist rivalin e vet. Keshtu kane denoncuar si ekstremiste ish-lidere te KMSh-se ata qe u kerkonin llogari per korrupsion apo vjedhje vakefi.

    Garen e fitojne ata qe distancohen sa me shume nga ‘ekstremizmi’, deri sa distancohen dhe nga feja. Ti nuk e ben dot, ai tjetri e ben dhe ka median, pushtetin ne krah. Eshte shume e thjeshte te distancohesh nga ajo qe nuk je apo qe nuk ke. Keshtu eshte kollaj te distancohesh nga ata qe kane mjeker e shami, nese vete nuk ke, per te dhene nje shembull te dallueshem.

    Sigurisht qe eshte me kollaj te ‘distancohesh’, te pohosh gojarisht ose me shkrim se nuk ke gje te perbashket me filanin dhe e denon vepren e tij. Po kjo pervecse nuk eshte produktive, se nuk e ndryshon vepren apo personin nga distancohemi, eshte dhe absurde e cinike. Kush i ka syte ne balle e di se muslimanet ne Shqiperi jane nje bashkesi e lire, e parreshtuar ne ndonje organizate, e dominuar nga diversiteti, ku gjen qe nga shumica qe e praktikon pak ose aspak fene, deri tek nje pakice individesh qe praktikon fe edhe pertej fese. Shihet qarte qe askush nuk ka pse distancohet me llafe nga dikush, kur praktika e perditshme deshmon qe shumica dermuese e muslimaneve eshte vetvetiu e distancuar nga nje superpakice e dukshme.

    Po keshtu, KMSh dhe hoxhallare e veprimtare te panumert muslimane vetem jane distancuar ne vite, shpesh ne menyre qesharake e naive, jo thjesht nga ngjarje apo persona vendas, po edhe persona e ngjarje ‘islamike’ nga bota. Kush ende pretendon se nuk ka pasur distancime, po genjen veten. Distancimi eshte zhanri me popullor qe praktikojne muslimanet ne Shqiperi.

    Por problemet qe ekzistojne ne gjirin e bashkesise fetare muslimane nuk zgjidhen me distancim, se problemet mbase mund te zmadhohen kur largohesh nga to. Ne rastin konkret, Genc Balla nuk ka pritur te distancohet njeri nga ai, se vete eshte distancuar i pari nga te tjeret. Problemet pra mund te zgjidhen vetem me dialog, dhe ata qe i ikin dialogut duhen ndjekur pas, u duhet veshtiresuar jeta deri sa ta kuptojne se fene e perbashket duhet ta jetojne si dialog me besimtaret e tjere, te cilet nuk mund te lejojne te vuajne pasojat e veprave qe nje pakice ben ne emer te fese.

    Dialogu eshte forme kontrolli per tjetrin, prandaj dhe ka kaq shume veprimtari te sponsorizuara nderkombetarisht per dialogun fetar, qe te sherbejne si shkolle per te modeluar sjelljet apo diskurset e lidereve fetare, kryesisht muslimaneve. Kontakti dhe dialogu i pashmangshem e moderon tjetrin patjeter. Distancimi e le te lire tjetrin t’ia fuse kot, pa pasur njeri afer ta keshilloje, ndaloje nga e kota.

    Kjo detyre per dialog dhe kontroll i takon kujtdo, po kryesisht hoxhallareve dhe KMSh-se, te cilet kane mundesi te neutralizojne me dialog dhe dije fetare (sigurisht jo shkeljet e ligjit, me ato merren organet e rendit) te gjitha ekzagjerimet apo ekstremizmat dhe te sigurojne keshtu mjedise fetare te sigurta.

    • Ju falemnderit te dyve qe keni vleresuar komentin me lart!

      Po qe se i mbeshtesim ne pergjithesi qendrimet e kesaj faqjeje dhe duam qe keto qendrime te jene sa me afer atyre tonave personale, duhet te gjithe te perfshihemi ne dialog ketu, ne menyre qe te ndikojme tek e-zani duke e furnizuar me ide dhe kritike.

      Perderisa komentet tona jane anonime, e-zanit po i pelqyen le te perfshije ide apo argumentime te komentuesve neper editorialet e veta, pa qene nevoja fare te citoje. Do ishte menyra me e mire e perfaqesimit te lexuesve dhe mbeshtetesve.

      Ky eshte vend publik dhe kush do merr autoresi per cka thote, kush jo, kush do imponohet me autoritetin e emrit a pozites, kush vetem me te fjales, po e rendesishme eshte qe gjithcka qe thuhet ne publik behet prone publike dhe i kontribuon (ose jo) pasurimit te dialogut dhe diskursit.

  • Dis, nuk jam dakort me disa gjera qe thua. Distancimi eshte i domosdoshem, per t’i treguar shoqerise qe nuk kemi te bejme me ate per cfare akuzohemi. Eshte gjeja me normale qe duhet te beje nje bashkesi, kur disa mendjelehte e injorante prej tyre, kryejne vepra paudhesie te cilat, dashje pa dashje njollosin te gjithe bashkesine. Shoqeria eshte e shqetesuar per shfaqjet e ekstremizmit brenda nesh, qofte ky edhe i sajuar mediatikisht e politikisht. Shoqeria nuk ka faj pse institucionet e shtetit abuzojne e pse mediat ekzagjerojne apo sajojne. Per kete arsye ajo ka te drejte, te kerkoje prej nesh siguri dhe distancimi prej akteve te tilla (pa u shprehur mbi fajsine e te akuzuarve, kjo eshte tjeter gje) eshte detyre e domosdoshme.
    Ne mund dhe duhet te distancohemi drejtperdrejte nga Balla dhe te tjeret qe mendojne e veprojne si ai, per nje pjese te rendesishme te fajit te tij, qe nuk ka te beje me terrorizmin (per te cilin te gjithe duhet te presin gjykaten), por me veprimtarine e tij ekstremiste e radikale. Po, duhet te distancohemi patjeter nga ekstremizmi, radikalizmi, aventurierizmi i tij, nga gjuha e tij e atakimit ndaj te gjithe botes brenda dhe jashte xhamive, qe perbejne semundjen me te keqe midis nesh. Balla me shoke nuk njohin shtetin, nuk njohin ligjet, nuk njohin asnje konsensus shoqeror, nuk pranojne asnje gjuhe dialogu, mirekuptimi e bashkejetese, por kane ofruar me arrogance nje gjuhe kapadailleku fetar, duke akuzuar gjithe boten per kufer, humbje, bidat, etj. Ata akuzojne shoqerine tone si shoqeri qafire dhe sillen ndaj saj me urrejtje, ata akuzojne vete muslimanet e xhamive dhe shumicen e hoxhallareve si te shitur, te devijuar, e madje shume prej miqve dhe ndjekesve te Balles i akuzojne edhe si hipokrite. Me injorancen, arrogancen e vetekenaqesine e tyre, ata kane treguar se nuk meritojne aspak dialogun tone. Dialogu behet me njerez me mend ne koke, e jo me injorante te nevrikosur e kokeforte, qe megjithese ne nivel shume inferior, te flasin si nga maja e olimpit, me nje gjuhe ku vetem akuzojne, fyejne e anatemojne cdo njeri normal ne kete bote. E si te mos distancohesh nga njerez qe nuk kane kuptuar ende se toka rrotullohet?! Eshte qesharake, per Zotin!
    Ndaj ketyre kerkohet disntancim, dhe madje distancim i ashper.
    Problemi me Mustafa Nanon eshte se ai ndoshta nuk e di se ka pasur distancim nje distancim te tille, jo vetem nga KMSH, por edhe nga E-zani e Lidhja e Hoxhallareve dhe shume imame e teologe neper xhami e faqe interneti. Ata kane denuar hapur cdo individ qe shkel ligjin e cdo shfaqje ekstremizmi. Pra muslimanet e kane bere kete dhe Nano nuk ka te drejte kur u kerkon dicka qe e kane bere. Por gjithsesi, e vertete eshte se kjo ngjarje duhet te zgjonin tek i gjithe xhemati nje ndjenje te forte solidariteti, ne rradhe te pare kunder ekstremizmit brenda nesh e pastaj kunder ekstremizmit te mediave kunder nesh. Per hir te se vertetes duhet te pranojme se shume individe, imame, teologe e OJQ, hezituan te tregohen te vendosur ne denimin e ekstremizmit, duke teguar papjekuri e paqartesi ne kuptimin e ketyre fenomeneve. Nese reagimi i tyre kunder Balles do te kish qene i prere e masiv, ne menyre te paluhatshme, fenomene si ai do ishin shume me pak prezente midis nesh, e ndoshta vete Balla nuk do ishte sot ne burg. Duhet te pranojme se Genc Balla eshte shnderruar tashme ne hero per disa njerez, qe ndoshta para arrestimit as qe e njihnin. Duke qene te mencurit te pavendosur, i kane krijuar mundesi te marreve te fitojne terren. Keshtu e keqja fiton perhapje dhe shoqeria behet problematike.
    Per nje gje Mustafai ka te drejte: Problemin duhet ta kerkojme tek vetja, ndonese natyrisht do ti denoncojme edhe ata qe na akuzojne me pa te drejte!

  • Nuk e kisha edhe aq me distancimin ne vetvete, sa me te drejten e disave per ta kerkuar kaq kollaj kete prej te tjereve, kur vete nuk distancohen nga asgje qe kane bere ne vite per te mbeshtetur nje klase shkaterrimtare politike, dhe e gjitha kjo kerkohet perballe ne nje shoqeri monologu si eshte kthyer kjo e jona, ku askush nuk pergjigjet me per asgje. Vetem ne duhet te pergjigjemi per ca individe te distancuar paraprakisht prej bashkesise, dhe te dale kryesisht nga vetem dy xhami te palicensuara ne periferi te Tiranes, dhe nje tjeter ne nje fshat te Pogradecit, individe te padenuar ende per asnje krim, por sigurisht te cuditshem e shqetesues ne qendrimet e veta fetare. Distancimi fetar ndaj tyre eshte fakt i perditshem qe rrjedh nga diversiteti i dukshem dhe i mirenjohur i bashkesise muslimane, e plus kesaj distancime formale te rastit nga keta individe jane konsumuar si nga drejtuesit e KMSh, nga sa e sa hoxhallare, aktiviste e opinioniste e studiues te lidhur me punet e fese.

    Megjithate keto nuk bejne fare pune, pasi struktura qe prodhon fanatizem e aventure mbetet e paprekur, sa kohe qe nuk ka asnje autoritet fetar te pranuar nga shumica ta frenoje e asnje marreveshje te institucionalizuar besimtaresh per te kerkuar pergjegjegjshmeri fetare nga njeri-tjetri. E vetmja zgjidhje qe lejon distancimi i pafrytshem me fjale eshte kufizimi i verber ligjor i lirise fetare – qe na prek te gjithe, edhe shumicen qe nuk ka pasion aventuren. SIgurisht edhe kufizimi ligjor thjesht e sofistikon dhe ashperson ekstremizmin, prandaj zgjidhja que miremban edhe lirine edhe lufton problemin mbetet angazhimi i programuar intelektual e organizativ kunder dukurise. Pa veprimtari serioze intelektuale e organizative qe do te vere nen kontroll maksimalisht mjedisin dhe diskursin fetar aventurieret do vazhdojne te marrin peng interesat e perbashketa sa here t’u teket.

    Perseris se distancimi formal, si me fjale e poza ne media, si me largesi fizike e indiference, nuk e sheron dot problemin e vjeter, as frenon lindjen e te riut. Distancimet psikologjkisht prodhojne nje lloj shpetimi te shkurter per ate qe i shqipton (‘une jam juaji, nuk jam si keta’) dhe per ata qe i besojne (‘ky qenka yni me duket’). Por keto distancime kane gjithe mundesine te sherbejne si kamuflazh dhe si blerje kohe per aventurieret e rradhes, qe fshihen pas shumices qofte dhe duke e shpallur ate si te devijuar, heretike, tradhetare. Pra distancimi kot, si nje forme larje goje per bezdine e rradhes qe na krijuan ca bashkefetare, ne fakt i ndihmon ata, u jep kohe deri per distancimin tjeter.

    E kuptoj se njerezit kane pune e halle te tjera, po nuk ka asnje menyre tjeter per te frenuar maksimalisht surpriza te tilla pervecse perfshirje dhe perballje me vatra te njohura problemi, qe i gjen me nje kerkim te vogel ne youtube e prej aty i identifikon kollaj me emer/mbiemer, ideologji, referenca fetare, adrese. Kjo nuk eshte detyre e gjithkujt nje per nje, mirepo perderisa pasoja e indiferences prek simbolikisht cdonje besimtar, cdonjerit i del detyre te kontribuoje me sa ka mundesi per zgjidhje. KMSh dhe hoxhallaret jane ata qe kane detyre te sigurojne xhamite e shoqerine per mbarevajtjen e puneve fetare, kjo eshte pjese e marreveshjes se tyre me shoqerine, e cila marreveshje u do bere e ditur nqs nuk e dijne.

    Nese hoxhallaret e KMSh nuk levizin KONKRETISHT, distancimi shembullor duhet bere nga KMSh dhe klasa e hoxhallareve pastaj. Nuk kemi nevoje per foles fetare, kemi nevoje per veprues fetare. Foles fetare ka plot interneti e biblioteka e gjthkujt.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *